Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-11-06, 03:53   #1
Doni88
 
Anėtarėsuar: 27-10-05
Postime: 34
Doni88 e ka pezulluar reputacionin
Exclamation Doemosdoshmėnia e ēfuqizimit tė ligjit tė “Drejtshkrimit”!

Doemosdoshmėnia e ēfuqizimit tė ligjit tė “Drejtshkrimit”!
Nga Paul Tedeschini, Itali
Jun 15, 2006, 10:40

Kam lexue intervisten e Kryetarit tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, Rexhep Ismajli, dhanė nė Tiranė gazetės SHEKULLI, me datėn 25.05.2006, nė lidhje me hapat e parė qė ka ndėrmarrė Kėshilli Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe rreth rishikimit tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė vitit 1972 nė Tiranė, tue u mbledh alternativisht nė Tiranė e nė Prishtinė. Nė pamjen e parė ky hap duket pozitiv. POR!



Para sė gjithash a asht e drejtė, qė prep sot tė jetė nė fuqi ligji i Republikės ish Socialiste tė Shqipėrisė i vitit 1972 mbi “Drejtshkrimin”, i mbėshtetun nė kėte Kongres famkeq, me tė cilin u pėrjashtue populli gegė dhe iu imponue atij si gjuhė zyrtare - tosknishtja?

Tė gjitha muret, qė ndajshin popujt europian patėn rą, pėrveē murit qė mban prep sot tė ndamė popullin e Gegnisė perendimore (Shqipni e veriut) me popullin e Gegnisė lindore (Kosovė).



Gegnia Perendimore: Duhet thanė troē se gjatė komunizmit, Gegnia Perendimore u pėrjashtue nė Shqipni nga pjesėmarrja nė tė gjitha forumet qėndrore drejtuese tė Pushtetit Ekzekutiv, tė Instituteve kėrkimore-shkencore si dhe tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipnisė, sepse Pushtetin e kishin krejtėsisht nė duer komunistėt shqiptarė-jugorė. Ata e kanė pėrdor Pushtetin gjithmonė nė favor tė shqiptarve tė jugut dhe nė dam tė shqiptarve tė veriut.

Ndokush prej tyne pėrsėrit prep edhe sot ate formulen hipokrite tė neveritshme:

“Kjo ėshtė pėrēarje krahinore!!!”.

Jo! Dihet publikisht se pėrēarja diskriminuese krahinore e popullsisė nė Shqipni nė ate kohe, ka kenė De facto nė tė gjitha fushat, dhe me ligjin e vitit 1972 mbi Drejteshkrimin asht kenė ba De jure nė fushėn e gjuhsisė, tue neglizhue komplet zanin e intelektualve veriorė, tue i ndalue me ligje popullsise sė Shqipnisė sė veriut tė shkruejnė shqip si pat shkrue gjithmonė, qysh qinda vjet pėrpara nė dokumentat ma tė vjetra tė gjuhės shqipe dhe me pretekste tė ndryshme tue i ndalue popullsisė veriore veprat letrare tė figurave tė saj tė shqueme.



Gegnia Lindore: Mjerisht, kėte fat tė keq e psuen nė ate kohe edhe popullsia veriore pėrtej murit, kosovarėt. E shtypėn popullin kosovar, e masakruen, e diskriminuen deri nė rrezik shuemje kombi komunistėt serbė, homologėt e komunistėve tė Shqipnisė jugore. Pėr shkak tė vėshtirsive pėr shkollimin shqip tė fėmijve tė vet dhe para rrezikut tė madh tė sllavizimit tė tyne, kosovarėt zgjodhėn tė keqen ma tė vogėl dhe kėshtu u detyruen tė pranojshin kushtin e qeverisė sė atėhershme komuniste shqiptaro-jugore, tė imponimit tė dialektit shqip-jugor.



Sot mbas 15 vjet rrėzimi tė diktaturave komuniste, si dhe mbas ēfuqizimit tė shumicės sė ligjeve tė ish diktaturės nė Shqipni, edhe ligji diskriminues antikonstitucional i vitit 1972 mbi tė ashtuquejtunin “Drejtshkrim” duhet ēfuqizue. Pa ēfuqizimin e kėtij ligji nuk rivendoset e drejta ligjore e tė gjithė shqiptarve pėr lirinė e gjuhės. Pa rivendosjen e tė drejtės ligjore tė gjithė shqiptarve pėr lirine e gjuhės, ēdo marrėveshtje Ndėrakademike midis Tiranės “superiore”, arrogante, imponuese, ende komunisto-jugore dhe Prishtinės “inferiore” - ka pėr tė kenė jetėshkurt si e para.



Nuk kuptohet se pse kosovarėt, qė po shkėputen me guxim nga Serbia dhe po krijojnė nji shtet tė tyne tė pamvarun edhe nga vetė Shqipnia, sot nuk po mund tė shkėputen haptas nga ligji i vitit 1972 i ish diktaturės sė Shqipnisė dikurshme Socialiste, qė ka zbatim vetėm nė territorin e Shqipnisė! A nuk munden tė nxjerrin nji ligj tė tyne kosovar tė Drejtshkrimit, tė zbatueshem nė territorin e Kosovės, njashtu si e flasin ata vet gjuhėn shqipe, pa pasė nevojė tė marrin mėsime gjuhe nga “mė tė menēurit”, por ulen ne tavolinė me akademikėt e Tiranes sikur tė ishin nxanėsit e tyne dhe a thue se shqip flitet vetėm nė Tiranė?



Vetėm atėherė akademikėt e Prishtinės mund diskutojnė nė pozita tė barabarta me akademikėt e Tiranės, sido qė tė paraqiten kėto, me ose pa ligjin e ’72-shit. Por, nė qoftė se nė delegacionin kosovar do tė ketė prep disa elementė kolaboracionistė tė komunistve serbė apo shqiptarė, atehere takimet pėr rishikimin e Drejtshkrimit nuk do tė nxjerrin nė dritė asgja. Sidoqoftė Gegnishten nuk do tė ketė ma forcė ta ndalojė, sepse ajo mbahet gjallė nga vetė populli…



Tue pa sot se nji i ri nė Shqipni po mėson dy-tri gjuhė tė hueja, le tė mesojė ai nji gjuhė tė huej ma pak dhe tė mėsojė tė dy dialektet tona shqiptare. Ekzistenca e dy dialekteve, asht nji pasuni e madhe, asht nji thesar, qė duhet ruejt dhe duhet zhvillue, pa i mohue vlerat e mėdha te seicilit dialekt. Kėto janė dy kambet nė tė cilat mbėshtetet gjuha e jonė. Atėhere pse ne e vrasim aq shumė menden pėr tė qėndrue vetėm mbi njenėn kambė ose t’ia fusim vedit tė dyja kambėt nė nji kėpucė?

Pse dona na vetė ta vorfnojme gjuhėn tonė?

Prandej mbas ēfuqizimit sa ma parė tė ligjit antikonstitucional tė vitit 1972, i cili si ēdo gja e imponueme e ngatėrroi dhe e vonoi edhe ma shumė zgjidhjen, le tė bajme hapin e dytė tė madh pėrpara tue mėsue na tė gjithė shqiptarėt pa dallim krahine, tė flasim dhe tė shkruejm si Gegnisht ashtu edhe Tosknisht. Jeta e vėrtetoi kėte ide: Pėrderisa une shkodrani sot dij tė flas dhe tė shkruej Gegnisht dhe Tosknisht, kjo provon se edhe nji shqiptar nga jugu, po tė mos refuzojė, mund tė flasė dhe tė shkruej si Tosknisht ashtu edhe Gegnisht. Ky unifikim horizontal i shqipes do te kontribuonte edhe ne unifikimin mbarėkombtar.


Vdekje atyne komunistave a...?!


__________________
Rrnoft dajaku...
Doni88 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.