Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-11-14, 09:54   #1
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rekordet e Lionel Messit

Publikuar: 15:06 / 23.11.2014

Lionel Messi tashmė e ka bėrė zakon qė tė rishkruajė historinė, ndėrsa ndeshja ndaj Sevillas, ku shėnoi het-trik, do tė thotė se ai tashmė ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė histori tė La Ligas.
Rekordi i mėparshėm qėndronte nga viti 1955 (251 gola), ndėrsa ky qė do ta vė argjentinasi (duke vazhduar me golat nė tė ardhmen), mund tė mos thyhet kurrė.

Thuajse secilėn herė qė luan, 27-vjeēari prek njė rekord tė ri dhe padyshim se ato do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen.

Ndėrkaq, Telegrafi ju sjell disa prej rekordeve tė shumta qė ka vėnė deri mė tani dhe ato qė ėshtė nė prag pėr t’i thyer:
- Ai mban rekordin pėr mė shumė het-trikė nė Ligėn e Kampionėve – katėr (ndaj Arsenalit, Viktoria Plzen, Bayer Leverkusen dhe Ajax).

- Messi ėshtė futbollisti i vetėm nė histori qė ka fituar katėr Topa tė Artė. Johan Cruyff, Michel Platini e Marco van Basten, i kanė fituar nga tre.

- Po ashtu, ai ėshtė i vetmi lojtar qė ka qenė katėr herė golashėnuesi mė i mirė nė Ligėn e Kampionėve.

- Sė bashku me Pedron, Messi ka shėnuar gola nė gjashtė gara tė ndryshme brenda njė viti (La Liga, Kupėn e Mbretit, Ligėn e Kampionėve, Superkupėn e UEFA-s, Superkupėn e Spanjės dhe Kupėn e Botės pėr Klube).

- 27-vjeēari ka qenė shtatė herė radhazi nė listėn prej tre lojtarėve finalė konkurrues pėr Topin e Artė (2007-2013) mė shumė se kushdo tjetėr.

- Nė vitin 2012, ai barazoi rekordin e Gabriel Batistutas (1998) me 12 gola tė shėnuar brenda njė viti kalendarik pėr Argjentinėn.

- Nė sezonin 2011/2012 ai barazoi rekordin e Jose Altafinit pėr mė shumė gola brenda njė sezoni tė Ligės sė Kampionėve (14 gola), mirėpo nė sezonin e kaluar kėtė rekord e theu Cristiano Ronaldo (me 17 gola).

- Messi ka shėnuar nė 21 qytete tė ndryshme nė Ligėn e Kampionėve, mė shumė se kushdo tjetėr.

- Argjentinasi ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė ‘el Clasico’ me 21 gola tė shėnuar. Kėtė vit, theu rekordin e Alfredo Di Stefanos (me 18 gola).

- Messi (21) ėshtė vetėm njė trofe prapa Xavit (22) te Barcelona. Rekordi mbahet nga Paco Gento i Real Madridit me 23 trofe, ndėrsa Leo ėshtė nė rrugė pėr ta thyer edhe kėtė rekord.

- Sė bashku me Cristiano Ronaldon dhe Vivian Woodward, ai ndan rekordin pėr mė sė shumti gola ndėrkombėtarė brenda njė viti kalendarik (25).

- Lionel ka shėnuar 27 het-trikė pėr Barcelonėn, njė mė shumė se Cristiano (26) pėr Madridin. Ai ka shėnuar edhe tre het-trikė pėr Argjentinėn.

- Argjentinasi ėshtė lojtari i vetėm nė futbollin spanjoll qė ka shėnuar 40 e mė shumė gola nė pesė sezone radhazi (nė tė gjitha garat). Nė sezonin 2009/2010, ai shėnoi 47 gola, ndėrsa nė katėr sezonet pasuese: 53, 73, 60 dhe 41 gola.

- Messi ka shėnuar 45 gola pėr Argjentinėn dhe mund ta arrijė rekordin kombėtar me Batistutan, i cili ka shėnuar 56 gola. Nė vitin 2013, ai theu rekordin e Diego Maradonas (34 gola).

- Nė sezonin 2011/2012 vuri rekord tė ri nė La Liga me 50 gola duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos nga sezoni paraprak (40 gola). Portugezi kishte thyer rekordin qė mbahej nga Telmo Zarra dhe Hugo Sanchez (me nga 38 gola).

- Leo Messi ka barazuar rekordin me Raul, si golashėnuesi mė i mirė nė histori tė Ligės sė Kampionėve me 71 gola. Nė konkurrencė ėshtė edhe Ronaldo, i cili ka shėnuar 70 gola.

- Nė edicionin 2011/2012 ai theu edhe rekordin e Gerd Muller (67 gola) nga sezoni 1972/1973 pėr mė shumė gola brenda njė sezoni evropian. Leo shėnoi 73 gola nė tė gjitha garat.

- SuperLeo mban edhe rekordin pėr mė shumė gola brenda njė viti kalendarik (91) nga viti 2012, kur theu rekordin tjetėr tė Muller (me 85 gola), i cili qėndronte nga viti 1972.

- Me 101 asistimet qė ka bėrė nė La Liga, argjentinasi ėshtė vetėm gjashtė prapa Luis Figos (107) nė karrierėn e tij me Barcelonėn dhe Real Madridin.

- Messi ėshtė lojtari i vetėm nė histori tė Barcelonės qė ka shėnuar mbi 100 gola kampionalė nė Camp Nou (ai i ka shėnuar plot 147 gola para tifozėve katalunas).

- Lionel ėshtė lojtari i vetėm nė histori tė Barcelonės qė ka shėnuar mbi 200 gola nė Camp Nou nė tė gjitha garat (203 gola).

- Superylli i Barcelonės tashmė ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė histori tė La Ligas (253 gola), pasi tė shtunėn mbrėma theu rekordin e Telmo Zarras (251 gola) qė qėndronte nga viti 1955.

- Ai ka shėnuar nė total 368 gola pėr Barcelonėn nė ndeshjet zyrtare dhe ėshtė larg Cesar Rodriguez (me 232 gola). Po ashtu, ai mban rekordin edhe ndaj lojtarėve tjerė pėr golat qė kanė shėnuar me njė klub. Telmo Zarra ka realizuar 335 gola me Athletic Bilbaon, derisa Raul ka shėnuar 323 gola me Real Madridin. /Telegrafi/


__________________
KOMBI MBI TĖ GJITHA
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.