Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-09-12, 09:43   #16
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
Avatari i King Street
 
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Gjakmarrja

Nė njė vend ku nuk ka ligj si nė ( Kosove & Shqiperi ) , KANUNI i LEKES ėshtė i nevojshem ..:)
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-11-12, 21:42   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakmarrja

Gjakmarrja: “Ndera e marrun nuk falet!”



Gjakmarrja tek Shqiptarėt daton nder shekuj


Pėr herė tė parė nė historinė 100-vjeēare tė shoqėrisė sonė me shtet tė mėveēėm, mė sė shumti diktatorial e mė sė paku demokratik, pėrherė ama e ngjizur nė deje me mbetje kanunore, tribale e anadollake, nė njė shoqėri ku Gjakmarrja mjerisht vazhdon tė quhet jo vetėm nder, por edhe detyrim moral dhe jetik, ku “gjaku lahet vetėm me gjak”, pra jo me ndėshkimin e Ligjit tė Shtetit tė sė Drejtės, ku, si dėshmon Motėr Kristina Faber: “Kanuni gjallon ndėr ne si njė fe dytėsore”, qė do tė thotė se Kanuni vepron mė fuqishėm edhe se fetė, andaj para ca ditėsh u mor njė vendim historik, i cili duhet pėrshėndetur njėzėshėm: “Metropolia e Shkodrės, Sapės dhe Lezhės ka vendosur qė tė gjithė ata qė vrasin pėr gjakmarrje, por edhe ata qė vrasin, tė shkishėrohen”. Ky dekret kishtar provon se shoqėria dhe shteti ynė kanė dėshtuar totalisht nė detyrimin pėr tė kuruar dhe pėr tė zhdukur kėtė plagė tė rėndė shekullore qė po merr pėrditė jetė njerėzish tė pafajshėm, qė po ngujon qindra familje, qė po denatyron, kriminalizon dhe shfytyron mijėra fėmijė dhe duke i dhėnė shoqėrisė shqiptare njė fytyrė sa barbare, aq edhe primitive. Nė tė vėrtetė nuk mjaftojnė fjalėt “ka dėshtuar”, pasi nė kėto 22 vjet me kėtė biēim pluralizmi-anarkik “tė institucionalizuar” tashmė nė tė gjithė hierarkinė e vlerave, shteti dhe organizmat e tij, tė gjithė ne si “shoqėri civile”, n’daē edhe si qytetarė tė ndėrgjegjshėm tė kėtij vendi (sigurisht jo vetėm pėr shkak tė indiferentizmit, por edhe tė trashėgimisė), jemi pėrgjegjėsit, shkaktarėt, pėrēuesit dhe njėkohėsisht edhe pėsimtarėt e Gjakmarrjes dhe tė Kanunit,-teksa ndėrkohė kėrkojmė tė futemi nė Evropė …Nėse diktatura me dhunė e paralizoi Kanunin, rrėnjėt e tij nuk qenkėshin shkulur, deri sa liria i dha, fatkeqėsisht, pėrmasa kombėtare kaq tė frikshme e tė pandalshme Gjakmarrjes, aq sa tė detyrohen organizmat fetare, tė vetmet deri tani, qė synojnė tė ndėrhyjnė pėr tė ndalur gjakderdhjen me “dekrete” tė kėsollojshme. Por a mund tė shmangin “dekretet” kėsodore fetare yryshin e Gjakmarrjes nė vend tė dekreteve, deri tani tė munguara, shtetėrore? Si shpjegohet qė nė kėto vite me liri-demokraci nuk kemi dėgjuar asnjė nismė shtetėrore dhe pėrse askush nga shtetarėt dhe krerėt partiakė tė tė gjitha krahėve nuk kanė tentuar as edhe njėherė tė vetme tė marrin askurrfarė pėrgjegjėsie pėr kėtė krim tė pashembullt? Mos vallė shteti, qeveritė, partitė e krerėt e tyre ndjehen tė pafuqishėm pėrballė Kanunit dhe me apo pa dashje i janė dorėzuar kėsisoj “fesė dytėsore” e sipėrore, Gjakmarrjes, ngujimit dhe vetėgjyqėsisė, ngaqė Kanuni, direkt dhe indirekt ju mundėson njė sundim me mė pak telashe, ngaqė qytetarėt janė tė kapur nga frika e pashmangshme e “pagesės sė gjakut”?

Tashmė askush nuk e vė nė dyshim qė dukuria e Gjakmarrjes ka shkuar tepėr larg, jo vetėm duke ngujuar mijėra familje, por duke vrarė edhe fėmijė, edhe familjarė qė nuk kanė asnjė lidhje e asnjė “detyrim pėr shpagim”…Habitėrisht edhe nė kėtė shekull dėgjohen kėsish “dijetarėsh” qė pa pikė droje dalin e mburrin Kanunin, si njė vlerė e madhe kombėtare, duke e cilėsuar si “Kushtetutėn mė tė vjetėr e mė tė vyer tė Evropės”…Kanuni vėrtet ka qenė njėfarė kushtetute, por ka qenė pėr njė parashoqėri primitive, kur shteti nuk ekzistonte dhe kur organizimi dhe bashkėjetesa nė komunitet, pas feudalizmit, ishte tejet i vėshtirė….Pikėrisht kjo miopi, pėr tė mos e quajtur ndryshe, ėshtė padyshim njė nga arsyet e ringjalljes dhe tė faktorizmit kaq tė shpejtė tė dokeve tė haruara e tė mykura tė Kanunit.



Kanuni ka ndikuar qė gjakmarrja tė vazhdoj nder shekuj


Kanuni nuk mund tė gjallojė as nė shoqėritė parafeudale, fisnore, tė botės sė tretė, pėr shkak tė globalizmit dhe tė teknologjisė informative. Por ja qė u gjallėrua ndėr ne qė jetojmė nė mes tė civilizimit dhe Evropės, duke marrė pėrmasa tė frikshme e tė papėrballueshme, si njė ortek i cili pėrditė e mė tepėr po bėhet i vėshtirė tė ndalet…Deri mė tani nuk ka orvatje pėr ta ndalur, por ka ndėr ne qė si rrugėdalje kėrkojnė, edhe me ndihmėn e Bankės Botėrore, sponsorizim pėr njė referendum pėr Kanunin (qė: “…gjaku duhet tė merret vetėm tek vrasėsi dje, jo tek anėtarėt e tjerė tė fisit”)…., pra pėr mėnyrėn se si duhet tė kryhet gjakmarrja, gjė qė do tė thotė: gjakmarrja le tė vazhdojė, por ama lipset tė kryhet me rregulla, me Kanun!

Ka tė tjerė qė dalin e pohojnė se ka ardhur koha pėr njė Kanun tė ri, me gjasė mė modern, mė bashkėkohor qė…”gjaku tė lahet vetėm me gjakun e vrasėsit”. Si njė ilustrim tjetėr i mjerimit tonė moral, e vetmja rezistencė qė dėgjohet herė pas here ėshtė njė lloj lutjeje qė vjen nga bota mediatike: Gjakmarrja po na prish imazhin para botės, pasi sot po shkruhet shumė keq pėr kėtė dukuri tė shėmtuar, duke penguar modernitetin, integrimin dhe pėrfshirjen tonė tė shpejtė nė Evropė…Por a nuk ėshtė ky njė tjetėr cinizėm i shkallės sė lartė i ngjashėm me propagandėn: mos mbillni e mos trafikoni drogė ju lazaratas se na dėmtoni imazhin e na bėni dėm?
Besoj se ėshtė e panevojshme tė provohet qė as Kanuni dhe as rrjedhojat tragjike tė tij nuk mund tė shkulen me tė tilla nisma “idealiste”, por me masa ligjore e veprime konkrete, jo vetėm tė organeve qeveritare, por tė mbarė shoqėrisė….Nė zonat ku ėshtė gjallėruar Kanuni dihet qė ka prapambetje, varfėri dhe injorancė tė theksuar e tė trashėguar. Shoqėria demokratike i ka braktisur e lėnė nė fatin e vet tė zi kėta njerėz, pa bėrė asnjė pėrpjekje pėr t’i iluminuar, zhvilluar, emancipuar, kulturuar, arsimuar, dmth evropianizuar kėta banorė qė vazhdojnė tė jetojnė si tribu. Aq mė tepėr qė edhe shembujt e drejtimit dhe pėrfaqėsimit nė kėto humbella janė nga mė negativet, aq sa edhe pajtuesit e gjaqeve, ashtu si jo pak OJF, janė diskredituar e paditur pėr shpėrdorim e korrupsion, duke dėrguar jashtė shtetit pėr strehim politik qytetarė qė nuk kanė lidhje me Gjakmarrjen…

Nė kėto kushte, kur shteti dhe organizmat e tij, organet e Drejtėsisė dhe tė policisė, mediat dhe OJF-tė, shkolla dhe morali i komunitetit ndihen jashtė loje, duhet vlerėsuar si tepėr fisnik vendimi i mėsipėrm i Kishės Katolike. Prandaj do tė ishte e udhės qė edhe krerėt e komuniteteve tė tjera, muslimane dhe ortodokse, nėse ndjejnė sadopak pėrgjegjėsi pėr kėtė shoqėri tė traumatizuar tė mos bėjnė vetėm ceremoni politiko-fetare nė ditė kremtesh, duke u puthur me krerėt e politikės, por t’i bashkohen “dekretit katolik”, duke i dhėnė kėshtu qėllimit njė dimension mbarėkombėtar e rrjedhimisht, edhe mė ndikonjės. Fakti qė Kryeministri Berisha doli menjėherė dhe tha se shumė shpejt do tė hartohet njė ligj (ndonėse me vonesė!) ku tė sanksionohet dėnimi me burgim tė pėrjetshėm i atyre qė kryejnė Gjakmarrje ( ndonėse jo pa qėllim ai “e ngatėrroi” Gjakmarrjen me hakmarrjen, pasi, si verior, ai e njeh mjaft mirė Kanunin…), kjo, gjithsesi duhet kuptuar si njė shenjė pozitive qė jep shpresė se edhe politika do tė futet do tė pėrfshihet nė njė Kuvend tė tillė mbarėkombėtar. As zgjedhjet pėr deputetė, as kongreset e partive, madje as ceremonitė qė do tė organizohen me shumė pompė pėr 100 vjetorin nuk do tė kishin vlerėn e njė nisme tė tillė e cila do tė mund tė frenonte, sadopak, gjakderdhjen!



Gjakmarrja dominon nė Veri tė Shqiprisė


“Kushdo qė ėshtė i izoluar”, na kujton ne shqiptarėve murgesha Kristinė Faber, e cila i ka vėnė vetes qėllim tė lehtėsojė familjet e ngujuara, “ėshtė edhe i traumatizuar. Shtėpia jote kthehet nė burg dhe jashtė pėrgjon vdekja. Nuk ka zhvillim tė njėjtė tė tė ngujuarve. Ēdo i ngujuar ka historinė e tij traumatike dhe zhvillimi i fėmijėve dhe i tė rinjve varet nga shumė, shumė faktorė. Nė secilin rast frika nga vdekja, izolimi social, turpi, pėrjashtimi, varfėrimi material si pasojė e izolimit nuk janė kushte tė favorshme pėr njė zhvillim tė shėndoshė, tė tėrėsishėm”.

Dihet se nėse nė njė shoqėri demokratike nuk jepet drejtėsi qoftė edhe pėr njė njeri tė vetėm, atėherė presupozohet se nė atė shoqėri nuk ka drejtėsi, -ky ėshtė parimi universal i drejtėsisė sė njė shteti tė sė Drejtės,- por ē’duhet tė thuhet pėr njė shoqėri qė ka mbi njėmijė fėmijė tė ngujuar qė jetojnė me frikėn e gjakut, tė vdekjes, tė terrorit? Pėr tė ilustruar tablonė “e gjakut apo tė nderės sė pafalun qė me ēdo kusht duhet tė merret”…. ja disa kronika tė zeza nga shtypi: “…Para 6 vitesh Tones i vritet i shoqi duke i lėnė 7 jetimė, 6 vajza dhe njė djalė qė sot janė 10-19 vjeē...Tone Bushi, nuk ka mundėsi tė kėrkojė as tė drejtėn e mohuar tė pensionit pėr fėmijėt e saj. Nė fshatin Mali i Jushit, Prekė Preka dhe gruaja e tij Lezja, jetojnė me dy nuset e djemve tė vrarė dhe 7 jetimėt e tyre. Violeta dhe Ardjana janė dy nuset, tė cilave nė njė afat prej 1.5 vitesh u janė vrarė burrat, duke u lėnė 7 jetimė. Jetimėt rriten me ndjenjėn e hakmarrjes. Kristiani, Paridi, Dimitrula, etj., ndonėse fėmijė, dinė tė pėrdorin armėn. Ata po rriten me idenė se duhet tė vrasin pėr tė marrė hakun e baballarėve tė tyre. Nė shtėpinė e tyre vetėm vajtohet dhe flitet pėr hakmarrje. Psikologjia e tė marrurit gjak u rrėnjoset fėmijėve qė kanė probleme tė tilla dhe i shoqėron ata gjithė kohės. Nė fshatin Aliaj tė komunės Bajzė nė Malėsinė e Madhe ka fėmijė tė ngujuar qė kur kanė lindur. I tillė ėshtė Ermenis Laēaj, i cili lindi dhe u bė njėzet muajsh i ngujuar pa e kuptuar kėtė fenomen”.…

Ndėrsa i ngujuari Skėnder Xhani pohon: “Nėse nuk do tė ishte Kanuni ligji ynė, unė do tė dorėzohesha nė polici pas asaj qė ndodhi. Por unė nuk jam i sigurt pėr vete dhe pėr familjen time. Hasmi s’e njeh shtetin…”. Skėnderi ka bindjen se edhe nėse do tė shkonte pėr tė kryer dėnimin qė i takonte sipas ligjeve, hasmi …do ta vriste menjėherė sapo tė dilte nė qoftė se nuk do ta kishte bėrė kėtė mė parė mbi djemtė e tij”…

Aq e fortė ėshtė trysnia e marrjes sė gjakut dhe e vėnies sė nderės sė familjes, sa me Kanun gjaku i tė vrarit mblidhej nė njė enė, taposej dhe vendosej mbi oxhak…Kur, pasi vepronin proceset kimike e kur gjaku fermentohej, ushtronte trysni dhe poēja a shishja thyhej, ose kur tapa shpėrthente, kjo konsiderohej qė gjaku po bėnte thirrje urgjente pėr tė marrė hak…E pra, a mos duhet qė shoqėria jonė tė presė njė ditė tė tillė tė fatkobtė qė ta kuptojmė domosdonė e marrjes sė masave tė gjithanshme e gjithėpėrfshirėse pėr shuarjen pėrfundimtare tė Kanunit?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-12, 22:22   #18
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakmarrja

Kush prek ne nderin e Familjes,dhe ne familje nuk a mekat me vra,jo me vra po me faru deri ne minje!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 17-11-12 nė 22:23
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-12, 11:14   #19
AlbaSoft
 
Avatari i AlbaSoft
 
Anėtarėsuar: 28-04-08
Postime: 1,743
AlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėm
Gabim Falja e gjakut - Hoxhė Shefqet krasniqi, Hoxhė Fatmir Latifi

Falja e gjakut - Hoxhė Shefqet krasniqi, Hoxhė Fatmir Latifi


__________________
99% t'bukuris t'1 femnes munesh me fshi , me 1 Pallom t'lagt !
AlbaSoft Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-13, 14:23   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakmarrja

Pėr dy gisht fytyrė!

Ali Cenaj

“Lėri ato qė thonė. Arsyetime gjejnė sa tė duash. Por shumė nga ngatėrresat, plagosjet a vrasjet e shqiptarėve kryesisht sillen rreth ushkurit. Tjetėr ėshtė qė, pėr ēėshtje nderi, morali etj., nuk duan ta thonė. Dhe gjejnė njė mijė arsye tjera....” mė thotė njė mik, avokat me pėrvojė nė ēėshtje tė tilla penale tek bisedonim problemin tonė me kategoritė morale, sa tė rreme aq tė vėrteta. Dhe si pėr ilustrim mė rrėfen njė nga barsoletat qė kishte dėgjuar kėto ditėt e fundit me katundarin e gjakovarin dhe ēizmet e vjedhura.

Njė natė tė ftohė me shi tek e kishe qitur udha nėpėr njė katund, gjakovari troket nė njė shtėpi pėr tė kėrkuar njė palė ēizme. Pasi askush nuk pėrgjigjet, hyn brenda dhe nė shilte sheh njė burrė tek flinte me ēizme mbathur. Mundohet ta zgjojė por assesi t’i dalė gjumi. Ia zbath njėrėn ēizme por ai vazhdon gjumin e rėndė. Pastaj ia merr edhe tjetrėn dhe vazhdon rrugėn drejt Gjakovės.

Kur e merr vesh, tek nė mėngjes, se nuk i kishte ēizmet, ai burri del nė kojshi mos ka parė dikush dikė me ēizmet e tij. Thonė se nata ka veshė e dita ka sy por, si zakonisht qė gati gjithmonė gjendet dikush qė nuk e lė tė vėrtetėn tė humbė, njėri i tregon se natėn kishte parė njė tė panjohur me ēadėr e ēizme tek po shkonte nė drejtim tė Gjakovės.

Katundari mbledh burrat e fisit dhe i vihet prapa. Me parimin kush dvet nuk tret, burrat e armatosur dhe tė vendosur pėr tė kthyer nderin nė vend, hyjnė nė Gjakovė dhe mė nė fund e gjejnė edhe shtėpinė. Edhe gjakovarin i cili mundohet tė mohojė por e tradhtojnė ēizmet para derės.

Nuk di bre burra, diku i kam marrė por nuk e besoj se janė tuajat. E vėrtetė, atė natė kam hyrė nė njė shtėpi. Nga njė burri qė po flinte si i vdekur me ēizme nė kėmbė, hoqa njėrėn ēizme. Nuk lėvizi. Hoqa edhe tjetrėn dhe kur prapė nuk lėvizi, ia hoqa edhe pantallonat dhe ia edhe atė punė... Pastaj me ēizmet mbathur ika, thotė gjakovari, duke i lėnė tė stepur tė gjithė!

Po prit, ti shoh edhe njė herė, thotė katundari duke zgurdulluar sytė dhe i rrotullon sėrish ēizmet e veta. Jo, jo, tash po e shoh. Vėrtet, nuk janė ēizmet e mia, thotė ai dhe bashkė me burrat e fisit, del nga shtėpia e gjakovarit, rrėfen avokati barsoletėn nga e cila ec e mos e mbaj barkun nga tė qeshurat.

U vra njeri pėr asgjė! Pėr njė fjalė goje, pėr dy gisht fytyrė. Ose, pėr njė pėllėmbė tokė, pėr njė gardh, pėr njė pulė... dėgjojmė tė komentohen shpesh vrasjet qė me banalitetin sipėrfaqėsor tė lėnė pa frymė.

Kėto dhe disa aga ato vrasjet misterioze, si ajo kur kohė mė parė, njė i ri dukagjinas qė s’e kishte harruar traditėn e atyre qė enden natėn ”me shkallė nė krah”, nė orėt e vona tė natės gjeti vdekjen nga breshėri plumbash afėr njė shtėpie nė katundin fqinj, nuk janė tė rralla. Edhe rasti i fundit kur burri pėr tė cilin familjarėt, por edhe tė tjerėt, bėjnė be se nuk ka pasuar ngatėrresė apo ndonjė tė keqe me dikė, natėn vonė kishte dalė nga shtėpia, por pas pak ishte qėlluar pėr vdekje nė njė rrugė afėr shtėpive tė fshatit, lėnė shumė enigma prapa.

Sidoqoftė, se dikush tė vret ashtu, kot sė koti, nuk e beson askush. Ashtu si nuk e beson askush se ai qė del natėn pėr hanė ėshtė nisur pėr t’u falė nė xhami dhe se ai qė dikujt i sillet natėn rreth shtėpisė kėtė e bėn pėr motive e qėllime tė mira.

Megjithatė, ngatėrresat deri te vrasjet prapa tė cilave fshihen motive tė tjera, shumė mė tė forta, zakonisht tė nderit e moralit, si kategori kulmore tė mentalitetit kanunor, lėnė prapa shumė pikėpyetje. Sepse kush ėshtė ai qė nuk ka shkalluar nga mendtė dhe tė vrasė dikė pėr hiē gjė, pėr njė fjalė goje, pėr njė pulė apo njė gardh? Ē’ janė nė tė vėrtetė ato dy gisht fytyrė apo, cila ėshtė ajo mezhdė nė tė cilėn dikush i qenka pėrzier aq keq sa tė nxjerrė koburen dhe ta vrasė dikė pa provuar asnjėrėn nga zgjidhjet tjera?

Thonė se veē prej zorit, se prej qejfit nuk vret kush. Madje prej zorit tė madh. Ma tė madhit zor. E s’kanė thėnė kot malėsorėt: “Dėm mė tė vogėl e idhnim mė tė madh se me tu pėrzie dikush kah granimi, nuk ka”!

Ajo se pastaj thuhet se u vra pėr njė vadė uji apo njė fjalė goje, ėshtė tjetėr ēka. Si ajo puna e katundarit. Qė ēizmet i shkuan, por sė paku e u kthye nė shtėpi me fytyrė.

E pėr ēka jeton njeriu! Pėr dy gisht fytyrė! A po jo!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-13, 08:06   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakmarrja

Gjakmarrja trondit familjen shqiptare






Familjet e ngujuara me gjakmarrje nė Shqipėri po shpėrngulen nga zonat e thella tė veriut dhe jugut drejt qyteteve tė mėdha, si Tirana dhe Durrėsi. Gjakmarrja ėshtė njė dukuri e rėndė kriminale, e cila vazhdon tė mundojė shoqėrinė shqiptare, megjithėse disa nga shifrat e larta tė viteve tė mėparshme janė nė rėnie.

Studimi mė i fundit i komitetit tė pajtimit mbarėkombėtar nxori se aktualisht janė 1 mijė e 208 familje tė ngujuara nė tė gjithė vendin, nga 1 mijė e 670 qė ishin deri njė vit mė parė, raportoi Zėri i Amerikės. Midis kėtyre familjeve janė 590 fėmijė tė ngujuar dhe rreth 500 gra e vajza. Njė vit mė parė ishin 910 fėmijė dhe 900 nėna tė ngujuara pėr shkak tė gjakmarrjes.

Veprimtarėt e pajtimeve do tė mblidhen pas disa ditėsh nė njė kongres tė tyren pėr tė shkėmbyer pėrvojėn e pajtimeve dhe pėr t'i propozuar parlamentit ndryshime ligjore, por sipas tyre, shqetėsimi kryesor ėshtė nxjerrja nga ngujimi i grave dhe fėmijėve, tė cilėt kurrė nuk janė prekur me dorė gjatė konflikteve.

Njė tjetėr dukuri shqetėsuese ėshtė se familjet e ngujuara me gjakmarrje ndryshojnė disa herė vendbanim dhe po shpėrngulen nga zonat e thella tė veriut dhe jugut drejt qyteteve tė mėdha si Tirana dhe Durrėsi, me shpresėn se mund tė mbrohen mė mirė.

Njė numėr i madh veprimtarėsh tė shoqėrisė civile nga komiteti i pajtimit, instituti i integrimit tė jetimėve, federata e paqes dhe unioni i tė burgosurve politikė kanė zhvilluar ekspedita studimore dhe ndėrmjetėsimi nė 2300 fshatra, 300 komuna, 60 bashki, tė shoqėruar nga drejtues shkollash dhe pushtetit vendor, duke pajtuar familje me konflikte dhe duke parandaluar shumė vrasje pėr gjakmarrje.

Gjatė punės sė tyre nė terren duke ndėrmjetėsuar zgjidhjen e konflikteve ata kanė kėrkuar ndihmėn dhe bashkėpunimin e pėrfaqėsuesve tė udhėheqėsve fetarė dhe rendit publik, pėr tė shmangur vrasjet dhe pėr tė pakėsuar ngujimet e familjeve nė rrezik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-01-14, 16:37   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Gjakmarrja

Tė jetosh me gjakmarrjen



Njė kryq nė hyrje tė fshatit Marmull tė komunės sė Gjakovės, i cili simbolizon religjionin tė cilit i takojnė banorėt e kėtij fshati, kryqėzon edhe rrugėt e dy familjeve nė hasmėri, asaj Nokaj dhe Allaku. Kėto dy familje tė cilat kishin dhe miqėsi, tash e 13 vjet u bėnė armiku mė i madh i njėra-tjetrės.

Muaji korrik i vitit 2000 ishte tragjik pėr familjen Nokaj. Djali i tyre, Engjėlli, u vra nė pikė tė ditės nga djali i familjes Allaku, Antoni.

Kujt t’i falet gjaku?!

Pse dhe si u vra Engjėlli, djali i tyre, familja Nokaj nuk e kanė tė qartė as sot e kėsaj dite.

Gruaja e tij, Ageja, nė kohėn kur iu vra burri ishte vetėm 32 vjeēe dhe tash si e vejė po rrit pesė fėmijėt jetimė, 3 vajzat dhe dy djemtė. Ajo pėrkujton ditėt e vitet e vėshtira qė ka kaluar dhe thotė se aq shumė sa ka pėrjetuar ajo nuk do tė mjaftonin ditė tė tėra pėr t’i shpjeguar. Ndihma e vėllezėrve tė burrit tė saj pėr t’i rritur fėmijėt nuk kishte munguar nė asnjė moment.

Pėr njė vepėr tė tillė Anton Allaku, vrasėsi i Engjėllit, ishte burgosur por pėr njė kohė tė shkurtėr, sipas Ages, ai ėshtė liruar dhe pėr kėtė ajo e familja e burrit tė saj kanė humbur besimin nė drejtėsi.

Duke mos mbetur me kaq, hasmėritė e kėtyre dy familjeve u thelluan edhe mė shumė, katėr vjet mė vonė me njė krim tjetėr.

Vėllai i tė ndjerit Engjėllit, Anton Nokaj, nė vitin 2004 kishte dalė pėr tė marrė hak duke nxjerrė dyfish gjakun e vėllait. Ai vrau dy meshkuj tė familjes Allaku, Dedėn dhe Tomėn, tė cilėt fajin e vetėm e kishin se ishin vėllezėr tė dorasit dhe nuk kishin marrė pjesė nė vrasjen e Engjėllit.

Tragjedia e dytė, me dy tė vrarė nga familja e hasmit, nuk u prit mirė as nga familja Nokaj. Ageja thotė se e kishin pėrjetuar shumė rėndė kėtė. “Edhe pse nuk e dimė shkakun se pėrse mu vra burri im, ne nuk kishim dėshirė qė kjo tė ndodhte. Ne jemi qė tė bėhet mirė, nuk duam gjak”, vazhdon ajo. Ageja nuk dėshiron tė flasė shumė pėr kėtė ngjarje dhe hasmėrinė prej shumė vitesh me kėtė familje pasi thotė se krejt ēfarė duan tani ėshtė qė tė mbyllet kjo ēėshtje.

Tash e nėntė vjet, Anton Nokaj, i cili vrau dy burrat e familjes Allaku, po vuan dėnimin nė burg, 25 vjet sa ishte dėnuar. Bashkė me tė nė burg janė edhe dy kushėrinj tė tij, tė cilėt thonė se kishin marrė pjesė nė vrasjen e Dedė dhe Tomė Allakut.

Familja Nokaj edhe pse ėshtė nė hasmėri nuk ėshtė plotėsisht e izoluar. Fėmijėt, ndonėse me drojė tė madhe, kanė vazhduar shkollėn. “Fėmijėt janė provokuar shumė herė nga njerėz tė familjes Allaku, mirėpo shkollėn e kanė vazhduar”, ka thėnė Ageja.

Rreth kėsaj hasmėrie provuam tė bisedojmė edhe me palėn tjetėr, por familjarėt Alloku nuk gjendeshin nė shtėpi.

Kushėriri i tyre, Nikollė Allaku, nuk ka dashur tė flasė pėr ngjarjen pasi qė, siē thotė, nė kėtė punė kanė hyrė edhe priftėrinjtė pėr t’i pajtuar, por ende nuk kanė marrė njė vendim.

“Sa ka qenė plaku gjallė (babai i tyre) ka thėnė se nuk e di se kujt t’ia falė gjakun kur askush s’e pranon fajin”, ka thėnė Nikolla. Pėr dy tė ndjerėt, Dedė dhe Tomė Allakun, thotė se nuk kishin fare gisht nė kėtė punė, pasi qė ata jetonin nė Kroaci, ndėrsa nė kohėn kur u vranė kishin ardhur pėr pushime nė vendlindje.


Misioni i Don Marjanit

DonMarjani, prift nė Kishėn e Bishtazhinit, ėshtė njė nga ata qė kanė tentuar disa herė t’i pajtojnė kėto dy familje.

Ardhja e tij, para tre vjetėve pėr tė shėrbyer nė kėtė kishė, thotė se kishte pėr synim edhe kėtė gjė.

“Unė jam tash e tre vjet kėtu. Saktėsisht se ēka e si ka ndodhur nuk e di, por ėshtė njė problem i madh. Ardhja ime kėtu ka qenė njė synim qė kėto dy familje tė pajtohen, sepse pa pajtim nuk ka ardhmėri tė sigurt dhe duke pasur parasysh se tash rinia jonė ėshtė gjithherė e mė shumė jashtė, mund tė eskalojė situata dhe tė ketė probleme edhe mė tė mėdha. Kam shkuar vėrtet shpesh te kėto familje por ende pa rezultat”, thotė Don Marjani.

Ai thotė se tė dy familjet kanė pasur njė miqėsi tė madhe mes vete. Ndėrkohė, ēka ndodhi askush nuk e di, por nga ajo miqėsi aq e madhe ka kaluar nė diēka ekstreme. Ndoshta kjo, sipas tij, u dhemb edhe mė shumė sepse nuk e dinė pėr se bėhet fjalė.

“Allakėt nė njė mėnyrė nuk janė pėr atė qė tė hakmerren, sepse Nokajt e kanė marrė dėnimin nga drejtėsia. Dy meshkuj janė nė burg dhe nuk janė tė interesuar besoj qė tė nxjerrin gjak, por edhe nuk kanė forcė morale t’ua falin. Meqė baba i tyre ka qenė gjallė dhe nuk ka pranuar qė tė pajtohen, tash edhe mbi fėmijėt bie mė shumė pėrgjegjėsi”, thotė ai.

Sa i pėrket izolimit tė familjeve nė hasmėri, Don Marjani thotė se kjo nuk manifestohet shumė nė atė anė. “Ndoshta dalin pak me drojė por nuk janė tė izoluar. Gjithsesi kjo ėshtė njė ngarkesė e madhe psikike tek njerėzit, diēka qė mbjell njė tė keqe nė zemrėn e tė rinjve sepse megjithatė ai ėshtė i vetėdijshėm se ėshtė hasėm me dikė”, thotė prifti.

Gjatė kėtyre tre viteve qė shėrben nė Kishėn e Bishtazhinit, Don Marjani ka pajtuar tri familje qė ishin nė hasmėri. “Unė kam arritur t’i pajtoj tri familje nė kėto tri vjet sa jam kėtu. Kjo ėshtė njė vepėr e mirė, nuk ėshtė lehtė, unė mundohem tė hyj nėn lėkurėn e tyre, u them se lehtė nuk e kanė por duhet t’ia lėmė Zotit, ai le ta japė verdiktin e fundit”, thotė ai.

Kėtė fenomen Don Marjani nuk e vlerėson si tė pėrmasave siē ka qenė vite mė herėt. Sipas tij, kėto punė tani duhet lėnė drejtėsisė dhe Kanuni tė mos zbatohet mė. “Nėse i ndjekim me gjak kėto gjėra ardhmėria e popullit tonė nuk ėshtė e sigurt. Derisa unė kam etje pėr gjak dhe pėr hakmarrje, atėherė nuk jam vetvetja. Ne nuk kemi pas shtet dhe pėr kėtė arsye ka funksionuar ligji i Kanunit. Tash kemi shtet dhe nuk do tė duhej tė funksionojė nė kėtė mėnyrė. Kanuni tash duhet tė mbetet njė thesar pėr tė cilin mund tė flitet e tė shkruhet por nė asnjė mėnyrė tė mos zbatohet mė”, pėrfundon ai.


Sa janė tė ngujuar, askush s’e di

Ndonėse dihet se nuk janė tė pakta familjet qė janė nė hasmėri nė Kosovė, institucionet shtetėrore tė Kosovės, por edhe organizatat joqeveritare nuk kanė tė dhėna tė sakta pėr numrin e familjeve kėtyre familje. Sidomos pėr ata qė, pėr shkak tė gjakmarrjes nuk kanė arritur “tė nxjerrin besė”.

Se sa familje janė tė ngujuara si pasojė e gjakmarrjes, dhe se sa fėmijė nuk mund tė vijojnė shkollėn pėr kėtė shkak, nuk ka tė dhėna as Agjencia e Statistikave e Kosovės. “Mė vjen keq por kėto tė dhėna ne nuk i kemi nė ASK”, ka thėnė shkurt pėr “Zėrin”, Hazbije Qeriqi, pėrgjegjėse pėr komunikim dhe informim tė publikut nė Agjencinė e Statistikave.

Organizatat pėr tė drejtat e njeriut kėrkojnė angazhim tė pėrgjithshėm tė institucioneve, sidomos lidhur me ngujimin e fėmijėve.

Kryetari i KMDLNJ-sė, Behxhet Shala, ka thėnė se ky kėshill, sikurse edhe ēdo institucion tjetėr nė Kosovė, nuk ka tė dhėna tė sakta pėr rastet e ngujimit tė fėmijėve pėr shkak tė gjakmarrjes. Ai thotė se duhet angazhim institucional por edhe me ekipe tė pajtimit qė ky problem tė zgjidhet. Ai e sheh tė nevojshme qė nė kėtė rast tė ndėrhyjnė patjetėr edhe institucionet qendrore.

Njė fenomen i tillė mė tepėr ėshtė i pėrhapur nė Shqipėri, sidomos nė pjesėn veriore ku gjakmarrja ėshtė ringjallur menjėherė pas viteve tė demokracisė. Aktualisht nė Shqipėri zyrtarisht konsiderohet se rreth 250 familje janė tė ngujuara dhe si shkak i kėsaj 109 fėmijė nuk vijojnė shkollėn.

Ndonėse nė Kosovė nuk ka tė dhėna institucionale pėr kėtė, ajo qė dihet ėshtė se ēdo komunė pothuajse e ka pėrjetuar kėtė plagė tė shoqėrisė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.