Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-07-11, 17:16   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

PNDSH: Pika 1 tё emėrohet “Enver Zymberi”






Prishtinė – Partia Nacionale Demokratike Shqiptare propozon qё pika kufitare e Kosovės nė Jarinė, ku ndodhėn trazirat e fundit pėr shtrirjen e sovranitetit dhe funksionimin e ligjit nė tėrė territorin e Kosovės, tё emėrohet pika kufitare “Enver Zymberi”.
PDSH, pėrmes njė komunikate pėr media, konsideron se me kėtė emėrim, i bėhet mirėnjohje dhe vlerėsim flijimit kuptimplotė tė policit Enver Zymberi, i cili me tė drejtė nga Presidenca e Kosovės u shpall “Hero i Kosovės”.
“Duke i vėnė emrin Enver Zymberi kėsaj pike kufitare, ne konsiderojmė se jo vetėm qė do ta respektojmė heroin dhe flijimin e tij, por do ta mbajmė pandalshėm, dhe nė vendin mė tė mirė tė mundshėm, gjallė dhe aktive pėrjetėsisht porosinė qė del nga ky flijim, e cila ėshtė ruajtja me ēdo kusht e ēdo pėllėmbe tė tokės sė Kosovės, ruajtja e integritetit dhe sovranitetit tė saj, paqes dhe prosperitetit tė Kosovės”, thuhet nė komunikatėn e PNDSH-sė, duke shpresuar se propozimi i tyre do tė merret seriozisht nga institucionet pėrkatėse.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-07-11, 17:56   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

RRĖFIMI I DY PJESĖTARĖVE TĖ NJĖSISĖ SPECIALE TĖ KOSOVĖS


Njėri nė mbrojtje tė Jarinjės, tjetri tė Bėrnjakut, tė panjohur pėr njėri-tjetrin, ndihen tė privilegjuar qė kanė qenė pjesė e njė aksioni vendimtar pėr shtetin. Pėrveē uniformės, ata i lidh edhe kauza e pėrbashkėt: mbrojtja e kufijve tė Republikės sė Kosovės....


Tė prekur thellė nė shpirt pėr humbjen e kolegut tė tyre Enver Zymberi, por krenarė qė kanė qenė pjesė e operacionit policor pėr vendosjen e ligjshmėrisė dhe zbatimin e reciprocitetit edhe nė pikat kufitare nė Bėrnjak e Jarinjė, dy pjesėtarė tė njėsive elite tė Policisė sė Kosovės, tregojnė nė detaje pėr ndėrhyrjen nė pjesėn veriore.
Ata nė kushte anonimiteti kanė ndarė me lexuesit e “Epokės sė re” ēastet mė emocionuese dhe sfiduese tė kėsaj ndėrhyrje.

Njėri nė mbrojtje tė Jarinjės, tjetri tė Bėrnjakut, tė panjohur pėr njėri-tjetrin, ndihen tė privilegjuar qė kanė qenė pjesė e njė aksioni vendimtar pėr shtetin. Pėrveē uniformės, ata i lidh edhe kauza e pėrbashkėt: mbrojtja e kufijve tė Republikės sė Kosovės.

Nisja pėr nė veri

Ka mjaftuar njė telefonatė, qė secili prej pjesėtarėve tė elitės sė policisė ta veshė uniformėn blu dhe tė niset pėr nė detyrė, pa ditur saktėsisht se pėr ēfarė plani operacional po bėhet fjalė. “Mė 25 korrik rreth orės 20:00 nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Kosovės ėshtė dhėnė urdhri pėr pėrgatitjen e njėsive speciale”, tregon polici i parė.

Ai thotė se pėrshtypja e parė e policėve ka qenė se po bėhet fjalė vetėm pėr ndonjė ushtrim. “Fillimisht kemi menduar se ėshtė vetėm njė ushtrim pėr ta matur kohėn e reagimit dhe pėr ta testuar gatishmėrinė tonė. Ne bėjmė shpesh ushtrime tė tilla dhe pėrshtypja jonė ka qenė se ėshtė thjesht njė ushtrim i radhės”, tregon ai.

Pas kėtij urdhri ai kujton se rreth orės 21 e 30 kanė arritur nė bazėn e Mitrovicės, ku ėshtė mbajtur njė takim informues nga eprorėt mė tė lartė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės. “Kur na thanė tė pajisemi me tė gjitha mjetet, blindat, helmetat armėt e gjata dhe tė gjitha pajisjet e tjera, pėr njė aksion me rrezikshmėri tė lartė, kuptuam se kemi tė bėjmė me njė operacion shumė tė rėndėsishėm.

Por, na njoftuan vetė pas pak. Urdhri ka qenė se duhet tė shkojmė ta zbatojmė vendimin e Qeverisė pėr vendosjen e ligjshmėrisė nė pikat kufitare 1 dhe 31 dhe zbatimin e masave tė reciprocitetit”, tregon ai. Mė pas, ai thotė se ēdonjėri prej policėve me vendosmėri tė lartė ėshtė bėrė gati pėr nisjen e aksionit. “Eprorėt tanė na kanė pyetur se a jemi tė gatshėm tė shkojmė pėr aksion, mos jemi ndonjėri sėmurė apo ka ndonjė hezitim pėr veprim operativ, por askush nuk kundėrshtoi. Pėrkundrazi, te tė gjithė vėreheshin kėnaqėsia dhe gatishmėria pėr veprim tė menjėhershėm”, tregon polici, duke shtuar se ka qenė edhe vetė i ngazėllyer me reagimin e kolegėve.

Ai tregon se janė ndarė nė dy grupe, njėri pėr Jarinjė e tjetri pėr Bėrnjak. “Jemi ndarė nė dy grupe, i kemi ndarė detyrat nė detaje dhe rreth orės 21 e 45 minuta jemi nisur pėr nė pika. Tė gjithė policėt kanė treguar gatishmėri pėr veprim operativ. Gatishmėria e tyre ka qenė 100 pėr qind. Ne e kemi pėrgatitur planin qė ėshtė mbajtur konfident, kemi llogaritur qė gjithēka tė shkojė mirė dhe tė mos kemi humbje”, thotė ai. Por, sipas tij, situata nė terren fatkeqėsisht ka qenė tjetėr.

Ai thotė se motiv tė madh elitės sė PK-sė i ka dhėnė qėndrimi i strukturave tė larta si nga policia ashtu edhe ato politike nga ministria. “Na ka dhėnė edhe mė shumė forcė e motivim kur e kemi ditur se pas i kemi kryeministrin Thaēi, ministrin e Brendshėm Rexhepi dhe gjitha strukturat mė tė larta policore e shtetėrore”, rrėfen ai.

Pengesat e para

Pas nisjes ai tregon se shumė shpesh gjatė rrugės kanė takuar qytetarė serbė tė mbledhur nė grupe, tė cilėt kanė dashur t’i pengojnė pėr tė arritur te caku. “Gjatė gjithė rrugės kemi takuar qytetarė serbė me vetura me targa serbe, por nuk jemi marrė me ta, e rėndėsishme pėr ne ka qenė arritja e objektivit: vendosja e ligjshmėrisė nė pikat kufitare”, shprehet ai. Pengesa mė e madhe nė rrugėtimin e tyre drejt pikės doganore, ai tregon se ka qenė nė hyrje nė Leposaviq.

“Deri nė Leposaviq kemi pasur pengesa tė shumta, kurse ajo nė hyrje tė Leposaviqit ka qenė mė e madhja. Pėr dhjetė deri nė pesėmbėdhjetė minuta aty janė grumbulluar rreth 1 mijė qytetarė tė cilėt qėndronin rreth 30 metra larg nesh”, kujton ai. Nga kjo pozitė policėt e Kosovės kanė parė se dritaret e shtėpive serbe pėrballė rrugės kanė qenė tė hapura dhe pranė tyre ka pasur njerėz tė armatosur, edhe me snajperė.

“Kur e kemi parė kėtė situatė, eprorėt tanė nė vendngjarje kanė kėrkuar sugjerime nga dhoma operative. Pas konsultimit, na ėshtė thėnė tė mos kthehemi mbrapa”, shprehet polici. Serbėt, nė numėr shumė tė madh, tregon ai, e kishin bllokuar rrugėn me bagerė, kamionė, drunj dhe mjete tė tjera tė forta. “Fatkeqėsisht, ne nuk kemi pasur mjete t’i largojmė kėto pengesa. Eprorėt kanė biseduar me njė prijės tė serbėve qė nuk dėshironin qė ne tė shkonim te pika. Problemi tjetėr ka qenė se serbėt, pėrveēse tė dehur, tė cilėt kundėrmonin alkool, kanė qenė edhe tė armatosur”, thotė ai.

Tė gjendur nė kėtė situatė shumė tė rėndė dhe tė tendosur, qė ēdo ēast ka mundur tė shpėrthejė, policia ka kėrkuar ndihmėn e KFOR-it pėr zhbllokimin e rrugės, sė cilės thirrje fillimisht nuk i ėshtė pėrgjigjur. “Kemi qenė nė njė situatė qė nuk mund tė ecej pėrpara. Nga eprorėt tanė ėshtė kėrkuar ndihmė nga KFOR-i qė ta largonte bllokadėn, por nuk ka ardhur. Kemi mbetur tė bllokuar mes Levosaviqit e Rudarit pėr orė tė tėra”, tregon ai.

Derisa policėt e Kosovės ishin tė rrethuar nga dy anėt nga Rudari dhe Leposaviqi, nė lokacionin tonė rreth orės 03:00 tė natės ka arritur komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, i cili ka biseduar me serbėt. “Gjatė kėsaj kohe ka pasur bisedime nė mes tė serbėve tė pėrfaqėsuar nga Stefanoviq dhe Bogdanoviq dhe komandantit tė KFOR-it, gjeneralit Buhler dhe udhėheqėsit tė njėsive speciale tė PK-sė”, tregon ai.

Polici thotė se ka pasur kėrkesa tė tėrhiqen, por kryeministri nuk ėshtė pajtuar me kėtė. “Mė vonė, pas njė takimi nė mes tė kryeministrit Thaēi dhe gjeneralit Buhler nė njė vend nė Mitrovicė, tė cilėt kishin arritur njė marrėveshje, qė nė pikat doganore tė dėrgoheshin, me ndihmėn e KFOR-it, doganierėt dhe policia e rendit kufitar, nė orėt e para tė mėngjesit tė sė mėrkurės na ėshtė dhėnė urdhri qė tė tėrhiqemi”, ka vazhduar tregimin polici.

Por as rruga e kthimit pėr ta nuk ka qenė e lehtė, pasi nė kthim prej Leposaviqit deri nė Rudare ishin ballafaquar prapė me ekstremistė serbė.

“Kur kemi arritur nė Rudare jemi ndeshur me shumė serbė tė revoltuar. Nuk kemi dashur tė pėrdorim forcė pėr tė kaluar nė Mitrovicė, por kemi vendosur tė pėrdorim rrugė alternative. Kemi mundur tė ndėrhyjmė, por pasojat do tė ishin shumė tė rėnda. Kishim forcė ta ēanim bllokadėn, por nuk ishte nė interesin tonė tė vritej askush”, thotė ai.

Dhe pėr ta evituar mė tė keqen, policia nė kėtė rast ka pėrdorur rrugė alternative. “Kemi shfrytėzuar njė rrugė malore dhe kemi arritur nė Mitrovicė nė Drejtorinė Rajonale tė PK-sė”, tregon ai.

Luftuam ballė pėr ballė me serbėt

Pjesėtari tjetėr i Njėsisė Speciale tė Kosovės ka rrėfyer se si njė grup i tyre ėshtė sulmuar rrugės pėr nė pikėn doganore 31, ku ka rėnė polici Enver Zyberi. “Me njė grup jemi nisur pėr tė shkuar nė pikėn 31 pėr ta ndėrruar grupin tjetėr, por rrugės kemi hasur nė njė pritė tė organizuar mirė nga ana e serbėve. Rruga ka qenė e bllokuar, kurse nga tė dyja anėt anėsore tė rrugės jemi sulmuar. Nė atė rast edhe ne jemi kundėrpėrgjigjur me zjarr pėr ta mbrojtur veten.

Tė gjithė kemi treguar profesionalizėm tė lartė, kemi luftuar nė afėrsi tė afėrt me serbėt e armatosur, nga tė cilėt dyshohet se ka edhe tė vrarė, por fatkeqėsisht kemi humbur edhe kolegun tonė Enver Zymberi. Enveri, i cili ndodhej nė njė automjet tė policisė jo tė blinduar, ėshtė qėlluar nga njė snajperist”, tregon ai.

Nė bazė tė mėnyrės se si janė sulmuar dhe armėve qė janė pėrdorur nga bandat e organizuara kriminale , dyshohet se pjesė e serbėve tė organizuar kanė qenė edhe njerėz tė MUP-it.

Ai nė vazhdim thotė se, pasi e kanė njoftuar bazėn pėr gjendjen, kanė marrė njė urdhėr tjetėr pėr t’u tėrhequr nga aty. “Na erdhi urdhri nga baza, se duhet tė tėrhiqemi dhe u tėrhoqėm, edhe pse ishim tė pėrgatitur edhe pėr situata edhe mė tė rėnda. U tėrhoqėm pėr faktin se objektivi ynė ishte arritur: nė pikat kufitare ishin kolegėt tanė dhe doganierėt e Kosovės”, ka thėnė polici.

Pėrderisa tregon se edhe nė terren EULEX-i nuk i ka pėrkrahur nė operacionin e tyre pėr marrjen e tė dy pikave doganore, ai lavdėron KFOR-in pėr rolin pozitiv qė ka luajtur nė kėtė rast. “Veprimi i KFOR-it ėshtė pėr t’u lavdėruar”, thotė ai.

Dhe si ēdo situatė qė nxjerr nė dritė anėt pozitive dhe negative, edhe nė kėtė rast tė dy policėt tregojnė se ėshtė vėrejtur se Njėsisė Speciale tė Kosovės i nevojiten mė shumė mjete tė blinduara dhe mė shumė armė tė gjata e moderne.

Dhimbje dhe krenari pėr kolegun Enver Zymberi

Pikat u morėn pas 12 vjetėsh nėn kontroll nga shteti i Kosovės, por policia mbeti pa njėrin prej djemve mė tė mirė tė saj, Enver Zymberi. Pos krenarisė, tė dy policėt i bashkon dhimbja pėr kolegun e vrarė, tashmė i shpallur edhe hero. “Ndiejmė dhimbje pėr kolegun e vrarė nė detyrė, Enver Zymberi, por edhe krenarė pėr shėmbėlltyrėn e tij. Familjes sė Enverit i shprehim ngushėllime mė tė thella. Dhimbjen pėr Enverin e kemi kthyer nė krenari dhe objektivin e tij do ta realizojmė nė tėrėsi nė praktikė”, sikur betohet njėri nga policėt.

Ata nuk i zmbraps humbja e kolegut, madje shprehen tė gatshėm qė nė ēdo ēast tė jenė aty ku i kėrkon Kosova, transmeton Telegrafi.


Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.