Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-10-07, 21:17   #16
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Kercenimi

Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.


__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-10-07, 21:19   #17
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Llora

-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.


-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.


-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.


-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.


-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.


-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?


-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.


-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.


-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.


-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.


-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!


-XII-
Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-07, 21:20   #18
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 00:22   #19
Boemi
 
Avatari i Boemi
 
Anėtarėsuar: 03-07-06
Vendndodhja: Nė vend tė tė rreshurave
Postime: 21
Boemi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.
Boemi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 07:51   #20
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Kinema e Vjetėr

Kinema e vjetėr,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohėsh mė s'lozin filma tė pėrsėritur,
Ku s'bėjnė mė zhurmė njerėzit me karriget,
Ku nė pushimet e seancave
S'shesin kikirikė.
Ekrani me njolla,
Megafonėt prishur,
Stolat janė boshe si radhė tė pashkruara;
Kėtė poemė stolash tė gjatė, tė braktisur
Nga dera e vėshtroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fėminisė,
Kinema e rrėmujės,
Kam parė aq vende,
Kam parė aq salla,
Por n'asnjė prej tyre s'kam hyrė me aq bujė,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakė,
E rralla!
Mė mirė asgjėkund veten s'e kam ndier,
As nė sallat luksoze me kadife qė shndrit,
Megjithėse nė to me leshverdha kam qenė,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekė, lekė,
Tė mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gėzuar nė biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafė e Pazarit
Tė shkruara nga vetė portieri Qani.
Pėr tė njėjtin film tek njėra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punė s'i prishte.
T'i falnin ty tė gjitha,
E dashura,
E vjetra.
Nė atė copė ekran,
Pėr herė tė parė,
Njė copė tė botės sė gjerė ne pamė.
Nė gjashtė metra katrore.
Bota fund s'kish e anė,
Bota ngjante e shkėlqyer,
Ndonėse ekrani ish me arna.
Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bėrrylat, shtetet ishin me arna.
Por nė sytė tanė
Kish tė tillė dritė,
Qė nuk e patėn kurrė
Mė tė ndriturat ekrane.
Kinema e vjetėr,
Kinema e braktisur,
Stola ku janė ulur varg
Ditėt e fėminisė,
Cicėronjėse gjithmonė
Si njė rresht zogjsh
Mbi njė tel telefoni.
Kinema e vjetėr,
Kinema e braktisur,
Stola tė rėndė, tė gjatė, tė vithisur.
Nė ēdo moshė qė tė hyj,
Nė ēdo vend qė tė vete
Si hamall kėto stole
Do t'i marr me vete.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 14:17   #21
SANTANA-29
-Shum i Thjeshte-
 
Avatari i SANTANA-29
 
Anėtarėsuar: 26-09-06
Vendndodhja: FRANKFURT
Postime: 16,506
SANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Mall

Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr ty unė befas ndjeva mall.
Jetojmė tė dy nė njė qytet,
Dhe rrallė shihemi sa rrallė.
Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.
Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė nė botė,
Kurse tė fjeturit janė veē".
Nė ē'ėnderr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi vallė?...
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall
__________________
C'do dite zgjohem me nje mendim te ri me mall,pendim apo zemerim
ky eshte vec fillimi i dites por asgje nuk ka kuptim.
SANTANA-29 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 14:57   #22
Fokus
 
Avatari i Fokus
 
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
Fokus i dashurFokus i dashurFokus i dashur
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Ismail Kadare

LAMTUMIRA E FUNDIT

Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithė lule, gjithė yje;
Dhe sytė tė pėrlotur me trishtim
Dhe pamje e rėndė zije.

O shokė! Pėr tė fundit herė sot,
Babanė po pėrcjell turm’ e pasosur
Me dhėmbje tė kulluar e me lot,
Me zemėr tė plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, nė eter,
Njė zė i njohur, qartė po dėgjohet.
Nė emėr tonė sot, shoku Enver,
Pėrpara tij betohet.

Nė gjysmė-shtiz flamurėt era tund,
Gjėmime topash ndihen nė hapėsirė;
I jep Stalinit turma e pafund,
Tė fundit lamtumirė.

Pra, lamtumirė mik i madh, baba!
Ēdo zemėr i thotė sot lamtumirė.
Sė bashku me Leninin krah pėr krah
Ay ka pėr t’u shtrirė.

Pushon tashti Ay nė qetėsi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon tė rrojė!
Dhe fjal’ e tij e urtė pėrsėri
Pėrpara do na ēojė!

Fokus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 20:14   #23
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Tė Huaj Jemi

Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė
Njė jetė vend ne kemi zėnė.
Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.
Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.
Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh befas ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-07, 21:19   #24
Fokus
 
Avatari i Fokus
 
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
Fokus i dashurFokus i dashurFokus i dashur
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Ismail Kadare

PRANVERA DHE STALINI

Lulet po ēelin nė fushat e blera.
Qielli ēpaloset i kaltėr pa fund.
Erdhi pranvera dhe ėmbėl fryn era,
Gjethet e njoma lėkund.

Erdhi pranvera! Nė pyll tė bleruar
Buzės sė lumit un’ prapė shėtis;
Por kėtė herė pėrse i trishtuar
Vallė pranverėn sodis?

Avull i kaltėr kudo. Pranverė.
Toka nė fllade prej lulesh po qesh.
Erdhi pranvera por o, kėtė herė,
Ati nuk ndodhet mes nesh.

Tufa me lule, qė mbaj un’ nė duar
Vdekjen e tij mė kujton pėrsėri.
O, kėto lule shikoj i trishtuar
Lule pėr bustin e tij.

Shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar
Pranverėn e bukur me lule e blerim.
Hapur dritarja. Ēibuku nė duar

Fokus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-10, 00:04   #25
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

TI ISHE PĖR MUA

Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
Troja qė unė dot s’e pushtoja.
Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske


Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
T’i pėrqafoja flokėt e dendura.
Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
Se gjithė grekėt kur ra Troja.


Vetėm nė ėndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske





__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-11, 11:27   #26
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi mė 28 janar 1936 nė Gjirokastėr, ku pėrfundoi edhe arsimin e mesėm; mė 1958 mbaroi degėn e gjuhės e tė letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas shkoi nė Moskė me studime pėr dy vjet nė Institutin “Gorki”. Ėshtė poet, prozator dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare.

Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin Shekulli im (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si: Pėrse mendohen kėto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare.

Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin Kronikė nė gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale dhe traditat prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980). E veēanta e talentit tė Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t’i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani Pallati i endrrave(1981). Shumica e veprave tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues.

Libri qė botoi Kadare nė vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarėve - sprovė”[1] pjesė e tė cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar njė polemikė nė mes tė tij dhe Rexhep Qosjes. Kėshtu pėrderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarė si perėndimorė, Qosja nė librin e tij tė quajtur “Realiteti i shpėrfillur”[2], thotė se identiteti shqiptar ėshtė njė miks i atij perėndimor dhe lindor, krishterė dhe mysliman.

Tituj tė veprave
* Frymėzime djaloshare - 1954
* Shekulli im - (1961)
* Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963
* Pėrse mendohen kėto male - 1964
* Dasma - 1968
* Motive me diell - (1968)
* Kėshtjella - roman - 1970
* Kronikė nė gur - roman - 1971
* Koha (1976)
* Dimri i madh - roman - 1977
* Ura me tri harqe - 1978
* Prilli i thyer - 1980
* Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
* Nata me hėnė - 1985
* Koha e shkrimeve - 1986
* Koncert nė fund tė dimrit - 1988
* Vepra Letrare - 1981-1989
* Dosja H - 1990
* Piramida - 1992
* Shqipėri - 1995
* Pallati i ėndrrave - 1996
* Dialog me Alain Bosquet - 1996
* Spiritus - roman- 1996
* Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
* Poezi - 1997
* Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998
* Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
* Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
* Qorrfermani - roman - 1999
* Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
* Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
* Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
* Breznitė e Hankonatėve - 2000
* Vajza e Agamemnonit - 2000
* Bisedė pėrmes hekurash - 2000
* Elegji pėr Kosovėn - 2000
* Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000
* Unaza nė kthetra - 2001
* Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)
* Qyteti pa reklama - roman - 2001
* Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
* Pasardhėsi - roman - 2004
* Shkaba - 2004
* Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006
* Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
* Spiritus - 2007
* Ēėshtje tė marrėzisė -
* Poshtėrimi nė Ballkan -
* Muzgu i perėndive tė stepės -
* Darka e gabuar - roman - 2008

Skenare filmash

* Cendres et sang (2009)
* Abril Despedaēado (2001)
* Avril brisé (1987)
* Tė paftuarit (1985)
* Generale dell’armata morte, Il (1983)
* Ballė pėr ballė (1979)
* Radiostacioni (1979)
* Kur vjen nėntori (1964)

Mirėnjohjet

* Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, Kosovė
* Man Booker International Prize, Britani, 2005
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 02-05-11 nė 11:39 Arsyeja: shkrimi me bold
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-11, 22:25   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

“Identiteti europian i shqiptarėve”, pse publicistikė politiko-letrare?

Kadare ėshtė njė shkrimtar erudit, intelektual dhe si misionar, tė cilin gjithmonė e kanė shqetėsuar ēėshtjet, tė cilat kanė tė bėjnė me kombin e vet, si humanist i cili me anė tė penės sė tij gjithmonė ka pėrēuar vlerat, identitetin, kulturėn shqiptare, me kėtė synim ėshtė nisur dhe kur ka shkruar sprovėn “Identiteti europian i shqiptarėve” nė 2006-tėn.
Njė sprovė, ku si nė njė ambiguitet bashkėjetojnė publicistika politico-shoqėrore bashkė me historinė, kronikėn, komentin, analizėn opinioniste.
Njė sprovė publicistike e botuar nė libėr ku dallohet qartė shqetėsimi pėr kombin, jeta nė zgrip tė tranzicionit, ngjarjet e politikės sė brendshme dhe marrėdhėniet me politikėn e jashtme pas viteve ’90. Njė shqetėsim pėr kapėrthimet dhe trazirat, kaosin qė kaploi jetėn nė Shqipėri asokohe, ku njė bosht kryesor i sprovės ėshtė sidomos Shqipėria nė sy tė Europės, marrėdhėniet me jasht, identiteti europian i saj, siē ėshtė dhe titulli i kėsaj sprove. Ai analizon dhe gjykon si njė “avokat profesionist”, por herė pas here me stil letrari, i cili ka pėrballė palėn e kombit nė mbrojtje, dhe gjykuese palėn europiane. Ėshtė njė publicistikė letraro-politike e gėrshetuar bukur, ku informacioni , ngjarjet, personazhet janė realė, kjo e bėn sprovė publicistike. Ndėrsa nga krahu tjetėr e gjithė kjo sprovė nė njė stil letrar prej shkrimtari. Pra, autori i qėndron besnik fakteve tė realitetit, faktor themelor pėr tė qenė publicistikė. Meqė nė kėtė sprovė ka tė adresuar realė, ngjarje reale , kjo e bėn atė publicistikė nė thelb, por me nuanca letrare patjetėr.
Reagimi i Kadaresė nė kėtė sprovė, ėshtė pėrpjekja, ėshtė ndjesia, ėshtė akumulimi i impulseve nacionale tė misionit tė shkrimtarit pėr tė t’i ardhur nė ndihmė zėrit dhe faktorit tė shqiptarėve nė momente tė vėshtira qė ka kaluar pėrgjatė historisė sė tij, kjo nėpėrmjet njė kėndvėshtrimi e botėkuptimi politik. Duke qenė se vetė Kadareja ka jetuar midis Tiranės dhe Parisit , pėrjetimi i ngjarjeve tė para herė nė distancė dhe herė nga afėr, ka bėrė qė analiza e politikės sė jashtme tė jetė mė e kthjellėt pėr tharmine identiteti shqiptar.
Ėshtė njė sprovė e thjeshtė, ku stili i figurshmėrisė sė Kadaresė me nėnkuptime tė tėrthorta tė letėrsisė sė tij nė kėtė sprovė ia ka lėnė vendin figurave : metaforave, metonimive…etj, por tė kuptueshme dhe pėr njė lexues tė thjeshtė. Pasi kėtu, ngjarjet, personazhet, datat, dihen nga tė gjithė, tė gjithė i kanė pėrjetuar dhe parė, ku personazh ėshtė vetė shqiptari, identiteti i tij pas viteve ’90 , por dhe para viteve ’90. Nė fakt, duket se, Kadareja ashtu si ka ai dėshirė tė tė lidhė kohėt(veti e stilit tė tij), me njė fabul pa kohė lineare, pa fillim zero nė sensin kronologjik, porse me njė kronologji tė vendosur e mbivendosur, ku aty ku fillon njėra mbaron tjetra(dhe anasjellas), bėn lidhjet, gjen ngjashmėritė tek fenomenet. Si gjithmonė(tipike kadaerane) ai niset nga e tashmja(ardhja e Barosos mė 2006-tėn dhe nėnshkrimi i marrėveshjes me Tiranėn zyrtare) me tė kaluarėn, ku kthehet tė kujtojė identitetin e shqiptarėve nė kohėn e perandorisė osmane apo dhe tė regjimit komunist duke i krahasuar ato me tė tashmen, gjithnjė nė fuksion pėr tė formatuar identitetin europian tė shqiptarit(identiteti europian i shqiptarėve do tė jetė togėfjalėshi ēelės, me tė cilin do tė hapim shumė dritare dhe plane nė kėtė shkrim). Bėhet fjalė pėr njė sprovė ku jeta, ngjarjet, personazhet konceptohen dhe ilustrohen shpesh si nė letėrsi me figura letrare dhe shpesh tė tipit stigmatizuese, groteske, tipike kadareane(Shiko “Grotesku kadarean” A.Uēi). Ka njė harmonizim simbiotik tė egzistencės sė konceptimit botkuptimor me anė tė figurave letrare tė ngjarjeve, qėndrimit ideoemocional tė autorit ndaj asaj ēka ka dashur tė tė pėrēojė nė kėtė sprovė duke trajtuar probleme reale tė ngjarjeve, tė cilat kanė tė bėjnė sidomos me marrėdhėniet e Shqipėrisė me Europėn, duke dhėnė qartė njė tezė se, shqiptarėt janė europianė dhe tė vjetėr nė moshė po aq sa Europa. Atėherė, pėr tė nxjerrė nė pah tiparet publicistike letraro-politike tė sprovės, do tė ndjekim kėtė linjė arėsyetimi:
1. Tiparet Publicistike(ngjarje politike) tė sprovės: Informacion,ngjarje me data, tė adresuar dhe personazhe realė:
Siē duket spuntoja autorit i jepet njė datė kohore viti 2006, me ardhjen e Barosos, kryekomisionerit europian pėr marrėveshjen me Shqipėrinė. Lihet e tashmja pezull(ashtu siē Kadare vepron gjithnjė me kohėn: merret spunto nga e tashmja, bėhet lidhja me tė shkuarėn duke dhėnė mesazhinn e sė ardhmes), pra 2006-ta nė kėtė rast dhe autori kthehet para viteve ’90, nė periudhėn komuniste duke kujtuar marrėdhėniet e asaj kohe, por dhe sjelljen e shqiptarėve nė kapėrcyellin e dy epokave pikėrisht mė ’90.
Meqėnėse tashmė, rruga e kritikės pas ’90 ėshtė e hapur, shkrimtari nuk kursehet tė japė qėndrimin e tij pėr tė vėrjetur sjelljen e Shqipėrisė zyrtare, kryesisht ndaj Europės, por dhe anasjellas: si Europa ėshtė sjellė mė Shqipėrinė. Nuk ėshtė vetėm fshikullimi ndaj politikės dhe gabimeve tė saj, por dhe konceptimi i ndėrkombėtarėvė tė Europės atlantike ndaj kėtij vendi tė vogėl ballkanik. Nė fakt , duket se pas ’90,autori, qė tashmė i shihte ngjarjet dhe nga njė kėnvėshtrim nė distancė nė Paris(siē e thamė dhe mė sipėr) dhe mė tė qetė nė tė logjikuar tė fenomeneve qė po ndodhnin nė Shqipėri pėrmend ogurin e zi, vitin 1997, ku sipas tij, shqiptarėt treguan se ishin europian nė sjelljen pėrkundrejt ushtrisė euroatlantike, e cila vjen pėr tė shuar luftėn ndėr vetė shqiptarėve atė vit(rigjetjen e Europės sė humbur, shkruan Kadare).
Autori kujton anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, si njė veprim i nxituar dhe jo efiēent,duke kritikuar si pozitėn ashtu dhe opozitėn pėr heshtjen e mėvonshme kur vjen nė pushtet.
Fajet e ngarkuara Shqipėrisė pėr strehim terroristėsh autori i pėrshkruan nė mėnyrė groteske duke kujtuar dhe arrestimin e atyre qė s ‘ishin arabė, por romė. Dhe vetė autori nė njė mėnyrė pothuaj tė drejtpėrdrejtė jep qartė mesazhin se futja nė Europė dhe arritja brenda familjes europiane varet nga njė factor shumė thelbėsor qė ėshtė marrėveshja e brendshme midis palėve, pozitė –opozitė, tė majtė-tė djathtė.
Lėkundjet e identitetit europian tė shqiptarėve qė pėr njė farė kohė u bėnė rend dite dhe kapluan shtypin e ditės asokohe, Kadareja i ka qartėsuar dhe komentuar si zhurma qė sa vinin e shtoheshin, meqė marrėveshja e Shqipėrisė apo Tiranės zyrtare duhet tė nėnshkruhej me Europėn.
Pikėrisht, pas kėtyre ngjarjeve kronikė fillon tė ngjitet boshti i vėprės(fabula e ndėrprerė lidhet sėrish) sėrish tek ulja e avionit tė Barosos, kryekomisionerit europian nė aereoportin Nėnė Tereza.
Besoj se mbani mend se si kundėrshton tezat e akademikut Qose me diskutimin dhe lidhjen e tė qenit europian me fetė e shqiptarėve myslimane dhe tė krishtere sėbashku me argumentet se si lidhen fetė me pushtimet e shumta ndaj shqiptarėve ndėr vite. Si dhe argumentin pėr pozitėn gjeografike, i cili sėrish ėshtė element me emra tė pėrveēėm realė publicistik.
Pėr boshtin ose togfjalėshin ēelės tė kėsaj sprove, atė qė mundohet ta mbrojė si tezė Kadareja, pra identitetin e pėrgjysmuar(kriteri fetar ėshtė mė i fuqishmi) europian tė shqiptarėve sėrish vijnė nė ndihmė elementėt publicistikė emra realė si poetėt De Rada, Naim Frashėri.
“Shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr tė kontinentit europian, popull themeltar nė rrafshin e tij, ashtu siē ėshtė pranuar gjuha shqipe nga gjuhėtarėt e mėdhenj, si njė ndėr 10 a 12 gjuhėt bazė tė kontinentit.” Argumentet dhe gjykimet vijojnė me :pozitėn gjeografike, me ngjyrėn e popullsisė, preardhjen e saj nga ilirėt(trako-ilirėt) me histori tė kronikės mesdhetare europiane, ku tre qyetet Durrėsi, Shkodra dhe Berati kanė afėrisht njė moshė mė Romėn. Duke vazhduar sėrish me tė adresuar konkretė si : gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro tė mesjetės shqiptare, vepra e Milan Shuflait, Gjergj Kastriot Skėnderbue, si mit europian, Kanuni, Eposi i Kreshnikėve, emrat e autorėve tė letėrisė sė Rilindjes, Alfabeti latin i shpallur nga Gjergj Fishta si alfabeti zyrtar shqiptar etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-11, 22:25   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

-Antieuropianizimi sipas Kadaresė
Ashtu siē kėrkohet tė argumentohet europianizimi i vendit tė shqiponjave, Kadareja argumenton sėrish me emra, ngjarje, konkrete dhe antieuropianizmin duke pėrmendur pushtimin 5-shekullor osman dhe komenti i pushtimit apo mė saktė pasojat me fakte qė jep autori nė faqet e librit, me trysninė e fesė myslimane, Letėrsia bejte, stile, vese, veshje te botės arabe, deri tek tentativa pėr shkatėrrimin e gjuhės shqipe, qė nuk u arrit dot pėrgjatė 5 shekujsh, nga pernadoria osmane, (si faktor dominant nė lėkundjen e identitetit europian tė shqiptarėve).
Kundėr otomanizmit, thekson Kadareja u vu Rilindja Kombėtare, duke e luftuar fenomenet anadollake, obskurantiste duke mbrojtur Shqipėrinė, gjuhėn shqipe, kulturėn shqiptare orgjiniale dhe etnike.
Ndėrsa pas ikjes sė turqve pėrmendet dhe miti i Haxhiqamilit dhe rebelimi tij, sėrish fenomene reale, ngjarje reale, si fenomene qė mbollėn veēse robėri nė Shqipėrinė e asaj kohe, thuhet nė sprovė.
Dukej se e gjithė frika e shkrimtarit ėshtė tek keqpėrdorja e fesė myslimane sė saj duke pėrmendur kėtu mendjen e ndritur Konicėn, i cili ndikoi me thirrjet, qė u bėri popullit tė vet dhe kryesisht muhamedanėve. Prandaj dhe qė tė bėhej dhe tė bėhet Shqipėria europiane ka nevojė pėr tė krishterė dhe myslimanė ashtu siē ėshtė ajo sėbashku me tri fetė e saj, thotė autori mė poshtė. “Do tė kishte tre pėrbėrės tė njė identiteti dhe jo njė identitet i ndarė nė tresh”, gjė qė arriti ta bėnte Ahmet Zogu me dekretet e tij tė famshme :heqja e perēes, falja nė kėmbė etj).
Ka njė periudhė ndėrpreje tė europianizmit tė Shqipėrisė dhe kjo ishte periudha komuniste prej 50 vjetėsh afėrisht duke mbjellur dhe edukuar urrejtje thotė autori, ndaj Europės. “Europa e harroi Shqipėrinė, me duar tė lira, tashmė jugosllavėt iu turrėn identiteti shqiptar”.
Nė pjesėn 7 tė sprovės, autori sėrish thekson dhe pėrsėritet 2006-ta si fillim i hyrjes sė Shqipėrisė nė Europė, ku pėrmenden fjalimet amerikane nė parlamentin shqiptar mė 1997, por dhe qėndrimet e politikanėve shqiptarė , pėr tė cilėt thuhet:”…kujtojnė se me dredhitė e pazareve tė pluhurosura tė dikurshėm, mund tė hyjnė nė institucionet e demokracisė kontinentale”.
Sėrish vijnė data reale, si 1997 dhe 1999 kur Europa mesazhon pėr Shqipėrinė , me atė identitet qė kishte, por me demokraci dhe emancipim, thuhet mė poshtė.
Por duket se Haxhi Qamili, qėndron si pėr dreq aty nė mes tė Tiranės dhe madje kėtė autori e sheh si ogur jo tė mirė pėr europianizmin e shqiptarėve dhe identitetin e tyre. Nė kontrast me vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezės nė Shkodėr, ku si qytet do mbetet gjithnjė qendėr e madhe e qytetėrimit europian.
Futen nė njė emėrues tė pėrbashkėt politikanėt shqiptarė qė duan Europėn, por “mendjen e kanė nga lindja’’, kjo duket se dhe kur duan tė bėjnė ndėrmjetėsin, nė mosmarėveshjen ShBA Iran pėr energjinė bėrthamore , tė cilėn autori e quan ėndėrr nė diell, dhe nė rastin mė tė keq korrupsion.
Shkrimtari publicist nė kėtė rast, ka anėn e vet tė fortė dhe tė padiskutueshme anėn letrare, por duhet tė sprovojė nė atė publicistike dhe duket se ia ka arritur ta bėjė atė duke shperhur mendimet e veta nė lidhje me kėtė fenomen.
Kjo sprovė ėshtė njė qėndrim politik, dhe kryesisht politikė e jashmte(kėtu pėrfshihet dhe lexuesi i huaj, jo shqiptar dhe kjo e bėn sprovėn europiane, universale, pasi kumti i saj i bie gongut pėr Shqipėrinė nė radhė tė parė dhe Europėn, pėr fqinjėt, Ballkanin, Greqinė. Politika, ka qenė njė nga temat e prefereruara tė Kadaresė(pėr sa ajo vendos pėr fatet e shoqėrisė dhe popullit shqiptar), kujtojmė kėtu “Pallatin e ėndrrave”, “Dimrin e madh”, si vepra qė kanė element politike brenda duke pėrshkruar ngjarje nė Institucionet e e politikės si Ministri etj. Siē e thamė dhe mė sipėr shkrimtari vizionar ia var nė qafė peshėn e pėrgjegjėsisė politikės shqiptare nė sfond historik, e cila mban njė rol kryesor nė koegzistencėn e identitetit europian tė shqiptarėve. Synimi i kėtij studimi ėshtė vėnia nė pah e elementėve publicistikė tė sprovės dhe nga ana tjetėr elementėt letrarė tė saj qė bashkohen dikotomisht si nė njė trup tė vetėm.

2.Ana letrare, “arma” e padiskutueshme e autorit (pėr tė mos ju lodhur po ju japim emra faqesh figurat letrare tė pėrdorura gjatė sprovės):
Europa, xanxa kryeėsore pėr shqiptarėt, fq8.
Fill pas dehjes sė parė pėr Europėn…fq.11
Krejt si njė shpend i verbėr , njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal….fq.11
….nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.fq 12
…aq mė kėmbėngulėse bėhej kokrrama se shqiptarėt ishin mish i huaj, pra i padashur pėr Europėn. Fq 14
Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mish kėtė lemeri.fq17
Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Fq 20.
Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia dhe nga zgafellat e kombit u nxorr famuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore…fq 24
Pa shkrimin asnjė ngrehinė gjuhėsore s’ mund tė mbetej gjatė nė kėmbė. ….po gjuha osmane veēse sa i gėrvishte gjuhėt kryeneēe tė vendasve.fq 26
Letėrsia e betjexhinjėve….njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine.fq27
Kundėr kėsaj zgjyre qė s’ dije ē‘emėr t‘i vije, u ngrit Rilindja Kombėtare shqiptare.fq.30
…lufta midis identitetit tė lodhur shqiptar dhe pėrēudnimit tė tij langaraq, u duk se do tė pėrfundonte shpejt. Fq 31.
Greqia gjatė njė shekulli lirie kishte arritur t’i pastronte njėfarėsoj “hithrat dhe ferrat “ e pushtuesit. Fq 32.
Jugosllavia, kjo primadonė e “botės sė tretė”,…..fq.42
Nė ēaste tė vėshtira popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme. fq.44
….Rilindja e flakėroi mendimin shqiptar…fq 44.
Ata kujtojnė se me dredhitė e pazareve tė pluhurosur tė dikurshėm, mund tė hyjnė nė institucionet e demokracisė kontinentale. fq 48
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-11, 22:26   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Ėshtė njė sprovė publicistike pasi jep njė qėndrim ideoemocional tė autorit, qėndrim ndaj fakteve, ngjarjeve qė kemi renditur pak mė sipėr duke na dhėnė njė shqetėsim tė madh tė niveleve kombėtare, etnike, siē ėshtė vėnia nė diskutim, historia e identiteti europian tė shqiptarėve nė njė moment kur Europa po hapte dyert realisht pėr Shqipėrinė(Ardhja e Barosos mė 2006). Shpesh ngjarjet nė kohė dhe fenomenet komentohen, pėrshembull fenomeni Haxhi Qamil dhe otomanizmi, reagimi i politkanėve shqiptarė pėrkundrejt fenomenit Ahmet Zog qė ėshtė nė antinomi tė plotė me tė tre tė parėt duke pėrfaqėsuar dy shtylla: europianizmin dhe antieuropianizmin sipas autorit. Ashtu si veprohet nė njė ssprovė publicistike nė tė arėsyetohet, gjykohet pėr fenomenet dhe pėr politikat e ndjekura shpesh duke folur dhe pėr individė tė veēantė(Enver dhe Nexhmije Hoxha). Faktet, ngjarjet, komentet qėndrimet pėr to vijnė nėn petkun e mrekullueshėm letrar dhe me figurshmėritė. Pak a shumė i kemi renditur mė sipėr, kėto plotėsojnė mozaikun ambiug tė publicistikės letraro-politike-shoqėrore nė kėtė rast.Hamit Boriēi tek “Publicistika letrare” thotė: “Publicistika ėshtė vetė pohimi ose mohimi, ėshtė mendimi pėr faktet e fenomenet e jetės, shfaqur e pėrpunuar nėpėmjet njė lloj shkrimi, ėshtė zhvillimi dhe pėrpunimi i mendimit, arėsyetimi mbi faktet, ngjarjet dhe fenomenet, qėndrimi i autorit ndaj tyre”. Duken qartė figurat e preferueshme tė stilit avangardė tė Kadaresė si alegoritė, stigmatizimet, ironitė, personifikimet, metaforat, metonimitė, epitete(Pazare tė pluhurosura, identitet i lodhur), simbole(Jugosllavia, primadonė e botės sė tretė)krahasimet(krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare..). Tek “Publicisitika letrare” Boriēi thotė:’Figurat nė publicistikė shėrbejnė pėr tė paraqitur njerėz, ngjarje dhe evenimente, nė tė cilat mishėrohen interesa shoqėrore me karakter aktual dhe perspektiv”. Figurat e mėsipėrme, nė kėtė sprovė janė dhe pikėtakimet midis letėrisė dhe publicistikės.
Kadareja nuk ėshtė nacionalist, kėtė e ka thėnė dhe nė “Ftesė nė studio”, por ėshtė i tillė pėr sa kohė qė kombi dhe etnia, gjuha, shqiptaria cėnohen dhe dėmtohen rėndė, misioni i tij nė kėtė sprovė ėshtė ruajtja e imazhit tė vendit tė shqipeve dhe ai ėshtė nė kėtė aspekt ambasador i shqiptarizmit. Kadareja nė kėtė sprovė i ngacmuar nga ngjarjet e momentit nė vitin 2006-tė ardhja e Barosos, i ka vėnė vetės njė qėllim kur ėshtė ulur tė arėsyetojė, komentojė faktet, ngjarjet, dukuritė, tė adresuarit realė pėr tė shprehur opinionin e tij pėr kėtė fenomen, pra identitetin europian tė shqiptarėve duke e ndjerė se ėshtė moment pėr tė thėnė diēka nė lidhje me tė, nga njė kėndvėshtrim politiko-shoqėror.
Kadareja ia ka arritur qėllimit me anė tė sprovės tė pėrēojė mesazhet tė qarta tek lexuesi duke komentuar, gjykuar, arėsyetuar dhe konkluduar pėr identitetin europian tė shqiptarėve duke ndikuar tek opinioni i pėrgjithshėm shoqėror me anė tė kėsaj sprove. Kjo sprovė publicistike zbukurohet nga elementėt letrarė qė kemi renditur mė sipėr, por gjithnjė duke ilustruar tė adresuar, fenomene konkrete.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 15:14   #30
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ismail Kadare

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ndodhej sot nė njė takim tė zhvilluar nė bibliotekėn e Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”.
Shkrimtari i njohur dha se Shqipėria ka shumė pėr t’i sjellė Europės, pasi sipas tij, Europa ėshtė njė orkestėr ku ēdo komb sjell diēka. Shqipėria do tė pėrēojė harmoninė fetare, vuri nė dukje ai.
Kadareja nėnvizoi se gjuha shqipe ėshtė ndėr 10-12 gjuhėt themeltare nė Europė. Populli ynė, tha ai, po ribėhet europian duke u mbėshtetur rrėnjėt europiane tė vendit tonė.


__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.