Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-03-07, 01:01   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Islami dhe Evropa

Lidhjet muslimano krishtere nė Europe: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja
Historia e marredhenieve islamo krishtere nė Europe: nderveprimi kulturor perballe ballafaqimit politik dhe ideologjik

Prej perspektives universale tė historise se qyteterimeve, Europa pasqyron njė pabarazi tė jashtezakonshme nė lidhje me influencat e ndersjellta kulturore nė mes botes muslimanė dhe asaj krishtere. Ndikimi i mendimit europian nė boten muslimanė daton nė fillimin e shekullit tė 19te, ndersa qyteterimi Islam ka bėrė ndikimin e tij tė thelle nė kulturen krishtere europianė – nė rrugen e tij tė gjatė nė zhvillimin e shkences dhe teknologjise – pothuajse njė mije vitė perpara dhe gjatė njė periudhe prej disa qindra vjetesh. Me fjale tė tjera, pėr me teper se njė mije vitė kultura europiane nuk kishtė asnjė ndikim tė vecantė mbi boten islame por vetem se perfitoi nga illuminizmi i hershem islam nė tė gjitha fushat e kultures dhe shkences.
Eshtė njė fakt historik qė formimi i njė jetė tė vertetė intelektuale nė mesjetė ishte si rezultat i lulezimit tė qyteterimit islam nė Spanje. Gjatė pese shekujve – nga shekulli i tetė gjer nė tė trembedhjetin saktesisht – historia e qyteterimeve boterore ishte ajo e islamit. Nė krahasim me qyteterimin kristian tė asaj kohe, qyteterimi islam ishte me teper i rafinuar dhe i iluminizuar. Gjatė njė periudhe kritike prej afersisht dyqind vjetesh perballja e Europes me qyteterimin islam i lejoi asaj tė zhvillonte tė gjitha aftesitė nė fushat shkollore dhe shkencore, veēanėrisht filozofine, mjekesine, astronomine, kiminė dhe matematiken. ishte njė nga arritjet me tė medha tė dijetareve islam nė mesjetė ruajtja e thesareve tė filozofise dhe shkences greke pėr brezat e mevonshem. Dijetaret krishtere u njohen me konceptet e metafizikes aristotelianė vetem nepermjet filozofeve arabe nė Spanjė dhe perkthimeve dhe komentimeve tė tyre. Filozofi arab Ibn Rozhd (Averroes), i lindur nė Kordoba me 1226, ushtroi ndikimin me tė madh nepermjet komentimeve tė tij mbi Aristotelin. Universitet arabe nė Kordoba, Seville, Granada, Valencia, Toledo kanė terhequr njė numer tė madh dijetaresh kristiane. Mendimtaret me tė medhenj krishtere tė asaj kohe si Albertus Magnus, Roger Bacon, Thomas Aquinas, William Ockham, Gerbert Aurillac, me vonė u be Papa Sylvester i dyte, duke permendur njė pakice prej tyre ketu, i zhvilluan aftesitė e tyre intelektuale nė keto qendra mesimi.
Libraria e madhe nė Toledo – ku me 1130 njė shkolle perkthimi u themelua, terhoqi studenta dhe perkthyesa nga e gjithe Europa. Shkenca mjekesore arabe-islame ka pasur njė ndikim tė jashtezakonshem nė zhvillimin e disiplines se mjekesise nė Europe. Tė paret profesore mjekesie nė universitetet e reja tė themeluara europianė ishin ish studenta tė dijetareve arabe. Puna themelore e dijetarit me tė famshem, Ibn Sina (Avicena), Al-Qanun (canon medicinae) eshtė mesuar nė tė gjitha fakultetet europianė tė mjekesise pėr gjatė gjashtė shekujve. Jo me vonė se 1587 mbreti Henri i tretė i Frances themeloi institutin e gjuhes arabe nė kolegjin mbreteror nė menyre qė tė promovontė kerkimin mjekesor nė France. Ndikime tė ngjashme nė zhvillimin e metodave shkencore mund tė gjurmohen edhe nė fushat e matematikes, astronomise, kimise, arkitektures, muzikes dhe teknikave industriale. Astronomi Arab Al-Batani (Albatenius, 858-929) nė menyre autoritative e hedhi poshtė dogmen e Ptolemeit mbi heliocentrizmin shume kohe perpara se Koperniku tė botontė vepren e tij De revolutionibus orbium coelestium nė shekullin e 16te. Arti europian i periudhes romanė i eshtė mirenjohes thethesisht arkitektures islame veēanėrisht asaj nė Spanje. Pa kaluar nė detaje tė metejshme me tė drejtė mund tė themi qė qyteterimi islam qė lulezoi nė jugun e Europes gjer nė shekullin e 16tė me arritjet e tij universale madje kaloi edhe kontributet e hershme tė perandorise romake nė zhvillimin e qyteterimit – e zgjoi Europen nga gjumi dogmatik i mesjetes dhe pergatiti njė rilindje europianė nė kuptimin e njė vizioni boteror illuminist, racional dhe jodogmatik.
Nė nivelin politik, ndikimi i pasur kulturor qė qyteterimi kristian nė Europe nė menyre tė njeanshme perfitoi, nuk kishtė asgje qė ti ofrontė nga vetja e saj qyteterimit islam tė asaj kohe dhe vetem nė rastė tė rralla mund tė barazohej me mendjegjeresinė dhe tolerancen. Charlie i madh mbajti marredhenie miqesore me Abasidet nė Bagdad. Harun al - Rashid e respektoi atė si mbrojtesin e kristianeve lindore me tė drejta ceremoniale tė siguruara mbi Jerusalemin. Nė periudhen historike tė mevonshme, perandori Frederik i dytė (1194-1250), mbret i Sicilise dhe Jeruzalemit, pavaresisht pjesemarrjes se tij nė kryqezatat, shfaqi njė hapje tė sinqertė drejt qyteterimit islam dhe ishte i zellshem qė tė mesontė prej dijetareve muslimanė tė perparuar. Megjithatė duhet tė nenvizohet qė interesi i tė dy udheheqesve ishte drejtuar tek perandoria islame nė lindje, dhe jo tek ajo nė token europianė me qender nė Kordoba, ku pavaresisht ndikimit tė pasur kulturor, njė marredhenie miqesore politike nuk u krijua asnjehere. Historia e marredhenieve politike nė mes islamit dhe kristianizmit nė Europe eshtė dominuar nga levizja e kryqezatave, e cila i ka fillimet e saj nė shekullin e 11te, nepermjet se ciles papa u perpoq qė tė themelontė hegjemoninė e tij tė padiskutueshme mbi lindjen krishtere nė vecanti. Kryqezatat shume shpejt u kthyen nė ndermarrje imperialiste-kolonialistė nepermjet se ciles shtetet europianė donin tė siguronin interesat e tyre ekonomike dhe tregtare. Feja ishte vetem njė pretekst pėr projektet kolonialistė tė udheheqesve europianė – jo vetem kunder muslimaneve nė token e shenjtė por gjithashtu edhe kunder perandorise bizantinė kristiane, qė u pasqyrua nė menyre tė qartė nė kryqezaten e katert, gjatė se ciles Doge i Venecias, Enriko Dandolo, pushtoi dhe plackiti Konstandinopojen nė 1204. Ndersa rikonkuista islame pati sukses nė 1187 me rimarrjen e Jeruzalemit nga Salaheddin, rikonkuista krishtere solli fundin e prezences islame nė Europe me renien e Granades me 1492. Nė pjesen lindore tė Europes, dalja e njė perandorie tė re turke jo vetem qė pushtoi Byzantium (Konstandinopojen), qendren e kristianizmit lindor me 1453, por gradualisht e zgjeroi pushtimetė saj gjeri tek portat e Vienes me 1683.

Historia komplekse e perplasjeve ndermjet kristianeve dhe muslimaneve, nė perendim, jug dhe nė lindje tė europes dhe edhe nė lindjen e aferme e ka bėrė praktikisht tė pamundur njė dialog tė sinqertė qyteterimesh, pavaresisht ndikimit teper tė pasur tė kultures islame nė zhvillimin e mendjes europiane. Nė kontekstin e perplasjeve ushtarake dhe politike feja ka sherbyer vetem si njė mjet ideologjik nė pjesen e kristianeve pėr tė mbrojtur interesat e udheheqesve europiane, perfshire vetė papen nė Rome. Kjo e shpjegon historinė e keqkuptimve tė qellimshme dhe tė paqellimshme qė e kanė shoqeruar perplasjen islame krishtere nė Europe gjatė gjithe ketyre shekujve. Perplasja e hershme e qyteterimeve qė nga mesjeta ka krijuar njė trashegimi tė ballafaqimit, mosbesimi dhe keqkuptimi gjeri nė ditet e sotme. Stereotipet antiislame nė Europe janė bėrė edhe me tė rrezikshme nen njė yjesi tė re tė politikave boterore, pasqyrojnė antagonizmin e hershem tė nderveprimit islam-kristian me zgjerimin e qeverisjes islame nė Europe qė nė shekullin e tetė dhe qė vazhdoi me rikonkuisten dhe kryqezatat kristiane. Eshtė brenda kontekstit tė njė perplasje tė dhunshme europianė ndaj islamit si Edward Said e quan qė doktrina europianė e ktheu islamin nė epitomin e njė tė jashtmi kunder se ciles qyteterimi europian qė nga mesjeta ishte themeluar. Me shafaqjen e kolonializmit europian, marredheniet me islamin moren njė drejtim tjeter drejt dominimit politik dhe tutelazhit kulturor nga ana e europianeve. Fuqia e politikave europianė ka formesuar harten politike tė lindjes se mesme deri nė ditet e sotme. Dominimit politik dhe ushtark iu shtua edhe pretendimi i hegjemonise ideologjike tė kristianeve europianė mbi qyteterimin arab dhe islam. Paragjykimet e vjetra, tė ushqyera qė nga koha e kryqezates, janė ngjallur dhe forcuar si mjetė nė njė ballafaqim, qė eshtė i lidhur me entitetin e ri politik nė Palestinė me prezencen historike islame veēanėrisht nė Jeruzalem.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.