...Argumentum (ad ) AMORE
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
|
nga Albion Topia
Tė nesėrmėn!!!
Nėse nuk do tė jetė e hėne apo e marte, patjetėr qė do tė jetė e mėrkurė ose e enjte!!! Po ja e marrim shembull qė e huqėn Ata (mos e bėn Zot),
dhe nuk ndodhi kėto dy ditė, atėherė smbetet ditė tjetėr pos tė premtes.
Pra, do tė vij ajo. E shumė-pritura, e shumė-ėndrruara, e shumė-kėnduara, e shumė-larta, e shumė-komentuara, e shumė shuma tė tjerė
Pavarsia!
Derisa gjithė natėn e kaluar kemi pirė e jemi dehur, dhe jemi stomak-turbullt, tė nesėrmen do tė pyetemi, me ndjenjėn e gėzimit dhe plotėsisė, me kumbimin e urimeve dhe zhurmėn e ahengut, gjithė surrate tė zhdaravitura, e qepalla tė molisura se:
- Vėrtetė ndodhi? Do ta pyesim njėri-tjetrin: Erdhi Ajo (pa ja pėrmendur emrin), apo ishte vetėm ėndėrr? Dhe pasi tė jemi bindur pėr tė satėn herė se realitetin po e prekim me duar, po e pėrjetojmė edhe njė moment tė Historisė, po e kapim edhe njė ēast tė rėndėsishėm nga ajo qė e pandehim Jetė, do tė rrotullojmė kokat e rėnduara, duke mos ditur tė qajmė apo tė qeshim, tė kėndojmė apo tė klithim, tė shajmė apo tė urojmė
Dikush do tė nxitoj andej-kėndej si i ēmendur pėr tė komentuar titujt e gazetave, njė tjetėr lajmet e fundit, e i treti do tė pėrfol shkrimet nga Interneti, gjithnjė duke glorifikuar fjalėt e mira (ngado qė kanė ardhur) dhe duke e heshtur ndonjė pėrshpėritje dashakeqėse, qė pėr atė apo pėr kėtė arsye, atje diku larg, nė Rusi, Kinė, Kubė etj. paskėsh kumbuar si "kolla e miut", gjė qė nuk e vlenė as tė zihet nė gojė!
Telefonatat dhe SMS porositė do ta pėrshkojnė botėn, tė shumta, tė dendura, tė ngjeshura saqė operatorėt do tė pėrballen mė shumė se me telashe, dhe sistemet e tyre teknologjike do tė gjenden buzė kolapsit total. Nga Amerika daja do tmė uroj duke u ngulfatur nga emocionet, me njė krenari transparente nė frymėn Dajo, Amerika bre
, xhaxhai nga Gjermania i dehur i bėrė pyskyl do ta recitoj Fan Nolin dhe vargjet e tij O flamur gjak, o flamur shkabė
, duke mos ia vėnė veshin cikėrrimės se tash Flamuri as nuk do ta ketė ngjyrėn e gjakut dhe as nuk do tė ketė shkabė, por njėkohėsisht duke konkluduar me zė tė lartė se; - Punėn mė tė madhe e bėri Gjermania - nga prapa(skena)via
Teta Xhevė do tė lajmėrohet nga Franca dhe me theksin gjysėm-gallapēe gjysėm-parisienēe do tė arrij tė thotė; - Uhrrime, uhrrime, e gėzoshi rrehpublikėn, e do tė zhgrehet nė vaj
pėr tė vazhduar pas pak me; - Nipashi i mohtrrės, mos hahrroni ta uhrroni edhe kėtė, Sahrrkozynė!!! Nga Zvicra kushėrinjtė me radhė do tė pėrmendin se Zvicra ishte e para qė ihaaaaaaaaaa, shumė para tė tjerave publikisht deklaroi se Kosova do duhej ta kishte kėtė qė e ka sot
por do tė vazhdojnė me atė se tash edhe mund kemi problem pak, ngase ka mundėsi qė kėta pa letra do ti paketoj dhe Via-Sllatina!!!
Do tė ketė telefonata e telefonata, derisa bateria tė mė bėj cėrrc.
Anės rrugėve muzikė, gjithandej
ska vetura sepse policia ka vendosur regjim tė rreptė dhe ka krijuar parajsė pėr kėmbėsorėt. Kuptohet, pėr veturat zyrtare (tė komunės, departamenteve ministrore, deputetve, e krijesave tė ngjashme regjimi nuk vlenė. Nėpėr sheshe grumbuj njerėzish me shishe nė duar, ndonjė orkestėr muzikore, qoftė profesioniste qoftė e grumbulluar Ad Hoc (nga virtuozėt e mahallės), kėndojnė e vallėzojnė duke mos u mėrzitur aspak se ėshtė Shota, Sirtaki apo Kazaēok, se nė fund tė fundit nuk ėshtė festival por Armagedon pėr armiqtė! DJ Tallavani do tė performoj muzikė patriotike, duke u nisur nga Gjergj Elez Alia e Mujė Bylykbashi e deri te kėta kreshnikėt e rinj nga Grupi i Unitetit. Bile, pėr atė ditė njė kuartet kėngėtarėsh (tė afirmuar nė diasporė) brenda natės ka bėrė Hitin e hiteve me titull: Grupi i Unitetit sjell pavarsinė, nga i cili po ju shkėpus dy rreshta...
Na prit Leskovc se tash po vimė,
Zgjohu Ulqin, gzohu Janinė
Pranė filialave tė bankave (tė cilat nuk punojnė) veē policėve ka edhe uniforma tė tjera, kryesisht pjestarė tė agjencioneve Security. Pėr ēdo eventualitet, edhepse do tė ishte turp i turpeve qė ditėn e parė tė pavarsisė, dikujt ti shkonte mendja pėr punė tė liga
Afaristėt e mėdhenj, por edhe ata tė vegjėl e bėjnė garėn mė tė ėmbėl tė Jetės, se kush mė shumė do tė jap falas pije e ushqime
dikush njė kamion, tjetri njė rimorkio traktori plot me kanaēe
Fabrikat e ujit kanė krijuar stoēe dhe degustojnė publikisht duke bėrė edhe pak reklamė. Gjithandej vjen era ēebapa, virshle, dhe kofsha pule, sdo mend
Aty kėtu ndojė petarde, pak mė larg ndonjė TT, e krejt nė periferi rafale kallashash, tė pandėrprera
Nė xhaminė e madhe nė lutjen e drekės, imami do ta mbaj edhe njė fjalim tė zjarrtė duke theksuar mbėshtetjen e Ligės arabe dhe angazhimin e myslimanėve tė tėrė botės, qė Kosova tė jetė e lirė dhe e
(nuk po e them se tash nuk e ka peshėn e dikurshme, apo duhet? Nejse de, e pavarur). Katolikėt nė meshėn e jashtėzakonshme sė pari do tė luten pėr shėndetin e Papės dhe falėnderimi i veēantė do ti drejtohet Vatikanit. Agnostikėt do tė gjejnė shpjegime nga mė tė ndryshmet, vetėm e vetėm qė ta pėrligjin totalitetin e Biblės dhe Kuranit, gjithsesi duke iu falėnderuar fuqive tė padefinuara por tė pamohueshme
Pra, ėshtė harmoni absolute, tė nesėrmen e pritjes, ditėn e parė tė asaj qė mbante dhe do ta mbaj emrin e shenjtė-Pavarsi!
Helikopterėt e KFOR-it rrotullohen pandėrprerė, nga njė lartėsi e sigurtė qė mos tė zihen nga ndojė plumb qorr. Vėzhgojnė kryesisht vendbanimet serbe, ku patrullat tokėsore qė nga nata e mbrėmshme kanė zėnė vendet kyēe, duke bėrė kontrolle tė detajuara dhe duke legjitimuar tė gjithė pa dallim, pra civilė, policė tė SHPK-sė, pjestarė tė TMK-sė, po qofshin ata edhe me grada gjeneralėsh, kolonelėsh etj. Dėgjohen sirena tė ambulancave, dhe zhurma e ngasjes sė shpejtė sepse numri i infarkteve pėr ēudi ėshtė shumė-shumė i madh. Duhet tė jenė kėta padyshim, njerėzit mė tė pafat nė faqen e dheut, tė cilėt ditėn e parė
nejse, nuk do ta pėrsėris mė. Por, merreni me mend, ditėn kur tė gjithė festojnė, atyre tu bėj vaki kjo!? Ska fjalė, mė shumė se tragjedi, por jeta vazhdon. Nė fund tė fundit dikush do tė thotė Hallall edhe infarktin, se ėshtė i gėzimit
!!!
Prap rafale, diku nė periferi.
Dikush pėrcjell fjalėt e tė tretit apo katėrtit, se nė kufi me Serbinė kishte parė lėvizje tė ēuditshme tė njerėzve tė uniformuar
por askush nuk e merr seriozisht kėtė, dhe tallen me kėso barcoletash, megjithėse kėrcėnimet e fundit ishin shumė tė hapura dhe nga gjuha lakuriqe!
Flitet se shqiptarėt nė Maqedoni po solidarizohen me kremtėn tonė. Nė Bit-Pazar kėndon Xhezair Elezi dhe Big Mama. Nė sheshin Skėnderbej tė Tiranės, kreu i shtetit amė paskėsh bėrė njė sheti rasti duke imituar kremtėn e madhe tė Kosovės, dhe ishte rast i rrallė kur presidenti konsensual, kryeministri, ministra, deputetė tė pozitės e opozitės bėnė njė xhiro nė kėmbė. Edi Rama pėr tu dalluar nga ajo masė e njėtrajtshme qenka detyruar hėpėrhė tia futė allti pėrpjetė, plotė 6 herė, mu pranė monumentit tė Gjergjit
Brenda sekondės tė gjithė VIP-at ishin shtrirė pėr tokė nga frika e ndonjė atentati, por shpejt e kishin marrė veten duke shikuar me pėrbuzje Eduan e qejfleisur. Harmoni gjithėshqiptare, ska fjalė!
Kėtu, te sheshi para teatrit ndodh njė incident i vogėl. Grumbullohen njerėzit pėr ta penguar policinė e cila kishte qėllim tia merrte flamurin kuq e zi njė personi nė karrocė invalidėsh! Reagojnė qytetarėt e tjerė. Invalidi i luftės nuk e jep flamurin, policia kėrkon pėrforcime. Konsultohet me bazėn e cila pret pėrgjigje nga lartė. Mė nė fund policėt arsyetohen se urdhėri ėshtė i tillė; Vetėm sot nuk bėn tė shpaloset tjetėr flamur, pos atij tė konkursit, pra vetėm sot, kuptoni, luten
Gjithēka pėrfundon paqėsisht, pasiqė turma me lutje e fjalė miradie, pėr hirė tė harmonisė sė gjithėpushtetshme tė kėsaj dite e bind tė rebeluarin tė ul flamurin
Nė park shumė njerėz tė shtrirė, sdihet a janė tė vdekur, tė dehur apo vetėm po pushojnė nga vapa pėrcėlluese
Kėngė, valle, piskama, sharje gėzimi, tamam karneval
|