Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-06-11, 11:31   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Lajme nga bota e artit

Rikthehet “Skėnderbeu”







I pari dokumentar pėr Skėnderbeun ka nisur tė marrė jetė. Dubėl pas dubli po formėsohet figura e heroit tonė kombėtar nė filmin qė mban si titull vetėm emrin e tij “Skėnderbeu”.
Regjisori Vladimir Prifti, njėherazi producent dhe ekipi realizues i filmit-dokumentar prej ditėsh gjenden nė sheshin e xhirimit tė kėtij projekti madhor.

Kineasti Prifti ndalet pėr tė rrėfyer detajet se si do tė vijė ky film i cili kryefjalė do tė ketė faktet historike.

“Ėshtė njė skenar i ndėrtuar me disa seri. Ka qenė pak e vėshtirė sepse kemi njė figurė tė rėndėsishme. Ėshtė shkruar nėn logjikėn e disa historianėve qė janė marrė gjatė me Skėndėrbeun. Leximi do ketė dy historianė qė lidhin dy ambjente dhe dy aktorė. Gjithēka flitet me dokumente”, theksoi Prifti.

Kryeroli nė filmin-dokumentar “Skėnderbeu” interpretohet nga Sokol Angjeli, ai ėshtė filli lidhės i tėrė historisė. Njė pėrgjegjėsi e madhe pėr njė rol tė madh, kėshtu e cilėson protagonizmin e tij aktori Angjeli.

“Vėshtirėsia artistike profesionale pėr ta bėrė mirė. Pėrmban njė detyrė pėr tė ndėrlidhur pjesėt, pėr ta bėrė tė prekshme dhe tė afėrt. Pėr ta larguar nga legjenda”, u shpreh Alngjeli.

Njė sfidė si artiste, edhe njė detyrim pėr figurėn e Skėnderbeut ėshtė pėr aktoren e zėshme Roza Anagnosti tė qenit pjesė e kėtij projekti qė po realizohet me jo pak sakrifica.

“Mu duk njė gjė e mrekullueshme dhe kurajoze nga Vladimir Prifti qė ka nisur njė projekt pas filmit artistik. Nuk ka dokumentare pėr kėtė figurė. Kisha njė hezitim, por njė gjė e madhe mė shtyu tė bėhesha pjesė e kėtij projekti”, ėshtė shprehur Roza.

Janė katėr historianėt tė cilėt kanė kėshilluar kineastin Prifti pėr skenarin e kėtij dokumentari, Kristo Frashėri, Pėllumb Xhufi, Luan Malltezi dhe Pranvera Bogdani.

Me kamera tė Erjon Muharremit dhe operator zėri Eno Kotorri, episodi i parė i dokumentarit “Skėnderbeu” qė mban vulėn e Vladimir Priftit si regjisor e producent ėshtė njė bashkėprodhim i “Eurofilm” drejtuar nga kineasti Prifti dhe “Top Channel” e do tė ketė premierėn nė prag tė 100 vjetorit tė Pavarėsimit tė Shqipėrisė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-06-11, 11:37   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Birmani, dėbohet aktorja Michelle Yeoh







Aktorja kineze Michelle Yeoh, qė interpreton Aung San Suu Kyi nė njė film qė do tė dalė nė kinema kėtė vit, ėshtė dėbuar nga Brimania menjėherė sapo ka arritur nė aeroportin e Rangunit.
Lajmin e kanė bėrė tė ditur autoritetet lokale, sipas tė cilave Yeoh figuronte nė listėn e zezė tė qeverisė.

48-vjecarja, e famshme pėr rolet nė filmat “007-E Nesėrmja nuk vdes kurrė”, “Tigri dhe Dragoi” dhe “Kujtimet e njė Geishe” ėshtė zgjedhur nga regjisori francez Luc Besson pėr filmin “Zonja”, e bazuar nė jetėn e lideres sė opozitės sė Birmanisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-11, 14:13   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Filmi, sfida e re e Kėshtjellės





Kėshtjella Pepshi ėshtė njė vajzė entuziaste, e bukur dhe modeste. Jeta e saj ka ndryshuar, sepse tashmė si miss, duhet tė jetė nė konkurse tė ndryshme bukurie, nė evenimente tė tjera tė modės dhe ekranit.



Kėshtjella, tashmė ka krijuar njė profil tė mirėfilltė, ėshtė shpallur si mė e bukura e "Miss Kosova Univers 2010", megjithėse ajo ėshtė shprehur se edhe po mos tė ishte realizuar ky eveniment do tė ecte pėrpara dhe kjo falė karakterit qė ka. 23 vjeēarja, me orgjinė nga Peja, ėshtė studente dhe jeton me prindėrit dhe familjen e saj nė Bernė tė Zvicrės.





Si e nisėt kėtė pėrvojė qė tashmė ju ēoi nė kurorėzimin tuaj si "Miss Kosova Univers 2010".
Nuk e kisha synim fitimin me doemos tė ēmimit. Mė tepėr e nisa pėr njė eksperiencė tė re e tė bukur dhe vetėm pjesėmarrja nė njė konkurs tė tillė ėshtė njė objektiv i lakmueshėm pėr tė gjitha moshataret e mia, pastaj kurorėzimi ėshtė njė ėndėrr qė ia vlen tė bėhet realitet.

Sa janė pėrmbushur synimet tuaja, edhe pse ėshtė kohė e shkurtėr?
Me krenari e kam arsyetuar kurorėn e "Miss Universit 2010, ndėrsa, edhepse nuk kam mundur qė t`i realizoj tė gjitha me kėtė titull. Detyrėn qė kam pasur ta pėrfaqėsoj shtetin e Kosovės, e kam kryer me respekt dhe ndershmėri. Jam shumė e lumtur qė jam kjo qė jam.

Cili ėshtė takimi mė i rėndėsishėm qė ke pasur gjatė kėsaj periudhe sa keni titullin "Miss"?
Takimi mė i rėndėsishėm ishte me regjisorin e Francės z.Ballmes tė shtėpisė filmike "Les Filmes".





Ju pėlqen moda, do t'ju shohim si pjesė tė sfilatave tė ndryshme?
Moda me pėlqen shumė dhe jam njė ndjekėse e rregullt e saj. Pėr sa u pėrket sfilatave, besoj se nė tė ardhmen mund edhe tė jem pjesė e tyre.

Tė tremb ideja e krijuar se nė botėn e modės ka abuzime pa fund?
Jo, nuk mė tremb sepse do tė jem vetvetja, do tė jem prapė unė dhe mua nuk mė pėlqen qė tė bėj gjėra qė janė nė dėmin tim.

Ku do tė tė shohim mė vonė?
Nėpėr skena dhe ekrane...





E kishit vėshtirė tė ecnit me rrobebanjo?
Nė fillim hezitoja, sepse skuqesha, por mė vonė, i thash vetes se njeriu del edhe nė plazh dhe kėshtu m’u largua ajo ndjenjė.

Sikurse tė jepet ndonjė ofertė pėr ndonjė firmė tė njohur pėr veshje tė brendshme do tė kishe pranuar?
Hmmmmm, varet se cila shtėpi e modės do t`ma ofronte kėtė…edhe pse nuk do tė kisha pranuar. E preferoj mė tepėr modėn e veshjes.

Ēfarė do tė thotė pėr ju tė jesh e bukur?
Tė jesh e bukur ėshtė fat qė ia dhuron natyra fizikut tėnd, por sigurisht nuk ėshtė gjithēka. Pėr mua bukuria fizike ėshtė bosh pa shpirtin e madh dhe inteligjencėn. Tė bashkuara tė treja do tė ishin tė lakmueshme nga kushdo.

Mund ta thoni recetėn tuaj "magjike" pėr njė look dhe formė kaq tė mirė...?
Ndihem shumė mirė kur mė thonė se mund tė kem njė recetė magjike, por tė them tė vėrtetėn, nuk ekziston asnjė recetė magjike, nuk bėj asgjė tė veēantė pėr t'u kujdesur pėr veten.





Ēfarė defekti fizik sheh te vetja apo ēfarė do tė doje tė ndryshoje?
Ndihem mirė me pamjen time, dhe nuk do doja tė ndryshoja asgjė, thjesht shpresoj qė mos tė kem asnjėherė probleme me mbipeshėn…

Po si karakter?
Jam karakter i fortė dhe kėmbėngulės nė atė qė dua, por me kalimin e kohės dhe mund tė dua ta ndryshoj pasi dhe mund tė lodhem duke kėrkuar tek vetja gjithmonė diēka tė re.

Ndaj cilave gabime jeni mė tolerante?
Ndaj gabimeve qė nuk sjellin pasoja.





Ka Kėshtjella ndonjė ėndėrr tė parealizuar ende?
Sa tė duash…por besoj qė do ti realizoj me kohėn.

Merreni me shkrime, shkruani poezi?
Po, shkruaj poezi me tepėr pėr kėngė, sepse kėndoj edhe vet.

Kur ju e “thoni” poezinė, a ju vjen sė bashku me muzikėn?
Pak a shumė. Mė vjen krejt natyrshėm, por kjo bėn pjesė nė kulturėn qė ka secili brenda vetes. Ajo qė vlen tė poeti ėshtė kultura...





Duket se keni talent edhe pėr aktrim?
Edhe ky talent mė ka provokuar, por kam shumė angazhime dhe nuk po arrij tė shpėrndahem gjithandej. Pikėsėpari, do tė luaj nė njė film dokumentar francez.

Ka Kėshtjella dikė pranė, njė djalė (tė dashur e kam fjalėn)?
Herėt, madje shumė herėt. Prioritet imi ėshtė pėrfundimi i studimeve dhe jam e preokupuar me karrierėn time artistike. Jam e lumtur qė kam mundėsi dhe dhunti, por edhe pėrkrahje pėr njė gjė tė tillė. Besoj se fati vjen atėherė kur ėshtė koha e duhur.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-11, 08:36   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Film mbi trafikimin e organeve


E mėrkure 3 Gusht 2011 15:57 Gazetat serbe ditėve tė fundit po i kushtojnė rėndėsi tė dorės sė parė trilerit me elemente horrori tė titulluar “Captifs” (Robėrit), tė regjisorit tė ri francez Yann Gozlan, ku rrėfehet historia e tregtisė me organe nė vendet e Ballkanit Perėndimor.
Por, ndryshe nga raporti i zviceranit Dick Marty, filmi i produksionit francez serbėt nuk i prezanton si viktima tė tregtisė me organe, por si kryesit e kėtij krimi.
Ky detaj i vogėl i ka prekur tej mase serbėt, tė cilėt qė tani filmin “Captifs” e kanė cilėsuar si film tė financuar nga shqiptarėt, shkruan gazeta serbe “Novosti”. Filmi sipas kėsaj gazete, ėshtė hedhur nė treg njė muaj para se Dick Marty ta prezantojė raportin e tij kontradiktor para Kėshillit tė Evropės.
“Captifs” flet pėr njė grua me emrin Carole, e cila punon si aktiviste humanitare nė ish-Jugosllavi dhe kur niset nė drejtim tė Kosovės me dy kolegė rrėmbehet nga njė bandė e maskuar, tė cilėt nė fakt janė trafikantė me organe njerėzore.
Edhe pse tė rrėmbyer ata ushqehen me rregull dhe trajtohen mirė qė tė jenė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, gjė qė shkakton huti te viktimat. Kur ata e zbulojnė arsyen pse ndodh kjo thuajse vdesin nga frika.
Sipas skenarit, Zorani dhe miku i tij kanė njė varrezė veturash, ku i rregullojnė makinat e ushtarėve amerikanė qė punojnė nė UNMIK.
Por, nė bodrumin e “shtėpisė sė qetė familjare” tė rrethuar me kodra tė ulta ndodhen disa qeli si tė burgut dhe nė fund tė korridorit tė gjatė ndodhet edhe thertorja e pashmangshme, ku ndryshe nga pjesa tjetėr e shtėpisė drita ėshtė gjithmonė e ndezur.
Pėr ta bėrė situatėn edhe mė dramatike nė murin e ftohtė ngjyrė gri ndodhet i kapur njė telefon – gjetje kjo sipas medieve serbe origjinale e regjisorit- cingėrima e tė cilit ėshtė uverturė e vrasjes sė njėrit nga tė burgosurit.
Siē tregohet nė film, telefonin e ngrit gjithmonė mjeku i veshur me mantel tė bardhė por qė nganjėherė e vesh edhe mantelin e gjelbėr tė pėrgjakur nga operimi. Shikimin mjeku e ka akullt fare pa ndjenja.
Personazhi tjetėr negativ nė shpinė e ka tatuazhin me fjalinė “Zoti e ruan Serbinė” gjė qė sipas medieve serbe, do tė duhej tė ishte njė dėshmi e fuqishme qė ai ka marrė pjesė nė ndonjė luftė ballkanike gjatė viteve tė nėntėdhjeta si pjesėtar i njėsiteve paramilitare. Gjithmonė ky personazh shfaqet duke folur pisėt, ku ēdo e dyta fjalė e tij ėshtė “tė q...fsha”. Serbėt paraqiten nė film si organizatorė tė trafikimit me organe njerėzore. Nė role janė tė angazhuar aktorė francezė dhe disa nga Ballkani.
Filmi pėrfundon me ikjen nga burgu tė Caroles, personazhit kryesor bashkė me njė vajzė tė burgosur dhe vrasjen e serbėve, qė nė film prezantohen nė role negative.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 10-08-11 nė 08:36
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 10:08   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Weaver konfirmon rolin nė Avatar 2


Aktorja Sigourney Weaver thotė se do tė paraqitet nė vazhdimin e filmit shkencor-fantastik ‘Avatar’, pavarėsisht se personazhi i saj vdes nė filmin e parė.





Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 11:01
“Mos u shqetėsoni, do tė kthehem”, ka thėnė ajo pėr websajtin amerikan tė filmit Coming Soon.

Weaver e ka luajtur rolin e botanistes Grace Augustine nė filmin epik 3D, i cili grumbulloi mė shumė se 2.7 miliardė dollarė nėpėr tėrė botėn.

Personazhi i saj lėndohet pėr vdekje nė njė beteje pėr mjedis, por aktorja tha se regjisori James Cameron i ka thėnė asaj se “askush kurrė nuk vdes nė njė film shkencor-fantastik”.
“Ai m’i ka treguar historitė pėr dy filmat e ardhshėm dhe mė duhet tė them se janė absolutisht tė mrekullueshme”, shtoi ajo.

“Tani vetėm duhet t’i bėjmė ato”.

‘Avatari’ origjinal, i cili tregon rrėfimin e njerėzve qė gėrmojnė nėn dhe nė njė planet tė huaj duke kėrkuar rezerva tė mineralit tė quajtur Unobtanium, ėshtė filmi me tė ardhura mė tė larta nė tė gjitha kohėt.

Regjisori James Cameron ka premtuar se do ta kthejė historinė nė njė trilogji nėse faturat e box office arrijnė nė njė miliard dollarė.

Puna nė skenarė ka filluar por ende nuk ka orar tė xhirimeve.

Kur tė fillojnė xhirimet, ‘Avatar 2 dhe 3’ do tė bėhen nė tė njėjtėn kohė, me muaj tė postproduksionit pėr tė krijuar botėn e huaj tė prodhuar nė kompjuter Pandora.
Duke folur nė tapetin e kuq nė dhėnien e ēmimeve Oscar nė vitin 2010, Cameron pat pranuar: “Nėse do tė filloja ‘Avatar 2’ nesėr, ende do tė ishte tri vite larg”.

Mė vonė ai konfirmoi se data e lansimit tė mundshėm tė parė pėr vazhdimin e filmit ishte Krishtlindja e vitit 2014.

“Shefi, Jim Cameron, nuk do ta bėjė atė vetėm ashtu sa pėr ta bėrė”, pat thėnė vitin e kaluar aktori Sam Worthington pėr Radio 1 Newsbeat.

“Ai gjithmonė dėshiron tė sfidojė, ai gjithmonė dėshiron tė ecė pėrpara dhe unė mendoj se audienca do tė ketė nevojė pėr ‘Avatar 2’”.

“Kur ai e gjen sfidėn atėherė ne i kthehemi punės”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 10:45   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Basha mbėshtet autorėt e filmit “Falja e Gjakut”






Nga Express mė 18 shtator 2011 nė ora 17:47
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha priti regjisorėt dhe producentėt e filmit “Falja e Gjakut”, fitues i Ariut tė Argjendtė nė festivalin e filmit tė Berlinit, pėr skenarin mė tė mirė.

“Falja e Gjakut” u shfaq tė premten nė Tiranė, nė premierėn e tij botėrore. Bashkia e Tiranės ka mbėshtetur premierėn e filmit. Kryetari i Bashkisė, Lulzim Basha shprehu vlerėsimin e tij pėr filmin dhe pėr mėnyrėn se si regjisori amerikan, Joshua Marston dhe bashkėproducenti shqiptar, Andamion Murataj e kanė trajtuar realitetin tonė.

Filmi “Falja e Gjakut”, ėshtė vlerėsuar nga kritika e filmit dhe gėzon shumė shanse qė tė nominohet pėr ēmimin Oskar, pėr skenarin mė tė mirė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-11, 22:12   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

4 filma shqiptarė nė garė pėr “Oscar”




TIRANĖ, Njė prej katėr filmave, “Amnistia” , “Maya” , “Ballkan Pazar” dhe “Falja e gjakut” do tė pėrzgjidhet nga Bordi artistik i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Akademinė e Ēmimit Oscar.
Sipas burimeve nga QKK, bordi do tė mbidhet ditėn e enjte dhe njė nga ēėshtjet kryesore do tė jetė dhe pėrzgjedhja e filmit shqiptar qė do tė shkojė nė “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”.
Rregullorja parashikon qė bordi merr parasysh prodhimet shqiptare apo bashkėprodhimet shqiptare me tė huajt, qė kanė dalė nė qarkullim nga shtatori 2010 deri nė shtator 2011. Filmi duhet tė jetė shfaqur pėr jo mė pak se njė javė rresht dhe jo mė parė se 1 tetor 2010 e jo mė vonė se 30 shtator 2011.






“Amnistia” i Bujar Alimanit, premierė nė Tiranė nė maj tė kėtij viti, ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Berlin dhe ka fituar disa ēmime. Komedia “Ballkan Pazar” i regjisorit Edmond Budina pas premierės sė tij tė parė nė Festivalin e 15-tė tė Filmit nė Sofje, u shfaq edhe nė Tiranė, ndėrkohė qė nė janar tė kėtij viti u shfaq edhe premiera e filmit “Maya” tė Pluton Vasit.
Premiera e fundit nė Shqipėri ėshtė ajo e filmit “Falja e gjakut” nga Joshua Martson, qė pas suksesit nė Festivalin e Filmit nė Berlin, vazhdon tė shfaqet nė kryeqytet.






Qė prej vitit 1996 katėr filma shqiptarė kanė aplikuar pėr “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjėri nuk ėshtė nominuar pėr “Oscar”.






Nė vitin 1996 Shqipėria u prezantua me “Kolonel Bunker” tė Kujtim Ēashkut, nė vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, nė vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjės Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, nė 2009 konkuroi “Gjallė” i Artan Minarollit dhe njė vit mė parė konkuroi “Lindje-Perėndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 19:44   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Lajme nga bota e artit

Ndihem shqiptar





Nga Express mė 24 shtator 2011 nė ora 14:56


Pasi ka marrė lajmin e pėrzgjedhjes sė filmit “Falja e Gjakut” nė garėn e “OSCAR”, regjisori amerikan, Joshua Marston, ka nisur pak rreshta pėr punėn qė ka bėrė nė Shqipėri pėr realizimin e tij

“Pas tri viteve punė pėr kėtė film, pasi jetova nė Shqipėri, mėsova gjuhėn shqipe, punova me njerėzit e kėtij vendi, mėsova tė ndihem shqiptar.

“Duke u pėrpjekur tė realizonim kėtė film dhe tė bėnim diēka tė vėrtetė, m’u desh tė kuptoja tė gjitha detajet, jo vetėm pėr kanunin dhe gjakmarrjen, por pėr jetėn, pėr shpresat dhe zhgėnjimet e adoleshentėve, p.sh. pėr tė pėrfunduar edhe shkollėn e lartė. Kam bėrė qindra biseda gjatė tė cilave kam bėrė mijėra pyetje dhe kam pirė shumė raki. (Besoj se e vetmja gjė qė e vonon pasaportėn time ėshtė se duhet tė kisha hequr dorė nga duhani).

“Jam shumė krenar qė pasi dilnin nga kinemaja, njerėzit thoshin se dukej njė film i bėrė nga njė shqiptar. E vėrteta ėshtė se ai ėshtė realizuar nga qindra shqiptarė dhe ndihem i privilegjuar qė pata mundėsinė tė punoja me ta”, ka thėnė regjisori Marston.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-11, 11:33   #9
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Stili i ēmendur i Lady Gagės nė rrugėt e Londrės

Ekstravagantja Lady Gaga ėshtė fotografuar duke dalė nga hoteli londinez ku ajo po qėndron prej disa ditėsh gjysmė e zhveshur. Pop stari amerikan, e cila gjithmon tė lė me gojė hapur pėr veshjet e saj tė cuditshme edhe kėtė herė ka habitur tė gjithė, duke u veshur vetėm me geta rrjete dhe njė pjesė pelice.






Shpėrndaje

Komente (0) Kthehu | 07.10.2011



Komenti










  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-11, 12:52   #10
Elina
DAHA-SUPERADMYNISTRATORE
 
Avatari i Elina
 
Anėtarėsuar: 14-03-07
Vendndodhja: Fairytopia
Postime: 14,093
Elina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėmElina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Keshtu e kan disa artiste.Kjo Lady tip interesant...unikat ne veshje.
Para disa muajsh,kam pa disa foto te saje,ku kish qene e mbeshtjelle me copa mishi,,,bile edhe ne koke nje cope,vend sheshirit po get.

Pse jo,e guximshme
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Dr. Ibrahim Rugova
Elina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-06-12, 09:09   #11
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

, Mirush Kabashi rrėfen “Apologjinė e Sokratit”
Mardi 29 mai 2012
Soirée Albanaise

« Apologie de Socrate » avec Mirush Kabashi (Tirana) Performance
Lieu : Salle Rameau


Duartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjatėn gjatė, duke pėrshėndetur performancėn e Mirush Kabashit nė monodramėn “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”, e shfaqur nė festivalin teatror “Pranvera e Europės”, nė Lion tė Francės.
“Nuk e imagjinoja qė gjuha shqipe tė tingėllonte kaq bukur nė vesh”, i tha shkrimtari Zhak Bruja ambasadorit shqiptar nė Francė, Ylljet Aliēka. “Kultura shqiptare ėshtė e panjohur pėr ne francezėt, e ndjehem i tronditur deri nė themelet e qenies sime para demonstrimit tė artit tė madh tė kėtij populli tė vogėl”, shtoi shkrimtari lionez Bruja.
Korrespodenti i portalit LajmeShqip.com, njofton nga Lioni se Drejtori i Pėrgjithshėm i Festivalit Teatror, Reno Lekyje, e cilėsoi tė jashtėzakonshėm interpretimin e Kabashit nė sallėn Rameau nė qendėr tė Lionit. “Ishte i jashtėzakonshėm. E kisha parė Mirush Kabashin nė Youtube, por, ta ndjekėsh direkt nė skenė ėshtė gjė tjetėr. Shfaqja e trupės shqiptare ishte nga mė tė mirat e Festivalit. E kisha njė parandjenjė kur vendosa qė trupa shqiptare, e udhėhequr nga Mirush Kabashi, tė kishte vendin e nderit nė Festival”, u shpreh Lekyje.
Protagonisti Mirush Kabashi u shpreh pas shfaqjes se jo vetėm qė shfaqja u prit me shumė duartrokitje e thirrje entuziaste, jo vetėm qė mori pjesė pėr herė tė parė nė festivalin “Pranvera Europiane”, por dhe sepse pėr herė tė parė spektatorėt lionezė dėgjuan gjuhėn shqipe,raportoj vipat.
Premiera e shfaqjes “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”, me udhėheqės artistik Alfred Bualotin, i pėrket vitit 1997 dhe pėrveē qyteteve tė vendit ajo ėshtė shfaqur tė paktėn nė 15 vende tė Evropės, si dhe nė Kanada.
Nė shtator tė vitit 1997 Mirush Kabashi ėshtė nderuar me ēmimin “Aktori mė i mirė” i edicionit tė 9-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit nė Kajro (Egjypt) si dhe ka fituar ēmime tė tjera nė Ukrainė, Bullgari, etj.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 06-06-12 nė 09:14
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-12, 09:57   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Venecia, filmi italo-shqiptar, dokumentari mė i mirė i festivalit






Venecia, 08.09.2012
Historia e dhimbshme e eksodit shqiptar, shfaqur mė 3 shtator nė Festivalin e Filmit nė Venecia, pėrmes dokumentarit “La nave dolce”, u vlerėsua dje me ēmimin “Francesco Pasinetti”.

Sipas gazetarėve tė kinemasė (SNGCI), tė pranishėm nė Venecia, dokumentari mė i mirė i Festivalit tė Venecias 2012 ėshtė “La nave dolce”, me regji tė Daniele Vicarit, njė bashkėprodhim shqiptaro-italian i “Indigo Film” dhe “Apulia Film Commission”, prodhuar me Rai Cinema nė bashkėpunim me Ska-Ndal Production (pėrfaqėsuar nga Ilir Butka dhe Genc Pėrmeti) dhe Telenorba.

Sipas tė gjitha mediave tė huaja, qė nuk i kursyen hapėsirat e tyre pėr tė prezantuar filmin e Vicarit dhe tė producentėve italo-shqiptarė, dokumentari i cili u shfaq jashtė konkurrimit, u prit me njė sukses tė madh nga publiku dhe kritika, shkruan gazeta tiranase Panorama.

“Anija e ėmbėl”, e cila mori kėtė emėr pėr shkak tė anijes qė mbartte sheqer, tregon zbarkimin nė brigjet italiane tė mbi 20 mijė shqiptarėve mė 7 gusht tė vitit 1991. Njė histori dhimbjeje dhe shprese, e treguar mjeshtėrisht dhe nė mėnyrė fare tė sinqertė pėrmes vetė “heronjve” tė kėsaj ngjarjeje tė 21 viteve mė parė. Janė njerėz tė cilėt jetuan ferrin dhe parajsėn e largimit nga njė vend komunist drejt shpresės, e cila gjithsesi nuk ishte ajo qė kishin ėndėrruar.

Disa prej tyre gjithsesi ia dolėn, tė tjerė… Atė ēfarė ndodhi atė verė mbi anijen “Vlora” e tregojnė Halim Milaqi (komandanti i Vlorės), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, Nicola Montano, Domenico Stea, Fortunata Dell’Orzo, Luca Turi, Raffaele Nigro, Maria Brescia etj.

“Dhjetė vjet mė parė e mora kėtė ēmim pėr filmin tim tė parė artistik. Kėtė radhė, ēmimi ‘Pasinetti’ shkon pėr njė dokumentar e kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kinemanė dokumentaristike”, ėshtė shprehur dje gjatė ceremonisė sė dorėzimit tė ēmimit regjisori Daniele Vicari.

Mėsohet se kjo ėshtė hera e parė qė SNGCI ka vendosur t’ia japė ēmimin “Pasineti” njė filmi jashtė konkurrimit, duke e kthyer fokusin e vet drejt njė tjetėr kinemaje, qė premton tė tjera kėndvėshtrime dhe breza tė rinj kineastėsh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-13, 18:31   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

CIA vret zėvendėskryeministrin e Kosovės(Kosta Beqiraj), kreun e krimit tė organizuar






Ėshtė destinacioni i radhės i operacionit tė Njėsitit “Divison”, pjesė e shėrbimit sekret amerikan tė SHBA-sė, nė episodin mė tė ri tė serialit amerikan “Nikita”. Si raporton KTV, cak ėshtė zėvendėskryeministri i Kosovės, Kosta Beqiraj, qė seriali e identifikon si kreun e krimit tė organizuar, tė trafikimit tė drogės dhe njerėzve nė Kosovė.

Para nisjes pėr nė Kosovė, ka dyshime nėse ndėrhyrja nė njė shtet tė pranuar ndėrkombėtarisht do tė shkaktonte incident diplomatik.

Personazhi kryesor i serialit, Nikita, qė luhet nga aktorja Maggie Q (nė foto), niset pėr nė Kosovė pėr tė gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen kėtu pėr t’ia mirėmbajtur kėmbėn artificiale Beqirajt.

Ai e kishte humbur kėmbėn, kur njė vit mė parė CIA kishte dėshtuar ta eliminojė zv/kryeministrin e Kosovės.

Por, Nikitia ia del ta gjejė nė vilėn ku ai mban prostituta. Ndihmėsit e tij tė shumtė bėjnė qė Beqiraj tė arrijė t’i marrė peng Nikitėn dhe Heideckerin.

Duhet intervenimi i bazės nė SHBA, qė e dėrgon nė Kosovė pjesėn tjetėr tė ekipit tė “Division”-it, pėr ta shpėtuar Nikitėn.

Nė vilėn e Beqirajt, fillimisht amerikanėt vrasin dy pjesėtarė tė FSK-sė e mė pas hyjnė brenda, ku e heqin pėrfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarė, por duke e lėnė tė kuptohet qė kėtė e bėri njė nga rojat e tij.

Pas suksesit tė operacionit nė Kosovė me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra tė reja tė rėndėsishme Njėsitit “Division”.

Seriali “Nikita” ėshtė nė sezonin e tretė dhe transmetohet nė CW Network nė SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionė shikues ēdo natė.

Ai transmetohet edhe nė Britani tė Madhe, Francė, Holandė, Bullgari dhe nė shtete tė tjera.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-13, 15:50   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Regjisori kroat me projekt madhor, kėrkon ta rrisė imazhin e Kosovės





Prishtinė, 01.07.2013

Nė konkursin e shpallur nga Qendra Kinematgrafike e Kosovės (QKK) pėr subvencione tė filmave tė metrazhit tė gjatė ka konkurruar edhe regjisori me famė ndėrkombėtare, Arsen Ostojiē. Ai ėshtė fitues i mbi 100 ēmimeve ndėrkombėtare, pėrfshirė vlerėsimin e Akademisė Filmike Evropiane pėr filmin nga mė tė mirėt nė vitin 2009, ēmimin pėr filmin mė tė mire tė shkurtėr nė New York International Film, ndėrsa nė vitin 2005, regjisori kroat Ostojiē nga 26 kritikė filmi tė Hollivudit ėshtė votuar se ka bėrė filmin mė tė mirė kroat nė pesė vitet e fundit.

Projekti filmik me tė cilin ka konkuruar regjisori Ostojiē pėrfshin ngritjen ndėrkombėtare tė Kosovės dhe demaskimin e propagandės serbe.

Ostojiē ka nė ekipin e vet edhe skenaristin i njohur boshnjak me famė ndėrkombėtare, Fedja Fehim Isovic. Siē shkruan gazeta “Zėri” skenaristi Isoiviē ka bėrė njė skenar enkas pėr Kosovėn me emrin “Bjeshkėt e Nemuna”, ku trajton dhunėn shtetėrore tė Serbisė tė ushtruar nė Kosovė dhe pėrpjekjet e popullsisė shqiptare pėr ta fituar lirinė. Ndonėse tė shtypur nė mėnyrėn mė tė egėr, skenaristi Isovic nė skenar veēon vlerat se si pėrkundrejt vrasjeve dhe torturave masive, megjithatė shqiptarėt ka mbrojtur popullatėn serbe nė Kosovė.

Projekti filmik, siē shkruan “Zėri, gjithashtu demaskon strategjitė e policisė serbe e cila vriste serbėt dhe inskenonte sikur vrasjet i kanė kryer shqiptarėt, me qėllim qė mė pastaj tė ndėrmarrė operacione tė spastrimit etnik dhe tė fajėsojė shqiptarėt pėr gjoja dhunėn ndaj popullsisė serbe.

Por, nė anėn tjetėr flitet se projekti i cili do tė subvencionohet i ėshtė premtuar njė projekti vendor (projektit tė Blerta Zeqirit, “Dasma”) , cilėsia e tė cilit lė shumė pėr tė dėshiruar dhe qė nuk mund tė kontribuojė pėr interesin e Kosovės qė ky vend mė nė fund tė prezantohet me projekte serioze filmike nė festivalet prestigjioze ndėrkombėtare.

Janė 20 filma tė gjatė dhe pesė animacione qė kanė konkurruar pėr subvencione tė cilat ndahen nga QKK-ja.

Nga regjisorėt e Kosovės “Zėri” ka konfirmuar pjesėmarrjen e regjisorėve vendorė, si: Naser Shillova, Halil Budakova, Ekrem Kryeziu, Mentor Berisha, Visar Arifaj, Jetmir Grezda, Shkumbin Ferizi, Blerta Zeqiri, etj, disa prej tė cilėve edhe nė vitet e kaluara kanė pėrfituar subvencione financiare nga QKK-ja me projektet e tyre filmike. Pėrveē kėtyre, kėsaj radhe nė garė janė edhe projekte tė huaja, si ato tė regjisorit tė ri francez Mathiev Jouffre, kroati Jakov Sedlar dhe regjisori i ri slloven i filmave dokumentarė, Bostjan Slatensek.

Ndėrkaq, juria 7-anėtarėshe nė kuadėr tė QKK-sė e pėrbėrė nga Ilir Butka, Doruntina Basha, Ilir Bokshi, Fatmir Spahiu, Visar Krusha, Emin Halili dhe Shkelzen Maliqi, pritet qė gjatė javės sė parė tė korrikut t’i vlerėsojė pjesėmarrėsit nė konkursin e projekteve filmike tė vitit 2013, ndėrsa rezultatet tė shpallen njė javė mė vonė. Kosova ndan 600 mijė euro nga buxheti i Ministrisė sė Kulturės pėr projektet filmike dhe ende nuk ka arritur qė njė projekt filmik ta prezantojė nė festivale tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-13, 12:18   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

“Nusja e Kosovės”, fotoja e ditės nė “National Geographic”







Venecia, 17.12.2013

“The Bride”, fotografia qė portretizon njė traditė unike tė makijazhit tė nuseve nė Kosovė, realizuar nga Nita Zeqiri, e cila po shfaqej nė ekspozitėn ndėrkombėtare “Smart Cities & Hybrid Indenties” nė Venecia, Itali, ka bėrė qė fotografia nga shteti i Kosovės, mes shumė shteteve, tė zgjidhet si fotoja e ditės nė “National Geographic”.

Fotografia ėshtė realizuar nė rajonin e Prizrenit. Vizatimet ėn fytyrė thuhet se kanė njė traditė mė tė vjetėr se 1000 vjet. Ato i takojnė rajonit tė Prizrenit, nė Zhupė, Ljubinje tė poshtme, aty ku edhe realizuar fotografia.

Ajo paraqet njė traditė ndonėse jo fort tė njohur pėr publikun kosovar, por llogaritet tė jetė shumė e vjetėr. Fotografja Nita Zeqiri ka thėnė pėr “Zėrin” se ka disa vite qė ka hulumtuar nė trashėgiminė kulturore dhe shpirtėrore nė Kosovė.

“Unė pėr 3 vite jam duke punuar nė dokumentimin e trashėgimisė kulturore dhe shpirtėrore nė Kosovė me projektin ‘Tung Kosova’, me kėtė projekt kemi dokumentuar edhe shumė pjesė tė tjera tė kulturės. Si fotografe, veēantia te kjo nuse ishte pėrshkrimi i ciklit tė jetės nė fytyrė. Kjo fotografi mendoj qe ka nxitur kureshtjen e njerėzve tė eksplorojnė mė shumė pėr Kosovėn. Pėr mua si fotografe ka njė rėndėsi tė madhe, ta kem njė vlerėsim tė tillė nga ‘National Geographics’ nė njėfarė mėnyre me motivon tė punoj mė shumė nė fushėn e fotografisė dhe promovimit tė kulturės dhe traditave nė Kosovė”, ka thėnė Nita Zeqiraj pėr “Zėrin”.

Pas publikimit tė fotografisė nė “National Geographic” menjėherė ka pasur komente tė shumta rreth fotos. Vetė autorja ka thėnė se ėshtė pritur shumė mirė: “Prej se ėshtė publikuar fotoja nė National Geographic ka pasur reagime tė shumta dhe ato pozitive nga njerėz anembanė botės”, ka thėnė Zeqiri.
Njė nuse ashtu si ėshtė edhe nė foton e “Bride, Kosovo” tė Zeqirit, ėshtė edhe personazhi qendror i dokumentarit mbi martesat e hershme nė rajonin e Prizrenit, e realizuar nga Qendra Kosovare pėr Studime Gjinore. Tregimi qė rezulton nga ky dokumentar flet pėr pėrvojat e jetės sė grave dhe familjeve tė tyre nė zonat e largėta dhe rurale dhe trajton ēėshtjen e martesės sė hershme.

Ndėrkaq, sot kjo traditė ėshtė nė prag tė zhdukjes, pasi vetėm njė zonjė 65 vjeēe vazhdon tė merret me kėtė, pra pėrgatitjen e nuseve tė reja sipas traditave tė tyre. Fytyra e nuses ėshtė pikturuar nė shumė shtresa tė bukura tė ngjyrave. Tri qarqet e artė simbolizojnė ciklet e jetės qė janė tė lidhura me njėra-tjetrėn nga rrugėt e arta qė i kalon gjatė jetės sė tyre. Qarqet e brendshme tė kuqe janė simbole tė pjellorisė. Ndėrkaq e gjithė fytyra ėshtė e mbuluar nga pikat e kuqe dhe blu, me tė cilėt i dėshirojnė asaj njė familje tė shėndetshme dhe tė lumtur.

“Smart Cities and hybrid Identities”, ėshtė festival ndėrkombėtar i fotografisė, videove artistike, grafikės kompjuterike, arkitekturės dhe arteve performuese dhe mbahet nė kuadėr tė Karnavalit tė Venecias. Ėshtė organizuar nga “International ArtExpo” dhe ėshtė kuruar nga Luca Curci. Pėrveē Zeqirit, nė ekspozitėn me fotografi, janė prezantuar edhe artistė si Antonella Iovienella nga Italia, Nirit Zer nga Turqia, Liene Straupe nga Letonia, Linda Riseley nga Australia e shumė tė tjerė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.