Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-09-11, 21:56   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Themelet e lėkundshme tė Evropes

Themelet e lėkundshme tė Evropes





Evropa duhet te qendroje e palekundur prej partnerit te saj transatlantik(Amerikes) - ta refuzoje joshjen kineze ne rritje - per t’iu shmangur zhytjes ne nje rrezik alamet te madh. Po krisin te dy themelet e shtate dekadave te paqes se Evropes. Meremetimi i tyre nuk kerkon kurrgje me shume sesa shkuarje perpara, sa s’eshte bere vone, drejt nje Evrope te bashkuar dhe te fuqishme

Nga Joschka Fischer


Berlin – Ngadale po perhapet muhabeti – madje edhe ne Gjermani – se kriza financiare mund ta shkaterroje ne teresi projektin e unifikimit te Evropes, sepse kriza demonstroi, bajagi bindshem, dobesine e eurozones dhe te konstruktit te saj. Keto carje jane me shume politike, sesa financiare ose ekonomike.


Traktati i Mastrichtit themeloi bllokun monetar, por bashkimi politik nje eshte qe suksesi monetar te jete nje premtim i realizuar. Euroja dhe vendet qe e moren ate po e paguajne cmimin. Eurozona tani shtrihet ne baza te lekundshme te nje konfederate shtetesh qe jane zotuar per nje bllok monetar, por edhe ta ruajne sovranitetin e tyre fiskal. Ama ne kohe krize, nuk mund te funksionoje.


Ne fillim te krizes, ne vitet 2007-08, carjet te themeleve te eurozones do te mund te riparoheshin nese Gjermania do te ishte e gatshme ta mbeshteste nje pergjigje te perbashket krizes evropiane. Por zyrtaret gjermane i qendruan besnike prioritetit te tyre kombetar – dhe ne rend te dyte paten dertin e nje pergjigjeje konfederatave per Evropen.


Pergjate historise, konfederatat nuk kane pasur jete te gjate, sepse ceshtja e sovranitetit (dhe pastaj fuqia dhe legjitimiteti) mbetet e pazgjidhur njehere e mire. Rasti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte shembulli me i mire. Pas deklarimit te pavaresise, kolonite amerikane nuk kishin nje ide te qarte per nen-nenet e Konfederates. Kjo u deshmua me se miri per shkak te aranzhimeve te deshtuara ekonomike dhe financiare, dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes menjehere shkuan nje hap me larg, drejt nje federate te plote.


Sot, Evropa – ose, me sakte, eurozona – perballet pothuajse me nje situate te njejte, me perjashtim se kushtet historike per integrim te metejshem jane me te nderlikuara dhe me te veshtira sesa ato qe ishin ne kohen e Amerikes se paspavaresise.


Evropa ka tri zgjidhje. Te mundohet te zvarritet, derisa gjendje te pershkallezohet duke prolonguar krizen. Dhenia fund projektit monetar evropian do te thoshte automatikisht vdekje per vete projektin evropian, dhe do te sillte nje kerdi te paimagjinueshme. Me ne fund, Evropa mund te caje perpara drejt nje integrimi politik dhe ekonomik – nje hap qe lideret e sotshem nuk e kane guximin ta ndermarrin, sepse nuk besojne se nuk e kane mbeshtetjen e nevojshme publike ne vendet e tyre.


Prandaj, kjo flet per fillimin e nje kombinimi te opsionit te pare dhe te dytit. Atehere kur projekti evropian ka kaluar gjysmen e rruges mbi shkrepa, mund te vije momenti per nje federate. Por fjala themelore ne fjaline e mesiperme ishte “mund”: nje zhytje ne humnere mund te thote se gjithcka do te shkoje huq.


Qasja evropiane e “shikuarit seri me sy” ndaj krizes tashme ka prodhuar nje shuplake fytyres. Pasiviteti i zyrtareve te zgjedhur ka nxitur nje mosbesim popullor, qe tani kercenon projektin evropian. Ne te vertete, kriza po fillon te gerryeje themelet – partneritetet franko-gjermane dhe transatlantike – te rendit evropian te pasluftes qe kishte garantuar nje periudhe paqe dhe prosperiteti pa asnje precedent ne historine e kontinentit.


Presioni i tregjeve financiare tani ka arritur edhe ne France, dhe perben nje rrezik qe larg prej fundit. Nese Franca bie ne te dy gjunjet dhe Gjermania nuk i bashkohet ne ndihme partneritetit pa menduar dy here dhe me gjithcka qe mundet t’i ofroje, katastrofa evropiane do te jete e kompletuar. Dhe kjo mund te ndodhe shume me shpejt se mendohet: Franca nuk mundet dhe nuk do te dorezohet ne rajonin mesdhetar, keshtu qe fantazite argetuese te evropianeve te pasur veriore (para se gjithash te gjermaneve) rrezikojne shtyllen franko-gjermane te paqes evropiane.


Pergjate Atlantikut kriza fiskale amerikane dhe rritja e lodhte ekonomike do ta detyrojne Ameriken t’i reduktoje zotimet e saj ushtarake boterore. Me fjale te tjera, Amerika do ta orientoje veten me te madhe dhe me me qejf drejt Paqesorit sesa Atlantikut. Per evropianet, me fqinjet tane jugore dhe lindore problematike, kjo perben nje sfide sigurie per te cilen ne materialisht dhe intelektualisht jemi te papergatitur. Madje edhe sot, dobesia ushtarake e Evropes eshte punon per nenvleresimin e marredhenieve transatlantike.


Nje kercenim shtese ndaj aleances transatlantike buron nga rendi i ri boteror ne lindje. Vitet pasuese, ne te vertete, dekadat, do te karakterizohen nga dualizmi agresiv ndermjet SHBA-se dhe Kines, derisa Kina po vjen duke u forcuar, ndersa Amerikan po shkon drejt dobesimit. Derisa rivaliteti do te kete nje komponent ushtarak, si eshte deshmuar edhe nga investimi enorm kinez ne ushtri, do ta manifestoje veten fillimisht ne lidhje me kushtet ekonomike, politike dhe sferave normative te ndikimit. Azia Lindore dhe Juglindore dhe Paqesori do ta thone fjalen e fundit ne kete pune.


Por Kina do te mundohet ta joshe Evropen ne lojen e re boterore. Ne te vertete, Kina tashme ka filluar ta beje nje te tille. Vizitat e fundit te kryeministrit kinez, Wen Jiabao, ne vendet e krizes te Evropes, te cilave ai u ka treguar bujari me gatishmeri per hua dhe ndihma, e kane bere mjaft te qarte. Dhe dobesia e Amerikes, varesia ne rritje e eksporteve evropiane(vecanerisht atyre gjermane) nga tregu kinez, dhe joshjet e tjera te Lindjes se Larget ne pergjithesi, premtojne dhe trasojne nje perspektive euroaziatike, derisa ne te njejten kohe do te kemi renie te transatlanticizmit.


Iluzionet evropiane per Azine me nuk do te jene te drejtuar nga Rusia, e cila, perjashto burimet e saj natyrore, thjesht nuk ka se cfare te ofroje. Jo, kesaj here joshja do te vije nga Kina, e cila fort mire kupton domethenien e Evropes ne garen e saj gjeopolitike ne rritje me (dhe karshi) Amerikes.


E sa i perket Gjermanise karshi Frances po ashtu, Evropa duhet te qendroje e palekundur prej partnerit te saj transatlantik per t’iu shmangur zhytjes ne nje rrezik alamet te madh. Po krisin te dy themelet e shtate dekadave te paqes se Evropes. Meremetimi i tyre nuk kerkon kurrgje me shume sesa shkuarje perpara, sa s’eshte bere vone, drejt nje Evrope te bashkuar dhe te fuqishme.


(Autori eshte ish-minister i Jashtem dhe zevendeskancaler gjerman nga viti 1998 deri me 2005, si drejtues i Partise se Gjelber gjermane per pothuajse njezet vjet.



Komenti eshte shkruar per rrjetin boteror te gazetarise, “Project Syndicate”


ps: personalisht mendoj qe eu eshte nje tendence per te bere nje rsfj te dikurshme dhe do ta gezoj te njejtin fat!


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-11, 12:09   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Themelet e lėkundshme tė Evropes

Euro-skeptikėt britanikė kėrkojnė referendum pėr BE-nė


Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 12:18
David Cameron ndodhet tani pėrballė dy pikėpyetjeve: tė shpallė referendum ose tė pėrballet me njė rebelim brenda partisė sė tij dhe njė reagim tė ashpėr nga ana e votuesve.

Deputetėt euro-skeptikė kėrkojnė qė qeveria britanike tė jetė mė e pavarur nga BE-ja, pasi ata e cilėsojnė unionin si “forcė pushtuese”.

Njė peticion qė kėrkon referendum pėr kėtė ēėshtje ka marrė mė shumė se 100 mijė nėnshkrime, duke bėrė qė automatikisht tė kalojė pėr diskutim nė parlament.

Mar Pritchard, sekretar i komisionit 1922, thotė se pas krizės qė ka pėrfshirė eurozonėn, Britania duket tė kėrkoi njė votim popullor nėse duhet apo jo tė dalė nga BE-ja. Ai shton se referendumi mund tė mbahet vitin tjetėr.

Euroskeptikėt britanikėt shohin se kanė humbur sovranitetin nė BE, pasi masat e unionit janė detyruese pėr tė gjitha vendet anėtare, duke bėrė qė edhe pse Britania nuk ėshtė prekur nga kriza e borxheve, ajo duhet tė ulė deficitin duke shkurtuar shpenzimet.

Disa deputetė tė tjerė nuk kėrkojnė daljen nga BE, por kėrkojnė marrėdhėnie tė re me unionin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 13:00   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Themelet e lėkundshme tė Evropes

Portugalia drejt falimentimit





9:17 / 21.09.2011

Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho ka paralajmėruar pėr rrezikun e pasojave tė njė falimentimi tė mundshėm tė shtetit.
Pėr tė mos ndodhė, edhe Portugalisė i nevojiten ndihma tė reja financiare, tha Passos Coelho nė televizionin portugez. Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e tij pėr masat e kursimeve tė rėna dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar.

Vendi i tij duhet ti pėrmbahet "ekzakt" marrėveshjes. Portugalia e pėrfshirė nga borxhet e mėdha kishte marrė nė maj miratimin e njė kredie nė lartėsinė prej 78 miliardė euro.

Polemikat mbi politikėn e reformave dhe tė kursimeve tė detyruara e kishin ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme. /Telegrafi/


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.