Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-01-12, 08:31   #1
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim 100 vite shtet




Komiteti Ndėrministror i 100 vjetorit tė Pavarėsisė miratoi sot logon e
kremtimeve tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė.
Fitues u shpall kuratori dhe dizajneri nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell njė stilizim tė shqiponjės dy krenare, nė formėn e njė flake jubilare e cila i pėrngjan njė trofeu. Logoja ėshtė gjithashtu edhe kremtuese.
Nė mbledhjen e Komitetit u bėnė disa ndėrhyrje, lidhur me tekstin qė shoqėron logon nė pjesėn e poshtme.
Teksti mbeti ende i papėrcaktur. Kryeministri tha se do tė vendoset nėse do tė jetė thjeshtė “Pavarėsi” ose “ 100 vjet Pavarėsi e Shqipėrisė”. Sipas tij, kjo do tė vendoset nė vazhdim.
Ne konkursin e hapur te zhvilluar nga Ministria e Kultures kane marre pjese 24 artiste.
Gjate takimit te Komitetit Nderministror u bene shume propozime lidhur me aktivitet qe do te mbahen, ndersa brenda janarit pritet miratimi i plotė i listes se aktiviteteve.


Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-01-12, 19:02   #2
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vite shtet

Shqiptarė tė bashkuar nė Tiranė filluan kremtimin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė







Tiranė, 17 janar - Kuvendi i Shqipėrisė mblodhi mesditėn e sotme nė sallėn e tij pėrfaqėsues tė tė gjitha trevave shqiptare, pėr tė celebruar tė bashkuar nisjen e kalendarit tė veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Me deklarata emocionale pėr ditėn qė pėrkon edhe me 544 vjetorin e prijėsit dhe heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbe, udhėheqės dhe pėrfaqėsues nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi celebruan nisjen e ditėlindjes kombėtare tė shqiptarėve.

Kryeministri Sali Berisha gjatė fjalės sė tij nė ceremoninė e ēeljes sė kalendarit tė veprimtarive me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė, nė ambientet e Kuvendit tė Shqipėrisė u shpreh se sot pėrfaqėsues nga mbarė trevat shqiptare mblidhen nė ditėn kur prijėsi i vendit mbylli sytė.

"Jemi mbledhur nė ditėn kur mbylli sytė prijėsi i vendit, Skėnderbeu, nė njė akt tė madh nderimi ndaj atij tė cilit i detyrohemi ekzistencėn e kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur si pėrfaqėsues tė tė gjitha trevave pėr tė festuar fillimin e 100 vjetorin e pavarėsisė. Kėtė ngjarje ja dedikojmė faktit qė ne nė ēdo kohė, nė ēdo furtunė qėndruam sė bashku, thellė nė shpirtin, zemrėn dhe aspiratėn e shqiptarėve. Thellė nė shpirt qėndron parimi njė komb, njė qėndrim, asgjė nuk mund tė ndajė shpirtin e njė kombi, trupin po. Lavdi Zotit ne vijmė tė lirė nė sallė se qėndruam sė bashku”,- deklaroi Berisha.

Kryeministri shqiptar u shpreh se njė nderim i madh nė kėtė ditė i takon plakut tė urtė tė Vlorės, i cili u shpreh kundra qėllimit tė tryezave botėrore pėr fshirjen e shteti shqiptar nga harta.

“Pavarėsia e Shqipėrisė ishte imponim i luftėrave shqiptare nė Kosovė dhe trevat tė tjera. Sot nderimi mė i madh i takon plakut mendjendritur, gjeniut vizionar, Ismail Qemali, i cili nė rrethanat mė tė vėshtira kmbėtare dhe ndėrkombėtare shpalli nė Vlorė pavarėsinė e Shqipėrisė, ndonėse nė 1/3 e vendit. Ky vizionar e kishte tė qartė se nė tryezat e kohės ishte qėllimi fshirja nga harta e botės e shqiptarėve dhe shtetit tė tyre”,- u shpreh Berisha.

Berisha theksoi sot nė fjalėn e tij nė seancėn speciale pėr ēeljen e festimeve tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė se kontribut tė ēmuar dhe tė madh pėr konsolidimin e shtetit shqiptar dha, Ahmet Zogu.

"Do kujtoj emra tė cmuar qė kontribuan, pėr pavarėsinė, “Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Ahmet Zogu, sepse nė mėnyrė tė veēantė pėr pėrpjekjen pėr konsolidimin e shtetit shqiptar dha ndihmesė tė madhe, dhe ky ėshtė Mbreti i parė i shqiptarėve, Ahmet Zogu”.

Berisha e vlerėsoi kėtė pėrvjetor tė 100-tė tė pavarėsisė si kryengjarja e njė shekulli pėr shqiptarėt

“Parimi njė komb, njė qėndrim ėshtė i rrėnjosur thellė nė mendėsinė e shqiptarėve”.

Duke kujtuar vitet ’90, kryeministri tha se nė ato vite parim themelor, ishte cėshtja kombėtare. “Nė vitet '90 ne shpallėm si parim themelor ēėshtjen kombėtare, si yllin polar tė politikės shqiptare. Ky ėshtė njė shekull i pėrpjekjeve dhe sakrificave tona tė mėdha mbarėshqiptare, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni et”.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi pėrshėndeti seancėn specaiale qė organizoi Kuvendi i Shqipėrisė me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Krasniqi theksoi se pavarėsia e Shqipėrisė, data e shpalljes sė saj, ėshtė njė datė e vecantė dhe pėr Kosovėn, pasi nga ajo datė pati vetėrilindije dhe rilindje.

Sipas Krasniqit, emra tė shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari qė mund tė barazohen me simbiozėn menēuri dhe trimėri, sollėn pėrvjetorė tė tillė qė nuk mund tė jenė vec bazament reflektimi. Sipas, Krasniqit, politika sot duhet tė marrė shembull nga kėta emra.

“Duke marrė shkas nga kjo plejadė e lavdishme, liderėt ti thėrrasin mendjes pėr harmoni , tė veprojnė me arsye, tė shėrbejnė me mirėkuptim, tė bėhen udhėrrėfyes pėr tejkalimin e veseve”.

Mė tej, Krasniqi theksoi se Shqipėria pavarėsisht se nga kush qeveriste ėshtė dhe do tė mbetet, shtet i shqiptarėve, kudo ndodhen ata. “Mund tė ndėrrohen formacione tė administrimit, por Shqipėria, shteti i shqiptarėve, tė gjallė e tė shuar do tė jetojė pėr jetė tė jetėve. Tė nderuar bashkėkombės, nė kėtė pėrvjetor jubilar nuk dua tė fsheh ndjenjėn e krenarisė, kėnaqėsinė, e kundėrta do mė ē’pėrfytyronte, Shqipėria do jetė nė jetė tė jetėve e lirė dhe e pavarur”.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatė fjalės sė saj hapėse nga foltorja e Kuvendit nėnvizoi se sot shqiptarėt celebrojnė ditėlindjen e madhe kombėtare.

“Sot jemi pėr tė celebruar ditėlindjen e madhe kombėtare. Ne kėtė vit nderojmė tė lirė ngritjen e flamurit tė finalizuar nė Vlorė. Nė historinė tonė kombi ka festuar ditėlindjen dy herė, e para 1444 dhe 1912 pėr tė mbėrritur nė pavarėsinė e Kosovės Gjatė Rilindjes para dhe gjatė lidhjes sė Prizrenit, e mė pas pėr tė mbėrritur tek dita e flamurit pėrpjekjet ishin tė mėdha. Ideali dhe qėllimi i shejtė i Skėnderbeut ishte bashkimi i shqiptarėve. Feja e shiptarėve ėshtė Shqiptaria, Pasko Vaso i parapriu shekullarizimit me kėtė shprehje”,- theksoi Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli, e cilėsoi historinė e krijimit tė shteti shqiptar si histori gjaku dhe djerse pėr ato qė e jetuan dhe pėrcaktuan tė ardhmen e shqiptarėve.

“Ne nderojmė ato qė lexuan deklaratėn e pavarėsisė. Historia pėr krijimin e shteti shqiptar nuk ishte vetėm histori gjaku, por edhe djerse dhe vizioni qė pėrjetuan tė ardhmen e vet dhe tė tonėn. Pa veprėn e tyre ne nuk do kishim Shqipėri, Kosovėn, flamurin dhe kombin ndaj ne festojmė me liri ditėn tonė tė flamurit”,- u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se shqiptarėt festojnė dhe i falen flamurit tė Skėnderbeut, i cili pėrmbledh kujtimet e njė kombi.

www.koha.net
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-12, 06:09   #3
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: 100 vite shtet

Logoja e kosovarit nė 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė


Logoja e disenjatorit nga Kosova, Zeni Ballazhi, ėshtė zgjedhur si mė e mira. Ai nė tė sjell njė stilizim tė shqiponjės dykrenare, nė formėn e njė flake jubilare, e cila i pėrngjan njė trofeu. Logoja ėshtė gjithashtu edhe kremtuese.
Nė mbledhjen e Komitetit u bėnė disa ndėrhyrje lidhur me tekstin qė shoqėron logon nė pjesėn e poshtme.
Teksti mbeti ende i papėrcaktur. Kryeministri Sali Berisha me rastin e prezantimit tė logos fituese theksoi se do tė vendoset nėse do tė jetė thjesht “Pavarėsi” ose “100 vjet Pavarėsi e Shqipėrisė”. Sipas tij, kjo do tė vendoset nė vazhdim.
Nė konkursin e hapur tė zhvilluar nga Ministria e Kulturės kanė marrė pjesė 24 artistė.
Brenda janarit pritet miratimi i plotė i listės sė aktiviteteve pėrkitazi me 100- vjetorin e pavarėsisė.
“Ky 100 vjetor t’u shėrbejė shqiptarėve pėr t’u njohur me tė vėrtetat mė tė rėndėsishme tė vendit dhe kombit tė tyre, t’u shėrbejė shqiptarėve jo si njė barut pėr tė shkuarėn, por si njė shpresė e bashkim pėr tė ardhmen”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha nė mbledhjen ndėrministrore pėr 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė





Presentim i Artistit
Emri: Zeni Ballazhi. Lindur: 1975, Kėrēovė, Maqedoni.
Ne qershor 1998 mbaron studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane- Shqiperi. Me 13 qershor 2000 merr titullin Magjister i Arteve me titull pune “Pa titull” ne Fakultetin e Arteve pran Universitetit te Prishtines. Me 18 Nentor 2000 mbaron nje (kurs) specializimi ne Kolegjin Nacional te Arteve te Osllos ne Norvegji. (ONCA).
Ėshtė kurator i disa ekspozitave tė organizuara nė Kosovė dhe Rajon. Ne Shkurt - Korrik 2009 nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves, emrohet Ushtrues Detyre i Drejtorit te Galerise se Arteve te Kosoves. Ka punuar si drejtor artistik (skenograf) nė disa filma dhe shfaqje profesionale (Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, Norvegji) me koproduksione te ndryshme. Ka edhe disa shpėrblime kombėtare dhe ndėrkombėtare. Viteve te fundit punon edhe si kritik i arteve vizuale per artiste te veēante. Ėshtė artist vizuel dhe momentalisht punon ne Galerine e Arteve tė Kosovės.



__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.