Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diaspora Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Diaspora Shqiptare Kontaktoni shqiptarė tė tjerė qė jetojnė pranė jush nė mėrgim. Mblidhuni kėtu!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-07-12, 03:51   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

Keze Kozeta Zylo: Vetėm Gjuha Shqipe nė Diasporė na lidh me Kombin, siē lidh dhe zhvillon “umbilical cord”bebin me nėnėn…
11/07/2012 | Filed under: Kulturė | Posted by: Redaksia

KOZETA ZYLO

KOZETA ZYLO
Nxėnėsit, mėsuesit dhe prindėrit e shkollave shqipe nė Staten Island dhe Brooklyn festuan me gėzim dhe krenari tė ligjshme mbylljen e vitit akademik

2011-2012. Shumica e vogėlushėve me bluzat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit Kombėtar ku nė to ishte shkruar urimi: “ Mire se tė vini tė mesoni gjuhėn shqipe”, ndriēuan dhe mė shumė atmosferėn e mirėpritjes nė mjediset e shkollės publike amerikane nė Brooklyn.

Edhe pse i nxehti digjte mbi fytyrat e tyre ėngjėllore, ata pėrsėri luanin, takoheshin, qeshnin dhe ēuēurisnin me njeri-tjetrin si miq dhe shok tė vjetėr shkolle. Ē’mrekulli tė ndodhesh pranė botės sė fėmijėve, t’ju mėsosh gjuhėn e nėnės dhe mbas disa orėsh mėsimi tė dėgjosh prej tyre biseda nė shqip…

Nuk ka mė forcė shtytėse, shpirtėrore dhe patriotike tė dėgjosh nga goja e prindėrve: “Bekuar qofshin mėsuesit dhe themeluesit e shkollave shqipe qė ju mundėsuan fėmijėve shqiptarė tė mblidhen nė fundjavė pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe dhe tė lidhen pėrjetėsisht me njeri-tjetrin si vėllezėr dhe motra me gjak shqiptari”!

Pėr mėsuesit ėshtė njė detyrė jo e lehtė, veēanėrisht kur je nė dhe tė huaj, pasi gjėrat vėshtirėsohen shumė, jo vetėm pėr faktin se fėmijėt mė sė shumti flasin anglisht nė shkollat amerikane ku ata marrin edukimin e pėrgjithshėm, por s’mund tė mohohet se ata e pėrdorin anglishten dhe nėpėr shtėpia…

E dyta dhe jo mė pak e rėndėsishme se e para, si themelues tė shkollave shqipe ju kemi marrė fundjavėn ditėn e pushimit qė ata mezi e presin pėr tė tjera aktivitete, por kur bashkėpunimi prindėr, mėsues, nxėnės bėhet shumė i frytshėm pėr rėndėsinė kombėtare qė ka mosasimilimi i fėmijėve nė Diasporė, puna jep frytet e veta, tė cilat ne i vjelim me kėnaqėsi tė papėrshkrueshme.

E treta ēdo gjė ėshtė tėrėsisht nė forcat tona intelektuale dhe pasionante, pasi ėshtė krejtėsisht ndryshe me shkollat e Mėmėdheut tonė tė shumėvuajtur, ku nė shkollat publike atje, vė dorė shteti ( nėse vė, por qė me kushtetutė duhet), kurse kėtu ėshtė dėshira dhe dashuria pėr gjuhėn tonė qė lidh kombin siē lidh dhe zhvillon “umbilical cord”bebin me nėnėn…

Nxėnėsit e shkollės vazhdojnė ta mėsojnė gjuhėn e ėmbėl shqipe, pėr tė cilėn sakrifikuan jetėn qindra mėsuese martirė, ku njeri prej tyre ishte dhe Ilia Dilo Sheperi babai i gramatikės shqipe, i cili i bėri luftė tė hapur Patrikanės sė Stambollit dhe u dėnua me vdekje nga shovinistėt grekė, por ai iu drejtua shovinistėve me kėto fjalė: “Edhe po tė mė vrisni, edhe po tė mė therrni, nė fytin tim do lexoni alfabetin shqip!”

Programin e shkollės shqipe e drejtonte mėsuesja Blerina Bejleri. Nxėnėsja e shkėlqyer, Dea Bejleri e cila ka njė dashuri qysh nė embrion tė nėnės pėr shkollėn shqipe hapi programin. Pasi janė kėnduar hymni i Flamurit nxėnėsit kanė vazhduar me Hymnin e Shkollės Shqipe dhe ja disa nga vargjet:

Mezi presim shkollėn shqipe/ Qė tė flasim dhe tė mėsojmė/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ėngjėjt Kombin e mbrojmė/.

Programi ka vazhduar me recitime nga nxėnėsit tė cilėt ishin pėrgatitur me aq zell dhe dashuri nga mėsueset Blerina Bejleri, Lavdije Misku, Xhemalije Kajushi, Ornela Melo, Betulla Bollati dhe Mira Racanelli. Kėshtu kanė recituar nxėnėsit Samet Ramadani vjershėn “1 Qershori”, “Djali dhe Shqiponja’, Laert Kabashi, “Shihni sa u rrita dhe loti i djalit arbėresh”, Teuta Spaho: “Mirela e gėzuar”, Aron Kovaci: “Tik-tak”.

Mė vonė grupi i fėmijėve kanė shoqėruar nė kor me zėrat e tyre tė ėmbėl Samet dhe Elsaida Ramadanin nė kėngėn “Beni qytetari”.

Po ashtu dhe Dea Bejleri ka kėnduar kėngėn: “Shqipėri o vendi im””.

Pas kėngės kanė recituar pėrsėri nxёnёsit e mёsuese Lavdies si Elsaida dhe Dea “Abetare libri i parė”, “shoku im” Jasini, Shahini dhe Danieli.

Ndėrsa nxėnėsit e Staten Island u bashkuan nė kėtė program dhe kishin sjellė recitime plot dritėza shqipėrie. Kėshtu kėngėtarja dhe pianistja e vogėl Kristina Melo

recitoi plot passion poezinė “100 Vjetori i Pavarėsisė” poezi qė u prit me duartrokitje tė stuhishme ngase pėrkon me 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Dy vėllezėrit Dorant dhe Donart si dhe motrat Erza dhe Adea Balidemaj tė cilėt vinė rregullisht nga Nju Xhersi recituan gjithė emocion dhe me dashurinė e thellė nė shpirt pėr gjuhėn shqipe poezitė: Skėnderbeu ku Doranti simpatik dukej si nje Skenderbe i vogel, Gjuha jonė, Para Flamurit dhe Ulqini.

Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė dhe nxėnės qė nuk janė nė kėtė shkolle si Alba e cila plot dashuri dhe mirėsi shprehu dėshirėn pėr tė qenė pjesė e kėsaj shkolle nė tė ardhmen.

Nxėnėsja ėngjėllore Alba Ujkashi dukej sikur i kishte tė shkruara nė sy 36 shkronjat e alfabetit dhe i recitoi aq bukur dhe plot pasion nė publik.

Ndėrsa Eron dhe Elsa Ēobaj veshur me kostume kombėtare i dhanė dhe mė shumė gjallėri koncertit. Eroni duke u pėrulur para Flamurit dukej si njė Isa Boletin i vogėl, qė me siguri do ta vazhdojnė dhe nė tė ardhmen rrugėn e Arbėrit.

Programi u mbyll me kėngėn aq popullore, kėngė qė ka marrė dhenė nė gjithė trojet shqiptare: “Xhamadani vija-vija”

“Xhamadani vija vija/ Ėshtė Kosava o ėshtė Shqipėria/ Rreh si zemėr ēiftelia/ O sa e madhe o ėshtė Shqipėria”/…

Pas programit tė pasur artistik janė dorėzuar ēertifikatat shkollore nxėnėsve nga themeluesi dhe drejtori i shkollave shqipe z.Qemal Zylo pėrgatitur nga Dr.Valbona Zylo Watkins.

Me ēertificatė mirėnjohjeje janė vlerėsuar dhe mėsueset e shkollės tė cilat shprehėn dashurinė dhe respektin e pakufishėm pėr punėn qė po bėhet nė shkollė.

Tė gjithė pjesėmarrėsit u shpėrndanė tė lumtur pėr tė kaluar njė verė tė bukur dhe pėr tė ardhur me energji tė reja nė shtator, pėr vitin e ri akademik 2012-2013.


Qershor, 2012

Brooklyn, New York


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-07-12, 15:15   #2
Virti
 
Avatari i Virti
 
Anėtarėsuar: 13-05-06
Postime: 13,621
Virti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėmVirti i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

me vjen keq, por me duhet te them se, nga vete titulli i kesaj teme, shihet qe autorja jeton ne diaspore.
__________________
What we know it's just a drop, what we do not know is an ocean.
Isaac Newton
Virti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-12, 05:39   #3
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Virti Shiko postimin
me vjen keq, por me duhet te them se, nga vete titulli i kesaj teme, shihet qe autorja jeton ne diaspore.
Ē'te keqe ka?(dhe per cilen autore ke fjalen?)

persh,
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-12, 06:41   #4
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

Atdhetaret e mabajn dashurin per vend'n e tyre kudo qe shkojn, prandaj duhet nje kujdes i veqant per atdhetaret, sidomos kur ata jane ne dhe te huaj.
Edhe per mesonjesit mergimtar, hallall ua baft dheu atyre qe edhe nje grimc sa te vogel e dhashin per atdheun.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-12, 21:56   #5
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi Shiko postimin
Atdhetaret e mabajn dashurin per vend'n e tyre kudo qe shkojn, prandaj duhet nje kujdes i veqant per atdhetaret, sidomos kur ata jane ne dhe te huaj.
Edhe per mesonjesit mergimtar, hallall ua baft dheu atyre qe edhe nje grimc sa te vogel e dhashin per atdheun.
Edhe une i bashkangjitem ketij urimi dhe do te shtoja qe mos harroni se mesuesi me i mire per gjuhe amtare eshte vete prindi, mos lejoni qe femijet tuaj te harroin apo mos te flasin gjuhen shqipe.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 16-07-12 nė 21:57
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-12, 04:29   #6
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Se mesoin/ruajn "gjuhen shqipe" ku do ne Diaspor!

Mergimtaret su ndalen kurr me veprimtarin dhe humanin per Atedheun e tyre te te gjitha viseve shqiptare.....Uroi qe Zoti ua shperblen ne familjet e posaqerisht per femijet, per te cilet edhe pse ne dhe te huaj!Me nje lami te larte Atdhetarizmi mundohen per ta ruajtur gjuhen dhe kombin e vet SHQIPTAR!
Sigurisht me ndihmen e Prinderve/Mesuesit/eses shqiptare....Natyrisht!

Prandaj,Ju lumt per kontributin dhe dashurin qe mbani per Atdheun...Qofshi nen bekim te ZOTIT dhe te familjes njekohesisht!

Atdheu eshte per ju dhe per te gjithee ata/o qe duan dhe ruajn si syt e vet!!pavaresisht se ku gjindeni?eshte i juaj....prandaj ku do qe jeni o ju femij te bekuar shqiptar ruajeni "Atdheun" si syt e tuaj...Jufalemnderit,si dhe Ju pershendes nga zemer e madhe bujare:-rugovase!:)

Andaj,Ku do buzeqesheni o ju femij se bota eshte e juajaaaa....jeni me te mirett...ketu ne fotoooo:))))FLm

per te gjithe respekt

Natyra!


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.