Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-09-13, 10:34   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Kosova nė festivalin Venecian

Filmi “Ballkoni” ngre flamurin e Kosovės nė Venecia






Venecia, 06.09.2013

Pėr herė tė parė nė historinė e kinematografisė sė Kosovės, pėrmes filmit “Ballkoni” tė regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovės gjendet nė mesin e flamujve tė tjerė nė hyrje tė Festivalit prestigjioz tė filmit, nė Venecia.

Filmi “Ballkoni” i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, pati tė mėrkurėn premierėn botėrore para publikut, transmeton TCh. Radhėt e gjata tė njerėzve pranė biletarive flasin pėr rėndėsinė e shfaqjes sė filmave nė kėtė festival.

Pjesėmarrja e filmit “Ballkoni” nė Bienalen e Venecias ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė, jo vetėm pėr regjisoren dhe njerėzit qė punuan nė realizimin e kėtij filmi, por edhe pėr kinematografinė e Kosovės, duke qenė filmi i parė kosovar i pėrzgjedhur nga njė festival me rėndėsi tė madhe pėr filmin, si ky i Venecias.

Nė njė konkurrencė mjaft tė fortė, nė mesin e 14 filmave tė shkurtėr, nė programin “Orizzonti” regjisorja ėshtė pozitive pėr suksesin e filmit, duke konsideruar se faza mė e vėshtirė ishte ajo e pėrzgjedhjes.

Roli kryesor nė filmin “Ballkoni” ėshtė luajtur nga aktori me famė botėrore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe nė filmin “Taken”.

Tė mėrkurėn, filmi “Ballkoni” u ftua nga festivali i filmit nė Varshavė, si film mik, ndėrsa regjisorja Lendita Zeqiraj, si anėtare e jurisė pėr garėn e filmave tė shkurtėr.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-09-13, 10:36   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova nė festivalin Venecian

"Ballkoni" nė Festivalin e Filmit nė Venecia







Pas shqyrtimit tė mė shumė se 9000 filmave nga anembanė bota, Festivali i Ndėrkombėtar Filmit nė Venedik pėrfshin filmin “BALLKONI” tė regjizores Lendita Zeqiraj nė mesin e 14 filmave tė programit tė seksionit “Orizzonti”, i cili u dedikohet vetėm trendeve mė tė reja tė kinematografisė botėrore, ku kriter rigoroz i pėrzgjedhjes ėshtė origjinaliteti dhe inovacioni.

Filmi “BALLKONI” i regjizores kosovare Lendita Zeqiraj, i prodhuar nga shtėpia filmike n’Art, ėshtė filmi i parė shqiptar qė merr pjesė nė programin zyrtar tė festivalit mė tė madh dhe mė tė vjetėr nė botė.

Pas shqyrtimit tė mė shumė se 9000 filmave nga anembanė bota, Festivali i Ndėrkombėtar Filmit nė Venedik pėrfshin filmin “BALLKONI” tė regjizores Lendita Zeqiraj nė mesin e 14 filmave tė programit tė seksionit “Orizzonti”, i cili u dedikohet vetėm trendeve mė tė reja tė kinematografisė botėrore, ku kriter rigoroz i pėrzgjedhjes ėshtė origjinaliteti dhe inovacioni.

Festivali Ndėrkombėtar i Filmit nė Venedik ėshtė festivali mė i vjetėr i filmit nė botė, i themeluar nė vitin 1932 nga konti Giuseppe Volpi. Ky festival ishte edhe pikėnisje e disa prej regjizorėve mė tė njohur botėrorė, si Michelangelo Antonioni, Frederico Fellini, Akira Kurosawa, Roberto Rossellini, Andrei Tarkovsky, Wim Wenders, Jean-Luc Godard e shumė tė tjerė. Edicioni i 70-tė do tė mbahet prej 28 gusht -7 shtator 2013.

Me rastin e marrjes sė lajmit “mė tė gėzueshėm qė e ka pasur kinematografia kosovare”, Bujar Kabashi, producenti i filmit thotė: “Kjo ėshtė njė shtytje dhe rast i mrekullueshėm pėr afirmimin e filmit shqiptar dhe kosovar”.

Z. Kabashi e merr kėtė lajm nė kohėn kur filmi “ZIBIDI” i kėsaj shtėpie filmike, prezentohet anembanė nėpėr festivale botėrore, si FLICKERS: Rhode Island International Film Festival, njė nga 10 festivalet mė prestigjioze tė filmit tė shkurtėr nė SHBA.

Pėr regjizoren Lendita Zeqiraj, kjo nuk ėshtė hera e parė qė paraqitet nė skenėn botėrore tė filmit, pasi qė filmat e saj kanė marrė pjesė nė mbi 40 festivale ndėrkombėtare tė filmit, ku edhe janė shpėrblyer shumė herė.

“BALLKONI” ėshtė njė vėzhgim i mentalitetit autentik tė shoqėrisė sonė, i cili shumė shpejt mund tė shndėrrohet nė njė situatė absurde. Teknika e filmit qė ka aplikuar regjizorja ėshtė teknika mė e vėshtirė nė kinematografi, ajo e xhirimit me njė plan tė vetėm. Regjizorė qė kanė pasur guxim tė punojnė nė kėtė teknikė janė Alfred Hitchcock, Michelangelo Antonioni, Jean Luck Godard, Michael Haneke, Stanley Kubrick, Martin Scorsese, Andrei Tarkovsky, Werner Herzog, i cili ishte pjesėmarrės nė seksionin “Orizzonti” tė Edicionit 69-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Venedik.

“BALLKONI” ėshtė xhiruar vetėm nė njė plan sekuencė, qė dmth me njė plan tė vetėm dhe pa montazh. Sekuenca fillon nė perėndim tė diellit dhe mbaron nė muzg, si shprehje kinematografike qė pėrforcon zhytjen nė njė situatė absurde, duke zbuluar realitetin e jetės sė pėrditshme nė shoqėrinė e Kosovės sė sotme.

Filmi flet pėr njė djalė 10 vjeqar, i cili ėshtė i ulur nė skaj tė ballkonit nė katin e katėrt tė njė ndėrtese. Fqinjėt dhe kalimtarėt e rrugės, tė tmerruar nga kjo, thėrrasin policinė dhe zjarrfikėsit pėr ndihmė, por e tėrė situata shumė shpejt eskalon dhe bėhet e vėshtirė pėr tu menagjuar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-13, 10:37   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kosova nė festivalin Venecian

"Ballkoni" trailer
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-13, 11:04   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova nė festivalin Venecian

“Ballkoni” konkurrent pėr ēmimet Bafta dhe Oscar







Prishtinė, 20.11.2013

Filmi “Ballkoni”, me skenar dhe regji tė Lendita Zeqirajt do tė jepet premierė nė festivalin “Leeds International Film Festival”, nė Angli, tė mėrkurėn, nė ora 16:30, nė Leeds Town Hall- Victoria Hall.

“UK Premiere”, kėshtu prezantohet filmi i Zeqirajt nė kėtė festival, film i cili gjatė javės sė shkuar, nė festivalin “Afi Fest”, nė Los Angjelos tė SHBA-ve ka fituar ēmimin special tė jurisė.Festivali “Leeds International Film Festival”, ka nisur mė 6 nėntor dhe do tė mbyllet mė 21 nėntor, festival qė edhe i hapė dyert pėr konkurrentėt e kėsaj gare pėr suksese tė reja. “Festivali ka karakter garues dhe ėshtė kualifikues pėr ēmimet Bafta, dhe Oscar, ka thėnė Lendita Zeqiraj pėr KultPlus.

Nė filmin “ Ballkoni” luan njė ekip prej mė shumė se 20 aktorėsh, afėr 60 pėr qind prej tyre aktorė jo profesionistė tė cilėt nė 20 minuta krijojnė situata dinamike. Teknika qė u punua filmi konsiderohet si njė ndėr teknikat mė tė vėshtira tė filmit, me plan tė pandėrprerė, si njė ndėr elementėt qė ėshtė vlerėsuar nga kritikėt e filmit dhe publiku.

Me rolet e tyre nė kėtė film janė prezantuar: Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Osman Ahmeti, Sefedin Nuredini, Shengyl Ismajli, Kujtim Kryeziu, Gjin Kastrati, Avni Dalipi, Edona Reshitaj, Adriana Matoshi, Burhan Sejdiu, Afrim Muēaj, Mevlan Saraēi, Leonora Mehmetaj, Mejreme Berisha, Nexhmije Selca, Merfi Gashi, Shqipe Gashi, Gojart Kqiku, Flamur Hasani, Halit Bytyqi dhe Naim Kabashi.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.