Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-09-11, 14:49   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011 kur shteti i Kosoves duhet te shtrije pushtetin e vet ne tere hapsiren e Kosoves

Quinti: Shtrijeni sovranitetin nė tėrė Kosovėn






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 14:32

(E plotėsuar) Pak orė para nisjes sė implementimit tė planit tė qeverisė sė Republikės pėr veriun, aleatėt e mėdhenj tė Kosovės – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanė takuar kryeministrin Thaēi pėr t’i dhėnė pėrkrahjen pėr 16 shtatorin.

Ambasadorėt e shteteve tė Quintit shprehėn mirėnjohjen e tyre pėr mėnyrėn se si Qeveria e Kosovės ka bashkėpunuar me partnerėt e saj ndėrkombėtarė, nė veēanti me KFOR-in dhe EULEX-in gjatė pėrgatitjeve pėr kėtė hap tė rėndėsishėm pėr Kosovėn.

Ambasadorėt po ashtu kanė inkurajuar qeverinė qė tė vazhdojė kėtė bashkėpunim pėr tė konsoliduar autoritetin e Kosovės nė porta gradualisht dhe qetėsisht gjatė njė periudhe kalimtare.

“Po ashtu, ata kanė mirėpritur dhe mbėshtetur deklaratat e dhėna dje nga Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini dhe Shefi i misionit tė EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr pritjet se tash mund tė hiqen embargot pėr tregti ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, duke hapur shtegun pėr pėrparim tė mėtejshėm nė dialogun e lehtėsuar nga BE-ja”, thuhet nė njė njoftim tė qeverisė.

Ambasadorėt pėrsėritėn mbėshtetjen e qeverive tė tyre pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovės, pėrfshirė edhe nė veri. (IO)

Gjendje e qetė, por nė tension

Gazetarja e Express-it, e cila gjendet nė Mitrovicė ka thėnė se gjendje nė qytetin verior tė Kosovės deri nė orėt e pasdites ka qenė e qetė, pėrderisa edhe lėvizjet e njerėzve kanė qenė normale.

Serbėt qė nė orėt e mėngjesit kishin vėnė barrikada me rėrė dhe gjėsende tė tjera nė urėn mbi Ibėr pėrderisa kanė prishur edhe kamerat e sigurisė qė kanė qenė tė vėna nė kėtė urė.

Express ka kaluar edhe nė anėn veriore tė Mitrovicės dhe ka marrė opinionin e qytetarėve tė thjesht tė cilėt kanė thėnė se ata nuk dėshirojnė qė situata tė eskalojė dhe se dėshirojnė “qė mė shumė tė merren me hallet e tyre ekonomike sesa me politikė”.

Megjithatė, gjendja edhe pse e qetė deri nė momentet kur ėshtė raportuar, duket nė tension, pėrderisa mbi urėn e Ibrit janė parė policė tė Kosovės por edhe tė karabinierė italianė, tė cilėt edhe janė duke e mbikėqyrur situatėn.

Sė gjendje deri nė orėn 14:00 ėshtė e qetė ka lajmėruar edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr veri, Besim Hoti. Ai ka thėnė se deri me tani nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident edhe pse policia ėshtė nė gjendje gatishmėrie.

Gjendjen tensionuese e pėrshkruajnė edhe agjencitė e huaja tė lajmeve tė cilat janė akredituar nė Kosovė. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar pėr vizitėn e sekretarit gjeneral tė NATO, Anders Fogh Rasmussen, pėrderisa ka thėnė se gjendja mund tė eskalojė mė tė filluar dita e premte, kur edhe do tė filloj zbatimi i marrėveshjes sė arritur me datėn dy shtator nė mes tė Kosovės dhe Serbisė nė Bruksel.

“Kosova e ka akuzuar Serbinė se po planifikon dhunė nė veri tė Kosovės sepse nuk po lejon qė nė dy pikat kufitare nė veri tė kėtė doganier tė Policisė sė Kosovės”, shkruan Zėri i Amerikės.

Ndėrkohė pėr njė eskalim tė mundshėm tė situatės kanė reaguar edhe mediat ruse, tė cilat kanė cituar ambasadorin e Rusisė nė Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

“Konflikti nė veri ka shumė mundėsi qė tė eskalojė”, citohet tė kėtė thėnė Churkin pėr Zėrin e Rusisė.

Sipas tij, fajin pėr kėtė e ka Prishtina pasi qė, sipas Churkin, po dėshirojnė qė t’i marrin me dhunė pikat kufitare nė Veri tė Kosovės.

Zėri i Rusisė flet po ashtu edhe pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit qė pritet tė mbahet sonte, ku Serbia do tė tentoi qė tė ndaloj vendosjen e doganierėve nė veri tė Kosovės.

Strukturat paralele po pėrgatiten pėr luftė nė veri

Burime tė Kosovapress-it kanė bėrė tė ditur se strukturat paralele nė veri tė vendit tė mbėshtetura nga Beogradi po pėrgatiten pėr luftė nė veri.

Sipas tė njėjtave burime, shtabi i krizave nė veri ka emėruar gjeneralin serb Bozhidar Deliq pėr komandant tė operacioneve luftarake.

“Nė Kosovė gjatė 48 orėve kanė hyrė rreth 1 mijė pjesėtarė rezervė tė xhandarmerisė dhe ushtrisė serbe, nė mesin e tė cilėve edhe shumė oficerė, si dhe armė kundėr neutralizimit tė automjeteve tė blinduara”, kanė thėnė burimet.

Shqiptarėt e “Kodrės sė Minatorėve” tė ngujuar nė veri

Shqiptarėt nė lagjen “Kodra e Minatorėve” nė veri tė Mitrovicės kanė mbetur tė ngujuar nė shtėpitė e tyre, ndėrsa pėr shkak tė pamundėsisė sė shkuarjes sė arsimtarėve dhe mjekėve tė enjten nuk kanė punuar as shkolla dhe as ambulanta.

Ndėrkaq, banorėt e tri fshatrave shqiptare tė komunės sė Leposaviqit kanė arritur nė Mitrovicė nėn pėrcjelljen e Policisė sė Kosovės tė stacionit Zveqan. (KP)

Serbėt bllokojnė urėn mbi Ibėr

Serbėt lokalė kanė bllokuar urėn e Lumit Ibėr, duke zbrazur sė paku katėr maune zhavorr mbi tė.

Lajmin e ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti.

"Ajo ēfarė e karakterizon natėn e mbrėmshme nė Mitrovicė ėshtė zbrazja e sė paku katėr maunave zhavorr mbi urėn e Lumit Ibėr nė Mitrovicė dhe dėmtimi i njė kamere tė sigurisė nė veri tė Mitrovicės".

"Policia e Kosovės, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do tė koordinohen pėr veprimet e mėtejshme. E rėndėsishme ėshtė se nuk ka persona fizikė tė tubuar nė afėrsi tė urės kryesore mbi Lumin Ibėr, ndėrsa pengesa fizike ėshtė prezente. Policia e Kosovės ka rritur masat e sigurisė nė zonat e banuara me popullatė tė pėrzier nė veri", tha Hoti.

Nė veri janė rishfaqur tensionet pas paralajmėrimeve tė Qeverisė se Kosovės se nga e premtja do tė hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31.

Ndėrkohė, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do tė qėndrojė sot nė Kosovė.

Rasmusen pritet tė takojė komandantin e ri tė KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ministrin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku, dhe pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Zėdhėnėsja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca synon uljen e tensioneve kufitare nė veri tė Kosovės.

"Shefi i NATO-s do tė kėrkojė qė tė gjitha palėt tė bashkėpunojnė, tė mbajnė dialog konstruktiv dhe tė shmangin dhunėn", tha Romero. (REL)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-09-11, 14:54   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

OKB nuk mund tė ndalė Planin pėr Veriun






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 08:45

(E plotėsuar) Me kėrkesėn e Serbisė dhe tė Federatės Ruse sot mblidhet Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, pėr tė shqyrtuar situatėn nė Kosovės pas vendimit tė Qeverisė qė bashkėrisht me EULEX’in dhe KFOR’in t’i funksionalizojė doganat nė veri.

Pajtimi pėr tė mbajtur kėtė seancė ėshtė arritur nė njė mbledhje tė mbajtur mbrėmė nė New York.

Ambasadorėt kanė vendosur qė sesioni i sotshėm tė mbahet gati plotėsisht me dyer tė mbyllura. Nga OKB ėshtė njoftuar qė vetėm njė pėrfaqėsues i saj do tė flasė nė pjesėn e hapur tė takimit, ndėrkaq pjesėmarrėsit tjerė do t’i shprehim qėndrimet e tyre prapa dyerve tė mbyllura.

Me urgjencė, drejtė New Yorkut ka udhėtuar Ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj, i cili nė kohėn kur ėshtė marrė vendimi pėr mbajtjen e seancės ka qenė nė Egjipt.

Atje tashmė ndodhet edhe homologu i tij serb, Vuk Jeremic.

Duke marrė parasysh ndarjen e thellė qė ekziston mes shteteve perėndimore dhe Rusisė, nuk ka tė ngjarė qė Kėshilli i Sigurimit tė marrė ndonjė vendim qė ndalon planin pėr zbarkim tė policėve dhe doganierėve nė Veri, plan ky qė do tė jetėsohet nesėr, mė 16 Shtator.

Ndryshe, Serbia dhe Rusia kishin insistuar qė kjo mbledhje tė mbahet sot ose mė sė largu tė premten.

Presion nga New Yorku

Serbia dhe aleatėt e saj po bėjnė pėrpjekje qė nėpėrmjet Kėshillit tė Sigurimit tė ndalin planin e Qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen e kontrollit nė pikat doganore nė Veri. Burime tė Express kanė thėnė se tė mėrkurėn nė mbrėmje Kėshilli ka mbajtur konsultime rreth njė letre tė Serbisė. Ndėrkaq, Rusia pritet tė kėrkojė qė seanca e jashtzakonshme pėr Kosovėn tė mbahet tė premten.


Serbia ka trokitur edhe nė dyert e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB’sė me shpresė se aty mund tė ndal planin e Qeverisė sė Kosovės, qė bashkė mė EULEX’in dhe KFOR’in tė vendosin kontrollin doganor nė Bėrnjak dhe Jarinje.

Burime ndėrkombetare tė Express kanė thėnė se tė merkuren nė mbrėmje, nė New York, Kėshilli i Sigurimit ėshtė ftuar tė mnbajė konsultime me dyer tė mbyllura, ku nė agjendė ka qenė letra e Serbisė, e dėrguar kėtė javė, me tė cilėn ajo kėrkon nga KS i OKB’sė qė tė ndal “pėrpjekjet e Prishtinės qė me dhunė tė marrė Veriun”.

Express mėson se nė orėt e vona tė mbremjes, Rusia ka parashtruar kėrkesėn pėr mbajtje tė njė sesioni emergjent tė Kėshillit tė Sigurimit rreth ēėshtjes sė Veriut tė Kosovės dhe veprimeve tė pėrbashkėta tė EULEX’it dhe Qeverisė sė Kosovės pėr kthimin e doganierėve nė kufi. Nėse aprovohet kėrkesa e Rusisė, e cila ėshtė anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit, atėherė pritet qė mbledhja tė mbahet jo mė vonė se tė premten.

Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremic ėshtė tashmė nė New York, ndėrsa edhe ministri kosovar Enver Hoxhaj ėshtė nisur me emergjencė pėr paraqitje eventuale, nėse aprovohet mbajtja e takimit.

Nėse vendoset qė mbledhja tė mbahet, ajo do tė jetė e katėrta e Kėshillit tė Sigurimit dedikuar Kosovės kėtė vit, pa e pėrfshirė tentativėn e abortuar tė Serbisė pėr tė diskutuar veprimet e ROSU’sė nė korrik. Njė javė pas veprimeve tė ROSU’sė Serbia, po ashtu, tentoi tė organizojė njė mbledhje nėpėrmjet Rusisė, por asokohe nuk kishte fare simpati pėr kėtė propozim nga anėtarėt e tjerė tė Kėshillit dhe Jeremic as nuk u lejua tė jetė fizikisht prezent nė sallėn e Kombeve tė Bashkuara, ku u diskutua Kosova prapa dyerve tė mbyllura. Burimet nė New York thonė se kėsaj radhe, pėr shkak tė insistimit rus, mbledhja ka gjasė tė mbahet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 14:55   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Tadic: E premtja mund ta rrezikojė paqen nė rajon






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 12:33

Presidenti i Serbisė, Boris Tadic, ka thėnė sot se “veprimet e njėanshme tė Prishtinės, tė paralajmėruara pėr tė premten, mund ta kėrcėnojnė seriozisht paqen dhe stabilitetin e gjithė rajonit”.

“Njė gjė e kėtillė duhet tė pengohet”, ka thėnė Tadic, nė hapje tė punimeve tė forumit mbi sigurinė nė Beograd.

Sipas tij, “e vetmja zgjidhje e pranueshme pėr Kosovėn ėshtė ajo qė do tė mund tė dilte nga dialogu, nė tė cilin do tė tejkaloheshin dallimet”.

"Zhvillimet nė Kosovė kanė rrėnuar rėndė bazat e raporteve ndėrkombėtare, e nėse kjo vazhdon tė ndodhė, ky sistem do tė rrėnohet pėrgjithmonė”, ka thėnė Tadic, duke nėnvizuar se nė kėtė formė, “do tė legjitimohej ndarja e dhunshme dhe shkatėrrimi i kufijve tė njė shteti Sovran”. (REL)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 15:00   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Kukan: Palėt tė pėrmbahen nga pėrshkallėzimi i situatės





13:36 / 15.09.2011

Anėtar i Parlamentit Evropian, njėherėsh kryetar i Delegacionit pėr Evropėn Juglindore, Eduard Kukan, pas tensionimit tė situatės ndėrmjet Prishtinės e Beogradit lidhur me zbatimin e marrėveshjes pėr doganat, veēanėrisht nė veri tė Kosovės iu ka bėrė thirrje palėve qė tė pėrmbahen nga pėrshkallėzimi i mėtejmė i situatės.
Pėrmes njė komunikate pėr media, Kukan iu ka bėrė thirrje politikanėve pėrgjegjės tė tė dy palėve, si dhe serbėve kosovarė qė jetojnė nė veri tė Kosovės qė tė pėrmbahen nga ēdo veprim emocional dhe potencialisht tė dhunshėm.

“Duhet tė jetė nė interes tė tė gjithėve rivendosja e sundimit tė ligjit nė kėtė pjesė tė Kosovės. Ne tė gjithė vlerėsojmė mėnyrėn e pėrgjegjshme, nė tė cilėn dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit kishte ri-filluar nė fillim tė muajit dhe do tė mė vinte shumė keq nėse arritjet do tė shkonin dėm”, ka thėnė ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 15:06   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Serbėt paralajmėrojnė rezistencė tė armatosur





15:58 / 15.09.2011

Radenko Nedelkovic, i ashtuquajturi kryetar i qarkut tė Mitrovicės, caktohet nga shtabi serb i krizės nė veri tė Kosovės nė detyrėn pėr tė koordinuar veprimet nė mes tė faktorit politik dhe grupit serb qė janė nėn armė nė veri tė Mitrovicės.
Ky vendim ėshtė marrė nė njė takim qė ka mbajtur shtabi i krizės nė veri tė Kosovės, kanė njoftuar burime ndėrkombėtare pėr “Koha Ditore”.

Sipas kėtyre burimeve nė kėtė takim serbėt janė pajtuar tė mos lejojnė vendosjen e institucioneve tė shtetit tė Kosovės nė veri tė vendit.

Nėse njė gjė e tillė ndodh, atėherė duhet tė reagohet edhe me armė ėshtė thėnė nė kėtė takim. Gjithashtu nė kėtė takim ėshtė kėrkuar qė KFOR-i dhe EULEX-i tė mos bėjnė bartjen e policėve dhe doganierėve shqiptarė pėr nė veri tė Kosovės, nėse njė gjė e tillė ndodhė atėherė strukturat serbe nė veri nuk do tė marrin pėrgjegjėsi, por ajo do tė bie mbi KFOR-in dhe EULEX-in ka thėnė burimi i gazetės.

Nė kėtė takim kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit politikė, policorė dhe ushtarakė serbė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 16:19   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Konuzin zemėrohet me serb, pėr Kosovėn





Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 17:10


Ambasadori i Rusisė nė Serbi, Aleksandar Konuzin, ka kritikuar tė enjten me njė ton tė pazakonshėm nė Beograd pjesėmarrėsit e forumit tė parė tė sigurisė nga Serbia, se nuk po i mbrojnė interesat e vendeve tė tyre lidhur me Kosovėn, dhe ka braktisur sallėn ku po mbahet forumi.

“A thua nė kėtė sallė nuk ka serbė”, ka thėnė disa herė Konuzin, duke folur me emocione dhe ton tė ngritur nė panelin, i cili i kushtohet ndryshimeve tė sigurisė globale.

Ambasadori rus ka akuzuar KFOR-in dhe NATO-n se “po shkelin Rezolutėn 1244 tė Kombeve tė Bashkuara, pasi qė dėshirojnė qė nė kufirin me Serbinė tė dėrgohen doganierė dhe policė dhe kėtė askush nga pjesėmarrėsit e forumit nuk e ka pėrmendur.

Konuzin ka thėnė se nė mbledhjen e sontme tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn, interesat e Serbisė do t’i mbrojė Rusia dhe shefi i diplomacisė serbe Vuk Jeremiq, ndėrsa “kėtu nė sallė nuk ėshtė askush qė mbron interesat e Serbisė”.

Ambasadori rus pas fjalimit 15 minutash, ka braktisur me nervozizėm sallėn, ku mbahej forumi, nė tė cilin marrin pjesė ministra tė Jashtėm tė shumė vendeve, ekspertė pėr siguri tė jashtme dhe siguri, dhe gazetarė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 16:28   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

EULEX, nga e premtja nė veri tė Kosovės






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 14:32
(E plotėsuar) EULEX do tė kryejė punėt policore dhe doganore nė portat 1 dhe 31 (Jarinje dhe Bėrnjak). Kjo do tė bėhet nė pėrputhje me mandatin ekzekutiv qė ka misioni, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė dėrguar nga EULEX nė orėt e mbrėmjes.

“Nė fakt, kjo do tė thotė qė EULEX-i do tė ndihmojė implementimin e marrėveshjes pėr vula doganore tė arritur mė 2 shtator nė Bruksel, nė kuadėr tė dialogut tė ndėrmjetėsuar nga BE-ja. Marrėveshja pėr vulat doganore ishte pjesa e fundit qė mungonte pėr tė lansuar njė sistem tė mirėfilltė doganorė, tė cilin ne edhe e synojmė. Kosova, nėn administrim tė UNMIK-ut, qė nga viti 2000 ėshtė bėrė njė zonė doganore, dhe ėshtė trajtuar nga BE-ja gjithmonė si e tillė”, thotė zyra e EULEX-it.

Marrėveshja ,e cila nuk ka asgjė tė bėjė me statusin, ėshtė pėr tė ndėrmarrė njė hap tė madh pėrpara nė sundimin e ligjit nė Kosovė, e qė ėshtė nė interes tė gjithė qytetarėve.

“Mungesa e funksionimit tė sistemit doganorė nė tė gjithė territorin e Kosovės ka lejuar qė aktivitetet ilegale tė zhvillohet lirshėm, veēanėrisht por jo ekskluzivisht nė veri tė Kosovės. Tani do tė kemi mundėsi tė merremi shumė mė mirė me kėtė ēėshtje. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm dhe tė gjithė do jenė pėrfitues. Operacionet doganore nė porta do tė kryhen nga doganierėt e EULEX-it, nė prezencė tė doganierėve tė Kosovės”, thuhet nė komunikatė.

EULEX-i ka ftuar tė gjithė ė qytetarėt tė pėrkrahin kėto masa pėr tė pėrmirėsuar sundimin e ligjit pėr tė gjithė.

Masat dhe detajet e para pėrfshijnė:

“Pikė kalimi nė Bėrnjak do tė jetė e hapur pėr trafik komercial dhe personal, si dhe pėr mallra komerciale dhe jo-komerciale. Importet e mallrave komerciale nėpėrmjet pikės nė Bėrnjak duhet tė zhdoganohen nė Terminalin Doganorė nė jug tė Mitrovicės”;

“Deri sa tė instalohet infrastruktura e duhur nė Jarinjė, ky pike kalim do tė jetė i hapur vetėm pėr mallra jo-komerciale dhe trafik personal”, dhe;

“Tė gjitha mallrat komerciale qė i nėnshtrohen akcizės (si alkooli, cigaret dhe karburantet) duhet tė zhdoganohen nėpėr pike kalimin e Merdares ose nė ndonjė pikė tjetėr tė autorizuar pėr trafik tregtar”.

Quinti: Shtrijeni sovranitetin nė tėrė Kosovėn

Pak orė para nisjes sė implementimit tė planit tė qeverisė sė Republikės pėr veriun, aleatėt e mėdhenj tė Kosovės – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanė takuar kryeministrin Thaēi pėr t’i dhėnė pėrkrahjen pėr 16 shtatorin.

Ambasadorėt e shteteve tė Quintit shprehėn mirėnjohjen e tyre pėr mėnyrėn se si Qeveria e Kosovės ka bashkėpunuar me partnerėt e saj ndėrkombėtarė, nė veēanti me KFOR-in dhe EULEX-in gjatė pėrgatitjeve pėr kėtė hap tė rėndėsishėm pėr Kosovėn.

Ambasadorėt po ashtu kanė inkurajuar qeverinė qė tė vazhdojė kėtė bashkėpunim pėr tė konsoliduar autoritetin e Kosovės nė porta gradualisht dhe qetėsisht gjatė njė periudhe kalimtare.

“Po ashtu, ata kanė mirėpritur dhe mbėshtetur deklaratat e dhėna dje nga Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini dhe Shefi i misionit tė EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr pritjet se tash mund tė hiqen embargot pėr tregti ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, duke hapur shtegun pėr pėrparim tė mėtejshėm nė dialogun e lehtėsuar nga BE-ja”, thuhet nė njė njoftim tė qeverisė.

Ambasadorėt pėrsėritėn mbėshtetjen e qeverive tė tyre pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovės, pėrfshirė edhe nė veri. (IO)

Gjendje e qetė, por nė tension

Gazetarja e Express-it, e cila gjendet nė Mitrovicė ka thėnė se gjendje nė qytetin verior tė Kosovės deri nė orėt e pasdites ka qenė e qetė, pėrderisa edhe lėvizjet e njerėzve kanė qenė normale.

Serbėt qė nė orėt e mėngjesit kishin vėnė barrikada me rėrė dhe gjėsende tė tjera nė urėn mbi Ibėr pėrderisa kanė prishur edhe kamerat e sigurisė qė kanė qenė tė vėna nė kėtė urė.

Express ka kaluar edhe nė anėn veriore tė Mitrovicės dhe ka marrė opinionin e qytetarėve tė thjesht tė cilėt kanė thėnė se ata nuk dėshirojnė qė situata tė eskalojė dhe se dėshirojnė “qė mė shumė tė merren me hallet e tyre ekonomike sesa me politikė”.

Megjithatė, gjendja edhe pse e qetė deri nė momentet kur ėshtė raportuar, duket nė tension, pėrderisa mbi urėn e Ibrit janė parė policė tė Kosovės por edhe tė karabinierė italianė, tė cilėt edhe janė duke e mbikėqyrur situatėn.

Sė gjendje deri nė orėn 14:00 ėshtė e qetė ka lajmėruar edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr veri, Besim Hoti. Ai ka thėnė se deri me tani nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident edhe pse policia ėshtė nė gjendje gatishmėrie.

Gjendjen tensionuese e pėrshkruajnė edhe agjencitė e huaja tė lajmeve tė cilat janė akredituar nė Kosovė. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar pėr vizitėn e sekretarit gjeneral tė NATO, Anders Fogh Rasmussen, pėrderisa ka thėnė se gjendja mund tė eskalojė mė tė filluar dita e premte, kur edhe do tė filloj zbatimi i marrėveshjes sė arritur me datėn dy shtator nė mes tė Kosovės dhe Serbisė nė Bruksel.

“Kosova e ka akuzuar Serbinė se po planifikon dhunė nė veri tė Kosovės sepse nuk po lejon qė nė dy pikat kufitare nė veri tė kėtė doganier tė Policisė sė Kosovės”, shkruan Zėri i Amerikės.

Ndėrkohė pėr njė eskalim tė mundshėm tė situatės kanė reaguar edhe mediat ruse, tė cilat kanė cituar ambasadorin e Rusisė nė Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

“Konflikti nė veri ka shumė mundėsi qė tė eskalojė”, citohet tė kėtė thėnė Churkin pėr Zėrin e Rusisė.

Sipas tij, fajin pėr kėtė e ka Prishtina pasi qė, sipas Churkin, po dėshirojnė qė t’i marrin me dhunė pikat kufitare nė Veri tė Kosovės.

Zėri i Rusisė flet po ashtu edhe pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit qė pritet tė mbahet sonte, ku Serbia do tė tentoi qė tė ndaloj vendosjen e doganierėve nė veri tė Kosovės.

Strukturat paralele po pėrgatiten pėr luftė nė veri

Burime tė Kosovapress-it kanė bėrė tė ditur se strukturat paralele nė veri tė vendit tė mbėshtetura nga Beogradi po pėrgatiten pėr luftė nė veri.

Sipas tė njėjtave burime, shtabi i krizave nė veri ka emėruar gjeneralin serb Bozhidar Deliq pėr komandant tė operacioneve luftarake.

“Nė Kosovė gjatė 48 orėve kanė hyrė rreth 1 mijė pjesėtarė rezervė tė xhandarmerisė dhe ushtrisė serbe, nė mesin e tė cilėve edhe shumė oficerė, si dhe armė kundėr neutralizimit tė automjeteve tė blinduara”, kanė thėnė burimet.

Shqiptarėt e “Kodrės sė Minatorėve” tė ngujuar nė veri

Shqiptarėt nė lagjen “Kodra e Minatorėve” nė veri tė Mitrovicės kanė mbetur tė ngujuar nė shtėpitė e tyre, ndėrsa pėr shkak tė pamundėsisė sė shkuarjes sė arsimtarėve dhe mjekėve tė enjten nuk kanė punuar as shkolla dhe as ambulanta.

Ndėrkaq, banorėt e tri fshatrave shqiptare tė komunės sė Leposaviqit kanė arritur nė Mitrovicė nėn pėrcjelljen e Policisė sė Kosovės tė stacionit Zveqan. (KP)

Serbėt bllokojnė urėn mbi Ibėr

Serbėt lokalė kanė bllokuar urėn e Lumit Ibėr, duke zbrazur sė paku katėr maune zhavorr mbi tė.

Lajmin e ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti.

"Ajo ēfarė e karakterizon natėn e mbrėmshme nė Mitrovicė ėshtė zbrazja e sė paku katėr maunave zhavorr mbi urėn e Lumit Ibėr nė Mitrovicė dhe dėmtimi i njė kamere tė sigurisė nė veri tė Mitrovicės".

"Policia e Kosovės, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do tė koordinohen pėr veprimet e mėtejshme. E rėndėsishme ėshtė se nuk ka persona fizikė tė tubuar nė afėrsi tė urės kryesore mbi Lumin Ibėr, ndėrsa pengesa fizike ėshtė prezente. Policia e Kosovės ka rritur masat e sigurisė nė zonat e banuara me popullatė tė pėrzier nė veri", tha Hoti.

Nė veri janė rishfaqur tensionet pas paralajmėrimeve tė Qeverisė se Kosovės se nga e premtja do tė hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31.

Ndėrkohė, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do tė qėndrojė sot nė Kosovė.

Rasmusen pritet tė takojė komandantin e ri tė KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ministrin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku, dhe pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Zėdhėnėsja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca synon uljen e tensioneve kufitare nė veri tė Kosovės.

"Shefi i NATO-s do tė kėrkojė qė tė gjitha palėt tė bashkėpunojnė, tė mbajnė dialog konstruktiv dhe tė shmangin dhunėn", tha Romero. (REL)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 17:46   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

AAK inkurajon pėr kujdes dhe vendosmėri nė veri





18:25 / 15.09.2011

Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) vlerėson se operacioni qė pritet tė ndėrmerret nesėr (e premte, 16 shtator 2011) nga institucionet vendore, EULEX-i dhe KFOR-i, ėshtė i rėndėsisė sė veēantė si njė prej hapave tė vendosjes sė autoritetit shtetėror nė veri tė Kosovės.
Kryesia e AAK-sė inkurajon institucionet e Republikės sė Kosovės, sikurse edhe mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė, KFOR-in dhe EULEX-in, qė me kujdes dhe me vendosmėri tė realizojnė pėrmbushjen e qėllimit legjitim dhe demokratik tė vendosjes sė oficerėve policorė dhe doganorė nė vendkalimet kufitare 1 dhe 31.

Kryesia e AAK-sė vlerėson koordinimin dhe angazhimin e pėrbashkėt tė institucioneve vendore dhe mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė me synim tė sigurimit tė udhėheqjes sė pėrkushtuar tė operacionit Kushtetues dhe ligjor. Kryesia e AAK-sė po ashtu rithekson se problemi i pėrshkallėzuar i situatės nė komunat nė veri tė Kosovės ėshtė ēėshtje e mungesės sė sundimit tė ligjit, mungesė kjo qė i ka dhėnė hapėsirė funksionimit dhe forcimit tė grupeve tė krimit tė organizuar dhe kontrabandės atje.

“Duke pėrcjellė me vėmendje zhvillimet e tashme, AAK ėshtė e bindur se qytetarėt e asaj pjese tė Kosovės do tė shohin se funksionimi i Kushtetutės dhe ligjeve tė Kosovės ėshtė nė mirėn e tyre dhe perspektivėn demokratike tė tyre. Interesi i qytetarėve tė komunave nė veri tė Kosovės vlerėsojmė se ėshtė direkt i lidhur me mundėsimin e funksionimit tė shtetit demokratik atje, duke bėrė veprime tė duhura pėr tė rritur sigurinė e pėrgjithshme dhe garantimin e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut” thuhet nė njė njoftim tė AAK-sė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 20:29   #9
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Thaēi informon ministrat

Publikuar: E enjte 15 Shtator 2011, 9:44 0 Komente 0 Rekomandime
Prishtinė - Nė mbledhjen e radhės sė Qeverisė sė Kosovės, kryeministri ka prezantuar planin qeveritar operacional pėr veriun, ndėrsa ka falėnderuar tė gjithė ata qė kanė kontribuar nė hartimin e tij. “Unė edhe sot kam vazhduar tė kem takime me autoritetet e EULEX-it, gjithashtu me Kuintin, por edhe me Rasmusenin. Ėshtė rikonfirmuar mbėshtetja e plotė e EULEX-it, mbėshtetja unike e BE-sė pėr planin operacional tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dje. Gjithashtu, edhe sot ėshtė rikonfirmuar mbėshtetja e plotė nga shtetet e Kuintit”, tha Thaēi, duke shtuar se implementimi i tij do tė bėhet nė bashkėpunim tė ngushtė edhe me NATO-n.
Kryeministri ritheksoi se ky plan nėnkupton vendosjen e plotė tė kontrollit doganor nė pikat 1 dhe 31 dhe duke marrė nė konsideratė rrethanat aktuale tė funksionalizimit tė tyre, rregulla tė veēanta do tė aplikohen. “Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme ėshtė fakti qė gjitha operacionet do tė kryhen nė pajtim me ligjet dhe rregulloret e Kosovės. Autoritetet e Kosovės do tė kenė autoritetin komandues, ekzekutiv nė kėto pika dhe do tė ketė mbikėqyrje teknike tė EULEX-it”, tha ai. Kreu i Qeverisė ka bėrė tė ditur se Policia e Kosovės, Doganat dhe Policia e EULEX do tė kenė personelin pėr kontroll nė Jarinje dhe Bėrnjak, ndėrsa trafiku komercial nė Jarinje do tė fillojė pas riparimit tė shpejtė tė infrastrukturės nė kėtė pikė, pėr ēka janė duke u bėrė pėrgatitjet. Ndėrsa gjithė mallrat qė kanė akcizė do tė zhdoganohen nė pikėn 3 nė Merdar.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 20:30   #10
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011





Thaēi: Tė sillemi
si burrėshtetas, jo si qyqarė



Publikuar: E enjte 15 Shtator 2011, 6:54


“Nuk ka ēka tė fshihet, nuk jemi tė vetmit qė jemi takuar me presidentin Tadiq nė Vjenė, Nju-Jork dhe Bruksel. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tėrė delegacioni kosovar. Natyrisht ‘Vikiliks’ i ka kushtuar vėmendje ndoshta mė shumė ndonjė dorėshtrėngimi. Por duhet tė jenė tė shqetėsuar ata tė cilėt nuk i ka prekur ‘Vikiliks’ dhe jo ata qė i ka prekur”, ėshtė shprehur, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Kosova Sot”.
“Kosova Sot”: Vetėvendosja kėrkoi dorėheqjen e Qeverisė dhe mbajtjen e zgjedhjeve tė reja. Ju shqetėson kjo kėrkesė?
Thaēi: Naivitet, papjekuri. Kosova ka institucione shumė stabile, funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka luksin e eksperimenteve politike. Jemi nė agjendėn e konsolidimit tė shtetit tonė, tė njohjeve tė fuqishme qė po vijnė, tė zhvillimit ekonomik tė vendit, tė implementimit tė projekteve madhore historike pėr Kosovėn, tė fillimit tė implementimit tė rendit dhe ligjit nė veri pas 12 vjetėsh. Dhe unė mendoj se edhe tė gjitha partitė duhet tė respektojnė rregullat demokratike dhe mandatet zgjedhore. Zgjedhjet mbahen pėr qeverisje dhe jo pėr tė organizuar zgjedhje tė reja.
“Kosova Sot”:Pas debatit pėr lėndėt fetare, nga mediet ėshtė paralajmėruar pėr mundėsinė qė PD-ja tė dalė nga koalicioni qeverisės. Keni paralajmėrime tė tilla?
Thaēi: Qeveria ėshtė shumė stabile, mazhoranca ėshtė shumė funksionale, debatet nė Parlament janė shumė dobiprurėse pėr shoqėrinė e Kosovės. Prandaj opinionet e ndryshme qė paraqiten janė opinione qė duhet reflektuar nga tė gjithė. Por, kemi bashkėpunim tė mirė.
“Kosova Sot”: Partia e liderit tė AKR-sė thotė se keni premtuar edhe njė post ministror. A keni plan tė jepni edhe njė?
Thaēi: Unė, me gjithė angazhimet, jam i fokusuar pėr qeverisje tė mirė nėpėrmjet njė pune ekipore qė po bėjmė. Mund tė them me pėrgjegjėsinė mė tė lartė nga pėrvoja ime nė mandatin e dytė se ky ekip qeverisės ėshtė ekipi mė i mirė ndonjėherė qė ka pasur Kosova si ekzekutiv, me njerėz tė rinj dhe energji tė reja, vizon dhe mentalitet krejt ndryshe nga qeverisjet e kaluara. Pra, njė qeverisje qė ėshtė duke u mbėshtetur fuqishėm edhe prej gjithė komunitetit ndėrkombėtar qė ėshtė e pėrcaktuar pėr rend dhe ligj, udhėheqje efikase dhe nė shėrbim tė gjithė qytetarėve tė vendit. Natyrisht ne kemi konsulta tė vazhdueshme me partnerėt e koalicionit edhe me z. Pacolli, edhe partitė minore, edhe tė tjerėt.
“Kosova Sot”: Dhe sipas jush vlerėsimi pozitiv i ministrave heq dilemat pėr riformatizim?
Thaēi: Gjashtė muajt e parė tė mandatit tė dytė vlerėsimi pėr ēdo ministėr bėhet nė baza ditore pėr punėn e tyre. Do tė vijė koha qė do tė kemi vlerėsimin real, konkret dhe profesional, politik edhe vlerėsimin pėrgjegjės ekzekutiv tė secilit dikaster pėrkatės.

Autostrada Prishtinė-Shkup dhe fondet e FMN-sė
Gradualisht ne po arrijmė nė finalizim tė gjitha angazhimeve tona tė mbulesės financiare, sepse kjo i kushton Kosovės. Sot kam pasur takime me pėrfaqėsuesit e FMN-sė dhe jemi duke i harmonizuar prioritetet tona tė pėrbashkėt si Qeveri e Kosovės. Jemi nė rrugė tė mirė tė aprovimit tė kėsaj agjende tė Qeverisė sė Kosovės me FMN-nė.
Kosova tashmė ka fituar fondet e premtuara dhe do t’i fitojė edhe vitin e ardhshėm, sepse kemi pajtueshmėri tė plotė me procesin e programit tė premtuar.

I pėrmbahem marrėveshjes

“Kosova Sot”: Jemi nė proces tė reformės zgjedhore dhe asaj kushtetuese. PDK-ja ende nuk ka dalė me propozimet e saj. Si kryetar partie ēfarė ndryshimesh do tė preferonit nė sistemin elektoral?
Thaēi: E para, unė do tė respektoj nė pėrpikėri dokumentet qė kemi nėnshkruar me kryetarin e LDK-sė, Mustafa dhe kryetarin e AKR-sė, Pacolli. PDK-ja do tė ulet dhe do tė marrė vendime pėrkatėse nė organet drejtuese, duke dhėnė opinionet e veta pėr sistemin zgjedhor tė ardhshėm dhe ato do tė zyrtarizohen nė kryesinė e PDK-sė, kėshillin drejtues dhe pastaj do tė prezantohen nė grupet punese pėr reformėn zgjedhore dhe pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit, por edhe pėr zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme. Kjo do tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt.
“Kosova Sot”: A vazhdoni t’i pėrmbaheni marrėveshjes sė arritur me liderin e LDK-sė dhe AKR-sė pėr afatet elektorale, zgjedhjet presidenciale dhe reformėn?
Thaēi: Nga ana ime nė pėrpikėri.
“Kosova Sot”: A jeni duke shqyrtuar mundėsinė e kandidimit pėr president tė vendit dhe a prisni tė keni ndonjė kundėrkandidat nė parti, apo nė koalicion siē ėshtė Pacolli?
Thaēi: E kam theksuar edhe mė herėt me gjithė potencialin tim jam angazhuar nė kryerjen e obligimeve tė mia ekzekutive si kryeministėr i Republikės sė Kosovės. Jam duke kryer pjesėn e parė tė mandatit. Kam kontratė me qytetarėt e Kosovės pasi kam kėrkuar besimin e tyre pėr tė udhėhequr ekzekutivin. Kontratėn me qytetarėt e Kosovės nuk e thyej nė asnjė rrethanė dhe me asnjė ēmim pėr asnjė post, sepse ėshtė kontratė qė e respektoj nė pėrpikėri. Ėshtė nė pyetje besimi i qytetarit dhe nuk e thyej nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė ēmim. Prandaj do tė vazhdoj me angazhimet e mia ekzekutive pėr tė pėrmbyllur agjendėn e konsolidimit tė shtetit tė Kosovės, zhvillimin ekonomik, ngritjen e mirėqenies sociale tė qytetarėve dhe integrimin euroatlantik.
“Kosova Sot”: Nėse respektoni kontratėn me qytetarė, atėherė kemi zgjedhjet presidenciale si afat i marrėveshjes?
Thaēi: Periudhėn kohore tė sistemit zgjedhor do ta pėrcaktojmė bashkėrisht me gjithė spektrin politik kosovar. Ėshtė vendim konsensual nė tė cilin nuk ka monopol askush, asnjė individ dhe asnjė parti. Unė ēdo vendim konsensual tė spektrit politik do ta respektoj me pėrpikėri nė kohėn e duhur kur kėrkohet. Si partia mė e madhe e vendit me besimin mė tė lartė qytetar ne do tė reflektojmė edhe sa i pėrket presidentit dhe zgjedhjeve tė ardhshme tė pėrgjithshme. Ka diskutime tė partive pėr sisteme tė ndryshme tė zgjedhjeve, duhet tė dėgjohen opinionet edhe brenda vetė partisė e pastaj ato opinione duhet tė institucionalizohen brenda partive, pastaj ato veē e veē t’i prezantojnė qėndrimet e tyre unifikuese. Tek mė pas do tė ndėrtohet qėndrimi i politikės kosovare.

“Kosova Sot”: Ēfarė marrėdhėniesh keni me presidenten Atifete Jahjaga dhe si e vlerėsoni rolin e saj nė skenėn politike dhe institucionale?
Thaēi: Kam raporte bashkėpunimi shumė tė mira, raporte tė shkėlqyera. Janė raporte institucionale, por edhe personale. Raporte tė ndėrtuara mbi bazėn kushtetuese dhe ligjore, qė i vlerėsoj si mjaft pozitive.

Pret njohje tė reja tė pavarėsisė

“Kosova Sot”: Kemi pasur disa njohje sė fundmi, ndėrsa paralajmėrohen njohje tė tjera. Zyrtarėt kosovarė duket se janė aktivė, por ka edhe njė mburrje tė vazhdueshme pėr njohjet qė po ndodhin. Si e vlerėsoni?

Thaēi: Ėshtė shumė me rėndėsi qė procesi i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės po konsolidohet dhe forcohet ēdo ditė e mė tepėr. Tani kemi 83 njohje dhe tash sė fundmi edhe Nigeria, njė shtet i fuqishėm nė atė pjesė tė botės, ka njohur pavarėsinė. Presim njohje tė reja nė tė ardhmen e afėrt. Ėshtė njė angazhim jashtėzakonisht i fuqishėm i zėvendėskryeministrit Pacolli dhe ministrit tė Jashtėm Hoxhaj. Prandaj kjo qė po ndodh tani do tė duhej t’i ndodhte Kosovės edhe mė herėt. Ėshtė njė sukses i diplomacisė sė Kosovės.

“Kosova Sot”: Pesė vendet e BE-sė, qė janė problematike pėr raportet e Kosovės me BE-nė, ende nuk e kanė njohur pavarėsinė. Ēfarė prisni ju?

Thaēi: Pesė vendet e BE-sė, edhe pse ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, gradualisht janė duke e unifikuar qėndrimin pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės me 22 vendet e tjera. Ndėrsa nė tė ardhmen e afėrt presim qė tė kemi lėvizje me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės jo si bllok, por veē e veē.

“Kosova Sot”: Politikanėt kosovarė janė akuzuar vazhdimisht se nuk kanė vullnet pėr luftimin e korrupsionit. Cila ėshtė strategjia juaj pėr luftimin e kėsaj dukurie dhe a keni besim nė drejtėsinė kosovare?

Thaēi: Definitivisht kam besim dhe mbėshtes drejtėsinė kosovare. Ne kemi bėrė hapa konkretė nė reforma nė drejtėsinė kosovare, qė janė nė pėrputhshmėri tė plotė me legjislacionin e vendeve tė BE-sė. Ndėrsa edhe zotimet pėr zbatueshmėrinė e kushtetutshmėrisė sė institucioneve tė Kosovės sė bashku me ndėrkombėtarėt pėr rend dhe ligj, luftimin e korrupsionit dhe dukurive tė tjera negative ka njė vendosmėri tė jashtėzakonshme, dhe mund tė them lirisht se nėse krahasojmė me vendet e tjera tė rajonit, lufta kundėr korrupsionit nė Kosovė ėshtė shembulli mė i mirė i mundshėm.

‘Vikiliks’, tekstet e historisė

“Kosova Sot”: ‘Vikiliks’ po publikon mesazhet diplomatike tė ambasadave amerikane, ku njė nga to flet edhe pėr takimet tuaja me presidentin Tadiq. Cila ėshtė e vėrteta sipas jush?

Thaēi: E vėrteta ėshtė se nuk kanė ndodhur dy takime, por shumė mė shumė takime nė konferencat e ndryshme ndėrkombėtare edhe nė Vjenė, edhe nė Bruksel, edhe nė Nju-Jork dhe vende tė tjera. Ato kanė qenė konferenca ndėrkombėtare ku nuk ka munguar dorėshtrėngimi. Prandaj ne duhet tė sillemi si burrėshtetas, jo si qyqarė. Nuk ka ēka tė fshihet, nuk jemi tė vetmit qė jemi takuar me presidentin Tadiq nė Vjenė, Nju-Jork dhe Bruksel. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tėrė delegacioni kosovar. Natyrisht ‘Vikiliks’ i ka kushtuar vėmendje ndoshta mė shumė ndonjė dorėshtrėngimi. Por duhet tė jenė tė shqetėsuar ata tė cilėt nuk i ka prekur ‘Vikiliks’ dhe jo ata qė i ka prekur.

vazhdon

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Llapi : 15-09-11 nė 20:34
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 20:31   #11
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

“Kosova Sot”: Me profesion jeni historian. A keni njė qėndrim pėr kėrkesėn e Turqisė qė tė shqyrtohen disa pjesė tė teksteve tė historisė?

Thaēi: Deklarimet e askujt nuk mund t’i prezantojmė si qėndrime tė ndonjė shteti dhe kėrkesa e tillė nuk ka ardhur as nga Turqia. Por ne jemi vend sovran. Nė anėn tjetėr historinė nuk e shkruajnė qeveritė, por historianėt. Kėshtu qė nė asnjė rrethanė nuk lejoj politizimin e historisė. Historia ėshtė ajo qė ka qenė. Natyrisht ndonjėherė ėshtė shkruar apo ndikuar prej politikės. Por historia ėshtė shkencė qė nuk duhet tė jetė e ndikuar nga politika, ideologjia apo nė kuptimin e njėanshmėrisė etnike.

“Kosova Sot”: Si i keni raportet me mediet. Ēfarė ju tėrheq apo ju pengon nė gazetarinė e Kosovės?

Thaēi: Raportet me medie janė tė shkėlqyeshme. Falėnderoj tė gjithė pėr prezantimin e tyre korrekt nė kuptimin edhe pozitiv, por edhe kritik ndaj punės sime, por edhe tė Qeverisė. Ne jetojmė nė njė vend demokratik me njė rol fuqizues tė medieve tė pavarura. Pėr mua mediet kanė qenė, janė dhe do tė mbesin partnerė i angazhimeve tė pėrbashkėta.
Kohėn e lirė nė bjeshkė
“Kosova Sot”: Keni kaluar njė vit tė ngarkuar me plot zhvillime. Cila ėshtė jeta e kryeministrit tė Kosovės pėrtej politikės dhe ēfarė bėni nė kohėn e lirė. A jeni tė pėrkushtuar ndaj familjes suaj?

Thaēi: Realisht kjo verė ka qenė e stėrngarkuar pėr mua si kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės, me tė gjitha zhvillimet qė kemi kaluar veēanėrisht nė veri. E kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen e sigurisė duhet tė ketė angazhim konkret dhe direkt. Nė kėtė drejtim kam qenė i involvuar personalisht nė tė gjitha zhvillimet. Prandaj fokusimi im ka qenė i theksuar dhe maksimal. Kam arritur tė gjej ndonjė orė tė lirė pėr angazhime fizike. Unė i dua bjeshkėt dhe i shfrytėzoj pėr tė ecur ndonjė ditė fundjave me familjen.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 20:34   #12
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011








Thaēi: Ne nuk do tė zbrapsemi

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi nė njė konferencė pėr mediet qė mbajti sonte ka deklaruar se nesėr do tė fillojė implementimin operacional pėr funksionimin e pikave kufitare 1 dhe 31.
Ai ka theksuar se plani ėshtė hartuar nga qeveria e Kosovės dhe nė koordinim me SHBA, BE, NATO dhe EULEX.
Thaēi ka bėrė thirrje qė tė gjitha qytetarėt tė ruajnė qetėsinė dhe ka shprehur vendosmėrinė e qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen e rendit nė veri.
“Nesėr policėt dhe doganierėt e Republikės sė Kosovės bashkė me EULEX dhe NATO do tė fillojnė implementimin e planit operacional pėr funksionalizimin e pikave kufitare 1 dhe 31. Plani ėshtė hartuar nga qeveria e Kosovės dhe nė koordinim me SHBA, BE NATO dhe EULEX. Publikisht kam marrė mbėshtetjen e tė gjitha faktorėve relevantė ndėrkombėtarė. Bashkė me ju i besojmė suksesit tė pėrbashkėt dhe mbėshtetjes sė plotė tė partnerėve tanė ndėrkombėtare”, ėshtė shprehur Thaēi.
“Edhe sot unė ju ftoj tė ruajmė qetėsinė dhe maturinė. Veprimi i nesėrm nė veri nuk ėshtė i drejtuar kundėr askujt dhe ndonjė grupi etnik. Nė veri nuk ėshtė nė konflikt e drejta me qytetarin, por e drejta me paligjshmėrinė. Qeveria e Kosovės ėshtė garantuesi mė i mirė pėr tė drejtat e qytetarėve, edhe ata serbė qė jetojnė nė veri. I ftoj ata qė tė jetojnė tė barabartė dhe tė respektojnė vendimet tona. Askush nuk ka nevojė tė shqetėsohet. Asnjė qytetarė kudo qė jeton nė Republikėn e Kosovės. Ne jemi nė pėrpjekje pėr rend dhe ligj”, tha kryeministri.
“Tė nderuar qytetarė ju lutem si kryeministėr pėr mirėkuptim. Ju siguroj se ne nuk do tė zbrapsemi. Integrimi i veriut do tė ketė njė proces mė shumė sfida, por jam i bindur se bashkėrisht si qytetar dhe bota demokratike, do ja dalim me sukses. Ne kemi shumė punė pėr tė bėrė qė nga gjykatat dhe shėrbimet e tjera. Ju garantoj se ne nuk do tė ndalemi se punuari deri nė shtrirjen e plotė tė ligjshmėrisė”, theksoi Thaēi.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 22:49   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

NYC: Republika e Kosovės nė veri





Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 23:32
Republika e Kosovės po parapėrgatitet pėr tė marrė kontrollin nė dy pikat kufitare tė premten, qė janė ende dy pikat ku qeveria kosovare nuk e ka shtrirė autoritetin e vet, pavarėsisht se janė kėto dy pika qė po kėrcėnojnė paqen.

Pėrderisa dy vendet, kohėve tė fundit kanė bėrė njė progres tė madh gjatė bisedimeve sidomos pėr regjistrim tė pronės dhe tregtisė, plani pėr tė marrė pikat kufitare, nga Serbia shihet sikurse njė sulm i shqiptarėve tė Kosovės nė njė pjesė serbe. Gjendja ishte acaruar gjatė 25 korrikut kur Kosova kushte dėrguar njėsinė speciale nė Veri dhe serbėt kishin vrarė njė oficer tė njėsisė speciale.

“Populli atje nuk e pranon kėtė – Serbia nuk mund ta pranon kėtė”, tha Borko Stefanovic, kryenegociator i Serbisė nė bisedime me Kosovėn nė njė intervistė pėr gazetėn New York Times nga zyra e tij nė Beograd. “Pėrballė kemi njė krizė qė po vije”.

“Kjo mund ta dėmtoj dialogun dhe do tė kėtė njė ndikim shkatėrrues tė stabilitetit nė rajon”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetėr zyrtarėt nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, bashkė me Qeverinė e tyre kanė bėrė pėrgatitjet pėr tė shtrirė autoritetin e tyre nė tėrė vendin e tyre, pas 12 viteve qėkurse NATO hyri nė Kosovė pas njė kampanje tre mujore tė bombardimeve kundėr Serbisė.

Mirėpo, duhet tė pranohet se pjesa mbi lumin Ibėr de fakto ka qenė njė territor serb me popullsi shumicė serbe qė kanė jetuar dhe vepruar sipas ligjeve tė Serbisė. Serbėt vendor dhe qeveria Serbe ende janė tė pėrkushtuar qė ta largojnė kėtė pjesė nga Kosova.

Pėr shkak tė njė intervenimi tė mundshėm, mediat vendore por edhe ato tė huaja raportojnė se serbėt vendorė kanė filluar qė tė bllokojnė rrugėt qė nga e marta pasi qė kanė mėsuar se kosovarėt do tė marrin kontrollin nė kufijtė e tyre.

Problemi i dy pikave kufitare duket se ėshtė shumė i ndjeshėm, pėrderisa serbėt konsiderojnė se nga ato dy pika kufitare edhe jetojnė.

Tensionet pėr kufirin vinė pas njė momenti politik dinamik. Analistė tė zhvillimeve politike jashtė rajonit mendojnė se problemet e akumuluara tashmė kanė dalė nė dritė.

Presioni pėr tė normalizuar marrėdhėniet nė mes tė dy vendeve ėshtė shtuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Anėtarėt e BE – sė, e kanė bėrė tė qartė se nuk e dėshirojnė njė Qipro tė dytė dhe njė shtet t’i bashkohet BE-sė me njė problem tė njėjtė.

Liderėt e tė dyja palėve kanė shprehur optimizmin se bisedimet nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit pasi ishin arritur disa marrėveshje, sidomos ajo pėr vulat doganore, kishin pėrparuar.

Kėtė javė, zyrtarėt e perėndimit kanė bėrė thirrje qė Qeveria e Serbisė tė qetėsoj strukturat paralele nė Kosovėn Veriore.

“Ne mendojmė se Kosovė duhet qė tė ushtroj autoritetin e vet nė tėrė vendin”, tha ambasadorja amerikane nė Serbi, Mary Warlick. “Ky hap nuk duhet tė jetė njė pikė qė tė prish marrėdhėniet e Kosovės dhe Serbisė”.

Stefanovic ka thėnė se Serbia po kėrkon rizgjidhje tė problemit nė mes tė dy “vendeve” pėrderisa thotė se Serbia kurrė nuk do tė njeh Kosovėn. “Ne duhet tė gjejmė njė zgjidhje sistemore sepse ne e dimė se pa zgjidhur problemin e Kosovės nuk o tė mund t’i bashkohem Bashkimit Evropian”, tha ai.

Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel nė Beograd para tri javėve ku Serbia shpresonte se do tė ndante veriun e Kosovės, ju kthye bumerang. Merkel kishte thėnė se Serbia nuk do ti bashkohet “BE-sė deri sa t’i heq strukturat paralele nė veri tė Kosovės”.

Gjersa diplomatėt perėndimorė nė Beograd thonė se pozicioni i palės nuk do tė thotė se prezanton njė plan pėr ndarje – nė njė konferencė pėr shtyp nė Beograd presidenti Boris Tadic, kishte mesazhe tė ashpra sot.

“Si njė analist sondazhesh mund tė them se ėshtė e rėndėsishme pėr njė politik mbėshtetja e popullit”, thotė Srdjan Bogosavljevic, drejtor i Ipsos Strategic Marketing nė Beograd. “Tani tė gjithė e dimė se Kosovė nuk mund tė trajtohet mė si pjesė e Serbisė”.

Pala kosovare e mbėshtet bisedimet me ndėrmjetėsim me Brukselin, thotė Edita Tahiri, lidere e grupit negociator , por vetėm pėr problemet teknike; nuk bisedohet pėr sovraniteti, integritetin territorial.

“Ne nuk bisedojmė pėr kėto gjėra”, tha Tahiri.

Pėrderisa ajo pėrkrah bisedimet teknik me palėn serbe, ajo thotė se Serbia ende ka probleme me anėtarėsimin e saj nė BE.

“Mendoj se Serbia ka probleme me politikėn e jashtme”, tha Tahiri.

Nga ana tjetėr, Lėvizja Vetėvendosje thotė se vendosja e pikave kufitare nė veri ėshtė kruciale pėr stabilitetin dhe pavarėsinė e Kosovės.

“Me pavarėsi ne morėm njė emėr tė ri, por pa pėrmbajtje”, thotė lideri i Vetėvendosjes Albin Kurti pėr gazetėn. “Ėshtė kruciale pėr Kosovėn pėr tė pasur njė lloj zhvillimi ekonomik dhe tė kontrolloj kufijtė e saj dhe territorin dhe tė bėhet sovrane dhe jo njė shtet i dobėt apo shtet i dėshtuar”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 22:49   #14
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011


Jan ngul shkinat asi kan ngul kamb nuk e leshojm veriun :P:P
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-11, 22:50   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Dodik, e humbėm Kosovėn - Stefanovic niset pėr Jarinj





Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 22:48
(E plotėsuar) Goran Bogdanovic, i ashtuquajtur ministėr pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė ėshtė nisur pėr nė pikėn kufitare nė Jarinj bashkė me shefin e delegacionit serb pėr bisedime me Kosovėn, Borislav Stefanoviq.

Media serbe ka kanė thėnė se dy zyrtarėt serb janė nisur pėr nė veri pėr t’i mbėshtetur serbėt lokalė nė pėrpjekjet e tyre pėr t’i penguar forcat e autoriteteve kosovare qė tė vendosen nė pikat kufitare nė veri.

Nga ana tjetėr, kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka thėnė se Serbia do tė duhet tė pranojė faktin se njė ditė policėt shqiptarė do tė vendosen nė kufijtė e Kosovės.

Dodik i bėri kėto deklarata nė njė intervistė pėr “Veēernje Novosti” dhe tha pavarėsisht dhimbjes sė madhe Kosova ėshtė nė duart e fuqive tė mėdha.

“Ėshtė e qartė se sa e dhimbshme ėshtė ēėshtja e Kosovės. Mirėpo, atė e kanė nė dorė tė mėdhenjtė dhe tė fuqishmit. Dhe ėshtė krejtėsisht e qartė se Serbia kėtė nuk mund ta ndalojė mė. Gjithēka do tė pėrfundojė dhe njė mėngjes do tė shohim policė shqiptarė nėpėr kufij, tė cilėt do tė ruajnė hapėsirėn qė i ėshtė marrė Serbisė. Serbia nuk do tė ketė kah t’ia mbajė: ose ta mbrojė territorin me armė, ose tė tėrhiqet. E kėtė tė paren nuk do ta rekomandoja, pasi qė dihet se ku na ēon”, ka thėnė Dodik pėr “Novosti”.

KFOR nė gjendje tė lartė gatishmėrie

Pasi ka dalė nė konferencė pėr shtyp, kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi KFOR ka filluar tė vė tela mė gjemba pėrderisa e ka mbyllur totalisht pikėn kufitare nė Jarinje.

Por, pėrderisa KFOR ka bllokuar kėtė pikė kufitare mė lartė serbėt kanė dalė me kamionė dhe e kanė mbyllur vendkalimin.

Sipas agjencisė serbe tė lajmeve “Tanjug”, KFOR nė tė gjitha anėt ka vendosur shenja ku shkruhet “STO ose do t’iu qėllojmė”. Nė kėto pika ka edhe reflektorė tė mėdhenj ku ēdo gjė shihet.

Gjendja ushtarake e KFOR-it ėshtė nė gatishmėri mė tė lartė qė pas luftės nė Kosovė ndėrkaq pikat kufitare po kontrollohen nga ushtarė francezė, gjermanė dhe amerikanė.

Edhe mė herėt gjatė ditės por edhe tani serbėt kanė vazhduar duke bllokuar rrugėn. Pas urės sė Ibrit ata akne bllokuar vendin e quajtur Zupē dhe kanė vendosur njė barrikadė nė Bėrnjak.

Pas mesnatės, mbledhja e KS-sė

E kėrkuar nga Serbia dhe Rusia , mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn do tė mbledhet pas mesnatės.

Takimi ėshtė caktuar pas konsultimeve tė mbrėmshme shumėorėshe tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ndėrsa me insistimin e vendeve perėndimore, nuk do tė jetė e hapur pėr opinion. Megjithatė, raportohet se vetėm fillimi i seancės do tė jetė i hapur.

Vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė u janė dėrguar letra e ministrit tė jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremic, dhe ajo e ambasadorit rus nė OKB, Vitaly Churkin. Ky i fundit nė letrėn e tij ka theksuar se kėrkon mbledhje urgjente tė hapur pėr sot, nė mėnyrė qė tė “shqyrtohet situata nė Kosovė pėr shkak tė mundėsisė sė pėrshkallėzimit tė tensioneve”. (Telegrafi)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.