Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-09-09, 13:57   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Edhe njė mirėnjohje ndėrkombtare pėr PAQE pėr ne Shqiptarėt.

Kryeministri Berisha u nderua me ēmimin pėr paqen “Eisenhower Medallion 2009”


Tiranė. - Ēmimi i jepet Profesor Doktor Sali Berishės pėr kontributin qė ka dhėnė nė krijimin e njė klime paqėsore mes Shqipėrisė, vendeve tė rajonit dhe komunitetit global. Organizata "People to People International", gjatė njė darke prestigjioze nė Las Vegas tė shtetit Nevada, kryeministrin e Shqipėrisė Sali Berisha me ēmimin ndėrkombėtar “Eisenhower Medallion”. Znj . Mary Eisenhower, Presidente e kėsaj organizate dhe gjithashtu mbesa e Dwight D. Eisenhower ish Presidenti i SHBA-sė dhe themelues i Organizatės "People to People", pėrshėndeti aktivitetin duke u shprehur se, "ky ēmim i jepet Profesor Doktor Sali Berishės pėr kontributin qė ka dhėnė nė krijimin e njė klime paqėsore mes Shqipėrisė, vendeve tė rajonit dhe komunitetit global".
Pėrmes njė videoje, kryeministri Berisha falėnderoi organizatėn pėr ēmimin prestigjioz, duke e vlerėsuar atė si njė nder jo vetėm pėr tė por edhe pėr shqiptarėt nė tė gjithė botėn. Ai tha se ishte nder i veēantė qė ishte zgjedhur si shqiptari i dytė, pas Nėnė Terezės, tė cilit i jepet ky ēmim.
Kryeministri Berisha nuk mori pjesė nė kėtė ceremoni pėr shkak tė angazhimeve nė formimin e qeverisė sė re nė Tiranė. Nė emėr tė tij, ēmimin e pranoi bashkėshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha e shoqėruar nga zėvendėsministrja e jashtme zonja Edit Harxhi.
Duke pranuar ēmimin zonja Liri Berisha falenderoi Organizatėn "People to People International" dhe Presidenten e saj zonjės Mary Eisenhower pėr ēmimin dhėnė bashkėshortit tė saj, duke shtuar se Kryeministri Berisha do ta vazhdojė me pėrkushtim punėn e tij pėr pėrmirėsimin e jetės sė popullit shqiptar.
Ēmimi prestigjioz "Eisenhower Medallion" ėshtė krijuar pėr nder tė ish-presidentit tė 34-t tė Shteteve tė Bashkuara, Dwight D. Eisenhower. Ky ēmim u jepet ēdo vit personaliteteve tė shquara, me famė botėrore, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė procesin e paqes nė botė.
Disa prej personaliteteve qė kanė fituar kėtė ēmim ndėr vite janė: Nėnė Tereza; Shkėlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytė, Ish-presidentėt e SHBA-ve Xhorxh Herbert Walker Bush, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.
Qėllimi i "People to People International", ėshtė tė promovojė mirėkuptim dhe miqėsi nėpėrmjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare duke pėrfshirė shkėmbimin e drejtpėrdrejtė tė ideve dhe eksperiencave tė njerėzve nga vende dhe kultura tė ndryshme.
"People to People International" ka nė fokusin e vet rritjen e komunikimit ndėrkulturor brenda ēdo komuniteti, si dhe ndėrmjet komuniteteve dhe kombeve tė ndryshme. Toleranca dhe mirėkuptimi i pėrbashkėt janė tema qendore. Edhe pse njė organizatė jo-politike, "People to People International" mbėshtet vlerat dhe synimet bazė tė themeluesit tė saj, Presidentit Dwight D. Eisenhower. (A.Bajrami)


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.