Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-08-04, 14:02   #31
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veē".

Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē ndjeva mall

Nga Ismail kadare






Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-08-04, 14:06   #32
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga "Perse mendohen keto male"

Nga Ismail Kadare




Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-04, 14:08   #33
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

Nga Dritro Agolli



Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-04, 14:20   #34
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!

Nga Andon Zako Cajupi

Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-04, 14:29   #35
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

KANGA E RINIS
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili

e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Nga Millosh Gjergj Nikolla "Migjeni"



Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-04, 14:36   #36
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

FJALĖT E QIRIRIT

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?



Botuar sė pari nė revistėn "Drita", nr.1, Stamboll, 1884, me titull "Qiriri". Eshtė e para
vjershė qė poeti ka botuar shqip. Marrė nga vėllimi 1 me vepra tė zgjedhura tė Naim
Frashėrit, botuar nė Tiranė mė 1980.

Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-04, 20:20   #37
Loloku
 
Anėtarėsuar: 06-01-04
Vendndodhja: Prishtinė
Postime: 1,707
Loloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Loloku
Gabim

Njė Vajzė

Duke tė puthur, pa tė dashur
Nė shpirt ai ty tė plagoi
Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
si vrasės tinėz shkoi


Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
nė park, tė dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenė sytė e ty nė net bilbilash
Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
Njė katastrofė automobilash.


Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
Ata me sy tė ndjekin pas
Pataj me bėrryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
"Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


Tė dyja t'ulura pranė radios
Do ndizni heshtur njė cigare
tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
njė ēast dremitja do tė t'marrė


Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
Nga kembėt s'do tė tė venė re.


Atje ku t'ecėsh midis turmash
Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."

I. Kadare


Ftohja

U ftoha nga shumė gjėra
Disa i harrova e disa i lashė
Disa i humba si njė unazė
Nė ēezme a govatė

Vėrtetė e humba tė ritė
Por zemėr marr kur ende i dua gratė
Sikur tė ftohem prej tyre njė ditė
Thoni pėr mua: ndjesė pastė!...


Heshtje

Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

D. Agolli
__________________
Rasti ėshtė mbret, sexi mbretėreshė!
Loloku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-04, 18:13   #38
VIP
 
Anėtarėsuar: 09-09-04
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 2
VIP e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek VIP
Gabim

Jeta nė Mozomazi

Nė Mozomazi mund tė vdesėsh ēdo ēast
Tė kėputesh si lule nė erė
Dhe tė vazhdosh sė jetuari pas vdekjes
Me tė gjallėt e vdekur pėrreth
Qė ruajnė kujtimin tėnd tė pėrgjakshėm
Si vashėn e mallit tė parė

Nė Mozomazi jetohet pėr mrekulli
Aktor mund tė jesh kur tė duash
Dhe tė ndėrrosh jetė kur tė tė teket
Si njė aktor i palodhshėm tragjik

Ja pse nė Mozomazi pihet shumė raki
Dhe pagjumėsia bėhet ėndėrr e ankthshme
Dhe njerėzit kanė turp tė gjallojnė
Karshi thneglave milingonave karkalecave

Qė kryejnė punėt e ditės e natėn ēojnė dashuri

Zot
Nė Mozomazi nuk shihet njeri
Se nata bie aq shpesh
Dhe terri ėshtė aq pis

Ēdo gjė qė lėviz ecėn fluturon
Shoqėrohet lehaqensh larashėsh laureshash


Abdullah Konushevci
www.shqiperia.com
__________________
Yesterday is history, tomorow is mystery, Today is all you GOT!
VIP Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-04, 14:58   #39
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Katėr Kėshila vetės

Mo u bėjė poetė nėse s'mund tė lindėsh
me secilin vargė, tė lindėsh me secilin fjalė.

ngrehu mbi vetėn nė do t'rrokėsh frerat e erėrave,
Tė shkelėsh shpėrgajt e mėrisė dhe shtrėngatat e gjakut tėnd.

Nė s'do dashurohėsh, dashurohu n'flakė ,e n'valė,
Jo nė sy tė kaltėrt , se bėhėsh det i cmendur pendimi.

Mos u bėjė poetė nėse s'mund tė vdesėsh,
Pėr secilin vargė, e tė vdesėsh pėr secilėn fjalė.

---------
Azem Shkreli
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-09-04, 15:28   #40
Ylberi_be
 
Anėtarėsuar: 09-09-04
Vendndodhja: Ch-vd
Postime: 238
Ylberi_be e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ylberi_be
Gabim ESHT KNAQSI TE LEXOSH VARGJE SHQIPTARE

Tung ju pershendes mir paski ba shum ju qe i keni shkrua se paku disa vargje qe te tregojn se je shqiptar dhe duhet te jesh krenar
Un kam pasur nje Profesor dhe me ka then nje fjal Ai shqiptar qe se lexon Librin Historija e skenderbeut nga Ismail kadare; dhe Gjarprinjt e gjakut te Adem Demaqit? nuk mund ti thot vetit shqiptar
Ylberi_be Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-04, 23:54   #41
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Coptimet e trojeve tona.



Ne veri me thyen nje lule,
Dhe ne lindje me thyen nje dege,
Ah ne Jug... perseri...
Me keputen ca zemerzinje...

Oh, moj Nena Shqiperi!

Ne veri, ne Mal te zi,
Ma keputen lulen Malesi,
Dhe ne lindje atje tej Drinit
Ma keputen rrezen e Diellit.

Qe nga Nishi e gjer ne Struge,
Ne cdo shteg e ne cdo rruge...
Nga Presheva ne Manastir,
Me mberthyen me zinxhir!

Dhe Janines tej Camerise,
Sec mi prene e mi dermuan
Gjithe cfare patem e gjalluam
Krejt mi djegen, mi shkaterruan!

Ah, po sot o moj Shqiperi,
Ku me je, si ndjehesh ti?
Si kjo lule qe shpirtit tim,
Sec me rritet me mundim...

Trendafilash te perthyer...
Dhe petalesh gjak perlyer,
Vegjelia aq te don...
Dhe per ty me shpirt lufton !

Por ca te tjere, me thene: "me nder"!
Qe na mbahen "politikane"!
Vec se fryhen si Gjel-deta...
Per ti mbushur ato kuleta...

Per te fryre barqe dhe vila...
Bashke me shefa dhe servila...
Me njemije e nje qind fytyra,
Ngjeshur vesesh neper zyra!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-04, 21:20   #42
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Ti qave I Kadare



Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-04, 10:49   #43
mr_beni
 
Anėtarėsuar: 16-05-04
Vendndodhja: ne hėn
Postime: 371
mr_beni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek mr_beni
Gabim

FUKARAN MOS E FALTĖ ZOTI
Tė kam dashtė mė shumė se veten
pėr dashni mė bėre be
pėr ty vajz e lidha jetėn
ē`tė gjet tash qė mu mė le.
Pse prej meje vajz po ik
pse pėr mua s`mendon fare
po martohesh nė Amerikė
a e shet zemrėn pėr pare.
Pėr ty mbeta pa u fejua
se unė besen ta dhash ty
s`kam dėshirė mė me jetua
kaq rėnd zemrėn ma ke thy.
N`fund t`dyrnjas e theve qafėn
por prej mendjes s`muj me t`hjek
ala pa gjum e ēoj naten
s`mund t`harroj n`zemer ke mbet.
Pasuria marton dhe qenin
e pėr fat t`zi jam fukara
n`kėt dyrnja unė se kam vendin
ma mir m`del veten me vra.
Fukaran mos e falt Zoti
selamet nuk sheh me sy
gjithmon n`sy do t`i rrij loti
gjithmon zemren kan m`ja thy.
mr_beni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-04, 15:39   #44
andy
 
Anėtarėsuar: 19-10-04
Vendndodhja: Belgique
Postime: 3
andy e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek andy Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek andy Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek andy
Gabim Kreshnikėt e kohės

SOLEMNISHT

Solemnisht
tė pagėzova baladė
kur ti mė hodhe nė harresė

solemnisht
kėshtjellė ndėrtova me kafkėn tėnde
eshtrat t' i varrosa tej kufirit



KRESHNIKŹT E KOHŹS

U lindėn pėr t' i shndėruar
lumejtė nė male e male
gjerdanė prej stralli thurnin
secili fuqinė e fjalės e njihte
fjalės qė ruan gjuhėn e nėnės

ju i patet mbetur borxh Kosovės
nė atė praneverė
nisuni hartės deri nė jug-lindje
lumenjtė le tė mbesin lumenj
malet le tė shndėrrohen nė kreshnikė

ju kėtu e keni nisur pėr herė
tė historisė lėvizje tė ndezur
s' ėshtė rastėsi
nė Drenicė zjarri tė bėhet ujė
uji tė bėhet zjarr
kreshnikėt e kohės
ē' prej kohėsh e kanė mėsuar alfabetin e syve
e gjatė ėshtė kėngė e tyre e gjatė
pėrtej bjeshkėve tė dhimbjes.




GOTĖ E VERĖS

Dikush ka fat qe te jetoj
tjetri te jete humbes
kurse ti mesove
te jetosh o mik
me gjate se gote e veres
__________________
TUNG PERSHENDETJE
andy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-04, 15:59   #45
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Atdheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!


Bardhyl Londo


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.