Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-05-04, 18:57   #1
SheTa
♣ The World Is Your
 
Avatari i SheTa
 
Anėtarėsuar: 12-10-03
Vendndodhja: In Your DreamS
Postime: 2,808
SheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIP
Gabim KULTURA KOMBĖTARE NĖ VITET 50 - 70

KULTURA KOMBĖTARE NĖ VITET 50 - 70

Pėrpjekjet pėr organizimin e shoqėrisė kulturore dhe ēėshtja e alfabetit tė gjuhės shqipe (vitet 1850-1871)
Qysh nė vitet 50, jo vetėm nė Shqipėri e Vllahi, ku vazhdonte punėn Naum Veqilharxhi, por edhe nė Stamboll, ku ishin grumbulluar shumė shqiptarė, tregtarė, nėpunės, intelektualė, tė ardhur nga krahina tė ndryshme tė vendit, vijuan pėrpjekjet pėr lėvrimin e shqipes dhe pėr hapjen e shkollave kombėtare. Njė hap i rėndėsishėm nė kėtė drejtim u bė nė vitet 50 me themelimin e njė shoqėrie kulturore nė Stamboll, qėllimi i sė cilės ishte tė grumbullonte mjetet e nevojshme pėr shtypjen e librave dhe pėr mbajtjen e shkollave. Shoqėria i vinte vetes si detyrė tė pėrfshinte nė gjirin e saj pėrfaqėsues tė tė gjitha krahinave dhe feve. Vetėm kėshtu, siē deklaronte mė 1857 njė nga anėtarėt e saj, Thimi Mitkoja, do tė mund tė sigurohej qėllimi i shoqėrisė, “ringjallja e pėrgjithshme kombėtare”.
Themelimi i shoqėrisė kulturore tė Stambollit qe hapi i parė qė bėnė aktivistėt e lėvizjes shqiptare pėr tė dalė nga faza e veprimeve tė veēuara, pėr tė krijuar njė bėrthamė organizative e pėrfaqėsuese tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Anėtarėt e shoqėrisė bėnė pėrpjekje brenda dhe jashtė Shqipėrisė pėr tė siguruar pėrkrahje pėr realizimin e qėllimeve tė saj.
Por veprimi i patriotėve shqiptarė nuk dha fryte, sepse u prit me armiqėsi nga Porta e Lartė dhe nga qarqet panheleniste me Patrikanėn greke tė Stambollit nė krye.
Situata e krijuar veēanėrisht me krizėn e viteve 60, e cila u hapi popujve tė robėruar tė Perandorisė perspektivėn e ēlirimit, i nxiti patriotėt qė tė rifillonin pėrpjekjet pėr organizimin e lėvizjes kulturore kombėtare. Nismėn pėr kėtė e mori Kostandin Kristoforidhi (1830-1895) nga Elbasani.
Kostandin Kristoforidhi i kishte kryer studimet e larta nė Maltė dhe nė Angli. Nga albanologu i njohur J. G. Han ai kishte marrė nxitjen e parė pėr t’iu kushtuar studimeve shqiptare dhe shumė shpejt u bė njė njohės i thellė i gjuhės shqipe.
Si Naum Veqilharxhi, edhe Kostandin Kristoforidhi kishte arritur nė pėrfundimin se mėsimi i shqipes kishte njė rėndėsi tė jashtėzakonshme si shprehje e ekzistencės sė kombit shqiptar dhe e tė drejtave tė tij, si mjet vėllazėrimi ndėrmjet shqiptarėve tė feve e tė krahinave tė ndryshme. Ai e shprehte kėtė mė vonė me fjalėt: “Ndė mos u shkroftė gjuha shqipe, nuk do tė shkojnė shumė vjet dhe nuk do tė ketė Shqipėri nė faqe tė dheut, as nuk do tė shėnohet mė emri shqiptar nė hartė tė botės”.
Qysh nė vitin 1864, sapo kishte vajtur nė Stamboll, nė bashkėpunim me bashkatdhetarė tė tjerė qė ndodheshin atje, si Pashko Vasa nga Shkodra, Ismail Qemali nga Vlora, Hasan Tahsini nga Filati i Ēamėrisė, Kostandin Kristoforidhi kishte organizuar njė varg mbledhjesh pėr ringjalljen e shoqėrisė kombėtare. Nė kėto mbledhje morėn pjesė shumė shqiptarė qė ndodheshin nė Stamboll, qė biseduan pėrsėri pėr nevojėn e sigurimit tė mjeteve financiare pėr “shkronja dhe pėr shkolla shqipe”. Por kusht i domosdoshėm pėr hapjen e shkollave dhe pėr shtypjen e librave shqip ishte caktimi i njė alfabeti tė vetėm tė shqipes, qė tė njihej dhe tė pėrdorej nga tė gjithė shqiptarėt si alfabeti i tyre kombėtar nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin nė pėrdorim dhe pengonin mėsimin e gjuhės amtare (alfabeti latin nė Shkodėr, alfabeti grek ndėr ortodoksėt e jugut, alfabeti arab midis myslimanėve, alfabeti i Dhaskal Todrit ose i Naum Veqilharxhit nė disa krahina tė veēanta).
Por qė nė mbledhjet e para u dukėn shenja moskuptimi ndėrmjet pjesėmarrėsve nė lidhje me caktimin e alfabetit. Mosmarrėveshjet nxiteshin edhe nga Porta e Lartė, e cila ia arriti qėllimit qė mbledhja tė shpėrndahej pa dhėnė fryte.
Mė 1867 kėto pėrpjekje u pėrsėritėn. Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, me tė cilėt u bashkuan edhe shqiptarė tė tjerė, si bankieri Kristaq Zografi, funksionarė shqiptarė tė Portės, si Mustafa pashė Gjiriti, Rustem pashė Leskoviku etj., si pėrfaqėsues tė njė komisioni nismėtar pėr themelimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare, iu drejtuan kryeministrit, Ali Pashės, me lutje qė tė lejonte formimin e njė shoqėrie shqiptare me karakter kulturor.
Gjendja e nderė nė Ballkan i kishte bindur Ali Pashėn dhe disa pėrfaqėsues tė qarqeve qeveritare osmane se vazhdimi i politikės sė forcės ndaj shqiptarėve dhe pengimi i ēdo pėrpjekjeje tė tyre pėr pėrparim do ta thellonte armiqėsinė ndaj Portės jo vetėm tė tė krishterėve, por edhe tė myslimanėve shqiptarė dhe do tė bėnte qė shqiptarėt tė merrnin tė gjithė anėn e armiqve tė Perandorisė. Pėrkundrazi, liria e mėsimit tė gjuhės, sipas tyre, do t’i lidhte myslimanėt shqiptarė mė ngushtė me Portėn, ndėrsa tė krishterėt do t’i neutralizonte. Pėr kėtė arsye Ali Pasha autorizoi dhe inkurajoi komisionin tė vijonte mbledhjet e tij.
Anėtarėt e komisionit iu pėrveshėn pėrsėri punės pėr ringjalljen e shoqėrisė kulturore. Mirėpo hovi qė po merrte lėvizja patriotike nė radhėt e shqiptarėve ortodoksė e shqetėsoi Patrikanėn greke, e cila ushtroi trysni mbi ta pėr t’i larguar nga rruga e lėvizjes kombėtare. Nė tė njėjtėn kohė filloi tė ndryshonte edhe qėndrimi i kryeministrit turk ndaj nismės shqiptare. Qarqet konservatore nė Portėn e Lartė “kursin e butė” tė Ali Pashės ndaj ēėshtjes shqiptare e shikonin si tė rrezikshėm pėr unitetin e islamizmit dhe tė Perandorisė, meqenėse u hapte shtegun edhe kėrkesave tė kombėsive tė tjera myslimane. Nėn trysninė e tyre Ali Pasha filloi t’i nxirrte pengesa komisionit nismėtar e pak mė vonė e ndaloi krejtėsisht veprimtarinė e tij.
Me gjithė dėshtimin qė pėsoi mė 1867, grupi i atdhetarėve tė Stambollit nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet pėr tė krijuar njė qendėr tė lėvizjes kombėtare. Kjo mbetej njė detyrė e pėrhershme veēanėrisht nė kushtet e zgjerimit tė luftės qė i bėnin lėvizjes shqiptare Patrikana dhe Porta. Nė vitin 1867 nėn hijen e Patrikanės ishte themeluar organizata me emrin “Vėllazėria qendrore kulturore” dhe mė 1871 “Silogu (klubi - shėn. i aut.) kulturor epiriot”, president nderi i tė cilit u zgjodh renegati i ēėshtjes shqiptare, bankieri Kristaq Zografi. Synimet e vėrteta tė Silogut shiheshin qartė nė statutin e tij, ku gjente shprehje shqetėsimi qė kishte kapur Patrikanėn e qarqet shoviniste greke pėr pėrparimin qė po bėnte Lėvizja Kombėtare Shqiptare dhe pėr rritjen e ndikimit tė saj nė popullsinė e krishtere shqiptare. Duke vėnė nė dukje se edhe nė vise tė largėta malore, siē ishte krahina e Shpatit tė Elbasanit, kishte filluar tė mėsohej fshehurazi gjuha shqipe, statuti theksonte nevojėn pėr tė shtuar pėrpjekjet pėr pėrhapjen e arsimit grek nė Shqipėri. Nėn kujdesin e Silogut e me lejen e qeverisė osmane nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme u hapėn dhjetėra shkolla greqisht krahas atyre turqisht.
Kjo veprimtari e qarqeve shoviniste greke bashkėrendohej me politikėn thellėsisht antishqiptare tė Portės sė Lartė, e cila ua mohonte shqiptarėve tė drejtėn pėr tė mėsuar gjuhėn amtare. Edhe gazeta zyrtare, qė filloi tė dilte mė 1871 nė Prizren, botohej turqisht e serbisht, ndėrsa ajo e Janinės turqisht e greqisht.
Nė kėto kushte, nė vitin 1871 patriotėt shqiptarė tė Stambollit i rifilluan pėrpjekjet pėr krijimin e njė organizate patriotike shqiptare. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėto pėrpjekje, krahas Kostandin Kristoforidhit, luajti Hasan Tahsini (1811-1884), i cili i kishte bėrė studimet nė Francė dhe ishte njė figurė e shquar e shkencės. Hasan Tahsini nuk reshti sė predikuari se mėsimi i gjuhės shqipe, edhe me shkronja joarabe, nuk ishte aspak nė kundėrshtim me frymėn e kuranit. Rreth tij u bashkuan jo vetėm personalitete qė ishin aktivizuar qysh nė pėrpjekjet e para, por edhe intelektualė tė rinj, si Sami Frashėri, Jani Vretoja etj., qė rimėkėmbėn komisionin nismėtar. Por Porta e Lartė edhe kėsaj here i nxori pengesa komisionit nismėtar duke ngulur kėmbė qė puna e tij tė kufizohej vetėm me tė krishterėt shqiptarė, kurse myslimanėt s’duhej tė kishin asnjė lidhje me kėtė ēėshtje.
Kundėrshtime u shfaqėn edhe nė vetė gjirin e komisionit. Disa pashallarė, tė nxitur nga Porta, kėrkonin qė gjuha shqipe tė shkruhej me alfabetin arab. Kundėr kėsaj zgjidhjeje doli shumica e anėtarėve tė komisionit, tė cilėt vinin nė dukje se jo vetėm pėr arsye shkencore, por edhe politike, shqiptarėt, si anėtarė tė familjes evropiane, nuk duhej tė pėrdornin njė alfabet oriental, por evropian.
Njė grup tjetėr, me Jani Vreton nė krye, duke iu mbajtur tezės mbi origjinėn e pėrbashkėt pellazgjike tė popullit shqiptar e grek dhe tė lidhjeve kulturore ndėrmjet tyre, u shprehėn pėr alfabetin grek. Pėr alfabetin latin ishte mė nė fund njė grup i tretė, me Pashko Vasėn, Ismail Qemalin dhe Kostandin Kristoforidhin, tė cilėt mbėshteteshin jo vetėm nė argumente historiko-politike, por edhe nė ato praktike (siē ishte fakti qė shkronjat latine nuk duheshin derdhur veēanėrisht, por gjendeshin tė gatshme nė ēdo shtypshkronjė).
Njė zgjidhje tjetėr propozonte Hasan Tahsini, i cili, ashtu si Naum Veqilharxhi, mendonte se nė kushtet e Shqipėrisė duhej pėrdorur njė alfabet i ri, krejt i veēantė, pėr tė cilin shkronjat i kishte shpikur vetė.
Komisioni arriti mė nė fund nė marrėveshjen pėr tė hartuar alfabetin duke u mbėshtetur nė parimin themelor: “pėr secilin tingull njė shkronjė”. Ky parim pėrjashtonte pranimin e pandryshuar tė njė alfabeti latin, ashtu edhe tė alfabetit grek, tė cilėt tingujt e veēantė tė shqipes nuk mund t’i jepnin pa dyzime shkronjash. Por ēėshtja e alfabetit dhe formimi i shoqėrisė kulturore shqiptare nuk mundėn tė zgjidheshin pėrfundimisht. Porta mbajti njė qėndrim kėrcėnues dhe pashallarėt shqiptarė u larguan menjėherė nga komisioni. Nė tė njėjtėn kohė edhe Patrikana i shtoi intrigat e saj kundėr lėvizjes patriotike shqiptare. Nė kėto kushte komisioni u detyrua tė ndėrpriste edhe kėtė herė punėn pa arritur ndonjė pėrfundim konkret.
Me gjithė vėshtirėsitė qė hasėn, atdhetarėt nuk hoqėn dorė nga qėllimet e tyre. Por, duke mos pasur lejen dhe mundėsitė qė tė vepronin haptazi pėr lėvrimin e mėsimin e gjuhės amtare, ata pėrpiqeshin tė punonin fshehurazi, duke bėrė ēdo gjė fli. Koto Hoxhi nga Qestorati i Gjirokastrės (1824-1895), i cili ishte emėruar mė 1873 mėsues nė normalen e Qestoratit, nė orėt e lira u mėsonte fshehurazi nxėnėsve shqipen dhe u ngjallte atyre dashurinė pėr gjuhėn, pėr atdheun, pėr bashkatdhetarėt e feve tė tjera. Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin nė grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrės. Peshkopi e shkishėroi dhe njėkohėsisht vuri njerėz ta sulmonin. Por ky nuk u tėrhoq para vėshtirėsive. Kėshtu, nga shkolla e Qestoratit nuk dolėn vetėm mėsues fanatikė tė helenizmit, por edhe atdhetarė si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, tė cilėt ndoqėn rrugėn e Koto Hoxhit.


__________________
The King Is back DardaniA
SheTa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.