Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-10-11, 14:02   #1
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Morbus Alzheimer

Harrestar? Njė sqarim ndihmon mė tej!

Sa mė tė moēėm nė moshė, aq mė shumė njerėz sėmuren nga alchajmeri ose sėmundje tė tjera dementive. Nė rastin e demencės pėrshkallėzohet dėmtimi i indit trunor, duke pėrkeqėsuar kėshtu kapacitetin e trurit. Sot demenca mund tė zbulohet qė nė fazėn e hershme. Njė sqarim tek mjeku ose specialisti ndihmon pėr tė kuptuar se si t’i qasemi asaj dhe se si ta trajtojmė drejt atė.

Demenca - Njė ērregullim i trurit:

Njė person vuan nga njė demencė, po qe se kapacitetet e trurit tė tij zvogėlohen shumė nė raport me gjendjen e mėhershme. Sipas rregullit, cenohet memorja ( kujtesa ). Kėsisoj, njė person i sėmurė nga demenca e ka tė vėshtirė pėr t’i vėnė re gjėrat e reja ose pėr tė kujtuar gjėrat e njohura. Mirėpo janė tė cenuara edhe fusha tė tjera, si p.sh. gjuha, veprimi, njohja e njerėzve dhe e gjėsendeve si dhe planifikimi dhe organizimi i gjėrave tė pėrditshme. Pėr njė demencė mund tė flitet nė rast se personi i prekur nuk ia del tė gjendet dot i pavarur nė jetėn e pėrditshme.


Shkaqet e ndryshme:
Pėr njė demencė mund tė jenė pėrgjegjėse shumė shkaqe. Nė disa raste truri nuk ėshtė i dėmtuar definitivisht, dhe njė trajtim mjekėsor mund ta rikuperojė tėrėsisht ose pjesėrisht demencėn. Mirėpo tė shumtėn e rasteve bėhet fjalė pėr sėmurjen direkte tė trurit dhe pėr shkatėrrimin progresiv tė indeve trunore. Ndėr sėmundjet mė tė shpeshta dementive llogariten sėmundja e alchajmerit dhe demenca e kushtėzuar nga enėt e gjakut. Tė dyja sėmundjet pėrbėjnė sė bashku rreth 70% tė tė gjithė shkaktarėve tė demencės. Nė anėn tjetėr, ekzistojnė edhe rreth 150 shkaqe tė tjera, kryesisht mė tė rralla.

Demenca mund tė prekė ēdokėnd:
Sot akoma nuk dihet se cila ėshtė arsyeja e saktė qė dikush tė sėmuret nga demenca. Duke qenė se sėmundja dementive ėshtė komplekse, shkenca merr nė konsideratė shumė faktorė. Njė faktor me rėndėsi ėshtė mosha: para moshės 60-vjeēare sėmundjet e demencės janė tė rralla. Mė vonė incidenca dyfishohet pėr ēdo 5 vjet. Midis moshave 85 dhe 90 vjeē ēdo i katėrti person vuan nga demenca. Kėshtu qė demenca mund tė prekė kėdo, sidomos nė moshėn e shtyrė. Nė Zvicėr aktualisht jetojnė rreth 100.000 tė sėmurė nga demenca. Kėsaj shifre pėr ēdo vjet i shtohen dhe 25.000 raste tė reja tė sėmundjes.

S'ka shėrim por terapi efektive:
Sėmundjet e demencės zgjasin mesatarisht 10 vjet. Nė organizimin e jetės sė tyre tė sėmurėve nga demenca u shkaktojnė telashe tė pėrshkallėzuara ērregullimet e mėdha nė kujtesė dhe njė sjellje e transformuar. Nė njė stad tė pėrparuar tė sėmurėt nga demenca duhen trajtuar natė e ditė. Njė demencė as mund tė ndėrpritet dhe as tė shėrohet, mirėpo terapitė efektive pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės sė tė sėmurit dhe tė familjarėve kujdestarė.


__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 24-10-11 nė 14:07
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-10-11, 14:05   #2
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Morbus Alzheimer

Zbulimi, sqarimi dhe trajtimi i njė demence

Si mund tė shquhet njė demencė? Nė fazėn fillestare tė sėmundjes ekzistojnė vetėm ca gjėra tė vogla, tė padukshme, tė cilat i prekuri nuk i kontrollon mė si mė parė. Ēaste tė tilla shkaktojnė pasiguri dhe frikė tė madhe. Personi i prekur shpesh nuk do t’ia dijė pėr transformimet dhe provon qė sa mė gjatė tė lėrė njė pėrshtypje «normale». Ndėrkaq, familjarėt dhe miqtė vėnė re herė do kur se diēka nuk vete. Indikatorėt mė tė rėndėsishėm tė njė demence janė:


Harresa: Heset K. (88) harron pėrherė e mė shumė gjėra qė kanė ndodhur vetėm pak mė parė. Kėshtu p.sh. ai ka harruar se vajza e tij e kishte vizituar vetėm dy ditė mė parė. Ēaste tė tilla pėrherė e mė shumė shpien nė pėrplasje tė vogla brenda familjes.
Problemet me gjuhėn: Anita B. (85) rrėfen mbi ekskursionin e sė dielės nė liqenin Vierwaldstättersee. Duke qenė se fjala «anije» nuk i bie mė ndėrmend, ajo pėrpiqet me mundim qė ta pėrshkruajė atė mjet lundrues me fjalė tė tjera. Kohėve tė fundit kjo gjė po i ndodh mė shpesh. Duke qenė se pėr kėtė fakt ndjehet shumė keq, ajo tani flet mė pak, edhe pse mė parė vihej me kėnaqėsi nė qendėr tė vėmendjes.
Tė mos mund tė orientohesh mė: Berat E. (68) nuk kthehet nga njė vizitė mjekėsore pėr njė kohė jashtėzakonisht tė gjatė, njė gjė e pazakonshme pėr tė. Dy orė mė vonė ai qėndron i dėshpėruar para portės sė shtėpisė; nuk e kishte gjetur dot mė adresėn e mjekut pėr vizita mjekėsore. Berat E. ishte shumė i mėrzitur pėr kėtė gjė, sepse, nė fakt, ai e njeh shumė mirė rrugėn.
Sjellja e pazakontė: Rrushe R. (79) para tri ditėsh deshi tė delte nė treg. Ishte ditė janari me reshje dėbore. Megjithatė ajo doli nė rrugė me pantoflat e saj tė shtėpisė. Fatbardhėsisht shitėsja e ēoi nė shtėpi me taksi.
Vėshtirėsi gjatė detyrave rutinore: Hasan M. (72) i kishte kryer detyrat financiare tė familjes sė tij gjithnjė nė mėnyrė korrekte dhe tė saktė. Ndėrkaq, kohėve tė fundit atij i vijnė gjithnjė e mė shpesh paralajmėrime ose njoftime pėr pagesa tė dyfishta faturash. Madje tani ai ka nevojė ta ndihmojnė edhe pėr plotėsimin e deklaratės tatimore. Kjo s’i kishte ndodhur kurrė mė parė dhe e ka bėrė shumė tė mėrzitur.
Vėshtirėsi gjatė planifikimit dhe organizimit: Zonjės Elvira Z. (82) gatimi i shkakton vuajtje tė pėrshkallėzuar. Sė pari, koha deri sa gjerat janė vendosur mbi tavolinė tani zgjat shumė mė tepėr se sa pėrpara. Sė dyti, herė pas here ndodh ndonjė tersllėk: ngatėrron radhėn e gjerave ose harron elementė me rėndėsi.
Humbja e vullnetit: Bukurije S. (73) mė parė ka qenė njė person i gjallė dhe me sqimė, nė vizita tė shpeshta tek miqtė dhe tė njohurit. Kohėve tė fundit, ndėrkaq, na bie tė dėgjojmė mė rrallė pėr tė, ajo ėshtė tėrhequr nga rrethi dhe po e shpėrfill pamjen e saj tė jashtme. Ftesat i refuzon me arsyetimin se ndjehet e lodhur. Kėto janė shenja paralajmėruese qė nėnkuptojnė automatikisht sėmundjen e demencės. Mirėpo nė rast se probleme tė tilla e ngarkojnė jetėn e pėrditshme, ka nevojė pėr njė sqarim mė tė saktė tė njė mjeke apo mjek...
__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 24-10-11 nė 14:07
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 14:11   #3
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Morbus Alzheimer

Zbulimi i hershėm i demencės


Njė demencė mund tė zbulohet herėt gjatė njė bisede sqaruese. Njė sqarim i saj zhvillohet nė njė numėr hapash:


A mos ėshtė pėrkeqėsuar ndjeshėm kapaciteti i trurit? Nė hapin e parė mjekja ose mjeku familjar zhvillon njė bisedė tė hollėsishme, si me personin e prekur, ashtu dhe me familjarėt e tij. Pas kėsaj ai verifikon me teste tė shkurtra funksionet mė tė rėndėsishme tė trurit.


A mos janė sėmundje tė tjera pėrgjegjėse pėr kėtė gjendje? Po tė konstatojė njė ērregullim tė kapacitetit trunor, mjeku familjar do tė sqarojė mė pas nėse i prekuri vuan nga ndonjė sėmundje tjetėr. Pėr kėtė shkak do tė bėhen kontrollime tė shumta, sidomos kontrolle laboratorike, si dhe njė grafi e strukturės trunore.


A bėhet fjalė pėr alchajmerin apo pėr ndonjė sėmundje tjetėr dementive? Gjatė njė shqyrtimi tek specialistet ose specialistėt, do tė kontrollohet nėse kemi tė bėjmė me njė demencė dhe pėr cilin shkaktar bėhet fjalė sipas gjasash. Kjo ndodh shpesh nė mėnyrė ambulatore nė ndonjė Memory Klinik (klinikė memoriale)

Trajtimi i njė demence


Njė sėmundje e demencės sot nuk mund tė parandalohet, tė ndėrpritet apo tė shėrohet. Mirėpo pas njė diagnoze dementive nė dispozicion janė mundėsi terapeutike tė fokusuara. Ato e mbajnė njė person tė prekur pėr njė kohė tė gjatė tė pavarur dhe pėrmirėsojnė kėshtu kualitetin jetėsor tė tė sėmurėve, familjarėve dhe personave nga asistenca. Shumė nga terapitė, sa mė herėt qė tė aplikohen, aq mė shumė do tė jenė efektive. Pėr kėtė shkak ėshtė me vend njė sqarim sa mė i hershėm tek mjeku ose mjekja.


Terapia me barėra ( antidementivėt ): Medikamente tė caktuara mund tė stabilizojnė kapacitetin trunor dhe ta zvarrisin zhvillimin e sėmundjes nė fazėn fillestare tė demencės. Kėshtu personi i trajtuar mbahet mė gjatė i pavarur.


Trajtimi i manifestimeve pėrcjellėse: Njė sėmundje dementive sipas rastit ka pėr pasojė dhe manifestime pėrcjellėse, si p.sh. lėkundjet e disponimit, frikėrat, trazimet, depresionet, halucinacionet, ērregullimin e gjumit dhe shpėrthimet agresive. Ndryshime tė tilla mund tė zbuten ose madje edhe tė zhduken fare.


Terapi tė tjera: Terapi tė shumta ndihmojnė tė prekurin dhe familjarėt qė tė jetojnė mė mirė me njė demencė. Kėtu hyjnė: pėrshtatja e ambientit ( terapia hapėsinore ), trajnimi i kujtesės, seancat bisedimore, terapia pikturale dhe kulinare, muzika, vallėzimi dhe lėvizja.
Njė diagnostikim i hershėm ndihmon reagimin mė tė mirė
Njė diagnozė e hershme siguron kohėn pėr harmonizimin e njė jete me demencėn. Ajo u mundėson tė prekurve qė ta ( bashkė )planifikojnė tė ardhmen e tyre. Ajo ndihmon qė tė kuptohen transformimet, qė tė reagohet ndaj tyre me mjetet e pėrshtatshme dhe qė i prekuri tė mos mbetet vetėm me sėmundjen.


Tė kuptohen ndryshimet


Njė demencė ndryshon sjelljen dhe ndjenjat e njė personi tė sėmurė. Njė diagnozė e hershme ndihmon qė kėto ndryshime tė kuptohen. Enver P., partner i njė tė sėmure me alchajmer, e ka shprehur kėtė gjė kėshtu: «Mė sė keqi ishte nė kohėn para diagnozės. Ne tė gjithė e dinim se diēka nuk shkonte mė. Mirėpo qė tė ndėrmerrnim me tė vėrtetė diēka, ne mundėm vetėm pasi mjekja shqiptoi fjalėn - sėmundja e alchajmerit.» Sjellja e ndryshuar fiton kėshtu njė fytyrė tė re, ndaj situatave tė vėshtira tani mund tė reagohet ndryshe.


Tė planifikohet mė mirė jeta me sėmundjen


Sė shpejti njė person dementiv nuk ia del dot i vetėm me gjėrat mė tė thjeshta. Prandaj njė diagnozė e hershme i ndihmon atij qė masat e rėndėsishme paraprake personale t’i rregullojė vetė: psh. caktimin e njė personi qė gėzon besimin e tij pėr ēėshtje financiare dhe administrative, pėrpilimin e njė testamenti, hartimin e njė porosie instruktive nė pozitė pacienti. Diagnoza ndihmon gjithashtu qė tė adaptohet qė herėt jeta me sėmundjen: tė pėrshtaten shprehitė jetėsore, tė ndryshohet paksa ambienti banesor, tė gjenden aktivitete, preokupime tė reja etj.


Tė mos mbetesh vetėm me demencėn


Tė sėmurit dhe familjarėt kanė nevojė pėr mbėshtetje. Njė diagnozė e hershme ndihmon qė tė mos mbetemi vetėm me sėmundjen dhe qė mundėsisht tė kėrkohet sa mė parė ndihma dhe pėrkrahja. E afėrmja e njė tė sėmuri nė asistencė ka njė fqinjė qė herė pas here bėn pazarin pėr tė. Burri i saj i sėmurė e viziton dy herė nė javė njė qendėr pėr qėndrim ditor. Gjatė kėsaj kohe Selvije R. bėn njė pauzė sa pėr tė marrė frymė lirisht dhe mund t’i kryejė e qetė punėt tjera.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 14:17   #4
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Morbus Alzheimer



__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.