Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-11-12, 12:20   #76
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Dhuna familjare...

Mos u bėjė i pashpirt, ajo ėshtė gruaja jote, nėna e fėmijėve t'u...

Ne kishim grindjen e parė natėn e kaluar, dhe ai tha shumė gjėra mizore! Ato fjalė tė tij vėrtetė mė lėnduan.
E di se i vjen keq dhe se nuk i ka menduar gjėrat qė i ka thėnė, sepse ai mė dėrgoi lule sot.
Unė morra lule sot, dhe nuk ishte pėrvjetori i martesės sonė ose ndonjė ditė tjetėr e veēantė.

Natėn e kaluar, ai mė hodhi pėr muri, dhe deshti tė mė ngulfasė! Dukej si ankth, nuk mund tė besojė se ka ndodhur vėrtetė!
U zgjova kėtė mėngjes e lėnduar dhe e mavijosur (nga rrahja).
E dija se atij me siguri i vjen keq, ngase sot ai mė dėrgoi lule. Morra lule sot dhe nuk ishte ndonjė ditė e veēantė.

Mbrėmjen e kaluar, ai mė rrahu pėrsėri, ishte shumė mė keq se herave tjera. Nėse e lė (braktisi) atė, ēfarė do tė bėjė?
Si do tė kujdesem pėr fėmijėt?
Po ēfarė tė bėjė pėr para (si t'i fitojė ato)? Unė jam shumė e frikėsuar nga ai, dhe frigohem ta lė (braktisi) atė!
Por, unė e di se atij me siguri i vjen keq, sepse ai mė dėrgoi lule sot...

Unė morra lule sot. Sot ishte njė ditė shumė e veēantė. Ishte dita e funeralit tim (ceremonisė sė varrimit).
Natėn e kaluar, mė nė fund ai mė mbyti mua. Ai mė rrahu deri nė vdekje. Vetėm po tė kisha mbledhur mjaft guxim qė ta braktisja atė (tė shkurorėzohesha prej tij), unė nuk do tė merrja lule sot...
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-12-12, 15:16   #77
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Dhuna familjare...

E veēanta e kėsaj forme dhune qėndron nė faktin qė ajo nuk drejtohet ndaj njė gruaje tė vetme, por ndaj tė gjitha grave si grup shoqėror. Dhunė ndaj grave ėshtė gjithēka qė iu mohon atyre tė drejtėn pėr tė shpalosur aftėsitė dhe mundėsitė e tyre pėr zhvillim, vetėm pėr shkak tė gjinisė sė tyre. Ajo ėshtė shpesh formė e pėrēmimit tė gruas qė ėshtė pranuar nė njė shkallė tė caktuar nė shoqėri, ndėrkohė qė nuk perceptohet fare nga burrat. Ndėrsa gratė pranohen si e keqe e domosdoshme ose si njė formė biologjike e marrėdhėnies burrė-grua.

Dhuna kategorizet nė dhunė tė strukturuar dhe dhunė personale. Me dhunė personale nėnkuptohen sulme tė drejtpėrdrejta fizike ndaj gruas sic ėshtė p.sh. pėrdhunimi i grave dhe vajzave, keqtrajtimi fizik dhe vrasja e grave. Dhuna personale qėndron nė shumicėn e rasteve, nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me trupin femėror, me funksionin riprodhues tė gruas dhe seksualitetin e saj. Dhuna e strukturuar shprehet nė ideologjinq e ndjenjės sė inferioritetit, nė mospėrfilljen e statusit tė gruas dhe nė superioritetin e burrit nė shunė fusha shoqėrore.

Ndaj dhunės seksuale, qeveritė nuk reagojnė me tė njėjtat mjete dhe tė njėjtat masa ndėshkuese si ndaj veprave tė tjera penale. Dhuna ndaj grave, pėr njė kohė tė gjatė nuk konsiderohej fare si shkelje e tė drejtave tė njeriut, por si ēėshtje "e brendshme" e shteteve tė veēanta, ndėrsa nė shtetet e veēanta si ēėshtje "private" e viktimės dhe keqbėrėsit. Kjo i ka rrėnjėt nė dallimin e sferave "publike" dhe "private", qė ekziston qoftė nė shoqėritė tradicionale patriarkale, qoftė nė shoqėritė perėndimore.Deri sot, institucionet ndėrkombėtare pėr ruajtjen e tė drejtave tė njeriut pėrqendrohen kryesisht te burri. Nė kapitullin "ĒFARĖ?", tė drejtat e njeriut do tė paraqiten nė njė kėndvėshtrim qė u pėrgjigjet rrethanave tė jetės sė gruas. Tė ashtuquajturat tė drejtat e grave kėrkojnė krijimin e organeve tė veēanta dhe tė konventave specifike ndėrkombėtare. Nė shumė shtete tė botės, pėr shkak tė besimeve kulturore dhe fetare, kėrkesat e grave pėr barazi shihen si pa vend nė kuadrin e tė drejtave tė njeriut. Vendi i gruas si "njeri i dorės sė dytė" ėshtė ai qė ushqen dhunėn dhe diskriminimin. Edhe nė shtetet, nė tė cilat barazia mes burrit dhe gruas sigurohet nė kushtetutė, zbatimi i saj sigurohet vetėm nė mėnyrė tė pjesshme. Shkelja e tė drejtave tė grave: Vrasja pėr nder!? Marri....

"Krimet pėr nder" (honor crimes) janė shumė tė shpeshta nė lindje dhe juglindje tė Turqisė. Ato janė tradicionalisht tė pėrhapura nė tė gjithė hapėsirėn e Mesdheut, nė Lindjen e Mesme dhe mė tej nė Azi dhe nė Afrikė. Pėr ēfarė bėhet fjalė? Vajzat qė kanė humbur virgjėrinė, duhet tė kenė parasysh qė mund tė vriten nga familja. Njė marrėdhėnie dashurie ėshtė po aq vdekjeprurėse, sa edhe njė pėrdhunim apo abuzim seksual, madje edhe nga njė anėtar i familjes. Po kaq e kėrcėnuar ėshtė edhe njė grua qė shkel kurorėn me njė burrė tjetėr apo qė shkel fejesėn e stisur nga familja, pavarėsisht nėse ka shkuar ose jo me njė burrė tjetėr.)

Numri i saktė i vrasjeve pėr nder nuk ėshtė i njohur, ngaqė shumė nga kėto krime maskohen si aksidente. Vetėm nė qytetin Urfa nė Turqi, nė 5 vitet e fundit janė kryer 26 vrasje pėr nder. Nė Pakistan plagosen ose vriten ēdo vit nga tė afėrmit qindra gra pėr shkak tė marrėdhėnieve tė supozuara seksuale ilegale. Vajzat, nėse arratisen, ndiqen dhe vriten - mbyten, vriten me armė, digjen me benzinė, shtypen me makinė (nga anėtarėt meshkuj tė familjes) ose helmohen (nga nėnat e tyre apo vjehrrat). Nė raste mė tė rralla mjafton pėrjashtimi nga familja. Nganjėherė vajzat e "ēnderuara" martohen shpejt. Por edhe nė kėtė rast, vajza kėrcėnohet nga vdekja nėse "humbja e nderit" zbulohet nga familja e re.

Sfondi: Sipas moralit patriarkal, nderi i tė gjithė familjes varet nga virgjėria e vajzės ose nga pastėrtia (dėlirėsia) e gruas sė martuar. Nuk ka rėndėsi nėse vajza e humb vullnetarisht apo me dhunė virgjėrinė. Nėse "turpi" bėhet i dukshėm pėr tė tjerėt, nga njė shtatėzėnėsi, atėherė nderi i vajzės mund tė shpėtohet vetėm nga vdekja. Gruaja e prekur nuk mund tė presė ndihmėn e grave tė tjera nė familje, sepse ato duhet ose duan tė ruajnė tė pacenuar nderin e familjes. "Ēnderimi" i njė familjeje nga vajza mund tė shkatėrrojė edhe shanset pėr t'u martuar tė gjithė motrave tė saj.

Nė Anadollin juglindor, pėr shembull, dy tė tretat e tė gjitha martesave stisen nga familja. E rėndėsishme pėr prestigjin e familjes ėshtė cmimi qė duhet tė paguajnė pėr t'u martuar. Pėr shumė djem tė rinj, kjo ėshtė njė shumė tepėr e lartė, kėshtu qė ata duhet tė kursejnė me vite tė tėra pėr martesėn. Vajzat janė tė detyruara tė martohen me burra pleq. Pėr kėtė arsye shtohet numri i arratisjes sė ēifteve tė reja nė qytetet e mėdha.

Ēfarė bėhet kundėr vrasjeve pėr nder? Vrasjet pėr tė shpėtuar nderin e familjes, nė Turqi janė tė dėnueshme. Megjithatė, mė mirė pranohet dėnimi me burg, sesa ēnderimi i familjes. Shpesh, pleqėsia e familjes ngarkon njė anėtar tė mitur tė familjes, pėr shembull vėllanė e vogėl, pėr tė kryer vrasjen, pėr t'i shpėtuar dėnimit (ndėshkimit). Tė shumtėn e herės, mundėsia e vetme pėr gratė pėr t'i shpėtuar vdekjes, ėshtė arratisja. Megjithatė nuk ekzistojnė direktiva ligjore qė tė bėjnė tė mundur azilin pėr kėto gra. Edhe vajzat dhe gratė e atyre qė kanė emigruar nė Evropė, janė tė kėrcėnuara, sidomos kur pretendojnė tė kenė tė drejtat qė i shohin edhe te gratė evropiane.Dhuna nė lidhje me prikėn

Shumė viktima vdesin nga plagėt, pėrpara se tė mund tė hetohet pėr shkaqet; tė mbijetuarit nuk pranojnė tė dėshmojnė nga frika.

Fillimisht, gratė keqtrajtohen psikikisht dhe fizikisht nga burri dhe familja e tij. Ngaqė kthimi nė shtėpinė e prindėrve ėshtė i ndaluar pėr shkak tė "turpit", shumė prej tyre vrasin veten. Gratė e tjera mbulohen zakonisht me kerozinė dhe iu vihet flaka. Soba me kerozinė ka pothuajse nė tė gjitha shtėpitė, prandaj vrasje tė tilla fshihen si "vdekje aksidentale nė kuzhinė".

Arsyeja kryesore pėr vrasjet pėr prikė, janė interesat financiare, pėr shembull kur prindėrit e nuses nuk janė nė gjendje tė paguajnė ēmim in e nuses, nėse nuk arrijnė tė paguajnė kėrkesa tė tjera ose kur bashkėshorti kėrkon njė martesė tė dytė pėr njė prikė tjetėr.

Jeta dhe shtesėn ,qė burri apo tė afėrmit e tij bėhen pėrgjegjės pėr cdo vdekje jonatyrore gjatė shtatė vjetėve tė parė tė martesės, pėr sa kohė nuk mund tė dėshmojnė tė kundėrtėn (pafajėsinė). Pavarėsisht nga kėto masa tė marra vazhdojnė tė kryhen vrasjet pėr shkak tė prikės.Dhuna nė familje

Dhuna nė familje ushtrohet kryesisht ndaj anėtareve femra nė familje nė rolin e tyre si vajza, nuse, motra, bashkėshorte apo ish bashkėshorte, partnere apo ish partnere, tė dashura apo ish tė dashura. Autorėt janė (me pak pėrjashtime) anėtarė burra tė familjes. Kjo formė dhune kundėr grave kapėrcen kufijtė kulturorė, fetarė dhe rajonalė. Disa shembuj:


sulmet fizike, p.sh. rrahjet, pėrplasjet, shkuljet e flokėve, djegia me ujė tė nxehtė, djegia nė zjarr, pėrcmimi dhe vrasja;

detyrimi seksual dhe pėrdhunimi;

dhuna psikike, p.sh. keqtrajtimi verbal (me fjalė), izolimi nga familja dhe personat e tjerė;

Marrja e burimeve fizike dhe ekonomike.
Dhuna nė shtėpi ėshtė njė dukuri, sė cilės nė shumė vende i kushtohet ende shume pak vėmendje. Nė shumė raste, dhuna nė familje nuk konsiderohet si vepėr penale (krim). Pėr kėtė arsye, studimet nė vendet e veēanta janė tė paplota. Kėto studime si dhe tė dhėnat zyrtare (statistikat e policisė) paraqesin vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė pėrmasave tė vėrteta tė dhunės.Dhuna nė familje ushtrohet kryesisht ndaj anėtareve femra nė familje nė rolin e tyre si vajza, nuse, motra, bashkėshorte apo ish bashkėshorte, partnere apo ish partnere, tė dashura apo ish tė dashura. Autorėt janė (me pak pėrjashtime) anėtarė burra tė familjes. Kjo formė dhune kundėr grave kapėrcen kufijtė kulturorė, fetarė dhe rajonalė.STOP ,boll ma .Shekulli 21.


AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.