Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-06-11, 20:27   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Smile Bukuria qe do te vije ne te ardhmen...

Kur flitet pėr bukurinė, femrat i mundin meshkujt. Me sa duket, evolucioni ka vlerėsuar mė shumė seksin e dobėt. Nga njė studim i Universitetit tė Helsinkit, tė publikuar nė disa tė pėrditshme britanike, doli se ndėrsa meshkujt nuk kanė ndryshuar shumė qė nga kohėt antike, femrat janė bėrė gjithmonė e mė tė bukura. Shkencėtarėt kanė zbuluar se mė bukuroshet bėjnė mė shumė fėmijė nė krahasim me tė shėmtuarat dhe se pjesa mė e madhe e kėtyre fėmijėve janė tė seksit femėr. Pėr mė tepėr, vajzat qė kanė lindur nga mamatė e bukura, janė mė tėrheqėse dhe pėr pasojė lindin mė shumė fėmijė vajza. Njė rreth vicioz qė po ēon drejt zhdukjes femrat e shėmtuara. Pėrkundrazi, sipas kėrkuesve, meshkujt kanė ngelur krejtėsisht tė ngjashėm me paraardhėsit e tyre. Ata qė kanė vlerėsuar “planetin rozė”, tė paktėn pėrpara pasqyrės, janė njė grup studiuesish tė kryesuar nga Markus Jokela, i cili ka analizuar tė dhėnat e mbledhura mbi 1244 gra dhe 997 burra amerikanė tė monitoruar pėr 40 vjet. Bukuria e kampionit tė pėrzgjedhur u vlerėsua, duke krahasuar fotot e shkrepura katėr dhjetėvjeēarė mė parė, ndėrsa nė mėnyrė paralele janė mbledhur tė dhėna mbi numrin e fėmijėve dhe seksin e pasardhėsve. Nga rezultatet e studimit tė bėrė doli se meshkujt tėrheqės kanė 13 pėr qind mundėsi mė pak tė kenė fėmijė nė krahasim me meshkujt mė pak tė bukur. Ndėrkaq, kėrkuesit kanė treguar se njerėzit e bukur kanė 36 pėr qind mundėsi mė shumė qė ta kenė vajzė fėmijėn e parė. Nė fund, shkencėtarėt zbuluan se gratė e bukura kanė 16 pėr qind mė shumė mundėsi pėr tė pasur fėmijė nė krahasim me gratė e shėmtuara. Ka shumė mundėsi qė kjo tė hyjė nė strategjinė evolutive, ende e paqartė, qė ėshtė adoptuar nga qeniet njerėzore pėr tė mbijetuar dhe qė ėshtė e programuar tashmė nė ADN-nė tonė. “Tėrheqja fizike ėshtė njė tipar shumė i trashėgueshėm, qė rrit nė mėnyrė tė zhdrejtė suksesin riprodhues tė vajzave shumė mė tepėr se tė djemve. Nėse prindėrit me paraqitje tė mirė fizike kanė mė shumė fėmijė dhe nėse tėrheqja fizike ėshtė e trashėgueshme, rrjedhimisht del se gratė, gjatė shumė brezave, janė bėrė gradualisht mė tė bukura fizikisht, nė krahasim me meshkujt”, ka shpjeguar Satoshi Kanazawa, njė psikolog evolucioni nė “London School of Economic”. Duket se ky kujtim ėshtė i destinuar tė vazhdojė, duke krijuar gjithmonė e mė shumė avantazhe pėr “planetin rozė”. Edhe nė Hollivud duken qartė shembujt e grave tė bukura me vajza tė tė njėjtit kalibėr, nga bota e kinemasė tek ajo e pasarelave dhe ekranit tė vogėl. Mesa duket, burrat nė kėtė sfidė janė tė destinuar tė humbasin. Gayle Brewer, njė pedagog psikologjie nė “University of Central” nė Lancashire, thotė: “Burrat dhe gratė kėrkojnė gjėra tė ndryshme te partnerėt. “Pėr femrat, paraqitja ėshtė mė pak e rėndėsishme te njė burrė, se sa aftėsia e tij pėr t’u kujdesur pėr tė kur ajo ėshtė shtatzėnė, apo sėmurė, periudha kur gratė janė mė tė dobėta. Historikisht ėshtė parė dhe vėrtetuar se burrat e pasur tentojnė tė kenė mė shumė gra dhe shumė fėmijė. Kėshtu qė presioni pėr tė qenė i suksesshėm ėshtė mbi burrat”. Kėshtu, nėse studimi i Markus Jokelas tė Universitetit tė Helsinkit do tė ishte plotėsisht i vėrtetė, nė tė ardhmen do tė kishim gra shumė tė bukura, qė dashurohen me meshkuj tė cilėt nuk mund t’i shohėsh dot nė fytyrė. Nė njė seri studimesh tė publikuara nė “Journal of Theoretical Biology”, mes viteve 2005-2008, Saroshi Kanazawa kishte arritur nė pėrfundime tė ngjashme me ato tė Jokelas: qė ēiftet mė tė bukura kanė rreth 26 pėr qind mė pak mundėsi pėr tė sjellė nė jetė fėmijė meshkuj dhe tė bukur, nė krahasim me ata mė pak tėrheqės, ndėrsa meshkujt e dhunshėm “tentojnė” tė gjenerojnė mė shumė meshkuj. Rreth 200 vjet mė vonė, pas lindjes sė Charles Darwin, babait tė teorisė sė seleksionimit natyror, duket se evolucioni na rezervon njė surprizė, duke na treguar se nė shekullin XII do tė ketė burra tė dhunshėm dhe bukuroshe grindavece, qė zihen mes tyre pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes. Ndoshta meshkujt do tė pėrfundojnė duke u dashuruar me vajzat e “shėmtuara”, por me lėvizje seksi dhe zė sensual, duke hedhur poshtė kėshtu gjithė studimin finlandez tė bėrė nga Jokela.

Shpėtimi i femrave
Studimi i Jokela-s i bėn femrat tė ndihen tej mase tė lehtėsuara, sepse pėr shumė prej tyre bukuria ėshtė gjithēka. Pothuajse gjysma e vajzave sot do tė bėnin me shumė dėshirė njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr t’u dukur perfekte. “Mesazhi i mediave ėshtė se bukuria shihet si rrugėdalja mė e thjeshtė dhe mė e shpejtė pėr tė arritur suksesin e ėndėrruar”, thotė njė sociologe, e cila ėshtė nė pėrfundim tė librit “Dieta, fizkultura dhe burgjet e tjera”. “Qėllimi? Njė trup qė nė jetėn e pėrditshme nuk ėshtė i mundur. Pėr tė arritur kėtė objektiv, asnjė sakrificė nuk ėshtė e madhe, asnjė substancė nuk ėshtė e rrezikshme dhe asnjė dietė nuk ėshtė e vėshtirė. Por ajo qė i demoralizon shpeshherė femrat, ėshtė se edhe pas njė diete tė fortė, rezultatet nuk janė kurrė tė kėnaqshme”. Fatkeqėsisht, bisturia, ashtu si paratė dhe droga, nuk tė jep kėnaqėsi, por vetėm iluzione. Edhe pse mund tė tė fshijė pėr pak kohė rrudhat, nuk mund ta ndalė kohėn. Buzėqeshja venitet nėse nuk je e bukur. Nė kėtė pikė, medoemos ia vlen tė mendosh pėr njė “investim” tė rėndėsishėm qė tė ketė afat skadence tė gjatė. Duhet tė shohim thellė brenda vetes pėr tė parė se kujt dėshirojmė t’i ngjajmė mė shumė, vajzės sė fiksuar pas pasqyrės, apo asaj qė qesh vazhdimisht dhe ėshtė tip ēapkėneje”. Mė e trishtueshme ėshtė dėshira e pashpresė pėr t’iu drejtuar njė kirurgu, i cili pėrmes bisturisė eliminon ato pjesė qė ua shėmtojnė paraqitjen, me qėllim qė kur tė zgjoheni nė mėngjes tė keni njė trup mė tepėr pranė perfektes, se sa atij qė u ka dhėnė nėna natyrė. Por tani zgjidhjen ia ka dhėnė evolucioni, mė shumė se sa kirurgjia estetike apo kremrat e bukurisė. Nė tė ardhmen, femrat do tė jenė shumė herė mė tė bukura se meshkujt, pa e ndier fare nevojėn e operacioneve tė vėshtira, tė mundimshme dhe tė kushtueshme plastike.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.