Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-07-11, 01:20   #1
Gloss
Drejtor
 
Avatari i Gloss
 
Anėtarėsuar: 28-04-08
Vendndodhja: DE
Postime: 59
Gloss i vlerėsuar mirė
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Gloss Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Gloss
Gabim Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

05:08 Pėrfundojnė bisedimet ndėrmjet EULEX-it dhe pėrfaqėsuesėve tė Serbisė. Priten vendime pėr tėrheqjen ose jo tė barrikadės

04:49 Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi konfirmon pėr KTV se njė polic ėshtė plagosur me granatė dore nė kėmbė. Zėdhėnėsi Brahim Sadria thotė se ai ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn

04:23 AP e Reuters raportojnė pėr pėrpjekjet e Prishtinės pėr tė marrė nėn kontroll pjesėn e saj veriore tė kontestuar

04:01 Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka nisur njė takim me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanovic

03:49 KIM Radio raporton se Njėsia Speciale po ēarmatos policėt serbė tė Policisė sė Kosovės

03: 43 Bogdanovic dhe Stefanovic qė kanė mbėrritur nė veri janė nė bisedime me pėrfaqėsues tė EULEX-it

03: 39 Njė helikopter i KFOR-it vazhdon tė fluturojė nė pjesėn veriore tė vendit

03: 31 Portali Indeksonline mėson se Njėsia Speciale e Policisė sė Kosovės ka tentuar sėrish zhbllokimin e rrugės dhe marrjen nėn kontroll tė Pikės 1, por nuk ia ka dalur.

03:24 Serbia ka "alarmuar" BE-nė, NATO-n dhe OKB-nė pėr aksionin e Policisė nė veri tė Kosovės

03:07 Rreth 200 serbė vazhdojnė tė jenė tė mbledhur tek pika 31, duke kėrkuar largimin e forcave tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės

02: 49 EULEX: Hapat e njėanshėm janė tė dėmshėm - Komunikata e plotė
"Ėshtė e rėndėsishme qė situata aktuale tė zgjidhet nė mėnyrė tė qetė dhe paqėsore. EULEX po bashkėpunon ngushtė me KFOR-in pėr ta bėrė kėtė dhe pėr ta ruajtur sigurinė. EULEX nuk ka qenė nė asnjė formė i pėrfshirė nė aksionin e ndėrmarrė nga Njėsitė Speciale tė Policisė sė Kosovės. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian nė Bruksel e kanė bėrė tė qartė se ēėshtja e vulave doganore duhet tė zgjifhet nėpėrmjet dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Veprimet e njėanshme nga cilado palė nuk ndihmojnė aspak. Problemet duhet tė zgjidhen nė mėnyrė paqėsore”

02: 41 Karabinierėt italianė janė ende nė pėrkrahje tė Policisė sė Kosovės, nė Rudare tek Pika 1, dhe pritet tė ndihmojė marrjen nėn kontroll edhe tė kėsaj pike.

02: 31 Komandanti i KFOR-it, Buhler dhe trupat e tij janė tėrhequr nga Rudarja, duke u thėnė serbėve qė tė shkojnė tė flenė. Aty kanė mbetur forcat e Njėsisė Speciale tė Policisė sė Republikės. Ato kanė marrė urdhėr nga lart qė tė mos largohen, pa e marrė nėn kontroll Pikėn 1.

02:07 Policia e Kosovės ka arrestuar 4 serbė nė Brnjak, tek pika 1, pas njė pėrleshje me serbėt lokalė

01 : 43 Njė polic i Njėsisė Speciale ėshtė lėnduar lehtė gjatė aksionit nė veri, dhe ėshtė evakuuar nga atje, raporton ARTA.
01: 26 Ka shkuar nė 1500 numri i serbėve tė mbledhur afėr pikės kufitare 1, qė janė tė vendosur tė mos lejojnė kalimin e Njėsisė speciale pėr tė marrė kontrollin e kėsaj pike. KFOR-i po vazhdon negociatat me ta.

01:21 I ashtuquajturi ministėr pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanovic bashkė me shefin e ekipit negociator, Borko Stefanoviq kanė ardhur me urgjencė nė veri tė Kosovės
01:16 KFOR-i ka dėrguar njė komunikatė, ku shefi i tij, Erhard Buhler ka bėrė thirrje qė tė mos ketė eskalim tė dhunės, dhe qė tė tregohet maturi, sepse KFOR-i ėshtė i gatshėm tė veprojė pėr tė ndaluar dhunėn
01:10 Serbėt kanė nisur tė mblidhen tek ura kryesore nė Mitrovicė, ku ka forca tė KFOR-it dhe tashmė edhe tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės

01:04 RTK pohon se ushtarėt e KFOR-it janė sulmuar me gurė nė pikėn 1, teksa Buhler po provon tė bindė serbėt qė tė lirojnė rrugėn

00:51 RTV 21 raporton se serbėt e mbledhur tek Pika 1, nuk po lėshojnė pe, dhe me kamionė, traktorė e buldozerė kanė bllokuar rrugė. Komandanti i KFOR-it, Buhler po negocion me Policinė e Kosovės dhe me pėrfaqėsuesit serbė pėr ta liruar rrugėn

00:51 Kuēi nė KTV : "Nuk duam qė me kėtė aksion tė frikėsojmė serbėt tanė nė kėtė pjesė dhe ky ėshtė njė aksion normal. U bėj thirrje qytetarėve pėr qetėsi e maturi"

00:44 Po vazhdon operacioni nė veri tė vendit, dhe sipas KTV-sė ka makina tė thyera tė Policisė. Operacioni po udhėhiqet nga ana e Shpend Maxhunit, zv/drejtor i Operativės

00:34 Raportohet se nė drejtim tė veriut ėshtė nisur edhe vetė Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler

00: 26 Dhjetėra serbė kanė filluar njė marsh drejt pikės 31. RTK njofton se bėhet fjalė pėr rreth 100 serbė me makinė. Ndėrkohė nė anėn tjetėr, njėsitė speciale tė Policisė janė nė gjendje gatishmėrie.

00: 16 Rexhepi: “E kami marrė nėn kontroll 31, por nuk do tė provokojmė situatėn, dhe pėr shkak tė bllokadės nuk do tė mund tė marrim njėherė pikėn 1. Po provojmė tė ruajmė edhe qytetarėt dhe policinė”

00:13: Rexhepi: “Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX-in. Kemi tentuar, por ata nuk kanė pasur gatishmėrinė pėr tė ndihmuar aksionin”

00:04: Bajram Rexhepi: “Kemi forca shtesė nė rast nevoje. Policia e Kosovės nuk tėrhiqet”

23:51 Korrespodenti i Kohės Ditore nė Mitrovicė raporton se serbėt e tubuar kanė gjuajtur me armė nė drejtim tė Policisė sė Kosovės, ndėrkohė qė MUP-i ka bėrė thirrje pėr mobilizim tė serbėve pėr tė bllokuar rrugėt.

23: 48: Drejtorit tė Policisė nuk iu kėrkua mendimi pėr aksionin nė veri, dhe ky ishtė njė vendim i ministrit Rexhepi. Ai tha nė KTV se nuk u lajmėrua fare pėr dorėheqjen. Ish-drejtori Maliqi tha se ai ishte i gatshėm qė vetė tė udhėheqė nė veri aksionin pėr marrjen e dy pikave kufitare. “Nuk qėndron. Unė kam pasur gjithmonė gatishmėrinė pėr tė treguar pėrkushtimin pėr vendin”, ka thėnė Maliqi.

23:46: Megjithėse pika 31 ėshtė vėnė nė kontrollin e Policisė sė Kosovės, pika 1 ende nuk ėshtė nė duar tė Policisė. Banorė serbė lokalė raportohet se e kanė bllokuar rrugėn pėr nė pikėn 1. Forca tė mėdha tė Policisė po tentojnė qė tė bisedojnė me banorėt serbė pėr ta zhbllokuar rrugėn, por ende nuk ėshtė gjetur asnjė zgjidhje.

23:34: Oliver Ivanoviq: “Ėshtė vendim i pamenduar, qė mund ta eskalojė situatėn ndeshjėm nė veri. Situata veē ėshtė e tensionuar"

23:29: Zv/kryeministrja Kusari – Lila – “ Duhet tė kuptohet se Kosova ėshtė njė njėsi territorial dhe ligjet vlejnė nė krejt territorin. Nuk mund tė ketė dy zona doganore. Vendimi ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės. Kemi shkuar atje pėr ta implementuar nė tėrėsi vendimin pėr reciprocitetin."

23:12 Pika 1 tashmė ėshtė marrė nėn kontroll, njofton RTK. Policia e Kosovės e ka njoftuar EULEX-in se ėshtė aty me urdhėr tė Ministrit tė Brendshė, dhe ka pėr detyrė tė ndalojė kamionėt qė hyjnė nga Serbia. Situata ėshtė e qetė.

23:04 Disa serbė nė fshatrat e Leposaviqit kanė tentuar tė bllokojnė kalimin e Njėsisė Speciale nė pikat kufitarė nė veri.

22: 54 Forca tė shumta tė Njėsisė Speciale janė nisur me urgjencė pėr nė veri tė vendit, me urdhėr tė kryeministrit Thaēi. Transmetuesi publik, RTK, bėn me dije se policia ka shkuar pėr tė marrė nėn kontroll total pikat 1 dhe 31 tė kufirit me Serbinė. Aksioni i Thaēit vjen pėr tė respektuar reciprocitetin me Serbinė, vendim i marrė para pak ditėsh. Nė kėto momente, raportohet se kryeministri Thaēi ėshtė duke zhvilluar takime me ndėrkombėtarėt.



Burimi: http://www.indeksonline.net/?page=1,2,5475


__________________
Dardania.de 1999 - 2010

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gloss : 26-07-11 nė 04:14
Gloss Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-07-11, 11:15   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Pika 1 dhe 31 nėn kontroll tė Policisė sė Kosovės





Zėvendėskryeministri i vendit, Hajredin Kuēi konfirmoi tė martėn pėr Telegrafin se edhe pika doganore 1 ėshtė vendosur nėn kontroll tė autoriteteve tė shtetit tė Kosovės. Derisa, pika doganore 31 ėshtė vendosur mbrėmė nėn kontroll, pika 1 ėshtė vendosur sot nė orėt e mėngjesit dhe nė kėtė pjesė tė vendit pritet tė arrijnė forca shtesė.
Ndėrsa, gjatė njė interviste nė RTK, Kuēi theksoi se ky realisht ėshtė njė aktivitet i rėndomtė qė e ka policia e vendit pėr vėnien e sundimit tė ligjit, mirėpo sipas tij, kjo mund tė duket ndryshe pėr situatėn qė ka qenė vendi.

Ai tha se duhet kuptuar si njė aksion kushtetues, qė pėr qėllim vėnien e rendit dhe ligjit nė kėto dy pika. Sipas tij, njė aksion i tillė ishte menduar tė bėhet edhe nė shtator tė vitit tė kaluar, por ėshtė shtyrė pėr shkak tė zgjedhjeve.

Zėvendėskryeministri vlerėsoi se aksioni ėshtė i menduar mirė dhe i konsultuar, megjithėse ėshtė vendim kryekėput i kryeministrit dhe nė kėtė rrjedhė institucionet e vendit janė linjėn e parė.

Kuēi mė tej vlerėsoi se nuk duhet tė ketė panik dhe tė frikėsohen serbėt e asaj pjese, pasi sipas tij, e tėra po bėhet pėr vėnien e sundimit tė ligjit dhe shumė shpejt edhe qytetarėt e asaj ane do tė shohin se janė ēliruar nga njė pjesė e njerėzve qė thirren nė patriotizėm tė rrejshėm.

Ai tha se aksioni i mbrėmshėm mund t’i pengojė vetėm atyre qė merren me kontrabandė dhe jo atyre qė dėshirojnė stabilitet dhe sundim tė ligjit.

Zėvendėskryeministri konfirmoi se Policia e vendit ka bėrė pėrgatitjet e duhura dhe qėllim do tė jetė vendosja e doganierėve tanė. Ai tha se derisa pika 31 ėshtė marrė menjėherė nė kontroll, nė pikėn 1 ka pasur pengesa pėr shkak tė perceptimeve, mirėpo edhe kjo pikė ėshtė arritur nė jetė nėn kontroll nė orėt e mėngjesit tė sė martės.

Kuēi duke folur rreth aksionit tha se ka qenė vendor, ndėrsa duke folur rreth bashkėpunimit tha se aksioni ka qenė mirė i menduar dhe i konsultuar, edhe pse sipas tij EULEX-i ndoshta nuk ka qenė ndihmues nė kėtė proces, por autoritetet vendore e kanė marrė barrėn.

Ai tha se KFOR-i ėshtė duke e kryer punėn e vet, ndėrsa shprehu besimin se edhe EULEX-i do tė ketė aktivitet shtesė. Sipas tij, edhe ata qė kanė qenė hezitues tė kėtij aksioni do t’i shohin rezultatet pozitive.

Zėvendėskryeministri i ftoi qytetarėt tė jenė bashkėpunues me autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare, dhe shprehu besimin edhe KFOR-i edhe EULEX-i do ta kryejnė punėn si duhet.
Sipas tij, institucionet e vendit nuk janė duke u ndeshur me askėnd, por ėshtė aksion qė ka pėr qėllim shtrimin e sovranitetit.

Ai tha se janė tė vendosur qė vendimin ta qojnė deri nė fund dhe t’i kryejnė detyrat kushtetuese ashtu si duhet, por pa pasoja.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 11:17   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

REAGON SERBIA


Pėr aksionet e njėsiteve tė Policisė sė Kosovės dhe marrjes nėn kontroll tė pikave 1 dhe 31 tė doganave nė veri tė vendit, kanė reaguar edhe institucionet e Serbisė. ...


Presidenti i Serbisė, Boris Tadic dhe kryeministri, Mirko Cvetkoviq kanė kontaktuar menjėherė Komisionin Evropian, OKB-nė, NATO-n dhe institucionet tjera ndėrkombėtare, pas intervenimit tė Policisė sė Kosovės nė veri pėr tė marrė kontrollin nė pikat kufitare me Serbinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 11:18   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Serbėt bllokojnė rrugėn, situata e menaxhueshme


Serbėt e veriut kanė bllokuar rrugėn qė shpie pėr nė pikėn doganore 1, si dhe bllokadė tė rrugės ka edhe nė rrugėn pėr nė pikėn doganore 31. Megjithatė, Policia e Kosovės duke i mbajtur nėn kontroll pikat doganore 1 dhe 31, ndėrsa situatėn nė veri e konsideron tė qetė dhe tė menaxhueshme.
Korrespondenti i Telegrafit njofton se serbėt e veriut kanė bllokuar rrugėn nė fshatin Rudar, qė shpie pėr nė pikėn doganore 1.

Bllokadė tė rrugės ka edhe nė fshatin Zhazh, ku serbėt kanė shkarkuar zhavorr mes rrugės pėr tė pamundėsuar qarkullimin e mjeteve nė atė pjesė, gjegjėsisht pėr nė pikėn doganore 31.

Pjesėtarė tė KFOR-it shihen aktiv nė kėtė pjesė, ndėrkohė mė tė rrallė janė kontrollet nga Policia e Kosovės.

Megjithatė, Policia e Kosovės duke i mbajtur nėn kontroll pikat doganore 1 dhe 31, ndėrsa situatėn nė veri e konsideron tė qetė dhe tė menaxhueshme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 11:18   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Vetėvendosje: Kurrsesi s’bėn tė zmbrapsemi tash


Lėvizja Vetėvendosje pėrmes njė komunikate pėr media aksionin e Policisė sė Kosovės pėr marrjen nėn kontroll tė pikave doganore 1 dhe 31 e quajti vendim tė kuptueshėm, tė drejtė dhe tė arsyeshėm.
Sipas Vetėvendosjes vendimi pėr moslejimin e mallrave prej Serbisė nė Kosovė, nė kuadėr tė reciprocitetit karshi Serbisė, ėshtė praktikisht i pamundur tė zbatohet pa i marrė nėn kontroll kėto dy pika doganore, “prandaj, vendimi i fundit i Qeverisė ėshtė i kuptueshėm, i arsyeshėm dhe i drejtė”.

“Me kėtė rast, shpresojmė qė nuk ėshtė menduar vetėm hapi i parė. Shpresojmė qė qeveria ka nisur me zbatimin e njė plani e njė strategjie mė tė gjerė pėr ta bėrė Kosovėn sovrane e me integritet territorial. Nėse ėshtė menduar vetėm hapi i parė, atėherė mund tė bėhet edhe mė keq seē ka qenė deri mė tash. Nėse nuk vazhdohet me ofensivė tė vendosur deri nė fund, pikat e marra nėn kontroll mund tė mos mbrohen gjatė...”, thuhet nė komunikatė.

“Sidoqoftė, edhe nėse qeveria e Kosovės nuk ka menduar mė shumė e mė gjatė se kėtė hapin e parė qė e ndėrmori, mungesa e planit dhe strategjisė duhen kompensuar me thirrjen e domosdoshme qė qeveria dhe Presidentja duhet t’ia bėjnė gjithė popullit dhe shoqėrisė sonė nė mbrojtje tė Kosovės nė kėto momente tė jashtėzakonshme. Populli dhe qytetarėt e Kosovės, qeveria dhe organet mė tė larta shtetėrore, duhet tė jenė nė gjendje gatishmėrie pėr njėri-tjetrin dhe sė bashku tė gatshėm pėr Kosovėn. Ajo ēfarė ndodh ose nuk ndodh brenda disa ditėve nė kohėra si kjo, kollaj mund tė pėrcaktojė periudha tė tėra prej disa dekadave mė pastaj”, thuhet mė tej nė komunikatėn e Vetėvendosjes.

Sipas tyre, shteti i Kosovės kurrsesi nuk bėn tė zmbrapset tash. “Populli dhe institucionet e Kosovės tash duhet tė jenė vigjilentė dhe tė organizuar pėr ta mbrojtur Kosovėn, pėr ta mbėshtetur pa kursim policinė e Kosovės qė e mbron Kosovėn. Organizimi i pėrbashkėt i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqėrore do ta pėrshpejtonte dhe lehtėsonte fitoren. Lėvizja VETĖVENDOSJE!, me tė gjithė aktivistėt dhe anėtarėt e saj, ėshtė e gatshme dhe shumė e interesuar qė tė kontribuojė pėr kėtė. Tash ėshtė koha qė institucionet mė tė larta shtetėrore tė mos administrojnė teknikisht por tė prijnė politikisht”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 11:19   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

AAK inkurajon Qeverinė pėr aksionin nė veri



Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės inkurajon Qeverinė e Kosovės qė me vendosmėri tė pėrfundojė operacionin policor nė veri tė Kosovės.
AAK ėshtė e bindur se situata e krijuar pėr vite me radhė nė veri tė Kosovės ėshtė problem i mungesės sė sundimit tė ligjit dhe meriton trajtim tė tillė nga institucionet vendore dhe ndėrkombėtare.

“Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) po pėrcjellė me kujdes zhvillimet e fundit nė veri tė Kosovės. Duke pasur parasysh nevojėn jetike pėr rivendosjen e kontrollit shtetėror legjitim nė atė pjesė tė Kosovės dhe posaēėrisht nė pikat kufitare-doganore 1 dhe 31, vlerėsojmė se operacioni i Policisė sė Kosovės duhet tė rezultojė me krijimin e mundėsisė pėr zbatimin e Kushtetutės dhe ligjeve nė veri tė vendit”, thuhet nė komunikatė.

AAK inkurajon Qeverinė e Kosovės qė me vendosmėri tė pėrfundojė operacionin policor nė veri tė Kosovės, nė mėnyrė qė atje tė vendoset siguria publike dhe qytetarėve tė asaj pjese t’u sigurohet tė drejtat e njeriut.

“Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi nė realizimin e operacionit ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr ruajtjen e jetės sė qytetarėve tė Kosovės nė atė pjesė dhe oficerėve policorė. Ne ēmojmė vullnetin e oficerėve tė Njėsive Speciale tė Policisė pėr detyrėn ndaj vendit, duke qenė tė bindur nė pėrgatitjet e larta fizike dhe profesionale tė tyre”, thuhet nė komunikatė.

Nė tė njėjtėn kohė, AAK fton Qeverinė e Kosovės qė tė koordinojė plotėsisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisė sė pėrgjithshme tė vendit.

AAK thotė se ka insistuar qė nga pjesa e parė e vitit 2008 qė autoriteti i shtetit tė pėrdoret pėr tė vendosur rendin dhe ligjin nė tėrė territorin e Kosovės, si e drejtė e pakontestueshme sovrane e Republikės sė Kosovės.

“Dėmet e deritashme qė i janė shkaktuar shtetit dhe popullit tė Kosovės kėrkojnė adresim shtetėror, prandaj angazhimi i trupave speciale tė Policisė sė Kosovės ka qenė i pashmangshėm”, thuhet nė komunikatėn e AAK-sė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 22:25   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Ngushellime familjes se te ndjerit!

Ngushellime edhe kolegeve te tij!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 23:12   #8
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Prishtinė, 26.07.2011(23.00) Nga QKUK-ja u bė e ditur, se megjithė pėrpjekjet e mėdha qė u bėn pėr t’ia shpėtuar jetėn, nga plagėt e marra nė veri tė Kosovės, ka vdekur pjesėtari i Policisė sė Kosovės, Enver Zymberi (1979), baba i tre fėmijėve, nga Dubovci i Vushtrrisė


ngushllime familjes farefisit kolegeve edhe mbar popullit Shqiptar
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 07:34   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n




Enver Zymberit, Heroit tė Sovranitetit Dardan

Ngushllime familjes, te afermeve te tij dhe te gjithe atyre qe ndjejne dhembje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 09:41   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

ROSU ėshtė tėrhequr nga veriu





Njėsitet speciale tė Policisė sė Kosovės ,“ROSU” kanė pėrmbushur detyrat e tyre dhe janė tėrhequr nga veriu i Kosovės, bėjnė tė ditur Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės.

Zėdhėnėsi i kėsaj policie, Brahim Sadriu, i ka thėnė Radios Evropa e lirė, se nė vendkalimet kufitare tashmė janė njėsitet kufitare tė policisė sė Kosovės dhe doganierėt.

“Mund tė them se njėsitet speciale e kanė kryer detyrėn e tyre, pėr tė cilėn ishin ngarkuar. Kanė shkuar nė vendkalimet kufitare, e kanė vėnė situatėn nėn kontroll dhe ua kanė mundėsuar qė ta kryejnė detyrėn e tyre njėsive kufitare dhe doganave tė Kosovės”, ka thėnė Sadriu.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatė natės, por edhe tash, situata e sigurisė nė veri ėshtė e qetė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 11:38   #11
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Presidentja Jahjaga dekoron Enver Zymberin me urdhrin "Hero i Kosovės"

Prishtinė, 27 korrik 2011 - Presidentja e Republikės, zonja Atifete Jahjaga, ka marrė sot vendim qė Enver Zymberi, polic i njėsisė speciale tė Policisė sė Kosovės, i vrarė nė krye tė detyrės, tė dekorohet me urdhrin "Hero i Kosovės", me motivacion "pėr trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar deri nė flijim pėr vendosjen e sundimit tė ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės". Vendimi u mor nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, neni 84, pika 28, si dhe nė bazė tė Rregullores pėr Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit tė Kosovės, qė i jep Presidentja e Kosovės dhe Procedurat e Dhėnies sė tyre, nenet 3 dhe 5.
Urdhri "Hero i Kosovės" u jepet qytetarėve tė Republikės sė Kosovės dhe tė huaj, tė kohėve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e kėndej, qė kanė bėrė vepra trimėrie pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Varrimi i policit Enver Zymberi do tė bėhet me tė gjitha ceremonitė dhe nderimet qė janė tė parapara pėr Heroin e Kosovės. Presidentja Jahjaga medaljen do t'ia dorėzojė familjes Zymberi nė njė ceremoni tė veēantė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 27-07-11 nė 11:39
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.