Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-01-06, 01:47   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tahir Sinani - Deshmorė i atdheut etnik

TAHIR SINANI DĖSHMORĖ I ATDHEUT ETNIK


Shkruan
Eugen SHEHU

Rritur erėrash e stuhish, pėrkundur gjėmimesh e krismash, liria e shqiptarit ka ardhur sė pari duke gjetur rrugėn e zemrės. Mandej atdheun e kanė matur me largėsinė prej vatrės atėrore, nė shėnjestėr tė pushkės. Mandej fisheku i pushkės ka mbajtur turravarapin nė brigjet e pėrgjakur tė Shqipėrisė etnike. Ky rit i lashtė nuk ka qenė askurrė legjendė. Pėrkundrazi njė realitet sa i dhimbshėm aq madhėshtor, sa i prekshėm aq edhe fluid, ai do tė egzistonte kurdoherė si kundėrpėrgjigje e mednimit dhe veprimit vrastar tė fqiut tė lindjes e perėndimit, tė veriut dhe jugut.
Kufijtė tanė etnikė tė rudhur nė decenie, nuk mund tė na akuzojnė ne shqiptarėt pėr sjellje burrecėsh. Pėrkundrazi, ne i kemi ėndėrruar tė pashkelshėm ata kufij edhe nė ēastet e lume tė flijimit. Ata kufij akuzojnė tjetėrkėnd qė prej kohėsh kanė dashur tė na shtijnė nė humbellat e historisė. Por ne nuk jemi pajtuar me kėtė fat tė mbrapsht, ne kemi ngarendur kurdoherė nė emėr tė legjendės sė lirisė. Nė vargun e madh tė burrave tė Shqipėrisė, nė plejadėn e ndritur tė pararendėsve, mban vendin e vet tė merituar, trimi, luftėtari, vėllai, prindi i dhemshur, komandanti- vetėtimė, Tahir Sinani.
U lind mė 6 maj 1964, nė fshatin Gri tė Tropojės, nė shtetin amė shqiptar. Fshati Gri, mban nė gurėt dhe drurėt e tij, njė histori luftrash tė pėrgjakshme, nė mėnyrė tė veēantė me fqinjėt tanė veriorė, serbėt. Aty nė kullėn e madhe tė Sinanajve nė vitet 30 tė shekullit qė lamė pas, Mal Halili, i jati i Tahirit, do tė luftonte kundėr intervencioneve ushtarake serbe, pėr t’u renditur mė pas nė rreshtat e luftėtarėve shqiptarė kundėr okupatorit. Mal Halili ishte prej sė jėmės, nip i Mic Sokolit, kėtij burri qė u shndrrua nė legjendė, nė vitet e lavdishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Me vrullin luftarak, menēurinė nė biseda dhe fjalėn e rėndė si guri, Mal Halili do tė respektohej nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore jo vetėm nė fshatin Gri por edhe mė gjerė.
Nė kėtė mjedis pothuajse epik, ku natyra e bukur shqiptare pat derdhur gjithė mrekullinė e saj, Tahir Sinani do tė kalonte fėmijėrinė e vet, ashtu sikundėr gjithė fėmijėt e tjerė nė shtetin amė. Por, nė vetėedijen e djaloshit truphedhur, pak nga pak do tė zinte vend ligėshtimi. Pėrkrah babės Mal, ndėrsa shkonte verės nėpėr kullota alpine, do tė shihte ushtarėt e armatosur deri nė dhėmbė qė ruanin kufirin. Ēfarė ironie paska mbajtur nė thellėsi kohrash fati i shqiptarėve. Vėllezėr tė ndarė mė dysh, me mure gjaku lartėsuar me tela gjembash, sprovė e flliqėsive evropiane qysh nė fillime tė shekullit tė njėzet. Qysh atėhere nė shpirtin e madh tė Tahir Sinanit lindej e rritej ideja e rrafshimit tė kufijve midis shqiptarėve, ajo qė rėndom quhet bashkimi i kombit nė kufijtė e vet etnikė.
Mėsimet e para Tahiri i merr nė shkollėn e fshatit, ndėrsa tė mesmet nė gjimnazin e qytetit Bajram Curri. Tashmė ai ka njė ėndėrr, tė studiojė artin e luftės dhe nė bashkėbisedim me tė jatin, Malin ja shpreh hapur atij dėshirėn. Vet Mal Halili mbushet me krenari sepse njeri nga nėntė fėmijėt, i gjashit, Tahiri sypatrembur dhe plot gjallėri do tė studionte artin e luftės. Pėr plakun trim, kjo do tė thoshte qė ai do tė ecte padyshim nė gjurmė tė gjyshit tė vet, trimit Mic Sokoli. Burrėria e njohur e atyre anėve pėrcillej nė kėtė mėnyrė nga gjenerata nė gjeneratė duke marrė kuptime dhe dimensione tė reja.
Artin ushtarak, Tahir Sinani do ta mėsonte nė bangat e shkollės si edhe poligonet taktike tė Zall-Herrit, kėshtu quhej qendra stėrvitore, pak kilometra nė veri tė Tiranės. Shtatlartė dhe shumė i gjallė Tahiri do tė fillonte qysh nė fillim respektin e shokėve dhe tė komandės eprore. Nė mbarim tė vitit tė parė mėsimor, nė shkresėn qė pėrcillte studentėt pėr nė vitin pasardhės, pėrbri emrit tė Tahir Sinanit, pos tė tjerave shkruhej: “Studion dhe thellohet nė mėnyrė tė veēantė nė ligjet e Artit tonė Ushtarak Popullor. Ka mardhėnie shumė tė mira me eprorėt dhe shokėt e vet. Pėrpiqet nė ēdo rast tė ndihmojė ndonjė student tė dobėt.” (Arkivi i Ministrisė sė Mbrojtjes- Tiranė. Fondi “Shkolla Zall-Herr” viti 1983)
Bashkėnxėnėsit e Tahirit, ata qindra djem tė shkuar nė Zall-Herr pėr tė studiuar artin e luftės, nuk mund tė harrojnė kurrsesi djaloshin nga Tropoja, me atė theksin e bukur verior, i cili ishte bėrė mjeshtėr i pėrdorimit tė tė gjitha llojeve tė armėve. Nė kėtė mėnyrė Tahir Sinani me kureshtjen qė e ndiqte pas, u bė nė dy vitet e shkollės nė Zall-Herr jo vetėm njohės nė perfeksion i kėtyre armėve, por edhe zotėrues i tyre. Emri dhe fotua e djaloshit tė Tropojės do tė rrinte kurdoherė nė krye tė studentėve tė tjerė, ndėrsa me mbarimin e shkollės, komanda ushtarake aty do tė vendoste: “Titullimin oficer tė Tahir Mal Sinanit pėr rezultate tė larta nė tė gjitha nivelet e pėrgatitjes ushtarake.” (Arkivi i Ministrisė sė Mbrojtjes-Tiranė. Fondi “Shkolla Zall-Herr” Reparti... viti 1984)
Ē’prej kėtij viti dhe deri nė mars tė vitit 1998, Tahir Sinani ka kryer disa detyra nė efktivat e ushtrisė shqiptare. Pavarėsisht prej qėllimeve politike qė udhėhiqnin ushtrinė e kėtyre viteve, pavarėsisht prej ideologjisė qė kishte kapluar klasėn politike nė shtetin amė, djaloshi tropojan kreu me pėrkushtim dhe aftėsi tė rralla tė gjitha detyrat e ngarkuara, nė tė gjitha frontet. Nėse vėzhgon me kujdes dhe imtėsi ēdo lėvizje dhe prirje tė tij, vėren se Tahir Sinani ėshtė indiferent ndaj propagandave boshe nė radhėt e ushtrisė shqiptare. Ai si pakkush, u ėshtė larguar detyrave qė mund ta lidhnin me politikėn dhe ka pranuar pėrherė vėshtirėsitė, qofshin kėto edhe tė mėdha, vetėm e vetėm tė jetė pranė shokėve tė vet, apo pranė vartėsve qė deri nė fund i konsideroi si vėllezėrit mė tė vegjėl.
Nė fillim tė vitit 1998, nė mėnyrė tė veēantė pėr shqiptarėt pranė kufijve me ish-Jugosllavinė, u duk qartė se makina e dhunės serbe po ndizte motorėt pėr tė filluar kasaphanėn. Dhjetėra djem tė Kosovės, tė shkuar nė pranverėn e vitit 1998 nė shtetin amė, dėshmuan pėr maltretimet e shkallėzuara me njė ftohtėsi matematike tė Beogradit. Tahir Sinani i vėmendshėm ndaj kėtyre ngjarjeve, ndjen sė brendshmi se ka ardhur ora e apelit tė madh. Fshehtas ai bisedon me njėrin prej vėllezėrve tė tij dhe i kumton se sė shpejti do tė jetė pėrkrahė djemve tė Kosovės, nė mbijetesėn e tyre ndaj dhunės gjenocidale tė Beogradit.
Dhe bijtė e Kosovės martire, ata qė u rreshtuan nė radhėt e Uēk-sė, do ta njihnin Tahir Sinanin qė nė aksionin e parė, nė Qafėn e Pagarushės, ku brenda 1 orė e gjysėm luftimi, falė intuitės dhe zgjuarsisė sė Tahirit, do tė asgjėsohej njė bandė prej 19 vetėsh e paraushtarakėve serbė, tė cilėt patėn terrorizuar pėr dy javė rresht banorėt e asaj treve. Nė ditėt dhe javėt qė rrodhėn mė pas, komanda e lartė e UĒK-sė do tė shihte nė personalitetin e spikatur tė Tahir Sinanit jo vetėm ushtarakun e talentuar dhe guximtar, por edhe vėllanė mė tė madh tė bijve tė Kosovės, tė cilėt linin familjet, kullat, shkollat dhe qytetet evropianė dhe rreshtoheshin nėn komandėn e burrit tė Tropojės, pėr lirinė e amėshuar tė trojeve shqiptarė.
Dihet tanimė se nė marsin e vitit 1998, Adem Jashari sė bashku me pjesėn dėrmuese tė familjes sė tij, u shndrrua nė legjendė jo vetėm tė Prekazit e Drenicės, por tė krejt Kosovės martire. Situata pas kėsaj pėrleshje mund tė pėrkeqėsohej nga ēasti nė ēast. Nė kėto momente, Tahir Sinani kthehet nė qytetin e Kukėsit dhe ndėrhyn pranė komandės ushtarake tė divizionit aty, qė tė njoftohen sa mė parė ushtarėt zbulues rezervistė dhe tė dėrgohen ata nė buzė tė kufirit. Nė bashkėpunim po me kėtė komandė, Tahir Sinani merr masa tė menjėhershme pėr forcimin e vrojtimit dhe tė zbulimit, nė mėnyrė tė veēantė nė fshatrat kosovarė qė ndodheshin nė kufi me shtetin amė. Kur nė 16 prill tė po kėtij viti, njė repart i ushtrisė serbe hapi zjarr nė afėrsi tė Qafės sė Morinės, kundėr kufitarėve shqiptarė pėr tė parė reagimin e tiranės, nė vendin e quajtur Pobreg kufitarėt shqiptarėu kundėrpėrgjigjen, ndėrsa nė brendėsi tė Kosovės, u kryen edhe dy-tre veprime ilegale, me ē’rast ranė nė kurth dy-tre ushtarė serbė. Aty ishte dora dhe mendja e Tahir Sinanit.
Mjeshtėr i manovrės taktike por edhe i zbulimit, kalkulues i ēuditshėm i pritave, parashikues i veprimeve tė armikut, Tahir Sinani brenda pak javėve do tė udhėhiqte njė efektiv prej 120 luftėtarėsh, nė detyra luftarake tė njė rėndėsie tė veēantė. Emri i tij do tė pėrcillej me respekt jo vetėm nė Tropojė e Kukės ku njihej qysh mė parė, por sidomos nė shtabin e UĒK-sė. duke parė pikėrisht kėto karakteristika si dhe duke njohur dashurinė e madhe tė Tahirit pėr vise tė Kosovės dhe krejt Shqipėrisė etnike, komanda e lartė e UĒK, e emėron atė komandant tė repartit “Arbėri” duke i dhėnė detyra speciale nė prapavija tė ushtrisė sėrbe. “Efektivat e njėsitit special “Arbėri” po kryejnė detyra tė rrezikshme nė prapavija tė armikut sa duke i ardhur nė ndihmė popullsisė civile tė paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione tė befasishme, tė shpejta, vdekjeprurėse pėr formacione serbe qė veprojnė tė shkėputur.” (Sipas informacionit nė Ministrinė e Mbrojtjes-Tiranė, dt.19 qershor 1998)
Nė janarin e vitit 1999, Evropa nuk mund tė fshihte mė mizoritė e kasapit tė Ballkanit. Diplomacia amerikane nėpėrmjet kanaleve tė shumtė pati nxjerrė nė dritė tė diellit masakrėn e Reēakut, duke i treguar botės se rreziku qė u kanosej shqiptarėve dhe gjithė myslimanėve tė Ballkanit ishte eminent. Grupi i Kontaktit pati vendosur pėr bisedime nė Rambuje, ndėrsa Milosheviēi bėnte hesape tė tjerė. Rreth 70 mijė forca serbe pėrgatisnin nė dimrin e vitit 1999, njė mėsymje tė fshetė dhe frontale tė trupave tė Beogradit, nė mėnyrė tė veēantė nė pjesėn qendrore dhe lindore tė Kosovės. Kjo mėsymje do tė shėrbente pėr dy qėllime. Sė pari, tė goditeshin formacionet e UĒK-sė nė kėto treva dhe pas kėsaj tė fillonte spastrimi etnik i popullsisė sė pambrojtur civile. Pas kėsaj, cilatdo qė tė ishin vendimet e marra nė Rambuje, Beogradi nuk do t’i lėshonte askurrė kėto troje, duke iu rikthyer ėndrrės sė vjetėr shovene pėr “Stara Serbinė”. Pėrballė kėsaj gjendjeje tejet tė rėndė, trupat e UĒK-sė duhej tė kryenin sfida tė tjera. Nė mėnyrė tė veēantė nė marsin e vitit 1999, serbėt po “pastronin” etnikisht nė Kosovė, duke pėrshkallėzuar operacionet e tyre. Kufijtė shqiptarė me Kosovėn, si ata tė shtetit amė dhe ata me Maqedoninė apo Malin e Zi, u populluan me banorė kosovarė tė pambrojtur qė largoheshin frikshėm nga vendlindja vetėm e vetėm pėr t’i shpėtuar terrorit tė Millosheviēit. Tahir Sinani nė kėto momente shumė tė vėshtira pėr UĒK-nė, jo vetėm qė do tė ndėrmerrte operacione tė guximshėm tė qėndresės por do tė mbante lart moralin e vartėsve, duke udhėhequr me gjakftohtėsinė dhe trimėrinė karakteristike tė tij. Ai do tė merrte nė disa raste nė mbrojtje vargun e gjatė tė njerėzve qė i drejtoheshin Kukėsit, duke bashkėrenduar detyrat edhe me kuadro tė tjerė tė ushtrisė shqiptare nė kėtė rajon. Nė frontin e luftės, i cili shtrihej prej Kalasė sė Dodės e deri nė Doberdol emri i Tahir Sinanit do tė pėrcillej me respekt nga qindra luftėtarė tė UĒK-sė tė ardhur nga tė gjitha anėt e botės.
Por nė mėnyrė tė veēantė, talenti ushtarak i Tahir Sinanit do tė potencohej nė luftėn e Pashtrikut, e cila ishte padyshim njė prej fragmenteve mė heroik tė operacionit tė planifikuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė dhe qė mbante emrin e koduar “Shigjeta”. Nė bazė tė planizimit tė kėtij operacioni parashikohej qė lufta guerile e deriathershme tė shndrrohej nė njė luftė frontale pėrgjatė kufirit Kosovė-Shqipėri. Faza e parė e kėtij operacioni ishte sulmi pėr hapjen e korridorit tė Koshares, i cili u kurorėzua me sukses, ndėrsa faza e dytė parashihte luftėn e rregullt nė frontin e Pashtrikut. Nėse mbrojtja e fuqishme serbe nė Pashtrik do tė ēahej, atėhere sipas planit nė fjalė mėsymja do tė vazhdonte mė tej nė drejtim tė Rahovecit ku do tė mund tė rimerrej qyteti i Prizrenit. Mė pas, forcat operative tė Pashtrikut, tė Komanduara nga Tahir Sinani do tė bashkėvepronin edhe me njėsitė e tjera luftarake tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe Drenicės dhe tė ndihmuar nga forcat ajrore tė NATO-s do tė mund tė ndalnin pėrfundimisht dhunėn e makinės ushtarake serbe.
Dihet tanimė se ditėt e para, operacioni i Pashtrikut nuk mund tė realizohej sipas planizimit luftarak. Armiqtė tanė, duke parandjerė rrezikun, u pėrpoqėn tė mbanin me ēdo kusht Pashtrikun, duke vėnė nė dispozicion tė mbrojtjes tanke dhe autoblinda. Tahir Sinani, nė bashkėpunim tė ngushtė edhe me prijės tė tjerė tė UĒK-sė, duke parė se mund tė derdhej gjak i panevojshėm, vijuan luftimet me artileri, duke e kombinuar kėtė me grupe snaiperash, tė cilėt patėn depėrtuar diēka nė territoret e Pashtrikut dhe kryenin ende luftime tė tipit guerril. Nė ditėt qė vijuan mė pas, forcat operative tė Pashtrikut realizuan me sukses edhe luftėn frontale. “Provat e vėshtira si instruktor i stėrvitjes sė trupave dhe i kuadrove, si komandant i njėsitit special si komandant i Brigadės, ishin tė mjaftueshme pėr Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, pėr ta emėruar Tahir Sinanin, komandant tė zonės sė Pashtrikut... Luftimet dhe betejat nė malet e Shkozės, nė majėn e Kikės, nė luginėn e Smonicės, betejat e Mollopovcės, Homocit, Rahovecit, Mileshės, sidomos pėrgatitja e zhvillimi i operacionit “Shigjeta” lartėsuan mė tej aftėsitė dhe figurėn e komandantit Tahir Sinani dhe shtabit tė drejtuar prej tij.” (Revista “Pavdeksia” Tiranė shtator 2002)
Ofensiva trimėrore e luftėtarėve tė UĒK-sė nė prill-majin e vitit 1999 do tė bėnte qė forcat serbe tė linin me shpejtėsi teritoret e pushtuara nė Kosovė. Me intuitėn dhe zgjuarsinė e tij, Tahir Sinani do tė ndikonte edhe tek prijės tė tjerė tė UĒK-sė qė ofensiva tė mos kishte luhatje, ajo tė ishte kurdoherė nė rritje sepse vetėm kėshtu mund tė shndrrohej ortek tė fuqishėm pėr tė shkuar deri nė kufijtė e amėshuar tė lirisė. Lidhur me luftimet heroike tė kėtyre ditėve, kapiteni serb Vukashin Gajiē, i kapur rob nga luftėtarėt e UĒK-sė, midis tė tjerave do tė shkruante tekstualisht nė fletoren e shėnimeve: “Mjaft nga ushtarėt tanė duan tė braktisin frontin por policia ushtarake dhe forcat speciale na rrethojnė garnizonet ushtarake dhe tentativa mė e vogėl pėr dezertim shpėrblehet me pushkatim.” (A.Imaj “Feniksi i lirisė” Tiranė 2001, faqe 157)
Dihet tanimė se nė mesin e qershorit 1999, forcat sėrbe po largoheshin plotėsisht nga Kosova. Tė parėt kosovarė u dukėn nė kufijtė me shtetin amė duke dashur t’i jepnin fund sa mė shpejt eksodit biblik tė tyre. Kur serbėt firmosėn Marrėveshjen e Kumanovės (e cila nė tė vėrtetė ishte akti i turpshėm i kapitullimit tė tyre) gėzimi i mijėra ushtarėve tė UĒK-sė ishte i pandalshėm. Ēuditėrisht ky gėzim nuk ravijėzohej nė ata sytė e mprehtė tė Tahir Sinanit. Burri dhe ushtaraku i talentuar, i thėrrisnin njėherėsh arsyes pėr tė gėzuar por edhe trishtimit pėr pjesė tė tjera tė truallit arbėror, tė mbetura jashtė kufijve etnikė dhe qė shtypja sllave vepronte me po atė egėrsi sa nė Kosovėn e dikurshme.
Tahir Sinani kthehet nė vendlindje pėr pak kohė. Ai ēmallet me prindėrit, vėllezėrit, gruan, fėmijėt. Trimi i Preshevės dhe Pashtrrikut, i Prizrenit dhe Rahovecit, mund t’i gėzohej tani lirisė, duke u prehur pranė vendlindjes dhe duke treguar “bėmat” e luftės nėpėr baret e Tropojės apo faqet e gazetave. Kjo mund tė ishte tejet e lehtė. Por Tahir Sinani, nė tetor tė vitit 1999, iu drejtua sėrish formacioneve tė UĒK-sė i bindur se djemtė qė do mbeteshin aty (shumė u larguan drejt Perėndimit nga patėn ardhur) do tė ndjenin mungesėn e profesionalizmit, kurajos dhe pėr mė tepėr tė atdhetarizmit tė tij. Kėshtu, nė krye tė njė rparti special, Tahir Sinani drejtohet nė drejtim tė Bujanovc-Preshevė-Medvegjė, tė cilat ende mbaheshin nėn vėzhgimin dhe kontrollin a armatosur tė forcave serbe.
Natyrisht fitorja epokale e UĒK-sė, e ndihmuar fuqimisht nga sulmet ajrore tė NATO-s, kishte rritur sė tepėrmi moralin e luftėtarėve. Por nė rastin e krijimit tė asaj force, e cila mė pas u quajt Ushtria e Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės, do tė ndihej sė brendshmi pjekuria e komandantit Tahir Sinani. Ai do tė ndiqte me seriozitetin e duhur tė gjitha hapat e politikė dhe diplomatikė tė liderve tė Kosovės lidhur me kėtė trevė, duke dashur tė shmangė sa mė shumė luftėn e armatosur. Pikėrisht nė zemėr tė kėsaj treve, me fshehtėsinė e duhur ai ngriti repartin special dhe filloi nga pėrgatitja e ofensivės, e cila fillonte me njohjen e terrenit pėllėmbė pėr pėllėmbė, pėr tė vijuar mė pas me organizimin e luftimeve. Edhe nė luftimet e mėpasme nė Preshevė, Bujanovc, Medvegjė do tė spikatnin guximi karakteristik dhe pjekuria e Tahir Sinanit.
Ndėrkaq, nė pranverėn e viti 2000, sizmika parandjeu lėvizje nė nėndheun e pėrgjumur tė trojeve tė Maqedonisė shqiptare. Tė paėrfillur nė vite, tė denatyruar, tė goditur pikėrisht nė gjuhėn dhe simbolet e tyre kombėtarė, shqiptarėt etnikė e panė vehten tė rrethuar keqazi nga politika. Madje jo vetėm nga politika sllavomaqedonase por edhe ajo shqiptare. Njė lojė politike qė thellonte krizėn e mardhėnieve ndėretnike, jo vetėm qė nuk mund tė vlente, jo vetėm qė nuk mund tė duartrokitej, por pėrkundrazi duhej t’i paraprihej me tė vetmen bashkėudhėtare tė shtrenjtė tė shqiptarėve, pushkėn.
Pikėrisht nė kėto momente, kalon me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Armatės Kombėtare, nė Luginėn e Vardarit. Kėtu, shqiptarėt etnikė tė ngritur nė mbrojtje tė interesave tė tyre jetėsore, kėrcėnoheshin nga prania e trupave ushtarakė maqedonas, kėto vegla tė verbėra tė krimit qė ideohej nė zyrat e Beogradit dhe Shkupit. Njėsiti luftarak i udhėhequr nga Tahir Sinani kryen stėrvitje nė kushte tė fshehtėsisė dhe tė terrenit tė panjohur prej maqedonasve, duke patur si piksynim pėrballimin e situatave mė tė vėshtira. Sigurisht qė organizimi i tillė i Armatės Kombėtare Shqiptare, nuk do tė mund tė kalonte nė heshtje prej segmenteve tė caktuara tė politikės sė Shkupit. Kėshtu, nė deklaratėn e vet tė 7 qershorit 2000, Antonia Milloshovski, zėdhėnėse e qeverisė sllavomaqedonase, midis tė tjerave do tė shprehej pėr formacionet dhe prijėsit e Armatės Kombėtare Shqiptare se: “kėta janė kundėr bashkėjetesės sė popullit maqedonas dhe shqiptarėve...ndėrsa qėllimi pėrfundimtar i tyre ėshtė ndryshimi me dhunė i kufijve dhe rikompozimi i rajonit sipas ideve etnike.” (“Flaka” Shkup, 8 qershor 2000)
Atėherė kur ndihej nevoja e njė riorganizimi tjetėr, Tahir Sinani emėrohet komandant i Brigadės 116, veprimi luftarak i tė cilės parashihte zgjidhjen e emergjencave nė zonėn Tetovė-Gostivar-Radikė. Pothuajse ēdo ditė, nga agu deri nė mbrėmjen e vonė, komandant Tahiri, me thjeshtėsinė qė e karakterizonte do tė punonte pa u kursyer qė ushtari mė i fundit i brigadės sė tij, tė dinte pėrse luftonte, tė njihte historinė e trojeve ku vepronte, tė njihte dhe tė pėrdorte nė prefeksion armėt qė dispononte. Brenda pak muajve me jetėn dhe veprėn e tij, me vėnien e vehtes nė rrezik duke qenė nė radhėt e para tė luftimeve me paramilitarėt maqedonas, emri i Tahir Sinanit u pėrcuall me respekt nė krejt vise tė Vardarit. Pėr mė tej, nė fillim tė vitit 2001, komandanti i Brigadės 116 thirrej Tahir Tetova. Ky ishte shpėrblimi mė modest qė burrat e Maqedonisė shqiptare i bėnin mikut, vėllait, komandantit tė tyre, burrit tė Tropojės qė i donte aq shumė kufijtė tanė etnikė.
Nė pranverėn e vitit 2001, nėnqielli ballkanik nė vise tė Maqedonisė shqiptare ishte tejet i trazuar. Shqiptarėt etnikė kėtu nddheshin tė shtypur nga zgjedha shovene sllavomaqedonase, mė fortė se askurrė. Kjo zgjedhė pos tė tjerave, pos plagėve dhe tragjedisė morale, ishte e institucionalizuar nėpėrmjet kushtetutės. Sipas kėsaj kushtetute ishte vendosur shteti nacional, anipse shoqėria qė pėrbėnte shtetin nė fjalė ishte multinacionale. Shteti maqedonas, i reflektuar deri atėherė si pronė e grupit nacional tė sllavomaqedonasve, jo vetėm qė nuk respektonte tė drejtat e gjysmės tjetėr qė janė shqiptarėt, por edhe pati ndėrmarrė aksione tė dhunshme ndaj revoltės sė natyrshme tė shqiptarėve. Pėrballė kėsaj gjendjeje, Tahir Sinani sė bashku me veprimtarė tė tjerė tė shquar tė Armatės Kombėtare, krahas organizimit brenda radhėve tė tyre, marrin pjesė edhe nė disa aksione luftarake duke u pėrballur trimėrisht me paramilitarėt dhe forcat ushtarake tė shtetit “demokratik” maqedonas. Miti i lansuar grigorovjan, pėr kinse Maqedoninė si “oaz i paqes” tanimė kishte pėrfunduar.
Ka qenė sigurisht diplomacia amerikane ajo qė ndėrhyri energjikisht tek udhėheqja shovene e IR JM-sė lidhur me njė lloj amnistie pėr luftėtarėt e UēK-sė. ndėrkaq, pėrpara opinionit tė shqiptarėve etnikė aty shtrohej pyetja: “A thua edhe shqiptarėt duhet t’i japin dikujt amnisti pėr vrasjen e qindra shqiptarėve tė pafajshėm nė Maqedoni, fjala ėshtė pėr civilėt. Kush ėshtė fajtor pėr plagosjen e qindra shqiptarėve tė pafajshėm, pėr djegien e shtėpive, plaēkitjen e pronės sė fituar me shumė djersė e mund nėpėr minierat e Perėndimit?” (Gazeta “Flaka”, 21 qershor 2001) bashkėluftėtarėt e Tahir Sinanit mbajnė mend mirė se si nė kėto momente ka jehuar aty nė shkrepa tė Sharrit zėri i burrit tė Tropojės: “Vėllezėr ne s’kemi bėrė krime qė tė na gėzojė amnistia e Lubēo Gjeorgjevskit. Njė shekull kena duru veē krimet e tyre nė shpinė. Tė mos mbyllim sytė pėrpara kėsaj paqeje tė rreme!” fjalėt e tij u vėrtetuan vetėm dy ditė mė pas, atėhere kur forca tė Armatės sė Republikės sė Maqedonisė, filluan sulmet nė shpatet pėrgjatė rrugės Tetovė-Kodra e Diellit. Ndaj kėtyre sulmeve, Tahir Sinani reagoi menjėherė vetėm me njė pjesė tė efektivit tė Brigadės sė vet, ndėrsa pjesėn tjetėr e mbajti nė gatishmėri, 4-5 kilometra mė larg. Rreth orės 7 tė mėngjesit forcat sllavomaqedonase e lanė rajonin e sulmuar. Ndėrsa natėn ata bombardonin dhe digjnin fshatra, ditėn ekranet televizivė shfaqnin fytyrat e qeta tė Gjorgji Eftemovit apo Stojan Andovit, tė cilėt i servirnin kombit tė tyre, zbulimet e fundit tė akademis shkencore, siē ishte ndarja e re territoriale apo “Konventa” qė kėrkonin “reciprocitet” pėr pakicat maqedonase nė Shqipėri dhe “pakicat” shqiptare nė Maqedoni
Nė fund qershorin e vitit 2001, forcat ushtarake maqedonase, tė pėrforcuara nė mėnyrė tė fshehtė edhe me rrogėtarė sllavė tė ardhur nga Uralet e largėt, granatuan qindra shtėpi nė zonėn e Likovė-Kumanovės, me pretekstin se nė kėto zona ka provokatorė kundėr qeverisė. Vendi u ndez nga gjėmimet e artilerisė dhe predhat e avioneve duke shkaktuar njė katastrofė tė vėrtetė humanitare. Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq, ndonėse pati marrė lejen pėrkatėse, nuk u lejua nga forcat e ARM pėr tė depėrtuar nė zonėn e Likovės, pasi gjėndja aty sa vinte e keqėsohej, edhe me kėtė rast, nuk munguan pėrkushtimi dhe guximi i Tahir Sinanit. I shpejtė, trimėroi, nė krye tė dhjetėra djemėve tė tij; Tahir Tetova do tė ngarendte nė Likovė dhe ėshtė futur nė fshehtėsi nė zonėn e luftimeve. Ai ka mundur tė japė ndihmėn e duhur pėr dhjetėra familje duke shmangur katastrofėn humanitare, ndėrsa luftėtarėt e tjerė janė rreshtuar nė istikame tė pėrballen me sulme tė tjera tė tankeve dhe artilerisė sė Shkupit.
Kėshtu pėr tė ardhur deri nė 29 korrikun e vitit 2001. Komandant Tahir Tetova, sė bashku me luftėtarėt Naser Ademi, Hyrė Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Pashin, bien nė fushėn e nderit duke njomur tokėn e shenjtė tė Maqedonisė shqiptare me gjakun e tyre tė kulluar. Djemtė e tjerė tė UĒK-sė nuk vajtojnė. Ata janė nė luftė, i presin detyra tė tjera, i presin sulme tė tjera. Nė heshtje ata pėrcjellin heronjtė pėr nė banesėn e fundit dhe breshėrit e automatikėve nė shenjė respekti, kumtojnė njė tjetėr sulm tė saponisur ndaj armatės sllavomaqedonase.
Tahir Sinani, kjo legjendė e Lirisė, prehet tanimė nė vendlindjen e vet, nė shtetin amė. Me dekret tė shtatorit 2001, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė e gradoi atė gjeneral brigade,Tropoja e cila e lindi dhe e riti e shpalli tanimė “Dėshmor i Atdheut” ndėrsa kombi ynė e radhiti natyrshėm nė panteonin e vet tė lavdishėm.


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-11-11, 10:04   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: TAHIR SINANI DĖSHMORĖ I ATDHEUT ETNIK

NĖ FAMILJEN E KOMANDANTIT TAHIR SINANI Administratori E Premte, 18 Shkurt 2011 00:02
Xhaxhi ( Havzi Sylejmani ) nё vizitё te familja e komandatit Tahir Sinani nё Tiranё


Tё nderuar bashkatdhetarё, dёgjues dhe lexues tё rregullt tё faqes sonё, shfrytёzoj rastin qё nё radhё tё parё t’ju pёrshёndes tё gjithёve, kёtė herė, nga vendlindja.

Ndonёse nuk ёshtё e natyrёs sime tё paraqitem me shkrime, e shoh kёtё si mёnyrёn mё adekuate pёr t’ju pёrcjell njoftimin e radhёs. Dua t’ua bёj tė ditur, tё dashur bashkatdhetarё, veēmas juve qё ndihmuat me mundёsitё tuaja fёmijёt e komandantit Tahir Sinani, se amanetin e premtuar unё e ēova nё vend, pikėrisht, mё 5 shkurt 2011, ditё e shtunё.

Pėr saktėsi ndaj jush dhe familjes sė dėshmorit, po theksoj se gjatė “aksionit” tė muajit dhjetor kemi arritur tė grumbullojmė: 7250 EURO dhe 300 CHF.

Bashkё me kėto mjete, familjes sė dėshmorit i lashė njė letėr pėrcjellėse bashkė me emrat e gjithё juve qё me mirёsi, e mbi tė gjitha me dashamirėsi ndatё “pjesė” nga vetja juaj pёr t’i kujtuar fёmijёt e komandantit tё pavdekshёm.

Kėtė letėr do ta gjeni nė fundt tė tekstit, pasi tė keni klikuar mbi "lexo mė tepėr>>>".



Tё dashur miq, kam qenё shumё i nderuar nga mikpritja bujare e familjes Sinani. Nё dhomёn e stolisur pёrplot me fotografi tё Komandantit dhe UĒK-sё, pёrpos shoqes sё Komandantit znj. Shpresė dhe tre fёmijёve, na pritёn edhe dy vёllezёrit e Komandantit, Agimi dhe Besniku.

Sё bashku kujtuam atdhedashurinё e madhe tё Tahir Sinanit dhe shumё dёshmorё tё tjerё tё rёnё nё altarin e lirisё. Ndёr tё tjera kjo familje mėsuam se kishte kohё tё gjatё prej kur nuk ёshtё trokitur nё derёn e tyre pёr tё nderuar kontributin e Tahir Sinanit pёr liri, dhe s’do mend qё vizita ime nё emrin tonё tё pёrbashkёt u solli gёzim. Tё dashur bashkatdhetarё, ne, ndryshe nga shumica, e kujtuam familjen e Tahir Sinanit dhe tё shumё dёshmorёve tё tjerё, andaj dhe duhet tё jemi krenarё pёr misionin qё kemi filluar. Ky mision yni tregon zemёrgjёrёsi, sepse asnjё familje dёshmori nuk kёrkon lёmoshё: Misioni ynё ėshtė mbi tё gjitha ndёrgjegje kombёtare dhe vlerёsimi i vlerės sė lirisё qё gėzojmė sot, ēmimi i sё cilёs ishin jetёrat e bijёve tonё mё tё mirё. Misioni jonё vazhdon, dhe ne do tё trokasim edhe herė tė tjera nė zemrat tuaja-tona qė pastaj ballėhapur tė trokasim nё shumё dyer tё familjeve tё dёshmorёve. Prandaj, populli ėshtė ai qė i mban nė zemra vlerat e dėshmorėve dhe i bėn tė pavdekshėm.

Pёr fund, mё lejoni tё pёrcjell falenderimet e sinqerta pёr gjithё ju nga e tёrё familja Sinani, veēmas nga vajza Rugova qё babё Tahiri e ka mё tё madhen (nё klasёn e 10), e cila me dёshirёn e saj i premtoi Xhaxhit se njё falenderim tё tillё ua kam borxh tё gjithё atyre qё ndihmuan familjen tonё. Ajo shprehu dėshirėn qė falemnderimin nё emёr tё familjes sё saj ta bėjė, sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, drejtpёrdrejt nё eter, nёpёrmjet valёve tё Radio Projekt 21.

Unė, natyrisht i premtova se kjo do tė realizohet pasi tė kthehem nė Danimarkė, me ē’rast do tё evokojmё kujtime edhe pёr vizitёn time tek familja e komandant Tahir Sinanit.

Tė dashur dėgjues tė Radio Projekitt 21 po e pёrfundoj kёtё bilc njoftim duke ju uruar tё keni shёndet nё familjet e juaja. Njėherėsh ju uroj Gėzuar Trevjetorin e Pavarėsisė!


Me shumё respekt,

I juaji Xhaxhi.




Pėrmbajtja e letrės pėrcjellėse

Tiranė, 4 Shkurt, 2011

O njerёz mi ofroni
O njerёz mi shikoni,
Siē ju desha unё
Dua tё mi doni.

E nderuara familja Sinani,

Me kёto vargje Radio Projekt 21, me ndihmёn e disa bashkatdhetarёve, vazhdimisht kujton familjet e dёshmorёve, tё rёnёve pёr liri. Nga shumё aksione tё ndёrmarra nё perkujtim tё familjeve tё dёshmorёve kёsaj rradhe Radio Projekti veēoi familjen e komandantit Tahir Sinani, figurёs madhore qё pёr lirinё e atdheut dha njё jetё tё tёrё.

Ne i pёrulemi kontributit tё tij pёr atdhe dhe jemi tё vetёdijshёm se veprimtaria e tij e madhe nuk shpёrblehet me para. Megjithatё, me kёtё rast duam t’ju ftojmё tё ndiheni tё lirё tё trokitni nё derёn tonё sa herё qё tё keni nevojё. Nё veēanti duam tu themi fёmijёve Rugovёs, Rrezartit dhe Rrezartёs qё veprimtaria e madhe e babait tuaj duhet t’ju mbajё ballёlartё dhe t’ju shtyjё tё bёheni tё suksesshёm nё jetё qё t’i shёrbeni atdheut me dituri siē i shёrbeu ai me pushkё dhe urtёsi. Ju duhet tё jeni tё sigurt qё nuk do tё jeni tё vetёm sepse ne gjithёmonё do t’ju kujtojmё.


Me shumё respekt,

Havzi Sulejmani
Radio Projekt 21
+45 3585 61 00
www.radioprojekt.dk

http://www.youtube.com/watch?v=7zl_y...layer_embedded

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 16-11-11 nė 10:08
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 10:14   #3
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: TAHIR SINANI DĖSHMORĖ I ATDHEUT ETNIK

TAHIR SINANI VETĖDIJE HISTORIKE PĖR SHTETIN KOMBĖTAR

Tahir Sinani ėshtė vetėdije historike pėr
shtetin kombėtar

Shkruan: Prof. Abdyl KADOLLI
Prishtinė, 01. 08. 2008

Gjeneral Tahir Sinani ėshtė njėra ndėr figurat mė emblematike e mė frymėzuese tė historisė sonė tė re, qė me veprėn e vet tė jashtėzakonshme ka ngjallur krenarinė e admirimin tonė. Ai ėshtė vetė arketipi shqiptar, njė lidhje gjenetike me Mic Sokolin legjendar.

Tahir Sinani ėshtė njė fenomen i rrallė nė artin tonė luftarak, strateg i veprave tė mėdha. Akti i veprimit historik dhe i flijimit tė komandantit e strategut tė shquar ka simbolikėn e idealit tė shtetit kombėtar, tė vizionit tė atdheut tė plotė e tė lirė.
Ai ėshtė njė monument i kujtesės kombėtare, qė shquhet si maja e Shkėlzenit tė lindjes dhe maja e Korabit tė rėnies. Portreti i tij ka ngjashmėri me Alpet shqiptare: krenar, shtathedhur e syshqiponjė. Burrė me moral tė lartė: i rreptė e korrekt nė veprime, i dashur pėr miqtė dhe i tmerrshėm pėr armiqtė.
Ėshtė djali i pestė i Rukė Rizajt e Mal Sinanit, nga tetė djemtė e njė vajzė e tyre nė Grinė alpine tė Tropojės. Kishte lindur me 25 maj 1964 nė djepin epik tė Mic Sokolit e Col Delisė, Ali Ibrės e Smajl Hysenit, Haxhi Zekės e Bajram Currit. Kulla e Halil Sinanit ishte gjithherė kėshtjellė qėndrese ndaj hordhive serbe.
Dashuria ndaj atdheut dhe urrejtja ndaj kufirit tė mallkuar ishin mbjellė qė herėt nė shpirtin e tij malėsor. Komandant Tahir Sinani hyri nė historinė e re kombėtare me prirjen luftarake, diturinė e Zall-Herrrit dhe pėrvojėn e Ushtrisė shqiptare, si instruktor i stėrvitjeve, shef i Sektorit pėr ndėrhyrje tė shpejta dhe oficer i Kampit tė stėrvitjeve nė Tropojė.
Pas kushtrimit tė komandantit legjendar Adem Jashari, ėshtė ndėr eprorėt e rrallė qė i pėrgjigjet luftės historike tė UĒK-sė sė lavdishme, luftės mė tė organizuar antisllave gjatė njė shekulli gjenocidi serb.
Nė nėntor 1998 hidhet nė luftimet nė Kosovė, bėhet anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, themelon Qendrėn stėrvitore dhe komandon njėsitin special Arbri nė Divjakė, duke vepruar me sulme tė rrufeshme e tė befasishme mbi makinerinė fashiste serbe dhe duke mbrojtur popullsinė civile.
Tahir Sinani shkėlqen kudo si strateg ushtarak me njėsitin Arbri, shqiponjė e lirisė qė mbron zogjtė dhe ēerdhen e vet: nė Betejėn e Qafės sė Pagarushės, nė grykėn e Carralevės, nė Biraē e nė Blinajė, nė Shkozė e nė Zborc, nė Malishevė e Anadrin, duke minuar e sulmuar pozicionet armike.
Nė fazėn mė vendimtare tė Luftės ēlirimtare Tahir Sinani del nė krye tė Zonės operative tė Pashtrikut. Ai shquhet sidomos nė betejėn frontale tė Celinės pėr tė hapur korridorin e ndėrveprimit me operacionin Shigjeta tė Pashtrikut. Ėshtė heroike mbrojtja e vijės Llapushnik-Berishė-Qafė Duhėl, zonė me 100 mijė banorė, ku vepronte edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė.
Mė 12 qershor ‘99 brigadat e kėsaj zone hyjnė triumfalisht nė Prizrenin historik. Pas ēlirimit tė Kosovės duhej pėrgatitur shpejt forcat e rregullta ushtarake, prandaj eprori me pėrvojė tė gjatė emėrohet komandant i Qendrės sė stėrvitjes dhe tė doktrinės nė Nashec, ndėrsa nė qershor 2000 komandant i Shkollės sė nėnoficerėve tė akademisė Hamėz Jashari tė TMK-sė.
Shpirti liridashės i komandant Tahir Sinanit nuk qetėsohet deri nė ēlirimin e plotė tė trojeve tė pushtuara shqiptare. Ai ishte njeri i veprimit dhe jo i vajtimit, njė hero i



Re: TAHIR SINANI VETĖDIJE HISTORIKE PĖR SHTETIN KOMBĖTAR


heshtur: fjalėpak e punėshumė. Komandanti ishte i vetėdijshėm se vetėm populli i organizuar mund tė jetė subjekt historik. Tahir Sinani ėshtė promotor i luftėrave tona ēlirimtare. Ai ėshtė strateg i tri fronteve kombėtare. Hapat e tij janė historikė. Kur nė nėntor ‘99 pėlcet lufta nė viset e Kosovės Lindore, njėsiti i tij special hidhet nė fushėbetejat nė Konēul, Dobrosin e Bujanoc.
Nė qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset nė zonėn e Gostivarit dhe tė Radikės. Kjo brigadė zhvillon luftime nė pranverė 2001 nė shpatet e Sharrit dhe nė Likovė. Nė tė gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njėsojme guximin, intuitėn e profesionalizmin luftarak. Kudo qė kishte shkelur kėmbė e tij kishte zgjuar admirimin, dashurinė e krenarinė e bashkėluftėtarėve dhe tė popullit. Ishte bėrė legjendė e gjallė, mit i lirisė.
Veprimtaria e tij kishte pėrmasa vertikale e horizantale.. Figura e tij erdhi duke u rritur nė rrathė pėrqendrorė: Tahir Tropoja, Kosova, Presheva, Tetova dhe nė fund Tahir Shqipėria. Pas kėtij marshimi tė lirisė, Tahir Sinani bie nė fushėn e nderit mė 29 korrik 2001, vetė i pesti, me bashkėluftėtarėt Hyrė Emini e Brahim Ademi nga Ferizaj dhe Isa Fazliu e Naser Ademi nga Gostivari.
Edhe rėnia e Tahirit, nė Tanushėn e bukur, rrėzė Korabit legjendar, ėshtė madhėshtore, si e Micit nė grykė tė topit, duke shpėrndarė trupin gjithandej atdheut. Pas rėnies sė Tahirit, brigada 116 merr emrin e tij, ndėrsa Shtabi i pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare e gradon gjeneral brigade.
Pas ēlirimit tė Kosovės nė radhėt e TMK-sė hyn vėllai i tij Skėnder Sinani.
Gjithherė duhej ēuar nė vend amaneti i plakut Mal Sinani: Njė djalė pėr Kosovėn...
Sot eshtrat e Tahir Sinanit prehen nė Varrezat e Dėshmorėve nė Landovicė, ku janė rivarrosur mė 24 maj 2002.
Pavarėsisht se edhe sot nuk ėshtė realizuar plotėsisht ideali ynė kombėtar, shtegtimi i Tahir Sinanit ka hapur rrugėt e atij ideali, duke lėnė shenjat historike. Tahir Sinani ėshtė vetėdije historike pėr shtetin kombėtar, pa tė cilin nuk mund tė mbrohet qenia fizike, shoqėrore, ekonomike e kulturore. Aiėshtė emblemė e dinjitetit kombėtar, qė shqiptarėt tė jenė zot nė atdheun e tyre.
Sot pavarėsia e Kosovės ėshtė njė fitore historike, por vetėm gjysma e ēėshtjes shqiptare. Nė kontekstin e sotėm gjeopolitik ndėrkombėtar ende mbizotėron parimi i kufijve politikė dhe jo etnikė. Sot shihet nė dritė tė diellit se pavarėsia, pa luftėn e lavdishme tė UĒK-sė dhe pa ndėrhyrjen e fuqishme tė NATO-s, ishte vetėm njė iluzion fantastik. Tani duket edhe mė e qartė aleanca e fortė ruso-serbe, qė ka trazuar gjithherė Ballkanin.
Pozicioni shqiptar sot kurrė nuk ka qenė mė i fortė. Integrimi nė aleancėn perėndimore do ta fuqizojė faktorin shqiptar. Rruga e detit do tė jetė njė vertebre e atdheut. Shqiptarėt e brezave anėsorė duhet tė bėhen shtetformues ose tė krijojnė autonomitė politiko-territoriale pėr tė ruajtur e zhvilluar identitetin etnokulturor.
Sot duhet pėrforcuar mė shumė identiteti ynė kombėtar, sepse jemi popullme tri fe, si relikte tė perandorive tė gjata. Derdhja e 1/3 sė popullsisė jashtė atdheut ka krijuar diasporėn e re shqiptare. Ajo mund tė pėrfundojė tragjikisht njė ditė, si mė herėt nė Greqi, Itali e Turqi. Shteti shqiptar duhet tė krijojė ekzistencėn e popullsisė dhe tė punojė shumė qė njerėzit tanė tė kthehen nė atdhe. Atdhe janė toka dhe njerėzit e saj. Diaspora shqiptare ka bėrė shumė pėr ēėshtjen kombėtare.
Simbolika e figurės sė Tahir Sinanit ėshtė shumė frymėzuese pėr brezat e sotėm e tė ardhshėm. Me kalimin e kohės ajo do tė bėhet edhe mė madhėshtore. Tahir Sinani tashmė ka hyrė nė Panteonin e burrave tė mėdhenj tė kombit. Ėshtė shpallur Dėshmor i kombit nė Tiranė dhe Qytetar Nderi i Bajram Currit. Ėshtė lauruar me Urdhrin Adem Jashari tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė TMK-sė dhe me dekorata e mirėnjohje gjithandej ku ka vepruar e punuar.
Sot emrin e komandantit tė lavdishėm Tahir Sinani e mban Qendra stėrvitore e TRA-DOK-ut tė TMK-sė, pllaka pėrkujtimore e aksionit teQershia nė Biraē, njė rrugė e Prizrenit, njė divizion …
Gjeneral Tahir Sinani meriton shume mė shumė: Urdhrin Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Trimėria e Tahir Sinanit ėshtė pėrjetėsuar nė shumė kėngė tė rapsodėve popullorė, nė shumė poezi e nė publicistikė.

Rapsodi do ta bekonte:

Lum Tropoja qė tė lindi
Lum Shqipėria qė tė rriti
Lum Kosova qė tė priti!

Poeti do ta madhėronte:

Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipėria
Ka burra Arbėria.

Njė monografi pėr Tahir Sinanin do tė ndriēonte figurėn e tij madhėshtore. Tahir Sinani do tė pėrjetėsohet edhe nė artin monumental. Monumenti i tij e ka vendin e merituar nė kompleksin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pranė Abdyl Frashėrit e Ymer Prizrenit, Mic Sokolit e Sylejman Vokshit. Ky monument duhet tė ngrihet deri nė pėrvjetorin e ardhshėm.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 16-11-11 nė 10:16
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-12, 11:10   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Tahir Sinani - Deshmorė i atdheut etnik






Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 17-03-12 nė 11:14
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.