Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-08-06, 22:33   #31
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Israja dhe Miraxhi
Israja ėshtė udhėtimi qė Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri brenda njė nate prej Mekės deri nė Shtėpinė e Shenjtė23. Miraxh ėshtė ngjitja e tij, po atė natė nė botėn e lartė qiellore. Kėtė udhėtim Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė me trupin e tij tė nderuar dhe me shpirtin e tij tė pastėr. Israja ėshtė pėrmendur nė Kuran, nė suren “Isra”. Allahu thotė: “Larg tė metave ėshtė Ai, qė e kaloi robin e vet nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidil Haramit (Qabes) gjer nė Mesxhidil Aksa (Bejtul Mekdis), rrethinėn e sė cilės Ne e kemi bekuar (ia bėmė kėtė udhėtim Muhamedit), pėr t’i treguar atij disa nga argumentet tona. Vėrtet, Ai (Allahu) ėshtė Dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit), Shikuesi (i punėve tė Muhamedit).” (17:1) Sipas disa dijetarėve Miraxhi ėshtė pėrmendur nė suren “En Nexhm”, prej ajetit tė shtatė deri nė ajetin tetėmbėdhjetė. Dijetarė tė tjerė kanė thėnė se nė kėtė ajet nuk ėshtė pėrmendur Miraxhi, por diēka tjetėr. Dijetarėt islamė kanė mendime tė ndryshme pėr kohėn kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi. Disa kanė thėnė se ka ndodhur nė vitin, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u bė profet. Dikush ka thėnė se ėshtė bėrė nė vitin e pestė tė profetėsisė. Eshtė thėnė edhe se kjo mrekulli ka ndodhur mė 27 tė muajit Rexhep, nė vitin e 10-tė tė profetėsisė. Dikush ka thėnė qė ka ndodhur mė 17 tė Ramazanit, nė vitin e 12-tė tė profetėsisė. Sipas njė mendimi tjetėr kjo ka ndodhur nė Muharrem; dikush tjetėr ka thėnė, mė 17 tė Rabiul Euelit, nė vitin e trembėdhjetė tė profetėsisė. Sipas versioneve tė vėrteta, ngjarja ndodhi kėshtu: Xhebraili erdhi nė Mesxhidi Haram, me njė kafshė pak mė tė madhe se gomari dhe mė tė vogėl se mushka. Kafsha e hidhte thundrėn aq sa mund tė arrijė shikimi i njeriut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i hipi asaj dhe bashkė me Xhebrailin vajtėn te Shtėpia e Shenjtė. E lidhėn kafshėn aty, ku e kishin lidhur edhe Profetėt e tjerė. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė xhami dhe fali 2 rekatė namaz dhe u bė imam i tė gjithė profetėve tė tjerė. Pastaj Xhebraili i solli njė enė me verė dhe njė enė me qumėsht dhe i la Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė zgjidhte. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjodhi qumėshtin dhe Xhebraili i tha: “Zgjodhe tė natyrshmen. Ti dhe Ymeti yt u udhėzuat pėr nė rrugė tė drejtė. Sikur tė kishe marrė verėn, do ta kishe ēuar nė humbje tėrė Ymetin tėnd.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Xhebrailin u ngjitėn pėr nė qiellin e kėsaj bote. Xhebraili kėrkoi tė hapej dera. Dera u hap dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa Ademin, babanė e njerėzimit. E pėrshėndeti atė me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen dhe e mirėpriti me shumė respekt dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė tė djathtė ishin ca hije, tė cilat, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shikonte, qeshnin; kėta ishin shpirtrat e tė gėzuarve. Nė tė majtė ishin ca hije, qė, kur i shikonte,qanin;kėta ishin shpirtrat e atyre qė kishin bėrė atė, qė nuk duhej ta bėnin. Pastaj u ngjitėn nė qiellin e dytė. Xhebraili kėrkoi t’u hapeshin dyert dhe ato iu hapėn. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa Jahjanė, birin e Zekeriasė dhe Isanė, birin e Merjemes, nėnat e tė cilėve ishin motra. I pėrshėndeti me “Selam!” dhe ata ia kthyen pėrshėndetjen, e pritėn shumė mirė dhe pranuan se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e tretė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Jusufin, tė cilit i kishtė rėnė hija e mirėsisė. E pėrshėndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrsėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e katėrt Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Idrisin. E pėrshėndeti me “Selam!”, ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e pestė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Harunin, birin e Imranit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e pėrshėndeti edhe atė me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Nė qiellin e gjashtė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u takua me Musanė, birin e Imranit (paqja qoftė mbi tė!). E pėrshėndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kaloi qiellin, ku ishte Musai (paqja qoftė mbi tė!), Musai qau. Dikush nga melekėt i tha: “Pėrse po qan?” “Qaj,- tha Musai, sepse nga ymeti i njė djali, qė u dėrgua profet pas meje, do tė hyjnė nė Xhenet mė shumė sesa nga ymeti im.” Pastaj Xhebraili me Profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjitėn nė qiellin e shtatė. Atje Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Ibrahimin (paqja qoftė mbi tė!). E pėrshėndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu pėrshėndetjen, e priti shumė mirė dhe pranoi qė Muhamedi ishte Profet. Ibrahimi e kishte mbėshtetur shpinėn te “Bejtul Ma’muri”, ku hyjnė ēdo ditė shtatėdhjetė mijė melekė. Ata hynin aty njė herė tė vetme. Mė pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjit tek Sidretul Munteha (Pema e Vetmuar). Gjethet e saj ishin si veshė elefanti, frutat e saj si shtamba tė mėdha. Aty erdhi njė dyshek prej ari. Me urdhrin e Allahut, Pemėn e mbuloi diēka e ēuditshme. Ajo ndryshoi krejtėsisht e asnjė krijesė e Allahut nuk mund ta pėrshkruajė bukurinė e saj. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjit drejt Allahut tė Madhėruar. U afrua tek Ai dy kutė a mė shumė. Dhe, Allahu i shpalli robit tė Vet. I caktoi detyrė atij dhe Ymetit tė tij pesėdhjetė namaze, nė njė ditė dhe natė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Musai (paqja qoftė mbi tė!). Ky e pyeti: “Pėr ēfarė tė urdhėroi Zoti yt?” Ai i tha: “Mė urdhėroi tė fal pesėdhjetė namaze.” Musai i tha: “Ymeti yt nuk ka mundėsi ta kryejė kėtė detyrė. Prandaj kthehu te Zoti yt dhe kėrkoji qė t’i pakėsojė.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Xhebraili, i cili ia bėri me shenjė tė shkonte, nė qoftė se dėshironte. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye tek Allahu dhe Ai ia zbriti dhjetė namaze. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi nga Musai (paqja qoftė mbi tė!) dhe ky e pyeti. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi, por Musai i bėri pėrsėri shenjė qė tė kėrkonte prapė prej Allahut pakėsim tė namazeve. Kėshtu, vazhdoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke shkuar nga Musai tek Allahu i Madhėruar, derisa Allahu i caktoi pesė namaze. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi pėrsėri nga Musai (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili i bėri shenjė pėrsėri qė tė shkonte tek Allahu dhe t’i kėrkonte edhe mė pakėsim tė namazeve. Musai tha: “Unė i kam provuar Benu Israilėt pėr detyra edhe mė tė lehta se pesė namazet, por u treguan tė dobėt dhe i braktisėn.” “Kam turp nga Zoti im t’i kėrkoj tė m’i pakėsojė edhe mė namazet,- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Jam i kėnaqur dhe i bindur.” Pasi, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u largua, iu bė thirrje nga Allahu: “E kam caktuar pėrfundimisht detyrėn pėr ju. Ua kam lehtėsuar robve tė mi detyrėn fetare. Unė i caktova atyre tė falin pesė namaze nė njė ditė dhe natė, por shpėrblimin do ta kenė sa pėr pesėdhjetė. Fjala ime nuk ndryshohet mė!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye brenda asaj nate nė Mekė. Nė mėngjes i njoftoi njerėzit pėr ēfarė i kishte treguar Allahu nga argumentet e Tij tė mėdha. Mirėpo, idhujtarėt e pėrgėnjeshtruan edhe mė shumė dhe i shtuan mundimet e fyerjet ndaj tij. Dikush prej tyre fishkėllente, e dikush vinte dorėn nė kokė i ēuditur. Disa tė tjerė shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanė ēfarė u kishte treguar Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Bekri u tha: "Nėse Profeti ka thėnė ashtu, ėshtė plotėsisht e vėrtetė." - A e beson ti kėtė?,- iu kthyen ata. -Unė i besoj atij pėr gjėra edhe mė larg mendjes se kjo. Unė i besoj atij pėr Zbulesėn qė i vjen nga qielli mėngjes e mbrėmje. Atėherė, Ebu Bekri u quajt “Es Siddik” (qė ėshtė shumė i ēiltėr). Femohuesit nisėn ta provonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata i kėrkuan qė t’ua tregonte pamjen e Shtėpisė sė Shenjtė, tė cilėn ai nuk e kishte parė kurrė mė parė. Allahu ia ēeli pamjen e ai filloi t’u tregonte atyre pėr tė. Ai ua pėrshkroi atyre xhaminė derė pėr derė dhe vend pėr vend. Kėshtu, ata nuk mundėn ta pėrgėnjeshtronin, prandaj thanė: “Pėrsa i pėrket pėrshkrimit, tha tė vėrtetėn.” Idhujtarėt e pyetėn Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr njė vargan, qė do tė vinte nga Shami dhe ai ua tregoi me saktėsi numrin e deveve qė ishin nė atė vargan, pėr kohėn kur do tė vinte vargani nė Mekė dhe devenė qė ecte pėrpara. Dhe ashtu qe vėrtet, por idhujtarėt nuk deshėn tjetėr veē mohimit. Nė mėngjes erdhi Xhebraili dhe i mėsoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mėnyrėn e faljes sė pesė namazeve dhe kohėt e tyre. Mė parė namazi ka qenė dy rekatė nė mėngjes dhe dy rekatė nė mbrėmje. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-08-06, 22:34   #32
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Islami u shpallet fiseve dhe individėve
Pasi e urdhėroi Allahu ta bėnte thirrjen pėr nė Islam hapur, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri zakon, qė, nė kohėn e Haxhit dhe gjatė ditėve kur arabėt kishin panairet e tyre, tė shkonte te fiset e tyre dhe t’i ftonte nė Islam. Nė kohėn e Paditurisė (para Islamit), ndėr tregjet e arabėve, tre qė ndodheshin afėr Mekės, ishin mė tė famshėm: Ukadhi, Mixheni dhe Dhul Mexhazi. Ukadhi ishte fshat. Ai ndodhej midis Nahles dhe Taifit. Aty arabėt bėnin tregti qė nė fillim tė muajit Dhul Ka’de e deri nė ditėn e njėzetė tė atij muaji. Pastaj shkonin nė Mixhen dhe bėnin tregti deri nė fund tė muajit Dhul Ka’de. Mixheni ėshtė nė luginėn Merrudhdhahram, poshtė Mekės. Dhul Mexhazi ndodhet prapa malit tė Arafatit, pra, prapa “Xhebelurr Rrahme” (Malit tė Mėshirės). Atje, arabėt ngrinin tregjet qysh nė fillim tė muajit Dhul Hixhxhe e deri nė ditėn e tetė tė atij muaji. Pastaj, merreshin me detyrat e Haxhit. Disa nga ata, tė cilėve i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėrkoi qė ta strehonin dhe ta ndihmonin, ishin: Benu Amir ibn Sa’saa, Benu Meharib ibn Hafsa, Benu Fizare, Gassan, Murreh, Benu Hanefije, Benu Selim, Benu Abes, Benu Nasir, Benu al Bikai, Kindeh, Kelib, Benu Harith ibn Ka’b, Adhrah, Hadharimah. Mirėpo ata nuk iu pėrgjigjėn kėrkesės sė tij. Mėnyrat se si ia kthyen, ishin tė ndryshme. Dikush, nuk pranoi me tė mirė. Dikush vuri si kusht qė, po tė pranonte ta strehonte dhe ta ndihmonte, tė ishte udhėheqės pas tij. Dikush tjetėr tha: “O Muhamed! Familja dhe tė afėrmit tė njohin mė mirė ty, prandaj nuk tė kanė ardhur pas.” Dikush tjetėr ia ktheu shėmtuar. Ndėr tė gjithė Benu Hanifėt, ithtarėt i Musejlme Kedhabit qenė mė tė kėqinjtė (nga ata qė refuzuan). Besimtarėt qė nuk ishin nga Meka Atėherė, kur thirrja pėr nė Islam po kalonte kohė tė vėshtirė nė Mekė, Allahu i Madhėruar kishte vendosur qė tė besonin disa burra, qė nuk ishin vendės. Ata burra ishin si njė grimcė shprese, qė ndriēoi errėsirėn e dėshpėrimit. Nga ata janė: 1. Suejd ibn Samiti. Ishte poet libian; banonte nė Jethrib (Medine) dhe quhej El Kamil (i Ploti), pėr nderin e tij dhe pėr poezinė e tij. Suejdi erdhi nė Mekė pėr Haxh ose pėr Umre dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ftoi pėr nė Islam. Suejdi i paraqiti tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urtėsitė e Lukmanit, kurse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i paraqiti atij Kuranin. 2. Iljas ibn Meadhi. Ishte njė djalė e ri nga banorėt e Jethribit. Erdhi nė Mekė nė fillim tė vitit 11-tė tė Profetėsisė, me njė delegacion tė fisit Eus, qė kėrkonin tė bėheshin aleatė me Kurejshėt kundėr fisit Hazrexh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi tek ata, i ftoi pėr nė Islam dhe u lexoi pjesė nga Kurani. Atėherė, Iljasi tha: “Pėr Zotin, ky Kuran ėshtė mė i mirė se ajo qė thoni ju.” Nė atė ēast, Ebu Hasiri, njėri nga anėtarėt e delegacionit, i hodhi dhč nė fytyrė Iljasit dhe i tha: “Na lėr rehat! Ne kemi ardhur kėtu pėr tjetėr gjė.” Iljasi heshti. Pasi u kthyen nė Jethrib, nuk vonoi shumė dhe ai vdiq. Por, para se tė vdiste, Iljasi thoshte vazhdimisht La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, el hamdu lil-lah, subhanallah. Kėshtu qė njerėzit e fisit tė tij u bindėn se ai vdiq mysliman. 3. Ebu Dherr el Giffariu. Ai mori vesh se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte profet i dėrguar nga Allahu, kur Suuejd ibn Samiti dhe Iljas ibn Meadhi e pėrqafuan Islamin. Prandaj, Ebu Dherri dėrgoi vėllanė e vet nė Mekė, qė tė shikonte si qėndronte e vėrteta dhe pastaj tė kthehej e ta njoftonte. Vėllai i tij shkoi nė Mekė dhe u kthye, por nuk solli gjė. Atėherė Ebu Dherri u nis vetė. Shkoi nė Mekė e hyri nė Xhaminė e Shenjtė. Aty qėndroi rreth njė muaj. Pinte ujė Zemzemi, i cili i zėvendėsonte edhe bukėn edhe ujin. Ai nuk pyeste njeri pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse trembej mos i ndodhte gjė. Pastaj, e mori Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe hyri me tė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Dherri kėrkoi nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’i tregonte ē’ishte Islami dhe ai ia tregoi. Ebu Dherri e pėrqafoi Islamin menjėherė. Pastaj shkoi te Xhamia e Shenjtė dhe tha: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i tij.” Nė atė ēast iu sulėn Kurejshėt dhe e rrahėn pėr vdekje, mirėpo e shpėtoi Abbasi. Nė mėngjesin e ditės sė nesėrme, Ebu Dherri shkoi pėrsėri nė Xhaminė e Shenjtė dhe dėshmoi, ashtu siē kishte dėshmuar ditėn e kaluar. Kurejshėt e rrahėn rėndė pėrsėri, ashtu siē e kishin rrahur ditėn e kaluar. Por Abbasi pėrsėri e shpėtoi, ashtu siē e kishte shpėtuar ditėn e mėparshme. Pastaj, Ebu Dherri shkoi atje ku banonin njerėzit e fisit tė tij, Benu Gaffarėt dhe, kur emigroi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine, emigroi edhe ai atje. 4. Tufejl ibn Amru Deusiu. Ishte poet libian dhe kryetar i fisit tė vet Deus, qė banonte nė anė tė Jemenit. Tufejli erdhi nė Mekė nė vitin e 11-tė tė profetėsisė. Banorėt e Mekės i dolėn pėrpara dhe e paralajmėruan qė tė mos e besonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Tufejli i zuri veshėt me pambuk, pėr tė mos e dėgjuar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur hyri nė Xhaminė e Shenjtė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte kthyer nga Qabja dhe po falte namaz. Aty Tufejli dėgjoi diēka nga Kurani. I pėlqeu shumė e tha me vete: “Unė jam intelektual dhe poet. E dalloj qartė tė mirėn nga e keqja. C’mė pengon mua ta dėgjoj kėtė njeri, ēfarė thotė? Po tė jetė gjė e mirė, ta pranoj; po tė jetė e keqe, nuk e pranoj.” Kur i Dėrguari i Allahut u kthye nė shtėpinė e vet, Tufejli i shkoi pas, i hyri nė shtėpi dhe i kėrkoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ia tregonte ēėshtjen plotėsisht. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i foli pėr Islamin e i kėndoi Kuran. Tufejli u bė mysliman dhe pohoi dėshminė e vėrtetė: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut pėr tė. Kur Tufjeli u afrua te njerėzit e vet, i ndriēoi fytyra. Tufejli iu lut Allahut qė t’ia ndryshonte fytyrėn. Atėherė, Allahu ia bėri dritėn e fytyrės autoritet. Hyri tek njerėzit e vet dhe i ftoi ata nė Islam. U bėnė myslimanė babai dhe gruaja e tij, ndėrsa njerėzit e tjerė u lėkundėn. Por, kur, pas marrėveshjes sė Hudejbijes, Tufejli mėrgoi pėr nė Medine, pati me vete shtatėdhjetė (thuhet edhe: tetėdhjetė) myslimanė nga njerėzit e tij. 5. Dhamad el Ezdiju. Ishte prej fisit Ezd, me origjinė nga Jemeni. Dhamadi lutej pėr shėrimin e njerėzve nga ēmenduria, xhindet dhe djajtė. Erdhi nė Mekė dhe dėgjoi mendjelehtėt, qė thoshin se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i ēmendur. Prandaj, vajti tek ai pėr ta shėruar. Por, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Falenderimi i takon vetėm Allahut. Atė falenderojmė dhe vetėm atij i kėrkojmė ndihmė. Atė, qė Allahu e udhėzon nė rrugė tė drejtė, askush nuk mund ta largojė; atė, qė Allahu e ka lėnė nė humbje, askush nuk mund ta udhėzojė nė rrugė tė drejtė. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ėshtė Njė e s’ka shok dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij.” Dhamadi kėrkoi t’i pėrsėriteshin kėto fjalė tri herė, pastaj tha: “Kam dėgjuar fjalėt e falltarėve, tė magjistarėve dhe tė poetėve, por nuk kam dėgjuar kurrė si kėto fjalėt e tua. Me tė vėrtetė, fjalėt qė the, kanė njė det kuptimesh. Jepma dorėn, tė tė jap besėn se kam pėrqafuar Islamin.” Islami nė Medine Nė vitin e 11-tė tė profetėsisė e pranuan Islamin edhe gjashtė tė tjerė nga njerėzit e Jethribit dhe qė tė gjithė nga fisi Hazrexh. Ata ishin: Es’ad ibn Zarare, Auf ibn Harith ibn Rifa’a (Auf ibn Afirai), Rafia ibn Malik ibn Axhlani, Kutba ibn Amir Ibnabij, Xhabir ibn Abdullah ibn Raibi. Nė vitin e 11-tė tė profetėsisė, kėta tė gjashtė shkuan nė Mekė pėr Haxh, bashkė me tė tjerė. Banorėt i Jethribit kishin dėgjuar nga jehudinjtė, nė luftra a nė grindje qė thoshin: “Ka ardhur koha qė tė dalė njė profet. Ne do t’u vrasim me atė profet, ashtu siē u vra Adi dhe Iremi.” Kur haxhinjtė ndodheshin nė fundin e Minasė, kaloi andej i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) natėn. I dėgjoi duke folur, u afrua tek ata dhe i pyeti: “Kush jeni ju?” Ata i thanė: “Jemi nga fisi Hazrexh.” -Ju jeni aleatė me jehudinjtė?,- iu kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). -Po. -A nuk doni tė rrini ca, qė tė bisedoj me ju? -Pėrse jo? U ulėn me tė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua shpjegoi mirė e mirė tė vėrtetėn e Islamit, u kėndoi Kuran dhe i ftoi pėr nė rrugėn e Allahut tė Madhėruar. Ata i thanė njėri-tjetrit: “Ju e dini pėr Zotin, se ėshtė ky profeti, pėr tė cilin kanė paralajmėruar jehudinjtė. Prandaj, le t’i besojmė atij, para se tė na e kalojnė jehudinjtė.” Njerėzit e fisit Hazrexh nxituan pėr tė pėrqafuar Islamin dhe i thanė Profetit: “Ne kemi lėnė njerėzit tanė nė Jethrib me armiqėsi dhe sherre midis tyre. E nėse Allahu do t’i bashkojė ata me fjalėn tėnde, nuk ka burrė mė tė lartė se ti nė botė.” Kėshtu, ata e pėrqafuan Islamin dhe i premtuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se do tė merreshin me thirrjen pėr nė fenė e tij dhe se do tė takoheshin me tė pėrsėri nė Haxhin e vitit tė ardhshėm. </SPAN>

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:35   #33
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Besėlidhja e Akabesė
Vitin tjetėr, qė ishte viti i 12-tė i profetėsisė, kur erdhi koha e Haxhit, mbėrritėn nė Mekė dymbėdhjetė burra, nga tė cilėt dhjetė ishin nga fisi Hazrexh dhe dy nga fisi Eus. Nga ata tė dhjetė tė fisit Hazrexh, pesė kishin qenė nė Mekė edhe vitin e kaluar, pėrveē Xhabir ibn Abdullah ibn Raibit. Pesė tė tjerėt ishin: Muadh ibn Harithi (Muadh ibn Afirai), Dhekuan ibn Abdul Kajsi, Ubade ibn Samiti, Jezit ibn Tha’lebe, Abas ibn Ubade ibn Nadle. Dy vetėt e fisit Eus ishin Ebu Hejthim ibn Tihani dhe Uuejm ibn Saide. Kėta 2 veta u ulėn me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Akabenė e Minasė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mėsoi atyre Islamin. U tha: “Ejani e mė jepni besėn se nuk do t’i vini Allahut shok, se nuk do tė vidhni, se nuk do tė bėni imoralitet, se nuk do t’i vrisni fėmijėt tuaj, se nuk do tė shpifni e nuk do tė mė kundėrshtoni mua nė punė tė mira. Kush nga ju e mban besėn, do tė ketė shpėrblim nga Allahu; kush nuk e mban besėn dhe Allahu ia mbulon kėtė gabim, ėshtė punė e Allahut, nė dashtė Ai e dėnon dhe nė dashtė, Ai ia fal.” Dėgjuesit, tė gjithė njėzėri i dhanė besėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė Jethrib bėhet thirrje pėr nė Islam Kur njerėzit, qė dhanė besėn u kthyen nė Jethrib, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi me ta edhe Mus’ab ibn Umejrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qė t’u kėndonte atyre Kuranin dhe t’u mėsonte atyre fenė. Kur arritėn atje, Mus’ab ibn Umejri shkoi tek Ebu Umame Es’ad ibn Zarare dhe tė dy u morėn me pėrhapjen e Islamit. Njėherė, kur ata tė dy ishin nė kopsht, kryetari i fisit Eus, Sa’ad ibn Muadhi i tha birit tė xhaxhait tė vet, Uejid ibn Hudhajrit: “A nuk po shkon tek ata dy burra, qė kanė ardhur kėtu e na shpėrfillin njerėzit tanė tė pafuqishėm. Mos i lėr ta bėjnė atė punė, qė kanė nisur.” Usejdi mori heshtėn dhe u drejtua nga ata tė dy. Sa e pa Es’adi, i tha Mus’abit: “Ky qė po vjen te ne, ėshtė i madhi i njerėzve tė vet dhe tė ėshtė drejtuar ty, prandaj foli tė vėrtetėn pėr Allahun!” Usejdi erdhi. Qėndroi nė kėmbė pėrpara tė dyve dhe tha: “Pėrse keni ardhur ju tė dy kėtu? Ju po na shpėrfillni njerėzit tanė tė pafuqishėm, po u prishni mendjen pėr tė pranuar Islamin. Largohuni qė kėtej dhe shkoni ku tė doni!” “Pėrse nuk rri pak qė tė dėgjosh atė qė themi,- i tha Mus’abi; nėse tė pėlqen pranoje; nėse nuk tė pėlqen, ne nuk do tė flasim mė pėr gjėra, qė nuk i pėlqen.” “Mirė the!,- i tha Usejdi. E nguli heshtėn nė tokė dhe u ul. Mus’abi i foli atij pėr Islamin dhe i kėndoi pjesė nga Kurani. Usejdi e pėlqeu Islamin, e pėrqafoi atė dhe dėshmoi tė vėrtetėn. Pastaj, Usejdi u kthye te njerėzit e vet dhe u mundua qė tė dėrgonte Sa’ad ibn Muadhin tek ata tė dy. “Unė fola me dy burrat,- tha ai, dhe pėr Zotin, nuk pashė ndonjė tė keqe tek ata. Unė i ndalova dhe ata mė thanė: “Bėjmė si tė duash ti.” Pastaj Usejdi i tha Sa’adit: “Thuhet se njerėzit e fisit Beni Harithe kanė dalė pėr tė vrarė Es’ad ibn Zararen, sepse ai ėshtė djali i tezes sate. Ata duan tė tė turpėrojnė ty.” Sa’adi u zemėrua dhe ashtu i zemėruar u ēua e shkoi tek ata tė dy. Mus’abi veproi me tė, ashtu siē veproi mė parė me Usejdin. Sa’adin e udhėzoi Allahu pėr nė Islam; ai e pėrqafoi Islamin dhe dėshmoi tė vėrtetėn. Mė pas u kthye te njerėzit e vet dhe tha: “O Benu Abdul Eshil! Si mė njihni mua ju?” Ata i thanė: “Ti je i pari ynė dhe mė i menēuri ynė.” “Unė nuk do tė flas me burrat tuaj dhe gratė tuaja,- foli ai, derisa ju t’i besoni Allahut dhe tė Dėrguait tė Tij.” Nė mbrėmje nuk mbeti burrė e grua pa pėrqafuar Islamin, pėrveē njėrit, qė quhej el Usajrim. Ai e pėrqafoi Islamin mė vonė, nė luftėn e Uhudit. Ai u bė mysliman dhe ra nė rrugėn e Allahut, pa pasur mundėsi tė bėnte edhe njė sexhde tė vetme pėr Allahun. Mus’ab ibn Umejri u kthye nė Mekė, para se tė vinte koha e Haxhit duke sjellė te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) sihariqe dhe fitore pėr Islamin. </SPAN>

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:35   #34
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Besėlidhja e dytė
Nė kohėn e Haxhit, nė vitin e 13-tė tė Profetėsisė, erdhėn shumė nga populli i Jethribit, myslimanė dhe idhujtarė. Myslimanėt kishin vendosur tė mos e linin tė Dėrguarin e Allahut tė vizitonte malet e Mekės; ata i kishin dhėnė fjalėn qė tė largonin prej tij ēdo gjė, qė mendonin se rrezikonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė, u lidhėn me tė fshehurazi dhe vendosėn qė tė bėnin njė mbledhje tė fshehtė nė mes tė ditėve tė Teshrikut, natėn, pranė Xhemrei Akabesė. Kur erdhi koha, myslimanėt fjetėn ashtu tė veshur, bashkė me njerėzit e tyre. Kur kaloi njė e treta e parė e natės, ata u zgjuan dhe i bėnė shenjė njėri-tjetrit qė tė largoheshin njė nga njė. Mė pas shtatėdhjetė e tre burra u mblodhėn tek Akabeja; gjashtėdhjetė e dy nga fisi Hazrexh dhe njėmbėdhjetė nga fisi Eus. Me ta ishin edhe dy gra; njėra quhej Nesibe, bija e Ka’bit nga fisi Benu Nexhar; tjetra ishte Esmaja, bija e Amrusit, nga fisi Benu Seleme. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi tek ata bashkė me xhaxhanė e vet, Abas ibn Mutalibin, i cili ishte ende nė fenė e fisit tė vet, por donte qė tė merrte pjesė nė punėt e djalit tė vėllait tė vet, Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe t’i besonte atij. I pari e mori fjalėn Abasi: “I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė i nderuar nė popullin e vet dhe nė vendin e vet. Nė qoftė se mendoni se do ta mbani fjalėn pėr ēka ju ka thirrur ai dhe ta mbroni nga ata qė e kundėrshtojnė, jini burra dhe kini mirėsi nga Allahu pėr pėrgjegjėsinė qė keni; pėrndryshe lėreni atė qė tani.” E mori fjalėn Berai ibn Ma’ruri: “Ne do ta mbajmė fjalėn e ēiltėrinė. Ne flijojmė shpirtrat tanė pėr tė Dėrguarin e Allahut, prandaj fol o i Dėrguari i Allahut dhe merr pėr veten tėnde dhe pėr Zotin tėnd ē’tė duash.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) foli, kėndoi pjesė nga Kurani, i thirri pėr nė Islam dhe pėr nė rrugėn e Zotit tė vet. Ai vuri disa kushte: 1. Tė adhuronin vetėm Allahun dhe tė mos i vinin shok askėnd dhe asgjė. Kur ata e pyetėn: “Pėr ēfarė tė tė japim besėn ty”, ai i tha qė: 2. Tė dėgjonin dhe tė bindeshin, nė punė dhe nė dembeli. 3. Tė jepnin nga pasuria e tyre nė kohė tė vėshtirė dhe nė kohė tė qetė. 4. Tė urdhėronin pėr punė tė mira dhe tė ndalonin nga punėt e kėqija. 5. Tė zbatonin fenė pėr hir tė Allahut dhe tė mos trembeshin nga qortimet e dikujt pėr kėtė. 6. Tė ndihmonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur tė shkonte tek ata, ta mbronin atė siē mbronin vetet e tyre, gratė e tyre dhe fėmijėt e tyre. Kėshtu, do tė hynin nė Xhenet. Nė kumtimin e Ubades thuhet: “Ne i dhamė fjalėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se punėt do t’i ndėrmerrte ai, qė ishte i aftė.” Berai ibn Ma’ruri i dha dorėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “Po! Pėr atė Zot, qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, ne do tė tė mbrojmė ty, ashtu siē mbrojmė nderin tonė. Ne, pėr Zotin, jemi bij tė luftės dhe armėt i kemi trashėguar brez pas brezi.” Fjalėn e ndėrpreu Ebu el Hejtham ibn Tihani: “O i Dėrguari i Allahut! Midis nesh dhe burrave qė dhanė fjalėn ka besė e lidhje dhe kėtė besė do ta mbajmė, por na thuaj nėse Allahu bėn qė tė triumfosh ti, kur tė kthehesh pėrsėri tek populli yt dhe tė na braktisėsh ne, ēdo tė ndodhė?” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) buzėqeshi: “Gjaku ėshtė gjak dhe vdekja ėshtė vdekje25. Unė jam juaji dhe ju jeni tė mitė. Unė luftoj atė, qė luftoni ju dhe bėj paqe me atė, qė bėni ju.” Nė atė ēast kritik, u ēua Ubade ibn Nadile: “A e dini se pėr ēfarė po i jepni besėn kėtij burri?,- tha ai. Po i jepni besėn qė do tė luftoni kundėr lėkurėkuqve e kundėr lėkurėzinjve; ndoshta do t’u humbin pasuritė tuaj dhe do t’u vritet paria juaj. Nėse mendoni se po t’ju vinė kėto vėshtirėsi tė mėdha, ta dorėzoni Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) atėherė, dorėzojeni qė tani e mos i jepni siguri se do ta mbroni, ndryshe do t’ju mbetej turpi i madh nė kėtė botė dhe nė Botėn Tjetėr. Nėse merrni pėrsipėr ta mbroni atė, edhe nėse u shkatėrrohet pasuria edhe nėse tė parėt tuaj vriten, atėherė mbrojeni atė. Pėr Zotin, kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė kėtė botė dhe nė Botėn tjetėr.” “Ne e marrim nė mbrojtje Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!),- iu pėrgjigjėn ata, edhe nėse pasuritė tona humbasin, edhe nėse paria jonė vritet. Por, ē’mbetet pėr ne o i Dėrguari i Allahut?” “Xheneti”,- iu pėrgjigj ai.” “Na e jep pra dorėn tėnde,- iu drejtuan ata, tė tė japim besėn tonė.” Ai u dha dorėn dhe ata u ēuan t’i jepnin besėn. Es’ad ibn Zarare ia dha dorėn duke thėnė: “Prisni pak o njerėzit e Jethribit! Ne nuk i lodhėm devetė tona vetėm pėr tė ardhur kėtu. Ne tė gjithė e dinim se ky ėshtė i Dėrguari i Allahut. Ta nxjerrim atė sot nga Meka, do tė thotė t’u largohemi tė gjithė arabėve; do tė thotė tė vriten mė tė mirėt prej nesh; do tė thotė se shpatat do tė vringėllojnė egėrsisht. Nėse ju i duroni tė gjitha kėto, merreni nė mbrojtje Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pėr kėtė do tė keni shpėrblim tė madh nga Allahu. E nėse keni frikė pėr veten tuaj, lėreni atė sepse, ky do tė jetė shfajėsimi mė i mirė pėr ju tek Allahu.” “O Sa’ad,- iu kthyen ata. Largoje dorėn tėnde, pėr Zotin ne nuk e lėmė kėtė besėlidhje kurrė.” Ata u ēuan njė nga njė dhe i dhanė besėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). E, Sa’ad ibn Zarare (sipas thėnies mė tė saktė) qe i pari qė i dha besėn. (Thuhet edhe se i pari ka qenė Ebu Hejthem ibn Tihani. Dikush tjetėr ka thėnė se i pari qe Bera' ibn Ma’ruri.) Dy gratė e dhanė besėn me fjalė, pa i dhėnė dorėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Dymbėdhjetė komandantėt Pas besėlidhjes, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėrkoi prej tyre qė tė caktonin dymbėdhjetė komandantė, tė cilėt tė merrnin pėrgjegjėsinė. Ata caktuan nėntė veta nga fisi Hazrexh dhe tre nga fisi Eus. Nga fisi Hazrexh ishin: Sa’ad ibn Ubade ibn Delim, Es’ad ibn Zarare ibn Adis, Sa’ad ibn Rabia ibn Amru, Abdullah ibn Revana bin Tha'lebe, Rafia ibn Malik ibn Axhlani, Berai ibn Ma’rur ibn Sahar, Abdullah ibn Amru ibn Haram, Ubade ibn Samit ibn Kajsi, Mundhir ibn Hanisi. Nga fisi Eus ishin: Usejd ibn Hudajr ibn Semak, Sa’ad ibn Hajthime ibn Harith, Rifa’a ibn Abdul Mundhir ibn Zubejri (thuhet edhe Ebul Hejthem ibn Tihani). Pasi u bė zgjedhja e tyre, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Ju jeni dorėzanė pėr popullin tuaj, ashtu siē ishin hauarijunėt26 pėr Isanė, birin e Merjemes. Edhe unė jam dorėzanė i popullit tim.” Ata u pėrgjigjėn: “Po!” Besėlidhja e dytė nė Akabe ėshtė, me tė vėrtetė, besėlidhja mė e madhe dhe mė e rėndėsishme nė jetėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo ndryshoi rrjedhėn e ngjarjeve dhe vijėn e historisė. Kur u larguan njerėzit, njė nga djajtė mori vesh pėr Besėlidhjen. Ai filloi tė bėrtiste me sa fuqi kishte. Kurrė nuk ishte dėgjuar njė thirrje e tillė. Britma e tij ishte: “O banorėt e kėtyre shtėpive. A e dini se ē’bėnė Muhamedi dhe ata qė kanė dalė nga feja bashkė me tė? Ata u mblodhėn pėr t’ju luftuar.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu pėrgjigj: “O armiku i Allahut, betohem pėr Allahun, se do t’i laj hesapet me ty.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi shokėt e besėlidhjes qė tė shkonin te plaēkat e tyre. Ata shkuan atje dhe fjetėn deri nė mėngjes. Nė mėngjes, Kurejshėt erdhėn te ēadrat e njerėzve tė Jethribit, pėr tė kundėrshtuar vendimin qė ishte marrė. Aty idhujtarėt e Jethribit, tė cilėt kishin ardhur me ata qė dhanė besėn, thanė se nuk ishte i vėrtetė lajmi pėr besėlidhjen dhe se nuk kishte ndodhur gjė. Myslimanėt, qė nė mbrėmjen e kaluar, u ngritėn nga gjumi fshehurazi, pėr tė shkuar nė mbledhjen e Besėlidhjes, heshtėn. Kurejshėt u besuan idhujtarėve tė Jethribit dhe u kthyen tė dėshpėruar nė shtėpitė e tyre. Mė nė fund, Kurejshėt u siguruan se lajmi i besėlidhjes ishte i vėrtetė. Kalorėsit kurejshė nxituan tė kėrkonin banorėt e Medines dhe nė vendin e quajtur Edhahir arritėn Sa’ad ibn Ubaden dhe Mundhir ibn Amrunė. Mundhiri ishte shumė i shpejtė dhe nuk e kapėn dot. Sa’din e kapėn, e lidhėn, e rrahėn dhe e tėrhoqėn prej flokėsh, derisa e futėn nė Mekė. Aty e shpėtuan Mutaim ibn Adij dhe Harith ibn Harbi, sepse Sa’adi u ishte bėrė dorėzanė pėr varganin qė ishte nė Medine. Ensarėt deshėn tė ktheheshin pėrsėri nė Mekė pėr tė shpėtuar Sa’adin, por, ja Sa’adi u duk nė rrugė. Ata vazhduan rrugėn pėr nė Medine dhe arritėn shėndoshė e mirė. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:36   #35
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hixhreti-Imigrimi
Pas besėlidhjes sė dytė tė Akabesė, tė gjithė myslimanėt nisėn tė shpėrnguleshin nė Medine. Disa nga shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin shpėrngulur atje pėrpara Besėlidhjes. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i qe shfaqur nė ėndėrr vendi, ku do tė shpėrnguleshin myslimanėt dhe pėr kėtė ai u tha: “Kam parė nė ėndėrr se u shpėrngula nga Meka nė njė tokė, ku kishte hurma. Unė kujtova se ishte Jamami ose Hexheri, por ajo ishte Medinia, Jethribi!” Nė njė kumtim tjetėr thuhet: “Mua mė ėshtė treguar vendi i shpėrnguljes suaj midis dy malesh. Ai vend do tė jetė ose Hexheri ose Jethribi.” I pari, qė u shpėrngul nė Medine, ishte Ebu Seleme Mahzumiu, bashkėshorti i Umu Selemes. Ai u nis me bashkėshorten dhe tė birin pėr nė Medine, por njerėzit e sė shoqes i thanė asaj tė mos shkonte me Ebu Selemenė nė Medine. Njerėzit e Ebu Selemes nuk e lanė tė ėmėn tė merrte birin e saj me vete. Kėshtu, Ebu Selemeja shkoi vetėm nė Medine. Kjo ndodhi njė vit pėrpara Besėlidhjes sė Akabesė. Afėrsisht pas njė viti u lirua edhe bashkėshortja e Ebu Selemes. Ajo shkoi pas tij nė Medine. Pas Ebu Selemes, u shpėrngulėn nė Medine edhe Amir ibn Rabia me tė shoqen, Lejlanė, bijėn e Ebi Hathmes dhe Abdullah ibn Umi Mektumit. Pas Besėlidhjės sė Akabesė, myslimanėt filluan tė imigronin fshehurazi pėr nė Medine, sepse u trembeshin kurejshėve. Ata vazhduan kėshtu, derisa emigroi Omer ibn Hatabi, i cili doli hapur kundėr kurejshėve dhe askush prej tyre nuk guxoi t’i dilte pėrpara. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arriti nė Medine me njėzet nga Sahabet e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, myslimanėt u shpėrngulėn tė gjithė nė Medine. Atje u kthyen edhe ata, qė kishin emigruar nė Habeshe (Abisini). Nė Mekė nuk mbeti njeri tjetėr, pėrveē Ebu Bekrit, Aliut, Suhejb ibn Harithes dhe pak veta nga ata qė ishin tė pafuqishėm e nuk mund tė shpėrnguleshin. Ndėrkohė, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u pėrgatit pėr tė imigruar, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Mos u nxito! Unė lutem qė Allahu tė mė japė leje pėr imigrim.” Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: “Vėrtet lutesh pėr kėtė?” “Po.”,- iu pėrgjigj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, Ebu Bekri u pėrmbajt, me qėllim qė ta shoqėronte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėrgatiti dy devetė e veta mė tė mira, tė cilat i ushqente ēdo ditė me gjethe samiri28. Kėshtu, Ebu Bekri u bė gati pėr tė imigruar. Kurejshėt vendosin tė vrasin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Kurejshėt u tėrbuan, kur panė se myslimanėt gjetėn njė vend tė sigurt dhe tė mbrojtur. Ata e konsideruan shpėrnguljen dhe tubimin e myslimanėve nė Medine rrezik pėr fenė e tyre, pėr qenien e tyre dhe pėr tregtinė e tyre. U mblodhėn nė Shtėpinė e Kėshillimit, tė enjten, nė mėngjesin e 26 Saferit, tė vitit tė 14-tė tė profetėsisė, pėr tė studiuar planin e asgjėsimit tė atij rreziku e sidomos, tani qė i zoti i thirrjes pėr nė Islam, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej ende nė Mekė dhe kishin frikė mos u ikte qė andej nga ēasti nė ēast. Nė atė mbledhje erdhėn mė tė njohurit e parisė sė kurejshėve. Erdhi edhe djalli, nė pamjen e njė plaku tė njohur nga Nexhdi dhe kėrkoi leje pėr tė hyrė. E lejuan. U shtrua ēėshtja dhe filluan diskutimet. Ebu el Esuedi tha: - Ta nxjerrim nga trualli ynė dhe tė rregullojmė punėt tona e tė mos i kushtojmė rėndėsi ku shkon ai. Plaku i Nexhdit, Djalli tha: - Ju e shikoni qė Muhamedi flet mirė; ai flet ėmbėl dhe ndikon nė zemrat e njerėzve. Po e latė tė lirė, ai mund tė shkojė nė vendbanimet arabe dhe njerėzit do tė tubohen rreth tij. Ata do tė bėhen me tė dhe do tė vijnė e do t’ju pushtojnė ju dhe do tė bėjnė me ju ē’tė duan. Shikoni pėr ndonjė mendim tjetėr. Ebu Bahteriu: - Ta burgosim dhe t’ia mbyllim derėn, derisa tė vdesė. Plaku i Nexhdit: - Pėr Zotin, nė qoftė se e burgosni Muhamedin, do ta marrin vesh shokėt e tij, tė cilėt e duan atė mė shumė se prindėrit dhe se fėmijėt e tyre; unė kam frikė mos ju vėrsulen, e nxjerrin atė nga burgu dhe ju mposhtin pėr sė keqi. Prandaj, shikoni ndonjė mendim tjetėr. I mallkuari, Ebu Xhehli: - Unė kam njė mendim, qė juve ende nuk ju ka rėnė nė mend. Tė zgjedhim nga secili fis nė Mekė nga njė djalė tė ri, tė fuqishėm, me prejardhje tė mirė e tė shkathėt. Secilit prej tyre t’i japim njė shpatė tė mprehtė dhe le ta godasin Muhamedin si njė trup i vetėm e ta vrasin atė. Kėshtu, gjaku i tij do tė shpėrndahet nėpėr fiset dhe Benu Abdu Menafėt nuk mund tė bėjnė luftė me tė gjithė kurejshėt. Ata do tė mjaftohen me dėmshpėrblimin dhe ne do t’ua japim atė. Plaku i Nexhdit: - Fjalė ėshtė fjala e kėtij burri. Nuk ka mendim si ky, qė u tha.” Tė gjithė e pranuan kėtė mendim. Ata u shpėrndanė dhe u pėrgatitėn pėr zbatimin e kėtij vendimi. Vendimi i kurejshėve dhe vendimi i Allahut tė Madhėruar Mbledhja ishte tepėr e fshehtė; kėshtu do tė ishin edhe lėvizjet e pėrditshme tė kurejshėve. Nuk duhej tė ndryshonin zakonet a veprimet e njerėzve, me qėllim qė tė mos e nuhaste askush erėn e komplotit dhe tė rrezikut. Askujt nuk do t’i shkonte ndėrmend se nė errėsirėn e natės do tė kishte njė tė keqe tė tillė. Kėshtu do tė vepronin kurejshėt, me qėllim qė t’i mashtronin njerėzit. Por ata nuk mund tė mashtronin Allahun. Allahu ua mbylli rrugėn, kur ata nuk e prisnin. Xhebraili zbriti dhe e njoftoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr komplotin e kurejshėve dhe e lejoi qė tė shpėrngulej. I caktoi edhe kohėn kur do tė nisej dhe i tregoi planin e kundėrpėrgjigjes ndaj kurthit tė kurejshėve: “Sonte mos fli nė shtratin ku ke fjetur mė parė”,- i tha Xhebraili. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga shtėpia nė mes tė ditės, kur njerėzit po pushonin nėpėr shtėpitė e tyre dhe shkoi tek Ebu Bekr Es Sidiku. Aty caktoi planin pėr imigrim. Pėrgatiti mirė dy devetė dhe pagoi Abdullah ibn Erhajd el Lejthin, qė ishte nė fenė e kurejshėve, qė ta kishin udhėrrėfyes. Abdullahu i njihte shumė mirė rrugėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e lanė tė takoheshin me tė nė malin Theur, pas tri netėsh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi punėt e tij tė pėrditshme, si zakonisht, nė mėnyrė qė askush tė mos e kuptonte se ai po pėrgatitej tė emigronte a pėr ēfarėdo pune tjetėr e tė mbrohej nga ajo, qė kishin vendosur kurejshėt. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte bėrė zakon tė flinte nė fillim tė natės, pas namazit tė jacisė, kurse nė gjysmėn e fundit tė natės shkonte te Xhamia e Shenjtė dhe falte namazin e natės. Atė natė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Aliun nė shtratin e vet dhe i tha atij se nuk do t’i ndodhte asgjė e keqe. Kur ra nata dhe njerėzit ranė nė gjumė, erdhėn komplotistėt fshehurazi te shtėpia e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e rrethuan atė. Aty, nė shtratin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) panė Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tė mbėshtjellė me njė pelerinė tė gjelbėr. Menduan se ishte Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filluan tė krenoheshin e tė mburreshin. Pritėn sa tė ēohej, qė t’i vėrsuleshin e ta vrisnin. Allahu i Madhėruar ua dha idhujtarėve pėrgjigjen e kurthit, qė kurdisėn kundėr Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), duke thėnė: “Ata qė nuk besuan, thurnin kurthe kundėr teje tė tė ngujonin ty, tė tė vrisnin ose tė tė dėbonin. Ata bėnin plane dhe Allahu i asgjėsonte, se Allahu ėshtė mė i Miri Asgjėsues i dredhive.” (8:30)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:37   #36
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Dalja e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga shtėpia I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga shtėpia e vet, kur idhujtarėt e kishin rrethuar atė, hodhi ca dhé mbi kokat e tyre, duke kėnduar ajetin: “Ne kemi vėnė pėrpara tyre e prapa tyre mbulesė dhe ua kemi zėnė sytė, prandaj ata nuk shohin.” (36:9) Allahu ua mori shikimin atyre dhe ata nuk e kuptuan se ē’ndodhi. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te shtėpia e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), dolėn nga dera e prapme dhe arritėn nė shpellėn e malit tė Theurit, rreth tetė kilometra larg nga shtėpia nė drejtim tė Jemenit, para se tė lindte dielli. Tri net nė shpellėn e Theurit Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arritėn te shpella. I pari hyri Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), me qėllim qė nė qoftė se kishte ndonjė rrezik, ta pėsonte ai dhe jo i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) gjeti aty shumė vrima, tė cilat i zuri me cepat e pelerinės sė tij, pėrveē dy a tri vrimave, tė cilat i zuri me kėmbė. Pas tij hyri i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe fjeti nė prehėr tė Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Pas pak Ebu Bekrin e pickoi diēka nė kėmbė, por ai nuk lėvizi. Mirėpo lotėt e dhembjes i binin nė fytyrė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai u zgjua dhe e pyeti Ebu Bekrin: “Cfarė ke?” “Diēka mė kafshoi,- iu pėrgjigj ai, e unė do tė flijoja nėnė e baba pėr ty.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i vuri pak pėshtymė nė vendin e kafshuar dhe atij i pushoi dhembja. Ata qėndruan nė Shpellė tri net. Me ta flinte edhe Abdullah ibn Ebu Bekri, i cili ishte njė djalė shumė i zgjuar dhe i shkathėt. Nė mėngjes ai dilte nga shpella dhe e zinte agimi tek kurejshėt, duke lėnė tė kuptohej se kishte bujtur nė Mekė. Abdullahu i dėgjonte planet e Kurejshėve dhe e njoftonte Pejgamberin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), kur binte errėsira. Amir ibn Fehiri ishte skllavi i Ebu Bekrit. Ai ruante delet dhe u sillte qumėsht nė shpellė natėn. Para se tė dilte drita, ecte me delet mbi gjurmėt e Abdullah ibn Ebu Bekrit. Djemtė e kurejshėve pritėn deri nė mėngjes rreth shtėpisė sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė ai tė ēohej nga gjumi dhe tė dilte nga shtėpia. Nė mėngjes u ēua Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nga shtrati i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ra nė duart e tyre. Ata e pyetėn pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai u tha: “Nuk di gjė pėr tė.” Atėherė, ata e rrahėn, e tėrhoqėn deri te Qabja dhe e mbajtėn njė orė, por nuk u bėri dobi. Pastaj vajtėn te shtėpia e Ebu Bekrit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pyetėn bijėn e tij, Esmanė por edhe ajo u tha: “Nuk e di.” Atėherė, Ebu Xhehli i ndyrė e gotiti aq fort, sa asaj i ranė vathėt e veshėve. Pastaj dėrguan njerėz nė ēdo anė, qė tė kėrkonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnqur me tė!). I premtuan njėqind deve ēdo njeriu, qė do tė sillte ata tė dy, tė gjallė ose tė vdekur. Njerėzit qė kėrkonin, arritėn deri te hyrja e Shpellės. Ata u afruan aq pranė, saqė sikur ndonjėri prej tyre ta ulte kokėn, do t’i shikonte ata tė dy nė shpellė. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i shikoi ata dhe u trondit shumė, sepse mendonte pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mirėpo, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “O Ebu Bekėr! Si shqetėsohesh ti pėr dy veta, kur Allahu ėshtė i treti i tyre? Mos u tremb! Allahu ėshtė me ne.” Rrugės pėr nė Medine Natėn e sė hėnės, nė fillim tė muajit Rabiul Euel, nė vitin e parė tė Hixhretit erdhi udhėrrėfyesi, Abdullah ibn Erikat Lejthi me dy deve te Mali Theur, ashtu siē e kishin lėnė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u nisėn qė andej. Ata i shoqėroi edhe Amir ibn Fehire. Udhėrrėfyesi ndoqi njė rrugė qė shkelej rrallė. I drejtoi ata pėr nė jug, nė drejtim tė Jemenit, derisa u larguan shumė; pastaj, drejt perėndimit, nga bregu i Detit tė Kuq, pastaj drejt veriut nė afėrsi tė bregdetit. Ata udhėtuan atė natė dhe tė nesėrmen deri nė gjysmėn e ditės, kur rruga nuk kishte mė njerėz. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pushoi nėn hijen e njė shkėmbi, ndėrsa Ebu Bekri hetonte rreth e qark. Aty erdhi njė bari me delet e tij. Ebu Bekri i kėrkoi ca qumėsht. Ai i moli delet dhe u dha qumėsht. Kur u zgjua Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Bekri i dha pjesėn e vet tė qumėshtit dhe ai u kėnaq. Pastaj, nisėn udhėtimin pėrsėri. Ditėn e dytė tė udhėtimit arritėn nė dy stanet e Umu Ma’bedit, nė vendin e quajtur Kadid, rreth 130 kilometra larg Mekės. Pranė njė stani ishte njė dele e rraskapitur, qė nuk mund tė shkonte me tė tjerat dhe nuk kishte asnjė pikė qumėsht. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi leje Umu Ma’bedit qė ai ta milte vetė delen. Ajo i dha leje Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe kur e moli ai, ajo dha aq qumėsht sa u mbush njė enė e madhe, tė cilėn mezi e mbanin disa veta. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha nga ai qumėsht nėnės sė Ma’bedit, derisa ajo nuk deshi mė. Pastaj, ai u dha shokėve tė vet e edhe ata u ngopėn. Nė fund, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) piu vetė. Ai e moli pėrsėri delen, e mbushi enėn me qumėsht dhe ia la Umu Ma’bedit. Pastaj u larguan. Erdhi burri i saj. U habit kur shikoi tėrė atė qumėsht dhe e pyeti tė shoqen si ishte puna. Ajo ia tregoi ngjarjen dhe ia pėrshkroi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga koka deri te kėmbėt, i tregoi hollėsisht se si fliste ai e ēdo gjė tjetėr qė kishte tė bėnte me tė. “Pėr Zotin,- i tha, ky ėshtė ai qė kėrkojnė kurejshėt. Kėtė kam dashur ta shoqėroj unė. E, po e gjeta mundėsinė, do ta bėj kėtė gjė.” Ditėn e tretė, njerėzit e Mekės dėgjuan njė zė qė vinte nga ana e poshtme e shkonte deri nė anėn e sipėrme tė saj. Ata ndoqėn zėrin, por nuk e panė kush ishte ai qė fliste. Zėri thoshte: Allahu, Zoti i njerėzve i shpėrbleftė sa mė mirė Ata tė dy, qė kaluan ēadrat e Umu Ma’bedit! Ata tė dy kanė ardhur me mirėsi dhe me tė kanė shkuar Vėrtet, ėshtė i lumtur ai, qė Muhamedin ka shoqėruar. O fisi i Kusajit, sa ju kanė ikur juve me largimin e tij; Ju kanė ikur mirėsi, qė s’mund t’i bėjė askush pėrveē tij. Le tė gėzohen fisi i Ka’bit pėr vajzėn e tyre, Ajo myslimanėt i ndihmoi nė ēdo mėnyrė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kaluan Kadidin. Atyre u ishte vėnė pas Suraka ibn Malik ibn Xha’shi el Mudlixhi, i cili shpresonte nė shpėrblimin e kurejshėve. Hipur mbi kalė Suraka po ecte me shpejtėsi nė drejtim tė tyre. Kur u afrua disi tek ata, kali i Surakės rrėshqiti dhe ai ra nga kali. Pastaj, u ēua dhe hodhi fall29: t’i godiste apo jo? Por falli nuk i doli ashtu siē dėshironte ai. Megjithatė Suraka nuk pyeti pėr fallin, por i hipi kalit dhe u nis. U afrua tek ata aq shumė, sa dėgjonte kėndimin e Kuranit nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili nuk po shikonte rreth e qark; kurse Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vėshtronte sa majtas djathtas. Kalit tė Surakės i humbėn kėmbėt nė tokė, deri nė gjunjė dhe Suraka ra nga kali. E tėrhoqi kalin dhe ai u ēua, por me vėshtirėsi ia nxori kėmbėt nga toka. Pas shumė pėrpjekjesh, kali i nxorri kėmbėt plotėsisht. Nga dheu i kėmbėve tė kalit u ēua njė pluhur qė u ngjit nė qiell si tym. Suraka hodhi fall pėrsėri. I doli ashtu siē dėshironte dhe nė zemėr i hyri njė trishtim i madh. Ai e kuptoi se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do tė triumfonte, prandaj u thirri atyre: “Mė prisni, se nuk do t’ju bėj asgjė tė keqe!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u ndalėn dhe e pritėn atė. Suraka i foli Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ēfarė kishin vendosur kurejshėt dhe pėr ēfarė donin t’u bėnin atyre. Suraka i tregoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ushqimin e plaēkat qė kishte me vete. “Merr sa tė duash”,- i tha. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk mori asgjė prej tij. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi Surakas qė tė mos u thoshte gjė njerėzve nė Mekė pėr tė dhe pėr Ebu Bekrin. Pastaj Suraka kėrkoi qė tė shkruhej njė dėshmi (qė Muhamedi nuk do ta dėmtonte, sidoqė tė vinte puna). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Amir ibn Fehiren ta shkruante atė. Ai e shkroi nė njė copė lėkurė tė regjur. Suraka u kthye pėr nė Mekė. Kė takonte nė rrugė nga ata, qė kėrkonin Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u thoshte: “Unė u them me saktėsi qė Muhamedi nuk ka kaluar kėndej.” Kėshtu, ndjekėsit ktheheshin mbrapsht. Nė rrugė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takoi Burejde ibn Hasib Eslemiun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me shtatėdhjetė kalorės. Ata tė gjithė u bėnė myslimanė. Nė Batn Rijm, Profetin dhe Ebu Bekrin i takoi Zubejr ibn Auami me njė vargan myslimanėsh, qė po vinte nga Shami (Siri). Zubejri i veshi tė dy me rroba tė bardha. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:40   #37
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Qėndrimi nė Kuba

Ditėn e hėnė, mė 8-tė tė muajit Rabiul Euel, nė vitin e 14-tė tė profetėsisė e viti i parė i Hixhretit (emigrimit), Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Kuba. Sa e dėgjuan qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nisur nga Meka nė Medine, njerėzit e Medines dilnin ēdo mėgjes nė Harre, pėr ta pritur atė. Qėndronin nė atė vend, derisa shtrėngonte vapa. Njė ditė, pasi pritėn gjatė, u kthyen nė shtėpitė e tyre. Por, sa hynė nėpėr shtėpi, rastisi qė njė burrė jehudi, i cili kishte njė punė tė tijėn nė njė nga kodrat e Medines, papritmas pa tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij. Ata ishin me rroba tė bardha dhe sa vinin e dukeshin mė qartė. Jehudiu nuk e pėrmbajti veten dhe thirri me zė tė lartė: “O arabė! Ja fati juaj qė prisni!” Myslimanėt menjėherė kapėn armėt. U dėgjuan zhurmat dhe fjalėt e tyre: “Allahu Ekber” (Allahu ėshtė mė i Madhi). Brohorisnin nga gėzimi pėr ardhjen e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe si vetėtima dolėn pėr ta takuar nė anėn tjetėr tė Harres. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u takua pėrzemėrsisht me myslimanėt dhe bashkė me ta vazhdoi rrugėn nga e djathta. Pastaj, sė bashku shkuan e qėndruan tek Benu Amru ibn Aufi, nė Kuba. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ul dhe ndenji nė heshtje. Erdhėn ensarėt (banorėt vendės) qė nuk e kishin parė ndonjėherė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pėrshėndetėn Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), sepse mendonin qė ai ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), meqėnėse atij i kishin filluar thinjat nė kokė. Por, kur i ra dielli tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u ēua Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i bėri hije me pelerinėn e vet. Atėherė, njerėzit e njohėn tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Kuba, te Kulthum ibn Hedmi. Thuhet edhe se ka qėndruar te Sa’ad ibn Hajthime. Nė Kuba ka qėndruar katėr ditė. Gjatė atyre ditėve ngriti xhaminė e Kubasė dhe aty ka falur namazet. Ditėn e pestė tė qėndrimit, qė ishte ditė e Xhuma, me lejen e Allahut, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė deve dhe me Ebu Bekrin pas, shkoi tek tezet e tij, nė fisin Beni Nexhxhar. Njerėzit e atij fisi erdhėn pėr ta pritur me nderim dhe secili prej tyre mbante me vete shpatė. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ecte drejt Medines, ndėrsa njerėzit shkonin anash tij. Kur arriti te fisi Beni Salim ibn Auf, ishte koha e namazit tė Xhumasė. U mblodhėn rreth 100 veta luginėn Kuba dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali me ta namazin e Xhumasė. </SPAN>
Safijurrahman el-Mubarekfuri

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:41   #38
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nė Medine

Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u drejtua pėr nė Medine. Shumė njerėz kishin dalė nėpėr rrugė pėr ta pritur. Ushtonin shtėpitė dhe rrugėt nga zėri i njerėzve “Allahu Ekber, el Hamdu lil-lah, Subhanallah” (Allahu ėshtė mė i Madhi; Falenderimi i takon Allahut; Allahu ėshtė larg tė metave). Dolėn edhe gratė, fėmijėt, tė rinjtė e tė rejat. Ata kėndonin: Lindi hėna e plotė pėrmbi ne Nga vendi, ku njerėzit pėrcjellim ne; E kemi detyrė Allahun tė falenderojmė Pėr sa kohė qė nė botė tė rrojmė O Profet, i dėrguar nga Allahu pėr ne, Na ke ardhur me fenė qė do tė ndjekim ne. Sa herė qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pranė ndonjė shtėpie ensarėsh, njerėzit e shtėpisė e kapnin devenė e tij pėr kapistre dhe thoshin: “Eja e qėndro kėtu, sepse je i mbrojtur plotėsisht.” Ai do t’ua kthente: “Lėreni devenė tė ecė nė rrugėn e saj, sepse ajo ėshtė e urdhėruar (tė qėndrojė aty ku tė ketė vendosur Allahu).” Kur deveja arriti te vendi ku do tė ndėrtohej mė vonė xhamia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ra nė gjunjė. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk zbriti prej saj, derisa ajo u ēua dhe eci edhe pak. Pastaj, deveja shikoi majtas e djathtas dhe u kthye e u ul mu te vendi ku pati rėnė nė gjunjė. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbriti devesė. Njerėzit i luteshin qė ta merrnin secili pėr tė banuar te shtėpia e vet. Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i mori plaēkat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pari dhe i futi nė shtėpinė e vet dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Njeriu shkon pas plaēkės sė vet.” Es’ad ibn Zarare u kujdes pėr devenė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai e kapi atė prej kapistre dhe e ēoi te shtėpia e vet. Atje ku ishte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vinin ēdo natė nga tre e nga katėr dhe secili kėrkonte qė ta merrte te shtėpia e vet. Imigrimi i Aliut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qėndroi nė Mekė tri ditė pas imigrimit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse dorėzoi gjėrat qė njerėzit e Mekės ia kishin lėnė amanet tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj u nis mė kėmbė pėr nė Medine. U takua me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Kuba. Pastaj shkoi te Kulthum ibn Hedmi pėr tė ndenjur. Imigrimi i njerėzve tė familjes sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medine, dėrgoi Zejd ibn Harithin dhe Ebu Rafiun nė Mekė. Ata vajtėn te Fatimja dhe Umu Kulthumi, dy bijat e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Shkuan edhe tė nėna e besimtarėve, Seudja dhe tek Umu Ejmeni e Usame ibn Zejdi. Bashkė me ta doli nga Meka Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, me familjen e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) : Umu Rumanin, Esmanė dhe Aishen. Shpėrngulja e tyre ka ndodhur gjashtė muaj pas emigrimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Imigrimi i Suhejbit Suhejbi u shpėrngul pas tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur deshi tė imigronte pėr nė Medine, e bllokuan idhujtarėt e Mekės. Ai u la atyre tėrė pasurinė qė kishte nė Mekė dhe ata e liruan. Posa arriti nė Medine, ia tregoi ngjarjen tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili i tha: “Ke bėrė tregti me fitim o Ebu Jahja!”30 Myslimanėt e pafuqishėm Idhujtarėt nuk i lanė disa myslimanė tė imigronin. I munduan shumė dhe pėrdorėn ēdo mjet pėr t’i kthyer nga feja e tyre. Ndėr ta qenė: Uelid ibn Uelidi, Ajash ibn Ebu Rabia dhe Hisham ibn Asi. Kur falte namazet i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i lutej Allahut pėr ta. Ai i lutej Allahut, gjithashtu qė t’i ndėshkonte kurejshėt, qė nuk i linin myslimanėt tė shpėrnguleshin. Prej kėsaj lutjeje vjen edhe lutja e Kunutit31. Mė pas, disa myslimanė bėnė njė veprim tė guximshėm, i nxorėn ata nga kthetrat e femohuesve (qafirėve) dhe ata imigruan nė Medine. Klima e Medines Pasi myslimanėt u vendosėn nė Medine, filluan tė mallohen e tė mėrziten shumė, sepse ishin ndarė nga toka dhe shtėpitė, ku kishin lindur dhe ishin rritur. Veē kėsaj, nė Medine kishte sėmundje. Kėshtu, i zunė ethet dhe sėmundje tė tjera. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut kėshtu: “O Allahu im! Nae bėj tė dashur Medinen, si Mekėn, ose dhe mė shumė se Mekėn dhe bėj qė tė mos ketė sėmundje nė tė! Begatoje nė masat dhe peshat e shitblerjes (jepi furnizim tė bollshėm). Largoji ethet e kėtij vendi dhe hidhi nė Xhahfe!” Allahu i Madhėruar ia pranoi lutjen tė Dėrguarit tė Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėve iu larguan sėmundjet dhe ata e deshėn Medinen ashtu si Mekėn. Veprimet e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medinen e Ndritur, nisi tė bashkėrendonte punėt, duke vazhduar thirrjen nė Islam. Hapi i parė qė ndėrmori i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėtė rrugė, qe ndėrtimi i xhamisė sė tij. Pėr kėtė, bleu ngastrėn, ku deveja e tij pati rėnė nė gjunjė. Ngastra ishte pronė e dy jetimėve. Toka ishte afėrsisht njėqind kutė e gjerė dhe njėqind kutė e gjatė. Aty ndodheshin varret e idhujtarėve. Kishte gropa, hurma dhe njė lloj akacieje. U hoqėn varret, u sheshuan gropat dhe u prenė hurmat e pemėt dhe filloi ndėrtimi i xhamisė. Themelet ishin afėrsisht tre kutė tė gjerė. Mbi to u ngritėn muret me qerpiē dhe baltė. Dy shtyllat e portės u ndėrtuan me gurė, tavani me lėkurė palme. Kolonat e xhamisė u bėnė me dru palme. Toka u shtrua me rėrė. Xhamia u bė me tri porta. Kiblja shihte nė veri, nė drejtim tė Shtėpisė sė Shenjtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) punonte vetė, mbartte gurė dhe tulla bashkė me muhaxhirėt dhe ensarėt, madje ua shtonte vrullin, kur bėnte ndonjė shaka e fliste me ta. Nė anė tė xhamisė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrtoi dy dhoma me tulla. Tavanin e bėnė me lėkura palmash dhe me dru hurme. Njėra dhomė ishte pėr Seuden, bijėn e Zunias, tjetra pėr Aishen, bijėn e Ebu Bekrit.

vazhdon...

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:42   #39
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Ezani Myslimanėt filluan tė vinin me grupe pėr tė falur namazet e pesė kohėve, por nuk dinin tė pėrcaktonin kohėn e namazit. Disa vinin para kohe, disa tė tjerė vinin pas kohe. Pėr kėtė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėshillua me myslimanėt, se si tė caktonin njė shenjė, me tė cilėn tė dinin kohėn e namazit. Njėri tha: “Tė ndezim njė zjarr, qė, kur tė shikohet, njerėzit ta dinė qė ėshtė koha e namazit.” Njė tjetėr tha: “T’i biem borisė.” Tjetri tha: “Tė bjerė kambana.” Ndėrsa Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “A nuk po dėrgoni njė burrė pėr tė thirrur: “Namazi me xhemat.” Profeti (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e pranoi kėtė mendim dhe e zbatoi atė. Abdullah ibn Zejd ibn Abdu Rabihil Ensariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e shikoi ezanin nė ėndėrr. Erdhi menjėherė e ia tregoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kjo ėndėrr ėshtė e vėrtetė.” Urdhėroi Abdullahun qė tė takonte Bilalin dhe t’i thoshte qė ai tė thėrriste ezanin, sepse Bilali kishte mė shumė zė sesa Abdullahu. Omeri e dėgjoi ezanin dhe erdhi menjėherė, duke tėrhequr pėrtokė pelerinėn e tij dhe duke thėnė: “Pėr Zotin, unė kėshtu e kam parė nė ėndėrr ezanin.” Kėshtu, u pėrforcua ėndrra dhe ezani u bė qė atė ditė njė nga shenjat e Islamit. Vėllazėrimi midis muhaxhirėve dhe ensarėve Nga mirėsjellja dhe bujaria qė kishin ensarėt, haheshin me njėri-tjetrin se kush e kush t’i merrte mė parė muhaxhirėt (ardhėsit) nė shtėpi pėr t’i strehuar dhe pėr t’i respektuar. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata qė kanė shtėpinė (Medinen) dhe Imanin (besimin) i duan ata (muhaxhirėt) qė emigruan dhe nuk kanė smirė pėr tė mirat e tyre; ata (ensarėt) japin edhe atė, pėr tė cilėn kanė nevojė vetė.” (59:9) Kjo dashuri midis muhaxhirėve dhe ensarėve u shtua edhe mė shumė, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) i vėllazėroi ata midis tyre. Kėshtu, ēdo ensar u bė vėlla me njė muhaxhir. Ata ishin 45 ensarė dhe 45 muhaxhirė. Vėllazėrim do tė thoshte qė pas vdekjes tė trashėgonin njėri-tjetrin dhe jo njerėzit e fisit tė vet. Mė vonė ky rregull u anulua, por mbeti nė fuqi vėllazėrimi midis muhaxhirėve dhe ensarėve. Besėlidhja e kėtij vėllazėrimi u bė nė shtėpinė e Enes ibn Malikut. Nga dashuria qė kishin ensarėt pėr vėllezėrit e tyre muhaxhirė, i sollėn hurma Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!), qė t’i ndante midis tyre dhe muhaxhirėve, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) nuk pranoi. Atėherė, ata thanė: “Ju, o Muhaxhirė na ndihmoni t’u shėrbejmė hurmave dhe frutat t’i ndajmė midis nesh e jush.” Kėtė propozim e pranoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) . Sa’ad ibn Rabia kishte pasuri mė shumė se tė tjerėt dhe i tha vėllait tė vet, mėrgimtarit Abdu Rrahman ibn Auf (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) : “Ta ndajmė pasurinė time nė dy pjesė tė barabarta, njėra pėr mua dhe tjetra pėr ty. Unė kam dy gra, mė thuaj cila tė pėlqen; unė e ndaj dhe pasi tė mbarojė ajo afatin e pritjes, martohu ti.” “Allahu ta begatoftė, familjen dhe pasurinė tėnde,- ia ktheu Abdu Rrahmani. Mbaji pėr vete se janė tuat, por mė trego ku ėshtė tregu juaj?” Ata i treguan tregun e Benu Kajnukas. Abdu Rrahmani shkoi atje, u mor me tregti dhe kur u kthye qė andej, solli me vete kos dhe gjalpė. Nuk kaluan shumė ditė dhe ai fitoi ca para me tregti. Pastaj u martua me njė grua nga Ensarėt.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:43   #40
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Provokimet
Ndėrkohė qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po rregullonte punėt e Medines dhe po organizonte jetėn e saj, duke shpresuar qė ai dhe myslimanėt tė gjenin aty njė vend tė sigurt, ku tė punonin pėr fenė e tyre islame, pa ndonjė kundėrshtim ose provokacion, befasohet nga disa kurthe tė kurejshėve pėr t’i larguar myslimanėt nga Medinia. Kurejshėt kėrcėnonin idhujtarėt e Jethribit se do tė luftonin kundėr atyre, qė do tė mbronin myslimanėt dhe do t’u merrnin gratė, nėse nuk i pėrzinin ose nuk i vrisnin myslimanėt qė ishin nė Medine. Dhe nė tė vėrtetė, idhujtarėt e Jethribit filluan ta zbatonin porosinė e kurejshėve. Por, atyre u vajti menjėherė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i kėshilloi ata, derisa ata u tėrhoqėn dhe u shpėrndanė. Kurth tjetėr i kurejshėve kundėr myslimanėve: Sa’ad ibn Muadhi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), kryetar i fisit Eus nė Mekė, shkoi nė Mekė pėr tė kryer ritin e Umres. Ai bėri tauaf nė Shtėpinė e Shenjtė (Qabe) bashkė me Ebu Safuan Umeje ibn Halefin e ndėrkohė rastisi nė Ebu Xhehlin, i cili sa njohu Sa’adin, e kėrcėnoi: “Ju po e vizitoni Qaben, tė sigurt nga ēdo e keqe, por keni strehuar ata tė pafetė (ata qė e kanė braktisur idhujtarinė). Pėr Allahun, sikur tė mos ishe me Ebu Safuanin, nuk do tė ktheheshe shėndoshė te familja jote.” Ky qe njė paralajmėrim pėr myslimanėt qė tė mos vinin nė Xhaminė e Shenjtė. Ai ishte, gjithashtu njė sinjal qė idhujtarėt do t’i vrisnin myslimanėt, po t’i gjenin brenda kufijve tė truallit tė tyre nė Mekė. Kurejshėt idhujtarė kishin lidhje me jehudinjtė e Jethribit. Edhe jehudinjtė, ashtu siē qe thėnė nė Ungjill nga Isai, ishin gjarpėrinj tė lindur nga nėpėrkat dhe merreshin me nxitjen e armiqėsive tė vjetra midis fisit Eus dhe fisit Hazrexh. Kėshtu, myslimanėt i rrethoi rreziku nga brenda dhe nga jashtė. Madje puna shkoi deri atje, saqė sahabet nik flinin kurrė pa qenė tė armatosur. Ata e mbrojtėn tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), derisa Allahu i zbriti kėtė ajet: “Allahu tė mbron ty (o, Muhamed) prej njerėzve (prej armiqve)…” (5:67) Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “O njerėz! Largohuni nga unė (e mos mė mbroni), sepse Allahu ma ka siguruar mbrojtjen.” </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:43   #41
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Leja pėr luftė
Ligjshmėria e luftimit Nė ato rrethana tė rrezikshme, Allahu i Madhėruar i zbriti ajete Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilat e lejonte tė luftonte kundėr kurejshėve. Mė vonė, me ndryshimin e kushteve, ky lejim u ēua edhe mė tej, derisa u bė detyrė pėr tė luftuar kundėr armiqve; pra, u bė detyrė pėr myslimanėt qė tė luftonin kundėr Kurejshėve dhe tė tjerėve qė luftonin kundėr Islamit. Po pėrmendim shkurtimisht si u ēua mė tej leja pėr luftė, para se tė tregojmė hollėsitė e ngjarjeve. 1. Myslimanėt u urdhėruan qė t’i konsideronin idhujtarėt agresorė, sepse ata e filluan agresionin. Kėshtu, myslimanėt kishin tė drejtė qė tė luftonin kundėr tyre dhe t’ua merrnin pasuritė vetėm atyre, qė luftonin kundėr myslimanėve dhe jo kundėr idhujtarėve tė tjerė arabė. 2. Myslimanėt duhej tė luftonin tė gjithė ata idhujtarė arabė qė furnizonin kurejshėt e bashkoheshin me ta. Myslimanėt ishin tė detyruar tė luftonin cilindo qė i cenonte ata, edhe pse nuk ishin nga Kurejshėt. 3. Myslimanėt do tė luftonin edhe hebrenjtė, qė kishin nėnshkruar besėlidhjen me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė qoftė se tradhtonin e ktheheshin me idhujtarėt. Duhej tė prishej menjėherė besėlidhja qė thyhej nga armiqtė. 4. Myslimanėt duhej tė luftonin kundėr atyre ithtarėve tė Librit (tė krishterėve, jehudinjve etj.), qė e fillonin armiqėsinė kundėr myslimanėve, derisa ata tė paguanin xhizjen me dorėn e vet e t’u bindeshin rregullave islame. 5. Tė mos luftohej ai njeri qė pėrqafonte Islamin, qoftė idhujtar, i krishterė etj. Ai qė bėhej mysliman ishte i paprekshėm si nė veten e tij ashtu edhe nė pasurinė e tij. Ēetat dhe operacionet ushtarake Mė lart u pa se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt kishin marrė masa mbrojtėse qysh nė fillim. Ata kishin vendosur roje dhe flinin armėngjeshur. Kur erdhi leja prej Allahut pėr tė luftuar, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė organizonte njėsi ushtarake. Si komandant caktonte njėrin prej shokėve tė vet. Ndonjėherė dilte edhe vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Qėllimi i organizimit tė kėtyre ēetave ishte: 1. Tė zbuloheshin lėvizjet e armikut dhe tė siguroheshin rrethinat e Medines, qė myslimanėt tė mos ziheshin nė befasi. 2. Tė ushtrohej presion ndaj kurejshėve duke treguar gatishmėrinė e myslimanėve nė vende ku i shikonin varganet e tyre, qė ata tė kuptonin rrezikun qė i kanosej tregtisė sė tyre, pasurisė sė tyre dhe vetė atyre, nė qoftė se sulmonin myslimanėt. Kurejshėt ose duhet tė hiqnin dorė nga rruga e keqe, ku kishin hyrė dhe t’i linin myslimanėt tė qetė e tė lirė pėr tė pėrhapur Islamin, ose tė zgjidhnin rrugėn e luftės kundėr myslimanėve. Por kėshtu, kurejshėt do tė humbisnin sė pari, rrugėn e tregtisė sė tyre, sepse ajo kalonte nė anėt e Medines dhe sė dyti, do tė merrnin ndėshkimin e sė keqes dhe tė agresionit tė tyre, sepse Allahu do t’i ndihmonte robtė e vet besimtarė. Kjo ėshtė thėnė disa herė nė Kuran. 3. Tė mos sulmoheshin nga fiset e tjera. 4. Shpallja e mesazhit tė Allahut dhe pėrhapja e thirrjes pėr nė Islam me fjalė dhe me vepėr. Ceta e parė qė ngriti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) quhej “Siful Bahri” (Ceta e Bregdetit). Komandant tė saj caktoi Hamzanė, birin e Ebu Talibit. Ceta pėrbėhej prej 30 burrash mėrgimtarė. Ceta u nis nė muajin e Ramazanit, nė vitin e parė tė Hixhretit: ajo vazhdoi marshimin, derisa arriti nė bregun e Detit tė Kuq, nga ana e Isit. Atje takoi njė vargan tė kurejshėve, qė po vinte nga Shami. Vargani pėrbėhej prej 300 burrash dhe kryesohej nga Ebu Xhehli. Tė dyja palėt u vunė pėrballė njėra-tjetrės dhe gati shpėrtheu lufta. Por, ndėrhyri Mexhdi ibn Amru Xhiheniu dhe palėt u larguan. Ajo qe ēeta e parė me mision ushtarak nė historinė e Islamit. Flamuri i saj ishte i bardhė. Ai ishte i pari flamur qė u lidh nė historinė e Islamit. Flamurin e asaj ēete e mbajti Ebu Murthed Kinaz ibn Hueajn Ganaviu. Ceta tė tjera islame u dėrguan herė pas here. Kėshtu, nė muajin Sheual, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ubejde ibn Harithin me 60 burra muhaxhirė deri nė Batni Rabig. Atje ata u gjendėn ballė pėr ballė me Ebu Sufjanin dhe 200 burra. U kėmbyen disa qitje me shigjeta, por nuk u bė luftė. Nė muajin Dhul Ka’de, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Sa’ad ibn Ebu Uekasin me 20 burra muhaxhirė deri nė Kharar, qė ndodhet afėr Rabigut, por nuk zbuloi ndonjė kurth tė ngrehur nga armiqtė. Nė muajin Sefer, nė vitin e dytė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli vetė me njė kompani prej 70 burrash muhaxhirė e shkoi deri nė Ebua Uedan, por nuk takoi njeri nga armiqtė. Aty lidhi kontratė besėlidhjeje, garancie dhe ndihme reciproke me Amėr ibn Mahshi Dhamariun. Kjo qe kompania e parė, me tė cilėn doli vetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė muajin Rabiul Euel, po nė vitin e dytė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli pėrsėri me njė kompani prej 200 vetash muhaxhirė dhe shkoi nė Beuat, nga ana e Riduajit, por nuk hasi nė armik. Po nė atė muaj, Keziz ibn Xhabir Fihriu sulmoi kullotat e Medines dhe rrėmbeu ca bagėti. Pėr kėtė arsye, doli i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me 70 muhaxhirė, pėr ta kapur grabitėsin. Shkoi deri nė Safuan, nga ana e Bedėrit, por Kerizi iku dhe shpėtoi. Kjo kompani quhet “Kompania e parė e Bedėrit”. Nė muajin Xhemadil Ula ose Xhemadil Uhra, nė vitin e dytė tė Hixhretit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli me 150-200 muhaxhirėt dhe shkoi deri nė Dhul Ashire, pėr t’i dalė para njė vargani kurejshėsh, qė po shkonte pėr nė Sham. Por vargani kishte disa ditė qė ishte larguar. Nė Dhul Ashire, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri njė kontratė mossulmimi me fisin Beni Mudlixh. Nė muajin Rexhep, po nė vitin e dytė tė Hixhretit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Abdullah ibn Xhahsh Esuediun me 12 burra nga muhaxhirėt, deri nė Nahla, qė ndodhet midis Mekės dhe Taifit, qė tė sillnin ndonjė lajm pėr varganin e Kurejshėve. Mirėpo, myslimanėt e sulmuan varganin dhe vranė njė burrė, zunė robėr dy tė tjerė dhe grabitėn varganin. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i pėlqeu fare ky veprim dhe u zemėrua shumė, i liroi dy robėrit dhe i pagoi dijetin (paratė e gjakut) atij, qė u vra. Kjo ngjarje ndodhi ditėn e fundit tė muajit Rexhep, prandaj idhujtarėt bėnė zhurmė se gjoja myslimanėt kishin shkelur respektimin e muajit tė shenjtė. Atėherė, Allahu i Madhėruar zbriti kėtė ajet: “Tė pyesin (ty) pėr luftėn nė muajin e shenjtė, thuaj: “Tė luftosh nė atė (muaj) ėshtė mėkat i madh, por tė pengosh nga rruga e Allahut, tė mos i besosh Atij, tė pengosh tė vizitohet Xhamia e Shenjtė (Qabja) dhe t’i dėbosh banorėt e saj janė mėkate edhe mė tė mėdha tek Allahu. E provokimi (kundėr myslimanėve) ėshtė (faj) edhe mė i madh se vrasja…” (2:217) Nė muajin Sha’ban, nė vitin e dytė tė Hixhretit, Allahu i Madhėruar e ktheu Kiblen nga Bejtul Mekdisi, nga Qabja e nderuar, ēka i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e priste me padurim34. Pasi erdhi urdhri prej Allahut qė myslimanėt tė ktheheshin nga Qabja, u zbuluan disa mashtrues hipokritė dhe jehudinj, tė cilėt ishin bėrė myslimanė sa pėr sy e faqe. Tė atillė njerėz e braktisėn Islamin dhe kėshtu u pastruan radhėt e myslimanėve. Kėto qenė lėvizjet ushtarake qė bėnė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt, pėr tė ruajtur qetėsinė e Medines dhe tė rrethinave tė saj, si edhe pėr ta kuptuar Kurejshėt idhujtarė pėsojėn e keqe nėse nuk do t’i ndalonin tė kėqijat e tyre kundėr myslimanėve. Mirėpo, nė vend qė tė hiqnin dorė nga agresionet e intrigat e tyre, idhujtarėt e shtuan mė shumė mendjemadhėsinė dhe mburrjen. Prandaj, ata gjetėn ndėshkimin, qė meritonin nė luftėn e Bedėrit, ndėshkim i cili qe tepėr i hidhur pėr ta. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:44   #42
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lufta e madhe e Bedrit
Kjo qe e para luftė qė e bėri qartė dallimin midis kurejshėve idhujtarė dhe myslimanėve. Shkaku i luftės ėshtė sa vijon: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po vigjėlonte pėr varganin qė kaloi pėr nė Sham, kur ai pati dalė nė Dhul Ashira. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi dy burra deri nė Haura, qė ishte nė Sham, pėr t’i sjellė ndonjė lajm pėr varganin. Dy burrat vrojtuan tė fshehur. Sapo panė varganin e kurejshėve tė kalonte, u kthyen nė Medine dhe lajmėruan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) organizoi 313 myslimanė (thuhet edhe 314 ose 317). Nga ata, 82 (thuhet edhe 83 ose 86) veta ishin muhaxhirė, 61 veta ishin prej fisit Eus dhe 170 veta prej fisit Hazrexh. Mirėpo ata nuk ishin pajisur plotėsisht me mjetet e nevojshme pėr luftė. Kishin me vete vetėm dy kalorės dhe 70 deve. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri gati njė flamur tė bardhė dhe ia dha Mus’ab ibn Umejrit. Pėr muhaxhirėt flamurin e mbante Ali ibn Ebu Talibi, kurse pėr ensarėt e mbante Sa’ad ibn Muadhi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la zėvendės nė Medine ibn Umu Mektumin. Mė pas, nė vend tė tij dėrgoi nė Medine Ebu Luhabe ibn Abdul Mundhirin, nga Reuhaja. Doli i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Medinia bashkė me myslimanėt pėr tė shkuar nė Bedėr, qė ndodhej 155 kilometra nė juglindje tė Medines. Bedėri rrethohet nga male tė larta nė ēdo anė. Kishte vetėm tri rrugė kalimi: njėra nė jug, Uduetul Kusra, tjetra nė veri, Uduetud Dunja; njė rrugė tjetėr kalimi nė verilindje, nga ku vinin njerėzit e Medines. Rruga kryesore e varganeve nga Meka nė Sham kalonte brenda kėtij vendi tė rrethuar me male, tė quajtur Bedėr. Aty kishte banesa, puse dhe hurma, ku pushonin udhėtarėt dhe qėndronin pėr disa orė ose pėr disa ditė. Myslimanėt e kishin shumė tė lehtė qė t’i zinin ato rrugėkalime, pasi tė kishte hyrė vargani nė atė vend tė rrethuar me male; kėshtu armiku do tė detyrohej tė dorėzohej. Por, ishte e domosdoshme qė armiku tė mos e merrte vesh aspak qė myslimanėt kishin dalė pėr t’i bllokuar atje, pra, vargani i udhėtarėve kurejshė tė shkonte nė Bedėr pa ditur gjė. Pėr kėtė arsye, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk mori menjėherė rrugėn e Bedėrit. Rruga, qė ndoqi ai tė nxirrte mė pas nė drejtim tė Bedėrit. Vargani i kurejshėve kishte 1000 deve tė ngarkuara me mall, qė kushtonte jo mė pak se 50000 dinarė35. Kryetari i tij ishte Ebu Sufjani; me vete kishte 40 burra. Ebu Sufjani ishte shumė i zgjuar dhe ruhej. Ai pyeste ēdo njeri, qė vinte ose qė shkonte rrugės pėr lėvizjet e myslimanėve. Kur ishte jo shumė larg Bedėrit, Ebu Sufjani mori vesh se myslimanėt kishin dalė nga Medinia. Prandaj e ndryshoi drejtimin e varganit pėr nga perėndimi, qė tė marshonte anės sė bregdetit dhe ta linte krejtėsisht rrugėn e Bedėrit. Ndėrkohė, Ebu Sufjani pagoi njė burrė qė tė shkonte sa mė parė nė Mekė dhe t’i lajmėronte idhujtarėt qė myslimanėt kishin dalė nga Medinia e nuk dihej se ēfarė do tė bėnin. Lajmėtari shkoi nė Mekė dhe njoftoi ē’i tha Ebu Sufjani. Idhujtarėt u pėrgatitėn me tė shpejtė dhe u nisėn. Nga paria e tyre mbeti nė Mekė vetėm Ebu Lehebi. Idhujtarėt kurejshė morėn me vete edhe njerėz nga fiset e tjera tė Mekės. Mbetėn pa ardhur vetėm Benu Adjėt. Ushtria idhujtare mbėrriti nė vendin e quajtur Xhahfe. Ndėrkohė, mbėrriti edhe letra e Ebu Sufjanit, i cili lajmėronte se kishte shpėtuar me gjithė varganin dhe u kėrkonte qė tė ktheheshin pėrsėri nė Mekė. Por Ebu Xhehli nuk e pranoi njė gjė tė tillė, nga mburrja dhe mendjemadhėsia qė kishte. Kėshtu, nga ajo ushtri u kthye e u nis pėr nė Mekė vetėm fisi Benu Zahra, 300 veta. Ata i urdhėroi pėr t’u kthyer miku dhe kryetari i tyre, Ahnes ibn Sherik Thekafiu. Tė tjerėt, 1000 veta vazhduan marshimin e tyre, derisa qėndruan afėr Uduetu Kasuasė, jashtė Bedėrit, nė njė fushė tė gjerė, prapa maleve qė rrethojnė Bedėrin. Nė rrugė e sipėr, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh qė idhujtarėt e Mekės kishin dalė pėr tė luftuar, prandaj u kėshillua me myslimanėt. U ēua Ebu Bekri dhe foli shumė bukur. U ēua Omeri dhe foli shumė bukur. Pastaj u ēua Mikdadi: “Pėr Zotin, o i Dėrguari i Allahut,- tha ai, ne nuk themi ashtu siē i thanė Benu Israilėt Musait (paqja qoftė mbi tė!): “… Shko pra ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimė kėtu.” (5:24) “Ne do tė luftojmė djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe i ndriēoi fytyra nga kėto fjalė. “Mė tregoni o myslimanė, ē’mendim keni?”,- iu drejtua i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). U ēua Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarėve dhe tha: “Mė duket se po na drejtohesh neve o i Dėrguari i Allahut. Unė betohem pėr Zotin qė tė ka dėrguar ty me tė drejtė Profet se, sikur tė na urdhėrosh tė hyjmė nė det, ne futemi menjėherė tė gjithė. Nesėr, ne jemi gati t’i bėjmė ballė armikut bashkė. Ne jemi durimtarė nė luftė dhe tė vendosur e tė patundur kundėr armikut. Ndoshta, Allahu do tė ta tregojė ty trimėrinė tonė, qė ti tė gėzohesh.Prandaj, marsho o i Dėrguari i bashkė me ne, drejt tė mirave tė Allahut! Pėr Zotin, qė tė ka dėrguar ty Profet, sikur t’i lodhim devetė tona edhe deri nė Berkul Gimad36, ne do tė vijmė pas teje.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe tha: “Marshoni dhe gėzohuni se Allahu i Madhėruar mė ka premtuar fitoren mbi njėrin prej dy grupeve37. Pėr Zotin, mė duket sikur po e shikoj qė tani vendin, ku do tė vriten ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me myslimanėt u nisėn pėr nė Bedėr dhe arritėn natėn, pėrnjėherė me idhujtarėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me forcat myslimane qėndroi brenda Bedėrit, afėr Uduetud Dunjasė, por Habab ibn Mundhiri i propozoi qė tė qėndronin tek uji, qė ishte mė afėr armikut. Kėshtu, myslimanėt do tė merrnin ujė pėr vete dhe njėheraz, do tė shteronin puset ekzistuese dhe armiku do tė ngelte pa ujė. Kėtė mendim e pėlqeu i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ashtu u veprua. Myslimanėt ndėrtuan njė tendė, e cila do tė ishte selia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i caktuan roje disa djem nga Ensarėt, nėn udhėheqjen e Sa’ad ibn Muadhit.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:45   #43
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mobilizoi ushtrinė dhe pėrcaktoi fushėn e betejės. Herė-herė bėnte shenjė me dorė dhe thoshte: “Kėtu do tė vritet aksh armik dhe atje do tė vritet filani nesėr, nė dashtė Allahu.” Si u bė natė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi dhe fali namaz gjatė te trungu i prerė i njė peme. Edhe myslimanėt pushuan atė natė, duke pasur besim nė fitoren. Allahu i Madhėruar zbriti shiun, siē thuhet nė Kuran: “Dhe kur Ai (Allahu) ju kaploi me njė kotje (gjumė), qė ishte siguri nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t’ju pastruar, largoi prej jush ndyrėsirėn e Shejtanit, qė tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe qė t’ju forcojė kėmbėt tuaja.” (8:11) Nė mėngjesin e ditės sė Xhuma, mė 17 tė muajit tė Ramazanit, nė vitin e dytė tė Hixhretit, tė dyja ushtritė ishin pėrballė njėra-tjetrės. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri kėtė lutje: “O Allah! Ata janė Kurejshėt idhujtarė qė kanė ardhur kėtu me kuajt e tyre dhe me mburrjen e tyre, pėr tė tė sfiduar Ty dhe pėr tė pėrgėnjeshtruar tė Dėrguarin Tėnd. O Allah! Mė jep ndihmėn, qė mė ke premtuar! O Allah! Thyeji e mposhti idhujtarėt sa mė shpejt!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) drejtoi rreshtat e ushtrisė myslimane dhe i urdhėroi qė tė mos e fillonin luftėn, derisa t’u vinte urdhri prej tij. “Kur t’u afrohen juve,- tha, i godisni me shigjeta, por mbani rezervė ca nga shigjetat tuaja dhe mos i kapni shpatat, derisa ata t’ju vėrsulen ju.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye tek tenda e tij bashkė me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe iu lut Allahut shumė pėr fitoren me kėto fjalė: “O Allahu im! Nėse sot Ti do t’i zhdukėsh myslimanėt, nuk do tė adhurohesh kurrė mė. O Allahu im! Nė qoftė se Ti do, nuk adhurohesh pas kėsaj dite kurrė mė.” Aq gjatė e vazhdoi lutjen, sa i ra mėngorja nga supet. Ebu Bekri ia vuri atė pėrsėri dhe i tha: “Tė mjafton kjo lutje ty, o i Dėrguari i Allahut, sepse me tė vėrtetė, i je lutur dhe i ke kėrkuar shumė.” Idhujtarėt komandoheshin nga Ebu Xhehli. Ai e filloi lutjen e vet kėshtu: “O Allahu im! Ata na kanė ndarė nga farefisi, na kanė sjellė njė fe, qė ne nuk e njohim. Prandaj mposhti sa mė parė, o Allahu im! Cili nga ne tė jetė mė i dashur tek Ti dhe mė i pėlqyer pranė Teje, ndihmoje sot!” Dueli dhe beteja Nė fushėn e betejės dolėn tre veta nga kalorėsit mė tė mirė tė idhujtarėve: Utbeu, Shejbeu (dy djemtė e Rabias) dhe Uelid ibn Utbe. Dolėn pėr tė bėrė duel me myslimanėt. Nga myslimanėt dolėn tre djem nga ensarėt. Mirėpo idhujtarėt thanė: “Ne duam tė bėjmė duel me bijtė e xhaxhait tonė.” Atėherė dolėn: Ubejde ibn Harithi, Hamzai dhe Aliu. Filloi dueli. Hamzai vrau Shejbenė; Aliu vrau Uelidin. U kėmbyen goditjet midis Ubejdes dhe ibn Utbes. Tė dy ranė nė tokė. Aliu dhe Hamzai iu vėrsulėn pėrsėri ibn Utbes dhe e vranė. Ubejden e morėn, ashtu me kėmbė tė kėputur. Pas katėr a pesė orėsh ai vdiq nė Safra dhe e kthyen pėr nė Medine. Idhujtarėt u hidhėruan shumė nga pėrfundimi i duelit dhe tė tėrbuar sulmuan rreshtat e myslimanėve si njė trup i vetėm. Myslimanėt qėndronin nė pozicionet e tyre, duke mbrojtur veten dhe duke thėnė “Ehad, Ehad.” (Njė, Njė). Pėr njė ēast i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kot pak, pastaj ngriti kokėn dhe tha: “Gėzohu o Ebu Bekėr, se tė erdhi ndihma e Allahut. Kėtu ėshtė meleku Xhebrail, i cili ka marrė kalin e vet pėr freri dhe po e tėrheq, duke ngritur pluhur.38” Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli i veshur me njė kėmishė hekuri dhe kėndoi ajetin: “(Kurejshėt idhujtarė) do tė pėsojnė disfatė dhe do tė kthehen mbrapsht.” (54:45) Mori njė dorė guriēka dhe ua hodhi idhujtarėve drejt e nė fytyrė nga larg, duke thėnė: “U nxifshin fytyrat e idhujtarėve!” Dhe, pėr ēudi secilit prej tyre i ra diēka nga ato guriēka nė sy dhe nė hundė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “…(Nė tė vėrtetė) ti nuk i gjuajte, por Allahu i gjuajti…” (8:17) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt tė hidheshin nė sulm kundėr idhujtarėve. Atėherė, myslimanėt sulmuan me tėrė vrullin, sepse e kishin tė Dėrguarin e Allahut ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė rresht tė parė pėrballė armikut. I ēanė rreshtat e armikut dhe ua prenė kokat shumė idhujtarėve. Ata kishin edhe ndihmėn e melekėve, tė cilėt i godisnin idhujtarėt nė ēdo anė. I kėputej koka ose kėmba njeriut dhe nuk dihej se kush e godiste. Kėshtu vazhdoi beteja, derisa idhujtarėt u thyen. Disa idhujtarė u vranė, tė tjerėt morėn arratinė; tė tjerė u zunė rob. Nė atė betejė kishte vajtur edhe djalli, nė pamjen e Suraka ibn Malik ibn Xhu’shumit, pėr tė fuqizuar idhujtarėt dhe pėr t’i nxitur ata nė luftė kundėr myslimanėve. Por, sa shikoi melekėt, djalli u kthye mbrapsht, iku nė drejtim tė Detit tė Kuq dhe hyri nė det. Vrasja e Ebu Xhehlit Ebu Xhehli ishte midis njė grupi idhujtarėsh, qė e mbronin me shpatat e tyre si gardh. Ndėrsa nė rreshtat e myslimanėve, pranė Abdurr Rrahman ibn Aufit, ishin dy djem nga ensarėt, qė kėrkonin diēka. Njėri prej tyre i tha Abdu Rrahmanit fshehurazi nga shoku i tij: “O Xhaxha! Ma trego Ebu Xhehlin!” Abdu Rrahmani e pyeti: “Pse? Cfarė do tė bėsh me tė?” “Kam marrė vesh,- iu pėrgjigj ai, se ai ka sharė tė Dėrguarin e Allahut. Pėr Zotin, qė ka shpirtin tim nė dorė, po ta shikoj, nuk do ta lė pa e vrarė.” Edhe djali tjetėr i tha Abdu Rrahmanit tė njėjtėn gjė. Kur u ballafaquan tė dy palėt, Abdu Rrahmani e pa Ebu Xhehlin duke shėtitur midis rreshtave tė idhujtarėve dhe ua tregoi dy djemve. Atėherė, qė tė dy iu vėrsulėn Ebu Xhehlit me shpatė dhe e goditėn. Njėri e goditi nė kėrci tė kėmbės dhe atij i fluturoi kėmba, ashtu siē fluturon bėrthama e ullirit, kur shtypet. Tjetri e shtriu pėrtokė dhe e la nė frymėn e fundit.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:46   #44
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pastaj tė dy djemtė shkuan tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i thanė: “Shikoji shpata tona.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Ju, tė dy e keni vrarė atė.” Ishin Muadhi dhe Meudhi, bijtė e Afrait. Meudhi ra dėshmor nė tė njėjtėn luftė, kurse Muadhi jetoi deri nė kohėn e Khalifit Othman (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha Muadhit pasurinė e Ebu Xhehlit. Pasi mbaroi beteja, njerėzit dolėn pėr tė kėrkuar Ebu Xhehlin. Abdullah ibn Mes’udi e gjeti atė me shpirt ndėr dhėmbė. I vuri kėmbėn nė qafė dhe e kapi pėr mjekre, qė t’ia priste kokėn. - A tė poshtėroi Allahu ty, o armiku i Allahut?,- i tha. Ebu Xhehli: - Me ēfarė mė poshtėroi Allahu mua? A keni vrarė njeri mė tė madh se unė? Sikur tė mos mė kishte vrarė njė bari delesh! Kush po e fiton luftėn sot? Abdullah ibn Mes'udi: - Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Ebu Xhehli: - I je ngjitur njė tė pėrpjete tė vėshtirė, o bari i vogėl delesh. Atėherė, Abdullahu ia preu kokėn dhe vajti tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Allahu Ekber. (Allahu ėshtė mė i Madhi). Falenderimi i takon Allahut qė e vėrtetėsoi premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Vet dhe i theu armiqtė.” Pastaj shtoi: “Ky (Ebu Xhehli) ishte faraoni i kėsaj bashkėsie.” Dita e Dallimit tė sė mirės nga e keqja (Furkanit) Eshtė dita, kur u zhvillua lufta e Bedėrit, mė 17 tė muajit tė Ramazanit. Beteja bėhej midis femohuesve dhe besimtarėve. Aty, njeriu luftonte kundėr xhaxhait tė vet, dajės sė vet, djalit tė vet, vėllait tė vet. Nė atė betejė Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vrau dajėn e vet, As ibn Hashimin dhe Ebu Bekri u ndesh me djalin e vet, Abdurr Rrahmanin. Myslimanėt zunė rob Abasin, xhaxhanė e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, u ndėrpre lidhja farefisnore midis njerėzve dhe Allahu e lartėsoi fjalėn e besimit mbi fjalėn e mohimit dhe e dalloi tė vėrtetėn nga e shtrembra. Prandaj, ajo ditė u quajt “Dita e Dallimit”. Tė vrarėt Nė atė Betejė u vranė 14 burra nga myslimanėt: gjashtė nga muhaxhirėt dhe tetė nga ensarėt. Ata u varrosėn nė fushėn e Bedėrit dhe varret e tyre njihen edhe sot. Nga idhujtarėt u vranė 70 veta dhe 70 tė tjerė u zunė rob. Shumica e tyre ishin nga paria e kurejshėve. Nga ata, 24 kufoma u tėrhoqėn dhe u hodhėn nė njė pus tė pistė nė Bedėr. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Bedėr tri ditė dhe kur u pėrgatit qė tė kthehej qė andej, vajti te pusi, qėndroi nė cep tė tij dhe i thirri tė vrarėt idhujtarė me emrat e tyre dhe tė baballarėve tė tyre: “O filan, bir i filanit! O filan, bir i filanit! A do t’ju pėlqente (tani) qė t’i ishit bindur Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij? Ne vėrtet, e gjetėm ndihmėn qė na kishte premtuar Zoti ynė. Po ju, a e gjetėt ndihmėn, qė ju kishte premtuar zoti juaj?” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: “O i Dėrguari i Allahut! A po u flet trupave pa shpirt?” “Ju nuk dėgjoni mė mirė se ata,- iu pėrgjigj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por vetėm se ata nuk pėrgjigjen.” Lajmi i Betejės nė Mekė dhe nė Medine Lajmi i thyerjes sė idhujtarėve arriti nė Mekė. Ata i theu dhe i poshtėroi Allahu. Me qėllim qė tė mos u bėhej qejfi mylimanėve, idhujtarėt e ndaluan vajtimin pėr tė vrarėt e tyre. Esued ibn Mutalibit i ishin vrarė tre djem nė Bedėr, prandaj ai donte tė vajtonte me zė pėr ta. Natėn dėgjoi zėrin e njė gruaje qė po vajtonte dhe mendoi se ishte dhėnė leja pėr tė vajtuar tė vrarėt. Prandaj, dėrgoi djalin e vet pėr tė hetuar. I biri shkoi atje dhe mori vesh qė gruaja po vajtonte pėr devenė e vet, qė i kishte humbur. Atėherė ai nuk e pėrmbajti veten dhe thuri…: Po qan pėr njė deve tė humbur?! Gjumin pagjumėsia ka mundur. Jo, ajo nuk po qan pėr devenė, Qan pėr Bedėrin; tė pafat qemė. Nė Medine, njerėzit morėn vesh pėr betejėn nga dy lajmėtarė tė dėrguar nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): Abdullah ibn Reuahai dhe Zejd ibn Harithe. I pari njoftoi pjesėn e sipėrme tė Medines, i dyti pjesėn e poshtme tė saj. Jehudinjtė kishin pėrhapur fjalė tė gėnjeshtėrta nė Medine. Por, kur shkoi atje lajmi i fitores, u gėzuan tėrė myslimanėt dhe u tund Medinia nga brohoria e njerėzve: La i lahe il-lallah (Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut), Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i Madhi). Krerėt e myslimanėve, dolėn pėrpara nė rrugėt e Bedėrit dhe uruan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr fitoren. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Medine me ndihmėn e Allahut, me plaēkė lufte dhe robėr. Kur arriti afėr Safrasė, Allahu i zbriti ajetin, qė tregon urdhrin e ndarjes sė plaēkės sė luftės. Prandaj, ai mori njė tė pestėn e plaēkės sė luftės. Pjesėn tjetėr e ndau nė mėnyrė tė barabėrtė midis luftėtarėve. Mė pas urdhėroi qė tė vritej Nadir ibn Harithi. Ali ibn Ebu Talibi ia preu kokėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė Araki Dhubaja, urdhėroi qė tė vritej Ukbe ibn Ebu Muiti, tė cilin e vrau Asim ibn Thabit el Ensariu (thuhet edhe se e ka vrarė Ali ibn Ebu Talibi). Krerėt e myslimanėve qė kishin dalė pėr tė uruar, e takuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Rauhar. Pastaj e shoqėruan atė deri nė Medine. Shumė njerėz u bėnė myslimanė. Madje edhe Abdullah ibn Ubeji (kryetari i dyfytyrakėve) dhe shokėt e tij u shfaqėn sikur u bėnė myslimanė. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-06, 22:46   #45
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Pas Bedrit
Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medine, u kėshillua me Sahabėt pėr robėrit e luftės. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shfaqi mendimin qė tė merren paratė (fidje) prej tyre pėr lirimin e tyre. Ndėrsa, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dha mendimin qė ata tė vriten. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vendosi qė tė mos vriteshin robėrit e luftės, por tė merreshin para prej tyre, pėr t’i liruar. Pėr secilin shuma ishte nga 1000 deri nė 3000 dirhem. Disa nga robėrit e luftės dinin tė lexonin dhe tė shkruanin, prandaj, si fidje u caktua qė secili nga ata t’u mėsonte shkrim e lexim dhjetė djemve myslimanė. Pėr disa tė tjerė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė liroheshin, pa paguar fidje. Zejnebja, bija e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi njė gjerdan, pėr lirimin e burrit tė saj, Ebu el Asi. Hatixheja ia kishte dhėnė asaj dhuratė martese, kur e martuan me Ebu el Asin. Kur e pa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjerdanin, i erdhi keq dhe iu lut Sahabėve, qė Ebu el Asi tė lirohej pa paguar fidje. Ata e pranuan kėtė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e liroi atė, por me kusht qė ta linte tė lirė Zejneben tė largohej nga Meka. Ebu el Asi e pranoi kėtė kusht dhe Zejnebja imigroi nė Medine. Vdekja e Rukies dhe martesa e bijės tjetėr tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Rukia, bija e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qe e sėmurė, kur ai u nis pėr nė Bedėr. Ajo ishte e martuar me Othman ibn Affanin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Othmanin qė tė qėndronte nė Medine e tė kujdesej pėr Rukijen e sėmurė dhe i tha se do tė kishte shpėrblim si ata qė merrnin pjesė nė luftėn e Bedėrit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la edhe Usame ibn Zejdin pėr kėtė punė. Por Rukia vdiq, para se tė kthehej i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine. Usame ibn Zejdi ka thėnė: “Na erdhi lajmi pėr fitoren e myslimanėve nė Bedėr, kur po mbulonim me dhč Rukien, bijėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).” Pasi u kthye i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine dhe u qetėsua, i dha Othmanit pėr grua vajzėn tjetėr, Umu Kulthumin. Prandaj Othmani ėshtė quajtur i zoti i dy dritave. Umu Kulthumi jetoi me Othmanin, derisa vdiq, nė muajin e Sha’banit, nė vitin e 9-tė tė Hixhretit dhe u varros nė varrezat e Medines (el Bekia). Idhujtarėt dhe aleatėt e tyre u hidhėruan shumė nga ndihma dhe fitorja qė Allahu u dha myslimanėve nė Bedėr. Prandaj, filluan tė kurdisnin plane pėr tė goditur myslimanėt dhe pėr t’u hakmarrė ndaj tyre. Mirėpo Allahu i asgjėsoi kurthet e tyre dhe me mirėsinė e Vet i fuqizoi myslimanėt. Njė javė pas kthimit tė myslimanėve nga lufta e Bedėrit ose nė muajin Muharrem tė vitit tė 3-tė tė Hixhretit, u mblodhėn njerėzit e fisit Beni Selim pėr tė luftuar kundėr Medines. Kur e morėn vesh myslimanėt kėtė, u futėn nė shtėpitė e njerėzve tė fisit Beni Selim, u morėn plaēkė e gjė dhe u kthyen nė Medine shėndoshė e mirė. Mė pas komplotuan Umejr ibn Ueheb Xhemhin dhe Safuan ibn Umeja pėr tė vrarė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė Umejri shkoi nė Medine, por u kap nga myslimanėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi se dinte pėr komplotin e tij dhe Umejri u bė mysliman. Lufta e Benu Kajnukas U zbulua plani i jehudinjve tė fisit Benu Kajnuka pėr sherr dhe armiqėsi kundėr myslimanėve. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėshilloi qė tė hiqnin dorė nga plani i tyre djallėzor, por ata i thanė: “O Muhamed! Mos tė tė gėnjejė mendja! Ti luftove kundėr ca njerėzve tė fisit Kurejsh, qė nuk e njihnin mjeshtėrinė e betejės. Po tė luftosh kundėr nesh, do ta shikosh se jemi ne njerėzit e sprovuar nė luftė.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e duroi kėtė pėrgjigje. Por ata i shtuan ngacmimet e tyre kundėr myslimanėve, derisa nė tregun e tyre shkaktuan njė ngatėrresė dhe u vra njė mysliman dhe njė jehudi. Atėherė, ditėn e shtunė, nė mes tė muajit Sheual, nė vitin e dytė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i rrethoi ata. Pas pesėmbėdhjetė ditėsh, nė fillim tė muajit Dhul Ka’ade ata u dorėzuan. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i internoi ata nė Sham, nė Idhreatė. Pas njėfarė kohe shumica e tyre vdiqėn. Lufta e Suejkut Pas luftės sė Bedėrit, Ebu Sufjani premtoi qė nuk do ta lante trupin me ujė derisa ta asgjėsonte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė qėllim ai u nis nga Meka me 200 kalorės dhe sulmoi Aridin, nė anė tė Medines. Idhujtarėt Kurejshė, me Ebu Sufjanin nė krye prenė, dogjėn e shkatėrruan plantacionet e hurmave dhe vranė dy burra. Pastaj u larguan. U njoftua i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai doli menjėherė nė ndjekje tė tyre, por ata kishin ikur. Nė ikje e sipėr kishin hedhur nė rrugė peksimet dhe ushqime tė tjera, qė tė lehtėsonin barrėn e tė iknin sa mė shpejt. Myslimanėt i ndoqėn deri nė Karkaretu el Keder, por idhujtarėt ishin larguar edhe prej andej. Myslimanėt e morėn peksimetin qė kishin lėnė idhujtarėt, prandaj ajo betejė mori emrin “Beteja e Suejkut” dhe beteja e “Karkaretu el Keder”. Vrasja e Ka’ab ibn el Eshrefit Ka’abi ishte prozator dhe poet jehudi dhe nga armiqtė mė tė mėdhenj tė myslimanėve. Ai qėsendiste tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij (sahabėt), merrte nėpėr gojė gratė e tyre, lavdėronte armiqtė e tyre dhe i nxiste ata kundėr mysimanėve. Pas luftės sė Bedėrit, ai vajti te kurejshėt dhe i nxiti ata qė tė luftonin kundėr myslimanėve. Pėr kėtė ai u recitoi atyre disa strofa vjershe si: Ju jeni nė rrugė mė tė drejtė se ata; Nuk ka rėndėsi ē’ndodhi me fisin Kajnuka. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha shokėve te vet: “Kush e vret Ka’ab ibn Eshrefin?” U ēua Muhamed ibn Meslemeja, Adad ibn Beshiri, Ebu Naili, Harir ibn Eusi dhe Ebu Abis ibn Xhebri. Komandanti u caktua Muhamed ibn Meslemeja, i cili i kėrkoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’i thoshte Ka’abit diēka. Muhamed ibn Meslemeja vajti te Ka’abi dhe i tha: “Vėrtet, ky burrė,- duke folur pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), na ka kėrkuar neve tė japim zeqatin dhe na ka sjellė vėshtirėsi e mundime.” Ka’abi u gėzua nga fjalėt e Muhamed ibn Meslemes dhe i tha: “Pėr Zotin, ju ka mėrzitur.” Pastaj, Muhamed ibn Meslemeja i kėrkoi hua Ka’abit ca ushqim e ca hurma dhe derisa t’i shlyente huanė, t’i linte peng armėn e tij. Ka’abit i vajti edhe Ebu Naili dhe bėri tė njėjtėn bisedė me tė. Pastaj Ebu Naili i tha: “Kam ca shokė qė mendojnė si unė. Dėshiroj t’i sjell ata kėtu, tek ti, qė t’u shesėsh (ushqime etj.) dhe t’i ndihmosh.” Ka’abi e pranoi propozimin e Ebu Nailit. Natėn e katėrmbėdhjetė tė Rabiul Euelit, nė vitin e tretė tė Hixhretit ata i shkuan Ka’abit tė armatosur dhe i thirrėn te dera. Ka’abi u ēua dhe zbriti poshtė pėr tė hapur derėn. E shoqja i tha: “Ku po del nė kėtė orė? Unė dėgjova njė zė, qė m’u duk sikur ndillte gjak.” Ai nuk u kushtoi rėndėsi fjalėve tė saj. Zbriti. Kur hapi derėn e i shikoi ata me armė, nuk u shqetėsua, sepse qe bėrė marrėveshje mė parė midis tyre. Njerėzit e armatosur nisėn tė ecnin bashkė me tė. Donin tė gjenin rastin dhe ta vrisnin. Ebu Naili e lavdėroi pėr erėn e mirė tė parfumit qė kishte vėnė dhe i kėrkoi leje qė tė afronte hundėn nė kokėn e tij. Ka’abi i dha leje, ashtu duke u mbajtur fodull dhe duke u mburrur. Ebu Naili i mori erė, i vuri dorėn te koka dhe u tha shokėve tė vet qė t’i merrnin erė, gjithashtu. Pas pak, i kėrkoi leje pėrsėri qė t’i merrte erė dhe bėri ashtu si herėn e parė. I kėrkoi pėr tė tretėn herė lejė t’i merrte erė dhe si ia kapi mirė kokėn, tha: “Bjerini armikut tė Allahut!” Atėherė, vringėlluan shpatat mbi tė me tėrbim dhe Muhamed ibn Meslemeja i vuri njė gurėthyes39 nė fyt dhe i mėshoi fort derisa ai i doli nga qafa. Nė atė ēast Ka’abi bėrtiti me njė zė kaq tė keq e tė fortė, sa i tmerroi ata qė ishin rrotull tij dhe ra i vdekur. U ndezėn dritat nėpėr shtėpitė e idhujtarėve. Ata tentuan qė t’i kapnin njerėzit, qė vranė Ka’ab ibn Eshrefin, por myslimanėt u kthyen nė Medine shėndoshė e mirė. Nė kėtė mėnyrė u shua zjarri i intrigave kundėr myslimanėve, qė i shqetėsoi gjatė myslimanėt dhe nėpėrkat jehude u fshehėn nėpėr vrimat e tyre pėr njėfarė kohe. Ēeta e Kirdes Nė muajin Xhemadiul Ahir, nė vitin e tretė tė Hixhretit, kurejshėt dėrguan njė vargan pėr nė Sham nga rruga e Irakut, e cila kalonte nga Nexhdi, por jo afėr Medines. Varganin e udhėhiqte Safuan ibn Umeja. Kėtė e mori vesh i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dėrgoi Zejd ibn Harithin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me njėqind kalorės. Vargani po pushonte te njė burim, nė vendin e quajtur Kirde, nė Nexhd. Zejdi me kalorėsit e vet iu vėrsul dhe e pushtoi varganin me gjithė pasurinė qė kishte, ndėrsa varganarėt ikėn tė gjithė. Myslimanėt kapėn udhėrrėfyesin e idhujtarėve, Furat ibn Hajanin, i cili u bė mysliman. Plaēka qė morėn myslimanėt kapte vlerėn njėqind mijė dinarė dhe humbja e varganit me gjithė pasurinė qė kishte, qe goditja mė e dhembshme qė pėsuan Kurejshėt pas luftės sė Bedėrit. </SPAN>


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.