Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-07-11, 19:25   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

EULEX-i nuk mbėshtet masat pėr tė cilat nuk ėshtė konsultuar






EULEX-i ėshtė shumė i shqetėsuar pėr situatėn aktuale nė veri tė Kosovės dhe u bėn thirrje tė gjitha palėve tė tregojnė pėrmbajtje dhe tė qėndrojnė tė qetė nė kėtė kohė- thuhet nė njė komunikatė pėr media tė lėshuar nga ky mision.


Nė komunikatė theksohet se EULEX-i vazhdon tė jetė i pranishėm nė pikat 1 dhe 31, tė cilat janė pėrforcuar nga policia speciale e EULEX-it, ndėrsa patrullat e policisė sė EULEX-it janė shtuar nė veri tė Kosovės pėr tė ofruar siguri shtesė dhe misioni ėshtė nė kontakt tė ngushtė me KFOR-in.

”EULEX-i ka mbėshtetur gjithmonė rivendosjen e kontrolleve tė plota doganore nė pikat 1 dhe 31 nė njė mėnyrė qė ėshtė e qėndrueshme dhe nė pėrputhje me standardet e BE-sė. Megjithatė, Bashkimi Evropian, duke pėrfshirė edhe EULEX-in, nuk ėshtė nė gjendje pėr tė mbėshtetur masat tė cilat nuk janė marrė nė konsultim tė plotė me tė gjitha palėt e interesuara”, shkruan nė komunikatė.

Mė tej, thuhet se e vetmja rrugė qė ēon pėrpara ėshtė nėpėrmjet dialogut dhe ēėshtja e doganave duhet tė zgjidhet gjatė bisedimeve Prishtinė-Beograd, ndėrsa nga dhuna nuk pėrfiton askush.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-07-11, 21:55   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

KFOR merr situatėn nė kontroll





Nė njė intervistė pėr RTK-nė, komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler, theksoi se trupat e KFOR-it kanė marrė situatėn nė kontroll, nė pikat kufitare 1 dhe 31.


Buehler ka konfirmuar se turmat e serbėve kanė djegur vendkalimin nė Jarinė, dhe se kanė shtėnė edhe nė drejtim tė KFOR-it, mirėpo fatmirėsisht, sipas tė dhėnave qė disponon ai, nuk ka tė lėnduar.



Digjet edhe vendkalimi nė Bėrnjak

Njoftohet se janė djegur edhe objektet pėrreth pikės kufitarė mes Kosovės dhe Serbisė nė Bėrnjak.

Mediat serbe mė herėt raportuan se para orės 21 ishte djegur edhe pika 31, mirėpo mė pas e tėrhoqėn lajmin. Ndėrsa tash thuhet se edhe kėsaj pike i ėshtė vėnė flaka.

Agjencia e lajmeve Beta bėn tė ditur se KFOR-i me anė tė helikopterėve ka sjellė forca shtesė nė Bėrnjak.



Serbėt djegin pikėn kufitare nė Jarinė

Nė orėt e pasdites tė tė mėrkurės, serbėt ia kanė vėnė flakėn pikės 1 tė doganės nė Jarinje, nė kufirin Kosovė-Serbi.

Konfirmimin se njė grup personash kanė sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar nr. 1 nė Jarinė, e ka bėrė pėr Evropėn e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu.

Ndėrkohė, ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanovic, e ka dėnuar djegien e pikės kufitare nė Jarinė dhe u ka bėrė thirrje serbėve nė veri tė Kosovės qė tė mos lejojnė qė grupet ekstremiste tė nxisin konflikt. Edhe presidenti serb Boris Tadic ka reaguar duke kėrkuar ndėrprerjen e menjėhershme tė dhunės. “Huliganėt qė po shkaktojnė dhunė nuk janė ata qė i mbrojnė qytetarėt ose shtetin e Serbisė”, ka thėnė Tadic, ndėrsa citon B92.

Ndėrsa njoftohet se pjesėtarėt amerikanė tė KFOR-it kanė bllokuar rrugėn nė drejtim tė Mitrovicės. Ata kanė bllokuar rrugėn me automjete tė rėnda ushtarake, saktėsisht nė afėrsi tė Leshakut, ndėrkohė qė nuk lejojnė tė kalojnė askėnd nė kėtė drejtim.

Express njofton se dhjetėra automjete tė blinduara tė KFOR-it gjerman, tė cilat pėr disa orė ishin tė stacionuara tė vendi i quajtur “Kėrrshi i Dudės” nė vėri tė Mitrovicės, i kanė thyer barrikadat e vėna nga grupet ekstremiste serbe dhe janė nisur nė drejtim tė pikės kufitare Jarinė, pėr t’u shkuar nė ndihmė pjesėtarėve tjerė tė KFOR-it pėr tė vėnė rendin dhe ligjin nė kėtė pikė kufitare.

KFOR-i, nga ana tjetėr, ka konfirmuar raportimet pėr tė shtėna ndaj personelit tė KFOR-it nė afėrsi, ndėrsa njoftohet se do t’i pėrforcojė forcat e veta tė vendosura atje, nė mėnyrė qė tė parandalohet eskalimi i mėtutjeshėm i situatės. Ky do tė jetė njė proces nė vazhdim dhe KFOR-i pret qė pas pėrforcimit, rendi to tė rivendoset shumė shpejt.

Pėr shkak tė rrezikut nė pikėn kufitare 31 nė Bernjak, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisė dhe mbrojtjes personale nė atė lokacion.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 21:56   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Skenari i Serbisė pėr ndarjen e Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė





Nė orėt e pasdites njė grup i organizuar kriminal i udhėhequr nga autoritetet e Beogradit kanė sulmuar pikėn 1 dhe pikėn 31. Kėto veprime tė dhunshme janė urdhėruar dhe organizuar nga strukturat mė tė larta nga Qeveria e Serbisė. Pas kėsaj djegie qėndron Beogradi. Kėshtu ka deklaruar kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.

“Ju siguroj dhe garantoj se nuk do tė ketė asnjė kompromis. Reciprociteti do tė instalohet. Aktualisht nė kėto momente kemi vėshtirėsi dhe ballafaqime. Nuk do tė tėrhiqemi dhe nuk do tė ketė kthim mbrapaKjo ėshtė toka jonė, vendi jonė. E drejta jonė kushtetuese dhe ligjore. Kosova ėshtė atdheu i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bėjė apel qė ta ruani qetėsinė dhe tė keni besim tė plotė tek institucionet e Republikės dhe nė KFOR-in, i cili ėshtė nė mbėshtetje nė pėrpjekjet tona pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė”, ėshtė shprehur Thaēi.

Ai ka thėnė se nuk do tė bėjmė kompromis me vandalistėt, sepse jemi duke matur vandalizmin, ndėrsa ėshtė zotuar se nuk do tė fitojė kriminaliteti dhe vandalizmi mbi vlerat tona duke e bėrė tė qartė se “skenari i Serbisė pėr ndarjen e Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė dhe nė asnjė rrethanė”.

Sipas tij, turmat kriminale tė financuara nga Beogradi po sfidojnė integritetin tonė dhe me veprimet e sotme ėshtė demaskuar definitivisht. Kryeministri ka kėrkuar nga qytetarėt qė ta ruajnė qetėsinė dhe tė kenė besim te institucionet e Kosovės.

“Ata qė duan incidente mos lejoni nė asnjė mėnyrė. Demokracia do tė fitojė. E drejta ėshtė nė anėn tonė. Ėshtė nė interesin e tė gjithėve. Ju garantojmė se do ta kthejmė rendin dhe Ligjin. Keni besim nė ne. Ruani qetėsinė. Nė asnjė rrethanė nuk do tė zmbrapsemi”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:18   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Gentilini: E rėndėsishme t’i kthehemi dialogut





Ne jemi ata qė kemi dėnuar tė gjitha aktet qė ndodhėn kohėve tė fundit nė Kosovė, ndėrsa ėshtė pėrgjegjėsi e Prishtinės dhe Beogradit qė ta ulin tensionin- ka deklaruar pėrfaqėsuesi Special i BE-sė pėr Kosovėn, Fernando Gentilini.


Ai ka thėnė se EULEX-i ėshtė i gatshėm dhe ėshtė kėtu pėr t’i ndihmuar qė tė dyja palėt, ndėrsa ka theksuar se dhuna nuk do tė tolerohet asnjėherė.

Sipas tij, tash ėshtė e rėndėsishme qė t’i kthehemi dialogut dhe qė tė dyja palėt tė merren vesh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:23   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Prishtinė, 23:12 – Burime tė Portalit LajmeShqip.com bėjnė tė ditur se Policia e Kosovės ka evidentuar lėvizje tė dyshmita tė automjeteve tė ndryshme nga Ēagllavica, Graēanica dhe enklava tė tjera brenda Kosovės Qendrore, tė kenė qarkulluar nėpėr Prishtinė, nė drejtim tė Mitrovicės


Prishtinė, 23:05 – “Dua tė shtoj se kėto zhvillime janė tė papranueshme dhe destabilizuese. Ėshtė pėrgjegjėsi e tė dyja palėve, edhe e Prishtinės edhe e Beogradit, t’i ulin tensionet dhe tė kthejnė qetėsinė pėr tė gjithė. EULEX ėshtė i gatshėm tė ndihmojė nė kėtė mision. Dua tė shprehė konsideratėn time pėr kėtė forcė. Gjithashtu edhe pėr KFOR-in, pėr vendosje tė ligjshmėrisė. EULEX ėshtė gati tė ndihmojė dhe reprezenton 27 shtetet e BE-sė. Nė ēdo rast dua tė them se dhuna nuk do tė tolerohet. Gentilini injoron pyetjet. Ai fton t’i kthehemi dialogut dhe tė zgjidhen ēėshtjet qė nuk janė zgjidhur”, ka deklaruar Fernando Gentilini, pėrfaqėsues i Bashkimit Evropian nė Kosovė.
Gentilini nuk ka qenė i gatshėm tė pėrgjigjet as nė pyetje tė ndryshme dhe ka injoruar ato, qė i janė bėrė nga gazetari i KTV-sė, nė njė linjė tė drejtpėrdrejt telefonike.



Mitrovicė, 22:55 – Nė afėrsi tė pikės kufitare 31, raportohet pėr tė shtėna sporadike nga tė dyja anėt. Njė njėsi speciale ROSU ka depėrtuar nė Lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės, me mjete tė blinduara.


22:38 – Thaēi: “Nė kėto momente kemi ballafaqime dhe vėshtirėsi. Por do tė kalohet. Ndihmesa mė e madhe qė ne mund t’i bėjmė vandalve ėshtė nėse ne lejojmė ndonjė incident ndėretnik. Policia e Kosovės dhe KFOR-i janė duke u sulmuar nga vandalistėt dhe kriminelėt”.
22:37 – Thaēi: “Ky ėshtė momenti i sė vėrtetės pėr Kosovėn, pas 12 vitesh. Ky ėshtė momenti i unitetit politik, qytetarė. Vendimi pėr kthimin e rendin nuk ėshtė aksidental. Ėshtė veprim me plan dhe do tė realizohet me pėrpikėri. Ne punojmė pėr hapje tė kufijve pėr kufi evropianė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojmė cenim.”
22:36 – Thaēi: “Ata qė duan incidente mos lejoni nė asnjė mėnyrė. Demokracia do tė fitojė. E drejta ėshtė nė anėn tonė. Ėshtė nė interesin e tė gjithėve. Ju garantojmė se do ta kthejmė rendin dhe Ligjin. Keni besim nė ne. Ruani qetėsinė. Nė asnjė rrethanė nuk do tė zbrapsemi”.
22:35 – “Turmat kriminale tė financuara nga Beogradi po sfidojnė integritetin tonė. Me veprimet e sotme ėshtė demaskuar definitivisht. Ne nuk do tė lejojmė sfidim si institucione dhe si KFOR. Tė dashur qytetarė tė Republikės, Ju ftoj ta ruani qetėsinė dhe keni besim nė institucionet. Do tė shfrytėzojmė tė gjithė autoritetin tonė.”
22:34 – Thaēi: “Kemi bashkėpunim tė shkėlqyeshėm dhe nuk do tė bėjmė kompromis me vandalistėt. Ne nuk jemi duke matur vandalizmin. Nuk do tė fitojė kriminaliteti dhe vandalizmi mbi vlerat Evropiane tona Skenari i Sėrbisė pėr ndarjen e Kosovės nuk do tė ndodhė kurr dhe nė asnjė rrethanė. Kurr mė parė nuk kemi qenė mė tė vendosur.”
22:33 – Thaēi: “Ky ėshtė toka jonė, vendi jonė. E drejta jonė kushtetuese dhe ligjore. Kosova ėshtė atdheu i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bėjė apel qė ta ruani qetėsinė dhe tė keni besim tė plotė tek Institucionet e Republikės dhe nė KFOR-in, i cili ėshtė nė mbėshtetje nė pėrpjekjet tona pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė”.
22:33: Thaēi: “Ju siguroj dhe garantoj se nuk do tė ketė asnjė kompromis. Reciprociteti do tė instalohet. Aktualisht nė kėto momente kemi vėshtirėsi dhe ballfaqaqime. Nuk do tė tėrhiqemi dhe nuk do tė ketė kthim mbrapa”.
22:31 – Thaēi: “Fatkeqėsisht nė orėt e pasditės njė grup i organizuar kriminal i udhėhequr nga autoritetet e Beogradit kanė sulmuar pikėn 1 dhe pikėn 31. Kėto veprime tė dhunshme janė urdhėruar dhe organizuar nga strukturat mė tė larta nga Qeveria e Serbisė. Pas kėsaj djegie qėndron Beogradi”.
Prishtinė- “Tė nderuar qytetarė tė Republikės. Tė nderuar pėrfaqėsues tė mediave. Qytetarė tė dashur. Dua qė t’iu drejtohem pas zhvillimeve tė reja nė Veriun e Kosovės. Siē jeni nė dijeni pas pėrfundimit me sukses tė operacionit tė Njėsive Speciale. Policia e rregullt kufitare dhe doganierėt ishin tė vendosur pėr tė zbatuar nė pėrpikėri Vendimin pėr reciprocitet”, tha ai.



Jarinjė, 22:25– Pas dhėnies sė dritės sė gjelbėr nga Komandanti i KFOR-it, gjenerali Buhler, pjesa dėrmuese e forcave tė EULEX-it tė pranishme nė perimetrin e pikave kufitare kanė ikur nė drejtim tė Serbisė. Sipas burimeve tė Portalit LajmeShqip.com arsyeja e ikjes ėshtė moszbatimi i urdhrave gjatė aksionit tė fundit.


Leposaviq, 21:59 – Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka deklaruar nga Leposaviqi: ”Ndaj tė gjithė ekstremistėve, KFOR ėshtė i pėrgatitur dhe ka autorizimin dhe vullnetin qė t’i pėrdor tė gjitha mjetet. Qėllimi im ėshtė tė ruaj qetėsinė. Secili ėshtė i lodhur nga kjo situatė. Jam krenar pėr tė gjithė at qė kanė qėndruar tė qetė dhe nuk kanė reaguar. I ftoj tė gjithė qė t’i ndihmojnė KFOR-it, trupat gjermane, amerikane, unė si komandant i KFOR-it nuk dalloj mes ushtarėve. Kemi dėrguar grupe afėr Zveēanit. Amerikanėt janė nė Jarinjė, apo nė tė dyja pikat duket. Pėr momentin nuk ka nevojė pėr ndihmė nga Policia e Kosovės. Jemi mjaft tė pėrforcuar. Sfida ėshtė ajo qė ka tė bėjė me KFOR-in, pėr shkak se serbėt kanė armatim tė rėndė. Pėr momentin nuk dijmė pėr tė plagosur. Nuk kemi viktima, nuk kemi tė plagosur nga personeli i KFOR-it aponga Policia dhe as nga qytetarėt”.



22:05 – Pamje nga hyrja e trupave gjermane nė Veri tė Mitrovicės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:25   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

OKB refuzon Serbinė





Prishtinė (Plotėsuar 22:46) – OKB ka refuzuar takimin e Jashtėzakonshėm tė Kėshillit tė Sigurimit pėr veriun e Kosovės, qė u kėrkua nga Qeveria e Serbisė.

Prishtinė – Kėshilli i Sigurimit i KB-sė, me kėrkesė tė Serbisė, pėr nesėr caktoi konsultime “pas dyerve tė mbyllura” pėr situatėn nė Kosovė, deklaroi burimi nga KS e KB-sė.
Agjencitė citojnė se burimet diplomatike anonime nga KS e KB-sė, tė cilėt deklaruan se Rusia, aleati i Serbisė, e pėrkrah mbajtjen e seancės urgjente, pėrderisa SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanė konstatuar se duhet tė pritet seanca e ardhshme, e rregullt e KS tė KB-sė pėr Kosovėn.
KS e KB-sė nė fund zgjodhi njė zgjidhje kompromise dhe pėr ditėn e enjte caktoi konsultime pas dyerve tė mbyllura, nė vend tė seancės publike, deklaroi njė diplomat i paemėruar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:31   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

KFOR gjen trupin e njėrit serb


Mitrovicė, (PLOTESUAR 19:51) – Pjesėtarė tė KFOR-it e kanė gjetur sot trupin e njėrit nga gjashtė serbėt e vrarė nė operacionin e djeshėm nė Pikėn Kufitare Nr. 31.





Portali LajmeShqip.com, duke iu referuar burimeve tė veta, ka raportuar pėr gjashtė serbė tė vrarė nė operacionin e djeshėm tė madh tė Policisė sė Kosovės.

Mitrovicė – Burime jozyrtare tė Portalit LajmeShqip.com kanė bėrė tė ditur se nė pėrballjet e djeshme midis forcave tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės dhe serbėve tė armatosur, kanė mbetur tė vrarė gjashtė serbė.
Sipas po kėtyre burimeve, serbėt e vrarė supozohet tė jenė pjesėtarė tė shėrbimit sekret serb dhe tė forcave paraushtarake, tė mobilizuara joformalisht nga ana e Qeverisė sė Serbisė, menjėherė pas nisjes sė aksionit tė gjerė tė Qeverisė sė Kosovės pėr rikthimin e portave kufitare 1 dhe 31.
Gjitashtu, bėhet e ditur se pjesa mė e madhe e popullatės serbe nė veri tė Mitrovicės ėshtė armatosur dhe e mobilizuar, ndėrkohė qė konfirmohet se zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Serbisė po e shfrytėzojnė qėllimisht kėtė situatė pėr rikthimin e nacionalizmit tė shfrenuar dhe asaj qė ata e quajnė patriotizėm pėr Kosovėn, tek serbėt kosovarė e, veēanėrisht tė ata nė veri tė vendit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:33   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Tiranė, PDIU: I gjithė kombi pėr Kosovėn





Tiranė – Partia pėr Drejtėsi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur me vėmendje aksionin e Policisė sė Kosovės pėr marrjen e kontrollit tė dy pikave kufitare nė veri tė vendit, me qėllim shtrirjen e sovranitetit tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės nė tė gjithė territorin e shtetit.
Me anė tė njė deklarate pėr shtyp, PDIU mbėshtet kėtė veprim dhe u bėn thirrje tė gjitha forcave politike nga mbarė hapėsirat shqiptare qė tė mbėshtesin me aq sa mundin vendosjen e plotė tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė Republikės sė Kosovės. Kombi shqiptar duhet tė jetė i bashkuar kur vjen fjala tek ēėshtja kombėtare. Pėr PDIU kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė ruajtur paqen nė Ballkan dhe pėr tė forcuar bashkėpunimin e shteteve tė rajonit tonė.
“Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet mbėshtet embargon e vendosur nga qeveria e Kosovės ndaj produkteve serbe, si masė reciprociteti ndaj tė njėjtit akt tė zhvilluar nga qeveria serbe nė vitin 2008. Si pjesė e pandashme e programit tė PDIU-sė, reciprociteti ėshtė mjeti qė duhet tė ndjekin qeveritė e Shqipėrisė dhe tė Kosovės pėr tė mundėsuar marrėdhėnie tė mira dhe frytdhėnėse me tė gjitha vendet fqinje”, u shpreh drejtori pėr marrėdhėniet me publikun i PDIU-sė, Ardit Bido.
“Nė kėtė kuadėr, PDIU i bėn thirrje Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės qė t’i bashkangjitet nismave tė dhomava analoge turke, maqedonase dhe kroate pėr zėvendėsimin e produkteve serbe qė nuk do tė jenė mė nė tregun e Kosovės me produkte shqiptare”, tha Bido.
Sipas tij, nė kėndvėshtrimin e PDIU-sė, “biznesi shqiptar, i sponsorizuar edhe nga autoritetet shtetėrore duhet tė ishte instanca e parė qė do tė ofronte kėtė bashkėpunim. Bashkimi Ekonomik i Shqipėrisė me Kosovėn, si parakusht i bashkimit mė tė gjerė ekonomik me gjithė rajonin, tani mė shumė se kurrė duhet tė nisė nga zbatimi”.
Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet shpreh ngushėllimet e saj tė sinqerta pėr familjarėt e policit tė forcave speciale tė Kosovės, Enver Zymberi, i cili humbi jetėn gjatė operacioneve tė djeshme. Zymberi do tė shėnohet nė listėn e gjatė tė shqiptarėve patriotė qė kanė sakrifikuar jetėn e tyre pėr tė mirėn e atdheut.
Gjithashtu, PDIU pėrshėndet qėndrimin e njėzėshėm tė partive politike dhe tė shoqėrisė civile nė Kosovė nė mbėshtetje tė veprimeve tė autoriteteve shtetėrore tė Kosovės dhe inkurajon qė njė frymė e tillė bashkėpunimi tė ekzistojė sa herė qė bėhet fjalė pėr ēėshtje tė rėndėsisė kombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:35   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Pėr veriun e Kosovės foli veē RDK, asnjė fjalė nga BDI e PDSH





Shkup – Zyrtarė nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kanė qenė tė pakapshėm tė mėrkurėn qė tė prononcohen lidhur me zhvillimet e njė ditė mė parė nė veri tė Kosovės, ku jetėn humbi Enver Zymberi, pjesėtar i forcave policore tė atjeshme.
Kjo heshtje e tyre si duket ka rezultuar nga debati i nxehtė nė Parlamentin e Maqedonisė ku po vijojnė polemikat mbi qeverinė e re, ku mes kėmbimit tė akuzave janė gjetur edhe subjektet shqiptare. Por ka qenė Rilindja Demokratike Kombėtare (RDK), e Osmanit qė ka reaguar lidhur me rastin e fundit nė veri tė Kosovės. Sipas kėsaj partie, ky ėshtė njė rast i shtrirjes sė autoritetit tė shtetit tė Kosovės nė gjithė territorin e vet tė pranuar ndėrkombėtarisht nga shumė shtete te botės.
“Shteti i Kosovės ėshtė dashur ta bėjė kėtė hap shume mė herėt, por falė ndikimit tė faktorit ndėrkombėtare, sidomos atij amerikan, ky hap disi ka qenė mė i balancuar. Kosova nuk ka bė asgjė mė tepėr se sa qe lypet prej njė shteti sovran tė mbroj sovranitetin e saj”, ka thėnė zėdhėnėsi i RDK-sė Armir Ramadani, duke shtuar se ky rast do tė ketė implikime mė tė gjera, sepse Serbia nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė probleme mė tė mėdha duke pasur parasysh se tash me i ka dorėzuar gati te gjithė personat me tė kėrkuar pėr krime lufte.
”Kjo dhe duke pasur parasysh se tashme dalėngadalė Serbia i afrohet Bashkimit Evropian (BE). Me siguri do te detyrohet tė plotėsoj edhe njė kusht, edhe ajo ėshtė njohja e Kosovės, qė tė mund tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian (BE)”, ka thėnė zėdhėnėsi i RDK-sė Ramadani. Polici i plagosur i njėsisė speciale tė Kosovės, Enver Zymberi nga fshati Dubovc i Vushtrisė, nė orėt e vona tė sė martės ndėrroi jetė, ndėrsa varrimi i tij me nderime mė tė lara ėshtė bėrė tė mėrkurėn. Ai ishte qėlluar gjatė rrugės pėr nė pikėn kufitare 31 nė Bėrnjak, nga serbėt e revoltuar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:52   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Snajperistė serbė nė rrugėn drejt Pikės 31


Mitrovicė, 23:45 – Burime tė sigurta tė Portalit LajmeShqip.com bėjnė tė ditur se nė rrugėn drejt pikės kufitare 31 janė identifikuar snajperistė serbė.
Nga shėrbimi i Njėsive Speciale tė Policisė sė Kosovės janė identifikuar snajperistė tė vendosur nėpėr pozicione tė ndryshme nė kėtė drejtim.

Leposaviq, 23:31 – Pjesėtarė amerikanė tė KFOR-it janė vendosur nė Jarinjė, nė Portėn Kufitare 1. Ata i kanė bllokuar hyrje daljet me kontroll tė rreptė.

Prishtinė, 23:12 – Burime nga Kushtova kanė informuar Portalin se nė kėto momente numėr i madh i forcave tė KFOR-it ėshtė duke shkuar nė drejtim tė pikės kufitare 31, nė Zubin Potok.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 22:54   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

KS i OKB-sė, tė enjten pėr Kosovėn





Kėshilli i Sigurimit ka pranuar kėrkesėn e Serbisė, pėrmes zėvendėsshefit tė misionit serb pranė OKB-sė, pėr njė takim urgjent me arsyetim- tensionet nė veri tė Kosovės pas marrjes nėn kontroll tė pikave kufitare 1 dhe 31 nga ana e Policisė sė Kosovės, ku Serbia nė letrėn e saj kėrkon nga KS njė takim tė hapur.


Kėrkesa e Serbisė ėshtė mbėshtetur edhe nga Rusia, e cila gjithashtu ka kėrkuar qė tė ketė takim tė hapur tė KS, kėrkese kjo qė nuk ėshtė pranuar nga diplomatėt e SHBA-ve, Britanisė sė Madhe dhe Francės, tė cilėt thoshin se kjo ēėshtje mund tė presė deri nė takimin e radhės pėr Kosovėn tė KS.

Si kompromis ėshtė pranuar propozimi i ambasadorit portugez qė KS tė ketė konsultime tė mbyllura nesėr e assesi debat tė hapur, sepse debati i hapur do tė keqpėrdorej nga pala serbe, i deklaruan RTV21 burime diplomatike brenda KS.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 09:11   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Pėr aksionin e dinte edhe presidenti serb






Veprimet e fundit tė Qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen nėn kontroll tė pikave doganore 1 dhe 31 nė veri tė vendit mund tė pėrshpejtojnė shumė procese qė deri para njė jave janė konsideruar si afatgjate.


Burime ndėrkombėtare tė “Zėrit” thonė se pėr kėto veprime kishin njohuri personalitetet dhe strukturat e mekanizmat mė me rėndėsi qė kanė vendosur pėr Kosovėn kėto vitet e fundit, pėrfshirė kėtu NATO-n dhe pesė vendet e fuqishme botėrore – apo vendet e Kuintit. Madje, sipas tyre, edhe vetė presidenti serb Boris Tadic ka qenė i informuar dhe ishte pajtuar nė heshtje qė Kosova dhe Serbia tė fillojnė vendosjen e rendit nė dogana, por edhe nė brezin kufitar, pėr tė plotėsuar kėshtu njė nga kriteret pėr vendet qė aspirojnė integrimet nė BE.

Kėto veprime tė Qeverisė sė Kosovės kanė mbėshtetjen e fuqive tė mėdha, thotė ky burim, duke nėnvizuar se detajet tjera duhet tė sqarohen ndėrkohė. Ky burim thotė se jo vetėm kosovarėt, por edhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve nuk kanė mundur tė durojnė mė njė gjendje tė tillė nė kufi , i cili u shndėrrua nė parajsė pėr kriminelėt nė zemėr tė Evropės.

Kurse habitet me pasivitetin e misionit tė EULEX-it.

Ai beson se njė polici shumėetnike dhe doganierėt kosovarė me shenjat e Republikės sė Kosovės (qofshin ata edhe tė dominuar nė numėr nga serbėt) duhet tė mbeten atje, kurse pėr brezin kufitar do tė pėrkujdeset NATO, pėrkatėsisht KFOR-i. Kjo ėshtė vetėm zgjidhje pėr doganat dhe brezin kufi tar, por jo edhe pėr veriun, thekson nė vijim ky burim.

Me mbylljen e ‘vrimave tė zeza’ nė veri, ky burim beson se Kosova parandalon edhe vendosjen e opsionit tė ndarjes nė tavolinėn e bisedimeve, duke e barazuar pozicionin e vet me Serbinė.

Kurse nė praktikė, kėta hapa tė parė shihen si fillim i stopimit tė krimit e kontrabandės qė ka lulėzuar pėr 12 vjet pėrmes kėsaj pjese. Mirėpo, droja dhe shqetėsimi i ndėrkombėtarėve, vijon ky burim, ėshtė se strukturat e krimit nė veri, qė ndėrlidhen me kontrabandėn, tregtinė e paligjshme, vjedhjet dhe krime tjera, e tė cilat besohet se kanė lidhje edhe me politikėn nė Serbi, por edhe me disa nga strukturat nė veri dhe grupe kriminale pėrfshirė edhe ato shqiptare, mund ta cenojnė zbatimin e masave tė filluara qė nga vendosja e rendit nė portat 1 dhe 31.

“EULEX-i ėshtė jashtė realitetit tė Kosovės, por ne nuk dimė se ēfarė tė bėjmė me tė”, thotė ky burim, duke besuar se Qeveria e Kosovės duhet ta qartėsojė kėtė me Bashkimin Evropian. Megjithatė, vendosja e kontrollit nė pikat kufi tare nuk shihet si zgjidhje qė garanton edhe vendosjen e rendit dhe ligjit nė veri.
Kjo do tė nėnkuptonte edhe ndjekjen e grupeve tė armatosura, tė cilat mund tė sjellin edhe dhunė dhe tė pėrcillen me revoltėn e popullatės. Andaj, thotė ai, njė opsion i tillė nuk shihet i zbatueshėm nė kėtė fazė, pasi qė do tė mund tė ishte me rrezik tė madh pėr sigurinė dhe stabilitetin e Kosovės dhe rajonit.

Kurse opsioni i dytė dhe mė i besueshėm, sipas tij, ėshtė qė pas vendosjes sė rendit kufitar, me ēka Kosova siguron se nuk do tė ketė ndarje tė territorit, tė provohet edhe njėherė me vendosjen e njė dialogu me popullatėn lokale serbe, me ndihmėn dhe ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar.

Njė plan i tillė do tė kėrkonte edhe bashkėpunimin e Beogradit zyrtar, i cili do tė duhej qė tė kushtėzohej sidomos nga Brukseli qė pėr tė fituar vendin e vet nė BE, t’ua bėjė tė qartė serbėve se nė veri do ta kenė njė vetėqeverisje lokale, por nuk do tė ketė bashkim me Serbinė.

Nė vend tė opsionit tė parė tė vendosjes sė postblloqeve e masave tjera, ky opsion, nėnvizon i njėjti burim, do tė kishte pėr qėllim shtimin e pranisė ndėrkombėtare si civile ashtu edhe ushtarake (KFOR-it) deri nė organizimin e procesit zgjedhor, me ēka do tė hiqeshin nga pushteti, edhe ashtu ilegal, strukturat paralele. Opsioni i dytė ka njė pėrkrahje mė tė madhe ndėrkombėtare, thotė ky burim, edhe pse nė vete do tė jetė shumė mė i ngadalshėm pėr zbatim dhe mund tė kėrkojė qė si fazė transitore, veriu tė vendoset nėn njė mbikėqyrje ndėrkombėtare, por pa tė drejtė shkėputjeje pas mbarimit tė kėsaj faze.

Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės nuk kanė dashur t’i komentojnė kėto opsione rreth zhvillimeve nė veri. Ndėrkaq kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė dje se mbetet i vendosur qė kthim prapa nuk ka.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 09:14   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

Thaēi rikthei kufirin, zbrapset Serbia





Mitrovicė, 01:55 -Forcave speciale kosovare ROSU janė duke u kthyer nė bazat e tyre, ngase nuk konsiderohen tė nevojshme. Veprimet e mėtutjeshme do tė varen nga zhvillimet nė pikat kufitare 1 dhe 31. Siguria ėshtė duke u ofruar nga KFOR.


Mitrovicė, 00:42 – Sipas burimeve tė Portalit LajmeShqip.com, nė minutat e para ditės sė sotme (e enjte) ka filluar vendosja e rendit nė pikat kufitare nė veri tė vendit.
Bėhet e ditur qė situata ka filluar tė vėhet nėn kontroll, kurse forcat e amerikane dhe gjermane tė KFOR-it tashmė i kontrollojnė pikat kufitare 1 dhe 31, pas njė mbrėmjeje me zhvillime dramatike. Burimet thonė se ROSU nėse konsiderohet e nevojshme, ėshtė e gatshme tė vendoset nė mbajtjen e kontrollit nė pikat 1 dhe 31.
Ka qenė gatishmėria e forcave speciale kosovare ROSU dhe ndėrhyrja e vendosur komandantit tė KFOR-it gjeneralit Buhler, ushtarėve amerikanė e gjermanė tė KFOR-it, ajo qė ka bėrė qė pėr pak orė tė kthehet sėrish nėn kontroll situata nė Pikat Kufitare 1 dhe 31.
Huliganėt serbė u mposhtėn. Fitoi rendi dhe paqja nė veri, siē tha vetė kryeministri Thaēi, nė mbrėmjen e sontme nė fillim tė operacionit tė dytė nė veri.
Ndėrsa fotografia e vendosur lartė ka ardhur nė adresėn e redaksisė me “Pėrshėndetje heroike nga Mitrovica”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 11:03   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

KFOR-i amerikan, kontroll tė rreptė nė Jarinjė


Mitrovicė, 11:43 – Njėsitė e KFOR-it amerikan qė nga mėngjesi po kontrollojnė qarkullimin e udhėtarėve nė Jarinjė.
Nė vendkalimin kufitar nė Jarinjė, pas djegies sė mbrėmshėme nuk mund tė kalojnė kamionėt e autobusėt, ndėrsa serbėt lokalė tashmė kanė filluar tė grumbullohen nė kėtė pikė kufitare.
Ndėrkohė Qeveria e Kosovės, pėrmes njė komunikate pėr media, ka njoftuar se gjendja nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri ėshtė nė pėrgjithėsi e qetė, por me tensione tė herėpashershme.

Qeveria e Republikės sė Kosovės fton tė gjithė qytetarėt e vendit qė tė kenė besim nė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe nė partnerėt tanė ndėrkombėtarė dhe tė ruajnė qetėsinė.



Mitrovicė, 11:43 – Njėsitė e KFOR-it amerikan qė nga mėngjesi po kontrollojnė qarkullimin e udhėtarėve nė Jarinjė.
Nė vendkalimin kufitar nė Jarinjė, pas djegies sė mbrėmshėme nuk mund tė kalojnė kamionėt e autobusėt, ndėrsa serbėt lokalė tashmė kanė filluar tė grumbullohen nė kėtė pikė kufitare.
Ndėrkohė Qeveria e Kosovės, pėrmes njė komunikate pėr media, ka njoftuar se gjendja nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri ėshtė nė pėrgjithėsi e qetė, por me tensione tė herėpashershme.

Qeveria e Republikės sė Kosovės fton tė gjithė qytetarėt e vendit qė tė kenė besim nė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe nė partnerėt tanė ndėrkombėtarė dhe tė ruajnė qetėsinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 11:19   #30
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkarkohet drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė kosovės

FMN ja i bllokon Kosovės edhe 60 milionė

Prishtinė, 28 korrik 2011 - Prishja e marrėveshjes me Fondin Monetar Ndėrkombėtar e ka detyruar Qeverinė qė tė bėjė shkurtime buxhetore prej 60 milionė eurosh. Kjo ka qenė kėrkesė e Ministrisė sė Financave, e cila edhe ėshtė miratuar nga qeveria tė mėrkurėn. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar se pėr shkak tė prishjes sė marrėveshjes sė vjetėr me FMN nė, dhe arritjes sė marrėveshjes tjetėr, siē e quajti ai marrėveshje e mirėkuptimit, qeveria do tė bllokojė 60 milionė euro deri sa tė shitet PTK ja. "Mė lejoni t'ju njoftoj pėr obligimet qė dalin nga marrėveshja e mirėkuptimit tė nėnshkruar mes FMN sė dhe Qeverisė, e cila kėrkon nga ne qė tė mos bėjė alokimin e fondeve pėr shpenzime nė vlerė prej 60 milionė euro, derisa tė shpallet tenderi pėr fituesin e PTK sė", citon "Zėri" tė ketė thėnė Hamza nė mbledhjen e Qeverisė. Menjėherė pas kėsaj, Hamza ka bėrė me dije se Ligji pėr menaxhimin e financave publike ia lejon qė tė bėjė reduktimin e nivelit tė fondeve qė tashmė janė alokuar nga njė ndarje buxhetore dhe pėr kėtė i duhet vetėm miratimi i Qeverisė, tė cilin edhe e mori tė mėrkurėn. Hamza propozoi dhe iu miratua qė tė bėjė shkurtime buxhetore tė cilat mė sė shumti prekin investimet kapitale. Nė kėtė linjė do tė bllokohen 37 milionė euro, Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) nga fondi dhjeta milionėsh pėr investime tė alokuara si kredi pėr kėtė korporatė do t'i merren 15 milionė euro tė tjera, dhe pėr tė pėrmbushur shifrėn 60 milionė euro, Ministria e Financave do tė bėjė edhe 8 milionė euro shkurtime buxhetore nė kategorinė e mallrave dhe shpenzimeve. Ndryshe, qė nė fillim tė qershorit Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka njoftuar se ka ndėrprerė marrėveshjen 18 mujore tė quajtur Stand Bye (SBY), e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN sė nė korrik tė vitit 2010. Deri te kjo prishje e marrėveshjes kishte ardhur pasi qė Qeveria bėri ngritje tė pagave pėrtej limiteve qė pati kėrkuar FMN ja dhe nuk u arrit qė tė pėrmbyllet procesi i privatizimit tė PTK sė, qė ėshtė proces i papėrmbyllur edhe tash.


Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.