Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-06-11, 15:49   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Lobimet pėr njohjen e Kosovės si shtet te pavarur dhe sovran.

Vėshtirė njohja nga Maroko

Zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, nė ditė e nėntė tė vizitės sė tij nė kontinentin Afrikan, nė kuadėr tė lobimit pėr njohjen e Kosovės ka qėndruar nė Mbretėrinė e Marokos.
Gjatė kėsaj vizite, zv.Kryeministri, z. Pacolli ėshtė takuar me tė emėruarin e Mbretit tė Marokos pėr Politikė tė Jashtme nė Qeveri, Muhamed Azerwal, me Kryesinė e Parlamentit tė Marokos nė krye me Nėnkryetarin e Parlamentit, Dr. Sadudin El Uthmani dhe me zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė udhėhequr nga Shefi i Kabineitit dhe Drejtori Politik pėr Evropėn Juglindore.

Pacolli gjatė kėtyre takimeve ka informuar autoritetet e Marokos pėr situatėn aktuale politike e ekonomike nė Kosovė, me theks tė veēante pėr zhvillimet demokratike dhe sfidat qė ka kaluar vendi ynė gjatė procesit tė shtet-ndėrtimit.

Autoritetet pėrfaqėsuese tė Mbretėrisė sė Marokos gjatė takimit me Pacollin kanė theksuar vėshtirėsitė qė ka vendi i tyre pėr tė proceduar njohjen zyrtare tė shtetit tė Kosovės, veēanėrisht pėr shkak tė kontekstit politik me Saharėn Perėndimore qė ka tė bėjė me refuzimin e Marokos pėr ta pranuar shpalljen e pavarėsisė sė asaj pjese.

Lidhur me kėtė ēėshtje z. Pacolli ka ofruar argumentet e nevojshme pėr tė dėshmuar se rasti i Kosovės ėshtė krejt i veēantė dhe kėtė e dėshmon edhe opinioni i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Me ftesė tė zėvendėskryeministrit tė parė tė Kosovės, njė delegacion zyrtar nga Parlamenti dhe Ministria e Punėve tė Jashtme tė Marokos do tė vizitojnė shumė shpejtė Kosovėn, ku do tė takohen edhe pėr pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė Shtetit tė Kosovės.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-06-11, 16:03   #2
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Ka me u shetitur ky sikurse dallandyshet ....ato se paku gjejne vend per fole !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-11, 11:25   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Izraeli, ende jo Kosovės

Ministri i Jashtėm izraelit, Avigdor Lieberman po qendron nė Tiranė nė njė vizitė tė rrallė pasi kjo ėshtė hera e parė pas 17 vjetėsh qė njė Ministėr i Jashtėm i izraelit viziton Shqipėrinė.
Marrėdhėniet mes dy vendeve u konsideruan nga tė dy shefat e diplomacisė si shumė tė mira dhe sic tha zoti Lieberman kjo ėshtė pėr shkak se Shqipėria dhe Izraeli kanė qendrime tė njėjta pėr pothuajse tė gjitha cėshtjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

Por pėr njė nga cėshtjet mė tė nxehta ndėrkombėtare, kėrkesėn eventuale tė Autoritetit Palestinez pėr t’u njohur si shtet i pavarur as Avigdor Lieberman, as Edmond Haxhinasto nuk e pėrmenden nė deklaratat e tyre nė Tiranė.

Sipas medias izraelite, pėrvec qėllimit pėr tė prezantuar mundėsitė e investimit tek biznesi izraelit, Ministri i Jashtėm Lieberman ka ndėrmarrė turin nėpėr Europė, pėrfshirė edhe Shqipėrinė pėr tė siguruar sa mė shumė vota kundėr kėrkesės sė palestinezėve pėr pavarėsi, kėrkesė e cila pritet tė depozitohet dhe tė hidhet nė votim nė shtator nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara.

Nuk dihet ende cfarė qendrimi do tė mbajė Shqipėria nė kėtė cėshtje tė nxehtė ndėrkombėtare, por e sigurt ėshtė se ajo votėn e saj nuk do ta kėmbejė me njė njohje tė Kosovės nga ana e Izraelit.

Shefi i diplomacise izraelite, duke uruar qė nė tė ardhmen rajoni i Lindjes sė Mesme tė bėhet po kaq paqėsor sa rajoni i Ballkanit, bėri tė qartė qendrimin e vendit tė tij pėr Kosovėn.
“Do ta njohim pasi kėtė ta bėjė Spanja, Greqia dhe Qipro”, tha Liberman.
Shqipėria, historikisht, por edhe kur Kosova shpalli pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanėshme, tha se ky ishte njė rast sui generis, pra unik, qė nuk ngjan me asnjė shtet tjeter.

Kėshtu qė, nga ky kėndveshtrim, vota e Shqipėrisė nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara, mund tė mos jetė pėrcaktuese, por ėshtė shumė interesante.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-11, 20:38   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė

Zhvillimet nė Palestinė dhe ēėshtja e Kosovės, janė dy gjėra diametralisht tė kundėrta, thotė ambasadori palestinez nė Beograd, Mohamed Nabhan. "Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė, ndėrsa Gaza dhe Bregu Perėndimor kurrė nuk kanė qenė nė kuadėr tė Izrealit. Kėto janė territore tė okupuara ndėrsa Serbia kurrė nuk e ka okupuar Kosovėn. Paralelja do tė ishte e arsyeshme nė rast se serbėt do tė ishin okupatorė", thotė ambasadori palestinez nė njė intervistė pėr gazetėn "Danas" tė Beogradit.

Nė konstatimin se zyrtarėt e Serbisė vazhdimisht falenderojnė shtetet qė mbėshtesin sovranitetin serb nė Kosovė, si dhe Izraelin. Nėse autotitetet serbe Izraelin e konsiderojnė aleat, diplomati palestianez thotė se Izraeli nuk ka ndikim nė zhvillimet rreth pavarėsisė sė Kosovės. "Perėndimi e ka njohur Kosovėn, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nėse Izraeli ka ndikim mbi Perėndimin, pėrse nuk e ka shfrytėzuar nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė? Nėse dikush beson nė ndikimin e Izraelit nė lidhje me Kosovėn, ėshtė nė iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetėsisė falė vendeve arabe dhe muslimane. Arabėt kanė mbėshtetur qėndrimin e Serbisė dhe ende e mbėshtesin".

Kėshtu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetės autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezėt janė shkolluar nė Jugosllavinė socialiste e cila ka mbėshter fuqishėm palestinezėt, ai thotė se "tani edhe Serbia na mbėshtet".
Sipas tij, Serbia nė OKB ka mbėshtetur shumė rezoluta pėr Palestinėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-07-11, 17:48   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

OKI bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės

Organizata e Konferencės Islamike (OKI), nė sesionin e 38 tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm, tė zhvilluar nė Astana tė Kazakistanit, ka miratuar njė Rezolutė pėr situatėn nė Kosovė. OKI-ja nė pikėn e tetė tė Rezolutės, pėr herė tė parė thėrret tė gjitha shtetet anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike qė tė marrin nė konsideratė njohjen e Kosovės, duke u bazuar nė tė drejtat e tyre tė lira dhe sovrane si dhe pėrputhje me praktikat e tyre kombėtare.

Po ashtu, kjo Konferencė, me Rezolutėn e aprovuar, njeh plotėsisht Opinionin Kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, i publikuar me 22 korrik 2010, nė tė cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės nuk ka shkelur as ligjet e tė drejtės ndėrkombėtare e as rezolutat relevante.

Nė kėtė sesion tė Konferencės ishte prezent edhe ekipi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės i udhėhequr nga Beqiri Ismaili, kėshilltar i jashtėm i ministrit Enver Hoxhaj dhe i Ngarkuari me Punė i Republikės sė Kosovės nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite, Rexhep Boja.

Kjo rezolutė shėnon njė hap tė rėndėsishėm drejt njohjeve qė rezulton nga Strategjia pėr njohje e miratuar nga Qeveria e Kosovės. Nė Rezolutėn numėr 17/38, Organizata e Konferencės Islamike nėnvizon progresin e bėrė nga Kosova pėr forcimin e demokracisė dhe punėn institucionale nė tė gjitha nivelet nė shėrbim tė paqes dhe stabilitetit nė vend dhe nė tėrė rajonin.

Nė Rezolutė, OKI mirėpret anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Organizata, po ashtu, mirėpret bashkėpunimin e Kosovės me institucionet ekonomike dhe financiare tė OKI-sė, dhe thėrret komunitetin ndėrkombėtar, pėrfshirė vullnetin e mirė tė shteteve anėtare tė OKI-sė, qė tė vazhdojnė kontributin e tyre pėr mirėqenien ekonomike tė Kosovės.

Nė rezolutėn e miratuar nė kėtė sesion tė Kėshilli tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė, kėrkohet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i saj, qė nė sesionin e ardhshėm tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė tė sjellė tė njė raport pėrcjellės pėr progresin e kėsaj rezolute. Organizata e Konferencės Islamike, ėshtė organizata e dytė mė e madhe ndėr qeveritare pas Kombeve tė bashkuar me gjithsej 57 shtete anėtare nga katėr kontinente tė ndryshme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-07-11, 19:55   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Sė shpejti njohje tė reja!

Nė kuadėr tė angazhimeve lobuese pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr shtetin e pavarur tė Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli ka takuar nė Paris, udhėheqėsit mė tė lartė shtetėror tė Beninit dhe Togos. Edhe gjatė kėtyre takimeve zėvendėskryeministri Pacolli ka prezantuar argumentet e nevojshme, pėr njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, nga kėto dy shtete tė kontinentit afrikan.

Pacolli, i ka njoftuar edhe njėherė pėrfaqėsuesit e lartė shtetėror tė Beninit dhe Togos, me opinionin pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Takimet mė pėrfaqėsuesit e Beninit dhe Togos, ishin vazhdimėsi e takimeve qė zėvendėskryeministri i Kosovės, Pacolli kishte realizuar gjatė vizitave nė Afrikė muajin e kaluar. Atij i ėshtė konfirmuar se njohjet e reja pėr Republikėn e Kosovės, nga disa shtete afrikane, janė ēėshtje ditėsh.

Zėvendėskryeministri Pacolli, tė mėrkurėn nė mbrėmje do tė udhėtojė pėr nė Berlin, ku do tė zhvillojė edhe takime tė tjera me zyrtarė tė lartė tė shteteve afrikanė tė cilėt po qėndrojnė nė kryeqytetin e Gjermanisė.

Ndėrkohė Pacolli ėshtė ftuar qė tė marrė pjesė nė ceremoninė zyrtare tė shpalljes sė pavarėsisė sė Sudanit Jugor me 9 korrik 2011. Pas referendumit tė suksesshėm pėr pavarėsi, Sudani Jugor do tė zyrtarizojė krijimin e shtetit, ndėrsa zėvendėskryeministri i Pacolli ėshtė ftuar nga Presidenti i kėtij shteti, pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni, nė tė cilėn do tė jenė prezent njė numėr i madh udhėheqėsish tė shteteve tė ndryshme tė botės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-07-11, 10:24   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Njohje tė reja nė javėt nė vijim

Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, ėshtė optimist se pas pavarėsisė sė Sudanit Jugor, mund tė ketė lėvizje pėr tė mirė edhe pėr Kosovėn, e cila mė shumė se tri vjet pas pavarėsisė nuk arriti tė marrė mė shumė sesa 76 njohje nga shtete tė ndryshme.

Edhe pse ėshtė njohur nga shtetet mė tė fuqishme nė botė, problemi i cili po e pengon Kosovėn kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, ėshtė mosnjohja nga pesė vendet anėtare tė BE-sė.

Nė javėt e fundit, Hoxhaj ka zhvilluar vizita tė ndryshme nė shtetet evropiane, ndėrsa thotė se njohja nga kėto pesė shtete ėshtė futur nė kuadėr tė strategjisė pėr lobim.

“Njohja nga pesė shtetet evropiane tė cilat deri me tash, kryesisht pėr arsye tė brendshme dhe jo pėr arsye tė politikės sė jashtme, kanė hezituar ta njohin Republikėn e Kosovės, po ashtu ėshtė pjesė e strategjisė. Deri mė tash, ne kemi pasur kontakte tė ndryshme me kėto vende, po ashtu ne do tė bėjmė pėrpjekje maksimale qė pėrmes kontakteve direkte apo edhe indirekte tė ushtrojmė autoritet mbi kėto vende, qė nė njė moment tė caktuar tė marrin vendim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”, ka thėnė Hoxhaj, ndėrsa citon Radio Evropa e Lirė.

Nė anėn tjetėr, Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, kritikon strategjinė lobuese tė Kosovės. Sipas tij, mungesa e njė koordinimi tė duhur, si dhe bisedimet me Serbinė, kanė shkaktuar ngecje nė njohjet e reja. Ai pohon se edhe imazhi negativ i krijuar pėr disa muaj me radhė pėr Kosovėn, i nxitur nga manipulimet nė zgjedhje si dhe akuza pėr trafikim organesh, ka ndikuar nė ngecje nė procesin e njohjes.

Ndėrkaq, ministri i Jashtėm i Kosovės shprehet se nga vizitat e zhvilluara nė shtetet e ndryshme kohėve tė fundit, ai ka marrė premtime pėr njohje tė reja.

“Unė jam mė se i sigurt qė nė javėt nė vijim mund tė ketė shtete, tė cilat do t’i bėjnė publike njohjet pėr Kosovėn dhe gjatė muajve tė fundin ne kemi punuar intensivisht qė tė kemi njohje tė reja, nė mėnyrė qė tė mbyllet procesi i plotė i njohjes sė Kosovės”, ka deklaruar Hoxhaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-11, 11:27   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Priten njohje tė reja

Kuvajti mund tė bėhet shteti i parė islamik qė do ta njohė shtetin e pavarur tė Kosovės qė pas miratimit rezolutės sė Organizatės sė Konferencės Islamike (OKI), ku u bėhet thirrje tė gjitha shteteve tė kėsaj organizate pėr njohjen e Kosovės.

Kėshtu ka thėnė nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri” i ngarkuari me punė i Republikės sė Kosovės nė Arabinė Saudite, Rexhep Boja.

Ai ka thėnė se Kosova nuk duhet tė presė njohje masive nga vendet islamike, pavarėsisht miratimit tė kėsaj rezolute. Njeriu i cili ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh nė miratimin e kėsaj rezolute, shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, ka thėnė se kalimi i saj ėshtė edhe si rezultat dhe meritė e Republikės sė Shqipėrisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 17:45   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Kosova ta njohe veten para se te kerkoje me shume njohje

Nga Brukseli, Agustin Palokaj

Kur me kohe kishim terhequr verejtjen se pranimi i Kosoves per te hyre ne dialog me Serbine pa pergatitje te duhura, pa nje konsensus kombetar dhe pa i sqaruar beneficionet eventuale dhe pasojat, do te kete ndikim negativ ne procesin e njohjeve te pavaresise se Kosoves perfaqesues te Qeverise mundoheshin te na bindnin ne te kunderten, se dialogu "do te ndihmoje ne shtimin e njohjeve“.

Kur me kohe kishim terhequr verejtjen se pranimi i Kosoves per te hyre ne dialog me Serbine pa pergatitje te duhura, pa nje konsensus kombetar dhe pa i sqaruar beneficionet eventuale dhe pasojat, do te kete ndikim negativ ne procesin e njohjeve te pavaresise se Kosoves perfaqesues te Qeverise mundoheshin te na bindnin ne te kunderten, se dialogu "do te ndihmoje ne shtimin e njohjeve“. Nuk ka qene ndonje veshtiresi te kuptohet se nisja e dialogut do te parandaloje nje varg njohjesh. Kete zyrtare te BE-se madje e kishin paralajmeruar ne nje menyre indirekte, duke shprehur kenaqesi per ndasite qe ekzistojne brenda Bashkimit Evropian rreth pavaresise se Kosoves. "Eshte shume mire qe kemi shumicen e vendeve, te cilat e kane njohur Kosoven, por kemi edhe te tilla qe nuk e kane njohur. Kjo na ben qe ne si BE te jemi edhe ndermjetesit me te mire te mundshem ne dialog“, pati thene nje zyrtar shume i larte i Bashkimit Evropian. Madje nga burimet diplomatike eshte mesuar se Serbise nga ana e BE-se i eshte premtuar se gjate dialogut nga ajo nuk do te kerkohet asgje qe do te vere ne pikepyetje qendrimin ndaj statusit te Kosoves. Njelloj eshte bere edhe me shtetet e BE-se, te cilat jane kunder pavaresise se Kosoves. Madje ketyre te fundit, ne vend te kritikave qe me mosnjohjen e Kosoves po e veshtiresojne politiken e jashtme te perbashket te BE-se, ketyre shteteve u jane shprehur levdata se me mosnjohje kane dhene kontribut te madh pozitiv ne politiken e Bashkimit Evropian ne rajonin e Ballkanit. Me kete mendohet se BE-ja eshte „mire me Beogradin e mire edhe me Prishtinen“ duke qene "neutrale ndaj statusit“. Por „neutrale ndaj statusit“ ne praktike do te thote kundershtare e statusit. Si rezultat kjo do te thote se BE-ja nuk mund ta trajtoje Kosoven si shtet. Kete ose nuk e kuptojne pjesetaret e Qeverise se Kosoves nga naiviteti dhe injoranca e tyre ose manipulojne opinionin me kinse dobi nga dialogu. Ndoshta dialogu ne fundit do te ndihmoje ne njohje, por vetem nese si rezultat i dialogut Serbia e njeh pavaresine e Kosoves. Keshtu, se paku ne kete pike, Kosova ka pranuar ta lidhe fatin e saj perseri me Beogradin dhe t’i jape Beogradit po vetem celesat e dyerve te integrimit te Kosoves ne BE, por edhe te procesit te njohjeve te reja.

Njerit prej hic me pak se 6 zevendeskryeministrave te Kosoves, ndonese te parit ne mesin e tyre, Behxhet Pacollit, i eshte dashur te shkoje ne Afrike per ta kuptuar se dialogu Edita Tahiri-Borko Stefanoviq, i ndermjetesuar nga Robert Cooper, pengon njohjet e Kosoves. Se ketu Pacolli e thote te verteten deshmojne shume diplomate te shteteve qe nuk jane kunder Kosoves, por ende hezitojne ta njohin. Shume prej tyre i kane thene kesaj gazete se nga Beogradi vjen nje „lutje e arsyeshme“ qe te mos kete ndonje hap te njohjes derisa zgjat dialogu, sepse kjo do te mund te ndikoje negativisht ne dialog“. Rasti konkret ishte paralajmerimi, ndonese duhej te merrej me rezerva, sepse vinte nga Ministria e Jashtme e Shqiperise, se Egjipti do ta njohe Kosoven. Ne ate lajm, sapo pame se „Egjipti do te konsultohej me BE-ne“ e kishim te qarte se njohje te shpejte nuk do te kete, sepse BE-ja askujt nuk i thote, dhe nuk mund t’i thote, qe ta njohin Kosoven, kur vete nuk e trajton si shtet dhe ka dialogun dhe dhenien e statusit te kandidatit Serbise si prioritet. Dialogu ka penguar edhe procese tjera sic jane veprimet me te rrepta te EULEX-it ne veri dhe avancimi i disa planeve te BE-se me Kosoven per te pritur se si Kosova do te sillet ne dialog. Por ketu po ndalemi vetem te njohja.

Dialogu dhe vendosja e tij si prioritet jo vetem kryesor, por i vetem per Kosoven i BE-se, ishte po ashtu edhe shkaktari kryesor pse u humb rasti ideal qe te shfrytezohej mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Ne vend qe te kerkohej menjehere dhe me ze qe te gjitha vendet e BE-se dhe te tjerat ta njohin tash Kosoven, duke ua perkujtuar se arsyet qe permendnin me heret se kjo nuk eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare me nuk vlejne, dhe ne vend qe te kerkohej edhe, pse jo, nga vete Serbia qe ta njohe Kosoven, sepse GJND-ja pikerisht ne pyetjen e Serbise e dha pergjigjen qe dha, i tere debati u drejtua nga dialogu. Se pari Serbia e beri kete duke propozuar Rezolute ne OKB dhe duke kerkuar te mos kete njohje derisa te vendoset per Rezoluten. Pastaj BE-ja hyri ne dialog me Serbine per ta ndryshuar kete Rezolute dhe se fundi Rezoluta ftoi per dialog dhe teme u be dialogu. Njohjet u harruan dhe rasti i madhe shkoi dhe nuk do te kthehet me, se paku jo derisa e derguara e posacme e kryeministrit Thaci per dialog me Serbine, Edita Tahiri, te mos e bind Beogradin qe ta njohe pavaresine e Kosoves, apo t’u jape leje shteteve tjera qe ta bejne nje gje te tille. Pra ritmi i njohjeve pas GJND-se u ngadalesua ne vend qe te pershpejtohej.

Arsyeja tjeter per mungesen e njohjeve jane manipulimet ne zgjedhje dhe imazhi i keqesuar i lidereve te Kosoves. Kjo pengon njohjen jo per shkak se shtetet te cilat duhet te njohin Kosoven cajne shume koken per demokraci dhe sundim ligji, por per shkak se kjo ka ndikuar te miqte e Kosoves, shtetet demokratike perendimore, qe te humbin motivin per t’i ndihmuar Kosoves ne keto rrethana. Sot, pranojne shume diplomate te ketyre shteteve, nuk eshte shume e lehte te angazhohesh ne favor te Kosoves. Dhe fjalet qe vijne nga ambasadoret e disa vendeve ne Kosove, apo deklaratat pas ndonje takimi me perfaqesues te Kosoves per angazhim per njohje, nuk pasohen me vepra as nga vendet kryesore qe e kane njohur Kosoven. Ne BE per shembull Britania e Madhe ka mbetur pothuajse e vetmuar ne kerkesat qe te trajtohet Kosova me shume si shtet. Por edhe britaniket thone se „ketu mbrojme qendrimin tone e per ne Kosova eshte shtet“, ndersa zyrtare te BE-se thone se Kosova edhe vete dergon sinjale kontradiktore, perfshire edhe te tilla se mund te pranoje zgjidhje edhe ne kuader te Rezolutes 1244. „Kosova duhet ta njohe mire veten se pari e pastaj te kerkoje me shume njohje“, thoshte me ironi nje diplomat evropian.

Problem serioz me Kosoven eshte edhe politika e saj e jashtme, ose thene me mire degradimi total i Ministrise se Jashtme. Kjo ka bere qe te mos kete fare politike te koordinuar te jashtme dhe nuk mund te kete ne rrethana te tilla kur jane se paku gjashte „ministri paralele te jashtme“. Vlora Citaku merret me BE-ne, Edita Tahiri me Serbine, Behxhet Pacolli me Afriken, Hashim Thaci me Turqine, rol tash ka edhe presidentja Jahjaga, cfare i mbetet atehere ministrit te jashtem te beje. Dhe BE-ja eshte e kenaqur te takoje shume ministra te tjere dhe zevendeskryeministra vetem e vetem qe te kete sa me pake kontakte me Ministrine e Jashtme te Kosoves. Kjo sepse Ministria e Jashtme eshte ajo qe simbolizon shtetesine e Kosoves. Vetem shtetet kane ministri te jashtme, ndersa qeveri, zevendeskryeministra, ministri integrimesh, te bujqesise, ekologjise kane edhe rajonet qe nuk jane shtet.

Degradimi i Ministrise se Jashtme eshte bere per te krijuar vende pune per argatet partiake te partnereve te koalicionit. Kjo ka bere qe me Kosoven sot te tallen edhe ata qe mundohen ta ndihmojne, duke thene me ironi se „Hashim Thaci eshte njeriu me i pasur ne Evrope me zevendes“. Ne vend qe te zvogelohet numri i resoreve te qeverise, ato jane shtuar dukshem, me cka jane shtuar edhe shpenzimet, por jo edhe puna. Eshte krijuar me shume konfuzion se kush eshte pergjegjes per cka ne Kosove. E tash kur mbaroi procesi i punesimit te argateve ne postet ministrore dhe zevendesministrore ne Prishtine do te pasoje edhe punesimi i atyre qe kane mbetur neper ambasada. Dhe keshtu politika e jashtme e Kosoves, ne kohen kur ende nuk eshte krijuar si duhet, do te degradohet edhe me shume. Keshtu eshte kur lideret kosovare nuk e marrin seriozisht shtetin e tyre, kur krijohen ministri fiktive per te vendosur nje person ne ndonje post, kur ndarja e bizneseve eshte me e rendesishme sesa puna per vendosjen e sundimit te ligjit dhe funksionimit te shtetit, atehere eshte e pakuptimte te pritet qe te tjeret ta marrin seriozisht Kosoven kur lideret e saj nuk e marrin seriozisht shtetin e tyre. Ambasadoret e huaj shkojne e vijne, ata te sotem vazhdojne karrieren diku tjeter dhe te tjeret vijne, Kosova mbetet te vuaje ne te ardhmen pasojat e mosfunksionimit te sotem te shtetit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-11, 15:01   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Liga Islame thėrret pėr njohje tė Kosovės

Nėn pėrkujdesjen e Mbretit tė Arabisė Saudite (nė datat 23-25 korrik 2011) u organizua njė konference e Ligės Islame, e cila bėri thirrje pėr njohjen e Kosovės, duke iu referuar Rezolutės sė Organizatės sė Konferencės Islamike pėr Kosovėn.

Nė kėtė konferencė ishin tė ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra tė fesė, myftinjtė dhe kryetarėt e bashkėsive islame nga vendet anėtare tė OKI-t dhe pakicat islame kudo qė janė nė botė.

Ministria e Punėve tė Jashtme njofton se konferencė mori pjesė edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punė nė Ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Riad tė Arabisė Saudite.

Kjo konferencė u tha se u shfrytėzua pėr kontakte me personalitete tė shteteve tė ndryshme qė e nuk e kanė njohur apo dhe prej tyre qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, duke lobuar pėr njohje tė reja dhe duke ua pėrcjellė atyre kėrkesėn pėr njohje, sidomos pas rezolutės sė OKI-it nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės.

I ngarkuari Boja me kėtė rast takoi shume delegacione nga shtetet islamike tė Afrikės, Lindjes se Mesme dhe Azisė Juglindore, me tė cilėt u bisedua pėr njohjen e shtetit tė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-09-11, 17:22   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Rumania ‘nuk e ka ndėrmend’ ta njohė Kosovėn

Rumania nuk do tė pranojė pavarėsinė e Kosovės derisa Qeveria e Serbisė dhe autoritetet nė Prishtinė nuk i zgjidhin tė gjitha ēėshtjet e pazgjidhura, ka thėnė presidenti rumun, Traian Basescu.
“Ne jemi njė shtet qė nuk e njeh Kosovėn. Qėndrimi ynė pėr kėtė ēėshtje mbetet i pandryshuar dhe ėshtė i bazuar nė tė njėjtėn logjikė si nė rastin e Lindjes sė Mesme”, tha Basescu nė takimin vjetor tė diplomatėve rumunė, raporton Radio Evropa e Lirė.

I njėjti bėri tė ditur se Rumania synon tė zvogėlojė praninė e saj ushtarake nė veri tė Kosovės, sepse, siē tha ai, “Bukureshti nuk e ka ndėrmend tė mbėshtesė njė konflikt qė zgjat”.

Sipas tij, pjesėmarrja e Rumanisė nė EULEX “nuk duhet tė nėnkuptohet si mbėshtetje pėr ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės, por si mėnyrė pėr t'iu ofruar siguri qytetarėve nė rajonin e Mitrovicės”.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 22:51   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Janosz: Vatikani pritet ta njohė sė shpejti Kosovėn

Selia e Shenjtė pritet qė sė shpejti tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit pėr Kosovė.
Pas meshės sė shenjtė tė mbajtur tė dielėn nė Prizren, Janosz ka thėnė pėr media se vetė prania e delegacionit tė Vatikanit nė Kosovė ėshtė dėshmi pėr kėtė.

“Fakti qė nuk jemi tė varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit tė Shqipėrisė, por e kemi njė delegat apostolik e ka njė domethėnie qė duhet tė lexohet nė kėtė kuptim”, ėshtė shprehur Janosz.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-11, 11:43   #13

Pacolli premton tri njohje gjatė javės

Zėvendėskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka premtuar se kėtė javė Kosovėn do ta njohin edhe tri shtete afrikane.
Nė njė prononcim pėr RTK, ai ka paralajmėruar se gjatė kėsaj jave do tė kthehet nė Afrikė dhe atje do tė sigurojė tri njohje. Ai u shpreh i pakėnaqur qė me presidentin e Hondurasit nuk janė takuar zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės.

“Nė javėn e ardhshme do tė udhėtojė nė Afrikė, ku do tė pėrfundojė punėn e nisur nė tri shtete dhe jam i bindur se javėn e ardhshme do ta njohin Kosovės”, ka thėnė Pacolli.

Ndryshe, tė dielėn, ai ka qėndruar nė Tiranė, nė pėrcjellje tė vizitės sė Presidentit tė Hondurasit nė Shqipėri.

“Presidenti i Hondurasit premton dhe ėshtė shumė i sigurt se ne shumė shpejt do tė kemi njohje edhe nga shtete tė Amerikės Qendrore”.

Ai e ka falėnderuar autoritetet shqiptare pėr pritjen qė i kanė bėrė Presidentit tė Hondurasit, derisa ka shprehur pakėnaqėsi qė nė Prishtinė disa zyrtarė tė lartė nuk janė takuar me Presidentin Lobo Sosa.

“Vizita e Presidentit tė Hondurasit nė Kosovė ishte edhe njė mėsim. Ata qė e pritėn i falėnderojė shumė, ata qė munguan nė disa momente do tė jetė njė mėsim pėr herėn tjetėr”, citohet tė ketė thėnė Pacolli.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 09:04   #14
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Janosz: Vatikani pritet ta njohė sė shpejti Kosovėn

Selia e Shenjtė pritet qė sė shpejti tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit pėr Kosovė.
Pas meshės sė shenjtė tė mbajtur tė dielėn nė Prizren, Janosz ka thėnė pėr media se vetė prania e delegacionit tė Vatikanit nė Kosovė ėshtė dėshmi pėr kėtė.

“Fakti qė nuk jemi tė varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit tė Shqipėrisė, por e kemi njė delegat apostolik e ka njė domethėnie qė duhet tė lexohet nė kėtė kuptim”, ėshtė shprehur Janosz.
Vatikani po luan si maca me miun me Kosovėn !

Replika ndaj lajmit qe keni raportuar :

Vatikani: Nuk e njohim Kosovėn

06 shtator 2011

Vatikani mohon menjėherė mundėsinė e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

“Nuk ka asnjė ndryshim tė pozicionit tė Selisė sė Shenjtė ndaj Kosovės”, ka thėnė drejtori i zyrės sė informacionit Ati Federico Lombardi nė njė deklaratė shtypi pėr Tanjug.

Ishte Julius Janis apostul pėr Kosovė e Slloveni qė tha nė Prishtinė se do tė kthehej shumė shpejt me lajme tė mira. Janus qėndroi nė Kosovė pėr tė shėnuar ditėlindjen e Nėnės Tereze. (indeksonline)
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 09:30   #15
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Janosz: Vatikani pritet ta njohė sė shpejti Kosovėn

Selia e Shenjtė pritet qė sė shpejti tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit pėr Kosovė.
Pas meshės sė shenjtė tė mbajtur tė dielėn nė Prizren, Janosz ka thėnė pėr media se vetė prania e delegacionit tė Vatikanit nė Kosovė ėshtė dėshmi pėr kėtė.

“Fakti qė nuk jemi tė varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit tė Shqipėrisė, por e kemi njė delegat apostolik e ka njė domethėnie qė duhet tė lexohet nė kėtė kuptim”, ėshtė shprehur Janosz.
shum esht mesim i mir per shqiptaret se vatikani nuk po na nje edhe shtetet islamike qe nuk po na njohin ne duhet qe ti bojkotojm te gjitha qe te mos jemi as krishter e as musliman nese ata nuk na duan edhe ne duhet qe mos ti duam te refuzojm fen e tyre te rrim qysh kem qen gjithmon ATEIST

__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.