Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-05-10, 15:37   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Arrow 7 gabimet mė tė rrezikshme me barna ...

Ekspertėt amerikanė shpjegojnė si mė tė rrezikshme kombinimet mes barnave, moskontrollimin e etiketave (emrave), pa mos lėnė anash edhe gabimet tjera tė zakonshme me barna.

Pėr tė reduktuar rrezikun, ekspertėt pajtohen se, nė tė shumtėn e rasteve thelbėsore ėshtė tė pėrdoret mendimi praktik dhe tė bėhen pyetjet e duhura pėr mjekun ose farmacistin. Studimi qė ne do tė prezantojmė ėshtė bėrė me njė farmacist, dy mjekė dhe njė infermiere me qėllim pėr tė vėrejtur gabimet mė tė zakonshme tė cilėt dominojnė nė dhėnien e barnave, dhe ky studim ju sugjeron po ashtu edhe mėnyrat praktike pėr tė minimizuar dhe eliminuar rreziqet.


1. Kombinimi i barnave qė bashkėveprojnė
“Antidepresivėt dhe metadoni sė bashku mund tė jenė njė problem serioz”, thotė Dr. Russell Jenkins, anėtare e bordit tė drejtuesve tė Institutit pėr Praktikė tė Sigurt Mjekuese (ISMP). “Ēdo bar mund tė rritė veprimin sedativ tė tė tjerėve”.
“Qetėsuesit e dhimbjeve, por dhe aditivėt terė mund tė jenė po ashtu problem, pasi ju nuk e dini se ēfarė ka nė ato produkte tė ndryshme, meqė nuk janė nėn mbikėqyrjen e sistemit pėr kontroll tė barnave dhe ushqimeve”, shton ajo.
“Shumica e antibiotikėve reduktojnė efektivitetin e kontraceptivėve oral”, thotė Matthew Grissinger, farmacist dhe analist edukativ nė ISMP. “Pėrdorni mbrojte mbėshtetėse (p.sh. prezervativė) nė vend tė kontraceptivėve, nėse jeni nė terapi dhe duhet tė pini antibiotikė”.
Holluesi i gjakut, varfarin, qė merret nga njerėzit me trombozė ose me dėmtime nė valvulat e zemrės, nuk duhet tė kombinohet me ginseng. Nuk duhet tė pėrdoret as edhe me aspirin. Kjo ka efekt pėrforcues mbi varfarinėn dhe rritė shanset pėr gjakderdhje tė brendshme ose, nėse ka ndonjė gjakderdhje tė jashtme, gjaku nuk do tė mpikset njė kohė tė gjatė. Nė tė vėrtetė ka edhe shumė barna dhe lėndė tjera tė cilat janė tė kufizuara kur merret varfarin.
Nėse pacienti ka shtypje tė lartė tė gjakut, edhe ėshtė nėn terapi pėr tensionin, nuk duhet marrė dekongjestiv nazal – oral, para se ai tė konsultohet me farmacistin ose mjekun. Preparatet qė lirojnė zėniet e hundėve dhe grykės mund tė rritin presionin.

2. Kombinimi i barnave dhe alkoolit
“Pėrshkrimi i ilaēeve pėr dhimbje dhe atyre anksiolitike siē janė valiumi (diazepami) dhe alprazolami mund tė kenė efekte mė tė rritura kur ato kombinohen me alkool”, thotė Grissinger. “Nuk do tė jeni vigjilent dhe tė vėmendshėm nė kohė. Mos i kombinoni kėto sė bashku”. Bar tjetėr qė nuk duhet assesi tė kombinohet me alkool ėshtė edhe acetaminofeni pasi qė kombinimi mund tė dėmtojė mėlēinė.
Preparatet me antihistaminikė qė pėrdoren pėr kollitje dhe pėr ftohje nuk duhet tė pėrzihen me alkool pasi qė mund tė ketė efekt sedativ. Kjo vėrejtje duhet tė zbatohet edhe pėr substancat narkotike tė dhembjes, gjithashtu.
“Keni kujdes kur pėrzieni alkoolin me antibiotikė”, thotė Jenkins. Interakcionet kryesore antibiotik-alkool janė me metronidazolin (Flagyl) dhe barnat me grup sulfonik (sulfonamidet). Njė shembull i kėtyre barnave janė Baktrim dhe Lidaprim. Pėrzierja e metronidazolit me alkool mund tė shkaktojė njė varg efektesh anėsore si: nauze, vjellje, temperaturė, dhimbje koke dhe dhimbje nė stomak.


3. Dalja nga zyra e mjekut pa informata tė mjaftueshme
Kur e lėshon dhomėn e mjekut, pacienti duhet tė dijė sė paku emrin e barit dhe pėr ēfarė ėshtė ai. Ai duhet tė dijė edhe sa herė nė ditė duhet tė merret dhe po ashtu edhe se si mund tė reagojė. Mjeku duhet ti japė pacientit edhe instruksione nė formė tė shkruar. Nė dhomėn e mjekut pacientėt mendojnė vetėm rreth njė tė tretėn e gjithė asaj ēfarė i thotė mjeku.




4. Ilaēi i gabuar i dhėnė nė barnatore
Kėtu nuk ėshtė gjithmonė faji i pacientit, por ai mund tė bėjė mjaft pėr tė zvogėluar rrezikun e kėtij gabimi. Sė pari, si ndodh kjo: Farmacisti mund tė mos jetė i aftė tė lexojė shkrimin e doktorit, siē ndodh shpeshherė tek ne. Pėr tė rregulluar kėtė, mjeku duhet tė shėnojė poshtė, nė fund recetės pėr ēfarė ėshtė ilaēi. Nė kėtė mėnyrė, nėse bari ėshtė njė prej tyre qė tingėllon pėrafėrt, ka emėr tė pėrafėrt, farmacisti do tė jetė nė gjendje dyfish tė kontrollojė se i jep ilaēin e duhur duke kuptuar qėllimin e barit.
Pacienti duhet gjithmonė tė kontrollojė barin para se tė lėshojė barnatoren pėr tė qenė e sigurt se ėshtė emri i sigurt i barit. Nėse pacienti merr vazhdim tė dozės, duhet tė hapė shishen pėrpara farmacistit dhe tė jetė i sigurt se tabletat janė tė njėjtat. Nėse nuk janė, do tė pyesė pse dhe do tė marrė pėrgjigjen dhe shmangė gabimin e mundshėm. Ata mund tė jetė tė njėjtė, por edhe tė ndryshėm siē mund t’i ndryshojnė prodhuesit duke iu dhėnė forma dhe ngjyra tė ndryshme, por ėshtė mirė tė verifikohet.

5. Pėrdorimi i shumėfishtė i barnatoreve
Nėse pacienti shkon nė barnatore tė ndryshme, ata nuk mund tė analizojnė interakcionet mes barnave, pasi qė ata nuk do ta kenė listėn komplete tė tė gjitha medikamenteve qė pacienti pėrdorė, pėrderisa njė farmaci e vetme ka mė shumė gjasa ti ruajė tė dhėnat nė kompjuterin e saj.
Por nėse pacienti insiston nė pėrdorimin e mė shumė farmacive pėr shkak tė lehtėsimeve ose kursimit nė ēmim, duhet tė tregohet lista e ēdo ilaēi qė ai merr. Nėse vizitohet njė profesionist tjetėr shėndetėsore, pėr shembull njė dermatolog, krahas mjekut personal , ata duhet ta pyesin pacientin se ēfarė barnash tjera merr para se t’i pėrshkruajė njė tjetėr.
Andaj, pacienti duhet ti dijė mirė barnat tė cilat i pėrdor dhe kjo duhet bėrė me dije nga mjeku. Pėr mė tepėr, secili duhet tė ketė me vete listėn e medikamenteve dhe dozave qė pėrdor.


6. Mos marrja e barnave sipas udhėzimit
Pėlqimi i barnave ėshtė njė problem shumė i madh, veēanėrisht nė moshė tė shtyrė. Mė shumė se njė e treta e njerėzve tė moshuar nuk i marrin ilaēet sipas udhėzimeve. Mund tė jetė kjo e lidhur me ēmimin ose edhe thjesht harresė.
Ēfarė duhet bėrė? Mund tė pėrdoren kutitė qė ndihmojnė tė mbahen mend, duke vendosur pilulat nė vendet e caktuara nė kuti pėr ēdo ditė tė javės. Ose mund tė mbahet njė fletė ku shkruhen pėr ēdo ditė dozat, ose ngjyrosen ditėt kur ata pihen.
“Kur barnat pėrshkruhen”, Jenkins thotė “pacienti mund tė pyesė doktorin nėse ka ndonjė mėnyrė qė barnat tė merren mė pak gjatė ditės, si pėr shembull kalimi nė njė dozė mė tė lartė ose barna tjera tė cilat nuk kėrkojnė marrjen e shpeshtė tė dozave”.
Derisa disa harrojnė ti marrėn ilaēet, tė tjerėt mund ta teprojnė, duke tejkaluar dozėn. “Sasi e madhe e barnave sjell probleme tė ndryshme”, thotė Bates. “Kjo pėrfshin edhe barnat pa recetė. Njerėzit nuk do tė ndihen mė mirė nėse marrėn mė shumė duke menduar se t’i ndihmojė. Nė tė shumtėn e rasteve kjo sjell probleme.


7. Mosparashtrimi i pyetjeve tė mjaftueshme siē janė pacientėt e hospitalizuar
Pacientėt duhet tė flasin dhe shprehin mendimin, tė komunikojnė me anėtarėt tjerė tė familjes. Gabimi mė i shpeshtė ėshtė mos marrja e ilaēit nė kohėn e duhur. Disa barna janė shumė tė ndjeshme nė kohė. Pėrveē mbajtjes sė orarit pėr kohėn kur duhen pirė barnat, ose kėrkesės qė familjarėt dhe tė afėrmit tė ndihmojnė, ka edhe disa pyetje tjera tė cilėt meritojnė tė shtrohen.
Kur infermierja sjell barnat pacientit tė hospitalizuar, ata pyesin “Pėr ēfarė ėshtė? Ēfarė mund tė pres tė mė ndihmojė? A mund tė mė bėjnė dėm kėto barna ose kombinimi mes kėtyre? Zakonisht duhet tė pyetet emri dhe tė bėhet kontrolli i tė dhėnave para se tė jepet bari.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.