Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-01-10, 14:07   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Imazhi i “paqes” mbi kufomat e gjalla

Imazhi i “paqes” mbi kufomat e gjalla

12/01/2010 09:06:00
http://lajmpress.com/opinion/2910.html

Agim JAKUPI
Sot njerėzit flasin pėr shumė tema siē janė teknologjia, ndotja e ujit dhe e ajrit, uria, vlerat morale dhe shumė tema nė fusha tjera. Si rrjedhojė e kėsaj kanė dalė nė pah edhe shumė ēėshtje tjera, si ēėshtja e paqes, drejtėsisė, tolerancės, mirėkuptimit, dialogut.. Fatkeqėsisht, nė Maqedoni, pavarėsisht nga disa pėrpjekje shpresėdhėnėse tė disa organizatave tė pavarura, bėhet ēmos qė kėta ēėshtje tė harrohen dhe pėr temat e paqes, tolerancės, drejtesisė dhe dialogut tė flitet vetėm kur nė shtet vjen ndonjė perfaqėsues i UE-sė dhe SH.B.A-sė. Kėtu luftohet qė politika tė bėhet e “shenjtė”, kurse selitė e partive vende tė “adhurimit”. E nėse futesh mbrenda pėr ti kryer “ritualet” do bėhesh i satanizuar! Nė rrėnjėt e problemit qėndron botkuptimi nacionalist, si dhe paaftėsia me u ballafaquar me realitetin. Sot, nė emėr tė ardhmėrisė shkelet mbi kufomat e tė vdekurve..., kurse mė e keqja dhe e tmershmja ėshtė se shkelet mbi kufoma tė gjalla, mbi fėmijėt shqiptar. Pikėrisht, kėtu krijohet imazhi i parė, kuptohet i keq.
Ky imazh krijohet mbi dritėn e trėndafilit tė fėmiut shtatėvjeēar shqiptar qė pėr njė tė ardhme do tė detyrohet, nė tė njejtėn kohė, tė mėsoje dy alfabete, shkronjat shqip dhe alfabetin maqedon. Vallė kjo ėshtė pėrpjekje pėr tė krijuar imazhin e paqės pozitive apo pėr tė krijuar huti te fėmijėt shqiptar? Si dotė jetė nė gjendje ai fėmijė tė mėsoje nė tė njejtėn kohė dy alfabete kur dihet se dallohen njėri nga tjetri. Kur B-ja e shkruar nė shqip ka kuptimin e V-sė nė gjuhėn maqedone, apo P-ja nė shqip lexohet R nė maqedonisht. Ardhmėrinė po e pėrjetojmė! Ajo nuk dallon nga e djeshmja, ngase nuk ka vullnet tė mirė. Nuk ka ndryshime se kėlltuqet e qeverisė janė mbi popullin. E neve ēka na mbetet, apo tė pranojmė thėnien e S. Kierkegard qė thotė: “...ēka mė pret? Ē’do tė mė sjellė ardhmėria? Unė nuk e di. Nuk parandjej asgjė... Para meje gjithmonė kam hapsirė tė zbrazėt; ajo qė mė shtyn pėrpara ėshtė njė konsekuencė e cila shtrihet pas meje. Kjo jetė nė themel dhe nė menyrė aq tė tmershme ėshtė e kthyer kokėteposhtė saqė kjo nuk mund tė durohet.”.
Imazhi i dytė: ėshtė krijuar tek “Guri i Beqės” nė Tanushė. Atje ku filloi demokratizimi I Maqedonisė. “Guri i Beqės” ka njė rėndėsi tė veēantė, jo vetėm si pike strategjiko - luftarake, apo ngase nga aty shehe bukuritė e Kosovės po edhe si pikėnisje tė kthimit tė vlerave kombėtare, ku rrezet e diellit gjithmon tė ngrohin dhe tė japin shpresė. “Guri i Beqės” ėshtė simbol i qėndresės, Nga aty shifet flamuri I ngritur lartė mbi kalanė… aty ku pushojnė dėshmorėt. Atje politikanėt shqiptar nuk shkojnė. Tanusha ėshtė e lėnė pas dore, nė mėshirė tė fatit. Habitem, nė ēdo vend ku ka pasur luftime mė 2001 organizohen manifestime pėrkujtimore, nė Tanushė jo. Ku qėndron problemi? Vallė ata njerėz e meritojnė njė pėrbuzje tė tillė, apo “jetėsimi i idealeve” i shtrėngon aq fuqishėm sa qė rruga pėr nė Tanushė ėshtė e largėt? Nuk e di, mundė tė kenė frikė se po bėjnė ndonjė “incident kufitar”, gabimisht tė shkojnė nė qytetin e aferm tė Kosovės, Vitisė…
Imazhi i tretė: njė fėmijė qė s’duhet tė jetė mė shumė se tetėvjeēar, me ēantėn e tij tė qepur nga gjyshja e tij. Ai jeton nė majėn e kodrės, qė nga “Guri I Beqės” shifen tre-katėr shrėpi dhe qė krijojnė njė mėhallė tė Tanushės. Kėtė fėmijė po e shiqove, besojė se asnjėherė nuk do tė largohet nga kujtesa. Ai zgjohet shumė herėt. Njė orė i duhet udhėtim pėr tė arritur nė shkollė. Duhet tė kaloje lumin e vogėl, qė dikur kishte funksionuar mulliri. Ēuni i vogėl i ėshtė adaptuar tė ftohtit, me papuēe nėpėr bore ec afro dhjetė kilometra dhe nė kohė arrinė nė shkollė. Imazh abstrakt. Ky fėmijė ka arritur moshėn e barrės sė halleve qė tė lėnė shije tė hidhur. Sytė e tij shprehin dėshpėrim, kurse duart e tij mungesėn e lapsit. Politikanėt nė sytė e tyre janė vetėm fantazma, qė nėse ua jep ndonjė laps pėr tė vizatuar ndonjė nga politikanėt tanė, ata me siguri do tė bėjnė pėrpjekje maksimale, por nė fund do tė krijojnė njė mozaik!
Tanusha ėshtė harruar nga qeniet njerėzore, por jo edhe nga Zoti.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-01-10, 14:33   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imazhi i “paqes” mbi kufomat e gjalla

disa foto nga f. tanush

http://rufataliu.com/


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.