Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-02-12, 22:50   #1
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nga kėndi i njė nėne

Ecja mbi borėn e shtypur tashmė, zhurma e veturave arrinte gjer tek veshi im, dhe largohej ngadalė.
Papritur nė vesh arriti njė baladė, dhe kurrė nuk do tė besosh cfarė pashė Yll.

Pashė funeralin tim.

Po po. Muzikė vajtuese, njerėz tė veshur nė tė zeza, unė nė arkivol dhe ti Ylli im ecje bashkė me turmėn.
Asnjė lot nė syrin tėnd nuk pashė. Mendova; ėshtė nė shok!

Vdekja.
Prindėrit tanė asnjėherė nuk na folnin pėr vdekjen.
E bėnin kėtė pėr tė na mbrojtur, por, nėse ka dicka nė kėtė botė, qė nuk e dijmė, ėshtė momenti i vdekjes. E kemi mė afėr se kėmishėn, thonė tė vjetrit.

E mendja, ku nuk shkon?
Cka nėse vdes unė? Si do ta pėrjetonte Ylli im kėtė humbje?

M`u kujtua njė bisedė e jona;

-Natėn e mirė Yll.
-Natėn e mirė mam.
-Tė dua mė s`shumti n`botė.
-Edhe unė tė dua ty, edhe babin. Edhe ti e don babin apo mam?
-Po shpirt, por ty mė s`shumti.

Dhe babin e mamin pashė si njė rrethojė rreth fėmijės sė tyre, duke mbrojtur atė nga kjo botė e egėr.
Cka nėse njėra mburojė largohet, zhduket, humbet?

Kur shkonte Ylli nė cerdhe, njė fėmiu i vdiq babai. Neve na thirrėn nė telefon, qė tė pėrgaditemi, sepse fėmijėt do tė vinin me pyetje tė ndryshme.

-Mam, Kristoferit i kishte vdekur babai- ishte fjalia e parė qė dėgjova.
-Joo. Kur?- u befasova unė, duhej tė bėheja sikur nuk dija asgjė.
-Nuk e di mam, por nė cerdhe, kemi ndezur njė qiri pėr tė.
-Sa keq pėr Kristoferin. A qante? -e pyeta.
-Po, dhe mua mė vinte shumė keq- tha dhe gati sa nuk i plasi vaji.
-A je mirė ti?
-Mirė- ma ktheu mendueshėm.
-Cka po mendon?
-Po mendoj shumė gjėra tė ndryshme. Si psh, si vijmė nė kėtė botė, pse vdesim, ku shkojmė pasi vdesim, pasi vdesim a kthehemi prapė nė kėtė botė, nėse jo ku rrimė ne, si rrin toka nė ajr, pse vdesin prindėrit, mam unė kam frikė se ti ose babi do tė vdisni- dhe plasi nė vaj.

To be continued...


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 09-02-12 nė 22:53
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-02-12, 16:26   #2
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Psikologėt thonė;

Pėr tė ndihmuar tjetrin, gjėja e parė qė duhet tė bėsh, ėshtė tė biesh nė nivelin e tij.
Duhet t`i shohėsh gjėrat nga kėndi i pėrsonit nė fjalė. Pėrndryshe, nėse ai ėshtė nė shkallėn e dyte, ti kot sė koti i flet gjėra nga shkalla e 20-tė.

Nėse ne si tė rritur jemi nė nivelin e pestė, njė fėmijė ėshtė nė nivelin -5.

Edhe pse jemi nė njė nivel aq tė lartė krahasuar me fėmijėt tanė, kjo nuk do tė thotė asesi se kemi tė gjitha pėrgjegjjet.
Ne, tė gjithė kemi pėrjetuar tė mbesim pa fjalė, pas njė komenti apo njė pyetje nga fėmijėt tanė.

Ajo qė dėgjova dje, nga Ylli im, ishte dicka nė vete.
Ishim duke shkuar nė kino, pėr tė parė filmin; "Djali dhe delfini".

Papritmas, m`u drejtua; Mam, do tė doja tė mos kisha lindur fare.

Pse? - u habita me t`vėrtetė.

Sepse ne do tė vdesim ashtu-kėshtu. Cka ėshtė qėllimi tė jetosh?

A nuk ka asgjė tė mirė nė kėtė botė a? -e pyeta gati e nevrikosur.

Jo po- u ngut ai- pėrmendi disa nga shokėt e tij, dhe disa lojėra me armė, tė cilat ky nuk ka tė drejtė t`i luaj pasi qė ende nuk ka mbushur moshėn.

Mami dhe babi? A nuk ėshtė dicka e mirė?

Po po, ju tė dy, familjet e juaja- dhe mendohej tė gjente dicka qė i sjell knaqėsi, dhe pas pyetjeve tė mia; "tjetėr? tjetėr?", ai vazhdonte dhe ndėr tė tjera zbuluam se ishin edhe futbolli, skijimi, bazeni, pushimet nė det, pushimet nė Kosovė, shkolla, festimet e ditėlindjes, bowling-u, kino, snowboard, playstation, cokollatat, anijet e mėdha, Disneyland, etj.

E sheh- i thashė- se paska shumė gjėra tė mira nė kėtė botė? Dhe kur tė rritesh akoma, edhe gjėra tjera do tė tė duken interesant dhe tė mira.

Si cka psh mam?

Ti duhet tė zbulosh vet Yll.

Pse mė quan Yll gjithė mam?

Njė histori thotė, secili njeri qė lind nė kėtė botė, e ka njė yll tė caktuar lart nė qiell, i cili i ndriqon rrugėn gjatė gjithė kohės. Kur linde ti Yll, mua m`u ndriqua jeta aq shumė, sa qė jam e sigurtė se ai Ylli im lart nė qiell, zbriti brenda nė ty. Sepse ti vazhdon tė mė ndricosh secilėn ditė. Dhe kjo ėshtė arsyeja ndėr mė tė fortat, pse mua mė duket kjo jetė shumė e mirė, dhe asnjėherė nuk mendoj se do tė ishte mė mirė sikur tė mos kisha lindur.

Buzėqeshja i ndriti fytyrėn.

Mendova; T`i them se kjo ėshtė hera e fundit qė dėgjoj dicka tė tillė, por prapė pėrmbajta veten, ngase dua qė ai tė flasė me mua, pėr mendimet e tij, cofshin ato edhe tė errėta...


Aq shumė kohė mė ka kėrkuar ato lojėra me vrasje, mbytje, armė, gjakderdhje, mosha e tė cilave ėshtė mbi 18-vjeqare. Pėrgjegjja ka qenė gjithmonė; JO.

A kanė fėmijėt, imagjinatė tė mjaftueshme, qė tė tentojnė tė manipulojnė prindėrit e tyre, nė mėnyrė qė tė marrin atė qė duan?
Dhe frika ime ishte; Ėshtė vėrtetė Ylli im ndriques duke menduar kėto gjėra nė kokėn e tij tė vogėl? A po rriten ato mendime tė tmerrshme s`bashku me tė?
Apo ishte vetėm tentim pėr blerjen e lojėrave tė ndaluara? Shpresova shumė, tė ishte kjo e fundit.
Ndoshta ishte vetėm mendim momenti? Me tė cilin mė duhet tė punoj kujdesshėm, qė tė mos kthehet asnjėherė, as si mendim!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-12, 20:59   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Mami si je?

Shumė mir jam, mamit.

Krejt mirė je?

O mirė jam moj, ēka ke qė po mė pyet qe dy herė?

O mam ishte e tmerrshme jam zgju natėn, krejt qull e kisha bėrė jastėkun nga lotėt, se tė pash ėndėrr qė vdiqe, je e sigurtė qė je shumė mirė?

Ha,hahahaahah u qesha, vetėm njė ėndėrr paska qenė mamit, se unė me sa po e shof veten gjallė qenkam e po flas me ty nė telefon.

Qeshu ti qeshu, unė kesh ka kupi tuj qa e kesh ka tranohna deri sa e pash qė ishte vetėm njė ėndėrr.

Tė lutem i thash mbaj mend, edhe kur tė mė vijė ajo ditė e ti tė jesh zgjuar e tė mė shofėsh tė vdekur duhesh tė mos qajsh, dije qė vdes e lumtur qė ju lė juve mbrapa.

Mam mjaft se nuk po kam kohė me fol mė tepėr, e kur tė takohemi po gabon po e nxen goje kėtė muhabet mė.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 14-02-12 nė 21:00
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-12, 15:11   #4
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

"Nuk ėshtė kurrė vonė tė jesh ai/ajo qė do tė mund tė ishe"


Familja, rrumbullaku dhe dasmat.


Nė njė dasmė, sheh lumturinė e kėtyre krijesave, tė lindura moti kohė, nga dy prindėr, tashmė tė mundur nga mplakja.

Njė nėnė ulur nė njė qoshe tė lokalit, dy sytė mbushur lot krenaire, hidhėrimi e gėzimi, mburrje e keqardhje, lumturie e dhimbjeje, mungese e pranie, dhe lista vazhdon.

Nė mesin e lokalit tė gjithė vallėzojnė me njė buzėqeshje tė madhe nė fytyrė, dhe per disa orė, kan harruar tė gjitha obligimet, detyrat, pėrgjegjėsitė, brengosjet, shqetėsimet, vuajtjet, mjerimet, tė cilat jeta na i fali shumicės nga ne.
Tė kėqijat munden nga tė mirat, dhe mirėsinė sheh nė secilėn fytyrė.
Heton edhe shiqime tė vjedhura tė tė rinjėve, tė miturit duke vallėzuar shkujdesshėm, tė moshuarit duke biseduar e qeshur me zė tė lartė, dhe tė martuarit tė dashuruar.

Tė gjithė sė bashku mė ngjajnė me molekula, tė lidhura fort ndėrmjet vete, tė cilat formojnė njė top tė rrumbullakėt, qė fluturon lirshėm nė hapsirė, dhe herė luftojnė, herė pėrqafohen, por nė atė rrumbullak mbesin.

Kur nata lėshohet nė tokė me qetsinė e saj, nėna bie nė shtrat, pas 1001 punėve tė lodhshme e tė gėzueshme, njė lot ia ngroh syrin.
Njė lot sakrifice.
Njė lot pėr njė molekulė tė tharė, zhdukur tashmė...

Njė lot nėne, peshon sa?
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-03-12, 21:35   #5
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Cfarė gjen nėn lėkurėn e njė nėne?

S`pari, instinktin prej nėne ndoshta! Po qe nevoja, ajo bėhet tigėr.
Ajo mbron tė voglin e saj, me tė gjitha mjetet e poseduara.
Edhe nėna mė e urtė nė botė, zbulon anėt e saj tė cilat nuk ka ide qė i zotėron, do tė thotė, kur ėshtė nė pyetje mirėqenia e fėmiut tė saj.
Nėna, ven fėmiun e saj nė radhė tė parė. Kjo ėshtė kryesorja. Tė tjerat vijnė pastaj.

"Egziston vetėm njė fėmijė mė i miri nė botė, dhe secila nėnė e ka atė".
Proverbe kineze kjo. Mua, mė pėlqen.

"Kur tė vendosėsh besimin, shpresėn dhe dashurinė sė bashku, mund tė rrisėsh fėmijė pozitivė nė njė botė negative" Z.Z.

Besimi nė fėmijėt tanė.
Kėta bėjnė pikėrisht atė qė ne prindėrit, rrethi, shoqėria presim nga ta.

Tek ne shqiptarėt, kemi dėgjuar shpesh, vlerėsimet e prindėrve;

1. "Ky kurr nuk ka me vy kurgjo", "S`ka kush qė e qet n`kry", "Na kalli"

2. "Ktij ka me ia pa hajrin ni katun", "Uh lumja unė pėr ty, pej qitij ka diqka", "Ky osht ma i miri nxons n`shkollė", etj.

Numri 1, kur dėgjon atė vlerėsim negativ, prej gojės sė prindėrve te tij, dhe pastaj prej krejt familjarėve, rrethit, edhe ai beson se vėrtetė ėshtė i papėrmirsueshėm. Sjellja e keqe, vetėm pėrkeqėsohet. Dhe as qė tenton tė behet mė i mirė. Mė i urtė, mė i mirė nė shkollė, etj.

Numri 2, do tė mundohet me gjithė cka ka, tė arrijė tė gjitha ato qė i dėgjon, sepse ky beson se ėshtė me i miri nė shkollė, beson se do tė arrijė dicka nė jetė, shumė njerėz do tė kenė tė mira prej tij, dhe deshti apo nuk deshti, ke apo nuk ke, do tė bėhet njeri mė i mirė.


Kam lexuar njė libėr, njė nėnė, vajza e sė cilės, kishte sjelljet mė coroditėse qė mund tė ketė njė fėmijė. Pėshtynte njerėzit nė rrugė, rrihte tė gjithė fėmijėt qė takonte, nė shtėpi bėnte vetėm rrėmuje, nė cerdhe askush nuk guxonte tė luante me tė, etj etj.
E tėrė shoqėria ishte larguar prej nėnės e babit, pėr arsye tė sjelljeve tė saj.

Ishte e vogėl pėr psikologė, nuk do tė kuptonte asgjė, kėshtu qė nėna e vajzės, vendosi tė ndryshojė vajzėn e vogėl.
Asaj i dhimbte zemra, sepse askush nuk afrohej tė luante me vajzėn e saj, vajza ndihej e vetmuar, dhe situata pėrkeqėsohej.

Sa herė ndodhte ndonjė nga ato epizodat e sjelljeve tė kėqija tė vajzės, nėna i thoshte vetėm njėherė; Nuk duhet bėrė atė... nuk duhet bėrė kėtė, dhe asnjė fjalė mė pėr atė ndodhi. Nuk fokusohej nė gjėrat e kėqija.
Nganjėherė vajza bėnte dicka tė mirė, dhe pėr kėtė gjest,ajo dėgjonte fjalė tė mira tėrė ditėn.

Vajzes i pėlqente vėmendja pėr gjėrat e mira. Ishte mėsuar se tė gjithė fokusoheshin nė tė, vetėm kur bėnte dicka tė keqe. Meqė nėna e saj, nuk e bėnte kėtė gjė mė, ajo gradualisht i la ato.
Muar kohė, afėr njė vit, por vajza u bė tjetėr fėmijė.

"Njeriu mėson shumėcka kur tė bėhet prind, si psh se sa ka durim".

Fėmijėt duan vėmendje. Provojnė tė gjitha mėnyrat, por vėmdendjen do ta kenė. Ne prindėrit, vendosim, cilės rrugė t`i biejmė.

Nėn lėkurėn e njė nėne, gjen te gjitha armėt qė i nevojitet asaj!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-12, 16:51   #6
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne


Ne nje program shkollor, Ylli me te gjithe femijet kenduan kete kenge.


"Ne.

Ka shume femije ne vende tjera,
Te cilet nuk kane asgje, por bejne me te miren qe munden
Dhe ata enderrojne per nje bote, ku asnje arme nuk deperton
Te kene ushqim mjaftueshem, dhe te luajne ku te duan.

Ne nuk kemi kohe te humbim, duhet bere diqka tani,
Te ua shtrijme nje dore, jo vetem te shiqojme

Ne jemi femije nga vende te ndryshme,
qendrojme bashke dhe duam te tregojme
se ne mundemi te krijojme unitet nese ne vetem duam,
Nuk ka kufinje, ne ate qe ne mund te bejme.

Ne kendojme fort, me zerin me te larte qe mundemi,
duam te degjohemi ne te gjitha vendet e botes,
Sepse kemi diqka shume te rendesishme per te thene,
Ne jemi femije te cilet kemi shume per te dhene.

Ne nje qytet te vogel, larg ne veri jemi mbledhur,
dhe kendojme me ze te larte ne kor
Sepse ne enderrojme per nje bote, atje ku te gjithe femijet mund te qeshin,
ku ne jemi te sigurte dhe lufta eshte bere paqe.

Nuk kemi kohe per te humbur, duhet bere diqka tani,
Te shtrijme nje dore, dhe jo vetem te shiqojme."


Bajlozi tha; Ne buzeqeshjen e bebes sheh buzeqeshjen e Zotit.
Thenie fantastike, permbledhur mire mrekullite e jetes ne nje buzeqeshje te vetme.

Po, sheh te padukshem, misteriozen, sheh engjujt e gjalle dhe te vertete.
Eshte sikur te gjitha te keqiat e kesaj bote, mbledhen dhe zhduken ne ate buzeqeshje. Magjia e shpirtit shkelqen nepermes atyre syve te dlire.
Dhe ti e sheh pa pike dyshimi, te miren e kesaj bote.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-12, 23:13   #7
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Nuk ka kush tė mė ndryshojė mendjen se, nuk ka ndjenjė mė tė plotė, mė tė fortė, mė tė kthjelltė, sesa ndjenja e tė qenurit prind.

"Asnjėherė mos merr mė shumė se sa atė qė jep."

Mirė. Fėmijėt, u falin prindėrve tė tyre, kėnaqsinė origjinale tė vetme nė bote. Ndjenjėn e tė plotėsuarit total nė jetė.
Prindi, si prind, (shumica e tyre), mundohen tėrė jetėn pėr fėmijėt e tyre.
Po na del se ajo knaqėsi paguhet tėrė jetėn.

Mė ngjan me barazpeshim.
Fėmijėt mbushin jetėrat e prindėrve tė tyre plot kuptim, dhe kėta tė fundit paguajnė pėr pjesėn tjetėr tė mbetur tė jetės.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-12, 12:41   #8
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Gjėrat nėn lėkurėn e njė nėne pėrveq asaj tė lartėpėrmendurės?

Jeta, dėshirat, mendimet, bota pėrsonale e saj.

E din kur ke aq shumė mendime tė mbėshtjellura nė kokė, sa qė nuk ia gjen dot fillin?

E dua kur jemi vetėm unė dhe mendimet e mia.

Tė gjithė e dijmė se jemi kėtu pėrkohėsisht. Absolut tė gjithė. Edhe fėmijėt 6-vjeqar.

Ecja pas dy kolegeve nė punė, i shiqoja tek bisedonin dhe qeshnin. Ua shiqoja edhe rrudhat e tė qeshures. Ato flisnin dhe qeshnin sikur tė jetonin pėrgjithmonė. Mė dukej se nuk kishin ide se do tė vdisnin njė ditė. Edhe pse vdekjen e shohim perditė.

Hapa gojėn tu them; Hej, e dini se do tė vdisni? Pse qesheni?

Ndala.

Nuk tė nevojitet shkollė qė tė studiosh njerėzit, kur ke mundėsinė ta bėsh tė njėjtėn gjė nė jetėn reale, nė pėrditshmėri.

Shpejt u largova nga ato mendime.
Nuk e preferoj vuajtjen. Kam zgjedhur dashurinė.

Thonė se ndihesh gjallė kur vuan.

Ndoshta.

Kam vendosur tė ndihem gjallė perditė ngapak. Tė pėrjetoj vuajtjen, dashurinė, knaqėsinė, gėzimin, tradhtinė, hidhėrimin, humbjen, fitoren, nė njė sasi mesatare.

Nėn lėkurėn e njė nėne, mund tė gjesh vetėbesimin hekur, fituar nga pėrvoja tė ndryshme. Humbje e fitore. Por kurrė dorėzim.

Njė nėnė e tillė, nuk ka nevojė pėr komplimente. Ajo e din, se ajo mundet!

"Tė gjithė kemi nevojė pėr dikėnd me tė cilin mund tė jemi budalla!"

Pse tė mos jemi budallenjė pėrditė ngapak?
Pse tė mos jemi vetvetja, me tė mirat dhe tė kėqijat tona?

Halle Berry tha;

Bukuria nuk ėshtė vetėm fizike.
Pėr mua burri ėshtė qershia nė tortė.
Por unė jam torta dhe edhe e vetme jam shumė e mirė.
Edhe nėse nuk e kam qershinė.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 09-06-12 nė 12:42
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-12, 21:18   #9
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Shum thenje te bukura per nenen..Si dhe "Emocionuese"me perkushtim i lexova..Faleminderit-Lovely&Murgesha..:))

P.s.E per gjyshet a ka mbetur diqka te thuhet?LOL..me kenaqesi do ju lexoja,Sa do e thjeshte te jetet


Me dashamiresi ju pershendes,qe te dyjavee..Suksese ne vijim

by-Natyra.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 09-06-12 nė 21:21
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-12, 21:23   #10
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Pėrsėri, po afrojnė festat e fundvitit.
Ti e ndjen gėzimin, atmosferėn festive, mungesėn e atyre qė nuk janė mė nė mesin tonė..

Njerėzit nxitojnė, kohė e stėrngarkuar nga punėt e ndryshme qė duhen pėrfunduar para festave.

Ti kė mėsuar tashmė tė vlerėsosh gjėrat e vogla, ato qė janė falas nė jetė.

Nga kėndi i njė nėne, nė qendėr janė fėmijėt e tu. Janė kėto krijesat e pafajshme, falė tė tė cilėve bota vazhdon rrjedhėn e saj.

Ata janė aq tė vegjėl, janė aq kurioz, janė aq tė mire e tė dashur, sa qė zemra tė mbushet dashuri. Tė futesh nė botėn e tyre plot e pėrplot ėndrra ėshtė mrekullia vet.
Tė krijosh kujtime fėmijėrie pėr ta, ėshtė obligim i nėnave nė kėtė jetė, apo jo?

Janė kėta tė cilėt na ngrisin lart.

O nėnė shtatzėnė, shijo cdo lėvizje nė barkun tėnd. Shijo jetėn brenda teje dhe ji krenare pėr fatin qė ke tė bėhesh nėnė.

Ti tjetri, mos kėrko edhe aq shumė. Mėsohu tė ulesh, tė jesh falėnderues pėr gjėrat qė i ke. Duaji njerėzit qė tė rrethojnė, qė mbushin pėrdtishmėrinė tėnde me jetė. Mos u bė i pangopur. Njė ditė do tė shkosh nga gjithėcka. Do tė mbetet vetėm kujtimi pėr ty. Cfarė kujtimi do qė tė lėsh pas?

Nga pėrvoja kemi mėsuar se gjithmonė ėshtė njė arsye pse gjėrat ndodhin. "Kur mbyllet njė derė, hapet njė tjetėr". Mos u mėrzxit pse gjėrat nuk vajtėn ashtu si planifikove ti. Ndonjėherė planet mė tė mira i ka jeta pėr ne. Shko me rrymen. Pa marrė parasysh, ngulite vėshtrimin tek e mira, dhe do e shohėsh se gjithcka do tė shkojė mirė.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-13, 14:34   #11
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

...dhe nga kėndi i njė fėmije:

Nėna ime! Vetėm tek ti kam besuar. Zot tjetėr nuk kam pasur kurrė!
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-13, 16:43   #12
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Nga kendi i nje femije ....

... se di a kam me mujt me ti kthy te gjitha ato qe i ke be per mua Nena Ime ...

..nje e di ti je Mbreteshea ime ...dashuria ime ....
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-13, 11:03   #13
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Terri i nates, edhe njehere me zuri trotuareve te botes.
Serish u dashurova ne deboren e bardhe e cila binte aq e organizuar dhe dukej mahnitese ne dritat e neonit.

Ne facebook te ze syri cka jo. Nje dite, njera nga "friends-at" e mi, kishte bere like nje status.
Ne status shkruhej; "Edhe sot te vendosa nje gjethe vjeshte ne grushtin tend te vogel, shpirti im. Ti hap syte, por nuk me sheh shtrire prane teje. Kanceri te hengri trurin. Dhe trupi yt i vogel , dita dites po behet me i dobet. Frymemarrja nganjehere te eshte aq e veshtire sa qe me duhet te dal nga dhoma.
-Ylva, mund te shkosh tani e dashur. Une nuk do te te humbas kurre. Ne vetem nuk do te shihemi per nje kohe. Kanceri po vdes bashke me trupin tend, dhe ti dole fitimtare ne kete beteje. Kur te bashkohemi "ne anen tjeter" do e festojme kete fitore."

Klikova ne profilin e tij, dhe fillova ta "ndjek".

Ishte ky nje baba, te cilit vajza e vetme 7 vjeqare, po i vdiste nga kanceri.
Dhe ky ne vend qe te tmerrohej, ky e pershkruante vdekjen si diqka te bukur. Si nje pushimore nga jeta.

Nganjehere e admiroja per forcen qe kishte ne momentet me te veshtira te jetes- humbjen e nje femije. Por, cfare do te besh, kur zgjedhja e vetme qe ke eshte te jesh i forte?
Nganjehere me irritonte, ngase shkruante per gjendjen e vajzes dhe shprehte ndjenjat e tij, 5-6 here ne dite ne facebook, ne vend qe te shfrytezonte secilin sekond te fundit me femijen e vet.

E "ndiqnin" mbi 20 mije njerez nga ane e mbane vendi. Kishte hyre ne zemrat e tyre me sinceritetin e tij, me dhimbjen e tij, me menyren si fliste hapur per vdekjen, me dashurine e tij per princesen e vogel, etj.

Por kishte edhe te tjere. Disa e akuzonin se ai permes facebook-ut kishte arritur te fus Ylvan ne zemrat e shume njerezve, dhe per kete arsye Ylva nuk mund te vdiste. Nuk mund te shkonte nga kjo bote, sepse ishte ne zemrat dhe mendjet e shume njerezve dhe ata po luteshin per sherimin e saj.

Me tutje babai shpjegonte se e vetmja arsye pse ai kishte filluar te shkruante ne facebook dy vite me pare, ishte sepse ndihej sikur te gjithe ata njerez nga ane e mbane vendi, e kuptonin, dhe ne kete menyre ia lehtesonin dhimbjen.

Prandaj, nuk dija si te ndihesha me. Ta admiroja, apo ta urreja? Ta urreja sepse me solli ne jeten time, nje vajze te vogel, te cilen nuk e kam pare asnjehere dhe as nuk e njoh perveq nga pershkrimet dhe fotot e babit ne fb ,dhe s`bashku me te nje dhimbje te jashtezakonshme.
Apo ta admiroja sepse me beri t`i shoh gjerat me nje sy total tjeter?

"Fatlum ne fatkeqesine e tjetrit"

Babai shkruan; "Shfrytezojeni kohen me femijet tuaj. Luani me ta, qeshni dhe jeni falenderues qe keni femije te shendoshe. "

Ylva simbolizohet sot me nje gjethe vjeshte, nga me se 20 mije persona...


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.