Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-03-08, 05:11   #61
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Fried: Nuk do tė lejojmė ndarjen e Kosovės


Shtetet e Bashkuara e kundėrshtojnė ndarjen e Kosovės, tha pėr Radion Evropa e Lirė ndihmės-sekretari i Shtetit, Daniel Fried. "Ky nuk ėshtė vetėm mendim i Shteteve tė Bashkuara, por edhe i partnerėve tanė evropianė. Madje, edhe Rusia formalisht e ka hedhur poshtė ndarjen e Kosovės", tha ai.
“Ne e hedhim poshtė ndarjen e Kosovės. Ne e kemi njohur pavarėsinė e Kosovės dhe atė tėrė Kosovėn; dhe, nė tė njėjtėn kohė, kemi insistuar, ndėrsa Qeveria e Kosovės ėshtė dakorduar se duhet tė respektohen tė drejtat e komunitetit serb”, ka shtuar Fried.
“Ka pasur dhunė qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, mė vjen keq tė them, nga radikalėt brenda komunitetit serb nė Kosovė dhe e cila, druaj se ėshtė nxitur edhe nga disa radikalė nė Beograd, i cili pėr fat tė keq ėshtė mjaft i papėrgjegjshėm”.
Fried ka shprehur keqardhje pėr incidentin, siē e quajti ai, tė madh, qė ka ndodhur ditė mė parė nė Mitrovicė. “Paqeruajtėsit e Kombeve tė Bashkuara, forcat e Kombeve tė Bashkuara dhe KFOR-i, forcat e NATO-s, u sulmuan me granata dhe armė automatike. Kjo erdhi nga radikalėt serbė. Kjo ishte gjė e keqe”, u shpreh ai.
Megjithatė ai thotė se Serbia duhet tė shohė pėrpara drejt tė ardhmes evropiane tė saj. “Unė shpresoj se do tė shohė. Serbia ka tė drejtė pėr njė tė ardhme evropiane. Populli i Serbisė nuk do tė duhej tė shtyhet nė izolim. Barriera tė vetme ndėrmjet Serbisė dhe Evropės tash janė ato, tė cilat serbėt do t'i vėnė nė rrugėn e tyre”, pėrfundoi Fried. /rel/telegrafi/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 22-03-08 nė 10:48
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-03-08, 12:13   #62
lazdrani
MBRETI DARDAN
 
Avatari i lazdrani
 
Anėtarėsuar: 20-11-03
Vendndodhja: EU
Postime: 10,473
lazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek lazdrani
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

__________________
Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė
Nur die liebe zählt
lazdrani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-03-08, 15:17   #63
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Wisner: Beogradi ta ndėrpres prezencėn ilegale nė Kosovė



22/03/2008

Ambasadori amerikan, Frank Wisner i cili ishte pėrfaqėsues nė bisedimet pėr statusin e Kosovės deklaroi se ėshtė koha qė Beogradi ta ndėrpres praktikėn e paarsyeshme tė prezencės ilegale nė Kosovė dhe tė tregojė mė shumė pėrgjegjėsi, njofton korrespodenti i agjencisė sė lajmeve INA.
Kėto komente ambasadori amerikanė i bėri nė njė takim me pėrfaqėsues tė bisneseve nė Nju Jork.
Wisner tha se ajo qė ndodhi nė Mitrovicėn veriore ditė mė parė, posaqėrishtė dhuna, ėshtė e papranueshme dhe shumė shqetėsuese qė tejkalon gjithė parametrat e sjelljes sė mirėfilltė pėr tė shprehur bindjet politike, qė edhe u dėnua nga Komuniteti Ndėrkombėtar.
“Humbja e jetės ėshtė e papranueshme dhe dhuna e treguar, ku Beogradi mbanė pjese tė madhe tė pėrgjegjėsisė, duhet tė ndalet menjėherė. Beogradi dhe Rusia, sė bashku mbajnė pėrgjegjėsi nė ndaljen e dhunės dhe ta kenė tė qartė se tėrė komuniteti ndėrkombetarė qėndron unik dhe kėrkojnė pėrgjegjėsi pėr njė sjellje kaq tė dhunshme kundėr forcave tė KB, tė cilėt janė aty pėr qėllime paqėsore”, tha Wisner nė njė takim me pėrfaqėsues tė Organizatės sė Profesionistėve dhe Ndėrmarrėsve tė Rinjė, APEN dhe pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptaro amerikanė.
Ai edhe njėher theksoi se pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nuk do tė kishte paqe dhe stbilitet nė Ballkanin Perendimor, dhe gjithėsesi nuk do tė kishte progres tė kėtij rajoni nė drejtim tė antarėsimit nė Bashkimin Europian, jo vetėm pėr Kosovėn, Shqipėrinė, Maqedoninė, por qė tė arrihet suksesi i Sllovenisė, Kroacisė, Bullgarisė, nė Ballkanin Perendimor, duhet tė inkuadrohet i tėri dhe tė vazhdojė rrugėn e nisur drejtė Europės.
“Nė pėrcėptimin amerikan, Europa e lire, stabile dhe demokratike ishte e pa mundur po qe se Kosova lihej e pazgjidhur”, tha Wisner.
Ai mė pas shtoi se njohja e pavarėsisė nga Japonia dhe Kanadaja, i jep karakter mė tė gjerė njohjes sė pavarėsisė nė sferėn ndėrkombėtare, ku bota e gjėrė tani pret qė Kosova, t'i tregoj botės se ėshtė e denjė pėr kėtė. (B.Sina/INA)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 22-03-08 nė 15:54
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-08, 03:20   #64
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Albright:Putin po pengon integrimin e shtetit tė Kosovės



30/03/2008

Ish- sekretarja e Shtetit, Madeline Albright tha se, Kosova ėshtė model pėr botėn, dhe ėshtė i vetėmi njė shėmbull qė na bėnė tė mendohemi nė qėndrimin Amerikan, njofton agjencia e lajmeve INA.
Qėndrimin tha ajo qė duhet tė mbajm tash me Rusinė nė presidencėn e ardhshme tė SHBA-sė.
Kėto komente Albright i bėri me rastin e 30 vjetorit tė Qėndrės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė "Dean Rusk "nė Universitetin "Georgia School of Law" Dean Rusk".Madelin Albright u kujtojė pjesmarrėsve nė kėtė eveniment se, Putini i cili nga kryetari i Rusisė, po bėhet kryeministėr, s’duhet tė harrojmė se kemi tė bėjmė me njė njeri qė ka qėnė i involvuar nė agjentuart mė famėkeqe tė botės, si drejtor i KGB.
“Ai ka edhe shumė e shumė gjėra tė tjera qė tregojnė mė sė qartė karakterin e tij. Duke sfiduar dhe sė fundi SHBA-tė, me qėndrimin e tyre kundra pavarėsisė sė Kosovės, dhe mos njohjen e saj dhe pengimin me tė gjitha mėnyrat e futjes sė shtetit tė ri tė Kosovės nė Kombet e Bashkuara dhe integrimine saj si shtet nė strukturat Euro Atlantike”, tha Zonja Albright.Nė kėtė annual historik morėn pjesė Henry Kissinger, James Baker III, Warren Christopher, Madeline Albright dhe Colin Powell nė njė forum unikal i cili u moderuar nga modertori Terence Smith analisti i famėshėm amerikan i programit "The NewsHour with Jim Lehrer."
Panelet tė cilat u trajtuan nė kėtė pėrvjetorė qenė : "Stabilizimi i Irakut, Bisedimet pėr Paqe nė Lindjen e Mesme, Al Qaeda dhe militantėt Islamik, Reforam e Emingracionit nė SHBA, Inisiativa Gloabale, SHBA dhe Energjia, Imazhi i SHBA-sė nė Botė, Tė Drejtat e Njeriut, Tregėtia e Lirė, Irani, Pakistani, Kanadaja, Rusia, Kina, dhe pika mė interesante ishte Kosova e trajtuar nga ish- skeretarja e shetit Madeline Albright. (B.SINA/INA)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-06-08 nė 16:13
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-04-08, 23:21   #65
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Bush: Ukraina do ta njohė pavarėsinė e Kosovės

Kiev, 31 mars – SHBA-tė shpresojnė se Ukraina do tė njohė pavarėsinė e Kosovės.
Kėshtu ka deklaruar presidenti amerikan George Bush nė njė intervistė dhėnė revistės ukrainase "Glavred".
"Ne vėrtet shpresojmė qė Ukraina do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, siē kemi bėrė ne", tha Bush...

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-08, 21:08   #66
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

- Nė qarqet e Bashkimit Evropian dhe tė SHBA-ve ėshtė duke u shqyrtuar mundėsia qė nė aspekt afatgjatė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės tė shfrytėzohet formula e pranimit tė dy Koreve nė OKB, nė vitin 1991, edhe pse Rusia atėbotė pati qėndrim se nuk do tė lejojė qė njė rast i tillė tė pėrsėritet.
Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se ende nuk ėshtė duke u punuar strategjia konkrete, mirėpo mendimi i tillė shkon kah synimi qė mė shumė se gjysma e shteteve anėtare tė OKB-sė ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa mė pastaj, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė tė arrihet pajtimi qė pėr pranimin e Kosovės nė kėtė organizėm tė vendosė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė.
Mu kėshtu ka ngjarė edhe me rastin e dy Koreve nė Kėshillin e Sigurimit - ku nuk ishte arritur pajtimi pėr pranimin e Seulit dhe Pjon-Jangut nė kėtė organizatė - ishte arritur marrėveshja qė pėr kėtė ēėshtje tė vendoste Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė. Pėr njė vendim tė tillė nevojiteshin dy tė tretat e votave tė shteteve anėtare tė OKB-sė. Atėbotė Koreja Jugore ėshtė pranuar nė OKB me emrin Republika e Koresė, ndėrsa Koreja Veriore si Republika Demokratike Popullore e Koresė. Por, njė gjė e tillė, tani pėr tani, sipas Brukselit, ėshtė vėshtirė tė paramendohet se mund tė arrihet nė njė tė ardhme tė afėrt, kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. Madje, nė Bruksel konsiderojnė se kjo mund tė zgjasė vite me radhė. Burime diplomatike pėr agjencinė "Beta" bėjnė tė ditur se nėse frenohet njohja masive e Kosovės, ėshtė e mundur qė Kosova ta fitojė statusin e "territorit doganor", qė do tė mundėsonte hyrjen e saj nėpėrmjet "derės sė vogėl" nė organizatat ndėrkombėtare.
Nga viti 2006, 192 vende janė anėtare tė Kombeve tė Bashkuara. Sipas statutit tė OKB-sė (neni 2, paragrafi 4) pranimi i anėtarėve tė rinj nė OKB varet nga vendimi i Asamblesė sė Pėrgjithshme me rekomandim tė Kėshillit tė Sigurimit. Sipas parimit, vetėm shtetet sovrane mund tė bėhen anėtare tė OKB-sė.
Njėkohėsisht do tė vazhdohet me strategjinė pėr mbetjen e UNMIKut dhe tė KFOR-it nė Kosovė, por edhe pėr vendosjen e misionit tė EULEX-it, qė ka synim tė qartė shtrirjen e tij nė tėrė territorin e Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-08, 09:10   #67
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

E hapin sot, e martė 8 prill 2008, ambasadėn e tyre nė Kosovė:

"SHBA hap Ambasadėn nė Prishtinė
08.04.2008
Zyra e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė sot do tė shndėrrohet nė Ambasadė tė Shteteve tė Bashkuara.
Kėtė ngjarje do ta shėnojė njė ceremoni e rastit, nė tė cilėn do tė marrin pjesė edhe udhėheqės tė lartė kosovarė.
Qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt tė kėtij viti, nė Prishtinė janė hapur Ambasadat e Shqipėrisė, Britanisė sė Madhe, Gjermanisė dhe Zvicrės."(Radio Europa e lirė)
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-08, 19:29   #68
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Hapja e ambasadės sė SHBA-ve, njė fazė e re e pėrkushtimit tė thellė amerikan nė Kosovė, tha Kajdanou

Prishtinė, 8 prill Zyra amerikane nė Prishtinė sot u ngrit nė nivel Ambasade tė Shteteve tė Bashkuara nė vendin tonė, gjatė njė ceremonie nė tė cilėn morėn udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit - Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaēi. E ngarkuara me punė nė ambasadėn e posahapur nė Prishtinė, Tina Kajdanou, tha se si rrjedhojė e statusit tė ri tė Kosovės si vend i pavarur, i njohur nga shumė prej kombeve mė tė fuqishme dhe mė tė pėrparuara tė botės, kanė marrė leja nga Kongresi i SHBA ve pėr tė hapur formalisht si Ambasadė e Shteteve tė Bashkuara.

"Gjersa Zyra e SHBA ve nė Prishtinė ka funksionuar pėr shumė vite me tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe detyrat e njė misioni tė zellshėm diplomatik, emėrimi si ambasadė pasqyron njė fazė tė re nė zhvillimin tonė dhe nėnvizon pėrkushtimin tonė tė thellė dhe tė qėndrueshėm pėr tė punuar pėr pėrparimin e Kosovės dhe popullit tė saj", tha znj.Kajdanou nė ceremoninė e hapjes. "Jam shumė krenare me atė qė ky Mision ka arritur gjatė kėtyre viteve, dhe jam posaēėrisht krenare me punėn e madhe dhe pėrkushtimin e stafit tim, si amerikan ashtu edhe vendor", vlerėsoi znj. Kajdanou.

Me kėtė rast znj.Kajdanou para tė pranshmėve pėrcolli urimet e Qeverisė amerikane dhe tė Sekretares sė Shtetit Kondoliza Rajs, e cila kishte dėrguar pėrshėndetjet e saja personale.

Nga ana e tij, Presidenti Fatmir Sejdiu nė fjalėn e tij tha se Kosova ka tashmė njė histori tė marrėdhėnieve speciale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė janė farkuar nėpėr kohė tė stuhishme tė ekzistencės sonė.

"Po mbushen 12 vjet qė kur kemi njė pėrfaqėsim diplomatik tė SHBA ve nė Kosovė. Hapja e Zyrės amerikane mė 6 qershor 1996, qė u bė nga Nėnsekretari amerikan i Shtetit Xhon Kornblum, ka shėnuar vendosjen e pranisė amerikane nė Kosovė nė rrethana tė veēanta. Ky shėnonte njė moment tė rėndėsishėm tė marrėdhėnieve tė shkėlqyeshme nė mes tė Kosovės dhe SHBA ve, do tė thoshte mė 1996 Presidenti Ibrahim Rugova, i cili me tė drejtė e quante kėtė lidhje 'miqėsi tė pėrhershme' nė mes tė dy vendeve tona", theksoi Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu shtoi se Presidenti amerikan George W. Bush, nė letrėn e tij tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, qė ia ka dėrguar tė nesėrmen pas shpalljes, pėrkujtonte "lidhjet e thella dhe tė sinqerta tė miqėsisė qė bashkojnė njerėzit tanė". "Kjo miqėsi, theksonte Presidenti Bush, e farkuar gjatė orėve mė tė errėta tė tragjedisė sė Kosovės, ėshtė bėrė edhe mė e fortė nė nėntė vitet qė kur ka mbaruar lufta nė Kosovė", theksoi Sejdiu, duke shtuar se me hapjen e Ambasadės sė SHBA ve nė Prishtinė, po kurorėzohet njėra pjesė e punės pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė plota diplomatike nė mes tė Kosovės dhe SHBA ve.

Kryeministri Hashim Thaēi e ka cilėsuar si ditė tė veēantė hapjen e Ambasadės amerikane nė Prishtinė. "Dita e sotme ėshtė e veēantė pėr ne sepse miku ynė i madh, SHBA tė po avancojnė statusin e pranisė sė tyre nė shtetin tonė tė ri. Por, dita e sotme nuk ka tė bėjė vetėm me ndryshimin e kėtij statusi, simbolika e kėsaj ngjarje ėshtė evidente dhe historike", u shpreh Kryeministri Thaēi. Ndryshe, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) ėshtė nė mesin e vendeve tė para tė botės tė cilat e kanė njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran dhe qė po hap ambasadėn e saj nė Prishtinė.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-04-08, 10:01   #69
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Zėdhėnėsi i Departamentit tė shtetit: Serbia nuk ka tė drejtė tė ingjerojė nė punėt e brendshme tė njė shteti sovran:

Citim:

"SHBA: Nuk i takon Serbisė tė bėj zgjedhje nė Kosovė

Thirrjet pėr zgjedhjet lokale serbe nė Kosovė, tė organizuara nga Serbia, qeveria amerikane i ka quajtur tė huaja pėr njė shtet sovran, ndėrkaq ka akuzuar pėr trazirat nė Kosovė njerėzit dhe qeveritė jashtė saj, duke aluduar nė Serbinė."…Ja vlen t'ua kujtojmė tė gjithėve se Kosova ėshtė njė shtet sovran dhe nuk i takon njė shteti tjetėr sovran qė tė bėj thirrje dhe tė organizojė zgjedhje nė njė tjetėr shtet sovran," tha zėdhėnėsi i Departmentit Amerikan tė Shtetit, Sean McCormack.
Zėdhėnėsi mė tej i pyetur pėr situatėn nė Kosovė ka theksuar se ishin tė huajtė qė kanė agjituar dhe shkaktuar dhunėn."Ne kemi punuar shumė afėr me Qeverinė e Kosovės dhe ėshtė pėrshtypja ime se njerėzit pėrgjegjės pėr ēfarėdo agjitacioni janė vėrtet ata qė po vijnė nga jashtė. Pra nuk janė banorėt e Kosovės ata qė po shkaktojnė dhunėn, por janė ata qė po vijnė apo qė po dėrgohen nga jashtė, tė cilėt po shkaktojnė vėshtirėsitė dhe trazirat nė Kosovė," tha McCormack. Ishin kėto edhe komentet ndaj njė pyetje tė ngarkuar tė njė gazetari grek, i cili mori edhe pėrgjigjen meritore nga zėdhėnėsi i Departmentit tė Shtetit."Mendoj se vėmendja juaj ėshtė pėrqendruar gabim, i tha zėdhėnėsi. Ju duhet nė radhė tė parė tė pėrqendroheni tek ata njerėz dhe tek qeveeritė jashtė Kosovės tė cilėt po mundohen tė kavėrdisin trazira nė Kosovė", tha McCormack. /S.gashi/
Kjo ėshtė pėrgjigjeja nė adresė tė sollanės, i cili, para deputetve evropjan nė Strasburg, deklaroi se serbia do tė organizojė zgjedhje edhe nė veriun e Kosovės, dhe huliganve tė beogradit qė pėrpiqen tė kthejnė historinė "mrapsht".Njė pėrgjigje tė ngjashme artikuloi edhe ministri i jashtėm shqiptar, Basha, para sa ditė nė afėrsi tė athinės :"Tė gjitha pėrpjekjet tuaja pėr pengimin e pavarėsisė tė Kosovės kanė dėshtuar", i tha ai "ministrit serb(nė largim)", jeremiēit.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-08, 09:31   #70
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Cilat janė preferencat e shqiptaro-amerikanėve nė zgjedhjet presidenciale?



2008-a ėshtė njė vit i rėndėsishėm zgjedhjesh nė Shtetet e Bashkuara. Cilat janė preferencat e shqiptaro-amerikanėve nė kėto zgjedhje? Kolegu ynė Ilir Ikonomi ndodhet nw Nju Jork ku bisedoi me ish anėtarin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė kongresit amerikan Xhozef Dioguardi dhe pėrgatiti kėtė reportazh.
Nga shtėpia e tij nė Osining, shpaloset pamja madhėshtore e lumit tė gjerė Hudson. Ish kongresmenin energjik tė Nju Jorkut, Joseph DioGuardi e gjen vazhdimisht duke folur nė telefon. Bashkėbiseduesit janė mė sė shumti personalitete tė rangjeve tė ndryshme, nga politikanėt lokalė e deri te anėtarė tė Kongresit amerikan.
Brenda nė shtėpi, njė mjedis i veēantė i kushtohet aktivitetit tė tij politik. Ish kongresmeni ka kujtime me tė gjithė presidentėt amerikanė tė 2-3 dekadave tė fundit, nga Ronald Regani e deri te Xhorxh ė. Bushi. Sonte, zoti DioGuardi shkon pėr tė ndihmuar njė mikun e tij republikan, Greg Ball, i cili pėrpiqet tė zgjidhet anėtar i Asamblesė sė shtetit Nju Jorkut. Si njėri prej sponsorizuesve tė kėtij aktiviteti, zoti DioGuardi ka ftuar aty edhe njė grup tė rinjsh, studentė shqiptarė qė banojnė nė zonėn veriore tė shtetit Nju Jork. "I kam ftuar qė ata tė mėsojnė se si funksionon procesi politik nė Amerikė. Pėr tė shkuar deri te zgjedhjet presidenciale, fillohet kėtu, me zgjedhjet lokale. Eshtė me rėndėsi qė tė rinjtė tė pėrgatiten sepse pėr fat tė keq, thotė zoti DioGuardi, sot pėr sot, nė Kongresin amerikan nuk ka asnjė shqiptar".
Nė aktivitet marrin pjesė rreth 200 tė ftuar. Republikanėt nė Amerikė ndodhen kėtė vit zgjedhjesh para njė sfide tė madhe. Pėrmes aktiviteteve si ky, ata do tė pėrpiqen tė bindin elektoratin se kandidati republikan Xhon Mekein ėshtė njeriu i duhur pėr nė Shtėpinė e Bardhė. "Unė kam qenė me senatorin Xhon Mekein qysh nė fillim. Mos harroni, kam qenė anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe ai po ashtu. Ne i thėrrasim njėri-tjetrit me emėr. Ai ėshtė pėr ne njė mik i mirė. Ne nuk votojmė pėr zotin Mekein thjesht sepse ai i do shqiptarėt. Ai ėshtė njė hero amerikan, ka qenė rob lufte nė Vietnam pėr 6 vjet. Nuk ėshtė nga ata qė punon vetėm pėr partinė e tij. Nė disa cėshtje, ai ka dalė edhe kundėr republikanėve. Ai nuk kėrkon rritje taksash por pėrpiqet pėr njė ekonomi konkurruese nė botė. Ai ka thėnė se preferon mė mirė tė humbasė presidencėn se sa tė humbasė luftėn nė Irak. Unė jam dakord me tė dhe mendoj se edhe shumė shqiptarė janė dakord," thotė zoti DioGuardi.
Zoti DioGuardi thotė se nėse President zgjidhet senatori Barak Obama, ai do t'i kuptojė dhe mbėshtesė ēėshtjet e shqiptarėve. "Ne nuk kemi patur kohė ta pėrgatisim atė dhe ai nuk ka qenė aty kur ne kishim nevojė pėr tė pėr problemet me Milloshevicin sepse ai ėshtė njė senator i ri. Por si afrikano-amerikan, zoti Obama e di se cfarė ėshtė shtypja dhe jam i sigurt se pasi t'i njohė cėshtjet e shqiptarėve edhe ai do t'i mbėshtesė ato."
Zoti DioGuardi ka mobilizuar edhe biznesmenė shqiptarė qė tė kontribuojnė me para pėr kėtė aktivitet tė republikanėve. Zoti DioGuardi ėshtė ftuar tė flasė edhe nė njė aktivitet tjetėr.
Nė distriktin Rokland, republikanėt e zonės votojnė pėr drejtuesit e tyre tė rinj. Ish kongresmeni shpjegon se pėrse sipas tij, do tė ishte mirė pėr Amerikėn nėse senatori Mccain zgjidhet president. Jemi nė njė vit tė rėndėsishėm zgjedhjesh dhe atmosfera e tyre ndihet kudo. //rd//

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-06-08 nė 16:13
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-07-08, 08:21   #71
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Dita e Pavarėsisė sė SHBA-ve - Ditėlindja e Amerikės






04/07/2008




BEQIR SINA/INA, New York

Sot, ėshtė 4 korriku, Dita e Pavarėsisė nė Shtetet e Bashkuara. Mė 4 korrik tė vitit 1776, 56 pėrfaqėsues tė 13 kolonive britanike tė Amerikės Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin njė komb tė ri.
Do tė duheshin edhe 6 vjet tė tjerė luftė me Britaninė, nė atė kohė fuqia mė e madhe ushtarake e botės, para se tė fitohej pavarėsia e Amerikės nga ai vend. Mė 1782, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ishin ende larg bashkimit. Ato ishin nė fakt, njė konferderatė e paqėndrueshme, me njė qeveri qendrore tė dobėt. Fuqinė e vėrtetė e kishin qeveritė e sheteve tė ndryshme.
Por shtetet ishin shumė tė ndryshme nga njeri tjetri, pėrsa i pėrket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njėri tjetrit. Monedha ishte e fryrė nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa qė pengonin zhvillimin.
Kaosi ekonomik ēoi nė paqėndrueshmėrinė civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtė, Qeverisė kombėtare i mungonin forcat ushtarake pėr trajtimin e kėrcėnimeve tė sigurisė. Amerikanėt filluan tė kėrkojnė mėnyra pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve. Pėrgjigja ishte njė kushtetutė e re, e cila do tė krijonte njė qeveri kombėtare tė fuqishme, e cila tė trajtonte nevojat e vendit, ndėrkohė qė t’u jepte fuqi tė caktuara shteteve tė ndryshme. Por amerikanėt ishin tė ndarė lidhur me formėn qė do tė merrte qeveria e re.
Shtetet e vogla kėrkonin pėrfqėsim tė barabartė me shtetet e mėdha. Shumė qytetarė druheshin se njė qeveri e fortė kombėtare do tė shtypte tė drejtat e individit. Kėto ēėshtje u zgjidhėn, vetėm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua nė vitin 1789, vetėm pasi u shtuan 8 amendamente, tė cilat garantonin tė drejtat themelore tė shtetasve, mes tyre lirinė e ushtrimit tė fesė, tė fjalės dhe shtypit, tė drejtėn pėr tė zhvilluar procese gjyqėsore dhe mbrojtjen kundėr abuzimit tė qeverisė ndaj qytetarėve.
Kushtetuta nuk ėshtė njė instrument nė duart e qeverisė pėr ta kufizuar popullin, tha nė atė kohė Patrik Henri, njė nga udhėheqėsit amerikanė nė luftėn pėr pavarėsi, ajo ėshtė njė instrument nė duart e popullit, pėr tė kufizuar qeverinė, qė ajo tė mos e sundojė jetėn tonė. Mė tepėr se 200 vjet pas miratimit tė kushtetutės, ajo mbetet garancia e lirisė pėr tė gjithė amerikanėt,
Dita e Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, "binjake" me Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe Pavarėsinė e shtetit mė tė ri tė botės Kosovės.
Data e sotme ofron mundėsinė pėr njė bilanc tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por edhe pėr tė rikujtuar pėrpjekjet qė themeluesit e kėtij shteti kryen me mendėsinė e vjetėr, gjatė ditėve tė themelimit tė republikės, qė ėshtė simbol i demokracisė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ishin, janė e do tė jenė vendi ku gėzohen liritė e njeriut, zgjuarsia shpėrblehet, komuniteti, raca dhe besimet ēmohen dhe miqėsia ėshtė e shtrenjtė. Kjo, ditė e 4 Korrikut - Ditėlindjes sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė tė gjithė territorin feston idealet e njerėzve, tė cilėt shpresuan dhe u luten, qė njė vend tė mund tė lindė nė liri.
4 Korriku 1776, na kujton ēmimin qė ia vlen tė paguajmė pėr tė fituar dhe ruajtur lirinė. 4 Korriku 1776, prej popullit shqiptarė tregon simpati, solidaritet dhe pėrkrahje tė madhe edhe pėr amerikanėt dhe SHBA-tė. Nė lidhje me hapat e ndėrgjegjes kombėtare dhe me aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsi: Presidenti i 28 amerikan (1913-1921) Uidrou Uilson(Wudrow Wilson) nė Konferencėn e Paqes nė Paris, u parashtroi faktet dhe argumentat nė lidhje me kėrkesat pėr tė ardhmen e Kombeve mė tė vjetėr tė Ballkanit. Ai u kėrkoi nė Konferencėn e Paqes nė Paris, tė gjitha vendeve tė vogla e tė mėdha qė tė zbatonin me ndershmėri dhe paparagjykime parimet e shpallura, nė themel tė sė cilės ishin parimet e kombėsive, pėr tė mbrojtur dhe mos lejuar qė tė shkeleshin tė drejtat e kombit mė tė vjetėr tė Ballkanit, pavaresia e tij.
Uidrou Uilson(Wudrow Wilson) qė presidenti Amerikan qė shpėtoi Shqipėrinė nė konferencėn e Paqes nė Paris, pasi qė nė rezolucionin e tij 18-pikėsh, kėrkoi qė shtetet ballkanike, tė mbeteshin tė lira e tė pavarura. Eshtė pritja madhėshtore e historike qė iu bė Presidentit tė SHBA-sė, George W. Bush, ajo qė pėrfaqėsoi ēdo shqiptar, sepse, SHBA janė si njė shtyllė e botės dhe kanė luajtur njė rol thelbėsor nė momentet tona mė kritike, pas pavarėsisė. Ishte Presidenti Uillson ai qė bllokoi planin e copėzimit tė mėtejshėm tė Shqipėrisė. Mė vonė, ne vitet ‘90, ishte Presidenti Bush, qė pėr Kosovėn vendosi tė ashtuquajturėn "Vija e Kuqe".
Ishte Presidenti Bill Klinton ai qė udhėhoqi luftėn pėr ēlirimin e Kosovės. Dhe ishte Presidenti tjetėr George W. Bush, ai qė e tha nė Tiranė njė vitė mė parė dhe e kreu Pavarėsinė e Kosovės. Nė kėtė kontekst, janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ato qė siguruan njė ndihmė shumė tė madhe pėr shqiptarėt, pėr tė ndėrtuar lirinė dhe demokracinė, prej rrėzimit tė komunizimit dhe shembjes sė diktaturės, nė Shqipėri. Ndėrsa mė 10 Qershor 2007, nė Tiranė, me deklarimin e tij presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, jo vetėm qė dha mbeshtetje pėr pavarėsi, por nė njė farė mėnyrė edhe e shpalli pavarėsinė e Kosovės.
4 Korrikut 1776 - Ditėlindja e Shteteve tė Bashkuara/Njerėzit e thjeshtė mund tė kryejnė bėma tė jashtezakonshme
Dėgjojini kėto fjalė tė Deklaratės sė Pavarėsisė Amerikane, tė shkruara 232 vjet mė parė: "Ne i konsiderojmė, kėto tė drejta tė jėnė tė vetėkuptueshme: qė tė gjithė njėrėzit janė krijuar tė barabartė; qė ata janė pajisur nga Krijuesi i tyre me disa tė drejta tė patjetėrsueshme; dhe mes tyre janė jeta, liria dhe kėrkimi i lumturisė; qė pėr tė siguruar kėto tė drejta, qeveritė krijohen nga njėrėzit, duke e pėrftuar pushtetin e tyre tė drejtė nga pėlqimi i zgjedhėsve...". Kėto fjalė ndryshuan pėrgjithmonė parimet e qeverisė. Kush i shkroi kėto fjalė tė jashtėzakonshme, duke ndryshuar pėrgjithmonė parimet e qeverisė. Ishin ata politikanė te shquar, akademikė e teoricienė politikė. Jo, ata ishin fermerė (bujq), avokatė, tregtarė, njė botues librash, dhe njė topograf.
Asnjė prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq tė lartė qeveritar. Nė fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonjė ofiq qeveritar. Disa kishin lindur tė varfėr. Tė tjerėt ishin pronarė tokash. Tė gjithė ishin tė mirėarsimuar; pothuajse tė gjithė kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Tė gjithė meshkuj e tė bardhė, nuk ishin tipike tė popullsisė si e tėrė, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerėz tė thjeshtė, tė cilėt shqetesoheshin thellėsisht pėr lirinė, lirinė personale, pėr qeverinė pėrfaqesuese tė bazuar nė sovranitetin popullor. Ata janė quajtur me tė drejtė brezi mė i madh i talentit politik nė historinė amerikane. Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evolucionist. Asnje prej atyre qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tani republika mė e vjetėr qė i ka qėndruar historisė botėrore, me njė serė institucionesh dhe traditash politike. Ato, qė tani konsiderohen "idealet amerikane", jane pėrqafuar nė mbarė botėn; forma alternative tė organizatave dhe qeverive politike kanė ardhur e kanė ikur gjatė kėtyre 231 vjetėsh. Kuadri politik i ngritur nė ato fjalė tė thjeshta, tė sipėr cituara nė fillim, janė idetė pėr tė themeluara pėr herė tė parė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė fund tė shekullit 18-tė.
Dhe kanė vazhduar. Burrat dhe gratė bėjnė historinė. Burra dhe gra tė zakonshme mund tė kryejnė bėma tė jashtėzakonshme. Ata qė rrezikuan gjithēka pėr tė shpallur kėtė Deklaratė Pavarėsie ishin njerėz tė thjeshtė. Deklarata mbyllet: "Dhe nė mbėshtetje tė kėsaj deklarate, me njė besim tė patundur nė mbrojtjen e Perendisė Hyjnore, ne sė bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetėn tonė, pasurine tonė, dhe nderin tonė tė shenjtė". Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise se SHBA-sė, te bazuar ne keto ide revolucionare.
Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. Sic tregon Kushtetuta e pare e SHBA-es, kerkon kompromis. Por, qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe tash pas 231 vjetėve tė 4 Korrikut 1776 - Ditėlindjes sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vazhdojnė tė pėrpiqen e tė ndihmojn popullin shqiptarė pėr tė arritur tek idealet tona, pėr tė arritur tek aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsin e Kosovės.
E ardhmja e SHBA-es prej qytetareve te saj i duket e qarte, ashtu si duhet t'iu kete dukur ajo e Amerikes se Eterve Themelues me 1776 apo edhe me 1783, apo edhe sot pas 230 vjetve. Qe nga ai 4 Korriku i pare, ka qene tradite qe te festohet ditelindja e Amerikes me fishekzjarre dhe sonte SHBA-es, e vazhdojne ate tradite "Gezuar Ditelindjen Amerike"

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 06-07-08 nė 00:31
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-08, 06:47   #72
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

SHBA-tė tė ndihmojnė nė njohjen e Kosovės nga mė shumė vende



Dy aktivistė tė njohur tė lobit shqiptar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės thonė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė qeveria amerikane tė vazhdojė tė qėndrojė nė krye tė procesit pėr njohjen e pavarėsisė Kosovės nga vende tė tjera tė botės.
Joseph Dioguardi dhe Shirley Cloyes kėrkojnė tė bindin udhėheqės nė Kongresin amerikan qė Shtetet e Bashkuara tė tregohen mė agresive politikisht dhe diplomatikisht me aleatėt e tyre pėr tė njohur Kosovėn.

Ish-ligjvėnėsi amerikan dhe kryetari i Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane, Joseph Dioguardi thotė se megjithėse pavarėsia e Kosovės u njoh nga Shtetet e Bashkuara, asaj i mungon njė sovranitet i vėrtetė. Sipas tij, ndarja de fakto e Kosovės dhe trysnia e Rusisė dhe e Serbisė pėr ta mbajtur atė si njė shtet tė izoluar nga vendet e tjera shtrojnė nevojėn e njė diplomacie mė agresive nga ana e Shteteve tė Bashkuara qė Kosova tė njihet nga mė shumė shtete.

Edhe ekspertja pėr ēėshtjet e Ballkanit, Shirley Cloyes thotė se nė Kosovė nuk ka njė forcė tė vetme vendimmarrėse ndėrkohė qė ekzistojnė pesė struktura qė konkurrojnė pėr pushtet. “...Kosova po ecėn pa njė drejtim. E ardhmja nuk ėshtė e qartė dhe ēfarėdo tė ndodhė, secili prej faktorėve ndėrkombėtarė u pėrgjigjet kanaleve tė ndryshme. Kjo situatė nuk premton pėrparim pėr Kosovėn. Dhe ky ėshtė njė nga shqetėsimet kryesore qė po u paraqesim anėtarėve tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe tė Senatit”, ka thėnė ajo.

Tė dy aktivistėt e njohur tė lobit shqiptar kanė pėrgatitur njė raport pas vizitės sė tyre tė fundit nė Kosovė dhe janė kėtė javė nė Washington pėr tu takuar dhe pėr t’ua parashtruar shqetėsimet e tyre personaliteteve tė njohura nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve dhe nė Senatin amerikan. /VoA/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 19-07-08 nė 09:50
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-08, 07:51   #73
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Shala: Takimi i udhėheqėsve tė Kosovės me presidentin Bush, me rėndėsi historike





Zėri i Amerikės

21-07-2008



Takimi i sė hėnės i udhėheqėsve tė Kosovės mė presidentin e Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush, nė Prishtinė shihet si njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme dhe mė me peshė pėr tė ardhmen e Kosovės. Vizita e presidentit dhe kryeministrit tė vendit nė Shtetet e Bashkuara, ėshtė e para qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt. Ky hap u mbėshtet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore tė Bashkimit Evropian, ndėrsa u kundėrshtua ashpėr nga Serbia dhe Rusia.
Analistėt thonė se vizita nė shtetet e Bashkuara dėshmon pėr pėrkushtimin amerikan ndaj tė ardhmes sė shtetit tė ri. Publicisti e analisti i njohur Blerim Shala thotė se pa mėdyshje qė takimi i sotėm ėshtė me rėndėsi historike pėr Kosovėn.
"Nuk ka pasur takim mė tė preferuar pėr vetė udhėheqėsin tonė, pėr kosovarėt sesa tė shkojnė nė Uashington dhe tė priten nga presidenti Bush, nga zonja Rajs, nga sekretari Gejts, sepse dihet fare mirė se ēfarė kanė bėrė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr Kosovėn, veēmas nė harkun kohor prej vitit 1992, pra prej kėrcėnimit tė Kėrshėndellave e deri sot. Pra ėshtė njė vizitė falėnderimi nga pala kosovare, por ėshtė njė vizitė ku pak duhet tė merremi me tė kaluarėn e shumė mė tepėr me tė ardhmen", tha zoti Shala.
Ai thotė se vizita e udhėheqėsve mė tė lartė tė vendit nė Uashington ėshtė njė rast i veēantė pėr vendosjen nė binarė tė duhur tė disa proceseve siē ėshtė njohja e Kosovės, vendosja e qėndrueshmėrisė, ēėshtja e integritetit tokėsor, e krijimit tė forcės sė sigurisė dhe nė pėrgjithėsi ndėrtimit tė shtetit funksional. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanė investuar pėr krijimin e njė shteti tė tillė dhe qė Kosova tė jetė njė rrėfim i suksesshėm. Zoti Shala beson se takimi i sotėm do tė ndikojė edhe nė shtimin e numrit tė vendeve qė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės.
"Presidenti Bush takohet rrallė me burra shteti tė vendeve tė vogla, siē ėshtė Kosova. Dhe nė kėtė mėnyrė pėrēohet njė mesazh shumė i qartė se prapa kėtij shteti qėndrojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe perėndimi nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė njė punė e madhe. Asesi nuk duhet tė mos e vlerėsojmė me nota mė tė larta, megjithėse, duhet tė themi hapur qė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė bėrė punė tė jashtėzakonshme prej 17 shkurtit. Duhet thėnė sinqerisht qė shumica e njohjeve qė kanė pasuar prej 43 shteteve, janė rezultat i partneritetit midis Uashingtonit dhe Brukselit, i partneritetit midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe bashkimit Evropian".
Zoti Shala, ėshtė pjesė e njė nisme joqeveritare qė angazhohet pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr Kosovėn. Ai thotė se njohja e deritashme e pavarėsisė nga mėse 40 vende tė botės paraqet njė fillim tė mirė tė procesit qė mė vonė shėnoi njė ngecje dhe kjo ēėshtje kėrkon njė analizė reale.
"Kemi njė koncentrim tė njohjeve. Kur e shihni hartėn e botės dhe ta zėmė, i bėni me ngjyrė tė kaltėr shtete qė na kanė njohur, ju do ta shihni qė kemi gati krejt Evropėn, kemi gati krejt hemisferėn perėndimore qė na kanė njohur, ndėrsa kemi probleme tė mėdha me shtetet e kontinenteve si nė Azi, nė Amerikėn Latine, nė Afrikė qė akoma hezitojnė, akoma nuk e dinė pėr ēfarė bėhet fjalė. Mendoj qė nė kėtė aspekt ne mund tė bėjmė, diplomacia jonė megjithėse i ka hedhur tek hapat e parė, kemi shumė pengesa nė kėtė aspekt, kemi shumė probleme, por mund tė bėhej shumėēka pėr arsye se shumėkush prej kėtyre shteteve dėshiron tė shohė se ēka ėshtė Kosova, pse nė jemi bėrė shtet, pse e kemi merituar qė tė bėhemi shtet".
Zoti Shala ėshtė i bindur se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė mbėshtesin Kosovėn edhe nė tė ardhmen pavarėsisht se kush do tė fitojė nė zgjedhjet e nėntorit. E kaluara ėshtė dėshmi e njė qėndrimi tė tillė tė Shteteve tė Bashkuara, roli udhėheqės i tė cilave nė procesin politikė nė Kosovė vlerėsohet i pazėvendėsueshėm.//kk//

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 23-07-08 nė 18:08
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-08, 18:06   #74
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

A ėshtė gati Amerika tė zgjedhė njė president afrikano-amerikan?





Zėri i Amerikės, Uashington
23-07-2008




Gara presidenciale nė Shtetet e Bashkuara po mbulohet nga tė gjitha mediat si kurrė mė parė. Ngaqė kjo garė ėshtė historike, me qė pritet emėrimi i senatorit Barak Obama si kandidati i partisė demokrate, e gjithė bota po e ndjek me vėmendje kėtė zhvillim. Nė materialin nė vazhdim, korrespondenti i Zėrit tė Amerikės Xhefri Jang analizon nė se Amerika ėshtė e pėrgatitur tė ketė njė President zezak nė Shtėpinė e Bardhė.
Zgjedhjet e 4 nėntorit do tė jenė si asnjėherė tjetėr. Pėr herė tė parė, njė nga kandidatėt e dy partive kryesore, Senatori Barak Obama ėshtė afrikano-amerikan. Krahas zgjedhjes sė Presidentit tė ardhshėm tė Shteteve tė Bashkuara, disa votues do tė konfrontohen edhe me qėndrimet e tyre raciste.
Analistėt politikė, ashtu si edhe njerzit nėpėr rrugė, shprehin pikėpamjet e tyre pėr kėtė ēėshtje. Profesori Leri Sabato, nė Universitetin e Virxhinias, thotė se fakti qė senatori Obama ėshtė afrikano-amerikan do tė jetė njė faktor i paevitueshėm nė zgjedhjet e nėntorit.
"Tė mos tregohemi naivė. Ende ka paragjykime raciale e jo vetėm nė jug, apo nė shtetet e kufirit. Mendoj se ky ėshtė njė problem serioz pėr Obamėn. Sa mė tepėt qė ai flet pėr racėn, aq mė tepėr njerėzit mendojnė pėr kėtė. Nga ana tjetėr, nėse ky problem nuk trajtohet, ai do tė ishte edhe mė i madh".
Emėrimi i Barak Obamės do tė kapėrcejė njė pengesė shumė tė madhe. Por ai nuk ėshtė zezaku i parė qė vė kandidaturėn pėr president.
Nė vitin 1972, ligjvėnėsja demokrate e Nju Jorkut, Shėrlli Ēizėll, kandidoi por nuk mundi tė sigurojė emėrimin e partisė. Nė vitin 1968, kur zonja Ēizėll u bė gruaja e parė qė zgjidhej nė Dhomėn e Pėrfaqėuesve, vendi po dilte nga vite tė tėra marshimesh dhe protestash pėr tė drejtat civile, qė synonin t'i jepnin fund ndarjes dhe diskriminimit racial nė jug tė vendit.
E gjitha kjo arriti kulmin nė prill tė vitit 1968, me vrasjen e udhėheqėsit tė tė drejtave civile, Martin Luther King. Nė mbarė vendin, zemėrimi i zezakėve dhe pakėnaqėsitė e tyre u shprehėn me protesta nėpėr rrugė.
16 vjet mė vonė, Xhesi Xheksėn bėri fushatė pėr tė siguruar emėrimin e Partisė Demokrate nė vitin 1984. Ai mundi tė sigurojė rreth 3,5 milionė vota nė zgjedhjet praprake tė partisė sė tij. Nė pėrpjekjen e tij tė dytė, tė pasuksesshėm, nė vitin 1988, ai fitoi dyfishin e votave.
Barak Obama po e paraqet veten si njė kandidat ndryshe, thotė Tomas Men, i Institutit Brookings kėtu nė Washington.
"Senatori Obama pėrfaqėson njė brez mė tė ri tė njė kandidati tė pakicave, nė tė njėjtėn kohė, ai nuk ėshtė jashtė gjeneratės sė tė drejtave civile. Ai nuk ėshtė konfrontues dhe nuk kandidon si afrikano-amerikan, por si Barak Obama".
Fushata e senatorit Obama ka pėrkrahės tė bardhė, latinė e aziatiko-amerikanė, krahas afrikano-amerikanėve. Ajo ka gjallėruar tė rinjtė nė shkallė tė paparė, qė nga koha kur mosha e votimit u ul nė 18 vjeē nė vitin 1972. Nė vėshtrim tė parė, dikush mund tė thotė se mbėshteja e gjerė qė gėzon tani zoti Obama dhe rezultatet e anketave do t'i shėrbejnė atij nė ditėn e zgjedhjeve.
Por studjuesja Vesla Uivėr nė Universitetin e Virxhinias paralajmėron se nė zgjedhjet e mėparshme, kandidatėt me ngjyrė janė ndeshur me surpriza tė pakėndshme.
"Mendoj se kjo ka tė bėjė me faktin, qė njerėzit pasi kanė hedhur votėn, nuk deklarojnė se pėr cilin kandidat kanė votuar kur bėhet fjalė pėr ēėshtje kontradiktore si pėr shembull votimi pėr njė kandidat zezak".
Nė vitin 1982, nė bazė tė anketa tė opinionit me zgjedhėsit qė dilnin nga qendrat e votimit, Kryetari i Bashkisė sė Los Anxhelosit, kandidati me ngjyrė Tom Bredli ishte nė krye tė garės. Por pas numėrimit tė votave, doli se ai kishte humbur. Nė zgjedhjet pėr guvernator shteti tė vitit 1989, kandidati tjetėr me ngjyrė Daglas Ualder kryesonte garėn me 10 pėr qind, sipas anketave parazgjedhore. Por nė zgjedhje ai fitoi me mė pak se njė pėr qind tė votave. Analistėt politikė e njohin kėtė me termin "Efekti Bredli" dhe thonė se ky edne mbetet njė faktor.
Zėri i Amerikės pyeti persona tė feve, grupmoshave dhe niveleve me tė ardhura tė ndryshme, nė se janė tė gatshėm tė zgjedhin njė president me ngjyrė. Ndėrsa disa prej tyre u pėrgjigjėn pozitivisht, tė tjerė thanė se nuk janė tė sigurtė. (ze)


VOA
__________________

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 23-07-08 nė 18:08
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-08, 08:46   #75
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

O Uliks, te kemi korospondent persmari bre, trujt zoti !


__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.