Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-10-12, 19:29   #1
Metro
 
Anėtarėsuar: 28-11-11
Postime: 31
Metro i dashurMetro i dashurMetro i dashurMetro i dashur
Gabim Rugova, Thaēi e Haradinaj ishin paralajmėruar mė 2001

Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Fatmir Limaj, me 17 shtator tė kėtij viti, pėr privatizimin nė Kosovė kishte sugjeruar qė tė konsultohet me ekspertin Ismet Hamiti.

Por pse bash kėtė ekspert?

Indeksonline ka siguruar njė dokument konfidencail qė ky ekspertė me 13 nėntor 2001, tre liderėve politik nė atė kohė, kryetarit tė LDK-sė, Ibrahim Rugovės, Kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēit, Kryetarit tė AAK-sė, Ramush Haradinajt si dhe Komandantit tė TMK-sė, Gjeneral Lejtnant Agim Ēekut e qė i paralajmėronte qė punėt do tė shkonin keq me privatizimin me kompetencat qė ’u lanė AKM-sė sė atėhershme.

Formimi i AKM-sė sė atėhershme, e cila do tė kishte nė dorė tėrė ekonominė e Kosovės, pėr ekspertin e telekomunikacionit Ismet Hamiti, ishte gjėja mė katastrofale qė do ti ndodhte “pronave publike” nė Kosovė.

“Organet Kosovare qė do tė formohen, pėrveē qė nuk do tė kenė asnjė ingjerencė nė fushėn e mbrojtjes, punėve tė jashtme, tė sigurisė publike dhe tė drejtėsisė, ato nuk do tė pyetėn as pėr ekonominė kosovare. AKM e drejtuar nga shtylla e IV do tė vė nėn kontroll ekonominė tonė. Parlamenti, Qeveria, Presidenti do tė merren me ēėshtje tė jetės sė pėrditshme tė qytetarėve tė Kosovės, siq merret njė organizatė sindikale”, ėshtė njėra ndėr shtyllat qė eksperti Hamiti i kishte shkruar nė letrėn konfidenciale dėrguar tre liderėve politik.

Ai mė tutje kishe shkruar pėr planet qė kjo agjenci i kishte pėr tu kujdesur pėr pronėn publike.

“Nėn firmėn e privatizimit e tė rikonstrukturimit tė ekonomisė, AKM planifikon qė nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm tė ndajė Ndėrmarrjen e Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės (PTK-nė) nė njė pjesė tė postės, nė pjesėn e rrjetit fiks dhe nė rrjetin mobil. Menjėherė mė pastaj AKM do ti qesė nė Pazar pjesėt mė profitabile tė saj. Rrjeti mobil do tė jetė e para qė do tė shitet”, thuhet nė letrėn e ekspertit Ismet Hamiti.

Po ashtu Hamiti nė letėr, tė cilėn ekskluzivisht e sjell Indeksonline, kishte theksuar se ‘Plane tė ngjashme AKM ka edhe pėr pasuritė tjera tė ēmueshme tė Kosovės. Populli i Kosovės, i shpronėsuar, do tė vihet nė varėsi tė plotė, pa asnjė perspektivė pėr t’u bėrė zot i vetvetes dhe pėr tė vendosur pėr fatin e vetė’.

Nė letrėn konfidenciale qė ka siguruar Indeksonline, dėrguar atėherė tre liderėve politik, shkruhet se si eksperti i Telekomunikacionit Ismet Hamiti, ju kishte rekomanduar se privatizimi nuk duhet tė ndodhte dhe ēdo pronė publike nė ėshtė vetėm e Kosovės dhe nė Kosovė nuk ka pronė tė huaj.

“Prona Publike ėshtė pronė e qytetarėve tė Kosovės tė cilėt tani i kanė organet e zgjedhura dhe presin qė ato tė kujdesen pėr kėtė pronė, e jo ndonjė agjenci si AKM-ja. Ekonomia e Kosovės e sidomos pjesa mė profitabile e saj, siē ėshtė telekomunikacioni, aeroporti etj. Nuk duhet lėnė nė asnjė mėnyrė nėn kontrollin e tjetėrkujt, pos organeve legjitime tė Kosovės, edhe me ēmim tė prishjes pėrfundimtare me Administratorin si person. Kjo duhet tė jetė vijė e kuqe me tė cilėn nuk duhet bėrė asnjė lėshim”, u kishte shkruar Hamiti liderėve Kosovarė.

Krijimi i Agjensionit Kosovarė tė Privatizimit veprim i dėmshėm

Qysh nė vitin 2001, krerėt e institucioneve dhe partive politike ishin nė dijeni pėr dėmet qė po i shkaktonin ekonomisė dhe shtetit tė Kosovės me themelimin e Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit.

Sipas Ismet Sahitit, themelimi i Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (Anglisht, Kosova trust Agency-KTA), ėshtė bazuar vetėm nė kaptinėn 11 tė Kornizės Kushtetuese, e cila flet pėr “trupat dhe zyrat e pavarura qė punojnė nė mėnyrė tė pavarur nga Institucionet e pėrkohshme” tė Kosovės, siē janė: Komisioni qendrorė i zgjedhjeve, Autoriteti Bankar dhe Autoriteti i Pagesave”.

Hamiti kishte theksuar se “Kjo agjenci, mė saktėsisht e gjen mbėshtetjen nė njė pjesė tė njė fjalie tė vetme tė Kornizės kushtetuese ku flitet pėr detyrat dhe obligimet e “trupave dhe zyrave” tė pavarura, qė thotė: ‘trupat dhe zyrat e specifikuar mė lartė, dhe trupat e zyrat e ngjashme qė mund tė krijohen me ligj, do ti kenė fuqitė,…etj”

Kjo agjenci, sipas letrės sė Hamitit do tė kishte fuqi qė ēdo ndėrmarrje nė pronėsi publike ose shoqėrore mund ta: ‘ndajė nė pjesė pėrbėrėse, ta shes nė tėrėsi apo ndonjė pjesė tė saj, ta likuidojė atė dhe tė disponojė me paratė dhe pasuritė tjera tė saj”

Agjencia Kosovare e Mirėbesimit, e cila bėnte pjesė ndėr “trupat dhe zyrat” qė sipas kornizės kushtetuese janė tė pavarura nga institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes sė Kosovės, do ti pėrgjigjej Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit Gjeneral vetėm sa i pėrket respektimit tė Rezolutės 1244, rregulloreve dhe ligjeve tė aplikueshme nė Kosovė, dhe Agjencia punon sipas rregullave qė i nxjerrte vet.

Pasuria e Kosovės nė dorėn e gjashtė personave

Sipas letrės ‘Hartuesit e kėsaj rregulloreje supozojnė se Kosova nuk ka asnjė njeri qė din shkrim-lexim dhe me kėtė rregullore krijohej njė SUPER-AGJENCI, e cila me kėtė rregullore e tėrė pasuria e Kosovės i besohej (i bėhet “tapi”) gjashtė personave, ku kėta gjashtė persona mund tė bėnin absolutisht ēka tė duan me pasurinė e Kosovės.

Hamiti kishte theksuar nė letėr se njė grup prej gjashtė individėve vėshtirė se do tė ishte nė gjendje tė mbikėqyrnin me sukses njė ndėrmarrje tė vetme e lėnė mė tė bėhet zot i tė gjitha ndėrmarrjeve tė Kosovės.

Nė kėtė mėnyrė, gjithmonė sipas rekomandimeve tė ekspertit Ismet Hamitit, institucionet e Kosovės nuk kishin asnjė autoritet mbi Agjencinė, dhe se me kėtė rregullore atyre u merreshin edhe ato pėrgjegjėsi tė gjymtuara qė ua njihte kaptina 5 e kornizės kushtetuese, e popullit shqiptarė tė Kosovės i merrej e drejta pėr tu pyetur pėr pasurinė e Kosovės.

Kjo rregullore sipas ekspertit Hamiti, nuk kishte tė bėnte asgjė me rezolutėn 1244 e as me tė Drejtat e rezervuara tė Administratorit.

Kjo rregullore sipas Hamitit ishte thjesht njė produkt i grupeve tė ndryshme tė interesit, tė cilat ia kishin vėjnė syrin pasurisė sė Kosovės pėr Pėrfitime Personale.

Eksperti Ismet Hamiti, qė ėshtė nga Mitrovica, qė karrierėn e vet profesionale e ka zhvilluar nė Unionin Ndėrkombėtar tė Telekomunikacionit (ITU), autoritetin mė tė lartė botėrorė nė fushėn e telekomunikacionit.

Gjatė luftės, me nismėn e tij personale, siguroi pajisjet pėr komunikim dhe organizoi trajnimin e 20 instruktorėve pėr pėrdorimin e kėtyre pajisjeve si dhe 20 tė tjerėve pėr kundėrzbulim, pėrfshirė kėtu edhe financimin. Pas luftės kėto pajisje ishin dhurata qė mori TMK nė fushėn e telekomunikacionit.

I ngarkuar nga autoritetet e atėhershme te Kosovės, menjėherė pas luftės, ai udhėhoqi grupin koordinues pėr kthimin e punėtorėve tė PTK–sė nė vendet e tyre tė punės.


Metro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-10-12, 23:28   #2
linx
 
Anėtarėsuar: 23-04-12
Postime: 2
linx e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Rugova, Thaēi e Haradinaj ishin paralajmėruar mė 2001

More shume njerez mujn me i qajt kallet e privatizimit por dikush po knaqet larg publikut ;)
Enjoy the photo!


linx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.