Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-06-05, 10:46   #32
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lufta e Taifit



Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nis pėr nė Taif. Gjatė rrugės kaloi nga Kulla e Malik ibn Auf el Ensariut dhe urdhėroi qė tė shembej. Kur arriti nė Taif, e gjeti armikun tė strehuar nėpėr kullat e atjeshme. Armiku e kishte siguruar ushqimin pėr njė vit. Prandaj, Profeti vendosi ta rrethonte armikun. Myslimanėt kishin zbritur afėr armikut dhe armiku i goditi me breshėri shigjetash. U plagosėn njė numėr jo i vogėl myslimanėsh, prandaj ata u zhvendosėn dhe shkuan nė vendin ku ėshtė xhamia sot. Myslimanėt pėrdorėn disa plane pėr ta detyruar armikun qė tė dilte nga kullat, por nuk patėn sukses. Halid ibn Uelidi dilte ēdo ditė nė fushėn e betejės dhe u bėnte thirrje pėr duel, por asnjėri prej tyre nuk i pėrgjigjej. Myslimanėt ndėrtuan edhe njė katapultė, me tė cilėn e gjuanin armikun, por edhe kjo nuk dha rezultat. Nėn mburojat e hekurta, disa myslimanė u pėrpoqėn tė shponin murin e kullės, por armiku u hodhi nga sipėr copa hekuri tė skuqur dhe ata u detyruan tė ktheheshin. Myslimanėt filluan tė prisnin hardhitė dhe hurmat. Atėherė, armiqtė u lutėn qė tė mos i prisnin ato. Myslimanėt i lanė dhe nuk i prenė mė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi njėrin nga myslimanėt qė tė thėrriste: “Cdo rob qė do tė zbresė nga kulla, do tė jetė i lirė.” Atėherė, zbritėn 23, ndėr ta edhe Ebu Bekra. Ata hipėn mbi murin e kullės sė Taifit. Ebu Bekra u nis dhe mori me vete devenė e tij, qė njerėzit e Taifit tė kujtonin se do t’i jepte ujė devesė. Kur e pa veprimin e tij, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e quajti Ebu Bekra. Rrethimi zgjati rreth 20 ditė, por pa dobi. Thuhet se ka zgjatur njė muaj tė plotė. Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėshillua me Neufil ibn Muauije Diliun dhe ky tha: “Ata (armiqtė) janė njė dhelpėr nė strofė. Po tė qėndrosh mbi strofkė, e kap dhelprėn; por edhe po ta lėsh, nuk tė bėn ndonjė dėm ty.” Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt qė tė largoheshin qė andej. Disa myslimanė i kėrkuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė t’i mallkonte ata, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “O Allah! Udhėzoji pėr sė mbari njerėzit e Taifit dhe bėji myslimanė!” Ndarja e presė sė luftės dhe e robėrve

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Taifi dhe shkoi nė Xhi’ranė. Aty qėndroi mė shumė se dhjetė ditė, por nuk e pjesėtoi plaēkėn e luftės midis myslimanėve, sepse priste qė tė vinin Hauazinėt tė penduar pėr ēfarė kishin bėrė dhe tė merrnin pasuritė dhe robėrit e tyre (gratė dhe fėmijėt e tyre). Mirėpo nuk erdhi askush prej tyre. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nxori njė tAdapter lė pestėn e plaēkės sė luftės dhe ua dha disa njerėzve qė ishin me besim tė dobėt nė Islam, pėr t’ua zbutur zemrat dhe pėr t’iafruar. U dha, gjithashtu edhe disa njerėzve, qė nuk ishin bėrė myslimanė ende, pėr t’ua bėrė tė dashur Islamin. Kėshtu, Ebu Sufjanit i dha 40 okė argjend dhe 100 deve. Po kaq i dha edhe djalit tė tij, Jezidit; tė njėjtėn sasi i dha edhe djalit tjetėr tė tij, Muauijes. Safuan ibn Umejes i dha njėherė 100 deve, pastaj 110 dhe pastaj 100. Tė tjerėve, si Hakim ibn Hizamit, Harith ibn Harith ibn Kalides, Ujajne ibn Hasinit, Akrei ibn Habisit, Abas ibn Murdas, Alkame ibn Alathe, Malik ibn Aufit, Alai ibn Harithies, Harith ibn Hishamit, Xhubejr ib Mutaimit, Suhejl ibn Amrut, Huejtib ibn Abdul Uzzasė, etj. u dha nga 100 deve. Pėr tė tjerėt ndau nga 50 (thuhet edhe 40) deve pėr secilin. Mirėpo, u pėrhap fjala se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po jepte me shumicė dhe nuk kishte frikė se varfėrohej kurrė. Prandaj iu grumbulluan arabėt dhe i kėrkuan qė t’u jepte nga prerja e luftės, derisa e mbėshtetėn te njė pemė e i ngeli pelerina varur nė njė degė tė saj. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha atyre: “Ma jepni pelerinėn time se betohem pėr atė Zot, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, sikur tė kisha pasuri sa gjethet e pemėve tė Tihamės, do ta pjesėtoja atė pėr ju. Pra, mos mė quani koprrac, as zemėrlig dhe as gėnjeshtar.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori ca lesh nga shpatullat e devesė dhe tha: “Uallahi, unė nuk kam asgjė tjetėr nga pasuria juaj, qė morėt nga armiku nė luftė, pėrveēse njė tė pestėn e saj. E njė tė pestėn e asaj pasurie ua dhashė krejtėsisht juve. Po tė doni, bėjeni llogarinė me imtėsi. Mashtrimi ėshtė gjė e shėmtuar, turp dhe zjarr do tė ketė pėr mashturesin Ditėn e Gjykimit.” Atėherė njerėzit e kthyen ēdo gjė qė kishin pasė marrė vetė nga plaēka e luftės. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi Zejd ibn Thabitin qė tė ndante plaēkėn e luftės. E, pasi qe ndarė mė parė njė e pesta e saj, pjesa qė i takonte ēdonjėrit nga pjesa tjetėr kishte afėrsisht vlerė sa njė deve e gjysmė dhe dy dele e gjysmė e dhjetė derhem, si dhe sa njė e treta e njė robi lufte. Pasi merrej njė prej kėtyre pjesėve dhe pasi merrej 10 derhem, personi duhej tė zgjidhte: ose katėr deve, ose 40 dele, ose njė tė tretėn e vlerės sė robit tė luftės. Ankesa e ensarėve dhe hytbja e tė Dėrguarit tė Allahut

Ensarėt (Medinasit) u habitėn qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dha disa njerėzve shumė pasuri pėr t’u bėrė qejfin dhe nuk u dha asgjė ensarėve. Prandaj njėri prej tyre tha: “Kjo ėshtė shumė e ēuditshme. Si ka mundėsi qė ai u jep Kurejshėve dhe ne na lė pa gjė! Shpatat tona ende lėshojnė gjak nga gjaku i armiqve.” Kėtė fjalė e mori vesh Sa’d ibn Ubejdja, qė ishte kryetari i ensarėve dhe i mblodhi ata veēas. Vajti edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili mė parė falenderoi Allahun, pastaj pėrmendi mirėsitė e mėdha qė Allahu u kishte dhėnė ensarėve, si dhe mirėsitė qė ata i kishin bėrė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj tha: “O ensarė! A u zemėruat ju pėr ca gjėra tė kėsaj bote, qė unė ua dhashė disa njerėzve, pėr t’u bėrė qejfin, qė ata tė bėheshin myslimanė, ndėrsa ju u lashė vetėm me Islamin tuaj? A nuk jeni tė kėnaqur qė njerėzit e tjerė shkojnė nė shtėpitė e tyre duke marrė me vete dele e deve, ndėrsa ju ktheheni tek devetė tuaja, duke pasur me vete tė Dėrguarin e Allahut? Pėr Zotin, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, edhe sikur tė mos ishte Hixhreti, unė do tė isha njėri prej ensarėve; edhe sikur njerėzit e tjerė tė hynin nė njė grykė mali e ensarėt nė njė grykė tjetėr, unė do tė hyja atje ku do tė ishin ensarėt. O Allah! Mėshiroji ensarėt, bijtė e ensarėve dhe bijtė e bijve tė ensarėve!” Ensarėt qanė, derisa iu lagėn mjekrat me lot dhe thanė: “Ne jemi tė kėnaqur qė kemi me vete tė Dėrguarin e Allahut, si pjesė tė shpėrblimit tė luftės edhe caktim i Allahut pėr ne.” Tė dėrguarit e fisit Heuazin

Pasi u shpėrnda e tėrė preja e luftės, erdhi delegacioni i Heuazinit, tė cilin e kryesonte Zuhejr ibn Suredi. Tė gjithė pjesėtarėt e delegacionit u bėnė myslimanė dhe i dhanė besėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj i thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Ndėr ata qė ju keni marrė robėr, janė edhe nėnat, motrat, hallat dhe tezet tona. E pėr njerėzit e tyre ėshtė turp qė ata tė mbeten robėr.” Dhe thanė nė vargje: “Bėj mirėsi pėr ne, o i Dėrguari i Allahut, bėj mirėsi pėr nderin tonė, sepse je njeriu mė i mirė, nga i cili ne shumė shpresojmė e presim. Bėj mirėsi pėr ato gra qė ushqejnė fėmijė, liroji, se Allahu do tė tė japė ty ēdo mirėsi.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Unė kam me vete ata qė shikoni dhe fjala mė e dashur tek unė ėshtė ajo mė e vėrteta. Zgjidhni e merrni: ose robėrit (gratė e fėmijėt), ose pasurinė.” Ata: “Ne nuk barazojmė asgjė me fisin e tė afėrmit. Prandaj, na i kthe gratė tona dhe bijtė tanė dhe ne nuk do tė flasim as pėr dele as pėr deve.” U fal namazi i drekės. Pas namazit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu drejtua: “Cohuni dhe dėshmoni (thoni para njerėzve) se jeni bėrė myslimanė e pastaj thoni: “Ne jemi vėllezėrit tuaj nė fč.” Thoni: “Ne kėrkojmė ndėrmjetėsimin e tė Dėrguarit tė Allahut te myslimanėt dhe ndėrmjetėsimin e myslimanėve tek i Dėrguari i Allahut, qė tė na i japin gratė tona e fėmijėt tanė.” Ata ashtu vepruan. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “C’kam unė dhe Benu Mutalibėt (nga gratė dhe fėmijėt tuaj) ua kemi dhėnė. Cfarė kanė marrė njerėzit e tjerė, unė do t’i pyes ata (nėse janė tė mendimit t’ua japin apo jo.)” Pasi i pyeti ata, muhaxhirėt dhe ensarėt thanė: “Cfarė kemi marrė ne, ia japim tė Dėrguarit tė Allahut.” Ndėrsa disa bedeuinė, si Akre ibn Habisi, Ujejne ibn Hasini dhe Abbas ibn Murdasi nuk pranuan (t’i jepnin ata robėr lufte qė kishin marrė, kur u ndanė). Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kush tė dojė, t’i japė me kėnaqėsi, le t’i japė. Kush nuk dėshiron t’i japė me kėnaqėsi (pa pritur shpėrblim), pėr ēdo pjesė qė do tė japė do tė marrė gjashtė tė tjera, nė rastin e parė qė do tė e krijojė mundėsinė Allahu.” Atėherė, tė gjithė njerėzit i dorėzuan tė gjithė robėrit me kėnaqėsi, pėrveē Ujejne ibn Hasinit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė robėrve t’u jepej nga njė palė rroba. Pasi u kthyen robėrit, ēdonjėrit nuk i mbeti tjetėr, pėrveēse dy deve ose vetėm 20 dele. Umrja e Xhi’ranes

Pasi e ndanė prenė e luftės, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri nijet pėr tė kryer Umren dhe e kreu atė. Pastaj, u kthye pėr nė Medine. Nė Medine arriti mė 24 ose mė 27 tė muajit Dhul Ka’ade. Benu Temimėt kthehen nė myslimanė

Nė muajin Muharrem, nė vitin e 9-tė tė Hixhretit, vajtėn lajmet nė Medine se Benu Temimėt po nxisnin fiset arabe qė tė ndalonin dhėnien e xhizjes. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ata 50 kalorės, nėn komandėn e Ujene ibn Hasin Fezariut. Ai i sulmoi Benu Temimėt nė shkretėtirė dhe zuri prej tyre robėr 11 burra, 21 gra dhe 30 fėmijė dhe i solli nė Medine. Nė Medine shkuan 10 veta nga kryetarėt e tyre. Ata deshėn tė takoheshin me myslimanėt dhe t’u krenoheshin atyre. Sė pari foli oratori i tyre, Utarid ibn Haxhibi, por Thabit ibn Kajsi iu pėrgjigj atij edhe mė mirė. Pastaj, poeti i tyre, Zuberkan ibn Bedėri recitoi vjersha, por atij iu pėrgjigj edhe mė mirė me poezi Hasan ibn Thabiti. Pastaj ata e pohuan aftėsinė e oratorit tė Islamit dhe tė poetit tė Islamit dhe u bėnė myslimanė. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua ktheu atyre robėrit dhe i shpėrbleu mirė ata. Shembja e Felisit (idhullit) tė Benu Ta’jit dhe kthimi i Adj ibn Hatemit nė mysliman

Nė muajin Rabiul Ahir, nė vitin e nėntė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ali ibn Ebu Talibin me 150 burra, 100 deve e 50 kuaj pėr tė shembur idhullin e Benu Taj’it, qė njihej me emrin “Felis”. Aliu kishte njė flamur tė zi dhe njė flamur tė bardhė. Ai sulmoi lagjen e Hatemi Taiut, qė ishte i njohur pėr bujari dhe mori shumė pasuri, bagėti e robėr (gra e fėmijė), ndėr tė cilėt edhe Sefuanen, bijėn e Hatemi Taiut. Kur Sefuanen e sollėn nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e liroi pa paguar asgjė pėr lirimin. Madje, e nderoi dhe i dha njė deve. Pastaj, ajo shkoi nė Sham, ku kishte mėrguar vėllai i saj, Adji ibn Hatemi. Ajo i foli atij pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Ai ka bėrė njė vepėr shumė tė mirė e fisnike,- i tha ajo, saqė as babai yt nuk do ta bėnte. Prandaj, shko tek ai, me dėshirė a pa dėshirė.” Adji shkoi nė Medine pa pasur garanci. Pasi foli me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ai u bė mysliman. Kur Adji ishte tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), erdhi njė burrė, i cili ankohej se ishte shumė i varfėr. Pas tij erdhi njė tjetėr qė ankohej se i kishin prerė rrugėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Adjit: “O Adj! A e ke parė Hiranė? Unė betohem se, po tė kesh jetė tė gjatė, do tė shikosh se femrat do tė nisen nga Hiraja dhe do tė shkojnė tė bėjnė tauafin rreth Qabes e nuk do tė kenė frikė askėnd pėrveē Allahut. Po tė kesh jetė tė gjatė, do tė shikosh, gjithashtu hapjen e thesareve tė Kisrait (pėr myslimanėt). Po tė kesh jetė tė gjatė, do tė shikosh njeriun, qė do tė dalė nga shtėpia e vet me grushtin plot flori a argjend, i cili do tė kėrkojė ndonjė person qė ia pranon atė, por nuk do tė gjejė asnjeri qė t’ia pranojė.” Adji arriti gjatė jetės sė vet, qė tė shikonte femrat tė shkonin pa frikė nė Mekė dhe qe i pranishėm kur u hapėn thesaret e Kisrait. Kėto dy ngjarje: ndėshkimi i Benu Temimėve dhe shembja e “Felisės” tė fisit Taj’i janė mė tė rėndėsishmet qė kanė ndodhur pas ēlirimit tė Mekės dhe luftės sė Hunejnit. Sidoqoftė, pėrveē atyre kanė ndodhur edhe ngjarje tė tjera gjatė asaj periudhe. Por, konflikti i ashpėr nė pėrgjithėsi mbaroi pas Clirimit tė Mekės. Myslimanėt, thuajse u qetėsuan nga luftėrat, por qenė forcat e krishtere tė pėrqendruara nė Sham dhe qė u nisėn nė drejtim tė myslimanėve, shkaku i Luftės sė Mu’tes. Kėto forca qenė shumė krenare pėr fitoret e tyre tė njėpasnjėshme kundėr persianėve. Filluan kėshtu, betejat e pėrgjakshme midis myslimanėve dhe tė krishterėve. Rezultati i kėtyre betejave qe edhe Lufta e Tebukut, nė kohėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Clirimi i Shamit nė kohėn e Kalifėve.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.