Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-05-08, 19:10   #76
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Trajtimi gjenetik u kthen shikimin tė verbėrve
Mjekėt spitalin e fėmijėve nė Filadelfiat njoftuan se kanė rikthyer shikimin tek tė verbėrit duke riparuar gjenin, dėmtimi i tė cilit shkakton humbjen e tė shikimit. Ky zhvillim cilėsohet si njė mrekulli nė trajtimin e verbimit dhe njė hap i jashtėzakonshėm nė fushėn e terapisė gjenetike. Shkencėtarėt mendojnė se kjo mėnyrė hap rrugėn pėr trajtime tė reja tė 140 formave tė tjera verbimesh si pasoje e dėmtimit tė gjenit pėrgjegjės pėr shikimin
E lindur thuajse e verbėr, sytė e Manuelės dridhen. Duke parė vetėm forma tė turbullta, ajo, njėsoj si Tomasso qė vuan nga i njėjti verbim gjenetik, mund tė vrojtojė vetėm me vėshtirėsi dhe mund tė renditet mes atyre qė verbohen plotėsisht para se tė arrijnė moshėn 40 vjeē.
Kėta janė doktorėt Maguire. Al ėshtė kirurg dhe bashkėshortja e tij Jean Bennet, eksperte e terapisė gjenetike. Doktor Maguire tregon se njė ditė e pyeti tė shoqen e tij nėse ishte e mundur inplantimi i njė gjeni nė retinė pėr tė zevendėsuar gjenin e dėmtuar. Dhe ajo u pėrgjigj se po. Kėshtu filloi rruga e tyre nė trajtimin e verbimit.
20 vjet mė vonė, pas shumė kėrkimesh, eksperimentesh e dėshtimesh, ata rikthyen shikimin tek qentė nė laborator dhe ishin gati ta provonin kėtė metodė tek njerėzit nėpėrmjet terapisė gjenetike.
Ata gjetėn njė mėnyrė pėr inplantimin e gjeneve nė pjesėn e mbrapme tė syrit dhe i lanė aty derisa tė zhvilloheshin.
Manuela, studente, ėndėrronte se ky transplantim gjenetik mund t’a ndihmonte qė njė ditė tė lexonte. Ajo pranoi menjėherė t’i nėnshtrohej kėsaj procedure.
5 javė pas operacionit, mjekėt vunė re se sytė e Manuelės filluan tė reagonin ndaj dritės. Bebja e syrit zmadhohej e ngushtohej nė varėsi tė dritės njėsoj si sytė normalė dhe ajo filloi tė dallonte shkronjat e alfabetit.
Shkencėtarėt mendojnė se kjo mėnyrė trajtimi gjenetik hap rrugėn pėr trajtime tė reja tė 140 formave tė tjera verbimesh si pasoje e dėmtimit tė gjenit pėrgjegjės pėr shikimin, si dhe pėr trajtimin e dėmtimit macular, sėmundje verbimi qė prek rreth 2 milionė amerikanė. Por mbi tė gjitha, ekspertėt e shohin kėtė zhvillim si hap tė madh drejt njė tė ardhme kur sėmundjet jo gjithmonė do tė cilėsohen tė pashėrueshme.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-05-08, 11:36   #77
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Rrethi shoqėror, njė nga faktorėt pėr lėnien e duhanit
23-05-2008

Sipas njė studimi tė ri, njerėzit qė lėnė duhanin, shpesh heqin dorė nga ky ves si rezultat i tė qėnurit nė njė grup tė madh me njerėz tė panjohur. Ekspertėt thonė se i ashtuquajturi efekti “nė grup” ka ndikim edhe nė fushatėn shendetin publik qė synon tė shtyjė duhanpirėsit qė tė heqin dorė nga ky ves.
Studiuesit nė Universitetin e Harvardit nė Masaēusets ekzaminuan vesin e duhanpirjes dhe periudhėn gjatė sė cilės njė grup shoqėror prej 12 mijė njerėzish e lėnė duhanin gjatė njė periudhe 30 vjeēare. Pjesmarrėsit ishin pjesė e njė projekti tė madh nė zbatim tė njohur si studimi i zemrės Framingham. Autori kryesor i studimit, Nikolas Kristakis thotė se kėrkuesit zbuluan se kur njė ose mė shumė njerėz qė e njihnin njėri tjetrin lėnė duahnin nė tė njėtėn kohė, kjo kishte efektin tė pėrfshinte edhe njerėz tė tjerė tė panjohur.
“Grupi qė e pinte duhanin hoqi dorė i gjithi menjėherė. Njerėzit lanė duahin nė grupe. Dhe kėto grupe pėrbėhen jo vetėm nga njerėz qė njihen direkt, por gjithashtu mė gjerėsisht brenda njė rrethi mė tė madh. Kėshtu qė vendimi i bashkėshortit tė shoqes, apo i kolegut tė punės pėr tė lėnė duahnin lidhen gjerėsisht me vendimin e njė personi pėr tė lėnė duahnin.”
Kėrkuesit e kanė quajtur kėtė efekti nė grup. Kristiakos beson se ky efekt ka tė bėjė me ndryshimin nė normat sociale, si pėrshembull njohja gjerėsisht gjatė 30 viteve tė fundit se pirja e duhanit ėshtė e dėmshme pėr shendeti.
Studiuesit gjithashtu arritėn nė pėrfundimin se ndėrkohė qė sa mė shumė amerikanė lėnė duhanin pjesa prej 44 milion duhanpirėsish qė kanė mbetur nė kėtė vend ndjehen gjithnjė e mė shumė tė mėnjanuar. Stiven Shroder ėshtė profesor mjekėsie nė Universitetin e Kalifornisė nė San Francisko. Ai thotė se studimi ėshtė njė lajm i mirė sepse tregon se mė shumė njerėz po i nėnshtrohen presionit pėr tė lėnė duhanin. Por, thotė ai, duahxhinjtė nuk duhen dėnuar sepse nuk e kanė tė lehtė qė tė braktisin vesin.
“Nuk duhet ushtruar presion ndaj tyre...kjo si tė thuash i rėndon ata. Ndaj ajo qė them unė ėshtė se duhet tė tregohemi tė kujdesshėm me duhan pirėsit edhe pse jemi kundėr kėtij vesi.”
Houard Koh ėshtė profesor nė Shkollėn e Harvardit pėr Shendetin Publik. Ai thotė se pėrpjekjet pėr tė vėnė nėn kontroll duhanin janė pėrqendruar prej kohėsh ndaj grupeve tė mėdha njerėzish dhe qė nuk kanė lidhje. Por njė mesazh i ri mund tė pėrdorė efektin nė grup pėr tė dėrguar mesazhe kundėr pirjes sė duhanit.
“Duhet tė dyfishojmė kėto pėrpjekje dhe kuptojmė se kur njė njeri le duhanin nuk ndihmon vetėm veten, por gjithashtu kjo ndikon edhe tek njė grup njerėzish qė gjenden pėrreth tij.”

Studimi rreth pirjes sė duhanit ėshtė publikuar nė numrin e fundit tė revistes mjekėsore New England Journal of Medicine.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-08, 19:57   #78
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Studim mbi dėmet e duhanit mes grave
Lėnia e duhanit mund tė shpėtojė jetėn e shumė njerėzve. Njė studim i kryer mes grave qė pijnė duhan tregon se lėnia e tij pakėson dukshėm rrezikun e prekjes nga sėmundje vdekjeprurėse brenda 5 vjetėve tė ardhshėm.
Liz Rajlli filloi tė pijė duhan qė kur ishte 15 vjeē. Ajo nuk e dinte se ky ves do tė zgjaste pėr 30 vjet. Por mė pas e kuptoi se nėse do tė vazhdonte tė pinte duhan, me siguri do tė vdiste prej tij.
Kohėt e fundit, shkencėtarėt morėn nė shwyrtim se sa shpejt mund tė pakėsohet rreziku ndaj problemeve tė shėndetit kur gratė lėnė duhanin.
Mjekja Stacey Kenfield pranė shkollės pėr shėndetin public nė universitetin e Harvardit thotė se ajo dhe kolegėt e saj arritėn nė pėrfundimin se pėr disa sėmundje nuk duhet kohė e gjatė qė gratė tė shohin rezultatin pozitiv dhe tė mirat qė vijnė nga lėnia e duhanit.
Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim gjendjen e rreth 100 mijė grave nga viti 1980 deri mė 2004 dhe krahasuan numrin e vdekshmėrisė nga sėmundje tė ndryshme mes atyre qė pinin duhan edhe atyre qė e kishin lėnė atė, me grupin e grave qė nuk kishin pirė asnjėherė duhan. Rezultatet e vėzhgimeve treguan njė pakėsim tė madh rrezikut tė vdekjes menjėherė sapo grate linin duhanin.
Mjekja Kenfielld thotė se brenda 5 vjetėve pas lėnies sė duhanit, u vu re njė pakėsim prej 21 pėrqind i rrezikut tė vdekjes nga kanceri i mushkėrive dhe njė pakėsim prej 50 pėrqind nė rrezikun e vdekjes nga sėmundjet kardiovaskulare dhe tė zemrės. Studimi tregoi gjithashtu se 20 vjet pas lėnies sė duhanit rreziku i vdekjes nga sėmundjet kardiovaskulare pakėsohej edhe mė shumė. Sipas studimit, rezultatet e tė cilit u botuan nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, kur organizmi pastrohet nga karcinogjenet qė hyjnė nė trup nėpėrmjet tymit tė cigares, organizmi ėshtė nė gjendje tė riparojė veten.
Liz Rajlly, e cila e la duhanin nė vitin 2002, thotė se pas kaq shumė vjetėsh ėshtė nė gjendje tė marrė frymė lirisht. Tani ajo kėshillon gratė e tjera qė tė lėnė duhanin.

MARRĖ NGA ZĖRI I AMERIKĖS
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-08, 16:23   #79
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

LDN, njė ilaē i ri qė lufton shumė sėmundje

Shkencėtarėt kanė krijuar njė ilaē qė mund tė pėrdoret ndaj shumė sėmundjeve pėrfshi sklerozėn e shumėfishtė, parkinsonin madje edhe kundėr virusit HIV. Por vėshtirėsia qė ndeshen ata ėshtė financiare dhe se sa do tė jenė nė gjendje tė bindin firmat farmaceutike pėr tė investuar nė kėtė prodhim tė ri?
Ilaēi quhet LDN, akronim anglisht qė nė shqip mund tė pėrkthehet si “dozė e ulėt naltrexone”. Shumė pacientė qė e kanė provuar thonė se ilaēi jep rezultat tė mira dhe nuk lė efekte tė kėqia anėsore. Por marrja e LDN-sė nė farmaci mund tė jetė problem.
Pam Suegart pėrpiqet tė kujdeset pėr fėmijėt e saj. Por nuk e ka tė lehtė. Ajo vuan nga sėmundje Crohn qė shkakton fryrje e ndonjėherė ulcer nė organin e tretjes. Si pasojė e sėmundjes, Pam ra nga pesha afro 30 kilogram dhe flokėt filluan t’i binin. Dikush i tha se shkencėtarėt nė njė klinikė po bėnin prova me njė ilaē tė ri qė mund t’a ndihmonte atė. Kėshtu Pam u bė pjesė e grupit tė pacientėve qė po eksperimenton ilaēin LDN nė Kolegjin mjekėsor tė Pensilvanisė.
Deri tani ky ilaē ėshtė provuar i suksesshėm nė doza tė larta vetėm nė trajtimin e personave nėn ndikimin e forte tė drogės si heroine e opium. Shkencėtarėt mendojnė se njė dozė e ulėt me LDN mund tė ndihmojė miliona pacientė qė vuajnė nga sėmundje tė ndryshme. Megjithatė mjekėt kanė provuar se LDN-ja mund tė pakėsojė dukshėm simptomat tek pacientėt me dhimbje nė stomak.
Mjekja Xhill Smith thotė se LDN-ja vepron duke forcuar sistemin e imunitetitit tė organizmit, ndryshe nga ilaēet e tjera qė e dobėsojnė atė. Dhe dobėsimi i sistemit tė imunitetit dihet se i hap rrugėn sėmundjeve tė tjera dhe mund tė bėhet shkak pėr kancer. Deri tani shkencėtarėt janė tė kėnaqur me rezultatet dhe pas dy a tre provave tė tjera klinike, ata shpresojnė qė LDN-ja tė dalė nė farmaci.

marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-08, 20:42   #80
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Trajtim i suksesshėm i melanomės
Shkencėtarėt nė Seattle tė shtetit Uashington thonė se kanė zhvilluar njė mėnyrė tepėr tė suksesėshme pėr tė luftuar melanomėn, njė lloj kanceri vdekjeprurės. Nga kjo teknikė, thonė ata, bjė ditė mund tė pėrfitojnė edhe pacientė tė prekur nga lloje tė ndryshme kanceri.
Melanoma ėshtė njė kancer i zakonshėm nė lėkurė, por qė shkakton vdekjen. Ajo shfaqet si njė pikė e vogėl dhe mbrenda disa muajsh, fillon tė zmadhohet. Nėse lihet pa u trajtuar, melanoma mund tė pėrhapė qelizat e saj kanceroze nė tė gjithė trupin. Njė nga shkaktarėt e kėtij lloj kanceri ėshtė qėndrimi i gjatė nė diell. Ajo qė e bėn melanomėn tė mundshme ėshtė lėkura delikate dhe historia familjare e shėndetit tė pacientit.
Shkencėtarėt tani thonė se njė trajtim eksperimental i melanomės sė zhvilluar mund tė hapė rrugėn pėr tė luftuar edhe llojet e tjera tė kancerit. Doktor Kasian Yee mori gjak nga njė pacient me melanoma qė ndodhej nė prag tė vdekjes. Nga ky gjak, ai veēoi ato qė quhen qeliza T. Organizimi i programon kėto qeliza pėr tė goditur tumorėt malinjė.
Qeilaza T, thotė doktor Kasian Yee, sulmojnė vetėm qelizat e tumorit dhe jo ato qė janė normale.
Doktor Yee, pranė qėndrės Fred Hutchinson pėr kėrkime nė fushėn e Kancerit, i veēoi qelizat T tė pacientit, dhe i shtoi ato nė miliarda. Pastaj kėto qeliza ai i injektoi nė trupin e pacientit. Vetėm 2 muaj pas trajtimit, kanceri u zhduk. Kanė kaluar dy vjet, dhe pacienti nuk ka asnjė shenjė kanceri. Dermatologu Darrell Rigel pranė akademisė amerikane tė dermatologjisė thotė kėto rezultate janė dramatike, pasi pėr herė tė parė shihet se njė melanomė e zhvilluar zhduket krejtėsisht. Kjo procedurė tani do tė provohet edhe tek pacientė tė tjerė pasi qelizat T mund tė pėrdoren pėr tė luftuar edhe kancere tė tjerė si ai i gjirit, prostatit dhe kanceri nė mushkėri. Mjekėt shpresojnė se rezultatet do tė jenė tė ngjashme me ato kundėr melanomės.

marrė nga zėri i amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-07-08, 13:22   #81
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Mungesa e vitaminės D tek fėmijėt

Sipas njė studimi, shumė foshnje e fėmijė kanė mungesė tė vitaminės D. Por ekspertėt kanė mendime tė ndryshme rreth mėnyrės mė tė mirė qė kėta fėmijė tė marrin sasinė e nevojėshme tė vitaminės D, qė ėshtė thelbėsore pėr tė patur kocka tė forta.

Nivelet e ulta tė vitaminės D mund tė shkaktojnė humbje tė masės sė kockės, qė nė disa raste bėhet shkak pėr sėmundjen e rakitizmit qė sjell zbutjen dhe deformimin e kockės.

Njė studim i ri i kryer nga ekspertė pranė spitalit tė Fėmijėve nė Boston, lė tė kuptohet se shumė fėmijė kanė nė organizėm sasi tė pamjaftueshme tė vitaminės D, gjė qė rrezikon zhvillimin e kockės tek kėta fėmijė.

Mjekėt analizuan mostra gjaku nga 365 foshshje tė porsalindor dhe fėmijė tė tjerė dhe vunė re se 12 pėrqind e tyre kishin mungesė tė theksuar tė vitaminės D. Tek 40 pėrqind, sasia e kėsaj vitaminė ishte nėn nivelin e duhur.

Tek fėmijėt me mungesė tė theksuar vitamine D, 13 pėrqind kishin shenja tė humbjes sė mineraleve nė kockė dhe 1 pėrqind tregonin shenja tė rakitizmit.

Autorėt e studimit dalin me propozimin se tė gjithė fėmijėt duhet tė marrin vitaqminė D shtesė nė formė tabletash ose formash tė tjera; Ata e rekomandojnė kėtė veēanėrisht pėr foshnjet qė ushqehen me qumėsht gjiri, pasi qumėshti i gjirit nuk pėrmban vitaminė D.

Por ekspertė tė tjerė thonė se dhėnia nė mėnyrė rutinė e vitaminės D pėr fėmijėt do tė ishte e parakohėshme, pasi ende nuk dihet se ēfarė sasie vitamine D do tė ishte mjaftueshme, dhe se ēfarė pasojash afatgjate do tė kishte marra shtesė e vitaminės D.

Domatet e thata luftojnė kancerin e prostatės
Ushqimet e gatuara me domate tė thata janė mė tė shėndetėshme e mė tė shijėshme, ndėrsa njė studim i kryer nga shkencėtarėt pranė universitetit tė Mizurit thotė se domatet e thata mund tė ndihmojnė pėr parandalimin e kancerit tė prostatės.

Shumė restorante nė Shtetet e Bashkuara i kanė hequr nga menutė e tyre domatet e freskėta pėr shkak tė frikės nga salmonella. Por domatet e pėrpunuara mund tė bėhen mė tė pėrdėproėshme pėr shkak tė njoftimeve mbi studimin e ri.

Sipas studimit, domatet e thata ndihmojnė nė parandalimin e kancerit tė prostatės., tė paktėn tek minjtė nė laborator. Kur domatja pėrpunohet ose thahet, ajo prodhon njė carbohidrat ose sheqer, i njohur si FruHis. Ky karbohidrat, thotė profesorja Valeri Mossine, mund tė jetė elementi qė parandalon ose ndihmon pėr tė luftuar kancerin e prostatės. Rezultatet me minjtė nė laborator treguan se tek kafshėt qė u ushqyen me salcė domateje plus karbohidratin FruHis gjasat pėr t’u prekur nga kanceri i prostates ishin 6 herė mė tė pakta sesa tek kafshėt e tjera nėn studim.
Shumė studime kanė nxjerrė nė pah vlerat e domates pėr parandalimin e kancerit. Sipas kėtyre studimeve, substanca organike e quajtur Lycopene-Likopene, qė e bėn domaten tė jetė e kuqe, ka vlera antikanceroze.

Por agjencia amerikane qė kujdeset pėr cilėsinė e ushqimeve dhe barnave thotė se kėto studime nuk kanė arritur tė provojnė lidhjen midis pėrdorimit tė domates dhe pakėsimit tė rrezikut nga kanceri i prostatės ose ēdo lloj kanceri tjetėr.

Porfesor Mossine thotė se ende nuk dihet mirė se nė ē’mėnyrė licopena dhe karbohidrati FruHis janė nė gjendje tė luftojnė kancerin. Kur ky proces tė njihet atėherė FruHis dhe Lycopena mund tė pėrdoreshin si antitoksikė nė procesin e kimoterapisė, pėr tė lehtėsuar efektet helmuese kimike tė kėsaj terapie.

Marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-08, 18:13   #82
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
05-08-2008

Qėndresa ndaj antibiotikėve shkak pėr shtimin infeksioneve
Rastet e infeksioneve nė lėkurė tek fėmijėt thuajse janė dyfishuar gjatė viteve tė fundit. Sipas njė studimi qeveritar, nė vitin 2000, ky lloj infeksioni renditej i 17 nė listėn e shkaktarėve pėr shtrimin nė spital tė fėmijėve, por nė vitin 2006, infeksionet nė lėkurė u renditėn si shkaku i tetė.

Sipas studimit, vetėm nė vitin 2006, nė spitale u shtruan me infeksione 67 mijė fėmijė amerikanė. 50 pėrqind e tyre ishin fėmijė tė moshėn nėn 4 vjeē. Numri i rasteve tė infeksioneve u shtua edhe mes fėmijėve tė moshave mė tė rritur nga 4900 raste nė vitin 2 mijė, nė mbi 10 mijė raste tė tilla nė vitin 2006.

Ekspertėt mendojnė se njė nga arsyet e kėsaj prirjeje ėshtė shtimi i rasteve tė qėndresės sė organizmit ndaj antibiotikėve. Kjo qėndresė krijohet nga pėrdorimi i tepruar e i panevojshėm ose i parregullt i antibiotikėve, pėr shembull pėr tė trajtuar njė infeksion veshi ose bronkit, sėmundje qė shpesh shkaktohen nga viruse e jo nga baktere. Megjithatė, shumė fėmijėt vazhdojnė tė trajtohen suksesshėm me antibiotikė mė tė fortė.

Mbajtja e njė ditari ushqimor ndihmon pėr rėnien nga pesha


A mundet njė copė letėr tė ndihmojė pėr tė rėnė nga pesha? Pėrgjigja ėshtė po; nėse nė letėr njeriu shėnon me shkrim ushqimet qė ha gjatė ditės. Sipas njė studimi, personat qė mbajtėn njė ditar tė rregullt ushqimor gjatė dietės ranė nga pesha dy herė mė shumė sesa personat e tjerė qė ndoqėn tė njėjtėn dietė.

Studimi ku u pėrfshinė 1700 persona qė ndiqnin dietė tregoi se ata qė mbajtėn rregullisht shėnime se ēfarė kishin ngrėnė ranė nga pesha dy herė mė shumė sesa tė tjerėt nė grup qė nuk mbajtėn shėnime. Dhe sa mė tė hollėsishme ishin shėnimet aq mė e madhe ishte rėnia nga pesha.
Shkencėtarėt thonė se nė raste tė tilla, kujtesa nuk ndihmon dhe shpesh njerėzit janė tė prirur tė mos e vlerėzojnė sasinė e ushqimit qė hanė, prandaj shėnimi nė njė cope letėr a bllok tė ushqimeve qė pėrdor shėrben si njė ballafaqim i tij me realitetin. Kjo gjithashtu ndihmon pėr tė pėrcaktuar se cilat janė ushqimet qė personi tundohet mė shumė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-08, 20:15   #83
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Studim mbi gjumin e fėmijėve

Njė numėr studimesh janė marė me problemet e gjumit tek tė rriturit siē ėshtė pėr shembull apnea ose mungesa e frymėmarrjes nė gjumė, gjendje qė mund tė ēojė nė goditje nė zemėr, hemoragji cerebrale ose bllokim arterjesh tė gjakut nė tru. Por shkencėtarėt tani po i studiojnė kėto probleme kur ato shfaqen tek fėmijėt, madje edhe tek foshnjet.

Ky 6 vjeēar quhet Timi Vali. Si gjithė moshatarėt, ai ėshtė energjik, por nėna e tij shqetėsohej pasi dukej se ai nuk bėnte gjumė tė mirė. Merrte frymė thellė dhe gėrhiste ndėrsa kur zgjohej nga gjumi ankohej nga bajamet.

Doktor Sumit Bargava pranė universtitetit Yale, e vizitoi atė dhe vuri se bajamet i kishte tė zmadhuara. Fėmijėt qė kanė mungesė frymarrjeje nė gjumė ose apnea, thotė doktor Bargava, shpesh kur flenė, mbyllin pjesėrisht ose plotėsisht rrugėt e frymėmarrjes. Dhe mungesa e frymėmarrjes nė gjumė mund tė shkaktojė probleme nė zemėr e diabet.

Gjatė ditės, fėmijėt me apnea mund tė mos pėrqėndrohen ose mund tė tregohen tepėr aktivė, por edhe tė acaruar. Ata mund tė ndeshen me vėshtirėsi edhe nė tė mėsuar. Prandaj diagnostikimi i hershėm i apneas ka shumė rėndėsi. Kėshti Timi Vali shkoi nė spitalin e fėmijėve pranė universitetit Yale. Gjatė vizitės, atij iu vendosen elektroda nė trup pėr tė matur veprimtarinė e trurit si dhe iu bėn analiza pėr tė matur nivelin e frymėmarrjes. Kur Timin e zė gjumi, kompjuteri fillon tė regjistrojė tė dhėnat e organizmit. Gjatė kėtij procesi, doktor Bargava vuri re se gėrhitja tek ky fėmijė shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e frymėmarrjes nė gjumė tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi tė mos ia heqė bajamet. Por mjekėt thanė se do tė vazhdojnė mbikqyrin gjumin e tij.

Foshnjet diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund tė kenė probleme gjumi, por dallimi apneas tek ta ėshtė pak i ndėrlikuar. Sanatha Kasven nė spitalin Saint Luke nė Denver tė Kolorados ėshtė specialiste nė laboratorin e gjumit ku nje njė kamera fokusohet nė sytė e foshnjes pėr tė parė sesa i thellė ėshtė gjumi qė bėn. Mjekėt thonė se dokumentimi i ēdo lėvizjeje tė foshnjes nė gjumė ka shumė rėndėsi pasi nė fund kur tė gjitha tė dhėnat regjistrohen nė kompjuter dhe fillojnė tė studiohen, edhe mungesa mė e vogėl e njė aspekti tė lėvizjeve nė gjumė, mund tė tė bėhet shkak pėr diagnostikim tė jo tė saktė.

Foshnjet e diagnostikuara me njė shrregullim gjumi si ato tė fėmijėve dhe tė rriturve, mund tė trajtohen me operacion. Disa ekspertė mendojnė se trajtimi me oksigjen eleminon nevojėn pėr shumicėn e ndėrhyrjeve kirugjike, ndėrsa tė tjerė thonė se nėse gjumi i shrregullt shkaktohet nga ndonjė deformim nė rrugėt e frymėmarrjes, atėherė operimi mund tė jetė i nevoshėm.


marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-08-08, 17:50   #84
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Teknologji e re skanimi me pamje 4 dimensionale
Disa spitale amerikane ka filluar tė pėrdoret njė teknologji tė re skanimi me ultragtinguj nga e cila pėrftohen pamje 4 dimensionale. Duke siguruar pamje tė tillla qė janė mė tė qarta e mė tė zmadhuara, mjekėt janė nė gjendje tė dallojnė problemet nė formėn e uterit ose fibroidet, si dhe tė kontrollojnė shėndetin e foshnjeve tė palindura.


Pamjet 4 dimensionale janė aq tė qarta sa qė kjo nėnė ka nė plan t’i ruajė ato nė albumin e fotografive tė fėmijės qė ende s’ka lindur.
Spitali Lady Bird Johnson (LBJ) nė Teksas ėshtė njė prej qėndrave tė para mjekėsore e pajisur me aparate skanimi me ultratringuj qė lejojnė mjekėt tė shohin pamje 4 dimensionale tė njė organi tė brendshėm. Kėshtu, Patrisha Diaz, shtatzėne, arriti tė shohė pėr herė tė parė foshnjen e saj nėpėrmjet kėsaj teknologjie. Kristi Majers thotė se aparatet e skanimit me ultratinguj me pamje dy dimensionale, mjekėt i pėrdorin pėr informata, ndėrsa aparati 4 dimensional ėshtė thjesht 3 dimensional por me lėvizje.

Kėto fotografi tė qarta kanė bėrė qė aparati 4 dimesional tė bėhet objekt debatesh nė qarqet mjekėsore. Janė aparate tė tilla lojra apo tė nevojėshme pėr mjekėsinė? Mjekja Xhoan Mastrobatista thonė se imazhet 4 dimensionalė mund tė zbulojnė defekte tek foshnja e palindur, defekte qė nuk mund tė shihen me aparate tė tjera tė skanimi. Spitali LBJ ka 5 vjet qė e pėrdor kėtė teknologji tė re me ultragtinguj me pamje 4 dimensionale, e cila ėshtė zbuluar 10 vjet mė parė. Por vetėm kohėt e fundit kjo paisje ka gjetur pėrdorirm tė ri si pėr shembull pėr tė zbuluar problemet me formėn e uterit ose fibroidet. Ekspertėt thonė se edhe pse uteri dhe firboidet mund tė shihen me paisje ultratinguj 2 e 3 dimensionalė, me teknologjinė e re 4 dimensionale, pamjet janė edhe mė tė qarta e mė tė zmadhuara.

Mjekėt paralajmėrojnė se gratė shtatzėna nuk duhet tė kėrkojnė tė skanohen me ultratinguj 4 dimensionalė vetėm pėr tė marrė fotografi. Megjithėse skanimi me kėtėt teknologji nuk sjell ndonjė efekt anėsor, njė studim arriti nė pėrfundimin se skanimi i shpeshtė me ultratinguj mund tė krijojė njė rrezik tė vogėl nė afektimin e trurit tė foshnjes sė palindur. Ekspertėt gjithashtu rekomandojnė qė skanimi me ultratinguj tė kryhet vetėm nė ato qėndra mjekėsore ku gradimi i aparatit vėzhgohet e kryhet me kujdes.


marrė nga zėri i Amerikes.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-08, 16:45   #85
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Ndikimi i medias tek duhani

Kur aktorė tė njohur ndezin cigare nė skenė a film, fėmijėt e tė rinjtė janė tė parėt qė ndjekin kėtė shembull. Kėshu thuhet nė njė raport tė Institutit kombėtar mbi sėmundjet e kancerit. Kohėt e fundit, disa shkencėtarė morrėn nė shqyrtim e analizuan njė numėr tė madh raportesh e studimesh kėrkimore mbi lidhjet midis medias dhe pirjes sė duhanin nga tė rinjtė. Ata arritėn nė pėrfundimin se filmat i nxisin tė rinjtė tė pijnė duhan. Gjithashtu nė raport thuhet se firmat e prodhimit tė cigareve po pėrdorin gjithnjė e mė shumė forma tė tjera pėrfshi internetin, pėr tė tėrhequr klientė tė rinj.


Ekzistojnė shumė arsye pėrse fėmijėt fillojnė duhanin; Ata kopjojnė prindėrit, tė afėrmit apo shokėt e tyre. Por nė studimin e kryer nga instituti kombėtar amerikan i Kancerit, thuhet se nė kėtė rast edhe filmat kanė faj.

Reth 35 pėrqind e filmave mė tė mire bashkėkohorė pėrmbajnė skena ku aktorėt pijnė cigare dhe fėmijėt qė shohin kėto filma nė tė shumtėn e rasteve bėhen konsumatorė tė duhanit, thuhet nė raport.

Pėrdorimi i cigares ėshtė i dukshėm edhe nė media tė tjera popullore. Rreth 20 pėrqind e shfaqejeve televizive dhe 25 pėrqind e videove muzikore tregojnė njerėz qė pijnė duhan.

Filmat pėr njerėz tė moshės mbi 13 vjeē pėrmbajnė mė shumė skena ku aktorėt pijnė duhan, prandaj, thuhet nė studim, shmangja e fėmijėve nga kėto filma mund tė ndihmojė nė uljen e shakllės sė pėrdorimit tė duhanit mes kėsaj grupmoshe. Por ekspertėt thonė se ndalimi i paraqitjes sė skenave ku pihet duhan nga tė gjitha filamt, do tė ndikonte shumė nė ulje e numrit tė konsumatorėve tė cigareve. Edhe mediat e tjera, si televizioni e gazetat, gjithashtu mund tė luajnė njė rol pozitiv nė kėtė drejtim, duke pėrhapur sa mė gjerė mesazhe kundėr duhanit.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-08, 20:39   #86
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

hinjat mund te mos jene me problem pėr brezat e ardhshem. njė grup shkencetaresh britanike dhe gjermane kane zbuluar njė teknike, qe realizon kthimin e ngjyres origjinale nga rrenja.

Flitet pėr njė metode ende ne fazen eksperimentale, por qe perben njė baze te rendesishme shkencore pėr kerkimet e metejshme ne kete fushe.

Thinjat jane jo vetem njė shenje moshe, por shkaktohen edhe nga stresi, apo semundjet e lekures. Sipas shkencetareve, tani mund te perdoret njė molekule e sistetizuar ne laborator, KDPT, qe stimulon prodhimin e melanines, pigmentit qe ngjyroj floket.

Shkencetaret besojne se kjo teknike do te sherbeje si nxitese pėr realizimin e terapive te reja.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-09, 22:29   #87
Irsa
 
Avatari i Irsa
 
Anėtarėsuar: 01-02-09
Postime: 26
Irsa i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Honesty^uk.
Person i verbėr dhe ēuditėrisht ai ėshtė nė gjendje tė ngas makinėn. Jens ėshtė pajisur me njė aparat i cili e lejon atė tė shohė. Njė pjesė e aparatit ėshtė lidhur me trurin e tij ndėrsa pjesa tjetėr me njė kompjuter.

Mjeku Bill Dobelle, shpikėsi i aparatit, thotė se ai pėrdor stimulantė elektrikė pėr tė ri aktivizuar shqisat e tė parit tek tė verbėrit.

Kjo teknologji ndodhet ende nė fazat fillestare, por shkencėtarėt besojnė se kjo do tė bėhet teknologjia sė ardhmes nė fushėn e luftės kundėr verbimit.





wow!!!!!!!!!!!!!
Irsa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-09, 22:50   #88
Irsa
 
Avatari i Irsa
 
Anėtarėsuar: 01-02-09
Postime: 26
Irsa i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Shtatė gjene ndikojnė nė rrezikun pėr infarkt kardiak
Ndryshime tė vogla nė disa gjene shkojnė paralelisht me njė rrezik tė lartė pėr infarkt kardiak. Kėtė e ka treguar njė studim i shtrirė nė disa shtete evropiane.
Shkencėtarė tė Organizatės Shkencore pėr studimin e Genomit sė bashku me kolegė gjerman, britanik dhe francez analizuan tė dhėnat gjenetike tė grumbulluara nga dy studime tė pavarura pėr lidhjen e genomit me sėmundjet koronare tė zemrės dhe infarktin kardiak tė 3 000 pacientėve dhe tė 4 500 personave tė shėndoshė. Bėhet fjalė pėr studimin deri tani mė tė madh tė kėtij lloji, qė ka arritur nė njė pėrfundim. Shkencėtarėt kanė zbuluar se disa pjesė tė kromozomit vetėm ose nė bashkėpunim me tė tjerėt mund tė rrisin rrezikun pėr sėmundje koronare dhe infarkt kardiak. Ky rezultat ėshtė publikuar nė New England Journal of Medicine. “Ne analizuam variante tė vogla nė genom, tė ashtuquajtura SNP. Nė kėto mutacione gjenetike ėshtė e ndryshuar nė ēdo rast vetėm njė gėrmė nė gjen nė njė vend tė caktuar tė materialit gjenetik”, sqaron Dr. Jeanette Erdmann, Koordinatore e Laboratorit tė gjenetikės molekulare nė Qendrėn Spitalore Universitare Schleswig-Holstein, Gjermani. “Njė prej kėtyre varianteve gjenetik, i cili ndodhet nė njė vend tė caktuar tė kromosomit 9, dyfishon rrezikon pėr infarkt kardiak kur hasen nė tė dy kromozomet e ēiftit kromozomik”. Nė kėtė rajon ndodhen gjene, tė cilat luajnė rol nė rregullimin e rritjes sė qelizės. Njė rritje e pakontrolluar e qelizės sė enėve tė gjakut merr pjesė midis tė tjerash nė krijimin e arteriosklerozės.
Parandalimi mė i mirė ėshtė gjithmonė njė jetesė e shėndetshme“Nė total, gjetėm shtatė variantė gjenetike nė kromozome tė ndryshme, tė cilėt rrisin rrezikun pėr infarkt kardiak me rreth 20 deri 30 %”, shprehet Prof. Heribert Schunkert nė Qendrėn Spitalore Universitare Schleswig-Holstein. “Kjo tregon se sa tė tmerrshme mund tė jenė sėmundje komplekse tė zemrės”. Nė njė variant gjenetik tė kromozomit 2 shkencėtarėt mundėn tė tregonin se rreziku pėr infarkt kardiak, i cili qė vjen nga ky mutacion, varet gjithashtu nga faktorė tė tjerė, si pėr shembull, mbipesha dhe tensioni i lartė i gjakut. Sėmundja nuk ėshtė vetėm gjenetike – njė jetesė e shėndetshme ėshtė dhe mbetet njė strategji efikase parandalimi.Rezultati i kėsaj pune shkencore mund tė ēojė nė mundėsi tė reja pėr tė parandaluar dhe trajtuar kėtė sėmundje masive.
Irsa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-09, 23:22   #89
shfletuesi_
Djale Drenice
 
Avatari i shfletuesi_
 
Anėtarėsuar: 21-10-08
Vendndodhja: Nė vėndin e ngjarjeve
Postime: 20,920
shfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek shfletuesi_ Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek shfletuesi_ Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek shfletuesi_ Send a message via Skype™ to shfletuesi_
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Se lexova te terin... se shume kishte per t'lexuar qfar paska ndodh ne Meksik more ??
__________________
Jeta eshte realitet jo virtualitet.

The End.
shfletuesi_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-09, 22:14   #90
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Ndezje drejtpėrdrejt tė lidhura me kancerin e zorrė e trashė
03.02.2009

Potenciali i ri i drogės zbuloi objektivat



Ndėrsa njė inflamacion kronik besohet gjerėsisht se predisposing njė faktor pėr kancerin e zorrė e trashė, e saktė mekanizmat qė lidh kėto kushte kanė mbetur tė papėrcaktuar.

Shkencėtarėt nė Melburn Dega e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Ludwig Cancer Research Institute (LICR) dhe Universiteti Teknik i Munihut bashku kanė zbuluar njė pjesė tė re tė kėtij puzzle duke demonstruar se si Stat3 proteinike lidhje tumor inflamacion tė zhvillimit, njė zbulim qė mund tė ēojė nė identifikimin e objektivave tė re terapeutike pėr dy pika kancerin.

Jonormal aktivizimin e intracellular sinjalizuar proteinike, Stat3, ka qenė i shoqėruar me inflamacion dhe disa tė kancerit, duke pėrfshirė ato tė gastrointestinal trakt. Rezultatet publikuar on-line sot nė ditar Cancer Cell japin prova e parė tė drejtpėrdrejtė pėr tė konfirmuar rolin Stat3 nė inflamacion-shoqėruara tumorigenesis. Malcim-Duke pėrdorur njė model tė lidhur me kancer nė manipuluar gjenetikisht mice, ekipi i identifikuar njė marrėdhėnie midis epitelial qelinė Stat3 aktivitetit dhe colonic tumor ndodhje, si dhe rritjes tumor. Ata gjithashtu ka vendosur qė tė stimulimit Stat3 nga cytokines IL-6 dhe IL-11, i prodhuar nga kimikatet dhe nxitėse tė tjera qė lidhen tumor-qeliza, promovon dy qelinė mbijetesėn dhe rritjen e qelizave tumor.

Bashkėpunimi ishte shkaktuar nga diskutimet nė mes Profesorėt Matthias Ernst (LICR) dhe Florian Greten (Universiteti Teknik i Munihut) nė njė takim shkencor, kur ata tė dy ata u zbuluan individualisht ndjek mekanizmi me anė tė tė cilit Stat3 lidhje inflamacion tė gastrointestinal kancerit. Nė vend qė tė konkurrojnė, tė dy vendosėn tė bashkojnė forcat pėr tė zbuluar tė Stat3 lidhje ndėrmjet inflamacion zorrė e trashė dhe kancerin.

"Kolon francez ėshtė kanceri i dytė mė tė shpeshta keqdashje nė botėn e zhvilluar kėshtu qė nuk ishte befasi pėr tė gjetur njė tjetėr grup pune Stat3 nė pyetje dhe duke u pėrpjekur pėr tė gjetur mėnyra tė reja pėr tė synuar dy pika kanceri," tha LICR sė Profesor Ernst, e pėrbashkėt e tė lartė tė autorit publikim. "Sė bashku ne kemi qenė nė gjendje pėr tė mėsuar se si Stat3 urave inflamacion kronik dhe promovimin tumor nga ndėrmjetėson qelinė mbijetesėn gjatė njė ngjarje nxitėse dhe rritjen e rritjes tumor qelizė. Jonė e re gjetjet janė shumė nė pėrputhje me punėn tonė tė mėparshėm nė rolin e Stat3 nė ndėrmjetėsimin malcim-shoqėruara nga kanceri i stomakut. Ne presim qė kjo njohuri pėr tė forcuar pėrpjekjet pėr zhvillimin e terapi se objektivi i lidhjes midis inflamacion dhe kanceri nė fund tė fundit pėr tė pėrfitojnė trajtimin e kancerit tė pacientėve. "

Ra fjala, grupi i Profesor Michael Karin nga Universiteti i Kalifornisė nė San Diego, ka arritur nė pėrfundime tė ngjashme nė letėr tė botuar nė tė njėjtėn ēėshtje tė Gaforres Cell.

Sarah Bardhė, Ph.D. | Quelle: EurekAlert!


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.