Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-10, 02:07   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dinjiteti kombėtar (!?)

Ditari i plotė i agjentit tė SHIU-t: Vlorė ‘97

Nga Konstandin Koliqi

edsh.org - Konstandin Koliqi, ish-shefi i Shėrbimit Informativ pėr vijėn bregdetare, tregon se si i ka ndjekur ngjarjet e marsit tė vitit 1997. Ditari i pashkruar i njėrit prej tė "17-ėve" qė do tė ekzekutoheshin prej kryengritėsve. Zjarri nga vila e Brokajve, thirrjet e Skėnder Gjinushit, Neritan Cekės, Anastas Angjelit, Paskal Milos dhe Perikli Tetės pėr tė manipuluar turmat kundėr "malokut". Trimėria donkishoteske e Agim Shehut dhe e Arben Prrenjasit, qė rrezikoi jetėn e qindra policėve tė paarmatosur. Emri i tij ka qenė i 17-i nė listėn e atyre, qė do tė ekzekutoheshin nga kryengritėsit, por siē thotė edhe vetė, qė tė mbijetonte nga kataklizmoja e shkurt-marsit tė vitit 97, do tė mendonte Zoti dhe njė oficer i policisė ushtarake, emrin e tė cilit dėshiron ta mbajė anonim. Ai nuk ka mbajtur deri mė sot ndonjė ditar, por tmerret qė ka parė me sy i janė ngulur nė kujtesė pėr gjithė jetėn.

Quhet Konstandin Koliqi dhe ka shėrbyer nė detyrėn e kreut tė Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė pėr Flotėn Detare, qė nga korriku i vitit 1993 e deri nė 20 shtator tė vitit 1997. I nxjerrė nė lirim, deri mė sot ai nuk ėshtė thirrur nga askush pėr tė dėshmuar, megjithėse ka qenė dėshmitar okular i atyre ngjarjeve tė tmerrshme.

"Italianėt e pikasėn kohė mė parė se ēfarė do tė ndodhte", - fillon tė tregojė Konstandini. Qė mė 15 janar 1997, zėvendės komandant i bazės detare tė Brindizit bėhet nėnkoloneli Baliēia, oficer i SISDE-s, Shėrbimit Sekret Ushtarak Italian. Baza Detare italiane po merrte kėshtu masa pėr njė dyndje tė madhe tė refugjatėve nga bregu i Vlorės. Shėrbimi sekret italian po u paraprinte trazirave, qė i parashikonte shpėrthyese.

Gafat e njėpasnjėshme tė PD-sė

Mė 4 shkurt, mbahet aktivi i PD-sė nė Vlorė. Tritan Shehu deklaron se "Gjallica falimentoi". Nė bllokun e shefit tė SHIU-ut ky deklarim quhet njė gafė politike. "As njė karrocier nuk mund ta bėnte kėtė gafė dhe jo mė njė kryetar partie. Me kėtė deklaratė aludohej pėr njė ngatėrrim tė panevojshėm tė PD-sė me firmat piramidale. "Pėr tė mė njoftoi shefi i seksionit tė SHIK-ut nė Vlorė. Ende nuk e kuptoj pse duhej ta deklaronte memeci kėtė", - komenton Konstandini, koloneli i shėrbimit sekret tė Vlorės.
Po atė natė, Fitim Gėrxhalliu, president i Gjallicės, thotė nė televizion se nuk kishte falimentuar. Dy ditė mė pas, Fitim Gėrxhalliu deklaroi falimentin, nė kushtet e gjysmė arrestit. Mė 7 shkurt, fillojnė protestat e para. "Ato ishin tė paorganizuara dhe nėpėr mitingje dėgjoheshin vetėm thirrje sporadike", - kujton ai. Kėrkesat ende ishin ekonomike, si parrulla "Duam paret tona". Pėrsėri gafė e madhe, por kėsaj radhe, e policisė. Ajo ndėrhyn kundėr turmės, e cila nuk ishte armiqėsore me tė. Pėrballė komisariatit tė policisė, digjen dy makina IFA tė policisė. Mė 8 shkurt, nė mėngjes, pas sulmit tė bėrė nė komisariat, zhduket pa gjurmė Sokol Mulosmani, shef i komisariatit tė policisė. Nė vend tė tij, vijnė tė komanduar nga Tirana, gjeneral Agim Shehu dhe Arben Prrenjasi, Drejtor i Pėrgjithshėm i policisė. Skafistėt fillojnė tė lėvizin.

Paralajmėrim i pavlerė

Mė 9 shkurt, duken politikanėt e parė, por ata nuk priten ngrohtė nė Vlorė. Skėnder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli takohen me protestuesit.
"Nė mbrėmje mė vjen informacioni se tė nesėrmen, do tė bėhej njė protestė e madhe. Nė zyrė mė mbėrrijnė tė dhėna se pėrveē atyre, qė dilnin me dėshirė nė protesta, kishte edhe nga ata qė nxitnin tė tjerėt pėr tė dalė", - kujton Konstandini. Nė godinėn e SHIK-ut vjen Xhahit Xhaferri, i dėrguari i Qendrės. Ai u prit nga shefi i SHIK-ut tė Vlorės, Shkėlqim Agolli, i cili ishte i emėruar nė atė detyrė vetėm nė 15 janar, pra dy javė mė parė. Ai do tė vritej mė pas nė Athinė (gjoja nga e shoqja). "Shkoj nė komisariat rreth orės 3 e 30 minuta tė mėngjesit tė datės 10. Shikoj Agim Shehun tė strukur nė kolltukun e zyrės me jakėn e ngritur dhe qė po dridhej. Arben Prrenjasin e pashė tek ziente disa kokrra vezė, qė po i hante me bukė. Dėgjoj Agim Shehun tė thotė: "Sot ėshtė tmerr. Do tė bėhet qameti. Kam prurė 750 forca policie, tė gjithė tė paarmatosur. Do t'i mėsoj vlonjatėt se ē'ėshtė ligji". Ndėrkaq, i drejtohet Arbenit: "A janė nė rregull valėt e radios"? Ndėrhyj dhe i them: "Ti s'paske rregulluar akoma valėt e radios. Do tė shpartallohesh. Lėre Vlorėn tė protestojė". Pas kėsaj dal dhe shkoj nė godinėn e SHIK-ut. Xhahiti mė thotė se do 'tė mėsonte vlonjatėt se ē'ishte shteti ligjor." "Do t'i godas", - tha. "Ti nuk e paske emrin Xhahit, por Xhahil. Ėshtė Vlorė kėtu. Nuk e di se ku do tė tė gjej nė drekė", - i thashė dhe ika.

Shpartallimi i 750 policėve

Po gdhihej data 10 shkurt. "Dal tė shikoj se ēfarė po bėhej nė qytet. Shkoj nė rrugėn nė drejtim tė Sheshit tė Flamurit. Nė tė gjitha anėt, madje edhe nė akset e rrugėve lidhėse, shikoj grupe tė ndryshme me nga 5-6 policė. Banorėt, mblidhnin nė heshtje gurė, pa bėrė as zhurmėn mė tė vogėl. Armatosja me gurė dhe sende tė tjera tė forta zgjati pėr rreth 45 minuta. Shkoj nė rrugėn nė drejtim tė Kuz Babait. Shikoj tė goditet grupi i parė i policėve me gurė. Nė kėtė ēast unė isha tek xhamia. Kam qenė pikėrisht mbi trotuar, nė krahun tjetėr tė rrugės. Fillon njė sulm si rrufe, i cili pėrhapet deri tek Kali i Trojės. Rrebeshi i goditjeve ishte i pandėrprerė pėr rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vetėm me shkopinj gome. Vėrej policėt e parė qė gjakosen nė kokė, nė fytyrė, nė trup. Po ai popull qė i godiste, i merrte dhe u jepte ndihmėn e parė. Pashė disa prej tyre tė shoqėruar nga grupe banorėsh qė dėrgoheshin dhe ndihmoheshin tė laheshin nė njė ēezmė aty afėr. Shkoj pranė Kishės katolike. E njėjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejtėsisht armike. Shikoj policėt tė shpėrndahen. Atėherė vendos tė shkoj nė komisariat. Njė grumbull i madh njerėzish qėndronte pėrballė komisariatit. Plagoset njė fėmijė i vogėl me gurė. Turma elektrizohet dhe hyn nė komisariat. Thėrrasin nė emėr Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin qė ai kishte ikur qė para dy ditėsh. Dėgjoj tė thonė nga turma: "Godina ėshtė jona. Paskan ikur qenėrit"!
Nė darkė, afėr xhamisė, marr vesh se ishte vrarė Artur Rustemi. Mė vonė doli se "ai gjoja ishte vrarė nė orėn 8 tė mėngjesit." Unė kam bindje tė plotė se deri nė orėn 9 tė mėngjesit nuk ishte vrarė asnjė njeri. Mė pas, vrasjen e tij e pėrdorėn si viktimė tė protestave. (S'ka si tė jetė ndryshe pėrderisa nuk e hetojnė vrasjen)"...

-vijon

__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-10, 02:10   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Nuk kish mė shtet

Nė datėn 10, kreu i zbulimit ushtarak tė Vlorės kupton se nuk kishte mė shtet. "Funksiononte vetėm SHIK-u",-vlerėson Konstandini. Tė nesėrmen ai kėrkon tė takohet me pushtetarėt lokalė, por nuk gjen asnjeri. Nė rrugė fillojnė tė shfaqen njerėz me prirje kriminale. Nė duar kishin armė Zastava, Tomson, ēifte. Nė mbrėmje, nė Gjiun e Vogėl tė Radhimės, i cili ndodhet rrugės pėr nė Pashaliman, skafistėt sulen dhe rrėmbejnė 130 skafe tė sekuestruara. Qė atė natė fillon trafiku klandestin. Po nė datėn 11 vritet njė polic, i cili u tha se u vra pėr hakmarrje dhe shfaqet njeriu i parė me maskė i ardhur nga Greqia. Ky ishte Zani Ēaushi, i cili ishte i dėnuar nė Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej nė burgun e sigurisė sė lartė nė Larisa. Atė e kishte sjellė nė Vlorė Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Shėrbimi Informativ grek. Njėri nga shokėt e Zanit nė burg, i cili shpėtoi nga i njėjti burg nė vitin 1994, sė bashku me 38 vetė tė tjerė, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shokėt e tij nė burg tek agjentėt e Asfalisė. Zani nuk pranoi tė arratisej atėherė sė bashku me shqiptarėt e tjerė. Arsyeja ishte e qartė, ai ishte i lidhur me agjentėt grekė", - thotė Konstandini. Nė datėn 12, shfaqet maska e dytė. Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po nė kėtė datė dalin politikanėt e parė. Nė orėn 8 tė mėngjesit, Skėnder Gjinushi del nė Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turmės: "Do tė vazhdojmė protestat nė bazė tė njė plani, i cili do tė miratohet nga njė komitet, qė do tė krijohet tani". Sė bashku me tė, nė tribunė ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Skėnder Gjinushi hedh parrullėn: "Do tė rrėzojmė pushtetin e Berishės, se ai ju ka vjedhur paratė".
Dikush nga turma pyet: "O Neritan, po tė tė vėmė ty president, a na i jep paratė?" Neritani i pėrgjigjet, se ata kėrkonin njė zgjidhje politike. Atėherė i njėjti zė i pėrgjigjet: "Tė q... n..., Neritan!" Skėnder Gjinushi pas tij thotė: "Ne lebėrit dhe vlonjatėt davetet i fillojmė me kėngė dhe i mbarojmė me kėngė". Pas kėsaj ai fillon tė kėndojė; "O djem rrėmbeni pushkėt, ja vdekje, ja liri". Kėtu, pėr herė tė parė, Skėnder Gjinushi i drejtohet turmės me shenjėn e tre gishtave. Si nė ēdo miting, tifo bėnin vetėm rreshtat e parė. Nė rreshtat e parė vėrej disa gra, qė bėnin disa shenja tė turpshme me gisht. Gratė filluan tė kėndojnė njė kėngė: "Tritan, tė keqen nėna, si e mbajte preshin brėnda."
Gjinushi del nė krye tė turmės dhe sė bashku me politikanėt e tjerė shkojnė nė drejtim tė prefekturės. Ata thėrrisnin: "Duam paret tona." Por pjesa dėrrmuese e turmės vetėm sa i shoqėronte nė heshtje. Dikush mė njeh dhe mė thotė: "Edhe SHIK-u ka filluar tė protestojė?"
Mė 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave nėpėr rrugė me makina tė prishura dhe mjete tė tjera. Qytetarėt vlonjatė filluan tė rralloheshin. Nė datėn 15 fillojnė letrat poshtė derės dhe vėnia e gjobave ndaj familjeve vlonjate. Hidhet parrulla e parė: "Poshtė qeveria", "Tė mbyllen dyqanet", "Vetėm furrat e bukės hapur". Filloi tė ndihej njė varfėri fizike nė dollapet ushqimorė. Njerėzit filluan tė thonin se "dyqanet i mbylli qeveria dhe maloku".
"Mė vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shpėtimit Publik. Pėrfaqėsues tė kėtij Komiteti shkojnė nė port dhe urdhėrojnė tė ndalohet ankorimi i anijeve. Qėllimi ishte qė i tėrė qyteti tė kalonte nė njė grevė urie masive", - vlerėson ish-kreu i SHIU-t pėr Flotėn. Nė datėn 17, atij i vjen informacion se nė Jug ėshtė pėrhapur njė hartė e Vorioepirit. "Njė hartė e tillė mė vjen nga vartėsit e mi nė dorė po atė ditė. Raportoj lart. Po nė kėtė datė hidhet ideja e rrėzimit tė qeverisė", - vijon mė tej ai rrėfimin e tij.

Manipulimi politik i opozitės

Kolonel Koliqi kujton se nė datėn 18, njė grup studentėsh nga Universiteti i Vlorės takon kryeparlamentarin, Pjetėr Arbnorin. Data 19 studentėt takohen me presidentin Berisha. Skafet nė kėtė datė ishin nė kulmin e tyre, duke nxjerrė miliona. Nė krye tė komisariatit, nga turmat vihet njė "shef" me mbiemrin "Kordha." Rreth orės 11 organizohet njė miting tek Prefektura. Skėnder Gjinushi i drejtohet ndėr tė tjera turmės: "Studentėt kanė vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Ata kanė shkuar tek maloku, por ne do ta rrėzojmė atė qoftė edhe me armė. Do ta marrim zvarrė." Nė kėtė ēast nga turma del njė djalė me maskė, i cili imiton Arbnorin: "Le ta bajnė vlonjatėt Vlorė-Skelė e Skelė-Vlorė, se mirė u ban!" Aty dėgjohet edhe parrulla "Poshtė parlamenti"! Hartat e Vorioepirit tė shpėrndara nėpėr qytet ndėrkaq kishin irrituar popullin, megjithė pakėnaqėsinė e pėrgjithshme kundėr shtetit pėr firmat piramidale. Njėri nga turma thėrret: "Nuk jemi me grekėt. Poshtė Shqipėria. Rroftė Italia. Vlora, qytet italian." Ky zė nuk pėrkrahet nga turma. Unė nė kėtė ēast isha tek vendi, ku mė parė kishte qenė pėrmendorja e Hysni Kapos. Ēudia mė e madhe ishte se kėto fjalė u duartrokitėn nga Gjinushi, Ceka dhe tė tjerėt nė tribunė. Ndėrkaq vendoset, qė tė hyhet nė grevė urie. Hyjnė nė sallė, ndėrsa tė tjerėt shpėrndahen. Pas kėsaj unė shkoj nė port. Mė kishte ardhur informacion qė Komiteti i Shpėtimit Publik ishte drejtuar pėr atje. Ata urdhėrojnė tė mbyllet porti. Ia bėj me shenjė oficerit tė shėrbimit, qė ta mbyllė dhe ai zbaton atė, qė unė i them me shenjė. Kthehem. Shikoj se nė vendin ku ishin futur studentėt nė grevė kishin dalė 20 persona tė armatosur. Nė qytet shfaqen fytyra tė reja. Ishin tė veshur keq dhe tė vrarė nė fytyrė. Mė vijnė tė dhėna se shumica e tyre ishin nga fshati Lumė-Vlorė dhe nga fshatrat pėrreth, tė gjithė tė armatosur. Ata filluan tė flinin nėpėr bunkerė dhe shanin qeverinė dhe Berishėn pėr gjendjen nė tė cilėn ndodheshin. Nervat e tyre ishin tė tendosura pėr shkak se ishin tė pangrėnė, kishin ftohtė dhe flinin jashtė. Drejtohem pėr nė godinėn e SHIK-ut. Ngjitur me tė ndodhet vila e njė politikani tė njohur. Aty shoh tre motoskafė tė bėrė gati pėr gjendje pune. Nė atė vilė po bėheshin mbledhjet e Shtabit tė "Luftės." Plani i Zonės sė Parė Operative pėrpilohet nė datėn 22. Ai pėrfshinte "ēlirimin" e qyteteve Tepelenė-Gjirokastėr-Vlorė-Pėrmet-Sarandė. Nė atė vilė instalohet njė radiotransmetuese e blerė me njė vlerė prej 26 mijė dollarė. Njėri nga informatorėt tanė mė tregoi njė fotokopje tė faturės.
Data 22 shkurt. Nė qytet ndihej qė po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para qė nė datėn 16 dhe 17. Lajmėroj Zhulalin pėr tė hapur portin. Ai nė fillim mė thotė "po", pastaj nuk mė del mė nė telefon. Deti ishte 9 ballė. Pavarėsisht nga kjo, kapiteni italian i anijes nė Brindizi mė thotė nė shqip se do tė nisej. Nuk kalon shumė kohė dhe mua mė vjen sinjali se trageti kthehet nė Durrės.
Nė orėn 7 e 30, turma mblidhet pėrpara prefekturės, por nuk vjen nė port. Trageti italian rrinte me motorė ndezur. Shkarkohen 14 trajlerė dhe 6 tragete tė tillė.
Po nė atė datė, Shefi i Shtabit tė pėrgjithshėm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishmėrinė e reparteve ushtarake nė tė gjithė vendin. Asnjė kapter nuk mund tė vepronte kėshtu, e jo mė njė gjeneral. Tė gjitha repartet ku ushtarakėt ikėn, digjen dhe vidhen. Nė tė tjerat, jo.

Kush e ngriti flamurin grek nė Himarė?

-vijon
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-10, 02:16   #3
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Kush e ngriti flamurin grek nė Himarė?

Nė datėn 23 shkurt mė vjen sinjali se nė Himarė ishte ngritur flamuri grek. I hipi makinės dhe shkoj sė bashku me shoferin tim atje. Rrugėn e bėjmė pėr afro 2 orė e gjysmė. Mbėrrij nė Himarė rreth drekės. Nė qendėr shikoj njė shtizė dhe nė tė tė varur njė flamur grek. Aty afėr ishte njė kafene, lokal i ndėrtuar me llamarina. Hyj nė tė dhe pyes gruan qė shėrbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himarėn?!" Gruaja mė thotė: "Eh, na e kanė "zbukuruar ata atje! Tė ishte pėr mua nuk e lija atje, jo". Ajo tregon me gisht nė drejtim tė njė lokali poshtė pallateve. Ajo mė pohon se flamurin e ngriti Leksi. Unė i them se nuk ėshtė e mundur, pasi ai ėshtė nga Vunoi. Gruaja e lokalit mė thotė se "nuk merrej mė vesh se ēfarė ishim."
Futem nė lokal dhe i them Aleksit se ē'donte ai flamur atje. "Ti je nga Vunoi dhe je shqiptar", - i them atij.

Sulmi vdekjeprurės ndaj godinės sė SHIK-ut.

Data 24, nisem pėr nė Fier, tek njerėzit e mi. Nė janar mė kishte vdekur nėna, dhe mendova qė tė dilja njėherė andej nga tė afėrmit e mi. I bie nga rruga e Nartės dhe po atė ditė kthehem nė zyrė. Njėri nga "shokėt" mė sjell njė vendim tė Komitetit tė Shpėtimit Publik me 111 emra. Tė gjithė ata ishin tė dėnuar me vdekje. Nė kėtė listė dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, nė mėngjes. Mė vjen informacion se do tė goditej godina e SHIK-ut.

Data 26, bie njė shi i tmerrshėm dhe bėn njė kohė shumė e keqe.
Siē duket, plani shtyhet pėr mė pas. Data 27, nė mbrėmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situatėn. I thashė qė tė largohemi, duke i treguar edhe dėnimin me vdekje qė na kishte ardhur tashmė nė duar. Gjatė kėsaj kohe, shoferi dhe shoqėruesi i Bujarit shkojnė tek tė afėrmit e tyre nė Vlorė, por rrihen barbarisht nga banditėt. Shpėtojnė nė fije tė perit, vetėm kur ndėrhyn kunati vlonjat i shoferit tė Ramės. Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim pėr t'u larguar. Ai nuk merr asnjė vendim. Besnik Hidri, vartės i Bujarit, njė nga oficerėt mė tė shkėlqyer tė SHIK-ut, organizon nxjerrjen e nėnkryetarit tė SHIK-ut nga zona e rrezikshme. Lajmėroj nė telefon policinė qė tė marrė nė mbrojtje nėnkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjetėr, ne e kishim nxjerrė Ramėn me kohė nga njė drejtim tjetėr nga Vlora. Nuk mund tė kishim besim tek ajo polici qė kishte zėvendėsuar tė parėn.
Data 27 nė darkė, mė vjen informacion se tek vila afėr SHIK-ut kishte ardhur njė nga figurat kryesore tė PS-sė. Nė datėn 28 nė mėngjes, "titullari" i PS-sė largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet nė zyrė dhe mė thotė se e kishte pėrcjellė gjeneral Ramėn. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth njė gjysmė ore qė qėndroja pėrballė universitetit, nė krah tė rrugės. Para hyrjes kryesore ndalojnė njė makinė dhe njė veturė me targa tė Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 vetė. Ata shkojnė drejt shkallėve tė universitetit, atje ku ishte drita mė e fortė. Fillojnė tė improvizojnė njė sherr, i cili zgjat pėr disa minuta. Nxirret njė thikė dhe bėhet sikur goditet. Tjetri qė u "sulmua" bie pėrtokė. Kėta tė tre i hipin veturės dhe tė dyja makinat shkojnė nė drejtim tė SHIK-ut. Shikoj personin qė "ra" pėrtokė, i cili fillon tė ulėrasė me sa ka nė kokė: "Mė vranė shikasit. Tek SHIK-u"- dhe sakaq ai ēohet nė kėmbė dhe zhduket. Ngjitem nė Kuz Baba. Lidhem me godinėn brenda, ku kishim 16 vetė gjithsej. Pėrgjegjės turni ata kishin Lekė Qokun. I them: Lekė, turmat po vijnė drejt godinės, mė shpjego se ēfarė po bėjnė?" Leka mė pėrgjigjet se ata po afronin njė makinė vetėshkarkuese riportabėl me karrocė tė ngritur. Siē dukej, donin ta pėrdornin si mburojė nga frika e ndonjė goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unė raportoj lart pėr gjendjen. Nga Leka mė vjen informacioni se bėhej fjalė pėr rreth 80 vetė tė armatosur me "Tomsonė", "Zastava", kallashnikovė, "ēifte", dhe me granatahedhės. Hapet zjarr kundėr godinės. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikė, ndėrsa nga njė shtėpi tjetėr, nga ana tjetėr e SHIK-ut, qėllohet gjithashtu me zjarr. "Shokėt" vazhdojnė tė qėllojnė vetėm nė ajėr. Nga turma ėshtė fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmės hapej qė nga 20 metra larg. Pyes Lekėn se ēfarė shihte. Ai mė pėrgjigjet: "Nė dhomė shoh vetėm flakė dhe tym. Jashtė shikoj vetėm gra dhe fėmijė. Ata qė qėllojnė janė fshehur pas grave dhe ne nuk mund t'i godasim dot. Shikojmė vetėm flakėt e armėve tė tyre." Marr nė telefon "shokėt" qė ndodheshin tek Ujėt e Ftohtė. Ata mė raportojnė se nuk mund tė vijnė nė ndihmė, sepse gjithēka ishte llahtarė. Njė qytet i tėrė i armatosur.
Leka mė thotė: "Kosta, jam plagosur!" Zėri i tij po vinte duke u shuar. Ai shton: "Kėtu ėshtė tym e flakė. Shikoj vetėm dy trupa tė shtrirė. Mė ka hyrė njė plumb nė krahun e djathtė e mė ka dalė matanė." Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t'i pėrdorte. Si organ informativ, ne asnjėherė nuk kemi patur detyrė pėr tė pėrdorur armėt, por vetėm pėr tė dhėnė informacion. Berisha na kishte urdhėruar, qė ne tė mos hapnim zjarr kundėr turmės, por vetėm kundėr eksponentėve. "Repartet duhet tė ruhen pa vrarė njerėz", - kishte thėnė ai.
Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhės. Gati tėrė kati i dytė shembet. Nė kėtė ēast ndėrpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 tė vrarė, ndėrsa 10 tė tjerėt shqyejnė njė nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrės. Atje u dalin disa nga banorėt vlonjatė tė cilėt i strehojnė nėpėr shtėpia. Evakuimi i tyre pėr nė Tiranė, njė e nga njė, do tė fillonte vetėm pas dhjetė ditėsh.
Nuk kalojnė shumė minuta dhe mė vjen njė tjetėr telefonatė nga jashtė, ku mė njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytė dhe ndodhej tek oborri i shkollės sė marinės, e cila ėshtė ngjitur me ndėrtesėn e SHIK-ut. Nė tė vėrtetė Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhėsi. Kolegu ynė e kishte gjetur tė shtrirė nė bar. Marr nė telefon komandantin e marinės, njė pusht djalė. Ai mė pėrgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.
Kolegu im e merr nė makinė pėr ta ēuar atje ku i thashė unė, nė spital, po rruga ishte plotėsisht e bllokuar. Atėherė e urdhėroj ta dėrgonte nė Pashaliman, ku mė pas do tė ēoja njė infermiere. Pas ndėrtesės sė SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afėr ndėrtesės. Goditet komanda e marinės dhe shkolla e Marinės. Pėr 2 orė shkatėrrohet gjithēka.
Ora 2 e mėngjesit. Rrethohem nė Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndėrhyjnė disa oficerė vlonjatė. Numėroj 4 herė tentativė pėr sulm kundėr zyrave qė kishim nė Kuz Baba. Mė nė fund, me njė makinė tė njė oficeri vlonjat, largohem fshehurazi nė drejtim tė fabrikės se ēimentos, nė Pallatin e Sportit dhe mbėrrij tek "Kulaēi". Sapo arrij atje mė ndalon njė grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur njė barrikadė nė rrugė dhe kishin lėnė vetėm njė shteg tė vogėl pėr tė kaluar. Njė burrė me njė hu tė madh nė dorė mė urdhėron tė zbres poshtė. Shikoj 4 trupa tė shtrirė. Ishin tė shokėve tanė. Njė grua i binte njėrės kufomė me sopatė, duke e copėtuar nė copa tė vogla. Njė tjetėr grua, shumė e shėmtuar nė fytyrė ngjyente duart nė trupin e Lekė Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtėr ngjyente duart nė gjakun e Lekės dhe ia tregonte turmės duke u ngėrdheshur me histerizėm. Gjaku i pėrlyente edhe krahėt. Shtanga. Tė pasnesėrmen mė vjen informacioni se ajo grua kishte qenė Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai qė kishte hurin mė duket se mė njeh dhe mė thotė tė largohem. "Ikni, frikacakė", - thotė ai. Hyj nė Pashaliman. Shoh 14 oficerė dhe kapterė. Takoj oficerin qė kishte sjellė aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtėsisht, ndėrsa gjysmėn e krahut dhe syrit tė majtė e kishte krejtėsisht tė shpartalluar. E pyeta: "Besniku je?" Ai mė pėrgjigjet vetėm me njė lėvizje qerpikėsh. U lutem oficerėve tė nxjerrin anijet. Ata mė pėrgjigjen: "Ik edhe ti qė kėtej, se po tė gjetėn kėtu, do tė na vrasin edhe ne." Lajmėroj pėr ardhjen e njė helikopteri. Ai vjen nė orėn 4 e 15, por Besniku nuk gjen mė shpėtim. Ai vdes gjatė rrugės.
Po nė datėn 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazės Detare dhe Baza Rezervė e Flotės qė shėrbente pėr riparimin e nėndetėseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnė tė 4 karikatorėt me fishekė, pasi kishte zbrapsur banditėt pėr 40 orė rresht. Banditėt e kapin rob dhe tė gjallė i presin kokėn dhe i qėrrojnė sytė. Pėr ironi tė fatit, do tė ishin pikėrisht kėta politikanė, qė mė pas do t'i dėrgonin jetimėve nė shtėpi dekoratėn e babait hero. Nė tunelin e nėndetėseve 630 metra tė gjatė, vidhet gjithēka, me njė vlerė qindra milionė dollarė.

-vijon
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-10, 02:17   #4
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Kthimi nė shtėpi, isha i vdekur

Pas pak minutash, shkoj pėr nė Sarandė. Nė hotelin e Piluriotit ndodhej Gramoz Ruēi me njė tufė banditėsh. Nė zyrėn e SHIK-ut mbėrrij nė orėn 9.00. Takoj tė parin Alfred Dulen. Marr nė telefon Zhulalin dhe pas disa replikash tė ashpra ai mė thotė tė nisem pėr nė Tiranė. Mbėrrij nė Gjirokastėr nė orėn 11:00. Lidhem me Sheme Kosovėn. Rruga Gjirokastėr-Tepelenė ishte e bllokuar dhe unė kėrkoj tė sjellin dy helikopterė. Tė 22 vetėt sa ishim, nisemi pėr nė Tiranė. Nė Ministri tė Mbrojtjes paraqitem nė orėn 5 pasdite. Aty mė del sekretari i ministrit, Robert Ligorama, i cili mė thotė se "ministri nuk tė pret ty". Pas kaq kohėsh kthehem nė shtėpi, ku mė dinin tė vdekur. Tė nesėrmen nė datėn 2, tė gjithė kishin dhėnė dorėheqjen, qeveria dhe Shemja. Pėr mua u mor vendim qė 4 ditė tė qėndroja nė zyrė nė gjendje arresti, madje dhanė urdhėr tė fillonte ēėshtja penale. Prokurori i ēėshtjes, nė fund tė hetimeve, mė shpall tė pafajshėm. Vazhdoj nė detyrė, derisa nė pushtet vjen si ministėr i Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Nuk mund tė vazhdoja mė tej. Lirohem nė 20 shtator 1997, pasi kisha shėrbyer nė kėtė detyrė qė nga 20 korriku i vitit 1993".
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-10, 23:15   #5
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

S’pranoi pasaportėn greke, racizėm ndaj Shkurtajt
GREQI- Pėrplasjet shqiptaro-greke nė sport kanė njohur njė ditė mė parė njė situatė tė re, teksa futbollisti i kombėtares kuqezi Vasil Shkurtaj ka refuzuar pasaportėn e Greqisė. Nė fakt, klubi i Panioniosit i ka kėrkuar atij qė tė marrė pasaportėn helene nė mėnyrė qė nė skuadėr tė lirohet njė vend pėr ekstrakomunitarėt, por Shkurtaj nuk e ka pranuar njė gjė tė tillė. Refuzimi i pasaportės ėshtė marrė vesh nga tifozėt e Panioniosit, nga mė fanatikėt nė Greqi.

Ata e kanė pritur sulmuesin shqiptar nė stėrvitjen e sė martės dhe kanė nisur tė lėshonin kore raciste ndaj tij, duke nisur “Shkurtaj, o shqiptar, nuk do tė bėhesh kurrė grek!”. Tifozėt kanė vijuar edhe me sharje tė tjera raciste, ē’ka ka shkaktuar njė reagim tė vėrtetė edhe nė mediat helene. Ndėrkohė, gjatė ditės sė mėrkurė, drejtues tė klubit tė Panioniosit kanė dalė nė njė konferencė shtypi, duke dėnuar sjelljen e tifozėve dhe duke e quajtur atė tė papranueshme me politikat e klubit. Gjithsesi, episodi megjithėse ka pėrfshirė njė numėr tė vogėl tifozėsh, tregon se kampionati grek mbetet nga mė problematikėt pėrsa i pėrket racizmit nė stadiume.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-11-10, 17:12   #6
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

“Rock pėr bashkim” nė kryeqytet pėr Ditėn e Flamurit

Prishtinė, 25 nėntor - “Rock pėr bashkim” ėshtė koncerti, i cili do tė mbahet nė Prishtinė mė 28 nėntor pėr Ditėn e Flamurit. Ky koncert organizohet nga Lėvizja Vetėvendosje sė bashku me Rrjetin e organizatave shqiptare, me qėllim qė t’i bashkon shqiptarėt nė Ditėn e Flamurit.
Anėtari i lėvizjes Vetėvendosje , Hysen Durmishi, ka kritikuar institucionet e Kosovės pėr largimi e kėsaj date nga kalendari i festave zyrtare. Ai ka thėnė se Vetėvendosje nė programin e saj politik, nė kapitullin pėr shtetndėrtimin ka paraparė qė t’i kthejė simbolet kombėtare.
Rrjeti i organizatave shqiptare ka shpalosur aktivitetet e tyre edhe pėr dy qendrat e tjera shqiptare,Tiranėn dhe Shkupin. Gentian Salaj ka thėnė se pėr Ditėn e Flamurit nė Tiranė do tė hapet panairi i produkteve shqiptare, ndėrsa nė Shkup do tė ketė njė format tjetėr, atje do tė protestohet pėr moshyrjen e Maqedonisė nė BE dhe NATO.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-11, 17:26   #7
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Me vetėm 18 serb sa jetojn nė Prizren, njifar kishtari serb guxon me e qujt Prizrenin shkasmos, bile ai shkon aq larg sa vjen e lutet nė kish i vetum, e vetkėnaqet duke e quajtur Prizrenin Jerusalemi serb, Stambolli serb....

Njė "pėrgjigje" e meriton ky far Teodosija thash vet me veti, e pėr ti thėnė Teodosijes qė Prizreni jo vetėm qė ėshtė ata emra qytetesh tė huaja qė i kan rėnė atijė nė mendė, Por Prizreni ėshtė ZEMRA e Shqiptaris !
Me shpres qė Teodosije ta dijė ē'funksjone tė rėndėsishme bart ZEMRA, sepse sa pėr qytete tė huaja ai ka mundur ta marrė shembull edhe Mosken (sa pėr mua).

Nė rrafshin zyrtar kjo pėrgjigje ka ardhur nga Ipeshkvia e Kosovės me tė njėjtėn monedh .

Prizren: Nė Katedralen “Zoja Ndihmėtare”, Mesha solemne e Pashkėve

Publikuar: mė 24 prill 2011 kohanet

- Nėn drejtimin e imzot Dodė Gjergjit, Ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės tė dielėn nė Katedralen “Zoja Ndihmėtare” nė Prizren ėshtė mbajtur Mesha solemne e Pashkėve katolike. Nė kėtė Meshė, kanė marr pjesė edhe komandanti i KFOR-it gjeneral Erhard Buhler dhe rektori i Universitetit Publik tė Prizrenit, Ronald Munch. Imzot Dodė Gjergjit nė fjalėn e tij para besimtarėve katolik ka bėrė thirrje pėr dashuri ndaj njėri tjetrit dhe mos sakrifikim tė vlerave morale e njerėzore pėr materializėm. Ai ka thėnė se shoqėria asnjėherė nuk ka qenė mė e rrezikuar se sa sot, pėr tė humbur vlerat e pėrjetshme, autoritetin moral, dhe pėr tė humbur ēdo vlerė njerėzore. “Shoqėria e sotme ėshtė e katandisur nė njė lloj relativizmi, ku asgjė nuk ka absolute dhe ku secila mund tė pėrdoret dhe gjithēka ėshtė e mirė. Dhe tani shoqėria e sotme duke u pėrpjekur qė tė merr njė lloj pėrparimi dhe zhvillimi ėshtė e gatshme tė jap pėrparėsi tė keqes para tė mirė, dhe kjo shoqėri ėshtė e gatshme tė bėjė qė tė hedhė pluhur mbi tė afėrmit e vet dhe miqtė pėr tė arsyetuar fajin”, ka theksuar ai.
Ai ka thėnė se sot nuk kemi armiq, sa jemi tė rrezikuar nga mėkati ynė dhe nga djalli. “Ne nuk jemi armiq, ne nuk jemi tė rrezikuar nga askush ne jemi tė rrezikuar nga mėkati jonė dhe mashtruesi i vjetėr, djalli. Kurse tė gjitha pėrjetimet qė mund t’i pėrjetojmė nė kėtė botė tė gjitha ato i pėrballojmė me durim qė Krishti i pėrballonte vuajtjet e tij. Tė gjithė i pėrballojmė me tė njėjtėn shpresė qė e ka urdhėruar edhe ngjalljen e Krishtit. Sepse si tė mirat si tė kėqijat, si lėvdatat si dhuratat, si kryqi ashtu edhe vuajtjet, sikur krenaria ashtu edhe pėrbuzja, tė gjitha do tė pėrfundojnė dhe e kanė njė cakė, o kryqi o varrin. Pėr ne e dimė se caku jonė ėshtė kryqi. Dhe qė nė kryq e kemi shpėtimin, sepse shpėtimtari ynė Zoti Jesus Krisht, i cili e mundi vdekjen, Ai neve na ka dhėnė mundėsi dhe fatin e mirė qė tė gjithė tė jetojmė dhe tė marrim shpėrblimin e jetės sė pėrtejme”, ka thėnė Imzot Dodė Gjergjit.
Ndėrkaq Ipeshkvi i Ipeshkvisė sė Kosovės, ka thėnė se ne si popull kemi vuajtur shumė nė shekuj, dhe se e kemi pasur mall pėr tė jetuar nė liri, por ka thėnė se tani duhet tė rrimė zgjuar qė tė jemi tė pėrgatitur para Zotit. “E tani duhet tė kemi kujdes dhe tė rrimė zgjuar nė mėnyrė qė Zoti tė na gjej tė pėrgatitur nga e keqja e re qė na vjen nėpėrmjet formave tė reja. Sepse asnjėherė nuk ka qenė njeriu mė nė rrezik sesa sot pėr tu bėrė i keq. Asnjėherė nuk ka qenė familja mė nė rrezik se sot pėr ta humbur dashurinė dhe pėr ta humbur pėrpjekjen nė sakrificė tė ndikoj njėri tjetrin pėr ta pėrballuar vuajtjen dhe pėr tė arritur tė mirat e nevojshme qė duhet t’i kemi”, ka theksuar ai.
Festa e Pashkėve ėshtė kremtimi mė i madh i kalendarit liturgjik tė Kishės Katolike dhe kishave tjera qė kremtojnė pėr ringjalljen e Jezusit tė Nazaretit, qė, sipas Besėlidhjes sė Re, kishte ndodhur tri ditė pas vdekjes sė tij nė kryq. Festa e Pashkėve shėnohet nga besimtarėt katolikė, protestant dhe ata ortodoksė.

Ndėrkohė, siē ka raportuar Koha.net, tė shtunėn nė mbrėmje Festa e Pashkėve u shėnua nė Prishtinė, me Meshėn e Ringjalljes nė Katedralen e sė Lumes Nėna Terezė. Ipeshkvi i Kosovės, Dodė Gjergji, i cili e udhėhoqi meshėn, tha se mesazhi i Pashkėve bart nė thelbin e vet porosinė pėr paqe, dashuri, pajtim, jetė tė drejtė, tė ndershme dhe tė mirė. Ai porositi se pėrgjegjės pėr paqen dhe dashurinė nė Kosovė duhet tė jenė vetė qytetarėt, por edhe udhėheqėsit.
Ndezja e qiriut tė Pashkėve shėnoi mbrėmė fillimin e Meshės sė Ringjalljes nė Katedralen e sė Lumes Nėna Terezė nė Prishtinė, tė cilėn e udhėhoqi ipeshkvi i Kosovės, Dodė Gjergji.
Ai me kėtė rast tha se e falėnderon Zotin pėr mundėsinė qė festėn e Pashkėve ta shėnojė bashkėrisht me besimtarėt katolikė, pas agjėrimit kreshmor dhe treditėshit tė shenjtė.
“Me zemėr tė pastėr dhe plotė gėzim, mund t’i bashkohemi sonte klithjes sė tė gjithė tė krishterėve tė botės; haleluja, haleluja, Krishti ėshtė ngjallur. Nė mėnyrė tė veēantė, dėshiroj qė ta falėnderoj Zotin, qė sonte i njėjti gėzim shpėrthen nė zemrat e tė gjithė besimtarėve tanė, nė tė gjitha kishat tona, tė Kosovės, por edhe te besimtarėt tanė nė diasporė dhe nė vende tė ndryshme tė botės, ku janė tė pėrcjellė nga priftėrinjtė tanė dhe sonte i luten Zoti shqip”, tha Dodė Gjergji.
Gjatė meshės, ipeshkvi Dodė Gjergji iu lut Zotit qė ta bekojė, ta ruajė dhe ta mbushė me paqe e dashuri popullin e tij nė Kosovė, qė, siē u shpreh ai, “ėshtė populli mė i vuajtur ndėr shekuj dhe qė ka pėrjetuar padrejtėsi tė shumta dhe tė shpeshta”.

Vjetėr 24-04-11, 17:30   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi Shiko postimin

edhe pse me PRIZRENININ krenohemi po si qytet PRIZRENI mas paku i perngjan nji qyteti shqiptar dominojn gjuha turke edhe serbbe ne qytet
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-11, 18:04   #9
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
edhe pse me PRIZRENININ krenohemi po si qytet PRIZRENI mas paku i perngjan nji qyteti shqiptar dominojn gjuha turke edhe serbbe ne qytet
a jo jo zotni guri i madh, kėtu gaboheni rėndė.
Pėr dy apo tre "tyrqeli" sa keni arritur ti njihni, nuk jan ata qė prezantojn Prizrenin !
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-05-11, 14:42   #10
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 11-05-11 nė 14:47
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-05-11, 14:59   #11
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

http://www.koha.net/repository/images/11gace14.jpg

Kėngė tė bukur, Pamje senzacionale ka lansuar Aurela Gaēe nė festivalin e Kėngės pėr evropė mbrėmjen e 10 majit.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-05-11, 16:36   #12
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi Shiko postimin
http://www.koha.net/repository/images/11gace14.jpg

Kėngė tė bukur, Pamje senzacionale ka lansuar Aurela Gaēe nė festivalin e Kėngės pėr evropė mbrėmjen e 10 majit.
kur jemi te dinjiteti kombetar, fort mire u be qe u eliminu aurela me te pare.
arsyeja:
sa ma pak minuta qe na sheh bota tu shit pordha te vonuara patriotike me skenografi e me cirrje histerike patologjike, qaq ma mire per neve.

Turp per ata qe e kane pergatitet paraqitjen e Shqiperise. Paraqitje ma idiote nuk pat qaty. Nuk e kam personalisht me aurelen.

Qe 6 vjet jam kah e mendoj nje pune: kur vet neve shqiptareve nuk na pelqen kanga e shqiperise ne eurovizion, qysh ka me ju pelqy te tjerev per me votu? Hajt?
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-11, 21:16   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė Atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

Prej lufte veē ai largohet,
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor.

Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
Tė drejtat tona ne s'i ndajmė,
Kėtu armiqtė s'kanė vend.

Se Zoti vet e tha me gojė,
Qė kombe shuhen pėrmbi dhé,
Po Shqipėria do tė rrojė,
Pėr te, pėr te luftojmė ne.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-11, 19:47   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Atje lartė nė Prishtinė,
Bėhet luftė me Serbinė!
Shiko o Serb i pa besė...
Priti djemtė e UĒK-sė!

Shiko “Krajli Jugosllav...”,
Si luftojnė djemt Shqipėtarė!
Miqėsi tė madhe kanė,
Gjith shtetet Amerikanė!

I shikon gjithė bota mbarė,
Bijtė e kombit Shqipėtarė!
Tė gjithė njė betim kanė,
Tė luftojnė pėr vatanė!

Shekuj me furtunė ka parė,
Gjithė kombi Shqipėtarė,
Mos i fryni pabesisė!
Sot ėshtė dita e lirisė!

Sot ėshtė dita historike,
Tė jetė Shqipėri Etnike,
Iku dita e dredhisė,
E Serbisė dhe Greqisė!

S’jemi Turq e as Bullgarė,
E as Mali Zi,
Jemi vetėm Shqipėtarė,
S’rrojmė dot pa LIRI !
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-11, 19:55   #15
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

injiteti kombtar shum flitet e pak punohet

disi po na imponohet nji dinjitet TALLAVA

po shum edhe kan perfitime nga ky ky dinjitet tallava ,po mendoj perfitime matriale

se syt e tyre veq paren e shofin asgjė tjter

__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.