Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-09-11, 20:22   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ėndrrat dhe realiteti

Si te kuptojme endrrat kombinuar me realitetin





Realitetin e konsiderojme shpesh si dicka konkrete dhe edrrat si dicka abstrakte.

Mjaft njerez pavaresisht realitetit te ashper, gjejne pak kohe te enderrojne dhe ne shume raste nuk e humbin shpresen se endrrat e tyre mund te jene vertete nje zanafille per tu bere realitet.

Sipas disa zbulimeve te botuara nga psikologia Hazel Markus e Universitetit te Miciganit, "enderrat ditore"ose perfytyrimi, duket se eshte nje pjese integrale e menyres se si e perceptojme ne veten tone, perparimin tone ne te ardhmen dhe rolin tone ne Univers.

Enddrat e ashtuquajtura “me mendje dhe syhapur” mund te na ndihmojne per te perballuar te pranishmen dhe per te kontrolluar me mire te ardhmen dhe ne mund ta shtrijme kete kontroll deri ne enderrat tona.

Ideja e kontrollit te enderrave njihet ne Perendim qysh nga 1950 kur psikologu Kilton Stjuart botoi raporte mbi fisin Senoi te Malajzise, te cilet u mesonin femijeve te tyre se si t'i trajtonin enderrat. Ai raportonte se njerezit e fisit Senoi besonin se cdo enderr duhet te jete e tille qe te jape nje rezultat pozitiv.

Te rinjte qe shihnin enderra te keqia inkurajoheshin qe t'i tregonin enderrat e tyre dhe keshilloheshin qe t'a perballonin ate qe i friksonte ata, dhe pastaj te mesonin se si t'i trajtonin enderrat.

Parimi eshte se ata do te mesonin te benin te njejten gje edhe ne realitet. Ketu nuk ka asgje te re.


Ka rreth 5000 vjet qe kete e bejne okultet dhe mistiket. Ajo qe eshte e re eshte fakti qe shkenca e fizikes, ne pergjithesi esell, ka filluar te perpiqet qe te shpjegoje lidhjet e mjegullta midis vizioneve tona dhe realitetit.





Biokthimi

Teoria konsiston ne ate qe enderrat dhe perfytyrimet ose vizionet, me versionin e tyre te nje realiteti alternativ, funksionojne sipas parimit te biokthimit. Keshtu, ajo qe perfytyrojme ne qe do te na pelqente te ndodhte, aktualisht ndodh mbi ne si nje motivues subkonshience qe udhezon hapat tona ne rrugen e se ardhshmes qe perfytyrojme ne.

Eksperimentet tregojne se njerezit qe gjykohen si te suksesshem nuk mendojne kurre per deshtimin si nje alternative e mundshme per ta (gje qe nuk do te thote se ata nuk jane te ndergjegjshem per ekzistencen e deshtimit). Po ashtu, njerezit qe duket se i ka mberthyer fati i keq, shpesh e gjejne veten te bllokuar ne nje sindrome auto-negative. Keta te fundit nuk jane ne gjendje te besojne se mund te arrijne t'i shpetojne fatit te keq dhe te realizojne ambiciet e tyre.

Dera qe hap kjo teori e "veteve te mundshme" nuk eshte gje tjeter vecse dera e Interpretimit te Boteve Shumefishe ne teorine e kuanteve, propozuar nga fizikanti Hugh Everet III, pranuar me simpati nga shume kozmologe. Sipas kesaj teorije, sa here qe ne marrim nje vendim te ndergjegjshem ne krijojme nje numer pambarim degezimesh nga e sotmja deri ne te ardhshmen, disa prej te cilave do te perfundojne me rezultatin qe ne deshirojme.

Arsyeja qe ne jemi te ndergjegjshem mbi ekzistencen te vetem nje linje bote (ne nje cast te vetem te pakten), thote Everet, eshte se keto bote ekzistojne ne plane paralele ekzistence.

Teoria e Everetit nenkupton se forca e enderrimeve tona, ne nje fare mase, eshte pergjegjese per formimin e realitetit te se ardhshmes tone personale duke krijuar keshtu aktualisht realitetin tone.

Fizikantet teoriciene, qe jane pararoje e profesionit te tyre, duket se bien dakord me kete. Paskual Xhordan ishte nder te paret qe propozoi nje interpretim te realitetit te ndryshem nga Universi orar i Njutonit, ide qe u priten me kunderpyetjen e akullt te Ajnshtajnit, "Mendoni vertet se Hena ekziston vetem kur ju e veshtroni?".

Ajnshtajni, nje besues i vendosur i parashikueshmerise, donte te shfuqizonte idete e Xhordanit. Megjithate, per ironi, pyetja e tij permblodhi thelbesisht ate qe do te vinte.

Nuk kishte kaluar shume kohe nga kjo ngjarje, kur babai i mekanikes se kuanteve, fizikanti Neils Bor, beri deklaraten e tij tronditese se, per sa i takonte fizikes, "Nuk ka realitet te thelle (te plote)".

Si rrjedhoje, i gjithe Universi, ashtu sic e njohim, nuk eshte me shume se nje konglomerat potencialesh qe fitojne vlere kontekstuale ne castin qe ne perqendrojme vemendjen tone mbi to. Menjehere pas deklarates se Borit, matematicieni Neuman paraqiti Teoremen e tij lidhur me shpjegimin e realitetit.

Sipas Teoremes se tij, i gjithe kozmosi eshte "i krijuar nga vrojtuesi" ose, me qarte, "eshte ndergjegja e vrojtuesit qe krijon realitetin". Pra, kjo ishte edhe si nje pergjigje ndaj pyetjes se Ajnshtajnit: Hena nuk ndodhet atje kur ne nuk e veshtrojme.

Kjo perputhet shume bukur me ate qe kane thene gjate te gjitha koheve magjistaret dhe mistiket: "Bota qe shohim perdite eshte nje iluzion i ndjenjave. Prandaj realiteti eshte dicka 'tjeter' dhe keshtu qe perfytyrimi eshte i nevojshem per te bere qe te funksionojne magjepsjet dhe ekstazat".

Kontributin perfundimtar mbi keto ceshtje duket se e ka dhene nje fizikant tjeter, J.A.Eheeler, nje mbrojtes i vendosur i asaj qe ai e quan "fizika e njohjes". Me fjale te tjera, nje realitet ku vrojtuesi mund te krijoje llojin e gjese qe ai shikon. Pra, jemi te ndergjegjshem apo jo, formimi i realitetit duket se ka vazhduar gjate te gjitha koheve. Por a mund ta kontrollojme ne?

"Sigurisht, thote Markus, ne mund ta kontrollojme ate brenda disa limiteve te arsyeshme qe mbeten akoma per t'u percaktuar". Ajo vazhdon te shpjegoje se vetet tona te mundshme te enderrave tona dhe te vizioneve tona, jane "komponente te vetkonceptit qe ka te beje me ate qe une mund te jem, me ate qe une do te doja te isha dhe me ate, qe ka shume rendesi, se cfare kam une frike te behem".

Ajo zbuloi se "vetet tona te mundshme jane motivues te fuqishem dhe jane efektive ne udhezimin e veprimit". Pra, eshte e mundur, per ata qe jane te interesuar, qe te realizojne vizionet e tyre qofshin te suksessheme ose te pasukseshme.



Per ata qe jane te interesuar te shikojne se si funksionon vizioni ose perfytyrimi ose per ata qe thjesht duan ta vene ne prove ate qe pretendohet ketu, Markus ofron metoden e meposhtme.



1. Mendoni ate qe ju nuk doni te ndodhi. Perfytyroni gjendjen me te rende ne te cilen ju mund te hyni ose te ndodheni. Prezantimi juaj me ate qe ju keni frike me shume nuk duket se do t'i permiresoje gjerat, por ju ndihmon juve qe te analizoni ate qe ju nuk doni t'ju ndodhi ne asnje menyre. Kjo eshte, kuptohet, me mire se sa te jetoni nen hijen konstante te nje pasigurie te mjegullt dhe nen friken e se panjohures.



2. Tani analizoni situaten tuaj aktuale.



Vleresoni potencialin tuaj, aftesite dhe drejtimin aktual ne jete.



3. Perfytyroni fuqishem veten tuaj sic do te deshironit te beheshit. Perpunojeni kete 'vete' sa me shume qe te jete e mundur. Jepini sa me shume realizem qe mundeni. Bejeni perfytyrimin te gjalle dhe specifik. Imagjinoni se si do te dukeshit, se si do te ndjeheshit dhe se si do te vepronit po te realizohej enderra juaj. Familjarizimi me synimin tuaj do te tentoje te ushqeje suksesin.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.