Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-07-11, 18:17   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

22.02.96 RILINDJA

INTERVISTĖ E DR. IBRAHIM RUGOVĖS DHĖNĖ “ZĖRIT TĖ AMERIKĖS“

Me rastin e marrjes sė Ēmimit Danez pėr Paqe e Liri, Elez Biberaj, i seksionit tė “Zėrit tė Amerikės“ i mori njė intervistė dr. Ibrahim Rugovės. Pėrmbajtja e intervistės ėshtė sa vijon:
. . . .
Dr. Rugova, si mund ta cilėsoni gjendjen e tanishme nė Kosovė?

Kohėve tė fundit ka pasur disa incidente provokuese, si ai i Deēanit, para disa ditėsh, njė
montim i shpėrthimeve nėpėr kampet e refugjatėve serbė nė Kosovė, pastaj represioni sistematik, siē ėshtė ai i kontrollit tė familjeve, i njerėzve pėr armė, e tė tjera. Pra
ėshtė njė represion konstant, i cili po vazhdon edhe pas Dejtonit dhe ne shpresojmė qė ky duhet tė zbutet pėrpara ēdo hapi tjetėr qė duhet tė ndėrmerret.

A ka ndonjė gjė tė re pėr sa i pėrket mundėsisė sė bisedimeve midis palės shqiptare dhe asaj serbe?

Tash pėr tash mund tė them se po punohet nė kėtė drejtim dhe, siē e dini edhe ju, nė tė ėshtė e angazhuar edhe Bashkėsia Evropiane, Shtetet e Bashkuara, Konferenca e Gjenevės si dhe institucione tė tjera ndėrkombėtare. Mendoj se duhet tė krijohet klimė pėr bisedime si dhe ndėrmjetėsim tė palės sė tretė.


5 mars 1996 “Zėri Shqiptar”

DĖSHTIM I PACIFIZMIT OSE PROVOKIM I RI SERB

“Ne jemi gati, por nuk ka ardhur ende momenti, kjo nuk do tė thotė se ky moment ėshtė i largėt. Pėr luftė ballore nuk ekziston mundėsia, ne pėrgaditemi pėr njė luftė partizano-guerilase“. Kjo deklaratė ėshtė e shkėputur nga njė intervistė qė njė nga liderėt e njė organizate ilegale, qė quhet Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, i pat dhėnė “Gazetės shqiptare“. Gazetat u kujtuan pėr temat e ashpra tė liderit tė kėsaj organizate, kur njė organizatė tjetėr, me njė emėr tė afėrt, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, mori javėn qė shkoi pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimin e bombave nė Prishtinė dhe nė disa qytete tė tjera tė Kosovės. Dhe nėse shpėrthimet tronditėn kazermat e serbėve nė Kosovė, marrja pėrsipėr e tyre nga shqiptarėt tronditi opinionin publik dhe shkaktoi debate dhe diskutime tė ndryshme. “Terrorizmi troket edhe nė Kosovė“, Pas Londrės dhe Algjerit kėmbanat e terrorizmit bien edhe nė Kosovė“ -janė disa nga titujt e gazetave tė Tiranės. Ėshtė e paqartė nėse Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės dhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės janė e njėjta gjė, pasi nga njėra anė liderėt ilegalė tė lėvizjes kanė marrė pėrsipėr atentatet dhe kanė dhėnė hollėsi pėr to, ndėrsa tė nesėrmen kanė deklaruar se nuk kishin tė bėnin me atentatet dhe se nuk pranonin tė identifikoheshin mė me ushtrinė, pasi ishin njė organizatė tjetėr…


ĒKA THONĖ TRITAN SHEHU, SABIT BROKA, SABRI GODO DHE PASKAL MILO PĖR SHPĖRTHIMIN E BOMBAVE NĖ KOSOVĖ:

Tritan Shehu (Partia Demokratike):
Unė nuk e di se sa e vėrtetė ėshtė vendosja e bombave nė disa qytete tė Kosovės, por nėse po, them se ky ėshtė njė provokacion i shovenistėve serbė pėr tė justifikuar dhunėn e tyre dhe pėr tė prishur imazhin mjaft pozitiv qė ka krijuar qėndrimi i forcave demokratike kosovare nė opinionin ndėrkombėtar. Jam i bindur se akte tė tilla nuk e prishin kurrė kėtė imazh.

Sabit Brokaj (Partia Socialiste):
Nė Kosovė pėr vite me radhė populli qetėsisht kėrkoi qė tė zgjidhet ēėshtja e vet, pa ndeshje, pa armė dhe pa dhunė. Kėsaj here vendosja e bombave shpreh fundin e shpresės sė tij se vetėm me bisedime ishte e mundshme qė problemet mund tė zgjidhen.
Vendosja e bombave nė disa prej qyteteve tė Kosovės provon mjerisht mungesen e njė politike racionale tė Rugovės, i cili rrugėn e tij paqėsore e trajtoi si njė gandizėm pasiv dhe jo si njė shprehje aktive tė protestės mbarėpopullore pėr tė drejtat e veta.

Sabri Godo (Partia Republikane):
Nga njėra anė, vendosja e bombave mund tė jetė njė kurdisje e vetė partive ekstremiste serbe. Kjo pėr tė akuzuar popullin shqiptar pėr terrorizėm, nė mėnyrė qė tė justifikohet njė shtypje ushtarake direkte e tyre dhe pėr tė nisur njė operacion spastrimi etnik tė ngjashėm me atė qė serbėt synuan tė bėnin nė Bosnjė. Dhe shpjegimi tjetėr ėshtė se nėse autorėt e kėtij akti kanė qenė shqiptarė, themi se kemi tė bėjmė me njerėz tė papėrgjegjshėm, me terroristė qė duan tė veprojnė tamam nė kohėn kur duket se predispozicioni i SHBA-sė, i Gjermanisė, i Francės apo edhe i shteteve tė tjera pėr tė pėrkrahur Shqipėrinė drejt njė hapi pėrpara nė zgjidhjen e drejtė tė problemit tė Kosovės. Por, Kosova duhet qė tė ndihmojė vetveten nė njė veprimtari aktive politike, qė tė them se ka munguar.

Paskal Milo (Partia Socialdemokrate):
Akti qė ndodhi nė Prishtinė, pėrfaqėson pa dyshim njė veprim tė natyrės terroriste, qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me synimet dhe rrugėt qė populli shqiptar i Kosovės ka ndjekur nė luftėn e tij pėr pavarėsi dhe pėr realizimin e tė gjitha tė drejtave njerėzore. Por, unė do ta vlerėsoja kėtė akt, qė i shkėputur nga konteksti, ėshtė njė shprehje e ndjenjave tė fuqishme popullore dhe njė sinjal i keq ndoshta pėr tė gjitha forcat politike nė Kosovė dhe nė Shqipėri, por edhe nė Serbi e nė planin ndėrkombėtar, pėr ta trajtuar ēėshtjėn e Kosovės me urgjencė, pa neglizhenca dhe me synime pėr ta zgjidhur atė sa mė drejtė.
(Remzi Lani-Tiranė)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.