Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-12-07, 13:38   #1
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pershendetje te nderuar miqe!
Prostimi ne vijim paraqet nje punim te nje profesori gjerman te drejtes internationale dhe drejtes internacionale private. Daton nga viti 1998, pra pak i vjeter, mirepo prap se prap mjaft i pasur ne informacione mbi te drejten nderkombetare, e cila ketu shtjellohet ne prizmen $e temes shekullore shqiptare: Pavaresine e Kosoves.

Ne fund te atikullit gjindet nje link qe shpien tek nje faqe me punime ne gjuhen angleze te juristeve nerkombetare mbi dilemen e pavaresise se Kosoves. Keshtu qe pak si shume per te lexuar, mirepo si motivim plotesues po them se ai qe e lexon ne teresi, ate ta quajme doctor honoris causa dardaniae.


Pėrmbajtja:

0. Pasthėnie pas njė viti
I. Pėrshkrimi i Situatės: 1. Disa Fakte
2. Prapaskena ideologjike

II. Vlerėsim 1. Tė drejta historike
2. E drejta pėr vetėvendosje
2.1 Krijimi dhe mbajtja e pushtetit serb nė kundėrshtim me tė drejtėn pėr vetėvendosje
2.2 Shfrytėzimi i tė drejtės pėr vetėvendosje 1974-1980?
2.3 Dekolonializimi
3. Kushtet paraprake - tradicionale pėr ekzistencėn e njė shteti tė pavarur
4. A ėshtė kjo luftė e detyrueshme sipas tė drejtės ndėrkombėtare?
5. Jugosllavia e mbetur - pasardhėse e dyshimtė ligjore
6. Karta e Parisit. Guidelines on the Recognition of New States
7. Mbrojtja kundėr gjenocidit dhe shkelja e Konventės tė Gjenevės
8. Detyrimi pėr ndihmė
9. Pėrmbledhje

III. Ēfarė duhet bėrė? 1. Pasojat e pavarėsisė 1.1 Detyrimi pėr njohje
1.2 Detyrimi pėr ndihmė
2. Ndalesa e pengimit tė luftės ēlirimtare
3. Masa ligjore ndėshkimore
0. Pasthėnie pas njė viti

Kėtė artikull pėr pavarėsinė e Kosovės e kam shkruar para njė viti. Thelbi i argumentit tim ishte se para luftės nė Kosovė kishte dy shtete: Republika e Kosovės dhe shteti serbojugosllav. Republika e Kosovės ishte e bazuar nė zgjedhje demokratike, tė cilat kishin lindur njė kuvend, njė kryetar, njė qeveri qėndrore dhe qeveri komunale. Mbėshtetur nė vullnetin e popullit, pėr tė mirėn e popullit, ky shtet e qeveriste vendin sa mė mirė nė rrethana shumė tė vėshtira, organizonte edukimin, sistemin shėndetėsor, ndihmėn sociale, etj. Shteti serbojugosllav punonte kundėr vullnetit dhe jo pėr tė mirėn e popullit; mbėshtetur nė terror, jo vetėm plaēkiste dhe vriste por edhe e bėnte dėbimin e popullatės sė vet nga toka e saj dhe ushtronte gjenocid. Me tė vėrtetė s'ishte mė njė shtet, ishte njė organizatė mafioze, njė "shtet i dėshtuar" (failed state) sipas tė drejtės ndėrkombetare. Nė njė "shtet" tė dėshtuar njė shtet i ri legjitimohet prej vullnetit tė popullit. Kėshtu, nė Kosovė i vetmi shtet legjitim ishte Republika e Kosovės. Shteti serbojugosllav s'ishte asgjė tjetėr veēse njė bandė kriminelėsh.
Tani bashkėsia ndėrkombėtare e ka dėbuar kėtė bandė. A ėshtė Republika e Kosovės tani duke e udhėhequr popullin kosovar nė njė tė ardhme demokratike e tė lumtur?
Jo!
Republika e Kosovės nuk duket mė. Ose mė saktė, shfaqet krejtėsisht e ndryshme. Doli njė "qeveri e pėrkohshme" pa asnjė bazė demokratike, pa asnjė bazė tjetėr (pretendon njė marrėveshje nė Rambuje, por e vetmja palė me legjitimitet demokratik nė kėtė marrėveshje, LDK-ja, nuk merr pjesė nė kėtė "qeveri"; pėrveē kėsaj, Rambujeja siē dihet dėshtoi), pa asnjė bazė tjetėr pėrveē frikės, terrorit. Quhet edhe qeveria e UĒK-sė, megjithėse me sa duket kjo UĒK nuk ėshtė UĒKja e Llapit ose e Dukagjinit, d.m.th. nuk ėshtė njė nga pjesėt e UĒK-sė, tė cilat kanė luftuar me sukses kundėr serbėve, por ėshtė UĒKja e "policisė ushtarake". "Ministri i Punėve tė Brendshme" i "qeverisė sė pėrkohshme" u ka dhėnė anėtarėve tė kėsaj "policie" letėrnjoftime sipas tė cilave kanė tė drejtėn "tė mbajnė armė, tė arrestojnė njerėz, tė hyjnė nė shtėpi private, tė konfiskojnė mallra". Bash si djemtė e Frenkit. Nė Prizren, ushtarė gjermanė kanė gjetur njė dhomė tė torturės ku kjo "polici ushtarake" torturonte romė; nje rom i vjetėr kishte vdekur nga torturat. (Midis "policėve" ishte edhe njė femėr.)
Ky s'ishte njė "incident i izoluar". Kudo nė vend, anėtarėt e pakicave - romė, serbė, katolikė shqiptarė, goranė - kėrcėnohen, rrihen, plaēkiten, vriten. Shtėpitė e tyre digjen, shtėpi pėr shtėpi. Nga hakmarrės? Natyrisht, nėse paramilitarėt serbė, policia speciale, etj., tė kanė torturuar, t'i kanė vrarė gratė, femijėt, fqinjėt, ta kanė djegur shtėpinė, nuk ndihesh shumė miqėsor ndaj serbėve. Por kriminelėt serbė u arratisėn menjėherė pas luftės dhe ti duhet ta spastrosh truallin tėnd nga minat, ta rindėrtosh shtėpinė tėnde, ta gjesh bukėn. A do tė kishe atėherė kohė pėr hakmarrje ndaj njė gruaje tė vjetėr dhe tė sėmurė serbe ose rome qė personalisht nuk tė ka bėrė asgjė?
Kėto krime kundėr pakicave edhe sipas shkallės tė tyre s'mund tė jenė hakmarrje individuale. Me sa duket janė njė fushatė e organizuar mirė dhe me tė njėjtin qėllim si krimet e "paramilitarėve" dhe "policėve" serbė: pėr t'i lidhur kėta njerėz dhe popullin me udhėheqėsin (si vrasės i konfirmuar nuk mund ta braktisėsh mė bandėn; nėse ke soditur njė krim nė heshtje, nuk mund tė protestosh mė vonė kundėr krimeve tė tjera), pėr t'i treguar popullit kush e ka tė drejtėn absolute pėr tė vrarė (tė vrasė serbėt, pastaj edhe tė tjerė). Pėr tė ndėrtuar njė shtet tė terrorit, nė tė cilin ēdokush ka frikė edhe tė flasė kundėr "qeveritarėve", si tani nė Kosovė.
Natyrisht, edhe kėshtu, shkalla e kėtyre krimeve s'mund tė krahasohet me shkallėn e krimeve serbe. Nuk jemi nė luftė, dhe ky ėshtė vetėm fillimi, KFOR-i akoma ėshtė nė vend. Megjithatė, edhe nėse shkalla ėshtė e ndryshme, esenca e shtetit kosovar po shndėrrohet nė tė njėjtėn gjė si shteti serbojugosllav: nė njė organizatė pa bazė demokratike, nė njė organizatė kriminele e mbėshtetur nė frikė. Nė njė shtet tė dėshtuar.
Ky do tė jetė fundi i tė drejtės sė Kosovės pėr pavarėsi.
F.Münzel
Hamburg, Tetor 1999.


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-12-07, 13:39   #2
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

I.Pėrshkrimi i Situatės

1. Disa Fakte

Kosova shtrihet mes Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė dhe ka, pa numėruar refugjatėt dhe emigrantėt e hershėm, 2.2 milionė banorė. Prej tyre 92% janė shqiptarė. Aty jetojnė edhe serbė (i), romė, turq, boshnjakė dhe kroatė. Mė shumė se gjysma e popullsisė ėshtė mė e re se 19 vjeē. Kosova ėshtė zona me dendėsinė mė tė madhe tė popullsisė nė Gadishullin Ballkanik.
Kjo zonė i takonte fillimisht vilajeteve shqiptare tė Perandorisė Osmane (ii). Nė vitin 1908 nė Perandorinė Osmane erdhėn nė fuqi "Turqit e Rinj", tė cilėt u pėrpoqėn ta shpėtojnė kėtė Perandori nėpėrmjet njė politike nacionaliste-turke. Ata ndaluan nė Shqipėri shkollat ku mėsimi bėhej nė shqip. Parlamentari i Prishtinės Hasan Prishtina organizoi protesta kundėr kėtij ndalimi deri tek Sulltani. Meqė kėto protesta mbetėn tė pasuksesshme, ai organizoi njė kryengritje qė pėrfshiu tė gjithė Shqipėrinė. Kryengritėsit shtruan 14 kėrkesa qė lidheshin kryesisht me ēėshtjen e shkollės por edhe me autonominė lokale. Kryengritja pati sukses. Osmanėt pranuan autonominė e Shqipėrisė. Por fqinjėt, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, nuk u pajtuan me kėtė . Ata donin ta ndanin Shqipėrinė mes tyre. Pėr kėtė ata i deklaruan luftė Turqisė. Kjo ishte Lufta e Parė Ballkanike.
Kjo luftė u zhvillua formalisht kundra Perandorisė Osmane. Udhėheqės tė kryengritėsve fitimtarė dhe fisnikė tė tjerė shqiptarė formuan njė qeveri nėn udhėheqjen e Ismail Qemalit, i cili kishte reputacion edhe jashtė Shqipėrisė. Kjo qeveri e shpalli Shqipėrinė plotėsisht tė pavarur dhe u ofroi shteteve kufitare njė fqinjėsi paqėsore. Por fqinjėt nuk e pranuan kėtė ofertė. Nė fakt kundėrshtarėt e tyre ishin mė shumė shqiptarėt sesa trupat osmane akoma tė mbetura nė vend. Mbreti i Serbisė deklaronte se ai po bėnte luftė pėr tė ēliruar popujt e Ballkanit, ndėrmjet tė cilėve edhe shqiptarėt, nga Turqia. Por, me dijen dhe pjesėrisht me urdhėrat e tij eksplicite, trupat e tij u pėrpoqėn ta "paqėsojnė" vendin me njė mizori (iii) tė paparė nė Europė qė prej shumė shekujsh. Nė zonėn qė i korrespondon Kosovės sė sotme u vra nga forcat serbo-malazeze rreth 1/10 e popullsisė. Kėto mizori shqetėsuan opinionin publik europian (iv). Presioni i opinionit publik shkaktoi presionin e Fuqive tė Mėdha ndaj katėr shteteve ballkanike, tė cilat u treguan tė gatshme tė nėnshkruajnė njė marrėveshje paqeje me Turqinė, marrėveshjen e Londrės me 30.05.1913. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, Turqia i dorėzoi shteteve tė tjera nėnshkruese tė marrėveshjes zonat nė perėndim tė njė linje tė caktuar (afėrsisht kufiri i sotėm europian tė Turqisė) me pėrjashtim tė Shqipėrisė (Art.2). Rregullimi i tė gjitha ēėshtjeve qė lidheshin me Shqipėrinė, pėrfshirė pėrcaktimin e kufinjve tė saj, iu la nga marrėveshja 6 Fuqive tė Mėdha europiane (Gjermani, Austro-Hungari, Francė, Britani e Madhe, Itali, Rusi). Nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės me 29.07.1913 kėto fuqi vendosėn njė "Organstatut" pėr Shqipėrinė. Sipas tij, njė i huaj do caktohej si princ i Shqipėrisė, i cili do qeveriste Shqipėrinė nėn mbikqyrjen ndėrkombėtare, i mbėshtetur nga njė polici ndėrkombėtare. U ra dakord edhe pėr personin konkret qė do ishte princi. Mosmarrėveshje lindėn megjithatė pėrsa i pėrket kufinjve tė vendit. Austro-Hungaria dhe Italia donin t'i pėrfshinin tė gjitha zonat e banuara nga shqiptarė nė shtetin e ri. Nga ana tjetėr, Rusia donte vetėm njė shtet tė vogėl shqiptar, kurse pjesa tjetėr do t'i jepej Serbisė dhe Malit tė Zi. Mė nė fund u arrit njė marrėveshje (nė protokollin e Firenze-s, tė datės 17.12.1913) nė njė vijė tė mesme, qė i pėrgjigjet afėrsisht kufinjve tė sotėm tė Shqipėrisė. Rrjedhimisht, pothuaj gjysma e zonave tė banuara nga shqiptarė mbeti jashtė kufinjve tė shtetit tė ri, kryesisht nė Serbi dhe Mal tė Zi. Nė kėtė vendim e mbėshtet Jugosllavia sot tė drejtėn e saj mbi Kosovėn.
Qeveria shqiptare i pranoi vendimet e konferencės dhe ia kaloi autoritetin e vet princit. Kosovarėt nuk u pyetėn megjithėse ata protestuan pranė Fuqive tė Mėdha. Ata i ofruan rezistencė tė armatosur pushtuesve serbė.
Me fillimin e Luftės sė Dytė Ballkanike, Princi e la Shqipėrinė dhe administrata ndėrkombėtare u shkatėrrua. Asnjė pushtet shtetėror nuk ekzistonte mė. I gjithė rajoni u pushtua nga trupat e palėve ndėrluftuese. Shqipėria e veriut u pushtua fillimisht nga serbėt dhe malazezėt. Ata u dėbuan me 1916 nga Austro-Hungaria, e cila, sė bashku me Bullgarinė, pushtoi edhe Kosovėn. Austro-Hungaria ia la administrimin civil popullsisė vendase. Shkollat shqipe tė mbyllura nga serbėt u rihapėn. Me 26.04.1915, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca lidhėn njė pakt tė fshehtė mbi hyrjen e Italisė nė luftė pėrkrah forcave aleate. Ky pakt parashikonte ndarjen e plotė tė Shqipėrisė mes Serbisė, Italisė dhe Greqisė. Vetėm nė Shqipėrinė qendrore do mbetej njė shtet autonom musliman qė do pėrfaqėsohej nė botėn e jashtme nga Italia.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:41   #3
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Me tėrheqjen e Austro-Hungarisė nė vitin 1918, luftėtarė shqiptarė, kaēakėt, morėn kontrollin mbi disa zona tė Kosovės rreth Pejės. Mė vonė trupat e Jugosllavisė sė sapoformuar (v) marshuan nė kėtė zonė dhe, me ndihmėn e trupave franceze, i dėbuan kaēakėt. Kaēakėt gjetėn strehim sidomos nė Junik deri nė vitin 1924. Nė Durrės u ndėrtua njė qeveri shqiptare, e cila mori kontrollin mbi disa pjesė tė vendit, kėrkoi zyrtarisht pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve dhe vendosjen e kufinjve tė drejtė. SHBA do pushtonin pėr njė-dy vite pjesėt qė i ishin shkėputur vendit dhe do organizonin referendume mbi fatin e kėtyre zonave (vi). Partnerėt e Marrėveshjes sė Londrės sė 1915 iu kundėrvunė pranimit tė Shqipėrisė, tė cilėn ata donin ta copėtonin ashtu siē ishin pajtuar mė parė. Megjithatė SHBA realizuan Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Bashkėsinė e Popujve duke u mbėshtetur nė parimin e Vetėvendosjes sė Popujve tė pėrfaqėsuar nga Presidenti Wilson. Kufinjtė e Shqipėrisė do caktoheshin nga njė komision ndėrkombėtar i Aleatėve kryesorė (vendim i Mbledhjes se 2-tė tė Lidhjes sė Kombeve me 02.10.1921). Ky komision i krijuar nga Konferenca e Ambasadorėve e Aleatėve kryesorė me 09.11.1921 caktoi kufinj qė pėrputheshin me ata tė 1913 (vii).
Aleatėt shpresonin se Jugosllavia do t'i pėrmbahej marrėveshjes sė nėnshkruar me 10.09.1919 me Aleatėt kryesorė. Sipas kėsaj marrėveshje, Jugosllavia ishte e detyruar tė trajtonte nė mėnyrė tė pėrshtatshme pakicat (do tė kujdesej pėr shkollat nė gjuhėn e pakicave, do lejonte pėrdorimin e gjuhės sė tyre nė administratė dhe gjykata, etj.). Marrėveshja parashikonte shprehimisht se ajo vlente pėr zonat qė i kishin kaluar Serbisė dhe Malit tė Zi qysh mė 01.01.1913. Megjithatė Jugosllavia pretendoi se kjo marrėveshje ka tė bėjė vetėm me zonat e mėhershme austro-hungareze dhe u pėrpoq mė tej ta serbizonte Kosovėn. Ēdo rezistencė u thye duke shfarosur fshatra tė tėrė. Konsulli francez nė Shkup raportoi nė Qershor 1919 pėr 9 masakra me 30-40.000 viktima, pėr mbylljen e shkollave fillore shqiptare dhe zėvendėsimin me shkolla serbe (viii). "Nėn emrin e organizatave kombėtare shteti serbo-kroato-slloven ka organizuar banda tė armatosura, tė cilat terrorizojnė zonat shqiptare dhe vrasin fshatarėt pasi i plaēkisin dhe u djegin shtėpitė. Nėn pretekstin e shtypjes sė kryengritėsve, forcat e organizuara ushtarake serbe kanė shkatėrruar shumė fshatra nė rrethet e Prishtinės, Vushtrisė, Mitrovicės dhe Pejės. Ato kanė vrarė me mijėra banorė tė kėtyre zonave pa kursyer as gra, fėmijė e pleq. Pas ēdo goditjeje kundėr shqiptarėve vendoset njė kamp . . . kolonistėsh serbė, tė cilėt pastaj terrorizojnė sistematikisht fshatrat fqinjė pėr tė detyruar banorėt e tyre tė braktisin tokat, qė pastaj sekuestrohen dhe gjithashtu kolonizohen . . . fshatarėve dhe qytetarėve shqiptarė, tė cilėt janė tė gjithė bujqė (fermerė), u merret toka nėn pretekstin e zbatimit tė Ligjit Agrar (Reformės Agrare). Kushtetuta serbe ėshtė pėr shqiptarėt njėlloj si kushtetuta e Turqve tė Rinj ishte pėr Armenėt." (ix) Gjuha shqipe nuk u lejua as si gjuhė zyrtare, as nė shkolla. Deri nė Luftėn e Dytė Botėrore nuk kishte nė Jugosllavi shkolla nė gjuhėn shqipe. Mė shumė se 90% e popullsisė sė Kosovės mbeti analfabete. Me veprimet e lartpėrmendura bėhej vazhdimisht presion mbi shqiptarėt qė tė iknin, pjesėrisht nė Shqipėri e pjesėrisht nė Turqi (x). Pėr kėtė Jugosllavia mbėshtetej nė njė marrėveshje tė nėnshkruar me 11.07.1938 me Turqinė mbi pranimin e tė dėbuarve "turq" (xi). Kjo marrėveshje ishte realizuar nga diplomati i atėhershėm jugosllav Ivo Andric, i cili mė vonė fitoi ēmimin Nobel pėr letėrsi. (xii) Meqė financimi nuk ishte siguruar dhe meqė Jugosllavia u shkatėrrua nė Luftėn e Dytė Botėrore, kjo marrėveshje nuk u ratifikua. Megjithatė, pas luftės, Jugosllavia dhe Turqia lidhėn pėrsėri njė marrėveshje mbi pranimin e refugjatėve (xiii). Ata pėrpara luftės u detyruan tė deklaroheshin si turq por nė fakt ishin shqiptarė qė iu pėrkulėn nė vitet '50 presionit pėr dėbim. Gjatė gjithė kėtyre veprimeve pati njėkohėsisht pėrpjekje pėr tė vendosur serbė aty ku dėboheshin shqiptarė. Por kėto pėrpjekje patėn pak sukses. Mes viteve 1919 e 1941, nė Kosovė dhe nė Maqedoninė perėndimore, u vendosėn 53.884 persona, tė cilėt morėn (deri mė 1935) 134.802 ha tokė (xiv). Numri i "kolonistėve" tė rinj pas vitit 1945 mbeti nėn 20.000 (xv).
Tre vitet e pushtimit italian, kur Kosova iu bashkua Shqipėrisė sė pushtuar, kaluan pa persekutime. Nė kėtė kohė, partizanėt e Titos premtuan nėpėrmjet tė deleguarit tė tyre Miladin Popovic tek komunistėt shqiptarė, nė Konferencėn e Bujanit, fund 1944 fillim 1945, se Kosova pas luftės do ishte e lirė tė vendosė vetė se kujt do t'i pėrkasė. Por, ende pa mbaruar mirė lufta, Kosova u vendos nėn administratėn ushtarake jugosllave. Gjatė 1945, brenda njė gjysėm viti kjo administratė vrau 50.000 kosovarė. Nė vjeshtė 1945 mbaruan vrasjet masive por vazhduan rregullisht aksionet policore, hetimet, torturat dhe proceset gjygjėsore kundėr "nacionalistėve", "separatistėve" dhe "armiqve" tė tjerė. Kjo u kushtoi jetėn shumė kosovarėve. Gjithashtu vazhduan kontrollet "pėr armė" nė banesa. Shpesh shqiptarėt detyroheshin t'i blenin armėt pėr t'i dorėzuar pastaj, siē kėrkohej, nė polici. Njėkohėsisht, siē u theksua mė lart, iu imponua shqiptarėve ikja nė Turqi. Pėr kėto shkaqe, qė nga viti 1945, Kosovėn e kanė lėshuar rreth 1.5 deri nė 2 milionė kosovarė. Nė Gjermani jetojnė sot rreth 200.000 shqiptarė, tė cilėt kanė ardhur kryesisht nga Kosova si punėtorė tė pėrkohshėm (Gastarbeiter) ose pjesėtarė tė familjeve tė tyre. Nė Gjermani gjendet pothuaj i njėjti numėr refugjatėsh kosovarė.
Situata nė Kosovė u pėrmirėsua pėrkohėsisht kur Tito pėrjashtoi nga partia, nė vitin 1966, shefin e policisė Rankovic (mes tė tjerave sepse Rankovici kishte vėnė mikrofona edhe nė dhomėn e gjumit tė Titos). Rankovici kishte drejtuar shtypjen e shqiptarėve. Mė vonė, pak nga pak, Tito e nxori Kosovėn pothuaj krejt jashtė kontrollit serb. Kjo sidomos me Kushtetutėn e 1974, ku Kosovės iu njoh autonomia nė kuadrin e Serbisė dhe statusi si pjesė integruese e Jugosllavisė. Kjo sjellje e Titos konsiderohet sot si tradhėti. (xvi) Nga ana tjetėr, kosovarėt nuk ishin tė kėnaqur. Kosova ishte tashmė pothuaj si njė shtet i Republikės Federale Jugosllave. Administrata ishte e pėrbėrė kryesisht nga shqiptarė. Por nuk kishte zgjedhje tė lira apo ndonjė mundėsi tjetėr pėr kosovarėt qė tė vendosnin mbi fatin e tyre. Shumė kėrkonin tė paktėn njė shtet tė vetin shqiptar ("Republikė") nė kuadėr tė RFJ . Nė kėtė mes rol luante edhe fakti qė, sipas kushtetutės jugosllave, republikat kishin tė drejtė tė shkėputeshin nga shteti jugosllav. Tito nuk ishte i gatshėm ta siguronte kėtė status. Gjatė demonstratave pėr njė Republikė tė tillė u vra vetėm njė demonstrues. Me Rankovicin nuk do kishte pėrfunduar kaq lehtė. Vala e persekutimeve ra shumė. Por edhe gjatė kėsaj periudhe, ata qė kėrkonin haptazi shkėputjen e Kosovės nga Jugosllavia u persektuan dhe u dėnuan rėndė. Nė Kosovė u formua njė Universitet me shkollat e larta ekzistuese ku pėr herė tė parė nė Jugosllavi mėsimi ishte edhe nė shqip. U formua bile edhe njė Akademi e Shkencave dhe Arteve. Sidoqoftė, ata qė mbaronin kėtė universitet gjithnjė e mė rradhė gjenin ndonjė vend pune. Shkak ishte mbetja e zhvillimit ekonomik tė Kosovės gjithnjė e mė mbrapa atij tė pjesės tjetėr tė Jugosllavisė. Ndėrkaq pasuritė e mėdha nėntokėsore tė Kosovės pėrpunoheshin jashtė saj kurse fitimet mbeteshin nė Beograd (xvii).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:41   #4
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pas vdekjes sė Titos nė Maj 1980, demonstratat paqėsore tė pranverės sė viti 1981 (demonstruesit mbanin nė duar fotografi tė Titos) u pėrdorėn nga Serbia si pretekst pėr rrethimin e zonės dhe ndėrhyrje jashtėzakonisht brutale kundėr demonstruesve. Duhet tė ketė pasur rreth 200 tė vdekur. (xviii) Kjo ndėrhyrje u ndoq nga njė valė spastrimesh nė administratė dhe ēdo institucion shtetėror nga "tjetėrsimi ideologjik", dmth nga "separatistėt shqiptarė" si edhe nga njė fushatė shpifjesh e mediave jugosllave kundėr shqiptarėve. Sidomos sukses pati kjo fushatė me pretendimin se shqiptarėt e Kosovės pėrdhunojnė nė mėnyrė masive gra serbe, deri edhe murgesha serbe. Nė tė vėrtetė numri i pėrdhunimeve nė Kosovė ėshtė shumė mė i vogėl sesa ai mesatar i Serbisė ose i Jugosllavisė. Vetėm 9.6% e viktimave tė keqbėrėsve shqiptarė ishin serbe dhe asnjėra nuk ishte murgeshė. (xix) Numri i madh i lindjeve tek shqiptarėt u pa si njė sulm ndaj RFJ i cili duhej neutralizuar duke i ēuar ritmet e shtimit tė shqiptarėve nė zero (xx). Pėr kėtė dolėn rregulla mbi kontrollin e lindjeve dhe pėr pengimin e familjeve me shumė fėmijė. Kėto rregulla u kufizuan nė mėnyrė tė rafinuar vetėm tek shqiptarėt edhe pse kjo nuk thuhet shprehimisht nė tekstin e ligjit (xxi). Nė vitin 1989 Kosovės ju hoq edhe formalisht autonomia (sipas njė vendimi tė Parlamentit kosovar me 23.03.1989, para tė cilit parlamentarėt u kėrcėnuan jashtėzakonisht, gjatė votimit Parlamenti ishte i rrethuar me tanke, mbi tė fluturonin helikopterė, nė votim morėn pjesė edhe joparlamentarė dhe numri i saktė i votave nuk u numėrua (xxii). Pėrfaqėsuesi i Kosovės nė Kryesinė federale u pėrpoq mė kot ta fuste Autonominė e Kosovės nė projektin e njė kushtetute tė re (xxiii). Heqja me dhunė e autonomisė sė Kosovės ishte hapi i parė i madh i Serbisė drejt shkatėrrimit tė Jugosllavisė dhe ndėrtimit tė njė shteti tė ri nėn sundimin serb. Pėrfaqėsuesit e Republikave tė tjera dhe kryeministri i atėhershėm i Jugosllavisė, kroati Markovic, i panė me shumė frikė veprimet e Serbisė. Por ata shpresonin se Kosova do mjaftonte pėr tė kėnaqur aspiratat e Serbisė. "Kosova ėshtė njė fushė me mina, ku ne nuk guxojmė tė shkelim" ka thėnė Markovic. Ai shpresonte ta shpėtonte Jugosllavinė duke u pėrqėndruar nė reformat e ekonomisė sė tregut. (xxiv) Tė lėnė tė vetėm nė kėtė mėnyrė, parlamentarėt e Parlamentit tė Kosovės (4/5) u mblodhėn pėrsėri me 02.07.1990 dhe e shpallėn Kosovėn si shtet federal ("Republikė") tė Jugosllavisė, vendosėn nė vitin 1990 njė kushtetutė tė re dhe, pėrfundimisht, me 22.09.1991 Pavarėsinė e plotė tė Kosovės. Kjo Pavarėsi u ligjėrua nė Referendumin e mbajtur me 26-30.09.1991 nga 87% e banorėve me tė drejtė vote (xxv). Kosova ka njė Parlament, njė President dhe administratė lokale (tė gjitha tė zgjedhura rishtaz nė vitin 1998) dhe njė qeveri nė ekzil (Bonn). Tė gjitha kėto institucione financohen nga kontribute vullnetare. Pothuaj krejt popullsia e Kosovės e refuzon regjimin jugosllav dhe nuk merr pjesė nė zgjedhjet serbe/jugosllave. Serbia/Jugosllavia nuk e njeh gjithė kėtė organizim (xxvi) dhe ndjek njė politikė gjithnjė e mė tė ashpėr persekutimi ndaj shqiptarėve.
Mė qartė duket kjo nė fushėn ekonomike. Nė Kosovė, si nė gjithė ish-Jugosllavinė, tė gjitha ndėrmarrjet e mėdha ishin "Organizata tė punės sė bashkuar", njėfarė ortakėsie. Pronar ishte kolektivi i punonjėsve tė ndėrmarrjes, i cili duhet tė vendoste edhe mbi pushimet nga puna. Qysh para 1989 merreshin nė punė me preferencė jo-shqiptarė. Kėshtu nė marrėdhėnie tė qėndrueshme pune ishin 59.000 serbė dhe vetėm 164.000 shqiptarė. Pas heqjes sė autonomisė sė Kosovės, parlamenti i Serbisė miratoi njė ligj mbi marrėdhėniet e punės nė raste tė veēanta. Ky ligj u pėrdor vetėm nė Kosovė dhe i lejonte drejtorėve tė firmave tė pushonin nga puna punonjėsit me vendim tė tyre personal. Veē kėsaj, nė ndėrmarrje tė veēanta kosovare mes 1990 dhe 1992 u morėn 371 vendime mbi "masa tė pėrkohshme pėr mbrojtjen shoqėrore tė tė drejtave tė vetadministrimit". Kėto vendime hoqėn organet drejtuese tė zgjedhura tė deriatėhershme dhe ia kaluan tė gjitha tė drejtat personave serbė tė emėruar si "organe tė pėrkohshme". Kėto "organe tė pėrkohshme" kishin tė drejtėn tė vendosnin mbi "marrėdhėniet e statusit dhe tė punės" dhe "shpėrndarjen e tė ardhurave personale". Mbi kėtė bazė u pushuan nga puna rreth 145.000 punonjės shqiptarė. Shumė prej tyre iu morėn edhe banesat, tė cilat iu dhanė personave serbė. Sipas tė dhėnave tė ministrit serb tė industrisė, u pėrgatitėn pėr privatizim rreth 253 "ndėrmarrje tė mbrojtura nga shoqėria" ("90% e ekonomisė kosovare"). Rreth 1/3 do t'i shitet me kushte tė volitshme punonjėsve, qė ishin tashmė pothuaj krejtėsisht serbė. Edhe pjesa tjetėr i shitet pothuaj vetėm serbėve. Firma tė mėdha i shiten gjithashtu blerėsve tė huaj (Telekomi serb, i cili ka pėrvetėsuar edhe atė kosovar, iu shit njė firme italiane dhe njė firme greke, miniera e Trepēės firmės greke Mytilneos, pjesė tė Ferronikelit Thyssen-it, etj) (xxvii). Kėshtu pėrvetėsohen firmat kosovare dhe pasuritė nėntokėsore nga serbėt. Firmat e vogla shqiptare, artizanati, tregtia, etj, gjenden vazhdimisht nėn presionin e policisė financiare dhe tė autoriteteve tė tjera serbe. Ata shpesh detyrohen tė mbyllin (xxviii). Nga ana tjetėr, fonde dhe toka vihen nė dispozicion pėr tė mbėshtetur serbėt: pėr formimin e ndėrmarrjeve ku ata do gjejnė punė, pėr toka pėr ata qė janė fermerė, pėr ndėrtimin e shtėpive. Suksesi i kėtyre masave ėshtė i vogėl. Rreth 14.000 Kolonistė serbė kanė ardhur deri tani nė Kosovė, 2/3 e tyre por e kanė lėshuar pėrsėri atė pėr shkak tė varfėrisė qė mbizotėron atje (xxix). Me mjetet qė vihen nė dispozicion pėr serbėt e ardhur pasurohen serbė lokalė, qė nganjėherė edhe makineritė pėr ndėrmarrjet e reja serbe ose ato tė blera prej tyre i kanė nisur nė Serbi (xxx). Vetėm shitjen e tokės tek shqiptarėt e pengon njė ligj serb i 18.04.1991, (xxxi) i cili ndalon tregti imobiliare qė mund tė ndryshojnė "pėrbėrjen kombėtare tė popullsisė". Shuma tė mėdha fitojnė pushtetmbajtėsit serbė dhe policėt edhe nėpėrmjet rryshfeteve qė paguhen nga administrata kosovare nė mėnyrė qė shkollat, spitalet, etj. kosovare tė l ihen nė njė farė mase nė qetėsi. Ata fitojnė gjithashtu edhe nėpėrmjet shumave qė grabisin kur zbulojnė nisje tė hollash nė Kosovė nga jashtė vendit. Kritikuesit e linjės sė qėndresės sė padhunshme tė udhėheqjes kosovare pretendojnė se aparati policor serb mund tė financohet plotėsisht nga burime tė tilla (xxxii).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:42   #5
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Serbia i ka pushuar nga puna pothuaj tė gjithė shqiptarėt nė administratėn shtetėrore, drejtėsi, shkolla, universitet dhe spitalet (vdekshmėria e foshnjave nė Kosovė sot ėshtė mė e larta nė Europė). Shumica e gjykatėsve, mjekėve, etj. nuk e kuptojnė gjuhėn shqipe. Sipas legjislacionit tė ri serb vetėm serbishtja njihet si gjuhė zyrtare (xxxiii). Nė universitetin e Prishtinės, mė parė i vetmi universitet jugosllav ku mėsimi zhvillohej edhe nė gjuhėn shqipe, tashmė flitet vetėm serbisht. (xxxiv) Biblioteka e universitetit u shkatėrrua, koleksioni i madh, i pazėvendėsueshėm i librave nė gjuhėn shqipe u reciklua si letėr e vjetėr. E njėjta gjė ndodhi edhe me biblioteka tė tjera (xxxv).
Qeveria kosovare ka ndėrtuar nė shtėpi private njė sistem provizor shkollor, universitar dhe shėndetėsor. Qeveria i paguan ndihma modeste disa mijėra njerėzve tė cilėt nuk kanė asnjė tė ardhur tjetėr dhe, pa kėtė ndihmė, do tė vdisnin nga uria. Pėrveē kėsaj, janė organizuar njė Qendėr Informimi dhe njė Komitet i tė Drejtave tė Njeriut. Komiteti i tė Drejtave tė Njeriut ka njė rrjet tė dėndur vėzhguesish nė tė gjithė vendin, i cili shqyrton dhe rregjistron shumė barbarizma tė pushtuesit jugosllav. I gjithė ky sistem financohet nga pagesa vullnetare tė taksave, sidomos nga kosovarėt nė botėn e jashtme, tė cilėt do duhej tė paguanin 3% tė tė ardhurave tė tyre dhe pėrgjithėsisht edhe e paguajnė. Shqiptarėt e Kosovės nuk i pranojnė pothuaj fare vendimet e "gjygjeve tė instaluara nga Serbia". Ata i zgjidhin diferencat me ndihmėn e personave tė u dėgjohet fjala (si psh. udhėheqėsit fetarė, nga personat e zgjedhur me vota tė lira, kryetarė rrethesh, prefektė) ose nga pėrfaqėsuesit e Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut (xxxvi). Problemet e vjetra e tė mėdha deri tek gjakmarrja, trajtohen nga "mbledhjet e pajtimit" qė drejtohen nga intelektualė tė njohur. Ata diskutojnė me palėt derisa tė arrihet qė palėt t'i shtrėngojnė publikisht dorėn njėra-tjetrės nė takime tė mėdha publike. Raste tė tjera trajtohen nga "kėshillat e rretheve (komunave) pėr evitimin e shfaqjeve negative" (xxxvii).
Deri tani Jugosllavia e ka pasur gjėrėsisht monopolin e forcės: policinė, drejtėsinė serbe, ushtrinė. Nga 1990-1997 u vranė mesatarisht ēdo muaj 1-3 shqiptarė nga policia. Vazhdimisht kishte kontrolle tė shtėpive, arrestime, tortura, plaēkitje (xxxviii).
Pėrndjekja e shqiptarėve nuk u kufizua nė Kosovė. Gjatė shpėrthimeve me lėndė eksplozive qė i paraprinin marrjes sė shteteve boshnjake nga serbėt, janė shkatėrruar vazhdimisht tė parat dyqanet e shqiptarėve. Pak shqiptarė i kanė mbijetuar kampeve serbe tė pėrqėndrimit atje. Akuzave ndėrkombėtare pėr pėrndjekjen e shqiptarėve i ėshtė pėrgjigjur dhe i pėrgjigjet qeveria jugosllave duke rikujtuar artikullin mbi mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve tė kushtetutės sė saj.
Pėrballė kėsaj, kanė ndjekur Qeveria e Kosovės dhe tė gjitha partitė shqiptare qė veprojnė publikisht, veēanėrisht LDK-ja si mė e madhja mes tyre, politikėn e qėndresės tė padhunshme. Qė nė vjeshtė tė 1997 u shtuan shenjat se Jugosllavia po pėrgatiste nė Kosovė njė aksion tė shkallės sė gjėrė. Fillimisht pati zėra mbi njė mobilizim. Mediat serbe kishin raportuar deri atėherė se nė Kosovė ishte gjithēka nėn kontroll. Nė Dhjetor pretenduan ato papritmas, ēka atėherė nuk ishte e vėrtetė, se kontrolli i pushtetit jugosllav ishte i kufizuar vetėm nė qytetet e mėdha dhe nė disa stacione policie nė pika kyēe. Pėrveē kėsaj, gjithnjė sipas kėtyre mediave, vendi kontrollohej nga ushtria e organizuar dhe e armatosur mirė UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės). Kjo, pavarėsisht nga pėrgėnjeshtrimet e presidentit Rugova dhe Qeverisė sė Kosovės, bashkėpunon me ta dhe thirr ushtarė nė shėrbim ushtarak (xxxix). Pėr UĒK-nė u fol shumė qysh nė vitin 1996 si rezultat i atentateve dhe komunikatave pompoze. Numri i kėtyre atentateve ishte shumė i kufizuar deri nė fillim tė 1998 (xl). Me 11.02.1998 presidenti maqedon Gligorov deklaroi se Maqedonia priste luftė nė Kosovė dhe se po pėrgatiste njė korridor nėpėrmjet tė cilit refugjatėt shqiptarė tė kalonin nga Kosova nė Shqipėri. (Shqiptarėt e Maqedonisė e interpretuan kėtė tė indinjuar si pėrgatitje e kontributit maqedon pėr dėbimin e shqiptarėve.) Me 11.02.1998 dy politikanė nga Vojvodina, socialdemokrati Canak dhe reformdemokrati Isakov deklaruan se kishin prova tė qarta pėr mobilizimin e ushtrisė pėr luftė nė Kosovė, pėrgatitje qė iu kujtonin pėrgatitjet pėr luftėn nė Kroaci nė vitin 1991 (xli). Dy javė mė vonė, me fillimin e masakrave tė policisė serbe nėn pretekstin e luftės kundė UĒK, nisi lufta. Nė kėto masakra pėrdoret vazhdimisht e njėjta metodė. Fshatra tė tėra rrethohen dhe bombardohen fillimisht nga larg dhe nga ajri. Pastaj snajperėt qėllojnė mbi gjithēka qė lėviz. Pėrfundimisht vendi "pastrohet" nga banorėt qė nuk arritėn tė iknin. Edhe bagėtitė mbyten tė gjitha. Shtėpitė plaēkiten. Nėpėrmjet kėsaj paguhen kriminelėt, ēetnikėt serbė, veēanėrisht njerėzit e Raznjatovicit alias Arkan, qė janė shfaqur mė pėrpara nė Slavoni dhe Bosnjė. Ata transportojnė gjithēka qė munden me kamionė - televizorė, aparate tė tjera elektronike, mjete shtėpiake, nganjėherė edhe mobiljet. Pasi marrin edhe makina dhe makineri me vete, u vėnė zjarrin shtėpive. Gjithēkaje tjetėr, shpesh edhe tė mbjellave nė ara, u vihet zjarri.
Nė kėtė mėnyrė, mė 28.02-1.03.1998 janė sulmuar sė pari me helikopterė, tanksa dhe armė tė rėnda fshatrat Qirez dhe Likoshan (komuna e Skėnderajt) dhe mė pas serbė tė armatosur kanė hyrė nė kėto fshatra ku kanė vrarė 26 njerėz, njė shtatzanė ėshtė ekzekutuar me njė plumb nė fytyrė, ndėrsa njė viktime tjetėr i janė prerė pėr sė gjalli organe tė trupit. Pas kėsaj vazhduan sulmet nė shtėpitė e familjes Jasharaj nė Prekaz, duke u arsyetuar gjoja me pjesėmarrjen e Jasharajve nė rradhėt e UĒK-sė. Kėtu ka pasur mė sė paku 56 tė vrarė, ndoshta deri nė 63, ndėr ta 10 fėmijė tė moshės deri 14 vjeēare. Mė i riu ka qenė 7 vjeē, prej tyre 3 janė marrė tė gjallė nga policia dhe janė vrarė mė vonė. Kjo masakėr ka qenė vetėm fillimi. Njė "analitik ushtarak" serb nga Prishtina, i cili dėshiron tė mbetet anonim, sipas gazetės "Nedeljni telegraf" tė 11.03.1998 sqaron: "Nė territorin e Drenicės nuk mund tė thuhet qė janė likuiduar tė gjithė terroristėt, ngase sipas tė dhėnave deri tash tė njohura nė 14 ditėt e fundit janė vrarė mė sė paku 50, por njė numėr tė tillė mundet qė ta rekrutojė seicili fshat pėr vete. Nė fshatrat e tjera ka mjaft baza tė forta terroriste, ndėrsa malet e Ēiēavicės, ku gjejnė tė mbėshtetje Drenica dhe njė numėr i madh fshatrash, duhen pastruar mirė. Dėshpėrimi dhe tmerri nga kėto masakra, para sė gjithash fotografitė e tė vdekurve nga Prekazi tė publikuara nė shtyp (xlii) ēuan nė reagimin (e shpresuar nga Jugosllavia?. Rradhėt e UĒK-sė shtoheshin ēdo ditė sa qė ajo brenda javėsh u kthye nga njė grup i vogėl nė njė ushtri me luftėtarė tė dėshpėruar, tė cilėt tash nė pjesė tė mėdha tė Kosovės lėviznin hapur por qė ishte e armatosur shumė keq. Veē kėsaj nė shumė vende formoheshin grupe pėr vetėmbrojtje nga sulmet jugosllave tė cilat njiheshin pjesėrisht gjithashtu si UĒK. Nėn kontrollin e gjithė kėtyre njėsive, kanė qenė pėrkohėsisht deri nė 40% e territorit tė Kosovės. Nga ajo ēka tregojnė dezertorėt jugosllavė, ata janė urdhėruar qė tė mos kenė parasysh popullsinė civile. Shumė vendbanime janė sulmuar edhe pa pasur serbė fare nė to, apo vetėm e vetėm se nėpėr kėto kanė kalur njerėz tė armatosur. Psh. fshati Dubovik (afėr Pejės, qė nė situatė normale ka 2000 banorė, ndėrsa tash atje janė vendosur edhe 20 000 tė zhvendosur) ose fshati Poturevc (afėr Lipjanit) ku janė gjuajtur dhe shkatėrruar dy mullijtė modernė tė familjes Shabani, tė cilėt kanė furnizuar rreth 60.000 banorė me miell.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:45   #6
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Forcat e armatosuara jugosllave qysh nga fillimi i luftės, fundi i Shkurtit, deri mė 2 Shtator kanė sulmuar 391 vendbanime kosovare nga gjithsej 1335, 266 i kanė gjuajtur me armė tė rėnda ndėrsa nga 217 i kanė pėrzėnė tė gjithė banorėt. Shumė vendbanime janė plaēkitur dhe pastaj janė shkatėruar plotėsisht. Nė disa vende janė djegur sistematikisht tė korrurat. Territore tė tėra janė deklaruara si "zona tė vdekjes". Shumė fshatra si dhe qyteti i Gjakovės i janė nėnshtruar njė blokade totale saqė banorėt e kėtyre i kėrcėnon uria e nė disa vende bukė u shitet vetėm serbėve. Mė 2 Shtator 1998 nė Kosovė ka pasur 417.483 njerėz qė largoheshin (xliii) pjesėrisht nė pjesė tė tjera tė Kosovės, pjesėrisht nė Mal tė Zi, Shqipėri dhe Maqedoni. Furnizimi i tė zhvendosurve nė Kosovė pengohet sistematikisht. Pjesėtarė tė organizatave humanitare janė gjuajtur dhe burgosur nga forcat e armatosura jugosllave ndėrsa furnizimet e tyre janė plaēkitur. Gjatė gjuajtjes sė njė traktori me mjete ushqimore pėr refugjatėt mė 24 shtator 1998 janė vrarė disa pjesėtarė tė Shoqatės Humanitare "Nėnė Tereza". Sjelljet kriminale tė Prokurorisė jugosllave nuk mbėshteten vetėm nga partitė qė janė nė pushtet nė Serbi (socialistėt dhe radikalėt e Sheshelit) por edhe nga opozita ("demokratėt" e Dindic dhe nacionalromantikėt e Drashkoviēit) me pėrjashtim tė Unionit Qytetar (tė parėndėsishėm) tė Vesna Peshiēit dhe tė Malit tė Zi.
Udhėheqja jugosllave bashkėpunon shumė ngushtė me mafien e Beogradit, me Arkanin i cili ėshtė edhe deputet nė Kosovė. Bashkėpunime tė tilla nė Jugosllavi kanė traditė (shih shėnimin.xxxix), por kjo nė kohėn e Titos kufizohej nė institucionet e sigurimit shtetėror. Sot udhėheqja jugosllave mbėshtetet kryesisht nė aparatin e sigurimit shtetėror. Mu pėr kėtė, gėrshetimi i tyre me mafian ėshtė shumė i dendur. Kėshtu nė varrime tė udhėheqėsve tė gangsterėve shihen politikanė tė rangut tė lartė, edhe Millosheviqi. Ndodh qė me ndihmėn e mafias ata tė pastrojnė llogaritė (xliv) sa qė ėshtė e vėshtirė tė dallosh kufinj tė qartė ndėrmjet mafias dhe udhėheqjes politike.
Veprimet jugosllave nė Kosovė gjatĖ 1998 kanė shumė ngjashmėri me veprimet jugosllave nė Luftėn e Bosnjės. Nė ngjashmėri me atje, Millosheviqi, Shesheli, Arkani dhe njerėzit e tyre provojnė nėpėrmjet vrasjeve masive dhe terrorit qė ta dėbojnė njė popull tė tėrė nga vendi i vet. Metodat e pėrdorura janė deri nė detaje tė ngjashme. Ashtu si atje edhe kėtu popullsia keqtrajtohet rėndė, me shpresė qė dikush do tė mbrohet me armė. Atje ku kjo nuk ka suskses, iskenohen incidente (xlv). Mė pas rrethohen vendbanime tė tėra dhe vihen nė breshėrinė e artilerisė dhe snajperėve. Kėshtu qė popullsisė nuk i mbetet gjė tjetėr veē ikjes. Nė kėtė mėnyrė mundohen qė pjesė tė ndryshme strategjike tė vendit tė "pastrohen" nga popullsia. Nė tė njėjtėn kohė ofrohen "kolonė" tė armatosur pėr t'u vendosur atje.
Nė tė ardhmen RJ planifikon njė regjistrim tė popullsisė dhe tentohet qė si qytetarė "jugosllavė", rrjedhimisht me tė drejtė banimi nė Kosovė, tė njihen tė gjithė ata tė cilėt marrin pjesė nė rregjistrim (Veēernji Novosti, Beograd, 3004.'98). Kėtė shqiptarėt nuk do ta pranojnė ngase masat e tilla tė pushtetit jugosllav i konsiderojnė si tė kundėrligjshme. Rrjedhimisht ata do tė klasifikohen si tė pashtet dhe nuk do t'u njihet e drejta e atdheut nė Kosovė dhe do tė konsiderohen si "mysafirė" tė ardhur nga "kush e di se ku" (shih shėnimin 23).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:46   #7
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

2. Prapaskena ideologjike

Prapa aksioneve serbe nė Kosovė qė nga viti 1912 qėndron ideja mbi tė drejtat historike serbe mbi Kosovėn dhe mbi "gjenocidin mbi serbėt me ndihmė tė demografisė". Serbia pretendon njė tė drejtė historike mbi kėtė vend. Kosova apo edhe e tėrė Shqipėria veriore na qenkan "djep i serbizmit", "Serbi e vjetėr", qendra e Perandorisė sė perandorit serb Dushan, vendi i shumė kishave ortodokse serbe me mozaikė tė njohur, qė ka rėnė nė dorė tė turqve pas njė lufte heroike mbrojtėse kundėr superfuqisė turke nė Betejėn e Fushė Kosovės para 600 vjetėsh. pastaj turqit kanė vendosur shqiptarėt tė sjellė nga disa "shpella mali". Ata, gjatė njė gjenocidi shekullor, kanė pėrzėnė serbėt nga ky vend. Nė tė vėrtetė mbretėria e Car Dushanit ka egzistuar vetėm 12 vjet. Sigurisht qė anėtarė tė familjes sė tij, tė Nemanjėve, kanė sunduar pjesė tė Shqipėrisė veriore nga pjesa e dytė e shekullit 12, gjithsej 180 vjet, nė fillim si vazalė bizantinė qė mė vonė u pavarėsuan. "Perandori" tė tilla nėn princėr serbė ka pasur edhe nė Greqi, pjesė tė Shqipėrisė janė sunduar nga princė normanė, sicilianė dhe bullgarė. Tė gjitha kėto familje sunduesish kanė qenė tė miqėsuara mes vetes, me perandorė bizantinė dhe me fisnikė shqiptarė. Kombėsia e sunduesve nė atė kohė nuk ka luajtur kurrfarė roli, me rėndėsi ka qenė feja. Ėshtė e mundur qė Beteja e Kosovės tė mos ketė pasur fitues. Dėshmia e vetme e mbetur ėshtė raporti i mbretit Tvrko, qė nuk i pėrmend fare serbėt, por si pjesėmarrės nė anėn e tė krishterėve ndėr tė tjerė edhe shqiptarėt. Perandoria serbe nuk u fundos nė atė kohė por disa dhjetėvjeēarė mė vonė. Mė parė, serbėt kanė luftuar si aleatė tė turqve kanė kundėr hungarezėve. Shqiptarėt kanė luftuar gati njė shekull mė gjatė kundėr turqve. Kishat e njohura serbe janė zbukuruar aq bukur pjesėrisht gjatė sundimit osman (dhe natyrisht edhe nga murgj shqiptarė, si Shėn Naumi pranė Liqenit tė Ohrit) sa qė shtrohet pyetja se si ka qenė e mundur qė kisha serbe tė aranzhohet aq mirė me osmanėt. Kisha tė vjetra ortodokse, dhe mes tyre serbe, si Patrikana e Pejės , kanė qenė shpesh herė mė parė katolikė, pra shqiptare. Ato u janė marrė katolikėve me dhunė nga ortodoksėt. Shėrbyesit e Patrikanės kishin privilegjet e njėjta me muslimanėt, ndėr tė tjera lirimin nga tatimi. Pohimi pėr shqiptarėt e sjellur nga "shpellat e maleve" (apo siē fabulon politikani "demokrat" serb Drashkoviē sė voni, tė sjellur nga Azerbejxhani) qėndrojnė krejtėsisht nė ajėr. Sipas shumė shkencėtarėve tė paanshėm tė gjuhėsisė, gjuha shqipe ėshtė vazhdimėsi e Ilirishtes dhe, rrjedhimisht gjuha e cila flitet nė kėtė zonė qysh prej mijėra vitesh. (Ky fakt ėshtė i kuptueshėm edhe pėr profanėt ngase shqipja e sotme ka nje sfond themelor, i cili pėrbėhet gati njė e pesta nga latinishtja, pjesėrisht nga forma shumė tė vjetra tė latinishtes. Kjo tregon se shqipja ėshtė folur njė kohė tė gjatė nė fqinjėsi me Romakėt dhe gjithsesi tregon qė, nė kohėn e Perandorisė romake, shqiptarėt kanė qenė nė kėto territore.)
Gjatė shekullit tė 17, njė ushtri austriake e udhėhequr nga Piccolomini ka sunduar pėr njė kohė tė gjatė kėto territore dhe ėshtė ndihmuar nga kosovarėt. Kur kjo u pėrzu nga osmanėt, gjatė ikjes asaj iu bashkangjitėn edhe shumė vendas bashkė me familjet, tė cilėt austriakėt i kanė vendosur nė perandorinė e tyre. Ngjashėm ka qenė edhe me luftėn e dytė austro-turke 1737-39. Serbėt mėtojnė (pretendojnė) qė atėherė popullsia serbe e Kosovės ta ketė lėshuar kėtė vend dhe nė vend tė saj tė jenė vendosur shqiptarė muslimanė. Ky pretendim nuk mund tė vėrtetohet. Gjasat mė tė mėdha janė qė austriakėve katolikė t'ju jenė bashkangjitur shqiptarėt katolikė e jo vetėm serbėt ortodoksė, tė cilėt ja kanė ēuar mė parė shumė mirė me turqit. Ėshtė e sigurtė se nga tė ikurit e vendosur nė Syrmien ka pasur edhe shqiptarė, pasardhėsit e tė cilėve kanė folur shqip deri nė shekullin 19 (xlvi).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:47   #8
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Sė fundi, tek tė gjitha tė dhėnat e vjetra duhet pasur parasysh se me "serb" atje regullisht janė menduar tė krishterėt qė kanė qenė nėn patrikanėn ortodokse serbe tė Pejės, tė cilėt pėr nga gjuha dhe kombėsia mundu tė kenė qenė shqiptarė. Egzistojnė raporte tė klerit katolik pėr kalimin e katolikėve (shqiptarė) nė "herezi" tė patrikanės, tė motivuar nga lehtėsimet tatimore qė kanė gėzuar tė krishterėt ortodoksė nėn osmanėt. Shqyrtime tė tilla tė parėve tė ideologjisė serbe as qė u interesojnė. Disa nga ata historinė e tyre e cilėsojnė sinqerisht si njė "mit tė mrekullueshėm". (xlvii) Tipike janė shprehjet e Zhivojin Rakoēeviēit udhėheqės i protestave tė studentėve serb nė Prishtinė: "... profesori gjenial Jovan Cvijiē ka tėrhequr vėrejtjen qė nė vitin 1903 se do tė vijė nė njė ndeshje ndėrmjet popullsisė serbe dhe asaj arbaneze dhe se bomba demografike shqiptare do t'i zhvendos serbėt deri nė Nish dhe Leskovc. Pėr fat tė keq zėri i gjenialit Jovan Cvijiē ka mbetur vetėm si njė zė nė shkretirė. 'Shiptarėt' qė gjatė shekujve kanė jetuar larg nga kultura u futėn nė 60 vitet e fundit si popull nomad nė civilizim. Nė shoqėrinė e tyre tė mbyllur fisnore nga njė tokė e mjerueshme (varfėr) u ngjitėn nė territorin e Kosovės dhe Metohisė, u vendosėn nė njė kompleks rrafshinor. Nė kėtė kompleks rrafshinor, nxitur nga fundamentalizmi islamik dhe poligamia, ėshtė krijuar njė bombė tė tmerrshme demografike. Kur tė kihet kjo parasysh, ithtarėt e ndarjes sė Kosovės duhet tė llogarisin edhe nė rreth 300.000 'shiptarė' tė tjerė qė do tė zbresin nė kėtė rrafsh. Kjo bombė demografike e kėsaj shoqėrie vėrteton tezėn e Cvijiēit pėr ardhjen e 'shiptarėve' deri para Nishit dhe Leskovcit dhe pėr kėtė kufiri natyror duhet mbajtur pa marrė parasysh ēmimin... Fisniku Llazar nė Fushė Kosovė ka humbur kokėn dhe vendin por pėr kėtė ka gjetur Perandorinė Qiellore dhe falė kėsaj Perandorie Qiellore ne serbėt jemi ende nė Fushė Kosovė. Kushdo qė sot tė humb Kosovėn do tė humbė edhe popullin edhe kokėn dhe do tė mbajė vulėn e turpit derisa tė jetė kjo botė..."(xlviii) Kėtu nuk flet ndonjė plak i kapluar nga fantzazia nacionaliste e shekullit tė kaluar, Rakoēeviē ėshtė lindur mė 1974 dhe vizionet e tij janė tipike pėr njė zė tė popullit te serbėt kosovarė. Kjo vjen nė shprehjen edhe nė njė raport (qė nuk ka formėn e njė punimi shkencor) tė njė gazetari amerikan: " 'All these Albanian men have three or four wives and about 20 children,'said Zoran Diniē, 32, a Serb who works as an animal health inspector. 'They make money running drug and prostitution rings, and none of them have proper state documents. At least 75 percent come from Albania or somewhere else, and the sooner we send them back the better.'" (xlix) Fjalime tė kėtilla pasqyrojnė nxitjet e shumė viteve kundėr shqiptarėve. Sipas tyre shqiptarėt janė fundamentalistė poligamė tė cilėt shumohen si parazitė, kriminelė, qė rrjedhin "kush e di se nga" tė cilėt duhet kthyer me postė mbrapsht. Qėllimi ėshtė gjoja qė tė ndalet dhe tė anullohet "gjenocidi" mbi serbėt kosovarė, i shkaktuar nga vendosja dhe "shtimi gjenocidal i shqiptarėve" . Kjo do arrihet siē pėrmendėm mė lartė me ndalimin e shtimit tė shqiptarėve (l) ose sė paku me dėbimin e tyre si edhe me vendosjen e serbėve (li). Qeveria serbe akuzohet se nė kėtė drejtim nuk ka bėrė sa duhet. "Kėtu shihet shumė qartė se ēfarė hapa tė gabuar kanė bėrė strategėt e ēėshtjes kombėtare serbe. Mbetet plotėsisht e paqartė se ēfarė qėllimi kishin ata! Pa shkuar mė larg, le t'i hedhim njė sy tabllosė demografike tė Kosovės. Nėse kjo ėshtė forca kryesore e shqiptarėve, atėherė Serbia ka pasur rastin tė pėrgjigjet me njė kundėraksion. Vetėm nga Kroacia janė zhvendosur rreth 80.000 serbė. Pse qeveria e Beogradit nuk i ka vendosur ata nė mėnyrė kolektive nė Kosovė, tė paktėn gjysmėn e tyre? Nė dorė tė organizatave shtetėrore serbe nė Kosovė kanė rėnė vetėm 14.000 refugjatė. Dy tė tretat e tyre janė larguar shumė shpejt, kanė ikur nga Kosova. I ka pėrzėnė mjerimi, mungesa e strehimit njerėzor (human). Tani ka mbetur vetėm njė pakicė simbolike... Arsyetimi zyrtar ėshtė mungesa financiare... Vetėm disa tė dhėna. Komuna e Pejės disponon me mbi 2.500 ha tokė nė pronėsi shoqėrore. Nga ajo punohen vetėm 1.000ha. Pjesa tjetėr e mbetur, 1 500ha, ėshtė dashur qė t'u ndahet refugjatėve si pronė e pėrhershme dhe pa tė drejtėn pėr ta shitur. Nėse secilės familje do t'i jepej nga njė hektar tokė do tė mundej qė nė Pejė tė sillen 1.500 familje serbe, njė zonė mė 15 fshatra... pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se sigurisht qė ėshtė bėrė diēka. Unė vetė kam vizituar dy familje refugjatėsh ... (atje mė tha njė kolonist) 'Ata na kanė dhėnė shtėpitė dhe pėr kėtė u jemi mirėnjohės. Por ne nuk kemi tokė, punė para nga shteti... kemi marrė 10 armė dhe bėjmė roje natėn... shumė njerėz shkojnė nė Mal tė Zi pėr tė kontrabanduar cigare. Pune tjetėr nuk ka...'" (lii). Fatkeqėsisht ndjekjet serbe, qė kanė zgjatur njė shekull, kanė qenė deri diku tė suksesshme. Para fillimit tė tyre, mė 1840 gjeografi francez Ami Boué supozonte numrin e shqiptarėve nė 1.6 milion, ndėrsa numrin e serbėve 1 milion. (liii) Sot raporti serbė - shqiptarė ėshtė i kundėrt.Sot raporti serbė - shqiptarė ėshtė i kundėrt. (liv)
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:48   #9
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

II. Vlerėsim

1. Tė drejta historike

Ky argument nuk ja vlen tė diskutohet edhe sikur tė pranohen shtrembėrimet historike serbe. Nuk mund tė arsyetohen tė drejtat e sotme me ndodhitė e para 300 apo 600 vjetėve. Me argumente tė tilla, gjithsesi mė tė bazuara, Gjermania mund tė pretendonte Romėn, Luxemburgun apo Pragėn si rezidenca tė shejta tė perandorisė romake tė popullit gjerman. Po tė duam tė argumentojmė historikisht pėr Kosovėn, le tė kthehemi 400 apo 500 vjet para Betejės sė Kosovės kur, pa kurrfarė dyshimi, shqiptarėt kanė banuar Ballkanin jugor, por serbėt jo dhe pastaj tė kėrkojmė qė kėta tė fundit tė kthehen atje nga kanė ardhur, nė Ukrainė apo kudo qė tė kenė jetuar mė parė.
2. E drejta pėr vetėvendosje.

E drejta e popujve pėr vetėvendosje luan pėr Kosovėn njė rol vendimtar. Ajo ėshtė futur nė tė drejtėn ndėrkombėtare pas Luftės sė Dytė Botėrore nga Presidenti i atėhershėm amerikan Wilson, dhe sot ėshtė fiksuar si princip i pakontestueshėm nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe nė kartėn e Kombeve tė Bashkuara (KB) (Art. II). Ajo ekziston edhe nė paketėn e KB pėr tė drejtat e njeriut tė 16.12.1966 dhe nė Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation tė mbledhjes sė pėrgjithshme tė OKB-sė tė mbajtur mė 24.10.1970. Sipas kėsaj tė fundit, ēdo lloj dhune qė u cėnon popujve tė drejtėn pėr vetėvendosje ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.
A mund tė mbėshteten kosovarėt nė kėtė tė drejtė, a janė ata "popull" sipas tė regullave tė sė drejtės pėr vetėvendosje? Pėrpara, e drejta pėr vetėvendosje u ėshtė njohur vetėm "popujve" dhe jo "pjesėve" apo "grupeve etnike". Ngjashėm Stalini u ka lejuar vetėm "popujve tė plotė" tė drejtėn pėr vetėvendosje (lv). Duke u nisur nga kjo, juristėt jugosllavė deklaronin se me themelimin e Shqipėrisė si shtet, shqiptarėt e kanė shfrytėzuar tė drejtėn e vetėvendosjes pėr themelimin e shtetit dhe kėshtu shqiptarėt e Jugosllavisė nuk kanė tė drejtė pėr njėsinė e tyre federale, republikėn, nė Jugosllavi. (lvi) Mirėpo ekspertiza e mirėnjohur pėr ishujt Alande (lvii), e para e kėtij lloji ku kjo e drejtė ka luajtur njė rol, i ka lejuar njė grupimi tė njė populli, suedezėve tė kėtyre ishujve, pa kurrėfarė arsyetimi tjetėr, tė drejtėn pėr vetėvendosje. Mu pėr raste tė grupeve tė tilla e drejta pėr vetėvendosje luan njė rol tė rėndėsishėm. Nėse kjo do tė vlente vetėm pėr popujt "shtetėrorė" ose pėr popuj me njė ndėrlidhje territoriale, atėherė lirisht mund qė tė hiqej dorė nga kjo e drejtė. Pėr kėtė arsye, mendimi i shumicės sot ėshtė qė e drejta pėr vetėvendosje t'u njihet tė gjitha grupeve qė veten e shohin si popull por edhe popujve qė veten e shohin si pjesė e nje populli tjetėr, psh. suedezėt e ishujve Alande, armenėt nė Malin Karabah ose irlandezėt nė Irlandėn Veriore (lviii).
Kosovarėt e shohin veten si shqiptarė dhe lėvizja kombėtare shqiptare pėr bashkim (unifikim) ka filluar nė Kosovė me Lidhjen e Prizrenit (1878). Nė Konferencėn e Bujanit dhe deri pas Luftės sė Dytė Botėrore ata janė angazhuar pėr bashkimin me shtetin amė. Fati i tyre nėn shtypjen serbe qė nga viti 1912 u ka dhėnė atyre njė vetėdije grupore. Ata nuk dallohen vetėm subjektivisht me kėtė vetėdije por edhe objektivisht me territore tė ndara qartė dhe tė banuara gati tėrėsisht prej tyre. Ata dallohen nga pakicat tjera kombėtare qė jetojnė aty. Me dy milionė shqiptarė nė vend dhe, mė sė paku, njė milion jashtė tij ata kanė madhėsinė e mjaftueshme pėr njė grup. Pra ndaj atyre u takon njė e drejtė e posaēme pėr vetėvendosje.
2.1 Krijimi dhe mbajtja e pushtetit serb nė kundėrshtim me tė drejtėn pėr vetėvendosje

Jugosllavia derivon tė drejtėn e vet mbi Kosovėn nga e drejta e Mbretėrisė Serbe dhe Malazeze mbi kėtė territor. Serbia dhe Mali i zi e kanė okupuar kėtė territor gjatė luftės sė Parė Ballkanike. Veprimet e tyre kriminale mbi popullatėn civile kanė cėnuar qysh atėherė parimet e juridiksionit ndėrkombėtar tė luftės. Ka qenė kundėr tė drejtės ndėrkombėtare edhe pėr atė se ėshtė zhvilluar njė luftė pa i shpallur luftė kundėrshtarit tė vėrtetė, Shqipėrisė sė pavarur. Vėnia e kufinjve mė 1913 nuk ka shkelur principin e tė drejtės pėr vetėvendosje tė popujve, ngase ajo nuk ka qenė atėherė e pranuar si princip i tė drejtės ndėrkombėtare.
Situata e krijuar nė Shqipėri me Konferencėn pėr paqė tė Londrės mė 1913 ėshtė menjanuar me Luftėn e Parė Botėrore. Administrimi i vendit i caktuar nga fuqitė e mėdha ka pėrfunduar, vendet qė caktuan kėtė administrim bėnin luftė me njėra tjetrėn. Ata vendosėn qė pjesėrisht ta ndajnė Shqipėrinė dhe u pėrpoqėn skajshmėrisht qė ta zbatojnė kėtė vendim tė tyre. Pushteti serb dhe malazez u shporr nga Kosova dhe deri nė riokupimin nga Jugosllavia u zėvendėsua nga njė administratė civile lokale (shqiptare) nėn regjimin ushtarak austro-hungarez dhe, kohė pas kohe, e udhėhequr nga luftėtarė shqiptarė. Shkurt, nga Shqipėria e vitit 1913 dhe sundimi serb e malazez i njė pjese tė saj, nė vitin 1918 nuk mbeti gjė. Ēka do tė thotė se nuk varet gjė nga situata e mėnjanuar, e cila ishte krijuar gjatė luftrave nga viti 1913, por nga situata e krijuar nga viti 1918 e kėndej.
Jugosllavia dhe Shqipėria u krijuan shtete tė reja prej vitit 1918 (lix). Shqipėria u pranua nė Bashkėsinė e Kombeve falė presionit tė SHBA, nė bazė tė qėndrimit tė Presidentit Wilson pėr vetėvendosjen e popujve. Ky princip i ri, siē ėshtė postuluar nė ekspertizėn pėr ishujt Alande, duhet respektuar posaēėrisht nė situata e ndryshimeve, kur ēdo gjė ėshtė nė rrjedhė dhe ēdo gjė duhet tė regullohet nga fillimi pėr tė siguruar njė paqė afatgjate. Veēanėrisht duhet pasur parasysh gjatė krijimit tė shteteve tė reja. Por sipas kėtij principi ėshte dashur qė tė vendosen edhe kufinjtė shqiptaro-jugosllavė. Por kjo nuk ka ndodhur dhe, me vendosjen e kėtyre kufinjve, ėshtė shkelur e drejta pėr vetėvendosje e kosovarėve pėrkundėr protestave dhe kryengritjeve tė tyre tė armatosura. Kėtu ėshtė dashur qė e drejta pėr vetėvendosje tė luajė njė rol edhe mė tė madh se nė rastin e lartpėrmendur tė ishujve Alande. Atje ēėshtja qėndronte se ato angazhoheshin qė tė ndaheshin nga Finlanda, tė cilės i takonin prej disa shekujve, pra angazhoheshin pėr ndėrrimin e njė situate tė ēimentuar historike. Kurse Kosova i takonte Shqipėrisė dhe u shkėput mė dhunė nga ajo nė vitet 1912-13 pas njė lufte tė zhvilluar nė kundėrshtim me tė drejtėn pėr vetėvendosje. Shqipėria njėlloj si edhe okupuesit e saj gjatė viteve 1914/6 nuk kanė ekzistuar fare. Kosova ėshtė pretenduar si nga Shqipėria edhe Jugosllavia pas rikonsolidimit tė tyre. Pra kėtu nuk kishim tė bėjmė mė ndėrrimin e kufinjve ekzistues, ndėrrimin e njė situate historike por me njė rregullim krejtėsisht tė ri.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:48   #10
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pra e drejta pėr vetėvendosje nuk do tė thotė njėkohėsisht qė grupet qė e kėrkojnė atė, nė kėtė rast kosovarėt, tė kenė tė drejtėn pėr shtetin e tyre ose tė drejtėn pėr bashkimin me njė shtet tjetėr. Pikėrisht Marrėveshja e Parisit pėrmban shumė raste tė tilla tė tėrheqjes sė kufinjve kundėr dėshirės pėr vetėvendosje tė disa popujve. Pėr mė tepėr ėshtė dashur qė tė mirren parasysh rrethanat ekonomike, gjeografike dhe nacionale tė tė gjithė rajonit dhe, nė kėto konture, duhej vendosur se nė ēfarė mase mundej tė pėrkrahej e drejta pėr vetėvendojse e kėrkuesve pėr tė mbrojtur interesat e tyre me autonomi, pavarėsi, apo bashkim me njė shtet tjetėr, ashtu siē ishte pėrcaktuar nė ekspertizėn e njohur pėr ishujt Alande. Nė rastin e ishujve Alande mjaftoi njė autonomi e gjėrė nė kuadėr tė Finlandės pėr tė mbrojtur interesat e suedezėve nė kėta ishuj, ngase ndryshe nga Kosova: ishujt Alande kurrė nuk kanė qenė tė okupuar me dhunė nga Finlanda; suedezėt e kėtyre ishujve nuk janė vrarė e masakruar kurrė nė masė tė madhe, plaēkitur e trajtuar nė mėnyrė ēnjerėzore. Ata nuk kanė nevojė pėr mbrojtje nga shteti finlandez, por kanė nevojė pėr tė drejta kulturore, tė cilat edhe i fituan.
Ekspertiza pėr ishujt Alande pėrcakton edhe atė se nga e drejta pėr vetėvendosje rrjedh edhe e drejta pėr shkėputje si "mjet i fundit nėse njė shtet nuk ka vullnetin dhe forcėn qė tė japė garanci tė drejta dhe tė efektshme e para sė gjithash qė t'i zbatojė ato". Kėtu pėr herė tė parė diskutohen kundėrshtimet ndėrmjet tė drejtės pėr vetėvendosje, nė njėrėn anė, dhe principit tė mosndryshueshmėrisė me dhunė tė kufinjve nė anėn tjetėr. Aty rekomandohen drejtimet pėr zgjedhjen e problemeve tė tilla. Nė ngjashmėri me ekspertizėn e ishujve Alande, kjo ēėshtje ėshtė regulluar ndėrkohė edhe nė paragrafin 7 tė Friendly Relations Declaration tė Asamblesė tė Pėrgjithshėm tė KB tė 24.10.1970, tė cituar mė lartė: "Rreshtat e mė sipėrm (pėr vetėvendosjen e popujve) nuk duhen kuptuar si autorizim apo nxitje pėr tė ndėrmarrė masa tė cilat do tė cėnonin integritetin ... e shteteve sovrane dhe tė pavarura ... tė cilat me sjelljet e tyre udhėhiqen me principet e barazisė dhe vetėvendosjes sė popujve dhe qeverisen nga qeveri qė pėrfaqėsojnė popullsinė e njė territori, pa dallim race, feje dhe ngjyre tė lėkurės". Me fjalė tė tjera, zakonisht mjafton njė autonomi pėr tė kėnaqur kėrkesėn pėr tė drejtė pėr vetėvendosje tė njė grupi. Me kėtė autonomi ai mund tė sigurojė barazinė kulturore etj. E drejta pėr shkėputje (secesion) qėndron vetėm atėherė kur shteti nė fjalė nuk tregon interes pėr gjithė popullatėn, pėrfshirė edhe grupet qė pėrfaqėson qeveria e tij, nuk udhėhiqet nga principet pėr barazi dhe vetėvendosje pėr tė gjitha grupet. Rrjedhimisht nuk mund tė fitohen "garanci tė drejta dhe tė efektshme" pėr tė drejtat e grupeve nė kėtė shtet.
Jugosllavia me marrėveshjen e 10.09.1919 ėshtė pėrpjekur qė tė lėrė pėrshtypjen se dėshiron qė t'u japė shqiptarėve tė drejta tė justifikueshme dhe tė efektshme por kėtė kurrė nuk e ka bėrė nė realitet. Kėtė vetė e ka arsyetuar me pohimin se kjo marrėveshje nuk ka pasur tė bėjė me shqiptarėt por vetėm me territoret e marra nga Austro-hungaria edhe pse nė udhėzimet nga teksti i marrėveshjes bėhet fjalė pėr territoret e kontrolluara nga Serbia dhe Mali i Zi qysh nga 1 Janari i vitit 1913.
Jugosllavia ėshtė sjellur me shqiptarėt njėlloj si edhe Serbia mė parė. Pėr sa kohė Serbia (lx), pėrkatėsisht Jugosllavia e dominuar nga Serbia, e ka pasur vendin nėn kontroll ka bėrė dhe bėn dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre. Ai ėshtė bėrė paramendime raciste, si i kanė formuluar Cvijiēi dhe Ēubrilloviēi. Pėr kėtė, sipas premisave tė ekspertizės pėr ishujt Alande, Kosova ka tė drejtė pėr shkėputje. Kėshtu ka qenė edhe nė vitin 1918.
Pushteti jugosllav ka cėnuar rėndė qė nga fillimi tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe kjo ka qenė qė nė fillim nė kundėrshtim me tė. Shteti shqiptar i ka njohur kufinjtė e Jugosllavisė tė vendosur nė vitet '20 por kjo vlen vetėm pėr Shqipėrinė. Pėr kosovarėt ai nuk ka pasur mandat pėr njė gjė tė tillė. Kosovarėt mbetjen e tyre nė Jugosllavi kurrė nuk e kanė miratuar. Aq sa ata kanė mundur tė deklarohen, kanė kėrkuar ēdo herė ndarjen nga Serbia dhe Jugosllavia.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:49   #11
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pushteti serb, respektivisht ai jugosllav kurrė nuk e kanė ndryshuar qėllimin tyre dhe me kėtė ata ua kanė pėrforcuar kosovarėve kėrkesat pėr tė drejtėn pėr secesion. Njė pėrjashtim nė sjelljen e Jogoslavisė ndaj kosovarėve pėrbėjnė 14 vitet e fundit tė udhėheqjes sė Titos e veēanėrisht 6 vitet e fundit (1974-1980). Ai arriti qė nė atė kohė Serbisė t'ia kufizojė pushtetin nė Kosovė. Kjo i shkoi pėr dore vetėm Titos me personalitetin dhe pozitėn e tij tė pakontestueshme nė Jugosllavi, por gjithsesi ai nuk e ka bėrė kėtė me dėshirė dhe mu pėr kėtė akuzohet edhe si tradhėtar nga ideologjia zyrtare jugosllave. Menjėherė pas vdekjes sė Titos Jugosllavia i la dorė tė lirė Serbisė nė Kosovė edhe pse ajo kishte njė autonimi formale. Nė vitet e fundit gjendja e kosovarėve ėshtė keqėsuar dukshėm. Dhe as qė mund tė pritet qė nė njė Republikė Federative tė Jugosllavisė tė dominuar plotėsisht nga serbėt tė ndryshojė diēka nė kėtė aspekt. Pėrcaktimet kushtetuese pėr mbrojtjen e pakicave tė Kushtetutės jugosllave duket nuk kanė fuqinė qė tė pengojnė ndjekjen dhe diskriminimin e shqiptarėve. Kėtė nuk mund ta pengojnė as ligjet e drejtuara vetėm kundėr shqiptarėve. Kėto ligje as qė mund tė jenė kundėargument. Duke pasur parasysh kėtė arsye, e drejta pėr shkėputje vlen edhe mė tutje.
2.2 Shfrytėzimi i tė drejtės pėr vetėvendosje 1974-1980?

Nė vitet 1974 -1981 shqiptarėt kanė qenė pak a shumė tė kėnaqur meė autonominė dhe kushtetutėn qė u kishte lejuar Tito. A e kanė shfrytėzuar ata tė drejtėn pėr vetėvendosje? Gjatė kėsaj kohe shqiptarėt nuk kishin mundėsinė qė tė shfrytėzojnė tė drejtėn pėr vetėvendosje ngase ata nuk mundėn qė pėr fatin e vet tė vendosin vetė me zgjedhje tė lira apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr. Nėse ata janė mjaftuar mė njė fat pak a shumė tė durueshėm, kjo nuk do tė thotė qė ata kanė vendosur vetė. Edhe atėherė kosovarėt kanė kėrkuar mė tepėr autonomi dhe e kanė bėrė tė qartė se ata nuk ishin tė kėnaqur me atė qė kishin arritur. Nė fakt, pėrmirėsimi gjatė kėsaj periudhe nė krahasim me periudhat para dhe pas saj ėshtė i ngjashėm me pėrmirėsimin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kur Kosova iu bashkangjit Shqipėrisė sė okupuar nga Italia.
Nuk mund tė flitet sot pėr njė shfrytėzim tė sė drejtės pėr vetėvendosje me statusin e autonomisė sė Titos nėn sundimin jugosllav tė dominuar nga sėrbėt. Pra e drejta pėr vetėvendosje e kosovarėve nuk ėshtė shfrytėzuar.
2.3 Dekolonializimi

Principi i vetėvendosjes sė popujve mbėshtetjen mė tė fortė e gjen nė principin e dekolonializimit. Shumė rezoluta tė KB qė nga vitit 1970 kėrkojnė dhe mbėshtesin dekolonializimin. Ato u japin popujve tė kolonizuar tė drejtėn tė ēlirohen nga dhuna koloniale, pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn pėr luftė tė armatosur (rezolutat 3070, 3103, 3246, etj).
Historikisht kėto principe ishin tė drejtuara kundėr kolonive qė kishin shteteve europiane, SHBA-ve he Japonisė. Veēanėrisht ish-Bashkimi Sovjetik dhe satelitėt e tij ishin tė interesuar qė kėto principe tė zbatohen vetėm atje. Me kėtė ata dėshironin tė pengonin dekolonializimin e mbretėrisė koloniale sovjetike nė Europėn lindore dhe Bashkimin Sovjetik (lxi). Fakti se njė kriminel i njeh regullat e dėnimit dhe po tė njėjtat nuk i zbaton pėr veten e vet nuk mund tė jetė shkak bindės pėr tė kufizuar kėto regulla. Ky princip duhet tė vlejė pėr tė gjitha zonat e botės qė trajtohen si koloni. Edhe nėse njė zonė nuk emėrohet si e tillė (psh. Algjeria deri para disa vitesh dhe Kosova), kjo nuk liron nga obligimi pėr dekolonializim.
Serbia/Jugosllavia, si edhe RFJ e kanė trajtuar kėtė vend mbi 80 vjet si koloni, e shpesh herė edhe mė keq. Veēanėrisht janė shfrytėzuar pasuritė nėntokėsore, pa pasur mundėsinė qė ky vend tė pėrfitojė diēka prej tyre. Popullsia autoktone ėshtė trajtuar nė mėnyrėn mė tė vrazhdė tė diskriminimit, shpesh herė dhunuar, keqtrajtuar dhe torturuar. Ajo i ėshtė nėshtruar njė regjimi tė apartheidit, mė pak pėr tė mirė tė pakicės sėrbe atje se sa pėr nevojėn e "detyruar me pahir" tė administrimit kolonialist serb. Pra ky vend duhet dekolonializuar, ēlirimi i tij duhet mbėshtetur dhe ndihmuar, rrjedhimisht duhet njohur pavarėsia e tij.
3. Kushtet paraprake - tradicionale pėr ekzistencėn e njė shteti tė pavarur

Si parakushte pėr ekzistencėn e njė shteti tradicionalisht vlejnė: territori shtetėror, populli shtetformues dhe pushteti pėr njė kohė tė caktuar. Tė tre elementet e pėrmendura janė tė pranishme nė Kosovė qysh prej vitit 1991: territori shtetėror, populli shtetformues dhe njė organizim shtetėror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet. Ky organizim shtetėror i kosovarėve nuk ka monopolin e forcės (dhunės). Por, sidoqoftė, ky organizim shtetėror pėrkrahet nga pothuaj krejt popullsia. Populli i nėnshtrohet urdhrave tė tij dhe paguan harxhimet e tij. Pra, edhe pse e kufizuar, ekziston njė forcė shtetėrore kosovare. Njė argument tjetėr mund tė ishte edhe dalja jashtė kontrollit tė pushtetit serb tė shumė pjesėve tė vendit (sidoqoftė kėtu shtrohet pyetja se a e ka lejuar Serbia kėtė me qėllim qė tė vrasė sa mė shumė shqiptarė). "once a new government effectively controlled the country and that this seemed likely to continue, recognition should not be withheld" (lxii). Atėherė situata do tė ishte e njėjtė si vitin 1973 me njohjen e pavarėsisė sė Guinea Bissau, e cila u njoh si shtet i pavarur nga SHBA dhe shtetet e tjera edhe pse nuk kishte nėn kontroll pjesė tė mėdha tė territorit dhe popullsisė (lxiii).
Gjithashtu mund tė argumentohet se Jugoslavia e mbetur de facto e ka njohur edhe vetė pavarėsinė e Kosovės ngase, nė njė farė mase, ajo lejon veprimin e organeve kushtetuese kosovare, zgjedhjet nuk i ka penguar fare dhe Millosheviēi ka nėnshkruar njė marrėveshje me presidentin kosovar (marrėveshja mbi arsimin).
Vendimtare ėshtė qė pushteti i Jugosllavisė sė mbetur nė Kosovė, siē e theksuam mė lart nė kreun 2.1-2.3, ėshtė krijuar kundėrligjshėm. Ky pushtet qėndron kundėr parimit tė vetėvendosjes dhe atij tė dekolonializimit. Mėnyra e ushtrimit tė tij, plaēkitėse, vrarėse, tė bėn tė ngurrosh nė emėrtimin e tij si pushtet. Kjo nuk ėshtė sjellja e njė shteti ndaj pjesėtarėve tė vet por e njė bande kriminelėsh ndaj njerėzve qė bien pre e dhunės sė saj. Gjithsesi kėto janė veprime antiligjore edhe sipas tė drejtės penale ndėrkombėtare (krahaso kap.7). Meqėnėse pushteti i RJ ėshtė krijuar, mbajtur dhe ushtruar kundėrligjshėm, ai nuk duhet tė merret parasysh nė vlerėsimin se ēfarė pushteti ekziston nė Kosovė. Prandaj nė vlerėsimin se ēfarė pushteti egziston nė Kosovė, pushteti jugosllav nuk duhet marrė parasysh. Kėtu shtrohet edhe pyetja nėse Republika e Kosovės ka ndonjė pushtet konkret apo thjesht imagjinar. Edhe pse i dobėt (i mangėt) njė pushtet i tillė ekziston (lxiv) dhe ky njihet de facto edhe nga RFJ. Njė situatė e tillė tė kujton vendet baltike nė vitet 1990 -1991 apo Saharėn Perėndimore e cila nga shumė shtete ėshtė njohur si shtet i pavarur, veēanėrisht nga shtet afrikane, tė cilat nuk dėshirojnė qė nė Afrikė tė ketė sundime koloniale. (krahaso me: Oppenheim's International Law, 9th ed., Londėr 1992, pjesa e 1, f.132 me shembuj tė tjerė). Nga ajo qė u tha mė sipėr (krahaso me 4.), duhet qė edhe shtetet europiane ta njohin Pavarėsinė e Kosovės. (lxv)
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:50   #12
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

4. A ėshtė kjo luftė e detyrueshme sipas tė drejtės ndėrkombėtare?

Nėse argumentet e mė sipėrme (nėn 3.) nuk ndiqen, kjo do tė thotė qė kosovarėt duhet tė luftojnė pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Njė luftė e tillė, qė tashmė ka filluar, do tė jetė njė luftė nacionale pėr ēlirimin dhe sipas shumė rezolutave tė KB kosovarėt duhen ndihmuar. Kjo luftė me gjithė viktimat e shumta do tė jetė e suksesshme. Moszbatimi i argumenteve tė pikės 3., nėnkupton se pritet nga kosovarėt qė luftojnė pėr t'i dhėnė fund situatės sė tyre tė padurueshme. Kjo luftė ka mundėsi tė shkaktojė me dhjetra-mijėra ose qindra-mijėra viktima dhe tė sjellė pasoja tė paparashikueshme pėr krejt rajonin.
Pavarėsia e Kosovės dhe ēlirimi nga rregjimi kriminel serb mund tė arriheshin me mė pak viktima nėse Kosova do tė njihej si shtet i pavarur dhe nga Serbia do kėrkohej tė tėrhiqej nga ky shtet i pavarur e veēanėrisht tė tėrhiqeshin komandot vdekjeprurėse serbe. Kjo do duhej shoqėruar edhe nga presioni ndėrkombėtar. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės sipas sė drejtės ndėrkombėtare do ta qartėsonte situatėn dhe do tė jepte bazėn pėr sanksione tė qarta qė do kishin pėrkrahjen e shumicės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB, si nga vendet perėndimore ashtu edhe ato tė botės sė tretė qė dekolonializimin e kanė bėrė pėr detyrė prioritare. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės pėrputhet edhe me parimin e heqjes dorė nga dhuna dhe me parimin pėr proporcionalitetin e mjeteve.
5. Jugosllavia e mbetur - pasardhėse e dyshimtė ligjore.

Jugosllavia e sotshme nuk ėshtė identike me Jugosllavinė e para vitit 1989. Serbia, me sulmet e veta kundėr pjesėve tė tjera tė Jugosllavisė, duke filluar me heqjen e dhunshme tė autonomisė sė Kosovės, ka shkatėruar Jugosllavinė. Kėshtu, qė nė vitet 1990/91, katėr njėsi federale kanė shpallur pavarėsinė e tyre (Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia) pak para se kėtė ta bėjė edhe Kosova. Me kėtė ėshtė shkatėrruar Jugosllavia e vjetėr. Andaj Jugosllavia e sotme, ajo e mbetur, nuk mund tė jetė pasardhėse legjitime e Jugosllavisė sė paraluftės, (as qoftė e Serbisė dhe Malit tė Zi tė para vitit 1914) dhe tė pretendojė Kosovėn (as edhe Maqedoninė e okupuar mė 1918 nga Jugosllavia e paraluftės). Pushtimi i sėrishėm i Kosovės nga RFJ pėrbėn pra edhe njė rianeksim tė dhunshėm tė saj dhe ėshtė kundėr sė drejtės ndėrkombėtare.
6. Karta e Parisit. Guidelines on the Recognition of New States.

Karta e KSBE, e njohur edhe si karta e Parisit, kėrkon ato qė nė 'Guidelines' tė europianėve pėrcaktohet si bazė pėr njohjen e shteteve tė reja nė Europė: shtetin juridik, demokracinė, respektimin e tė drejtave tė njeriut; garanci pėr tė drejtat e grupeve dhe pakicave nacionale (lxvi).
Pėr tė gjitha kėto nė RJ as qė mund tė bėhet fjalė. RJ i shkel tė drejtat e shqiptarėve me aparatin e vet shtetėror nė mėnyrėn mė tė ashpėr. Ata, por edhe tė tjerėt, organizimi shtetėror jugosllav nuk i trajton si shtetet e tjera europiane por si ndonjė organizatė gangsterėsh qė uzurpon aparatin shtetėror dhe bile ka kėnaqėsinė qė tė torturojė dhe vrasė njerėz. Udhėheqja shtetėrore bashkėpunon me njerėz tė mafias. Njė organizatė e tillė kriminale nuk mund tė pretendojė mbrojtjen thjesht se pretendon se ėshtė "shtet". Meqėnėse ajo i shkel principet e OSBE-sė dhe kėtė e bėn nė Europė, OSBE-ja ka pezulluar anėtarėsinė e Jugosllavisė. OSBE-ja duhet tė bėjė ē'ėshtė e mundur qė ta mėnjanojė njė organizatė tė tillė dhe nuk duhet t'i ofrojė kėsaj organizate kriminale mbrojtjen qė u takon anėtareve tė saj lidhur me "kufinjtė ekzistues". Aq mė tepėr kur kėta kufinj, siē u pėrmend edhe mė lart, janė vendosur dhe mbajtur nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. OSBE duhet tė bėjė mė tepėr pėr mbrojtjen e shteteve europiane dhe grupeve qė janė tė sulmuara nga kjo organizatė kriminale. Konkretisht, Kosova dhe shqiptarėt atje duhen mbėshtetur, nė mėnyrė qė nė Europė tė krijohen kushte europiane. Situata kėtu ka shumė ngjashmėri me Saharėn perėndimore. Ashtu si shumė shtete afrikane qė njohėn pavarėsinė e Saharės Perėndimore pasi qė nuk deshėn tė durojnė mė tej koloni nė Afrikė dhe nuk dėshironin tė njihnin pushtetin kolonial tė Marokut, duhet qė edhe shtetet europiane tė njohin Kosovėn si shtet tė pavarur. Sipas kartės sė Parisit ata nuk duhet tė lejojnė njė diktaturė vdekjeprurėse dhe pėr kėtė nuk duhet qė edhe tė njohin sundimin jugosllav nė Kosovė.
7. Mbrojtja kundėr gjenocidit dhe shkelja e Konventės tė Gjenevės.

Ashtu si edhe nė Bosnjė, aksionet jugosllave nė Kosovė, pėrmbushen objektivisht kushtet faktike pėr gjenocid sipas konvencioneve pėr gjenocidin (§ 220 StGB). Por a veprohet "qėllimisht" qė shqiptarėt e Kosovės "tė zhduken pjesėrisht ose krejtėsisht"? A ekzistojnė pra edhe kushtet faktike subjektive? Nė Kosovė kriminelėt nuk janė aq tė pakujdesshem si nė Bosnjė, ku flisnin hapur pėr shfarosjen e "turqve", sa pėr qėllim tė vetin tė deklarojnė zhdukjen e shqiptarėve tė Kosovės. Por thirrjet nė Cvijiqin, fjalimet mbi "shtimin gjenocidal tė 'shiptarėve'", tė cilėt duhen "kthyer mbrapsht, dhe aludimet tė ngjashme u mjaftojnė njohėsve tė Jugosllavisė njėlloj si neonazistėve gjermanė shifra 88 i mjafton si shprehje sekrete pėr "Heil Hitler". Edhe fjalime tė tilla dėshmojnė qėllimin e gjenocidit pas veprave tė tilla. Aksionet jugosllave kanė shkaktuar njė luftė nė tė cilėn janė tė zbatueshme Konventat e Gjenevės, pikėrisht sipas protokolleve shtesė tė vitit 1977, edhe nqs. kjo shihet si luftė qytetare. Konventat e Gjenevės shkelen nga aktet e ndryshme kundėr civilėve tė paarmatosur, ndėr ta shumė gra dhe fėmijė, me shkatėrrimin e vendbanimeve tė tėra, shkatėrrimin e tė korrave dhe tė tė mirave tė tjera materiale nga veprime kriminale dhe luftarake. Gjenocidi dhe shkeljet e konvencioneve tė Gjenevės janė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Kosovarėve duhet t'u njihet e drejta pėr pavarėsi si bazė pėr vetėmbrojtje kundėr veprimeve kriminale tė Jugosllavisė, tė cilat janė edhe kundėr tė drejtės ndėrkombėtare.
8. Detyrimi pėr ndihmė

Disa ekspertė tė sė drejtės ndėrkombėtare kanė vėshtirėsi me principin relativisht tė ri tė vetėvendosjes. Ata pėrdorin formulime tė pasigurta. Nė njėrėn anė: "the use of force to suppress self-determination is now clearly unacceptable", ndėrsa nė anėn tjetėr lejojnė ndihma e njė tė treti pėrmes "provision of armed help would appear to be unlawful" (lxvii). Pra lejohet e drejta pėr vetmbrojtje por jo e plotė. I lejohet kanarinės qė tė mbrohet nga macja, por jo njė tė treti qė t'i ndihmojė asaj, sepse kjo "duket si e kundėrligjshme". Kėso "tė drejtash" qesėndisin tė nėnshtruarin e pashpresė (Shaw so shkruante: "would appear to mock him"). E drejta pėr ndihmė urgjente ėshtė rrjedhojė logjike e tė drejtės pėr mbrojtje. Kjo deduktohet edhe nga shėnimi mbi mbrojtjen "kolektive" nė Art. 51 tė Kartės (lxviii). Nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė KB kundėr kolonializmit rrjedh jo vetėm e drejta pėr ndihmė urgjente por edhe detyrimi pėr kėtė (lxix). Ky detyrim mund tė deduktohet edhe nga principet e OSCE (shih pikėn 6.) Me kėtė nuk justifikohet ēdo lloj dhune pėr vetėvendosjes. Ndihma urgjente e armatosur njėlloj si vetmbrojtja nuk ėshtė teprim por ėshtė e lejuar vetėm nė raste shumė urgjente dhe aty ku ndihma urgjente dhe vetėmbrojtja nuk paraqesin agresion por mbrojtje (lxx). Njė rast i tillė urgjent ekziston nė Kosovė. RJ duke sulmuar drejtpėrdrejt Kosovėn, sulmon edhe gjithė sistemin shtetėror demokratik europian dhe, nėpėrmjet veprimeve tė saja, rėndon gjithė Europėn me refugjatė. Si mbrojtje ndaj kėtyre aksioneve, sipas pėrvojės sė derisotme, sanksionet janė tė paefektshme. Ata vetėm forcojnė regjimin. Vetėm kėrcėnimet dhe, po qe e nevojshme, dhuna direkte mund tė ndihmojnė nė rastin e Kosovės.
Mbi kėtė mbėshtetet detyrimi tė paktėn i shteteve europiane qė tė ndalojnė njė rast tjetėr gjenocidi nga keqbėrėsit e pėrsėritur tė udhėheqjes jugosllave. Ky detyrim rrjedh edhe nga Art.1 i konventės mbi gjenocidin tė vitit 1948. Rruga e vetme pėr tė pamundėsuar njė tjetėr gjenocid ėshtė kėrcėnimi dhe, nė rast nevoje, pėrdorimi i dhunės sipas tė drejtės ndėrkombėtare. Kjo mund tė pėrgatitej mė sė miri nėpėrmjet njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, ngase njė shteti sovran mund t'i vinin nė ndihmė edhe shtete tė tjera. Pra, duke u nisur edhe nga ky obligim, pėr tė penguar njė tjetėr gjenocid duhet njohur pavarėsinė e Kosovės.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:51   #13
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

9. Pėrmbledhje

Nė vitin 1918 Serbia ka okupuar Kosovėn duke shkelur tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe, rrjedhimisht, tė drejtėn ndėrkombėtare. Ky okupim ėshtė ligjėruar nė vitin 1921 nga komisioni pėr caktimin e kufinjve tė Shqipėrisė. Qysh atėherė shteti jugosllav shkel tė drejtat e njeriut dhe ato pėr vetėvendosje tė shumicės sė popullsisė sė Kosovės, asaj shqiptare. Kjo sjellje e Jugosllavisė ka pasur njė ndėrprerje nė 14, posaēėrisht nė 6 vitet e fundit tė udhėheqjes sė Titos. Angazhimi i atėhershėm i Titos pėr Kosovėn sot i shėrben si shkas ideologjisė zyrtare jugosllave pėr tė akuzuar atė si tradhėtar. Sjellja e Jugosllavisė ndaj kosovarėve sot ėshtė mė armiqėsore se kurrė mė parė. Ajo i plotėson rrethanat e gjenocidit. Nėse njė shtet nė mėnyrė tė njėanshme i merr tė drejtat njė grupi etnik tė caktuar, shkel nė mėnyrė masive tė drejtat e tij njerėzore, ushtron bile edhe nė gjenocid ndaj tij, atėherė sė bashku mė tė drejtėn pėr vetėvendosje pason edhe e drejta pėr shkėputje (lxxi). Pra kosovarėt nuk kanė vetėm njė tė drejtė brendshme pėr autonomi brenda Jugosllavisė por, pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre elementare, kanė edhe tė drejtėn e skajshme pėr vetėvendosje, atė tė pavarėsisė. Pėr kėtė, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė vitin 1990 ka qenė e ligjshme. Shteti i tyre nė ndėrkohė ka fituar njėfarė pushtet me tė cilin mbrohet nga kolonializmi jugosllav. Pushteti jugosllav nė Kosovė ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn pėr vetėvendosje e veēanėrisht me principin e dekolonializmit. Ky pushtet ushtrohet nė mėnyre kriminale dhe prandaj ėshtė i kundėrligjshėm. I ligjshėm ėshtė vetėm pushteti kosovar. Kosova ka me kėtė pushtetin, territorin dhe forcėn dhe prandaj duhet njohur si shtet i pavarur.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:52   #14
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

III. Ēfarė duhet bėrė?

1. Pasojat e pavarėsisė

1.1 Detyrimi pėr njohje

a. Si shtet i pavarur Kosova ka tė drejtėn e njohjes diplomatike.
b. Meqėnėse njė njohje e tillė do tė mbėshteste luftėn kundėr gjenocidit jugosllav, nėnshkruesit e konventės kundėr gjenocidit, mes tyre edhe Gjermania, janė tė detyruar tė njohin sa mė shpejt shtetin e Kosovės nė mėnyrė qė tė bėjnė gjithēka tė mundur kundra gjenocidit.
1.2 Detyrimi pėr ndihmė

Shteti i pavaruar i Kosovės ėshtė sulmuar nga Jugosllavia. OKB ėshtė e detyruar tė ndėrhyjė nė pėrputhje me art.39 tė kartės sė saj. Pėr kėtė ėshtė i domosdoshėm njė vendim i Kėshillit tė Sigurimit. Duke pasur parasysh situatėn e tmerrshme nė Kosovė, kjo duhet kėrkuar edhe nga Gjermania. Megjithatė, tani pėr tani, duhet llogaritur me njė veto (tė paktėn nga RP e Kinės) kundėr ndėrhyrjes nga OKB. Nga Kėshilli i Sigurimit nuk mund tė shpresohet pėr mė tepėr se paralajmėrime pa asnjė lloj ndikimi "pėr pastrimin paqėsor tė situatės" (sipas art. 14 tė Kartės). Kjo megjithatė nuk pėrbėn justifikim qė KS tė mos thirret fare.
Mbėshtetja vetėm nė OKB-nė, duke pasur parasysh situatėn nė KS, nėnkupton inkurajim tė mėtejshėm qė udhėheqja kriminale jugosllave tė pėrdorė dhunėn kundėr kosovarėve tė dėshpėruar, tė cilėt do tė detyrohen qė tė mbrohen nėse nuk dėshirojnė qė tė zhduken, skllavėrohen ose tė dėbohen nga vendi i tyre. Tė mbėshtetesh vetėm nė OKB-nė, ēon nė kėtė rast vetėm nė ashpėrsimin e dhunės dhe me kėtė arrihet e kundėrta asaj qė kėrkohet nga statuti i OKB-sė.
Sipas Art. 51 tė Kartės sė OKB-s Kosova ka tė "drejtėn e natyrshme" tė mbrohet edhe pėrpara se t'i vijė nė ndihmė KS. (Analog, ngase Art. 51 bėn fjalė vetėm pėr shtetet anėtare tė OKB-sė, por kjo nuk pėrjashton qė tė mbrohen edhe shtete qė nuk janė anėtare tė saj). E drejta pėr mbrojtje tė detyrueshme nėnkupton edhe shfrytėzimin e ndihmės urgjente e ofruar nga tė tjerėt. Veēanėrisht nė Art.51 flitet shprehimisht pėr ndihmėn urgjente kolektive.
Prandaj kėtu nuk mjafton vetėm e drejta e Kosovės pėr mbrojtje tė detyruar. Asaj i duhet ndihmuar edhe pa vendim tė KS, nqs. kėtu mendohet seriozisht pėr sigurinė e paqes dhe nė qėllimet e formuluara nė dokumentat e OSBE-sė dhe KSBE-sė pėr Europėn demokratike dhe tė shtetit juridik. Nuk duhet qė njė bande kriminale t'i lihet fushėveprim vetėm e vetėm se ajo fshihet nėn maskėn e njė shteti. Edhe sipas konventės pėr gjenocidin, ēdo shtet ėshtė i detyruar qė tė ndėrhyjė kundėr gjenocidit, pra edhe pėr ndihmė urgjente nė Kosovė
2. Ndalesa e pengimit tė luftės ēlirimtare

Lufta e Kosovės kundėr kolonializmit serb duhet ndihmuar pėrkitazi me Rezolutat e OKB-sė pėr dekolonializim, tė cituara mė lart. Masat kundėr kėsaj lufte ēlirimtare janė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Edhe pengimi i luftės ēlirimtare tė kosovarėve (p.sh. mbyllja ose konfiskimi i mjeteve nė xhirollogaritė e UĒK-sė) janė po ashtu nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.
3. Masa ligjore ndėshkimore

Konventat e Gjenevės tė vitit 1949 vlejnė, qysh pas shtimit tė protokolleve tė 1977, edhe pėr luftat qytetare. Pėr fat tė keq ndalesat pėr zhvillim tė luftės kundėr popullsisė civile vlejnė vetėm nė rast tė luftėrave ndėrkombėtare dhe nuk parashikojnė kėrcėnim ndėshkimor pėr luftėn qytetare.
Nėse dėshirohet qė tė ndiqen penalisht sipas konventave tė Gjenevės ata qė ka marrė pjesė nė aksione nė Kosovė dhe ndodhen nė Gjermani, duhet qė njėherė tė sqarohet se nuk kemi tė bėjmė me luftė civile, ngase pėr kėtė Kosova duhet tė jetė shtet i pavarur (jo shtet i njohur nga njė apo disa shtete; njohja diplomatike nuk ėshtė kusht pėr pavarėsi). Megjithatė tribunali Ndėrkombėtar i Hagės mundet, duke u bazuar nė statusin e tij, qė tė n djekė tė gjitha shkeljet e Konventave tė Gjenevės.
Sidoqoftė Gjykata ndėrkombėtare e Hagės mund t'i ndjekė tė gjitha shkeljet e konventave tė Gjenevės nė pėrputhje me statutin e saj. Gjykatat gjermane mundet gjithashtu ta ndjekin gjenocidin nė fjalė.



Hamburg, mė 28.09.1998
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-07, 13:54   #15
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(Referencat, burimet, te cilave autori u referohet ne shkrimin e mesiperm):

(i) Qė tė jemi tė saktė, duhet bėrė dallim mes serbėve dhe malazezėve. Nė sa vijon do t'i referohemi pėr thjeshtėsi tė dy kėtyre grupeve si "serbė" pėrveē rasteve ku theksohet shprehimisht e kundėrta.
(ii) Ajo ishte zonė e Vilajetit tė Kosovės. Ky vilajet pėrfshinte njė zonė mė tė madhe sesa Kosova e sotme qė nga kufiri boshnjak deri nė Shkup dhe nė jugperėndim deri nė lumin Drin. Kufinjtė e sotėm tė Kosovės janė kufinjtė administrativė si krahinė serbe tė vendosur nė vitin 1945.
(iii) Serbia ėshtė sjellur nė mėnyrė tė ngjashme qysh mė 1878 gjatė marrjes sė "Serbisė sė jugut", nė jug tė Nicit, qė popullohej nga shqiptarė. Deri nė 35.000 shqiptarė u vranė, 2-300.000 u dėbuan (krahaso me Shaban Braha: "Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare" (1844-1990), Tiranė 1991, fq.51-54). Europa nuk u interesua pėr kėto ngjarje. Sidoqoftė enciklopedia britanike (Encyclopedia Brittanica), botimi 11 i 1910, artikulli: Servia, shkruan: These territories had been occupied, under Turkish rule, by Albanians, west of the Morava ... but after 1878, the Albanians withdrew..." (theksimi ynė). Krahaso edhe me Cubrilovic, http://www.kosova-state.org/German/d...baner__dr.html
Edhe atėherė, ata qė mbetėn u shpronėsuan nga njė "ligj agrar", krahaso Cubrilovic aaO. fq.55.
(iv) Shiko pėrmbledhjen e artikujve tė shtypit nga botuesi vienez Leo Freundlich nė: http://www.kosova-state.org/German/a..._golgatha.html . Pėr numrin e viktimave shiko Braha aaO., fq.221 me pjesė nga dokumente tė ndryshme tė asaj kohe. Vlerėsimet mbi numrin e viktimave shqiptare, qė paraqiten nga Braha nė fq.225, ndryshojnė shumė nga njėri - tjetri. Psh. njė raport i fshehtė austriak nga Shkupi flet pėr 47.000 viktima tė "masakrės sė vjeshtės" 1912. kurse "Hylli i Dritės" i 01.12.1913 e vlerėson numrin e viktimave nė rreth 80.000, "Koha" e 25.02.1915 nė mbi 20.000, njė vlerėsim i mėvonshėm zyrtar shqiptar flet pėr rreth 200.000. Nė njė nga artikujt e pėrmbledhjes sė Freundlich aaO. numri i viktimave nė Vilajetin e Kosovės vlerėsohet nė rreth 25.000. Kurse nė njė tjetėr flitet pėr 5.000 viktima vetėm nė Prishtinė. Sidoqoftė Freundlich ka botuar vetėm atė qė ai mundi tė mblidhte shpejt nga shtypi i kohės, pa pasur pretendimin e tė qėnit i plotė. Shtypi natyrisht nuk ka pasur dijeni pėr tė gjitha masakrat. Vilajeti i Kosovės kishte nė 1910 rreth 1.1 milionė banorė (Encyclopedia Britannica, botimi 11 i 1910, artikulli Kossovo). Veprimet e serbėve u pėrqėndruan nė zonat shqiptare tė Kosovės sė sotme dhe tė perėndimit tė Maqedonisė. Kosova e sotme, qė i takon afėrsisht sanxhakut tė atėhershėm tė Prizrenit, kishte nė 1910 rreth 475.000 banorė (H.Bajrami, "Shpėrngulja e shqiptarėve gjatė viteve 1875-1966", Rilindja 27.5. 1990 fq.17). Njė numėr prej 50.000 viktimash duhet tė jetė njė vlerėsim i kujdesshėm, sipas pėrshkrimit tė veprimeve serbe nga Freundlich, etj.
(v) Qė nė 1918 u quajt "Mbretėria e serbėve, kroatėve dhe sllovenėve".
(vi) Meqėnėse kjo qeveri qėndronte krejt nėn ndikimin italian dhe nuk arriti asgjė nė Lidhjen e Kombeve (Popujve), ajo u shkarkua nga Kongresi i Lushnjės i 1920 dhe u zėvendėsua nga njė qeveri e re nė Tiranė.
(vii) Jugosllavia i ka thyer kėto kufinj nė disa vėnde edhe mė vonė dhe ka marrė me forcė troje shqiptare qė i ishin premtuar asaj, si psh. Shėn Naumin nė Maqedoninė e sotme.
(viii) Cituar sipas Braha aaO. fq.335, shėnimi 1.
(ix) Protestė e "Komitetit tė bashkuar tė shqiptarėve tė paēliruar" pranė Bashkėsisė sė Kombeve (Popujve) me datė 16.09.1924, e nėnshkruar mes tė tjerėve nga Hasan Prishtina. (As kushtetuta e tyre nuk e pengoi gjenocidin e qeverisė sė turqve tė rinj ndaj armenėve.)
(x) H.Hoxha nė nr.5 tė "Pėrparimit", Prishtinė 1970, fq.432, e vlerėson nė rreth 500.00 numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė dėbuar nga Jugosllavia. Sipas A.A.Bytyēit, "Demografia shqiptare nė shėnjestėr tė pushtuesve", cituar nga Rilindja e 08.08.1998, fq.16, nga Kosova nė Turqi janė dėbuar sipas viteve si vijon. 1912-4: 302.907 shqiptarė, 1919-40: 276.489 shqiptarė (marrėveshja e pėrmendur jugosllavo-turke parashikonte vendosjen e 40.000 familjeve tė tjera nė Turqi nė vitet 1939-1940) dhe 1951-66: 450.821 shqiptarė. Pra nė total u zhvendosėn 1.030.127 shqiptarė (gjatė kėsaj periudhe kohore rreth 490.000 shqiptarė tė tjerė nga pjesė tė tjera tė Jugosllavisė dhe 300.000 nga Greqia veriperėndimore).
(xi) Shih studimin e politikanit serb Cubrilovic.
(xii) Nė njė "studim" zyrtar propozonte Andric mė tej qė tė pushtohej dhe tė kolonizohej veriu i Shqipėrisė; shih B.Krizman: "Elaborat dra Ive Andrica o Albaniji iz 1939. godine, Casopis za suvremenu povijest", II, Zagreb 1977, fq.89. Pėrkthimi anglisht mund tė lexohet nė: http://www.kosova.com/expuls/dok7.htm
(xiii) nė njė "Gentelmen's Agreement" joformal nė 1953 nė Split; shih H.Islami: Kosova dhe shqiptarėt - ēėshtje demografike, Prishtinė 1990, fq.50.
(xiv) Milorad Obradovic: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtina 1981, fq.222, cituar sipas Braha aaO. fq.319
(xv) Nė kėtė numėr nuk janė marrė parasysh me qindra zyrtarė, veēanėrisht tė aparatit policor, qė u dyndėn nė Kosovė pas 1945, pėrsėri pas 1981 dhe sidomos pas 1990. Shumica e tyre sidoqoftė nuk u vendosėn pėr kohė tė gjatė nė Kosovė.
(xvi) Shih psh. S.Stojanovic (kėshilltar i shkrimtarit dhe presidentit tė mėparshėm jugosllav Cosic): Zasto nam se dogodilo Kosovo?, Nedeljni Telegraf i 18.03.1998.
(xvii) M.Bakalli, shefi i komunistėve kosovarė, sqaronte nė mbledhjen e komitetit qėndror tė komunistėve jugosllavė nė dhjetor 1980 se: "Rritja ekonomike e Kosovės mbetet me 46.9% nėn nivelin mesatar tė vendit dhe njė tendencė e tillė ekziston qysh prej 1947." Rritja e prodhimit industrial nė Kosovė arrinte nė vitet e fundit deri nė 1980 vetėm 1/4 deri nė 1/5 e rritjes nė Serbi megjithėse materiale tė para pėr prodhimin serb vinin nė njė masė tė madhe nga Kosova. Tė ardhurat pėr kokė nė Kosovė ishin 1/6 e atyre sllovene dhe 1/5 e atyre serbe. Papunėsia ishte 20 herė mė e madhe se nė Slloveni dhe 2½ herė mė e madhe se nė Serbi. 110.000 kosovarė punonin nė mėrgim (tė dhėnat sipas statistikave jugosllave, shih Kadri Rexha: "Fati i luleve", Prishtinė 1993, fq175.). Problemet shkaktoheshin mes tė tjerash nga fakti qė investimet shkonin kryesisht nė zonat me shumė kapital, psh nė fushat e energjitikės dhe metalurgjisė me ngjyra, dhe jo nė ato me shumė fuqi punėtore. Investimet nė zonat me fuqi punėtore nė fakt do duheshin mbėshtetur duke pasur parasysh edhe rritjen e popullsisė (C.v.Kohl, W.Libal: Kosova: Kosova, Nyja gordiane e Ballkanit, Wien, Zürich 1992, fq.70-75).


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.