Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-08-09, 19:14   #16
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Ndonese zhvillimi i teatrit ne periudhen e Rilindjes eshte i vijueshem dhe perfaqeson ne vetvete nje dukuri pak a shume te njesuar, per nga ritmet e shtrirja ai mund te ndahet ne dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit te turqve te rinj dhe shpalljes se kushtetutes se shtetit turk. Duke shfrytezuar disa te drejta qe iu njohen, shqiptaret organizuan me shpejtesi klube kulturore artistike. Nje vend te vecante zinin grupet teatrore. Brenda nje kohe te shkurter ne qytetet kryesore te Shqiperise vepronin shume shoqeri e grupe dramatike teatrore. Jane te shumta shfaqjet teatrore qe u dhane ne vitet 1908-1912. Keshtu, klubi "Laberia" i Vlores spikati me shfaqjen e tragjedise se Mihal Gramenos "Vdekja e Pirros" (1908) dhe te drames se Sami Frasherit "Besa" (1909); klubi "Drita" i Gjirokastres dha shfaqjet "Besa", "Agimi" etj.; klubi "Bashkimi" i Delvines shfaqi dramen "Dashuria e memedheut" te Namik Delvines; shoqeria e grave "Ylli i mengjesit" shfaqi dramen e Shilerit "Vilhelm Teli". Po keshtu dhane shfaqje klubi "Dituria" i Korces, klubi "Aferdita" i Elbasanit, shoqeria "Vllaznia" e Durresit. Ne Shkoder jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla franceskane, si dhe nga "Motrat stigmatike", shfaqje pjesesh dramatike te njohura ne gjuhen italiane, por edhe ne gjuhen shqipe, edhe pse si subjekte te tyre parapelqeheshin ato me motive fetare e biblike. Ne Janine me 1909, ne kafe "Iskania" u luajt drama "Besa", e cila ngjalli entuziazem te shqiptaret. Shfaqje teatrore u luajten nga klube atdhetare kulturore edhe ne Stamboll, Bukuresht, Kostance, Shkup, Uorcester (ShBA) etj.
Edhe muzika shqiptare e periudhes se Rilindjes eshte pjese e zhvillimit te pergjithshem kulturor e artistik qe u vu re ne Shqiperi gjate kesaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillen ne levizjen kulturore qe shpertheu fill pas krijimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, me 1878. Ne kete vit ne Shkoder u krijua banda e pare muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet per zhvillimin e nje muzike te re ne Shqiperi. Formimi i orkestrave frymore me pare ne Shkoder, pastaj ne Korce, ne Elbasan dhe ne qytete te tjera, beri te mundur qe te njihen e te perhapen gjinite e kultivuara ne artin muzikor, ato te formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do te sherbente si pervoje e drejtperdrejte per krijimin e veprave muzikore te para shqiptare, si marshi "Bashkimi i Shqiperise", i kompozuar nga Paloke Kurti me 1881.
Qytetet e Shkodres e te Korces ishin dy qendrat kryesore te zhvillimit te muzikes shqiptare te periudhes se Rilindjes. Ne vitin 1909 ne Korce u ngrit orkestra frymore e quajtur "Banda e Lirise".
Tipar dallues i muzikes se Rilindjes Kombetare ishte karakteri atdhetar qe shoqeroi periudhen e Rilindjes dhe u thellua me tej me periudhen e Pavaresise.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-08-09, 19:15   #17
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

LEVIZJA POLITIKE KULTURORE NE SHQIPERI PAS SHPALLJES SE KUSHTETUTES TURKE (1908 - 1910)

Revolucioni i turqve te rinj (1908) dhe shqiptaret
Pervoja e levizjes kombetare e viteve te fundit u tregoi shqiptareve se nje nga rruget per te krijuar kushte te favorshme ne luften per autonomine e Shqiperise dhe per te larguar rrezikun e copetimit te vendit ishte permbysja e regjimit autokrat te sulltanit dhe vendosja e nje rendi kushtetues, qe te njihte te drejtat kombetare te popujve te shtypur. Per t'ia arritur ketij qellimi, nje varg personalitetesh shqiptare hyne ne bashkepunim me levizjen nacionale-borgjeze te turqve te rinj? qe lindi ne vitet 80 te shek. XIX dhe drejtohej kunder absolutizmit te sulltan Abdyl Hamitit II. Pas formimit ne Stamboll, ne maj te vitit 1889, te Komitetit te fshehte "Bashkim e Perparim" ("Ittihad ve Terakki"), i cili pas disa vitesh u shpernda nga qeveria e sulltanit, turqit e rinj vijuan veprimtarine e tyre kryesisht jashte vendit, ku gjate viteve 1895-1896 formuan shoqerite e tyre dhe nxoren nje varg organesh shtypi.
Programi i turqve te rinj, i formuluar ne menyre me te percaktuar nga grupi i Ahmet Rizajt, qe ishte vendosur ne mesin e viteve 90 ne Paris ku nxirrte gazeten "Meshveret" ("Debatet"), ishte teper i kufizuar, permbante vetem kerkesen e zbatimit te ligjeve qe kishin dale nga koha e Tanzimatit (1839-1876) dhe ne menyre te vecante rivendosjen e kushtetutes se vitit 1876, me te cilat synonin te forconin qendrueshmerine e Perandorise Osmane ndaj nderhyrjes se huaj. Turqit e rinj ishin kundershtare te autonomise se popujve te shtypur, nuk merrnin ne konsiderate ceshtjen kombetare, qe perbente problemin themelor te Perandorise multietnike Osmane dhe synonin ne fund te fundit te forconin pushtetin e saj te centralizuar mbi keta popuj. Thelbin e ketij programi e perbenin ruajtja e unitetit dhe e teresise se Perandorise Osmane, paprekshmeria e dinastise osmane, por me kusht qe pushteti i saj arbitrar, absolutist, te shnderrohej ne nje monarki kushtetuese parlamentare. Ideologjia e tyre nuk arriti te ngrihej ne shkallen e mendimit nacional-borgjez me te perparuar te kohes, por vijoi te mbeshtetej ne osmanizmin, panturkizmin dhe panislamizmin.
Megjithate, kishte nje pike takimi ndermjet levizjes se turqve te rinj dhe Levizjes Kombetare Shqiptare, qe qendronte ne luften kunder absolutizmit te sulltanit, e cila ishte nje ceshtje qe bashkonte shqiptaret e popujt e tjere te shtypur me xhonturqit, megjithese synimet e tyre ne kete lufte ishin te ndryshme. Ndryshe nga turqit, shqiptaret me permbysjen e regjimit te Abdyl Hamitit II synonin te siguronin autonomine dhe te hiqnin qafe zgjedhen turke. Prandaj nje pjese e atdhetareve u perfshine ne levizjen e turqve te rinj qysh ne fillimet e saj dhe luajten atje nje rol te rendesishem. Nje nga themeluesit e komitetit te pare xhonturk "Bashkim e Perparim" (1899) ishte shqiptari nga Struga, Ibrahim Temo, student i shkolles se larte ushtarake-mjekesore te Stambollit. Edhe pas arratisjes se tij nga Turqia ne Rumani (nentor 1895), doktor Ibrahim Temo mbeti nje nga veprimtaret me te dalluar te levizjes xhonturke dhe njeherazi nje nga pjesemarresit me aktive te Levizjes Kombetare Shqiptare. Ne levizjen e turqve te rinj moren pjese gjithashtu Ismail Qemali, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Hoxha Kadriu (Prishtina), Jashar Erebara dhe mjaft atdhetare te tjere brenda e jashte atdheut.
Qysh ne vitet 1896-1897, kur shoqeria "Bashkim e Perparim" nuk kishte ngritur ende organizatat e saj ne Rumeli, fale ndihmeses se deges se Kostances, te kryesuar nga dr. Ibrahim Temoja dhe veprimtareve te tjere shqiptare, ajo arriti te shtrinte ndikimin e vet ne Shkoder, Durres, Manastir, Oher, Struge, Diber, Elbasan, Tirane, Korce, Starove, Berat, Janine dhe ne qendra te tjera. Ne disa nga keto qytete ishin ngritur edhe berthama te shoqerise "Bashkim e Perparim", ndersa ne Shkoder vepronte ne vitet e fundit te shek. XIX nje dege e organizuar e kesaj shoqerie. Keto dege kishin marredhenie me qendrat e Gjeneves e te Londres te "Bashkim e Perparimit". Nepermjet portit te Durresit dhe vijes Selanik-Manastir hynin ne Shqiperi, me anen e postes austriake, gazetat e revistat e turqve te rinj, qe shperndaheshin ne qytete te ndryshme te vendit.
Shqiptaret qe moren pjese ne levizjen e turqve te rinj, u perpoqen te formonin ne gjirin e kesaj levizjeje nje krah demokratik-perparimtar, te perbere kryesisht nga perfaqesues te popujve te shtypur te Perandorise Osmane ose nga elemente te moderuar turq, qe synonin te permbysnin absolutizmin e sulltan Abdyl Hamitit dhe te shpallnin kushtetuten.
Duke qene perfaqesues te Levizjes Kombetare Shqiptare, keta veprimtare, ne nje varg thirrjesh drejtuar turqve e shqiptareve, ne artikujt e botuar ne shtypin e turqve te rinj dhe ne korrespondencat me Ahmet Rizane e kreret e tjere xhonturq gjate viteve 1896-1905, parashtruan si kerkesa te ngutshme "njohjen e kombesise shqiptare dhe celjen e shkollave shqipe", "bashkimin e tokave shqiptare ne nje vilajet te vetem", madje formimin e nje Shqiperie autonome. Keto kerkesa u kundershtuan nga Ahmet Rizaj dhe kreret e tjere te levizjes, qe i quanin ato te papranueshme per "kombin sundues (turk) qe ishte ne fuqi" dhe "per shtetin osman qe kishte si gjuhe te pergjithshme dhe zyrtare ate osmane" (turke).
Ne Kongresin xhonturk te Parisit, qe u mbajt ne shkurt te vitit 1902, moren pjese pervec turqve edhe shqiptaret (Ismail Qemali, Dervish Hima, Jashar Erebara etj.), armenet, maqedonet, arabet etj. Shqiptaret, midis te cileve u shqua Ismail Qemali, kerkuan qe t'u njiheshin atyre dhe kombesive te tjera joturke liria e gjuhes dhe e shkolles amtare, si edhe te drejtat e tjera politike. Ismail Qemali theksoi gjithashtu nevojen e pergatitjes se kryengritjes kunder absolutizmit te sulltanit, ku te merrnin pjese edhe forcat ushtarake. Por turqit e rinj deri ne fund te vitit 1907 mbeten ne pozita konservatore e reformiste, u shprehen kunder revolucionit dhe kryengritjes, duke i quajtur ato "te demshme e shkaterrimtare per Turqine".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:16   #18
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Ne keto rrethana, kur Shoqeria "Bashkim e Perparim" nuk deshi t'u njihte popujve joturq asnje te drejte kombetare, pjesemarrja e shqiptareve ne levizjen e turqve te rinj, deri ne pragun e Revolucionit xhonturk, nuk ishte e gjere. Sikurse deshmon edhe shtypi i kohes ("Shqiperia", Bukuresht, 1897-1899; "Drita", Sofje, 1901-1908; "Shkopi", Kajro, 1907-1908; "Kombi", Boston, 1906-1908 etj.), shumica e qarqeve atdhetare shqiptare e shihnin me mosbesim levizjen e turqve te rinj dhe deri ne kete periudhe mbajten ndaj saj nje qendrim te rezervuar, madje opozitar. Edhe vete turqit e rinj, deri ne vitet 1905-1906, nuk ndermoren as ne Anadoll, as edhe ne Rumeli, veprime konkrete politike, organizative e te armatosura, qe do t'i terhiqnin shqiptaret dhe popujt e tjere ne levizje, por u kufizuan me propaganden qe shtypi i tyre i jashtem bente kunder absolutizmit te sulltanit, per rivendosjen e kushtetutes.
Zhvillimi me sukses i luftes se armatosur te popullit shqiptar dhe atij maqedon nga njera ane, forcimi i nderhyrjeve te Shteteve te Medha dhe te atyre fqinje nga ana tjeter, i nxiten turqit e rinj te shtonin perpjekjet per te terhequr ne anen e tyre shqiptaret e maqedonet. Ne vitin 1906 u ngrit qendra e Selanikut e "Bashkim e Perparimit", qe luante rolin e nje komiteti qendror per Turqine evropiane dhe zhvillonte nje propagande te gjere ne vilajetet e Rumelise. Ne Kongresin e dyte, qe u mbajt ne Paris ne dhjetor te vitit 1907, turqit e rinj po per kete qellim pranuan te perdornin kryengritjen e armatosur si mjet te luftes kunder absolutizmit te sulltanit dhe per te rivendosur kushtetuten.
Ne shperthimin e shpejte te revolucionit ndikuan vecanerisht dy ngjarje te rendesishme nderkombetare, te cilat u vleresuan si hapa te metejshem ne politiken kapitulluese te sulltanit perpara Fuqive te Medha dhe si nje kercenim i rende per teresine e Perandorise. Ne janar te vitit 1908 ministri i Puneve te Jashtme te Austro-Hungarise, Erental, deklaroi se qeveria e tij me pelqimin e sulltanit do te fillonte ndertimin e hekurudhes se Mitrovices. Ne kete menyre Vjena do te lidhej drejtperdrejt me vijen hekurudhore qe shkonte permes vilajeteve shqiptare te Kosoves e te Manastirit dhe dilte ne Selanik. Ndertimi i nje hekurudhe te tille do te lehtesonte depertimin austriak ne dy vilajetet shqiptare dhe ne territoret e tjera me popullsi sllavo-maqedone. Si pergjigje ndaj ketij veprimi te njeanshem te Austro-Hungarise, ne qershor 1908 u mbajt takimi i Revalit (Rusi), i carit te Rusise me mbretin e Anglise, ne te cilin u arrit marreveshja anglo-ruse mbi programin e reformave te reja ne Maqedoni, qe do te conin ne forcimin e kontrollit te ketyre fuqive ne Turqine Evropiane.
Duke qene tanime te bindur se Turqia Evropiane do te shkeputej nga Perandoria Osmane, qofte si rrjedhoje e nderhyrjeve te Fuqive te Medha, qofte per shkak te levizjeve clirimtare shqiptare e maqedone, xhonturqit i shtuan perpjekjet per organizimin e kryengritjes se armatosur. Ky orientim i ri, si edhe premtimet qe u bene shqiptareve, maqedoneve e popujve te tjere per t'u dhene, bashke me kushtetuten, "lirine, barazine, vellazerimin dhe drejtesine", i siguruan udheheqjes xhonturke perkrahjen e ketyre popujve e ne menyre te vecante te shqiptareve. Ne kete ndikuan edhe thirrjet qe xhonturqit u drejtuan shqiptareve gjate vitit 1908, te cilat kishin nje tingellim antiimperialist, benin fjale per "synimet e Austro-Hungarise dhe te Italise per te pushtuar vilajetet shqiptare te Shkodres, te Kosoves dhe te Janines". Ne keto rrethana u rrit ndikimi i xhonturqve mbi popujt e Rumelise dhe vecanerisht ne Shqiperi.
Ne pranveren e veren e vitit 1908, ne nje varg qytetesh te Shqiperise, si ne Oher, Prespe, Struge, Manastir, Shkup, Gjirokaster, Shkoder, Prizren, Ferizaj, Mitrovice etj., pervec komiteteve kombetare "Per lirine e Shqiperise", u formuan edhe komitetet xhonturke "Bashkim e Perparim", ku krahas turqve hyne edhe oficere e intelektuale shqiptare. Suksese me te medha turqit e rinj siguruan ne repartet ushtarake, sidomos midis oficereve e ushtareve shqiptare. Shumica e oficereve shqiptare te garnizonit te Shkupit perkrahu levizjen e turqve te rinj. Ne veren e vitit 1908 u bene te shpeshta edhe veprimet kunderqeveritare te ushtareve dhe te oficereve shqiptare te garnizonit te Shkodres.
Zgjerimi i veprimtarise se organizatave xhonturke ne Shqiperi e ne Maqedoni u dha mundesi turqve te rinj te fillonin kryengritjen. Me 3 korrik te vitit 1908 ngriti krye reparti ushtarak i Resnjes, i komanduar nga oficeri shqiptar Ahmet Njaziu. Kjo kryengritje u pasua nga ajo e majorit turk Enver Beut, qe shpertheu me 6 korrik ne Demir Hisar. Keto dy ngjarje shenuan fillimin e Revolucionit xhonturk, qe u perhap pastaj ne qytetet kryesore te Shqiperise e te Maqedonise, te cilat u bene vatra e tij kryesore.
Ne proklamatat, qe Ahmet Njaziu dhe Komiteti "Bashkim e Perparim" perhapen ne ditet e para te korrikut te vitit 1908 ne qytetet e fshatrat e Shqiperise, theksohej se synimi i tyre ishte te shpallnin kushtetuten dhe me kete akt "t'u siguronin gjithe popujve te perandorise, pa dallim feje, lirine, barazine, vellazerine dhe drejtesine", ndersa fshatareve shqiptare iu premtua se do t'i clironin nga taksat dhe do t'i shpetonin nga arbitrariteti i nepunesve. Sikurse pohon Ahmet Njaziu ne "Kujtimet e tij" ("Hatirati Niazi", Stamboll, 1910), kryengritja u perkrah nga fshataresia shqiptare e rretheve te Resnjes, te Ohrit, te Staroves, te Dibres, te Elbasanit, te Korces, qe formoi njesite e saj vullnetare te armatosura dhe u hodh ne lufte kunder pushtetit autokratik te sulltanit.
Qysh ne ditet e para te revolucionit qeveria e Stambollit, duke qene e ndergjegjshme per rolin e shqiptareve ne keto ngjarje, dergoi kunder kryengritesve gjeneralin turk, Shemsi Pasha, i cili, sic thuhej ne nje nga dokumentet e kohes, njihej si "specialist per shtypjen e shqiptareve". Por Shemsi Pasha, me vendim te komitetit xhonturk te Manastirit, u vra sapo mberriti ketu, me 7 korrik te vitit 1908.
Perputhja e kerkesave te reja, qe xhonturqit shpallen ne ditet e para te kryengritjes se korrikut, me ato te levizjes shqiptare coi ne bashkepunimin ndermjet komiteteve "Per lirine e Shqiperise" dhe atyre xhonturke. Qe ne ditet e para te kryengritjes Komiteti i fshehte i Korces e perkrahu revolucionin me njerez e me te holla dhe u beri thirrje cetave shqiptare te bashkoheshin me repartet kryengritese. Ky akt pati rendesi te vecante, sepse me kete komitet ishin lidhur komitetet e fshehta "Per lirine e Shqiperise" te qyteteve te Shqiperise se Jugut. Me kryengritjen e turqve te rinj u bashkua qe ne ditet e para edhe Komiteti shqiptar i Ohrit.
Me kryengritjen u bashkuan gjithashtu cetat e armatosura shqiptare, te cilat iu pergjigjen thirrjes per bashkepunim, qe Ahmet Njaziu, qysh me 5 korrik, u kishte drejtuar atyre e sidomos cetes se cerciz Topullit, qe kishte ndikim te madh ne Toskeri. Si komitetet, ashtu edhe cetat shqiptare nuk hoqen dore nga programi i tyre kombetar dhe gjate bisedimeve me xhonturqit paraqiten kerkesen e autonomise se Shqiperise. Me 20 korrik 1908, pas takimit qe u be ne fshatin cerave te Pogradecit, u arrit marreveshja ndermjet perfaqesuesve te Ahmet Njaziut dhe atyre te cetave shqiptare, te udhehequra nga cerciz Topulli. Shqiptaret paraqiten si kusht per bashkepunim kerkesen e autonomise se vendit, "qe Shqiperia te sundohej vetvetiu nga nje guvernator i derguar prej sulltanit". Mihal Gramenoja, pjesemarres aktiv i ketyre ngjarjeve, shkruante ne kujtimet e tij ("Kryengritja Shqiptare", Vlore, 1925) se perfaqesuesit e Njazi Beut nuk i kursyen premtimet e tyre dhe deklaruan se do te plotesoheshin te gjitha kerkesat e shqiptareve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:17   #19
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kuvendi i Ferizajt (14-23 korrik 1908).
Shpallja e kushtetutes

Lajmi mbi koncesionin e hekurudhes se Mitrovices, si edhe marreveshja anglo-ruse per reformat ne Maqedoni, kishin krijuar ne Kosove nje atmosfere shume te ndere. Shperthimi ne keto rrethana i revolucionit perkoi ne kohe me rritjen e levizjes se popullsise shqiptare kunder zgjedhes turke dhe nderhyrjeve te Fuqive te Medha ne Kosove, qe arriti kulmin e saj me thirrjen e Kuvendit te Ferizajt, ne korrik te vitit 1908. Ky Kuvend, si edhe levizja shqiptare e qershor-korrikut e vitit 1908, u zhvilluan per shkaqe krejtesisht te vecanta dhe te ndryshme nga ato te turqve te rinj dhe pikerisht per shkak te rrezikut te aneksimit nga Austro-Hungaria te territoreve shqiptare, permes te cilave do te kalonte vija hekurudhore austriake.
Levizja shqiptare, qe solli si rrjedhim thirrjen e Kuvendit te Ferizajt, i ka fillimet e saj ne dhjetediteshin e fundit te muajit qershor te vitit 1908. Qendresa e armatosur filloi ne rrethet e Mitrovices qysh ne prill-maj te vitit 1908 dhe vijoi me pas me grumbullimet e protestat e shqiptareve ne Prizren, ne Prishtine e ne tere vilajetin e Kosoves. Vater e kesaj levizjeje u be Ferizaj. Ne shperthimin e zemerimit popullor ndikoi edhe lajmi i perhapur ato dite, sipas te cilit Porta e Larte kishte ndermend t'u shiste austriakeve tokat rreth Ferizajt per ndertime dhe per vendosjen e koloneve.
Me 5 korrik gjithe hapesira nga Kacaniku e deri ne Lipjan, me nje shtrirje prej 40 km, ishte zene nga shqiptaret e armatosur, te cilet kishin ardhur nga Kacaniku, Ferizaj, Morava e Eperme dhe e Poshtme, madje edhe nga Podrima. Me 9 korrik, sipas te dhenave konsullore serbe, ne Ferizaj qene mbledhur 15 000 veta te armatosur.
Thirrjes se kryengritesve per t'u bashkuar me ta, iu pergjigjen thuajse te gjitha kazate e vilajetit te Kosoves. Me 15 korrik u mblodhen ne Ferizaj njeri pas tjetrit kreret shqiptare te sanxhakut te Prishtines, ata te sanxhakut te Pejes, te atij te Prizrenit dhe te krahinave veriore te Kosoves, midis te cileve qene Isa Boletini, Ferhat bej Draga etj. nga Mitrovica; Bajram Curri, Sulejman age Batusha etj. nga Gjakova; Qerim Mahmut Begolli etj. nga Peja; Jahja Beu dhe Rasim Aga nga Prizreni; Mustafa Lita, Ramadan Zaskoku etj. nga Luma; Fuat Pasha, Zenel age Alushi etj. nga Prishtina; Zejnullah Beu dhe Abdyl Kadri efendiu nga Vuciterna; Murat Aga etj. nga Tetova; Jakup Beu etj. nga Gjilani; Idriz Seferi qe njihet edhe si organizator i ketij Kuvendi, Islam Pira, si edhe Hasan Prishtina.
Tubimin e tij te pare Kuvendi i Ferizajt e mbajti me 14 korrik. Ne kete mbledhje delegatet u shprehen kunder nderhyrjeve te huaja, kunder refomave, qe do te sillnin copetimin e trojeve shqiptare dhe diskutuan per masat qe duheshin marre per mbrojtjen e vendit nga nje invazion i mundshem i jashtem.
Kryengritesit kerkuan reforma per tere Turqine Evropiane, me te cilat t'u siguroheshin shqiptareve dhe gjithe popujve te Perandorise te drejta te plota kombetare, te barabarta me ato te turqve, dhe qe keto te garantoheshin me ligj e me kushtetute. Konsulli serb ne Prishtine, dr. Pecanaci, duke u mbeshtetur ne burime qe ai i merrte per te sigurta, i shkruante Beogradit, me 15 korrik, se ne Kuvend ishte diskutuar edhe ceshtja e formimit te nje Shqiperie autonome dhe se pritej te merreshin vendime per kete problem. Megjithate, deri me sot nuk jane gjendur te dhena te tjera qe te vertetojne se Kuvendi i Ferizajt shtroi edhe kerkesen e autonomise se Shqiperise.
Shqiptaret u shprehen kunder projekteve te Fuqive te Medha per zbatimin e reformave vetem per te ashtuquajturat vilajete maqedone, te te cilat shihnin rrezikun e copetimit dhe te aneksimit te viseve shqiptare te vilajetit te Kosoves dhe te atij te Manastirit nga shtetet fqinje.
Por ngjarjet e metejshme, ndikimi i propagandes se turqve te rinj ne radhet e levizjes shqiptare dhe vecanerisht zhvillimi me sukses i kryengritjes se turqve te rinj, i dha Kuvendit te Ferizajt nje drejtim disi te ndryshem, e terhoqi ate ne rrjedhen e levizjes se pergjithshme kunder absolutizmit te sulltanit, qe dominoi jeten politike te Turqise Evropiane ne vitin 1908.
Per te terhequr ne anen e vet masen e madhe te kryengritesve shqiptare, te mbledhur ne Ferizaj, Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", me qender ne Selanik, dergoi atje emisaret e vet, Galip Beun, komandat i xhandarmerise se Shkupit, nje nga kreret e komitetit xhonturk te atij qyteti dhe Selaedin Beun nga Manastiri, bashke me disa te tjere, qe u bene thirrje shqiptareve te grumbulluar ne Ferizaj te bashkoheshin me Revolucionin xhonturk, te kerkonin shpalljen e kushtetutes dhe mbledhjen e parlamentit.
Duke njohur aspiratat e verteta kombetare te shqiptareve, xhonturqit dhe emisaret e tyre, pervec premtimeve per t'u dhene atyre lirine, barazine e drejtesine, u munduan t'i bindnin se me shpalljen e kushtetutes do te zhdukej edhe rreziku qe kercenonte teresine e territoreve shqiptare, do te merrnin fund nderhyrjet e kontrolli i huaj, si edhe arbitrariteti i administrates osmane. Ata u premtuan gjithashtu shqiptareve se me shpalljen e kushtetutes do te shpetonin nga taksat dhe nga detyrimet e tjera te renda, nga gjyqet e padrejta dhe nga arbitrariteti i shtetit osman dhe se nuk do te shkonin ushtare.
Pas tri jave perpjekjesh turqit e rinj arriten te terhiqnin shqiptaret e grumbullur ne Ferizaj ne Revolucionin e korrikut te vitit 1908. Ne kete ndikoi edhe qendrimi i pergjithshem i Levizjes Kombetare Shqiptare, i komiteteve dhe i cetave te armatosura shqiptare, qe tanime qene bashkuar me Revolucionin xhonturk.
Vendimi perfundimtar per t'u bashkuar me revolucionin u mor me 20 korrik, kur pas diskutimeve qe kreret shqiptare bene ne mbledhjet e fshehta, Kuvendi i Ferizajt i dergoi sulltan Abdyl Hamitit nje telegram, ne te cilin kerkonte qe te rivendosej menjehere kushtetuta e vitit 1876 dhe te mblidhej parlamenti, qe donte te thoshte te vendosej ne Perandorine Osmane nje regjim monarkist kushtetues e parlamentar. Me 22 korrik iu dergua Pallatit nje telegram tjeter, po nga Kuvendi i Ferizajt, ku thuhej se ne rast se nuk shpallej menjehere kushtetuta, populli me arme ne dore do te zbriste drejt Stambollit. Mendimi se masa prej 30 000 vetash te armatosur, te grumbulluar ne Ferizaj, mund te marshonte drejt Shkupit, Selanikut e Stambollit shqetesoi jo vetem sulltanin, por edhe xhonturqit, qe i kishin nxitur shqiptaret te bashkoheshin me ta. Me 23 korrik, pa ardhur ende pergjigjja nga Stambolli, kryengritesit shqiptare shpallen kushtetuten ne Manastir, ne Selanik, ne Presheve, ne Kopryly dhe ne qendra te tjera.
Bashkimi po ato dite me xhonturqit i ushtrise dhe sidomos i Armates II te Maqedonise, shumica e ushtareve dhe e oficereve te se ciles ishin shqiptare, si edhe perkrahja e kryengritjes nga Kuvendi i shqiptareve i mbledhur ne Ferizaj, ishin faktoret vendimtare, qe percaktuan fitoren e Revolucionit te korrikut te vitit 1908.
Me 23 korrik repartet kryengritese, te pershendetura nga popullsia hyne ne Selanik, ne Manastir dhe ne qytete te tjera, ku "ne emer te ushtrise dhe te popullit" shpallen rivendosjen e kushtetutes se vitit 1876.
Ne rrethanat kur administrata osmane ne Rumeli ishte shthurur dhe zoter te situates ishin bere xhonturqit, si edhe perballe rrezikut te nje sulmi te ushtrise kryengritese kunder Stambollit, Abdyl Hamiti u detyrua te pranonte, naten e 23-24 korrikut, shpalljen e kushtetutes se vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:17   #20
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Regjimi i turqve te rinj dhe qendrimi i shqiptareve ndaj tij (24 korrik - tetor 1908)
Shpallja e kushtetutes a e Hyrietit (lirise), si ne gjithe Perandorine Osmane edhe ne Shqiperi u prit me gezim e entuziazem nga gjithe populli shqiptar, qe vuante prej shekujsh nen sundimin e autokracise se sulltaneve. Ne manifestimet qe shperthyen ne menyre spontane ne qytete te ndryshme te vendit, nen parullat e perhapura ne ate kohe "liri, barazi, vellazeri dhe drejtesi", populli shprehu solidaritetin me revolucionin dhe kushtetuten. Te pritur me gezim nga populli, zbriten nga malet ne qytete luftetaret e lirise, cetat kryengritese, qe kishin luftuar kunder tiranise se sulltanit per clirimin e Shqiperise.
Drejtuesit e shume aktiviste te Levizjes Kombetare Shqiptare shpresonin se me shpalljen e kushtetutes shqiptareve dhe gjithe kombesive te shtypura do t'u siguroheshin lirite politike e barazia, te premtuara nga turqit e rinj. Vetem disa perfaqesues konservatore te parise e te klerit te larte myslimane, qe merrnin pensione e shperblime nga sulltani, e priten shpalljen e kushtetutes ne menyre te ftohte e te permbajtur.
Manifestime te medha u mbajten me 24-29 korrik ne qytetet kryesore te Shqiperise se Jugut, te Mesme, si edhe ne Shkoder e ne qytetet e Kosoves. Gjate ketyre mitingjeve populli pershendeti shpalljen e kushtetutes dhe shprehu njeherazi besnikerine ndaj Shqiperise dhe dashurine per gjuhen shqipe. Ne shume nga keto qytete ushtaret turq vellazeroheshin me luftetaret e cetave.
Ne keto manifestime populli shfaqi gjithashtu aspiratat e tij kombetare. Shpallja e kushtetutes u kuptua si shpallja e lirise dhe e te drejtes se veteqeverisjes se Shqiperise. Qysh ne ditet e para pas fitores se revolucionit, ne shume qytete, si ne Vlore, Kruje, Durres, Tirane, Prizren, Gjakove, Peje, Ferizaj, Kacanik etj., populli me nismen e vet filloi te debonte nepunesit e aparatit te vjeter administrativ, mutesarifet, kajmekamet, gjykatesit, komandantet e xhandarmerise, te policise etj., dhe beri perpjekje per te marre pushtetin ne duart e veta, duke krijuar komisione qe kryenin funksionet e organeve te veteqeverisjes, pajtonin gjaqet dhe mbanin rregullin e qetesine. Shkupi e kremtoi shpalljen e kushtetutes me 25 korrik, ne rrethana te vecanta, i rrethuar nga forcat e kembesorise e te artilerise turke, qe u ngarkuan te ndalonin hyrjen ne qytet te kater mije fshatareve te armatosur, te cilet donin te shpallnin autonomine e Shqiperise me qender ne Shkup. U lejuan te hynin ne qytet vetem disa dhjetera nga prijesit e kryengritesve shqiptare, qe u priten me gezim nga populli.
Duke pare shthurjen e plote te administrates se vjeter osmane ne Shqiperi, turqit e rinj shpejtuan te krijonin ne te gjitha qytetet e vendit komitetet osmane "Bashkim e Perparim", te cilat do te perqendronin pushtetin ne duart e tyre, derisa te formohej qeveria e re. Menjehere pas shpalljes se kushtetutes, ne ditet e fundit te korrikut dhe ne fillim te gushtit, komitete te tilla te "Bashkim e Perparimit" u formuan ne Tirane, ne Durres, ne Kavaje, ne Kruje, ne Berat, ne Vlore e me pas ne gjithe Shqiperine. Ne radhet e tyre hyne anetaret e komiteteve lokale te turqve te rinj, oficere xhonturq, por edhe perfaqesues te popullsise shqiptare. Per shkak te perfaqesimit te gjere te shqiptareve dhe veprimtarise se tyre ne te mire te levizjes kulturore-kombetare, keto komitete shprehnin me shume aspiratat e popullsise shqiptare sesa te xhonturqve.
Ne Vlore komiteti osman i bashkimit u kujdes per te ngritur nje shtypshkronje per botimet ne gjuhen shqipe. Ne Berat ky komitet iu kushtua perhapjes se gjuhes shqipe, per te cilen zhvilloi nje veprimtari te gjere ne qytet dhe ne fshatra. Ne Tirane nje komitet i tille (me emrin "Shoqeria mireberese") dhe komisioni qe doli prej tij, i drejtuar nga Refik bej, Abdi bej dhe Fuat bej Toptani, mori persiper mbajtjen e rendit e te qetesise ne vend, si edhe kujdesin per futjen e gjuhes shqipe ne shkollat shteterore dhe per hapjen e shkollave shqipe.
Ne vilajetin e Kosoves, per shkak te gjendjes se acaruar politike, xhonturqit ngriten komitetet osmane te "Bashkim e Perparimit", vetem ne ndonje qender si ne Shkup e ne Ferizaj, ndersa ne shumicen e qyteteve te tjera te kesaj province formuan komisione te perzjera, ne te cilat merrnin pjese perfaqesues te parise se vendit dhe te komiteteve te turqve te rinj. Megjithate, ata arriten ta kthejne Komitetin "Bashkim e Perparim" te Shkupit ne nje organ te rendesishem qeveritar per gjithe kete province.
Revolucioni xhonturk dhe shpallja e kushtetutes krijuan kushte disi te favorshme per zhvillimin e levizjes shqiptare e sidomos te asaj kulturore-kombetare. Ne rrethana te tilla, kur edhe shqiptaret ende nuk e kishin humbur besimin te regjimi i ri kushtetues dhe shpresonin se ne kushtet e tij do te permbushnin aspiratat e tyre kombetare, pothuajse te gjitha forcat politike shqiptare u bashkuan ne mendimin se levizja kombetare duhej te zhvillohej duke respektuar kete regjim, duke perfituar prej lirive te shpallura prej tij dhe pa shtruar si qellim te aferm permbysjen e tij me anen e dhunes, me rrugen e kryengritjes se armatosur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:18   #21
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Shumica e veprimtareve te levizjes kombetare brenda e jashte vendit dhe organet e shtypit atdhetar, e quanin te dobishme qe shqiptaret te shfrytezonin lirite qe u dha kushtetuta per te zhvilluar ne menyre legale levizjen kulturore-kombetare, per te hapur shkolla shqipe ne tere vendin, per te perhapur me te gjitha mjetet mesimin e gjuhes shqipe dhe per levrimin e saj te metejshem. Zhvillimi i levizjes kulturore shihej si nje nga mjetet me te rendesishme per ngritjen e ndergjegjes politike te popullit dhe per forcimin e bashkimit kombetar te shqiptareve.
Megjithate, edhe ne keto kushte u vune re dallime ndermjet atdhetareve shqiptare, me pikepamje radikale dhe atyre te krahut te moderuar, qe u shprehen ne qendrimet e ndryshme ndaj objektivit kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare, ndaj luftes politike per autonomine e Shqiperise, qe kundershtohej me ashpersi nga xhonturqit.Te paret theksonin se kishte nje dallim thelbesor midis synimeve te turqve te rinj, qe perpiqeshin te ruanin sundimin osman ne Shqiperi, dhe aspiratave te shqiptareve per clirimin kombetar, midis asaj qe ishte arritur pas fitores se revolucionit dhe programit themelor te levizjes shqiptare, formimit te nje Shqiperie autonome. Ky krah radikal i Levizjes Kombetare Shqiptare, ndonese kembengulte per te shfrytezuar lirite e shpallura kushtetuese ne te mire te levizjes per zhvillimin e arsimit e te kultures shqiptare, nuk e shihte kete si nje qellim te fundit, por si nje mjet per arritjen e objektivit themelor te levizjes shqiptare, te autonomise se Shqiperise dhe te clirimit te saj nga roberia osmane. Disa dite pas shpalljes se kushtetutes, me 31 korrik 1908 gazeta "Kombi" shkruante se "deshira dhe mejtimi i cdo shqiptari duhet te jete veteqeverimi dhe storasja (shpallja - shen. i aut.) e nje konstitucie kombetare, e nje shteti shqiptar. Atje duhet te drejtohen te gjitha veprimet tona". Ne shkrimet e botuara ne gazeten "Shkopi" (15 nentor 1908) u behej thirrje shqiptareve te hapnin shkolla shqipe, por te kerkonin edhe te drejtat e tyre politike, njohjen e kombit shqiptar nga qeveria osmane dhe te punonin per veteqeverimin e Shqiperise.
Keto qarqe atdhetare i mbaheshin pikepamjes se kerkesat politike, sic ishin ajo e njohjes se kombit shqiptar dhe e autonomise, nuk mund te plotesoheshin ne kuadrin e bashkepunimit me xhonturqit, qe i kundershtonin ato, por vetem me nje zhvillim dhe organizim te pavarur te Levizjes Kombetare Shqiptare. Ngjarjet e mevonshme treguan se edhe ne luften per te siguruar lirine e shkolles e te shkrimit shqip, qe perbenin nje nga te drejtat me elementare njerezore e kombetare, shqiptaret do te ndesheshin me kundershtimin dhe me dhunen e turqve te rinj.
Krahu i moderuar i levizjes kombetare te periudhes se pasrevolucionit xhonturk, i mbahej pikepamjes se shqiptaret ne keto kushte te reja nuk duhej te shtronin kerkesa politike, por te kufizoheshin vetem me kerkesa humanitare, arsimore e kulturore, te punonin per te perhapur arsimin ne Shqiperi nepermjet klubeve, gazetave e shkollave shqipe, te pakten per nje periudhe 10-20- vjecare. Keto parashikohej te arriheshin nepermjet nje bashkepunimi te plote e pa kushte me xhonturqit. Qendrime te tilla u shprehen nga atdhetare te ketij grupimi ne organet e ndryshme te shtypit shqiptar, por sidomos ne gazeten "Liria" (Selanik, 1908-1910), te drejtuar nga Mithat Frasheri, drejtor per ceshtjet e jashtme te vilajetit te Selanikut, e cila u be zedhenese e ketij krahu te moderuar. Ne shkrimet e botuara ne kete gazete pas revolucionit (me 17 korrik e 21 korrik, me 18 gusht e 18 tetor 1908 etj.), theksohej se shqiptaret do te permbushnin kerkesat e tyre arsimore e kulturore dhe "do te shijonin frytet e kultures se sotme, nese do te hynin ne komunitet me turqit" dhe "do te bashkepunonin me xhemijetin (Komitetin "Bashkim e Perparim"), i cili i do te miren dhe i jep te drejta cdo kombi"; "se shqiptaret dhe xhonturqit nuk i ndante asgje", se ata kishin "qellime e deshira te njejta" dhe se perparimi i Shqiperise nuk do te arrihej "pa ndihmen e miredashjen e qeverise turke".
Ne te vertete turqit e rinj pas ardhjes ne fuqi hoqen dore nga premtimet, qe u kishin bere shqiptareve per t'u dhene te drejten e autonomise. Ne ceshtjen kombetare ata mbajten qendrim te hapur shovinist. Perballe prirjeve autonomiste te popujve te shtypur, xhonturqit vune doktrinen e "osmanizmit", e cila ishte shpallur ne kushtetuten e vitit 1876 (Neni 8) dhe u perfshi pastaj edhe ne programin, qe Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" miratoi ne mbledhjen e mbajtur ne Selanik, ne ditet e para te shtatorit te vitit 1908. Me ndihmen e kesaj doktrine, qe i shpallte te gjithe shtetasit e Perandorise "osmanllinj" dhe si te tille gjoja te barabarte para ligjit, turqit e rinj synonin te mohonin ekzistencen e popujve te tjere e te ceshtjes kombetare ne Turqi dhe te mos u njihnin kombesive joturke te drejtat me elementare. Ata shpallen gjuhen turke si gjuhe zyrtare e te detyrueshme ne organet shteterore e ne shkollat. Doktrina e osmanizmit tregoi se xhonturqit do te vijonin politiken e vjeter te asimilimit te popujve te shtypur, te turqizimit te tyre. Nje politike e tille i ktheu ne fraza boshe parimet e medha demokratike te shpallura nga xhonturqit gjate revolucionit: "Liri", "Barazi", "Vellazeri" dhe "Drejtesi".
Ne rrethana te tilla qysh ne periudhen e pare te pasrevolucionit dolen ne shesh kontradiktat ndermjet Levizjes Kombetare Shqiptare, synimeve te saj per veteqeverisjen e vendit, madje edhe kerkesave te saj me te thjeshta kulturore-kombetare dhe pushtetit te turqve te rinj, qe synonin te ruanin me cdo mjet sundimin e tyre mbi shqiptaret e popujt e tjere dhe teresine e Perandorise Osmane. Ne keto orvatje turqit e rinj u perkrahen nga kategori te caktuara te shoqerise shqiptare, nga paria konservatore, e lidhur me interesa ekonomike e politike me kete Perandori, nga nepunes te aparatit shteteror, rrethe burokratike-ushtarake etj. Ata u perpoqen gjithashtu te terhiqnin pas vetes edhe veprimtaret e Levizjes Kombetare Shqiptare dhe vecanerisht perfaqesuesit e krahut te saj te moderuar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:19   #22
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Klubet kombetare (1908)
Atdhetaret rilindes, pa marre parasysh pengesat qe nxirrnin xhonturqit, duke e vleresuar gjithnje si detyre kryesore luften per clirimin e Shqiperise nga zgjedha turke, shfrytezuan mundesite legale qe u krijuan pas shpalljes se kushtetutes per te organizuar ne permasa mbareshqiptare levizjen politike-kulturore, per ngritjen e metejshme te ndergjegjes kombetare dhe per bashkimin e popullit. Per kete qellim menjehere pas revolucionit u ngriten klubet kombetare, qe u shtrine ne qytetet e ne fshatrat e vendit dhe ne qendra te tjera te Perandorise ku kishte shqiptare, filloi ngritja e shkollave shqipe, dhenia e mesimit te gjuhes amtare ne shkollat e huaja ne Shqiperi dhe u bene perpjekje per miratimin e perdorimin e nje alfabeti te vetem per gjuhen shqipe.
Me 31 korrik 1908 u themelua klubi "Bashkimi" i Manastirit, me kryetar Fehim Zavalanin qe sapo ishte liruar nga internimi, nenkryetar Gjergj Qiriazin dhe sekretar Naum Nacin. Ishte nder klubet me te medha dhe me te rendesishme, qe luajti nje rol te vecante ne formimin e klubeve te tjera dhe ne zhvillimin e Levizjes Kombetare Shqiptare ne periudhen e regjimit xhonturk. Menjehere pas themelimit te tij, klubi i Manastirit dergoi ne qytetet e tjera te vendit emisaret e vet per te propaganduar idete kombetare te shqiptareve, sic ishin bashkimi i vilajeteve te Shqiperise dhe ruajtja e teresise se saj. Ne shembullin e tij dhe me nismen e atdhetareve, u formuan ne muajt gusht-shtator 1908 klubi i Korces, i Vlores, i Elbasanit, i Shkodres, i Shkupit ("Klubi arsimor shqiptar"), i Kumanoves, i Tetoves, i Beratit, i Selanikut, i Stambollit, i Pogradecit, i Janines, i Filatit. Ne periudhen e mevonshme u ngriten klubet shqiptare ne qytetet dhe ne qendrat e tjera te Shqiperise, ne Tirane, Durres, Gramsh, Gjirokaster, Oher, Struge, Gjilan, Diber, Vuciterne, Tepelene, Delvine, Filat, Follorine, ****elesh, Permet, Pogon, Konice, Negovan, Bellkamen etj. Ne gjithe Shqiperine u ngriten atehere me shume se 40 klube.
Klubet ishin organizata te gjera demokratike, te cilat perfshinin ne gjirin e tyre perfaqesues te shtresave te ndryshme te popullsise. Ne klube merrnin pjese intelektuale, nepunes te aparatit shteteror e mesues shkollash, perfaqesues te borgjezise qytetare, te prodhuesve e te tregtareve te vegjel te qytetit e te fshatit, te bejlereve-cifligare, te oficereve, si edhe te parise te lidhur me sunduesit osmane. Ato bashkonin ne gjirin e tyre te gjitha rrymat politike te levizjes kombetare, si atdhetaret me pikepamje radikale, ashtu edhe te moderuarit, ndersa ne udheheqjen e tyre zoteronin intelektualet e dalluar edhe me pare per veprimtari atdhetare. Klubet nuk kishin nje program te vetem e te perbashket. Por statutet e tyre (si "Kanonizma e ligj'e klubit te shqiptareve ne Manastir", Sofje, 1908; Kanonizma e klubit te "Diturise shqip" ne Korce, 1908; Kanonizma e klubit te Gjirokastres "Drita", 1908; "Rregullore e shoqerise se shqiptareve ne Janine", 1908 etj.), ndonese ishin te vecanta per secilin klub, kishin nje permbajtje te perbashket, qe i afronte klubet si organizata te njejta kombetare. Pothuajse ne te gjitha keto statute kerkohej qe kombi shqiptar te gezonte te gjitha lirite qe garantoheshin nga nje regjim kushtetues, si edhe te drejten e mesimit te gjuhes amtare; vihej si detyre te punohej per bashkimin e kombit shqiptar, per "te ndriturit e tij duke perhapur diturite", per perhapjen e arsimit ne gjuhen shqipe dhe per levrimin e saj, per ngritjen kulturore te popullit duke hapur shkolla, shtypshkronja dhe duke botuar gazeta e libra.
Per te mos u dhene shkas xhonturqve te mbyllnin klubet qe vepronin ne menyre legale, atdhetaret theksonin se, duke punuar per interesat e vecante te kombit shqiptar, ata do te vepronin gjithashtu ne pajtim me "qellimet e larta" te Komitetit "Bashkim e Perparim". Ky qendrim u perfshi ne shume nga statutet e tyre, ndersa pothuajse ne te gjitha ato thuhej se klubet "nuk do te perziheshin ne ceshtjet politike". Ne te vertete, shumica e klubeve mori pjese aktive ne tere jeten politike te vendit dhe mbrojti me vendosmeri interesat kombetare te popullit shqiptar.
Klubet gezonin perkrahjen e popullit qe i quante ato si organet e veta ne luften per permbushjen e aspiratave kombetare. Ne mjaft raste popullsia njihte me shume autoritetin e klubeve, sesa ate te administrates osmane.
Ne periudhen e pare pas revolucionit xhonturqit nuk guxuan te dilnin haptazi kunder klubeve, madje u detyruan per nje kohe "te pajtoheshin" me zhvillimin e levizjes kulturore-arsimore shqiptare. Ne kete qendrim te Komitetit "Bashkim e Perparim" ndikuan faktore te tille politike, si gjendja e ndere ne Shqiperi pas shpalljes se kushtetutes, roli i madh qe luajten shqiptaret ne Revolucionin e korrikut te vitit 1908 dhe fakti qe turqit e rinj nuk e kishin stabilizuar ende diktaturen e tyre ushtarake. Nderkaq, turqit e rinj shtypen me rreptesi cdo prirje te levizjes shqiptare per autonomine a per pavaresine e Shqiperise, qe nuk munguan te shfaqeshin edhe ne keto kushte, ndersa ne ato raste, kur gjeten mbeshtetjen e forcave turkomane vendase, ata u munduan te pengonin formimin e klubeve shqiptare. Keshtu, themelimi i klubit "Bashkimi" ne Elbasan u arrit pas nje konflikti ndermjet atdhetareve shqiptare e xhonturqve, qe perkraheshin nga elementet turkomane. Ne Tirane e ne Durres xhonturqit, duke pasur perkrahjen e disa klerikeve fanatike dhe te elementeve konservatore turkomane, penguan per nje kohe themelimin e klubeve shqiptare, qe u arrit pas qendreses se vendosur te popullit kunder klubit te oficereve dhe komiteteve xhonturke te ketyre qyteteve. Ngritja e klubit "Laberia" ne Vlore u arrit gjithashtu pasi u kapercyen pengesat qe nxoren xhonturqit dhe paria turkomane e ketij qyteti. Ne Shkoder ne vjeshten e vitit 1908 xhonturqit, te mbeshtetur edhe ne ulemate e ne disa hoxhallare fanatike e turkomane, shperndane per nje kohe klubin e ketij qyteti dhe kundershtuan te gjitha kerkesat per ngritjen e shoqerive kulturore shqiptare. Ketu Komiteti "Bashkim e Perparim" dhe ushtaraket xhonturq arrestuan me 26 gusht 1908 atdhetarin Dervish Hima, qe sapo ishte kthyer ne Shkoder nga internimi, per shkak se kundershtoi propaganden xhonturke, qe i shpallte shqiptaret "osmanllinj" dhe mbrojti idene e nje Shqiperie te lire e te pavarur.
Nderkaq turqit e rinj, qysh ne fillim, duke u mbeshtetur ne elementet e moderuar, si edhe ne ata turkomane, si Arif Hiqmeti (nenkryetar i klubit te Selanikut) me shoke, arriten te ushtronin nje ndikim te fuqishem ne dy nga klubet me te rendesishme shqiptare, ne ate te Stambollit e te Selanikut, dhe u perpoqen qe me anen e tyre te vinin nen kontrollin e vet te gjitha klubet, si dhe vete levizjen kombetare. Por shumica e atdhetareve shqiptare nuk ra pre e kesaj veprimtarie, i denoi keto orvatje te xhonturqve dhe nuk u pajtua me ata shqiptare qe bashkepunuan me ta. Kesaj periudhe i perket pamfleti i Andon Z. cajupit "Klubi i Selanikut", ne te cilin fshikullohet rende bashkepunimi i drejtuesve te ketij klubi me xhonturqit.
Si levizja kombetare, ashtu edhe klubet nuk e humben karakterin e vet luftarak e te pavarur. Te ndodhur nen vezhgimin e vazhdueshem te autoriteteve osmane, klubet e kishin gjithnje me te veshtire te zhvillonin legalisht e haptazi veprimtarine e tyre politike-kombetare. Per kete arsye prane tyre u krijuan komitete te fshehta, te cilat merreshin me propaganden kunderosmane dhe me organizimin e luftes per autonomine e vendit.
Nga komitetet e para te fshehta ishte ai qe u themelua ne Vlore ne fund te gushtit 1908, si organ drejtues i "Lidhjes kombetare per perkrahjen e shkollave shqipe". Ky komitet, i perbere kryesisht nga ushtarake, propagandonte "idete e pavaresise" dhe kishte si qellim te pare organizimin e "nje aksioni energjik per formimin e nje Shqiperie autonome". Per kete arsye ai u shpernda me ashpersine me te madhe nga xhonturqit. Nje komitet i tille i fshehte u formua ne vjeshten e vitit 1908 prane klubit "Bashkimi" te Manastirit. Ky klub dergoi njerez per themelimin e komiteteve te fshehta ne qytetet e vilajeteve te Manastirit e te Kosoves. Ne nentor te vitit 1908 komitetet e fshehta vepronin ne Korce, ne Kolonje e ne fshatrat perreth, ne Follorine, ne Kozhane, ne Selfixhe, ne te gjitha qytetet e vilajetit te Janines, ne Gjakove, ne Shkup dhe ne qendrat e tjera te vilajetit te Kosoves. Me 7 dhjetor te vitit 1908 konsulli austriak ne Manastir njoftonte Vjenen se "komitete te tilla te fshehta qene ngritur tanime ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise". Me nismen e veprimtarit te njohur te levizjes kombetare Themistokli Germenji, Komiteti i fshehte i klubit te Manastirit vendosi lidhje me komitetet e fshehta maqedone dhe bashkepunoi me to per te siguruar arme.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:19   #23
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Komitetet e fshehta ndiqnin qellime te rendesishme politike, punonin per ngritjen e ndergjegjes kombetare te popullit dhe per te bashkuar, nen drejtimin e tyre, gjithe shqiptaret qe ishin te gatshem te kundershtonin regjimin xhonturk dhe te siguronin ne momentin e pershtatshem autonomine e Shqiperise
Me veprimtarine e tyre klubet dhe komitetet e fshehta luajten nje rol te rendesishem ne organizimin e levizjes kombetare ne kete faze te re te zhvillimit te saj. Me nismen e klubeve, per here te pare ne historine e vendit, filluan te botoheshin brenda ne Shqiperi dhe ne disa qytete te tjera te Perandorise gazeta ne gjuhen shqipe. Ne Korce dolen njera pas tjetres gazetat: "Korca" (1908-1910), nen drejtimin e Sami Pojanit; "Lidhja Orthodokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1912), nen drejtimin e Mihal Gramenos; ne Manastir "Bashkim'i Kombit" (1909, 1910), nga Fehim Zavalani dhe me pas "Drita" (1911-1912), nga Mustafa Hilmi Leskoviku; ne Shkup "Shkupi" (1911-1912), nen drejtimin e Jashar Erebares; ne Janine "Zgjim'i Shqiperise" (1909-1910), nga Abdyl Hakiu; ne Elbasan "Tomori" (1910), nga Lef Nosi dhe organe te tjera. Nga organet kryesore te shtypit shqiptar ishin gjithashtu "Lirija" ne Selanik (1908-1910), nga Mithat Frasheri; "Shqipetari" ne Stamboll (1909-1911), nga Dervish Hima etj. Prane klubit te Manastirit e klubeve te tjera u ngriten shtypshkronja per botimin e gazetave dhe te librave shqip.
Jashte Shqiperise vijuan te botoheshin organe te tilla te rendesishme te shtypit atdhetar shqiptar, si "Shqypeja e Shqypenis" (1909-1911) ne Sofje, nen drejtimin e Josif Bagerit "Shkopi" (1907-1908) dhe "Rrufeja" (1909-1910) ne Egjipt, "Dielli" (1909-1910) ne Boston, "Liri e Shqiperise" (1911-1915) ne Sofje etj. Ne vitet 1908-1912 ne Shqiperi dhe jashte botoheshin me shume se 35 organe te shtypit shqiptar.
Ne organet e shtypit gjeten pasqyrim problemet dhe ngjarjet kryesore te levizjes kombetare te viteve 1908-1912. Ato u bene propaganduese te ideve kombetare dhe mbrojtese te programit politik te kesaj levizjeje. Shumica e tyre edhe ne gjendjen e re te krijuar pas shpalljes se kushtetutes, quante si detyre themelore te Levizjes Kombetare Shqiptare luften per clirimin e Shqiperise dhe per krijimin e shtetit kombetar shqiptar. Gazeta "Kombi" shkruante per "cporjen e xhonturqve dhe per veteqeverisjen e Shqiperise" (24 korrik 1908); "Korca" parashtronte hollesisht kerkesen e formimit te nje shteti autonom shqiptar duke bashkuar kater vilajetet shqiptare ne nje te vetem, me kryeqytet Ohrin ose Manastirin, me gjuhen shqipe si gjuhe zyrare, me nje vali te emeruar nga Stambolli dhe me nepunes, ushtri e oficere shqiptare (18 shkurt dhe 14 shtator 1909). Ideja e formimit te nje shteti autonom shqiptar, te nje "Shqiperie per shqiptaret" propagandohej edhe nga gazeta te tilla, si "Dielli", "Bashkim'i Kombit" etj.
Me shkrimet e botuara, ne vitet 1909-1910, kur xhonturqit iu kundervune ne permasa me te gjera levizjes kulturore-kombetare shqiptare, filluan te mbyllnin shkollat shqipe dhe po u impononin shqiptareve alfabetin arab, organet e shtypit atdhetar protestuan kunder kesaj politike obskurantiste dhe shoviniste te Komitetit "Bashkim e Perparim". "Dielli" shkruante ne ato dite se "sot punerat ne Shqiperi jane me keq se ne koherat e Abdyl Hamitit dhe se gjuha shqipe ndiqet me teper se kurre ndonjehere" dhe u bente thirrje shqiptareve "te bashkoheshin dhe te zinin luften e vertete kunder armiqve te kombit tone, luften e fundit kunder xhonturqve" (17 shtator 1909).
Organe te tilla te shtypit, si "Shqypeja e Shqypenis", "Korca", "Dielli", "Shqipetari" etj., pasqyruan hap pas hapi konfliktin e madh qe shpertheu ne fillim te vitit 1910 per ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe, botuan nje varg shkrimesh per mbrojtjen e kultures shqiptare, si edhe dhjetera protesta, qe iu derguan parlamentit e qeverise turke nga mesuesit atdhetare, nga nxenesit e shkollave dhe nga mitingjet qe u mbajten ne fillim te vitit 1910. Gazeta "Korca" shkruante me 18 shkurt se me keto mitingje populli shqiptar "tregoi gatishmerine e tij per te mbrojtur shkronjat e veta qofte edhe me gjak po te ishte nevoja". Me shkrimet e tij shtypi shqiptar u be paralajmetar i konfliktit te madh qe po piqej ne Shqiperi ndermjet popullit shqiptar e xhonturqve, ne fushen ekonomike, arsimore, kulturore e politike, per t'u shnderruar me pas ne nje lufte te hapur te armatosur.
Shtypi atdhetar shqiptar u be gjithashtu tribune dhe propagandues i kryengritjeve te medha kunderosmane qe shperthyen ne Shqiperi ne vitet 1910-1912. Gazeta te tilla, si "Kombi", "Shqipetari", "Shqypeja e Shqypenis" etj., duke u bere jehone ngjarjeve te Kryengritjes se Kosoves te vitit 1910, shkruanin per qendresen e shqiptareve te Prishtines, te Kacanikut, te Shkupit, te Gjakoves, te Prizrenit, te Pejes, te Lumes etj. kunder hordhive te gjeneralit turk Shefqet Turgut pashes dhe denonin masakrat e papara te ushtrise turke mbi kryengritesit, mbylljen e klubeve e te shkollave shqipe, si edhe persekutimin e internimin e atdhetareve shqiptare ("Shqypeja e Shqypenis", 15 maj 1910; "Shqipetari", 8 prill 1910, 26 maj 1910 etj.). Duke perkrahur Kryengritjen e Malesise se Mbishkodres, te pranveres se vitit 1911, shtypi atdhetar ftonte gjithe shqiptaret, gege e toske, te rrembenin armet, te bashkoheshin dhe te hidheshin ne kryengritjen e pergjithshme shqiptare per te shpetuar atdheun, per lirine e Shqiperise ("Shqypeja e Shqypenis", 2 prill 1911). Shtypi mbrojti programin e autonomise se Shqiperise, ose "Memorandumin e Greces" te vitit 1911, dhe kerkoi qe ai te vihej ne themel te kryengritjes se pergjithshme shqiptare ("Drita", Manastir, 7 dhe 28 korrik 1911).
Me shperthimin e Kryengritjes se pergjithshme te vitit 1912, veprimtaret rilindes, nepermjet artikujve te botuar ne organet e shtypit, i tregonin popullit shqiptar se tanime kishte ardhur koha te zbatohej programi i autonomise territoriale-administrative te Shqiperise, kerkonin nga Stambolli qe te njihte Shqiperine autonome dhe u benin thirrje kryengritesve ta conin deri ne fund luften, "te merrnin fuqine ne dore te tyre dhe te ngrinin nje qeveri te perkohshme qe te mbante sigurimin e vendit" ("Liri e Shqiperise", Sofje, 18 qershor 1912, 11 gusht 1912).
Lufta per autonomine e Shqiperise trajtohej ne shtypin atdhetar e lidhur ngushte me qendresen ndaj politikes shoviniste te shteteve fqinje, te cilet kundershtonin cdo perpjekje per formimin e nje shteti autonom shqiptar. Gjithe veprimet e ketyre shteteve, theksonte shtypi shqiptar me 1912, ne pragun e Luftes Ballkanike, qe nga ngritja e shkollave te huaja e nderhyrjet e vazhdueshme ne Shqiperi dhe deri tek armatosja e pergatitjet per lufte, deshmonin per synimet e tyre per copetimin e trojeve shqiptare ("Drita", 7 qershor 1912). Ne keto kushte, kur, sic theksohej ne organet e shtypit, Shqiperise i kanosej rreziku i copetimit, kur po vihej ne pikepyetje vete ekzistenca e saj dhe e kombit shqiptar, shtrohej si detyre e ngutshme shkeputja e Shqiperise nga Turqia dhe formimi i nje shteti te vecante shqiptar ("Liri e Shqiperise", 27 shkurt 1912).
Idete atdhetare e perparimtare te propaganduara nga shtypi shqiptar ndikuan fuqishem ne luften e popullit shqiptar per bashkimin dhe per clirimin kombetar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:20   #24
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Celja e shkollave shqipe dhe perhapja e mesimit shqip (korrik-nentor 1908)
Ndonese u njihte te drejten e arsimimit te gjithe shtetasve te Perandorise, pa dallim feje, kushtetuta turke, duke i shpallur ata si "osmanllinj" dhe turqishten si gjuhe mesimi zyrtare e te detyrueshme ne shkolla, mohonte ne thelb te drejten e popujve joturq, rrjedhimisht edhe te shqiptareve, per t'u arsimuar ne gjuhen amtare dhe per te pasur shkollat e tyre kombetare. Ne keto kushte celja e shkollave shqipe dhe perhapja ne popull e mesimit dhe e kendimt shqip, ashtu si me pare, mbeti atribut i Levizjes Kombetare Shqiptare, ne menyre te vecante i klubeve dhe i shoqerive atdhetare shqiptare.
Qysh ne ditet e para te formimit klubet, ne perputhje me statutet e programet e tyre, u bene qendra te veprimtarise kulturore te atdhetareve shqiptare, te perpjekjeve per hapjen e shkollave dhe per levrimin e gjuhes shqipe. Me nismen e tyre dhe me perkrahjen aktive te popullit brenda pak muajve u hapen shkolla jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Nga shkollat e para fillore shqipe, te celura pas shpalljes se kushtetutes, ishte ajo e Elbasanit, qe u hap me 2 gusht 1908. Ne gusht u hapen gjithashtu shkolla te tjera shqipe, si ajo e Vlores, e Kanines, e Tiranes dhe dy shkollat e Beratit. Gjate muajve shtator-tetor 1908 u cel shkolla e pare shqipe ne Gjirokaster (shkolla "Liria"), rifilloi shkolla e vajzave e Korces, u hap po ne kete qytet nje shkolle fillore per djem, te dyja nen administrimin e misionit protestant, si edhe shkollat shqipe ne Filat e ne Luros te camerise. Me perpjekjet e atdhetareve shqiptare u hap nje shkolle shqipe ne qytetin e Manastirit dhe nje tjeter ne Nistrove te Dibres, ndersa ne Prizren vijonte te funksiononte shkolla shqipe e ngritur me pare.
U bene hapat e pare edhe per hapjen e shkollave shqipe ne fshatra. Ne gusht te vitit 1908 u cel shkolla e pare shqipe ne Myzeqe, ne katundin Libofshe dhe po ne kete periudhe te pare pas shpalljes se kushtetutes, me nismen e klubit te Beratit dhe te atdhetarit Hasan Koprencka, u ngriten tri shkolla shqipe ne katundet Koprencke, ne Gostencke dhe ne corovode. Ne nentor filloi te funksionoje nje shkolle shqipe ne Bellkamen.
Ne disa nga qytetet e Shqiperise, si ne Elbasan, ne Berat, ne Vlore, ne Tirane etj., hapja e shkollave shqipe u shoqerua me manifestime popullore, ku moren pjese mijera njerez, dhe me ceremoni, ku u mbajten fjalime me fryme atdhetare dhe u hodhen parullat "Rrofte liria!", "Rrofte gjuha shqipe!", "Rrofte Shqiperia!" etj.
Ngritja e levizjes kulturore ne Shqiperi e shtyti Vjenen, qe nepermjet ambasadorit te saj ne Stamboll, Pallavicini, t'i kerkonte Portes se Larte te fuste mesimin e gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat shteterore te viseve shqiptare. Duke e pare levizjen per mesimin e gjuhes shqipe si nje aspirate te pergjithshme te kombit shqiptar, Vjena e paralajmeronte Stambollin qe te mos e kundershtonte ate dhe te mos ua linte shqiptareve ta arrinin vete. Austro-Hungaria synonte qe me kete nderhyrje "te siguronte epersine ne ceshtjen shqiptare, e cila po merrte nje rendesi gjithnje e me te madhe".
Te themeluara me nismen e klubeve dhe te atdhetareve shqiptare, shkollat shqipe nuk u ngriten mbi dasite fetare dhe, ndryshe nga ato turke, greke, vllahe, sllave etj., bashkonin femijet e te gjitha besimeve, myslimane e te krishtere. Ato dalloheshin gjithashtu per karakterin e tyre kombetar shqiptar e laik. Shkollat u kthyen jo vetem ne qendra te arsimimit te shqiptareve, por edhe ne vatra te zgjimit e te bashkimit te tyre kombetar.
Megjithese ne kushtet kur mungonte nje sistem shteteror i arsimit kombetar, shkollat shqipe nuk kishin nje program unik, ne shumicen e tyre, krahas lendeve te kultures se pergjithshme (qe jepen ne te gjitha shkollat fillore te cdo vendi, si bukurshkrimi, kenga, vizatimi, aritmetika etj.), mesoheshin si te vecanta gjuha dhe letersia shqipe, historia e Shqiperise, gjeografia e Shqiperise etj.
Ngritja e shkollave dhe mesimi i gjuhes shqipe u shnderruan ne nje levizje te gjere patriotike. Shkollat i ndiqnin jo vetem femijet, por edhe te rriturit, per te cilet u krijuan posacerisht kurse te mbremjes, ku mesonin shkrim e kendim zanatcinjte, tregtaret, shegertet, nepunesit dhe ne katunde bujqit. Vetem klubi "Bashkimi" i Manastirit ngriti ne kete qytet disa kurse nate. Ne klubin e Elbasanit ishte ngritur nje shkolle nate, ku mesonin shkrim e kendim cdo mbremje rreth 60-70 djem te rinj, myslimane e te krishtere. Kurse te tilla qene ngritur gjithashtu prane klubeve te tjera ose prane shkollave, ne Korce, Gjirokaster, Janine, Filat, Vlore, Tirane, Durres, Shkoder, Prizren, Shkup, ne disa fshatra te Skraparit etj. Klubet shqiptare plotesonin ne ate kohe, ne nje fare menyre, mungesen e shkollave shteterore shqipe.
Sipas te dhenave dokumentare arkivore dhe atyre te shtypit shqiptar, ne periudhen gusht-nentor 1908 ne trevat shqiptare qene ngritur rreth 20 shkolla te dites e 15 kurse a shkolla te mbremjes, qe deshmonin per nje perparim te rendesishem ne lemin e arsimit kombetar, te panjohur me pare ne Shqiperi.
Mesimin e gjuhes shqipe dhe te lendeve te tjera ne keto shkolla e jepnin mesuesit patriote, si Hysen Ceka, Babe Dude Karbunara, Petro Nini Luarasi, Andrea Konomi, Thoma Papapano, Nuci Naci, motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Josif Bageri, Musa Demi, Jani Minga, Jovan Ndreko, Toli Xhaxhollari etj. Meqenese nuk mjaftonin mesuesit, dhenia e mesimit te gjuhes shqipe u be nje ceshtje nderi e nje detyre e larte atdhetare per gjithe ata qe mund ta kryenin ate, per "djemte myslimane e te krishtere me zemer te nxehte", sikurse i quante ne nje nga letrat e tij te tetorit 1908 atdhetari Sotir Kolea.
Gjuha shqipe mesohej edhe ne menyre individuale ose ne kurse te drejtuara nga mesues e te rinj atdhetare, ne qytete e ne fshatra te Shqiperise, qe ndiqeshin kryesisht nga te rriturit, nga nepunes te ndryshem, hoxhallare e mesues te shkollave turke etj.
Duke marre parasysh veshtiresite e medha per hapjen e shkollave shqipe nga klubet dhe nga vete populli, atdhetaret shqiptare bene perpjekje qe mesimi i gjuhes shqipe te perfshihej ne sistemin shteteror shkollor, ne shkollat shteterore turke dhe ne ato te huaja, greke etj., qe kishin buxhet te rregullt. Ky do te ishte hapi i pare per kthimin me pas, te pakten te shkollave fillore, ne shkolla kombetare, me gjuhen shqipe si gjuhe mesimi. Qysh ne fillim te gushtit te vitit 1908, ne Tirane, me perpjekjet e komisionit te kryesuar nga Refik Toptani, u arrit te futej mesimi i gjuhes shqipe ne shkollat turke e ne ate greke te ketij qyteti. Klubi "Bashkimi" i Elbasanit dhe atdhetaret e kryesuar nga Aqif pashe Elbasani mblodhen mjetet e nevojshme financiare per te paguar mesuesit, qe do te jepnin mesimin e shqipes ne shkollat shteterore dhe caktuan nga nje mesues te gjuhes shqipe per kater shkollat fillore turke, per dy shkollat greke, si dhe nje mesuese per vajzat. Prane klubit "Bashkimi" te Elbasanit u ngrit nje kurs mujor per pergatitjen e mesuesve per gjuhen shqipe. Me gjithe kundershtimin e valiut te provinces se Manastirit nga varej Elbasani, me kembenguljen e atdhetareve elbasanas gjuha shqipe filloi te mesohej ne shkollat turke te atij qyteti qysh ne vjeshten e vitit 1908. Po ne shtator u fut gjuha shqipe si gjuhe mesimi ne shkollen e komunitetit ortodoks te Elbasanit, ndersa gjuhes greke iu la vendi i dyte.
Ne Korce, me nismen e klubit te ketij qyteti, ne fillim te nentorit u fut gjuha shqipe si lende mesimi ne shkollen fillore turke. Pas kerkesave energjike te mesuesve dhe te nxenesve gjirokastrite, administrata osmane u detyrua te fuste shqipen edhe ne shkollat turke te Gjirokastres. Mesimi i shqipes u fut gjithashtu ne shkollat shteterore turke te Vlores dhe ne shkollen turke per vajza te Beratit. Ne Vlore qe ne vitin shkollor 1908-1909 gjuha shqipe filloi te mesohej edhe ne shkollen greke te ketij qyteti, qe kishte si drejtor mesuesin atdhetar Jani Minga. Futja e mesimit te gjuhes shqipe ne shkollat greke ose te komunitetit ortodoks u arrit pas kapercimit te pengesave qe nxirrnin qarqet politike te Greqise dhe kleriket ortodokse shqiptare, qe u sherbenin atyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:21   #25
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Me nismen e disa mesuesve e klerikeve atdhetare shkrimi e kendimi shqip mesohej edhe ne shkollat turke te disa fshatrave, si ne Bilisht, ne Kolonje, ne Devoll, ne Frasher etj.
Perpjekje per futjen e gjuhes shqipe ne shkollat shteterore turke, madje edhe per shnderrimin e tyre ne shkolla shqipe beri ne shtator te vitit 1908 klubi i Shkupit dhe vecanerisht Nexhip Draga, qe ishte nje nga drejtuesit e tij. Ne disa shkolla fillore te fshatrave te Kosoves, si ne Pakashtice, ne Dumnice, ne Dumosh etj., mesuesit e kleriket atdhetare, si Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Bajram Dumnica etj., bene percapje per te futur mesimin e gjuhes shqipe dhe per t'u mesuar femijeve shkrimin e kendimin e shqipes.
E ndodhur perballe kerkesave kembengulese te popullsise shqiptare per ngritjen e shkollave shqipe, Ministria e Arsimit nxori ne tetor te vitit 1908 urdheresen sipas se ciles gjuha shqipe futej si lende mesimi ne shkollat shteterore turke, ne ato fillore (mejtepet) dhe gjysme te mesme (ruzhdie). Edhe pse qeveria, nepermjet administrates lokale, nxirrte pengesa te shumta per zbatimin e ketij dekreti, publikimi i tij i dha nje shtyse te re levizjes per futjen e gjuhes shqipe si lende mesimi ne te gjitha shkollat shteterore. Ne fundin e tetorit klubi shqiptar "Bashkimi" i Janines vendosi te fuste gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat turke, si dhe te themelohej ne Janine nje shkolle shqipe per pergatitjen e mesuesve te gjuhes shqipe per gjithe vilajetin.
Edhe nxenesit e shkollave te Prishtines dhe ata te gjimnazit te Manastirit, duke perfituar nga dekreti i qeverise turke, kerkuan nepermjet peticioneve derguar Stambollit, qe gjuha shqipe te mesohej edhe ne shkollat e mesme. Qeveria turke u detyrua t'i pranonte keto kerkesa dhe urdheroi qe gjuha shqipe te mesohej edhe ne shkollat e mesme (idadie) te ketyre qyteteve. Ne vjeshten e vitit 1908 mesimi i gjuhes shqipe u fut ne gjimnazin shteteror turk te Manastirit.
Ne kohen kur qeveria turke nuk bente asnje shpenzim per shkollat shqipe dhe i nxirrte pengesa te shumta perhapjes se tyre, ato mbaheshin vetem me perkrahjen e ndihmen materiale qe jepte populli dhe klubet shqiptare; ne shume qytete, si ne Elbasan, ne Tirane etj., me nismen e klubeve dhe te atdhetareve, qe ne gusht te vitit 1908 u krijuan per kete qellim fonde kombetare. Ne qytetin e Beratit per mbajtjen e dy shkollave u caktua me kerkesen e atdhetareve nje takse prej 10 paresh per cdo lekure qe shitej dhe u vendos te vihej monopoli mbi shitjen e vajgurit. E njejta gje ndodhi edhe ne qytetet e tjera.
Ngritja e shkollave shqipe dhe perhapja e mesimit te gjuhes shqipe solli shtimin e nevojave per abetare e libra shqip, te cilet dergoheshin ne Shqiperi nga kolonite atdhetare te mergimit, nga ajo e Bukureshtit dhe e Sofjes. Kerkesa te shumta per libra shqip u vinin cdo dite nga te gjitha anet e Shqiperise klubit "Bashkimi" te Manastirit, klubit te Korces dhe klubeve te tjera, sidomos shoqerise "Bashkimi" te Bukureshtit dhe shtypshkronjes "Mbrothesia" te Kristo Luarasit ne Sofje. Ne nje nga letrat e tij te gushtit 1908, klubi i Manastirit i shkruante shoqerise "Bashkimi" te Bukureshtit se "tere Shqiperia kerkonte libra". Qindra abetare e libra shqip i kerkoheshin klubit te Elbasanit nga popullsia e ketij qyteti, si edhe nga Peqini, Gramshi e Lushnja, ndersa nga Vlora ne fund te gushtit 1908 u kerkuan 1 000 abetare te Sami Frasherit dhe 800 libra kendimi, te cilat u shperndane edhe ne rrethin e Beratit. Kerkesa te shumta per libra shqip i vinin klubit te Korces nga ky qytet dhe me shume nga Kolonja, Starova, Opari e nga fshatra te tjera.
Me te kerkuar ishin librat e Sami Frasherit, si "Abetarja", "Shkronjetorja", "Dheshkronja"; librat e Naim Frasherit, si "E kendimit e cunave kendonjetoreja", "Mesimet", "Diturite", "Gjithesia", "Vjersha per mesonjetoret e para", si edhe veprat e tjera, si "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behete?" (e Sami Frasherit); "Bageti e Bujqesija", "Lulet e veres" dhe "Skenderbeu" (te Naim Frasherit); "Mirevetia" e "Numeratorja" (te Jani Vretos); "Abetarja" (e Gasper Benusit); "Fizika" (e Gjergj Qiriazit) etj.
Qysh ne ditet e para pas shpalljes se kushtetutes, ne fund te korrikut dhe ne fillim te gushtit 1908, Shoqeria "Bashkimi" e Bukureshtit dergoi ne Shqiperi (klubit te Manastirit) 20 000 cope abetare e libra te tjere shqip. Ne Korce brenda disa javesh u shiten 15 000 abetare shqipe. Kristo Luarasi, ne nje nga letrat e tij te 4 gushtit, shkruante se pervec 400 librave qe kishte bere gati per t'i derguar ne Shqiperi, do te "conte ne Tirane edhe 1 000 abetare gegerisht dhe 800 libra te tjere, qe i kishte gati ne Sofje".
Zhvillimi i levizjes politike-kulturore kombetare ndeshi jo vetem ne pengesat e autoriteteve xhonturke, por edhe ne kundershtimin e atyre klerikeve konservatore, myslimane e ortodokse, qe u sherbenin fuqive te huaja. Ne Tirane, ne Durres, ne Shkoder, ne Oher, ne Struge, ne Diber dhe ne vende te tjera kleriket turkomane u perpoqen te ndalonin shkrimin dhe mesimin e gjuhes shqipe, duke e shpallur ate ne kundershtim me fene myslimane e me kuranin. Ne disa nga keto qendra administrata lokale turke kercenonte me internim atdhetaret qe perhapnin shkrimin e shqipes, ndersa ne Shkoder nxiti kleriket fanatike myslimane t'i dergonin telegrame te stisura Ministrise se Brendshme, ne te cilat thuhej se nuk njihnin gjuhe tjeter zyrtare vec turqishtes. Edhe shovinistet greke e kleriket ortodokse grekomane u orvaten te pengonin hapjen e shkollave te para shqipe ne Shqiperine e Jugut. Keta vijuan te perdornin per kete qellim te gjitha mjetet e mundshme qe nga kercenimet, mallkimet e shkisherimet e atdhetareve qe dergonin femijet ne shkollat shqipe dhe deri te bandat e andarteve.
Megjithate, fale entuziazmit te popullit dhe punes kembengulese te klubeve keto veshtiresi u kapercyhen dhe u krijuan kushtet per thirrjen e Kongresit Kombetar te Manastirit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:22   #26
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kongresi i Manastirit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe (14-22 nentor 1908)
Perhapja e shkollave dhe e mesimit te gjuhes shqipe, si edhe zhvillimi i kultures kombetare ne pergjithesi, shtruan ne rend te dites nevojen e caktimit te nje alfabeti te vetem. Rilindesit me te drejte e shihnin mungesen e nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe jo vetem si nje problem gjuhesor e kulturor, por edhe si nje ceshtje politike, nje shenje dasie, qe pengonte bashkimin e shqiptareve. Zgjidhja e saj do te ndihmonte si ne levrimin e metejshem te gjuhes e te letersise shqipe, ashtu edhe ne konsolidimin e unitetit kombetar dhe te bashkimit politik te popullit shqiptar.
Vendosja e nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe u pergatit gjate nje epoke te tere te Rilindjes, fale veprimtarise krijuese ne lemin e gjuhesise dhe te letersise te brezave te tere te iluministeve shqiptare, gjuhetare, shkrimtare, poete, publiciste etj. Nje ndihmese te vyer dhane organet e shtypit, sidomos ato te viteve te fundit te shek. XIX dhe te fillimit te shek. XX, ku spikati ne menyre te vecante revista "Albania" (Bruksel-Londer, 1897-1909) e Faik Konices. Miratimi i alfabetit (alfabetares) se Stambollit, ne vitin 1879, ndonese shenoi nje hap te rendesishem perpara ne rrugen e vendosjes se nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe, nuk arriti ta zgjidhte perfundimisht kete ceshtje. Alfabeti i Stambollit u perhap vetem ne Shqiperine e Jugut e te Mesme, ndersa ne Shqiperine e Veriut, posacerisht ne Shkoder perdoreshin tri alfabete te tjera per shkrimin e shqipes, ai i shoqerise "Bashkimi" (1899), i "Agimit" (i jezuiteve) dhe alfabeti i shkrimtareve te vjeter te Veriut, qe perdorej me shume nga kleriket katolike. Organet e shtypit shqiptar, ndonese botoheshin te gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndermjet tyre.
Ne rrethana te tilla, vendosja e nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe do te arrihej jo vetem ne lufte me sunduesit e huaj osmane, qe perpiqeshin ta pengonin ate si nje arritje qe do te conte ne afirmimin e metejshem te kombit shqiptar, por edhe duke kapercyer frymen dhe interesat lokale te shoqerive e te grupeve kulturore shqiptare, qe ushqeheshin edhe nga dasite krahinore te trasheguara nga e kaluara.
Ndonese ne thelb ishte nje ceshtje kulture, njesimi i alfabetit te gjuhes shqipe paraqitej njeherazi nje nga problemet me te rendesishme politike te kohes, zgjidhja e te cilit do te varej nga zhvillimi i levizjes kombetare ne pergjithesi. Ne te vertete, thirrja e kongresit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe u be e mundur vetem ne rrethanat e reja, qe u krijuan per levizjen kulturore-kombetare pas shpalljes se kushtetutes ne vitin 1908.
Nismen per thirrjen e kongresit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit, qe luante rolin kryesor ndermjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e ketij klubi, menjehere pas themelimit te tij, e shpallen zgjidhjen e kesaj ceshtjeje si detyren me te ngutshme te levizjes kombetare. Gjate muajve gusht-shtator, pasi kishte marre edhe pelqimin e klubeve e te shoqerive te tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndermori masat konkrete per thirrjen e kongresit kombetar per ceshtjen e alfabetit. Ne "Zedhenien" qe u shpernda me kete rast, ftoheshin te merrnin pjese ne kongres "gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise", si edhe "cdo filolog" shqiptar. Nisma e tij u prit mire nga atdhetaret shqiptare dhe nga klubet e shoqerite patriotike brenda e jashte vendit, qe u treguan te gatshme te dergonin perfaqesuesit e tyre ne kete kongres.
Kongresi u hap ne Manastir me 14 nentor 1908 dhe i vijoi punimet deri me 22 nentor. Ne Kongres moren pjese 32 delegate me te drejte vote, qe perfaqesonin 26 qytete e shoqeri te ndryshme shqiptare brenda dhe jashte atdheut, si dhe 18 delegate te tjere si pjesemarres pa te drejte vote. Kongresi i Manastirit u shnderrua keshtu ne nje kuvend te vertete mbareshqiptar, ne te cilin moren pjese gjithsej 50 delegate nga te gjitha anet e Shqiperise, nga qytetet e vilajeteve te Manastirit, te Kosoves, te Janines e te Shkodres, si edhe nga shoqerite shqiptare te Bukureshtit, te Sofjes, te ShBA-se, te Egjiptit, te Italise etj.
Kongresi i Manastirit per ceshtjet qe diskutoi e zgjidhi dhe si nje nga tubimet me te gjera e me perfaqesuese nga perberja e tij, vleresohet me te drejte si kuvendi me i rendesishem kombetar ne historine politike e kulturore te shqiptareve ne fillim te shek. XX. Delegate te tij ishin shkrimtaret dhe publicistet me te njohur, levrues te gjuhes shqipe, laike e klerike, si Gjergj Fishta, Nikolle Kacori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frasheri, Hile Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtare te levizjes kombetare dhe te klubeve shqiptare, si Bajram e cercis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimiter Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naco, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frasheri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frasheri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frasheri, ndersa nenkryetare Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithate, per nje varg arsyesh te diktuara nga rrethanat e kohes, pati edhe intelektuale te shquar (si Faik Konica etj.) qe nuk arriten te merrnin pjese ne punimet e ketij Kongresi.
Gjate dy diteve te para te Kongresit u zhvilluan mbledhje te gjera e te hapura, ku moren pjese, pervec delegateve, edhe intelektuale e nxenes te shkollave te Manastirit, si edhe banore te tjere te ketij qyteti, rreth 400 veta. Keto mbledhje u shnderruan ne manifestime kombetare, ne te cilat u mbajten fjalime patriotike per nevojen e bashkimit te te gjithe shqiptareve, gege e toske, myslimane e te krishtere, si dhe per perparimin e kombit e te kultures se tij.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:22   #27
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Vendin kryesor ne punimet e Kongresit, duke perfshire edhe mbledhjet e hapura, e zuri ceshtja e caktimit te nje alfabeti te perbashket per te gjithe shqiptaret. Gjate diskutimeve qe u bene ne ditet e para, te gjithe shfaqen mendimin se alfabeti qe do te vendosej duhej te kishte si baze ate latin. Por pikepamjet e delegateve me tej u ndane, prandaj ne diten e trete te punimeve Kongresi zgjodhi nje komision prej 11 vetash, te kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku benin pjese njohesit me te mire te gjuhes shqipe, perkrahes te alfabeteve te Stambollit, te "Bashkimit", te "Agimit", si dhe intelektuale te tjere te shquar. Komisionit iu dhane fuqi te plota per te vendosur per kete ceshtje.
Pas shume diskutimesh Komisioni vendosi qe te mos merrej ne veshtrim asnjeri nga tri alfabetet e permendura me siper, por te krijohej nje alfabet i ri mbi bazen e atij latin, duke u dhene shkronjave latine vlera fonetike ne perputhje me nevojat e gjuhes shqipe. Por Komisioni ndeshi ne veshtiresi per caktimin e shkronjave dyshe, qe nevojiteshin per ata tinguj te shqipes, qe i mungonin latinishtes (per dh, gj, nj, th etj.). Ne keto rrethana, pas tri dite diskutimesh (17-19 nentor), anetaret e Komisionit, sikurse thuhej ne vendimin e Kongresit, "te shtyre edhe nga disa shkaqe te perjashtme", nuk arriten te caktonin nje alfabet te vetem per gjuhen shqipe, prandaj vendosen "te kthehen prapa", duke pranuar alfabetin e Stambollit "e me te bashke edhe nje abece thjesht latine, qe te perdoreshin e te mesoheshin bash****sht ne mes te shqiptareve". Te dy alfabetet do te perdoreshin detyrimisht ne shkolla.
Ky vendim, qe vete Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me "disa shkaqe te perjashtme" dhe pikerisht me nevojen per te shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashte Shqiperise dhe per korrespondencat me jashte. Ne te vertete, me shkaqe te jashtme nuk kuptoheshin vetem ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqerite e ndryshme shqiptare, qe ishin per alfabetin e Stambollit (ne Shqiperine e Jugut) dhe ate te "Bashkimit" ne Gegeri e sidomos ne Shkoder. Vendimi per te perdorur bashkerisht dy alfabete u mor per te mos shkaktuar percarje ne radhet e delegateve dhe te shqiptareve ne pergjithesi. Ne te njejten kohe ai u quajt si nje zgjidhje e perkohshme per te kaluar ne te ardhmen ne perdorimin e nje alfabeti te vetem.
Ndonese nuk caktoi nje alfabet te vetem, vendimi i Kongresit te Manastirit ishte nje hap i rendesishem perpara ne rrugen e zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se alfabetit te shqipes dhe ushtroi nje ndikim te fuqishem ne bashkimin politik dhe perparimin e metejshem kulturor te kombit shqiptar. Me kete vendim iu dha fund kaosit qe mbreteronte deri atehere ne ceshtjen e shkrimit te shqipes. Ne vend te alfabeteve te shumta qe ishin perhapur ne Shqiperi e ne kolonite e mergimit, tani do te perdoreshin vetem dy, edhe keta bashkerisht. Pervec kesaj, duke vendosur per dy alfabete, qe mbeshteteshin ne ate latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njehere vendosmerine e shqiptareve per te mbrojtur individualitetin e tyre kombetar, kunder orvatjeve te xhonturqve per t'u imponuar alfabetin arab dhe per t'i identifikuar ata me turqit.
Ate qe nuk e coi dot deri ne fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi perfundimisht vete jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qene i paperzier e me homogjen nga karakteri i shkronjave, me i lehte e me praktik per shtyp, u perhap gjithnje e me shume dhe nga fundi i Luftes se Pare Boterore u be tashme alfabeti i perbashket e i vetem per gjithe shqiptaret, alfabeti i sotem i gjuhes shqipe.
Megjithese ceshtja e njesimit te alfabetit zuri vendin kryesor ne punimet e Kongresit te Manastirit, vete Kongresi nuk ishte nje mbledhje thjesht gjuhesore, por edhe nje manifestim politik. Krahas tubimeve te hapura, u organizuan edhe mbledhje te fshehta kushtuar ceshtjeve politike te dites. Objekti kryesor i diskutimeve ne keto mbledhje ishin marredheniet e shqiptareve me turqit, lufta per te drejtat kombetare te popullit shqiptar, per zhvillimin kulturor dhe ekonomik te vendit, si edhe marredheniet me shtetet evropiane. Perfundimet e ketyre diskutimeve dhe vendimet qe u moren ne keto mbledhje, u perfshine ne programin kombetar prej 18 pikash qe iu dha deputetit te Korces, Shahin Kolonjes, per ta paraqitur ne parlament ne emer te shqiptareve. Ky program eshte nje nga dokumentet me te rendesishme te Kongresit te Manastirit, ne te cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptareve per autonomine territoriale-administrative te Shqiperise.
Vendin kryesor ne program e zinin kerkesat politike per "njohjen zyrtare te kombesise shqiptare dhe te gjuhes shqipe". Ne lidhje te ngushte me kete kerkohej emerimi i nepunesve shqiptare ne te kater vilajetet, zgjedhja e te gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave te tyre dhe kryerja e sherbimit ushtarak nga dy deri ne dy vjet e gjysme ne Shqiperi, nen drejtimin e oficereve shqiptare te dale nga shkollat ushtarake qe do te ngriheshin ne vend.
Pjese perberese e kerkeses per njohjen e kombesise shqiptare dhe e te drejtave te saj, ishte edhe themelimi i shkolles se pavarur shqipe, qe do te arrihej duke i kthyer te gjitha shkollat shteterore turke ne Shqiperi, ato fillore, qytetese e te mesme, ne shkolla kombetare dhe duke vendosur gjuhen amtare shqipe "si gjuhe mesimi ne te gjitha keto shkolla shteterore", ndersa turqishtja do te mesohej si lende e vecante, duke filluar nga viti katert i shkolles fillore. Te lidhura ngushte me kete ishin edhe masat qe parashikohej te merreshin per kthimin e shkollave ne gjuhen greke, qe funksiononin per shqiptaret e krishtere, ne shkolla kombetare, me gjuhen shqipe si gjuhe mesimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shteterore. Keto shkolla do te mbaheshin me te ardhurat nga pasurite e kishave, te cilat duhej te administroheshin nga shteti dhe me te ardhurat e buxhetit te shtetit osman. Per t'u prere rrugen nderhyrjeve te Austrise, te Italise e te Greqise ne Shqiperi, kerkohej qe kleriket katolike e ortodokse te paguheshin nga shteti turk. Me keto masa do te kufizohej ndikimi i propagandave te huaja shkollore e kishtare ne Shqiperi, sidomos i asaj greke.
Nje nga kerkesat me te rendesishme ne fushen e arsimit ishte ajo per themelimin e nje universiteti shqiptar, qe kishte qene aspirate e hershme e rilindesve. Per pergatitjen e profesoreve per kete universitet do te dergoheshin cdo vit, me bursa te shtetit, te rinj qe do te mesonin ne shkollat e larta te Evropes dhe te ShBA-se. Po keshtu kerkohej te themelohej nje muze arkeologjik kombetar ne nje nga qytetet e Shqiperise.
Programi permbante gjithashtu nje varg masash, qe kishin per qellim zhvillimin ekonomik te vendit, per te cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Te tilla ishin masat per hapjen dhe shfrytezimin e minierave, per ndertimin e hekurudhave nga sipermarres shqiptare, per ngritjen e ekonomive te medha bujqesore ne Myzeqe etj. Ne pjesen ekonomike perfshihej edhe kerkesa per kufizimin e depertimit te kapitalit te huaj ne ekonomine shqiptare, qe kishte per qellim te ndalonte ekspansionin ekonomik te shteteve te huaja dhe ne menyre te vecante t'u jepte mundesi borgjezise shqiptare e kapitalit vendas te shtinte ne dore tregun dhe ekonomine e Shqiperise.
Programi politik, i miratuar ne Kongresin e Manastirit, megjithese nuk permbante kerkesa te domosdoshme per organizimin e nje shteti autonom, si vecimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes se tyre, ai pati rendesi te vecante, sepse i permbysi shpresat e tyrqve te rinj dhe te bashkepunetoreve te tyre shqiptare per ta kufizuar Kongresin vetem me ceshtjet e alfabetit, per ta mbajtur larg problemeve politike e luftes kunder regjimit xhonturk. Miratimi i tij deshmonte gjithashtu se Levizja Kombetare Shqiptare edhe pas shpalljes se kushtetutes kishte ruajtur karakterin e saj politik e te pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomise se Shqiperise.
Kongresi i Manastirit shenoi gjithashtu nje hap te rendesishem ne ngritjen e shkalles se organizimit te Levizjes Kombetare Shqiptare. Vete thirrja e tij si nje forum mbarekombetar, vendimet qe mori per ceshtje te tilla qe i takonin gjithe kombit dhe, ne menyre te vecante, njohja faktike e klubit te Manastirit si klub qendror, me te cilin do te mbanin lidhje gjithe klubet e tjera, deshmojne per vendosjen e nje bashkerendimi te veprimtarise organizative e politike-kulturore te klubeve dhe te shoqerive shqiptare, nen drejtimin e klubit "Bashkimi" te Manastirit. Jo rastesisht konsujt e huaj e trajtonin kete mase si nje perpjekje qe do te krijonte njelloj federate te klubeve shqiptare.
Vendimi per t'i dhene klubit "Bashkimi" te Manastirit, qe qendronte ne krye te luftes per te drejtat kombetare te shqiptareve, atributet e nje klubi qendror, u arrit pas kundershtimit te perpjekjeve te krahut te moderuar te levizjes kombetare per t'u imponuar klubeve e shoqerive shqiptare udheheqjen politike dhe organizative te klubit te Stambollit, drejtuesit e te cilit, pergjithesisht, njiheshin si perkrahes te xhonturqve.
Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij perbejne nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e re te popullit shqiptar. Per here te pare pas kuvendeve, qe u mbajten ne periudhen e Lidhjes se Prizrenit (1878-1881) dhe te Lidhjes se Pejes (1899-1900), u mblodhen ne kete Kongres perfaqesues nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe u moren vendime te rendesishme per ceshtjen e alfabetit e per ato politike, qe ndihmuan per ngritjen ne nje shkalle me te larte te kultures e te arsimit shqiptar, si edhe per bashkimin e tij te metejshem ne luften per clirimin kombetar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:23   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Shqiperia gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 1908 dhe Kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909
Zgjedhjet per ne parlamentin turk u bene sipas ligjit elektoral te shpallur nga xhonturqit me 15 shtator 1908, i cili nuk njihte kombesite joturke dhe i shpallte te gjithe banoret e Perandorise "osmanllinj". Ai vinte si kusht per te qene deputet pranimin e perkatesise ne "kombesine" osmane, njohjen e gjuhes turke, si dhe caktonte per kete nje cenz te larte pasurie, duke perjashtuar keshtu nga zgjedhjet shtresa te gjera te popullsise fshatare e qytetare. Por xhonturqit e shkelen edhe kete ligj, i kufizuan me shume te drejtat e kombesive joturke ne zgjedhje.
Fushata elektorale e muajve tetor-nentor u zhvillua ne Shqiperi ne nje gjendje te ndere dhe u shoqerua me konflikte ndermjet atdhetareve shqiptare e xhonturqve. Ne zona te tera popullsia shqiptare, duke kujtuar se regjistrimi i popullsise qe xhonturqit ndermoren per zgjedhjet behej per shtimin e taksave, e bojkotuan ate. Per shkak te veprimeve arbitrare te xhonturqve, ne vilajetet e Kosoves dhe te Shkodres pati protesta, konflikte e perleshje me autoritetet lokale. Si pasoje, krahina te tera te shqiperise nuk moren pjese ne zgjedhje. Popullsia katolike e Shkodres, per shkak te shkeljes se ligjit elektoral, i bojkotoi zgjedhjet; po keshtu veproi edhe popullsia e Mitrovices, ne vilajetin e Kosoves. Pothuajse gjithe popullsia e sanxhakut te Prevezes, shumica e asaj te sanxhakeve te Gjirokastres e te Janines etj., qe perbeheshin nga cifcinjte, u perjashtuan nga e drejta elektorale. Pervec kesaj, xhonturqit perdoren te gjitha mjetet per t'i detyruar zgjedhesit te votonin per deputetet turq e proturq, qe ishin kandidate te Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne Vlore e ne Berat xhonturqit organizuan nje fushate te ashper kunder kandidatures se Ismail Qemalit. Megjithate, ne saje te veprimtarise se klubeve dhe te atdhetareve, popullsia e sanxhakut te Beratit e zgjodhi ate deputet. Ne Elbasan klubet dhe atdhetaret e tjere vune perballe kandidatures se Abdullah Mahir efendiut, qe perkrahej nga xhonturqit, ate te atdhetarit doktor Ibrahim Temo. Megjithese gezonte mbeshtetjen e atdhetareve elbasanas e sidomos te te rinjve me ndjenja kombetare, per shkak te propagandes se xhonturqve dhe ithtareve te tyre, doktor Ibrahim Temoja nuk arriti te zgjidhej si deputet i ketij sanxhaku. Ne Diber forcat atdhetare te vendit hyne ne konflikt me xhonturqit, qe kerkonin t'u impononin si kandidate per deputete perkrahesit e tyre, elementet proturq, duke perdorur per kete qellim edhe ushtrine kunder zgjedhesve vendas. Perkunder pengesave te xhonturqve, qe ne Gjilan u shoqeruan me perdorimin e forcave ushtarake kunder shqiptareve, Hasan Prishtina u zgjodh deputet i sanxhakut te Prishtines.
Fushata e zgjedhjeve perkoi me aneksimin nga Austro-Hungaria te Bosnjes dhe te Hercegovines, ne tetor te vitit 1908 (qe ishin pushtuar prej saj me vendimet e Kongresit te Berlinit, me 1878). Thirrjet e xhonturqve per bojkotimin e mallrave austriake gjeten ne nje fare mase perkrahje edhe midis shqiptareve, qe ishin te shqetesuar per mundesine e vazhdimit te ekspansionit austriak drejt tokave te tyre, ne vilajetin e Kosoves. Megjithate, xhonturqit nuk arriten atehere te formonin me shqiptaret nje front te perbashket kunderaustriak.
Zgjedhjet u zvarriten shume dhe si rrjedhim parlamenti u hap vetem me 17 dhjetor 1908. Nga krahinat shqiptare ne te u zgjodhen 26 deputete, nga te cilet vetem nje pjese e tyre, si Ismail Qemali, Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Bedri Pejani etj., perfaqesonin forcat atdhetare shqiptare, qe vepruan ne parlament si kundershtare te politikes se xhonturqve ndaj shqiptareve.
Ismail Qemali, udheheqes i grupit te deputeteve shqiptare ne parlament, u vu njekohesisht ne krye te opozites liberale, e cila ne dhjetor te vitit 1908 u shnderrua ne nje parti me vete me emrin "Ahrar" ("Liberalet"). Megjithese partia "Ahrar" perfaqesonte interesat e qarqeve konservatore te Turqise dhe luftonte kunder regjimit xhonturk nga pozitat e tyre, ne programin e saj perfshihej edhe kerkesa per decentralizimin e administrimit te Perandorise Osmane dhe per veteqeverisjen e provincave kombetare. Ishte pikerisht kjo kerkese dhe synimi per ta shfrytezuar ate ne te mire te shqiptareve, ajo qe e shtyu Ismail Qemalin te bashkohej me kete organizate e te terhiqte ne te edhe deputetet shqiptare e te kombesive te tjera. Ne te njejten kohe, Ismail Qemali u perpoq ta shnderronte ate ne nje parti me nje program te vertete liberal, e cila, krahas te tjerave, duhej t'u siguronte kombeve lirine e veprimit per ceshtjet qe u takonin interesave te tyre nacionale, domethene nje autonomi te gjere.
Ne sesionin e dhjetorit parlamenti diskutoi gjendjen politike ne Perandorine Osmane, ceshtjen e cetave shqiptare e maqedone dhe te shkollave kombetare te popujve joturq. Meqe shumica e deputeteve i perkiste Komitetit "Bashkim e Perparim", parlamenti u be percues i politikes nacionaliste xhonturke, nuk pranoi te plotesonte kerkesat e levizjeve kombetare ne Shqiperi e ne Maqedoni, duke perfshire edhe ate te hapjes se shkollave kombetare ne gjuhen shqipe.
Vazhdimi nga xhonturqit i politikes se asimilimit te shqiptareve, duke u mohuar kombesine dhe te drejten e mesimit te gjuhes amtare, si edhe arbitrariteti i administrates osmane, u bene shkak per acarimin e gjendjes politike ne Shqiperi dhe te marredhenieve te shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim". Ne Manastir, ku ndodhej qendra drejtuese e klubeve, xhonturqit pergatiten atentate kunder udheheqesve te levizjes shqiptare. Nje atentat i tille u be edhe ne Korce kunder Dervish Himes, qe kundershtonte me vendosmeri politiken shoviniste te turqve te rinj.
Xhonturqit u orvaten te veconin dhe te zhduknin nje nga udheheqesit me me ndikim ne te levizjes shqiptare, Isa Boletinin. Ndonese kishte qene nje nga drejtuesit e Kuvendit te Ferizajt, te korrikut te vitit 1908, Isa Boletini, pas shpalljes se kushtetutes, shfaqi mosbesim ndaj regjimit xhonturk, nuk pranoi propozimet e Komitetit "Bashkim e Perparim" per t'u futur ne organizatat e xhonturqve dhe per t'iu nenshtruar atyre. Kjo ishte arsyeja e konfliktit te tij me kajmekamin e Mitrovices, qe lindi menjehere pas revolucionit dhe qe e detyroi Isa Boletinin te terhiqej ne gusht te vitit 1908 ne Boletin. Megjithate, Isa Boletini nuk ndermori atehere ndonje veprim konkret politik a te armatosur kunder qeverise, ndersa xhonturqit, per te perligjur veprimet ushtarake per zhdukjen e tij, e shpallen "kundershtar" te kushtetutes dhe perkrahes te regjimit te vjeter absolutist. Duke perfituar nga rritja e pakenaqesise se shqiptareve ndaj qeverise, ata, me 22 nentor 1908, me qellim qe ta kapnin ose ta zhduknin Isain, derguan kunder tij ne Boletin 1 500 ushtare, te pajisur me artileri. Pas perleshjes qe zgjati gjithe diten, ne te cilen u vrane rreth 30 ushtare turq dhe 3 shqiptare, Isa Boletini u terhoq naten ne fshatrat perreth per t'u vendosur me pas ne katundin Isniq te Pejes.
Ne jug te Shqiperise Komiteti "Bashkim e Perparim" dhe deget e tij u perpoqen te shfrytezonin gjendjen e acaruar qe ishte krijuar ne marredheniet greko-turke lidhur me ceshtjen e Kretes per t'i terhequr shqiptaret ne anen e tyre, per t'i mobilizuar kunder grekeve dhe per ta corientuar levizjen e tyre kombetare ne keto krahina. Per kete qellim ne shkurt te vitit 1909 xhonturqit organizuan ne Tepelene nje mbledhje te perfaqesuesve te parise myslimane te vilajetit te Janines. Ketu moren pjese edhe delegate te klubeve kombetare, te cilet e shfrytezuan kete tubim per te kerkuar ngritjen e shkollave shteterore shqipe, caktimin e nepunesve shqiptare, zbatimin e masave per zhvillimin ekonomik te vendit dhe armatosjen e popullsise shqiptare. Xhonturqit i hodhen poshte keto kerkesa.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:24   #29
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Ne fillim te vitit 1909, si pasoje e te korrurave te keqija te dy vjeteve te fundit dhe e bojkotimit te mallrave austriake per shkak te aneksimit te Bosnjes dhe te Hercegovines nga Austria, gjendja ekonomike ne Shqiperi u keqesua shume. Rajone te tera te vilajeteve shqiptare kercenoheshin nga uria; fshataret po detyroheshin te shisnin bagetine e token dhe te vershonin ne qytete, ku gjendja nuk ishte me mire. Zejtaria e tregtia po kalonin gjithashtu nje krize te rende, qe e keqesoi gjendjen e prodhuesve e te tregtareve te vegjel.
Pakenaqesia e popullsise u shtua edhe me shume kur qeveria turke, ne vend qe t'ua lehtesonte fshatareve barren e taksave, sic u kishte premtuar gjate revolucionit, filloi te mblidhte te gjitha llojet e taksave per vitin 1909 dhe ato te prapambetura te dy viteve te fundit. Edhe ligji i ri i sherbimit ushtarak i shpallur ne gusht te vitit 1908, sipas te cilit thirreshin ne ushtri te gjithe shqiptaret, pa dallim feje, cenoi venomet e krahinave malore te Shqiperise dhe shkaktoi kundershtimin e popullsise se tyre. Te gjitha keto bene qe ne shkurt te vitit 1909 malesoret e rretheve te Pejes, te Gjakoves e te Dibres te ngrinin krye kunder administrates osmane dhe kunder Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne mars kryengritja u shtri sidomos ne sanxhakun e Pejes dhe ne Malesine e Dibres, por trazira pati edhe ne Pazarin e Ri. Per shtypjen e saj u derguan nga Mitrovica 4 batalione ushtaresh, me 24 topa, te drejtuara nga komandanti i Divizionit te 18 te Mitrovices, Xhavit Pasha. Por xhonturqit shpallen si qellim te pare te ekspedites zhdukjen e Isa Boletinit, qe me 700 kryengrites ishte perforcuar ne Isniq. Me 20 mars Xhavit Pasha, ne krye te 3 000 ushtareve, me 16 topa e me forca te kavalerise, u nis nga Mitrovica ne Peje dhe me 24 mars u drejtua per ne Isniq, ku kerkoi nga kreret shqiptare te dorezonin Isa Boletinin, ndersa popullsia te paguante taksat dhe te jepte ushtare, duke i kercenuar se do t'u digjte shtepite e pasurine.
Megjithese Isa Boletini, per te mos i dhene shkak Xhavit Pashes te shkaterronte fshatrat e kesaj zone, u terhoq nga Isniqi drejt jugut pa bere ndonje qendrese, ushtria osmane shkaterroi 96 kulla te perkrahesve te tij ne Isniq e ne katunde te tjera te rrethit te Pejes. Keto veprime e shtuan pakenaqesine e popullsise dhe e nderlikuan gjendjen jo vetem ne vilajetin e Kosoves, por edhe ne gjithe trevat shqiptare.
Veprimet ushtarake u shtrine edhe ne Malesine e Dibres, ku ne fillim te prillit u zhvillua nje perleshje ndermjet fshatareve kryengrites dhe ushtrise turke ne katundin Gjurice, gjate se ciles turqit paten humbje te medha. Kryengritesit bene perpjekje per t'u organizuar dhe per t'u bashkuar. Me 10 prill u mbajt ne Malesine e Dibres nje tubim i gjere, ku moren pjese, pervec perfaqesuesve te popullsise se Dibres, edhe ata te Shkodres, te Elbasanit, te Prizrenit, te Pejes etj. Ketu u formua nje Keshill, i cili do te merrej me organizimin dhe me zgjerimin e kryengritjes, per t'i dhene asaj nje karakter me te pergjithshem.
Levizja perfshiu edhe Shkodren, Janinen etj., ku te rinjte shqiptare nuk pranonin te kryenin sherbimin ushtarak dhe largoheshin nga ushtria. Autoritetet xhonturke derguan ne Shqiperine e Jugut forca ushtarake per ta shtypur kete levizje. Per t'u prere hovin largimeve nga ushtria ato pushkatuan vetem ne Janine, ne mars te vitit 1909, 80 ushtare shqiptare.
Me politiken e vet nacionaliste Komiteti "Bashkim e Perparim" e thelloi edhe me shume armiqesine me popullin shqiptar dhe me popujt e tjere te shtypur te Perandorise. Kete gjendje e shfrytezuan qarqet reaksionare te Turqise, me sulltan Abdyl Hamitin ne krye, qe prisnin rastin e pershtatshem per te asgjesuar rendin kushtetues dhe per te rivendosur absolutizmin. Komplotin kunderrevolucionar, sic eshte quajtur ai ne histori, e organizoi partia opozitare "Ahrar". Kjo parti, duke pasur perkrahjen e disa perfaqesuesve te parise dhe te klerikeve turkomane te Dibres e te Kosoves, shpresonte te bente per vete shqiptaret e vecanerisht repartet ushtarake shqiptare te pakenaqura nga regjimi xhonturk. Mirepo shqiptaret, pikerisht ata te sanxhakut te Dibres dhe te zonave malore te Kosoves, qe ne ate kohe kishin ngritur krye kunder qeverise xhonturke, duke kundershtuar qendrimet nacionaliste te xhonturqve, kerkonin te siguronin te drejtat e tyre kombetare duke u mbeshtetur ne kushtetuten, e jo te restauronin regjimin e vjeter absolutist te sulltan Abdyl Hamitit, prandaj nuk e perkrahen kunderrevolucionin. Ithtaret e sulltan Abdyl Hamitit ne keto treva munden te benin per vete vetem nje pjese te oficereve te ushtrise turke, por jo popullsine shqiptare te ketyre zonave. Kete kthese nuk e perkrahu as grupi i deputeteve shqiptare qe bashkepunonte ne parlament me partine "Ahrar", duke perfshire ketu edhe Ismail Qemalin.
Me 13 prill 1909 ngriti krye garnizoni i Stambollit qe rrezoi qeverine dhe detyroi Komitetin "Bashkim e Perparim" te largohej nga Stambolli. Ne kryeqytet e rreth tij ndodheshin atehere 25 000 ushtare. Pushteti kaloi ne duart e forcave reaksionare gjysmefeudale e klerikale, te kryesuara nga Shejhylislami dhe te lidhura me regjimin absolutist te sulltan Abdyl Hamitit. Por kunderrevolucioni i prillit i vitit 1909 nuk gjeti perkrahje as ne Turqi, as edhe ne kombesite e shtypura. Edhe Ismail Qemali, qe u gjend atehere ne Stamboll, ndonese i perkiste partise "Ahrar", e denoi si te demshme kthesen reaksionare te prillit. Megjithese nuk e kundershtoi postin e kryetarit te Senatit, qe parlamenti i mbetur turk i ofroi atehere, ai nuk pranoi te bashkepunonte me sulltanin dhe nuk mori pjese si minister ne qeverine qe u formua ne ato dite. Lajmet qe qarkullonin ne ate kohe per pjesemarrjen e Ismail Qemalit ne keto ngjarje, per shkak te te cilave ai u detyrua te largohej nga Turqia, ishin te rreme, te trilluara nga armiqte e tij e sidomos nga sulltan Abdyl Hamiti, ato kishin per qellim ta zhduknin ate. Komisioni i posacem i parlamenti turk, i formuar pas shtypjes se kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909, e shpalli Ismail Qemalin te pafajshem.
Shqiptaret, me gjithe armiqesine e tyre ndaj regjimit xhonturk, iu pergjigjen pozitivisht thirrjes qe Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", me seli ne Selanik, u drejtoi gjithe klubeve. Edhe popullsia e krahinave veriore, qe kishte filluar t'u kundervihej xhonturqve, nuk u bashkua me kunderrevolucionin e prillit sic shpresonin perkrahesit e sulltan Abdyl Hamitit. Sikurse vinte ne dukje konsulli francez ne Manastir ne relacionin qe i dergonte qeverise se tij me 18 maj 1909, "shqiptaret dhe ushtaret "reaksionare" (sic i quanin xhonturqit - shen. i aut.) ne pragun e ketyre ngjarjeve u bene menjehere luftetare te zjarrte te kushtetutes". Drejtuesit e klubeve shqiptare u vune teresisht ne mbrojtje te rendit kushtetues dhe derguan ne Armaten III te Maqedonise, qe u ngarkua per te shtypur kunderrevolucionin, reparte vullnetare shqiptare, te ngritura ne vilajetet e Manastirit dhe te Kosoves. Per hir te veprimeve te klubit shqiptar te Shkupit, te drejtuar nga Bajram Curri e atdhetare te tjere, deshtuan perpjekjet e myftiut te Prishtines, te derguar me porosi nga Stambolli ne kryeqendren e vilajetit per te terhequr shqiptaret e Kosoves ne kthesen kunderrevolucionare. Me 17 prill klubi i Shkupit i beri thirrje popullsise shqiptare te perkrahte regjimin kushtetues, te hynte ne repartet ushtarake vullnetare per te marshuar drejt Stambollit dhe per te shtypur forcat kunderrevolucionare. Ne mbrojtje te kushtetutes u vune edhe maqedonet.
Shqiptaret, te inkuadruar ne forcat e Armates III, moren pjese ne luftimet e catallxhase, qe zgjaten tri dite dhe qe celen rrugen per veprime te metejshme kunder forcave te reaksionit hamitian. Ne keto rrethana revolta u kufizua vetem ne Stamboll dhe dy jave pas shperthimit te saj u shtyp nga Armata III e Maqedonise, e cila, e komanduar nga Mahmut Shefqet pasha, hyri me 29 prill ne kryeqytet dhe rivendosi pushtetin e Komitetit "Bashkim e Perparim". Sulltan Abdyl Hamiti II u rrezua nga froni dhe vendin e tij e zuri sulltan Mehmet Reshati V, qe ishte nje kukull ne duart e xhonturqve dhe te Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim". Kryeminister u caktua Hysen Hilmi pasha.
Ismail Qemali, qe ne ato dite te majit te vitit 1909 ndodhej ne Athine, perkrahu menjehere qeverine e re dhe i beri thirrje edhe partise "Ahrar" ta mbeshteste ate. Pas kthimit ne Stamboll, duke pasur ndihmen e shqiptareve dhe te arabeve, qe benin pjese ne partine "Ahrar", Ismail Qemali u zgjodh kryetar i saj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-09, 19:25   #30
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit te Manastirit dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht 1909)
Te mbeshtetur ne vendimet e Kongresit te Manastirit, atdhetaret shqiptare hapen shkolla te reja shqipe dhe i shtuan perpjekjet per te perhapur shkrimin shqip ne te kater anet e vendit. Ne janar te vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi te holla te mjaftueshme per te mbajtur me mjetet e tij 4 shkolla shqipe, nje ne qytet me 100 nxenes dhe tri ne fshatra me nga 60 nxenes secila. Klubi kishte caktuar gjithashtu 3 mesues shetites ne krahinen e Shpatit, te cilet u mesonin gjuhen shqipe femijeve e banoreve te rritur te 10 fshatrave. Pervec ketyre, qe nga fundi i vitit 1908 ne Shpat funksiononin 4 shkolla shqipe, ku mesonin femijet e 19 fshatrave.
Ne janar-shkurt te vitit 1909 u ngrit nje shkolle shqipe ne Gline te Leskovikut, nje ne Pogradec, dy shkolla shqipe ne katundet Kakos e Selenice te Frasherit (ne te cilat mesonin edhe femijet e katundeve perreth), nje shkolle shqipe ne katundin Cakran te Fierit dhe nje tjeter ne Negovan. Ne shkurt te vitit 1909 filloi te funksiononte shkolla shqipe e Kumanoves, qe u hap nga klubi shqiptar i ketij qyteti. Ne fillim te vitit 1909, pas nje lufte te ashper me oficeret xhonturq, u arrit te celen shkolla shqipe ne qytetin e Ohrit. Ne mars te vitit 1909 ne Korce, pervec dy shkollave te hapura menjehere pas shpalljes se kushtetutes, u cel edhe nje shkolle tjeter e pavarur per djem, kurse ne veren e atij viti u cel nje shkolle shqipe ne fshatin Libohove.
Me perpjekjet e klubeve vijoi te futet mesimi i gjuhes shqipe ne shkollat shteterore turke dhe te huaja. Ne dhjetor te vitit 1908 mesimi i gjuhes shqipe ishte futur si lende e detyrueshme ne te kater shkollat fillore turke te Elbasanit, ne ate gjysme te mesme (qytetese), si edhe ne shkollen e komunitetit ortodoks. Prane kesaj shkolle ishte ngritur edhe nje kurs nate per mesimin e shqipes, qe ndiqej nga 60 djem. Pas kesaj qeveria greke i preu kesaj shkolle subvencionimin.
Ne fillim te vitit 1909 klubet shqiptare arriten te fusnin mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat fillore turke te Gjirokastres, te Frasherit, te Permetit, te Tepelenes, te Beratit, te Peqinit, te disa fshatrave te Mallakastres etj., ndersa klubi i Vlores e shnderroi shkollen fillore turke te ketij qyteti ne shkolle shqipe. Mesimi i shqipes u fut gjithashtu ne shkollat turke te fshatrave Qesarake, Novosele e Selenice e Kolonjes dhe ne shkollen greke te Fierit.
Ne pranveren e vitit 1909, fale perpjekjeve te klubeve e te mesuesve atdhetare, gjuha shqipe mesohej edhe ne shkollat qytetese (ruzhdie) turke te Vlores, te Permetit, te Mitrovices, te Beratit si dhe ne disa gjimnaze (idadie) te vendit, si ne ate te Manastirit, te Gjirokastres, te Beratit, te Korces, te Janines, te Durresit, te Shkupit etj.
Ne mjaft qytete te Shqiperise u kerkua qe gjuha shqipe te perdorej edhe ne gjykata e ne predikimet fetare te kishes ortodokse. Ne fundin e shkurtit te vitit 1909 klubi i Korces, se bashku me perfaqesuesit e popullsise ortodokse te ketij qyteti, vendosi qe predikimi ne kishat ortodokse te behej ne gjuhen shqipe. Ky vendim iu njoftua edhe peshkopit te Korces, Patrikanes se Stambollit dhe valiut te Manastirit. Nderkaq, atdhetaret korcare, me nismen e tyre, filluan te futnin gradualisht gjuhen shqipe ne kishat e qytetit. Ne kishen e Negovanit predikimi filloi te behej gjithashtu ne shqip.
Edhe perfaqesuesit e popullsise katolike e myslimane te Kurbinit, ne mbledhjen qe mbajten ne gusht te vitit 1909, kerkuan nga qeveria turke qe te hapte shkolla fillore shqipe ne fshatrat e kesaj krahine.
Klubi i Elbasanit, per te shmangur pengesat qe xhonturqit u nxirrnin shkollave shqipe, u propozoi me 31 dhjetor gjithe klubeve shqiptare qe t'i percillnin parlamentit turk e deputeteve shqiptare kerkesen per njohjen zyrtare te kombesise shqiptare, plotesimi i se ciles do t'u siguronte shqiptareve te drejtat kombetare ne lemin e kultures dhe te arsimit. Por kjo kerkese nuk u miratua nga qeveria turke.
Shkolla shqipe qysh ne periudhen e pare pas revolucionit u ndesh me perpjekjet e xhonturqve per te penguar perhapjen e saj. Prandaj edhe perkrahja qe shqiptaret u dhane xhonturqve per shtypjen e kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909, ishte akti i fundit i bashkepunimit me ta. Pasi forcuan pozitat ne Stamboll, xhonturqit kaluan ne perdorimin e masave shtypese ndaj levizjes kulturore te popujve te shtypur ne pergjithesi dhe te shqiptareve ne vecanti.
Levizja per arsimin e kulturen kombetare shqiptare u gjend shume shpejt perballe goditjeve te Komitetit "Bashkim e Perparim", i cili, meqe paraqitej si mbrojtes i kushtetutes, vepronte me shpesh ne menyre te fshehte sesa te hapur. Nje nga mjetet kryesore qe xhonturqit perdoren per te ndaluar kete levizje, per t'i percare shqiptaret sipas dasise fetare dhe per te penguar ngritjen e ndergjegjes kombetare, ishte propaganda e shkrimit te gjuhes shqipe me alfabetin arab, qe filloi menjehere pas Kongresit te Manastirit. Ne sherbim te kesaj propagande u vune disa nga kleriket konservatore myslimane dhe elemente te tjere fanatike e turkomane, te cilet, duke shfrytezuar ndjenjat fetare te popullsise myslimane shqiptare, u perpoqen te formonin tek ajo bindjen se shkronjat latine jane te te pafeve (te kaureve), se binin ndesh me fene islame dhe se shqipja mund te shkruhej vetem me alfabetin turko-arab, qe ishte i shenjte, sepse me te ishte shkruar Kurani. Ne fillim te vitit 1909 u formua ne Stamboll "Shoqeria per mesimin dhe per shkrimin e gjuhes shqipe me shkronjat turqishte", e perbere kryesisht nga ulemate (kleriket e larte) myslimane, qe shperndante thirrje dhe abetare shqipe me alfabetin arab. Nje abetare e tille u perhap ne viset e ndryshme te Shqiperise ne muajin janar te atij viti.
Kjo fushate u shoqerua me orvatjet, qe xhonturqit bene per te provokuar mitingje te elementeve fanatike e turkomane kunder perdorimit te alfabetit latin, sic ndodhi ne fillim te shkurtit ne Manastir, ne Diber, ne Follorine e ne Perlepe. Konsulli francez ne Manastir, Pisho (Pichon), ne informacionin e tij (te 16 shkurtit 1909), shkruante se "ne keto tubime, te provokuara ne menyre te fshehte nga vete autoritetet turke, nuk arriten te grumbullohen vecse hoxhallaret dhe turqit fanatike, ndersa shqiptaret, thuajse ne menyre te pergjithshme nuk pranuan te duken atje". Jo rastesisht keto mitingje u mbajten ne xhami. Po keshtu, ulemate dhe disa nga hoxhallaret e Shkodres, te nxitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim" i ketij qyteti, duke perfituar nga fanatizmi i pjeses myslimane te popullsise, zhvilluan ne pranveren e vitit 1909 nje agjitacion te fuqishem per perdorimin e alfabetit arab ne shkrimin e shqipes.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.