Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-02-10, 22:52   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Arrow 20 mashtrimet e mėdha rreth dobėsimit ...

Mundoheni t’i humbni disa kilogramė? Nuk jeni vetėm, njė e gjashta e banorėve tė rruzullit janė nė dietė. Mirėpo, idetė si tė shkrihen kilogramėt, gjithnjė po ndryshojnė. “Mos hani nė mbrėmje”, “Zvogėlojini hidratet e karbonit”, janė vetėm disa nga ‘rregullat’ si duhet vepruar. Mirėpo, ē’ėshtė e drejtė e ē’ėshtė plotėsisht gabim? Ja mashtrimet mė tė mėdha!

Vaji i ullirit ėshtė mė i mirė, sepse ka mė pak kalori se vajrat e tjera.
Vajrat, pa marrė parasysh llojin, janė yndyra qė pėrmbajnė mė shumė kalori se ēdo ushqim tjetėr (njė lugė ka pėrafėrsisht 150 kalori), prandaj trashin mė sė shumti. Megjithatė, vaji i ullirit pėrmban sasinė mė tė madhe tė yndyrave tė ngopura, pėr tė cilat profesionistėt thonė se janė mė tė shėndosha.
Gjalpi ka mė shumė kalori sesa vaji.
Edhe kjo me siguri ėshtė gabim. Gjalpi pėrmban ujė dhe disa albumina dhe nė fakt ka mė pak kalori sesa vaji (nė 25 gramė gjalpė ka 184 kalori, ndėrsa nė vaj 225).
Zvogėlimi i hidrateve tė karbonit ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė zvogėluar peshėn.
Heqja e hidrateve tė karbonit nga ushqimi mund tė jetė e rrezikshme. Buka, patatet, brumėrat, orizi - janė ushqim i shėndoshė dhe pjesė e rėndėsishme e ushqimit tonė. Nėse i heqim nga tryeza, veē sa do tė ndiejmė nevojė mė tė fuqishme pėr to, por edhe pėr hidrate tė karbonit dhe pėr albumina e yndyra, kėshtu nė fund do tė hamė mė shumė. Ushqimi i varfėr me hidrate tė karbonit, shpesh nuk sjell fije tė mjaftueshėm, gjė qė mund tė shkaktohet kapsllėku e me kėtė rritet rreziku nga kanceri i zorrės sė trashė.

Ushqimi i pasur me albumina ėshtė zgjidhje e shėndoshė.
Jo, e kundėrta. Sasia e tepruar e albuminave pėr njė kohė tė gjatė, mund tė jetė e dėmshme pėr veshka dhe pėr tensionin e gjakut. Sasia e madhe e albuminave ėshtė e lidhur me osteoporozėn dhe mund tė shkaktojė probleme edhe me mėlēinė.
Ē'ėshtė me dietėn qė bazohet vetėm nė yndyra?
Humbje e kohės! Organizmi ka nevojė mė sė shumti pėr baraspeshė: gjysma e ushqimit qė e hamė do tė duhej tė ishin albuminat. Gjithherė, domethėnė edhe kur mbajmė dietė.
Buka e bardhė trashė.
Jo, pėrmban gati tė njėjtat kalori: njė fetė e bukės sė bardhė ka 80 kalori, ndėrsa e bukės sė zezė 75 kalori. Buka e bardhė pėrmban mė tepėr kalcium, ndėrsa e zeza ėshtė burim mė i mirė i fijeve.
Shujtat e natės trashin.
Ėshtė rregull e thjeshtė: nėse hamė mė shumė seē harxhojmė, trashemi. Domethėnė, atė qė e hani nė ēfarėdo kohe tė ditės ose tė natės dhe nuk e shfrytėzoni, do t'ju sjellė kilogramė tė tepėrt.

Pėr t'u dobėsuar, duhet tė "mbajmė dietė".
Mėnyra mė e mirė pėr t'u dobėsuar ėshtė ajo kur nuk jemi tė preokupuar me ndjenjėn se po mbajmė dietė. Pėrpiquni tė hani sa mė shėndetshėm, e kjo do tė thotė tri shujta kryesore dhe dy messhujta. Meshkujt qė mbajnė dietė do tė duhej tė respektonin numrin e kalorive, e qė janė ndėrmjet 1500 e 1750 kalorive, ndėrsa femrat ndėrmjet 1250 e 1500 kalori.
Trashėsia ėshtė pasojė e metabolizmit tė ngadalshėm.
Jo. Njerėzit e trashė mė shpejt i shkrijnė kaloritė sesa ata me peshė normale. Sa mė tė madhe ta keni peshėn, aq mė shumė trupi ka nevojė pėr energji qė tė mund tė lėvizė dhe tė funksionojė normalisht.
Nėse duam tė dobėsohemi, nuk bėn tė hamė asgjė ndėrmjet shujtave.
Kur njė kohė tė gjatė nuk hamė asgjė, niveli i sheqerit nė gjak bie, bėhemi nervoz dhe atėherė shumė shpesh hamė mė tepėr. Nuk do tė bėnte tė rrinim mė shumė se tri orė pa ushqim: kjo mund tė jetė njė frutė pemėsh ose jogurt dietal.
Disa ushqime mund ta shpejtojnė metabolizmin.
Thuhet se disa ushqime, pėr shembull, selinoja ka "kalori negative". Asnjė ushqim nuk ka ndikim tė tillė. Edhe pse selino ėshtė e pasur me fije dhe me ujė (90 pėr qind) dhe nuk trashė, mirėpo as nuk do t'i shkrijė kaloritė, tė cilat i keni marrė me njė ēokollatė.
Ushtrimet gjimnastikore i shkrijnė kaloritė, porse edhe nxisin ndjenjėn e urisė.
Natyrisht. pas ushtrimeve, kur edhe djersitemi, kryesisht nuk ndiejmė nevojė pėr ushqim. Ajo qė na nevojitet janė lėngjet.

Duhet tė matem i rregullisht.
Pesha trupore mund tė lėvizė gjatė ditės ose gjatė javės. Meshkujt mund tė peshohen njė herė nė javė, ndėrsa gratė njė herė nė muaj, pas menstruacioneve.
Albuminat e vėshtirėsojnė tretjen e hidrateve tė karbonit, prandaj nuk duhet kombinuar kurrė.
Thuhet se ushqimi i llojllojshėm. qė hahet pėrnjėherė, nuk tretet si duhet, shkakton trashjen dhe grumbullimin e toksineve nė organizėm. Mirėpo. pėr kėtė nuk ka kurrfarė dėshmish shkencore!
Uria e nxiton humbjen e peshės
Gjatė mbajtjes sė urisė (lejohet vetėm uji), organet vitale, si zemra, humbin pėrqindje tė madhe tė masės muskulore. Domethėnė, nuk ėshtė fjala pėr humbjen e indit dhjamor. Kjo "dietė" ėshtė e rrezikshme sidomos kur merreni me aktivitete tė nevojshme. Mund tė shkaktojė kokėdhembjen, marramendjen, ligėshtimin dhe frymėmarrjen e vėshtirėsuar.
Sa mė tė moshuar qė jemi aq mė shumė duhet ngrėnė.
E kundėrta, pas tė 30-tave metabolizmi fillon tė ngadalėsohet. Pėr ēdo pesė vjet mbi moshėn 30 vjeēe duhet zbritur nga 50 kalori nė ditė: pėr shembull nė moshėn 60 vjeēe, duhen 300 kalori mė pak sesa nė moshėn 30 vjeēe. Me kalimin e moshės, nė fakt humbim muskujt, indi muskulor shkrinė mė shumė energji.
Pas dobėsimit, pesha kthehet sepse metabolizmi nuk ka ndryshuar.
Personat qė e kanė zvogėluar peshėn, kanė metabolizėm tė ngjashėm me ata, tė cilėt nuk kanė qenė kurrė tė trashė. Pesha kthehet rėndom vetėm pse kemi harruar mėnyrėn e shėndoshė tė ushqimit.
Duhet pirė sasi tė mėdha uji.
Edhe pse uji ėshtė i mirė pėr dobėsim, nuk ėshtė e kėshillueshme tė pihen mė shumė se 3 litra nė ditė. Sasia e tepėrt e ujit mund t'i shpėlajė substancat e ushqyeshme, ndėrsa pa vitaminat dhe mineralet kryesore. trupi nuk mund tė punojė si duhet e kjo mund ta ngadalėsojė metabolizmin.
Mjafton tė hahen vetėm pemė e perime.
Edhe me kėtė rast kanoset rreziku nga mungesa e substancave ushqyese, siē ėshtė kalciumi dhe thartirat esenciale yndyrore. Vetėm pemėt dhe perimet mund tė krijojnė ndjenjėn e fryrjes si dhe nevojėn e fuqishme pėr bukė, e cila mungon.

Drithėrat nxisin dobėsimin.
Drithėrat shumė po reklamohen si ushqim i shėndoshė, porse disa pėrmbajnė edhe 22 pėr qind sheqer, qė do tė thotė - kalori tė fshehura.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.