Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-10-07, 04:58   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Memorandumet e Fan Stilian Nolit

Dy memorandume tė Fan Stilian Nolit nė "Somerset Record Office"


Ēėshtja shqiptare

Prej Rev. Fan Stilian Noli

Njė paraqitje e Federatės Pan-Shqiptare "Vatra" nė Konferencen e Kombeve tė Shtypura dhe tė Varura nė Washington D.C. 1918 (?) .

Sipas Somerset Record Office, DD/DEU/35, 1919


Tė gjitha kombet ndėrluftuese tė Europės, menduan se ishte e nevojshme tė dėrgonin nė SHBA misionarė pėr tė paraqitur kauzat e tyre pėrpara opinionit publik amerikan. Ata kanė bėrė tė njėjtėn gjė nė tė gjitha vendet e tjera asnjanėse, por kėtu nė Amerikė, pėr me tepėr, ata kanė organizuar edhe sistemet e tyre propagandistike nė njė shkallė aq tė gjėrė, saqė ky vend u bė njė fushėbetejė aq e rėndėsishme pėr t'u fituar, sa edhe ēdo fushėbetejė tjetėr reale nė Europė. Unė mendoj se arsyeja ėshtė e qartė: Ata kanė kuptuar se mbėshtetja morale dhe materiale e kėtij vendi ėshtė e njė rėndėsie aq tė madhe sot dhe mund tė ketė njė karakter pėrcaktues nė tė ardhmen, mbasi SH.BA mund tė marrin pėrsipėr rolin e arbitrit tė Botės.

Kjo luftė, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė pėrfundojė me njė fitore shkatėrrimtare tė ndonjėrit grup tė kombeve ndėrluftuese. Bismark-u, duke folur dikur rreth mundėsisė dhe rezultatit tė njė lufte nė mes Anglisė dhe Gjermanisė bėri vėrejtjen e mėposhtme: "Anglia ėshtė njė balenė dhe Gjermania njė kalė. Si mendoni ju qė njė balenė do tė mundė njė kalė? Ose, si mendoni ju, se njė kalė do tė mundė njė balenė"? Ne mund tė kemi atėherė dy fuqi fituese: Anglinė dhe Gjermaninė, ose dy fuqi tė mundura, por asnjėra prej tyre nuk do tė jetė nė gjendje tė marrė njė dėmshpėrblim lufte. Madje, edhe duke korrur njė fitore vendimtare mbi kundėrshtarin, pa dyshim, finaciarisht, fitimtarėt, ashtu sikurse edhe tė mundurit, do tė jenė plotėsisht tė rraskapitur. Kjo gjė ėshtė pranuar nga autoritetet financiare si tė Gjermanisė ashtu edhe tė Anglisė.

Nė ēdo rast rezultati i kėsaj lufte do tė jetė pak a shumė i njejtė pėr tė gjithė ndėrluftuesit: Taksa tė rėnda nė planin e brendshėm dhe hua tė mėdha tė jashtme nga vendet e huaja, pėr tė mbuluar shpenzimet e luftės. Tani, SHBA do tė jenė i vetmi vend qė mund tė marrė cilėsinė e njė huadhėnėsi tė madh tė jashtėm. Ky fakt shpjegon pse tė gjithė shtetet ndėrluftuese kanė zgjedhur Amerikėn si hapėsirė tė lojės sė tyre politike dhe propagandistike. Sipas tė gjitha fakteve, zėri i Amerikės do tė jetė mė i fuqishmi nė Konferencėn e ardhshme tė Paqes. Asnjė fuqi, nė fund tė kėsaj lufte, nuk mund tė ketė kurajon tė sfidojė thesarmbajtėsin e botės, fuqitė mė tė pacipėta dhe krenare ndėrluftuese do tė pėrulen para Uncle Sam aq poshtė pėr parā, saqė ju do tė keni kėnaqėsinė tė shikoni nga prapa majat e hundėve nė mes kėmbėve tė tyre. Le tė aplikojė Amerika kėtė moto: "Asnjė parā pėr shtypėsit e kombeve tė dobėta dhe tė pambrojtura"! atėherė drejtėsia, paqa dhe liria do tė mbretėrojnė mbi tė gjithė Botėn. Prandaj unė kam kėnaqėsinė tė apeloj ndaj opinionit publik amerikan dhe qeverisė, nė emėr tė Shqipėrisė, si pėrfaqėsues i 60000 shqiptarėve tė SHBA, pėrpara audiencės sė shquar tė kėsaj Konference, tė organizuar nga zonjat mė tė mira tė tokės mė tė mirė, nė kryeqytetin mė tė mirė tė botės sė qytetėruar.

Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe njė problem i madh ndėrkombėtar. Edhe pse e panjohur pėr opinionin e pėrgjithshėm publik amerikan, ajo ėshtė njė prej vendeve mė tė lakmuara tė luftės nė tė gjithė Europėn. Austria, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janė duke luftuar pėr atė rrip tė ngushtė toke qė shtrihet pėrgjatė bregut lindor tė Detit Adriatik. Nė tė vėrtetė, krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar prej Konferencės sė Londrės, mė 1912, ėshtė njė nga shkaqet e konfliktit aktual europian. Princi trashėgimtar i fronit austriak ,Franc Ferdinandi, u vra nga njė student serb nė Sarajevė, pikėrisht sepse ai konsiderohej si njeriu qė detyroi Europėn pėr tė krijuar shtetin e ri shqiptar, duke ndaluar kėshtu Serbinė nga fitimi i njė daljeje tė lirė nė bregdetin e Adriatikut.

Rėndėsia ndėrkombėtare e Shqipėrisė ėshtė e pėrcaktuar nga pozicioni i saj strategjik. Shqipėria shtrihet pėrgjatė bregdetit lindor tė Detit Adriatik, pėrballė Italisė, duke pasur nė Veri Malin e Zi, Serbinė nė Lindje dhe Greqinė nė Jug. Ajo zotėron dy porte tė mrekullueshme, Durrėsin dhe Vlorėn, vlerat ushtarake dhe tregtare tė tė cilėve nuk mund tė mos mbivlerėsohen. Vlora ėshtė konsideruar prej specialistėve ushtarakė si ēelėsi i Detit Adriatik. Kontrolli i bregdetit shqiptar ėshtė i njė interesi jetėsor pėr tė dy fuqitė e mėdha tė Adriatikut, Austrinė dhe Italinė. Tė dyja kėto janė tė etshme pėr ta mbajtur Shqipėrinė me qėllim qė tė pėrmirėsojnė situatat e tyre ushtarake dhe tregtare, dhe, nė pamundėsi tė kėsaj, tė pengojnė njėra tjetrėn, ose ndonjė shtet tjetėr nga marrja nė zotėrim e saj.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-10-07, 04:59   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Memorandumet e Fan Stilian Nolit

Pėrveē Austrisė dhe Italisė, shtetet fqinje ballkanike, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, pretendojnė nga njė pjesė tė Shqipėrisė secila. Gjatė luftrave Ballkanike tė vitit 1912, kėto tre shtete vunė nė zotėrim Shqipėrinė, e cila deri nė atė kohė ishte njė provincė turke, dhe shpallėn solemnisht qėllimet e tyre pėr tė qėndruar atje. Megjithėse ata patėn deklaruar nė fillimin e kėsaj lufte se objektivi i tyre ishte ai i ēlirimit tė racave ballkanike nga zgjedha turke, ato ende e mendojnė si nė pėrputhje me rolin e tyre prej ēlirimtarėsh, veprimin shkatėrrimtar ndaj shqiptarėve dhe proēesin e ndarjes sė tokave tė tyre. Por kjo zgjidhje nuk i pėlqeu Austrisė dhe Italisė, tė cilat ishin aleate atėherė dhe e dėshironin njėra-tjetrėn nė mėnyrė pasionante. Njė gjė e tillė nėnkuptonte qė Serbia, pararoja e Rusisė, tė mund tė kishte njė pjesė tė kontrollit tė Detit Adriatik, dhe do tė bėhej njė kėrcėnim i vazhdueshėm pėr tė dyja kėto. Prandaj, Austria, e mbėshtetur nga Italia, mobilizoi dhe propozoi krijimin e shtetit tė pavarur tė Shqipėrisė, si e vetmja zgjidhje e pranueshme e ēėshtjes ballkanike. Rusia u kundėrmobilizua, dhe nė kėtė mėnyrė njė konflagracion europian ishte i mundshėm. Njė gjė e tillė u shmang nga Konferenca e Ambasadorėve e mbajtur nė Londėr nėn kryesinė e Sir Edward Grey-t, e cila zgjidhi ēėshtjen ballkanike dhe vendosi qė Shqipėria duhej tė bėhej njė shtet i pavarur nėn njė prijės europian dhe nėn mbrojtjen e pėrbashkėt tė Fuqive tė Mėdha tė Europės.

Shqipėria doli nga dhomat e errėta tė diplomacisė europiane e gjymtuar pas njė operacioni tė vėshtirė nėntėmujor. Zona tė mėdha tė territorit tė vlefshėm shqiptar me dy milion banorė shqiptarė iu prenė dhe iu dhuruan Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, si fryti i fitoreve tė tyre kundėr turqve. Ēfarė mbeti, me rreth njė milion banorė, tė gjithė shqiptarė tė pastėr etnikisht, u vendosen nė atė qė quhet shtet i pavarur i Shqipėrisė dhe Princi Wilhelm Wied u zgjodh prej Fuqive europiane pėr tė mbretėruar kėtė vend. Dhe ky ishte vetėm fillimi i tragjedisė, mbasi shtetet ballkanike refuzuan tė evakuojnė territorin e caktuar pėr shtetin e ri. U deshėn dy ultimatume dhe njė demonstrim ndėrkombėtar detar pėr tė imponuar evakuimin e Shqipėrisė Veriore dhe Qendrore prej trupave serbe dhe malazeze. Edhe Greqia i dredhoi problemit. Ajo tėrhoqi ushtritė e saj vetėm pas dekretimit tė komedisė sė pėrgjakshme tė sė ashtuquajturės qeveri revolucionare e Epirit, Shqipėrisė Jugore, tė cilėn ajo e mbėshteti me armė, municion, topa, parā, ushtarė dhe oficierė grekė.

Kur Princi Wilhelm Wied arriti nė Durrės pėr t'u vendosur nė krye tė shtetit tė ri, ai u detyrua fillimisht tė vinte nėn kontroll kėto kryengritės tė shtirė tė Jugut, tė cilėt vepronin nėn urdhėrat e drejtėpėrdrejta tė qeverisė greke. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė, njė tjetėr revolucion, i nxitur dhe i financuar prej fuqive tė huaja shpėrtheu nė Shqipėrinė Qendrore. Princi Wilhelm Wied nuk kishte ushtri pėr tė shtypur kėto revolucione tė importuara, as parā pėr tė krijuar njė ushtri dhe tė mbajė nė funksion tė vazhdueshėm makinen qeveritare. Fuqitė e Mėdha, nė kundėrshtim me premtimet e tyre solemne, refuzuan t'i jepnin shtetit tė ri shqiptar njė hua. Pėr mė tepėr, Princi Wilhelm u detyrua tė merrej me ndėrthurjen e intrigave tė Austrisė, Italisė e tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, ku tė gjashtė Fuqitė e Mėdha ishin tė pėrfaqėsuara. Ky Komision u mendua tė vendosej nė Shqipėri me synimin e pėrpilimit tė Kushtetutės sė shtetit tė ri, pėr tė organizuar financat dhe administratėn e tij. Por ky nuk bėri asgjė tė tillė: ēdo masė e propozuar nga pėrfaqėsuesi i Austrisė hidhej poshtė nga pėfaqėsuesi i Italisė dhe anasjelltas; ose ēdo masė e propozuar prej pėrfaqėsuesve tė Aleancės Trepalėshe hidhej poshtė prej pėrfaqėsuesve tė Bllokut tė Antantės e anasjelltas. Pėr mė tepėr, Austria dhe Italia i vendosėn Princit dy kėshilltarė privatė, tė cilėt ishin nė tė vėrtetė rojet e tij, qė e tėrhoqėn ate dhe qeverinė e tij nė drejtime tė pėrkundėrta. Pas shpėrthimit tė luftės europiane (Fjala ėshtė pėr Luftėn e Parė Botėrore shėnim i pėrkthyesit), Princi Wilhelm Wied u largua nga Durrėsi, mė 3 shtator 1914, pas njė mbretėrimi tė shkurtė prej gjashtė muajsh, duke e lėnė Shqipėrinė pa qeveri.

Menjėherė pas nisjes sė Princ Wilhelm Wied-it, grekėt pushtuan pėrsėri Shqipėrinė e Jugut nėn pretekstin e rivendosjes sė rendit; Italia mbėrtheu portin shumė tė lakmuar tė Vlorės "me qėllim qė tė sigurojė asnjanėsinė dhe pavarėsinė e shtetit shqiptar" dhe, me hyrjen e saj nė luftėn europiane, deklaroi njė bllokadė tė bregdetit shqiptar; malazezėt dhe serbėt bėnė tė njėjtėn gjė dhe pushtuan Shqipėrinė Qendrore dhe Veriore; gjatė vjeshtės sė vitit 1915 austriakėt dhe bullgarėt pushtuan Shqipėrinė Veriore dhe Qendrore, duke pėrzėnė serbėt, malazezėt dhe italianėt; dhe, sė fundi, njė muaj mė vonė, italianėt pushtuan Shqipėrinė Jugore duke pėrzėnė grekėt. Gjatė kėtyre serive pushtimesh, mijėra shqiptarė u pėrzunė prej shtėpive tė tyre, fshatrat dhe fermat e tyre u dogjėn, vendi u shkatėrrua sa nuk njihej dot mė dhe qindra mijėra vdiqėn ose janė duke vdekur nga uria, nga mbetja nė mes katėr rrugėve, apo nga sėmundjet e sjella nga pushtuesit. Asnjė anije ndihmash nuk udhėton pėr nė Shqipėri dhe asnjė punonjės i Kryqit Kuq nuk kujdeset pėr tė sėmurėt. Tė varfėrit dhe nevojtarėt duhet thjeshtė tė vdesin nga uria, dhe tė sėmurėt duhet thjeshtė tė vdesin.

Rasti i Shqipėrisė ka disa ngjashmėri me atė tė Belgjikės, me ndryshimin se i pari ėshtė mė tragjik dhe mė me pak shpresa. Traktati ndėrkombėtar qė garantoi pavarėsinė dhe asnjanėsinė e Shqipėrisė ishte po aq solemn sa ai i Belgjikės. Belgjika ka qenė e pushtuar vetėm prej Gjermanisė. Shqipėria ka qenė e pushtuar me radhė prej grekėve, malazezėve, serbėve, austriakėve, bullgarėve dhe italianėve. Shqiptarėt nuk i provokuan sulmuesit e tyre as edhe i ftuan ata; ata janė fajtorė vetėm se ndodhen nė zotėrim tė njė toke dhe tė njė bregdeti tė lakmuar prej fqinjėve tė tyre. Vuajtjet e belgėve zbehėn kur krahasohen me martirizimin e shqiptarėve gjatė kėsaj periudhe tė errėt pushtimesh. Belgėt mund tė luftojnė kundėr pushtuesve teutonė, mbasi ata kanė ende njė ushtri dhe janė tė mbėshtetur prej aleatėsh tė fuqishėm; shqiptarėt janė tė pashpresė mbasi ata nuk kanė ushtri pėr tė mbrojtur veten e tyre. Belgėt mund tė protestojnė edhe pse fuqitė jo asnjanėse mund tė jenė indiferente ndaj apeleve tė tyre, ndėrsa shqiptarėt duhet tė durojnė agoninė e tyre nė qetėsi, mbasi nuk kanė as miq dhe as mbrojtės, dhe pėr ta mund tė aplikohet vargu i famshėm i Alfred de Vigny-sė: "Souffre et meurs sans parler"! Belgėt mund tė shpresojnė tė rifitojnė pavarėsinė pas njė fitoreje tė forcave Aleate dhe racat e tjera tė shtypura mund tė kenė tė njejtėn shpresė pas njė fitoreje mbi Teutonėt. Shqiptarėt nuk mund tė ushqejnė shpresa tė tilla. Nė qoftė se Aleatėt fitojnė luftėn, Shqipėria mund tė aneksohet nga Italia; nė qoftė se gjermanėt fitojnė, Shqipėria mund tė aneksohet nga Austria. Prandaj ne shqiptaret jemi rreptėsisht dhe absolutisht asnjanės dhe shpresojmė se kjo luftė do tė pėrfundojė me njė barazim ose tėrheqje, dhe se asnjėra palė ndėrluftuese nuk do ta mposhtė tėrėsisht palėn tjetėr.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 04:59   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Memorandumet e Fan Stilian Nolit

Shqiptarėt janė duke vuajtur jo prej gabimeve tė tyre. Ata janė viktima tė intrigave dhe agresioneve tė huaja. Diplomacia europiane krijoi njė Shqipėri tė pavarur, duke e vendosur kėtė shtet nėn tutelėn e vet; por kjo diplomaci bėri gjithēka qė mundej pėr tė shkatėrruar veprėn e krijuar. Shqiptarėt nuk e provuan dot paaftėsinė pėr me qeverisė veten e tyre, mbasi atyre nuk u ėshtė dhėnė ndonjė rast pėr tė provuar se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė ata. Tė sulmuar nga tė gjitha anėt ata u detyruan tė dorėzoheshin. Ata tani presin nga sensi i drejtėsisė e i ndershmėrisė europiane dhe nga simpatia morale e mbėshtetja amerikane, njė shans tė drejtė dhe tė ndershėm. Ēėshtja e tyre ėshtė e drejtė dhe ata meritojnė simpatinė e botės sė qytetėruar. Ata kėrkojnė vetėm tė jetojnė nė paqė dhe liri, kėrkojnė tė zotėrojnė tokėn qė u pėrket, njė tokė qė atyre u takon qysh nga njė periudhė mjaft e hershme, mjaft pėrpara se grekėt dhe sllavėt tė vinin nė Gadishullin Ballkanik.

Shqiptarėt janė raca mė e vjetėr e Europės. Ata janė pasardhės tė ilirėve tė vjetėr dhe maqedonasve qė pushtuan Lindjen nėn Aleksandrin e Madh dhe mundėn Romėn nėn Pirron, mbretin e Epirit. Kjo racė luftėtarėsh ka ngulur kėmbė qėndrueshmėrisht nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa tė gjithhė popujt e tjerė u helenizuan, latinizuan apo sllavizuan. Me trupin e tyre mbi shkrepa tė zhveshur, ata luftuan kundėr ushtrive tė panumėrta tė romakėve, tė sllavėve, tė gotėve, tė venecianėve dhe tė turqėve, pa u ndier pėrmes shekujve, tė pamposhtur deri nė arritjen e ndonjė armėpushimi, pa miq ose me protektorė tė painteres, me mbėshtetje jo dashamirėse nga ndonjė anė, tė pathyeshėm dhe tė paasimiluar mbi skenėn e Europės njėzet shekullore. Ata qenė tė fundit qė iu dorėzuan turqėve nė Gadishullin Ballkanik, dhe ky dorėzim ishte vetėm nominal. Ata kurrė nuk e njohėn regjimin turk dhe kurrė nuk iu nėnshtruan atij. Lord Byron-i i ka bėrė homazh besnikėrisė dhe trimėrisė sė tyre nė poemat e tij.

Miku dhe simpatizanti ynė fisnik, zoti George Fred Williams, ish ambasadori amerikan nė Athinė, nė pamfletin e tij tė titulluar " The Shkypetars", i pėrshkruan nė kėtė mėnyrė ata: "Shqiptarėt janė njė popull krenar, i papėkulur, qė e mbajnė kokėn pėrherė lart. Natyrisht nuk ėshtė njė racė qė mund tė frigohet apo thyhet. Trimėria e tyre ėshtė e pakufishme; ata pėrballen me vdekjen e torturėn pa u tėrhequr; fjala qė ata tė japin ėshtė mė e shenjtė se betimi i popujve tė qytetruar para Zotit; mikpritja e tyre vazhdon deri sa atyre nuk u mbetet asgjė nė shtėpi; ndershmėria e grave tė tyre ėshtė tradicionale"; askund nė botė nuk ėshtė njė grua mė e sigurtė nga ofendimet se nė Shqipėri; gruaja mund tė udhėtojė nga njė cep i Shqipėrisė nė tjetrin me njė siguri absolute dhe burri qė e shoqėron atė ėshtė nė kėtė mėnyrė i mbrojtur".

Raca shqiptare i dhuroi botės tre burra tė mėdhenj, emrat e tė cilėve shėnuan epoka nė historinė njerėzore. Konstantini i Madh, mbreti i parė kristian, i cili pati kurajon ta shpallė Krishtėrimin si fe zyrtare tė Perandorisė Romake, ishte shqiptar. Shėn Jeronini, qė pėrktheu Biblėn nė latinisht ishte shqiptar. Pėrkthimi i tij ndihmoi nė njė shkallė tė gjėrė tė kristianizojė Europėn dhe ėshtė ende nė shėrbim tė Kishės Katolike Romane. Heroi kombėtar i Shqipėrisė, Gjergj Kastrioti Skanderbeg, mbreti ynė i fundit e njėkohėsisht njė prej mbrojtėsve mė tė mėdhenj tė Krishtėrimit, luftoi nė mėnyrė ngadhėnjimtare kundėr turqėve pėr mė se njė ēerek shekulli, nga 1443 deri mė 1468, dhe shpėtoi Europėn nga tmerret e invazionit turk. Heroit tonė tė madh shqiptar i kėndoi poeti i madh amerikan Henry Longfellow nė veprėn e tij "Tales of a Wayside Inn". Raca shqiptare mund tė sfidojė mirė ēdo komb tė madh ose tė vogėl, nė qoftė se do tė krahasojmė ndihmesėn e njerėzve tė tyre tė shquar pėr Krishtėrimin me atė tė kėtyre tre shqiptarėve.

Shqiptarėt e meritojnė pavarėsinė. Ata kanė luftuar pėr vite me radhė pėr ta shkėputur Shqipėrinė nga Turqia. Lufta Ballkanike u parapri prej katėr revolucionesh shqiptare, tė cilat, nė vitin 1912, e detyruan Turqinė t'i jepte autonominė Shqipėrisė.

Fuqitė Europiane njohėn pretendimet e shqiptarėve pikėrisht nė traktatin solemn ndėrkombėtar tė Londrės, mė 1913. Dhe, nė interes tė paqes ata duhet tė respektojnė detyrimisht traktatin e tyre dhe tė mos ta trajtojnė atė si njė copė tė thjeshtė letre. Nuk do tė ketė paqė nė Ballkan dhe nė Europė derisa Shqipėria tė mos jetė e lirė, ndėrsa njė Shqipėri e pavarur do tė pėrmbajė Austrinė, Italinė dhe shtetet e tjera ballkanike nga grindjet me njėri-tjetrin. Prandaj shqiptarėt i bėjnė thirrje botės sė qytetruar pėr pavarėsi nė emėr tė paqes, drejtėsisė dhe moralitetit ndėrkombėtar; kėto fjalė nuk nėnkuptojnė shumė tek kjo Europė e marrosur nga lufta sot, por ato mund tė peshojnė thellėsisht mbi te nesėr, kur kėto shtete ndėrluftuese do tė jenė nėn peshėn e rezultateve shkatėrrimtare tė kėsaj gjakderdhjeje mjaft tė kushtueshme, dhe kur kėto fjalė do tė jenė ēmuar para sė gjithash nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtet ky asnjanės, paqedashės, drejtėsidashės dhe drejtėsibėrės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:00   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Memorandumet e Fan Stilian Nolit

Shumė tė nderuarit D. Lloyd George, M.P., K.C.


I nderuar Zotėri,


Ne tė nėnshkruarit, anėtarė te Komitetit Kombėtar Shqiptar tė Gjenevės, si zėdhėnės besnikė tė vullnetit tė popullit shqiptar, kemi nderin tė shprehim mirėnjohjen tonė ndaj Qeverisė sė Madhėrisė sė Tij Britanike, dhe veēanėrisht ndaj anėtarėve tė Dhomės sė Lordėve dhe Dhomės sė Komuneve, pėr interesin dashamirės qė ata kanė treguar kohėt e fundit pėr sa i pėrket Shqipėrisė.

Ne marrim guximin tė deklarojmė qė nė kėtė rrugė, kombi fisnik qė ju pėrfaqėsoni gjatė kėsaj lufte, nuk ka qenė kurrė i pasinqertė ndaj traditave tė tij dhe ndaj pėrgjegjėsisė sė tij tė edukimit tė popujve tė Lindjes, pas ēlirimit tė tyre nga barbarizmi. Dhe kjo pėrgjegjėsi, duke kaluar nga njė brezni nė tjetrėn nė Kombin Britanik, u shenjtėrua duke u shndėrruar nė ligj prej fitores e triumfit tė drejtėsisė dhe tė drejtave tė kombeve, tė cilat ju, i nderuar Zotėri, po shkoni t'i mbroni nė Konferencėn e Paqes.

Populli shqiptar besnikėrisht e bashkon veten me gėzimin e njerėzimit dhe, pėrmes nesh, dėshiron tė shprehė gėzimin e tij tė sinqertė mbi kėtė triumf, mbi det dhe mbi tokė tė ushtrive tė Perandorisė Britanike, tė cilat ju keni qenė i aftė t'i udhėhiqni drejt fitores, i udhėhequr nga Hyu i gjithėpushtetshėm.

Shqipėria, njė prej shumė kombeve tė vogla, tek tė cilėt fitorja juaj frymėzon shpresa tė ligjshme, Ju drejtohet si Juve, ashtu edhe Presidentit Wilson, si dy burra shteti qė Hyu ju ka emėruar si shpėtimtarė tė kombeve; ajo ju kėrkon tė pėrkrahni tė drejtat e saja, tė dhunuara nga fqinjėt e vet ballkanikė, ju lutet t'i dėgjoni me simpati ankesat e popullit tė vet.

Tė drejtat dhe kėrkesat e popullit shqiptar janė mė legjitime duke pasur parasysh faktin se shqiptarėt kurrė nuk kanė shkelur mbi tokėn e fqinjve tė tyre; ndėrsa kėto tė fundit, pėr shekuj me radhė, nuk kanė pushuar sė invaduari nėpėrmjet inkursioneve tė tyre tė pėrjetshme, propagandės dhe diplomacisė sė tyre intensive, nė territorin e pellazgėve tė lashtė ose tė kombit ilirian, pasardhės tė tė cilėve janė shqiptarėt.

Profesori i ditur i gjeografisė nė Universitetin e Beogradit, serbi Jovan Cvijic, nė "The Geographical Reviev of New York", tė muajit maj 1918, nė artikullin e tij, "Shpėrndarja gjeografike e popujve ballkanikė", shkruan: "Shqiptarėt, ashtu sikur ėshtė e mirėnjohur, janė Ilirėt antikė. Pėrpara invazionit tė sllavėve tė Jugut, ilirėt zotėronin pjesėn pėrendimore tė Gadishullit, nga Danubi i Mesėm deri nė Epir.... Epirotasit dhe maqedonasit qenė gjithashtu ilirė..... Tė gjithė ilirėt e tjerė, me pėrjashtim tė Shqiptarėve (Albanėve) tė sotėm, u sllavizuan gjatė Mesjetės".

Pas luftrave tė vazhdueshme kundėr bullgarėve sllavė, princėrit shqiptarė tė Epirit dhe tė Maqedonisė formuan Republikėn Shqiptare ose Republikėn Epirote, aq mirė tė pėrshkruar prej dijetarit francez Duplessis, nė historinė e tij mbi mbretin shqiptar Gjergj Kastrioti, Skanderbeg, tė mbiquajtur "Princ i Epirit dhe i Maqedonisė".

Nė kėtė vepėr tė gjithė dijetarėt, poetėt dhe fisnikėt francezė, pranojnė qė "Shqiptarėt ose Epirotasit (dy emra sinonimė, flisnin shqipen ose gjuhėn epirotase, gjuhė qė nuk ishte as greke dhe as sllave), pasardhės tė Pirros dhe Aleksandrit, sikurse edhe stėrgjyshėrit e tyre, kanė luftuar pėr mė se 30 vjet kundėr invadorėve turq, ndėrsa serbo-bullgarėt, nėn udhėheqjen e princit tė pėrbuzshėm serb, George Vicovich, tradhėtuan shqiptarėt dhe u bashkuan me Sulltan Muratin".

Nė kėtė mėnyrė, Republika Shqiptare, e vetme nė tė gjithė Gadishullin Ballkanik, "pati ndalur,- sipas akademikut francez Xavier Monnier- sulmin e vrullshėm tė turqve" dhe shpėtoi Europėn Pėrėndimore dhe Krishtėrimin nga barbarizmi.

Por kjo republikė konfederative, pas vdekjes sė udhėheqėsit heroik, ushtarit tė madh Skanderbeg, u pėrfshi me forcė nė Perandorinė Otomane, nėn emrin turk Arnamtlau (vendi i shqiptarėve), me tė njejtėt kufij qė respektivisht ishin, Adriatiku nė Perėndim, rrjedha e Vardarit nė Lindje, Dalmacia dhe Bosnja nė Veri (Mali i Zi nuk ekzistonte) dhe Gjiri i Artės e kufiri klasik i Greqisė nė Jug, duke pasur Janinėn kryeqytet tė Shqipėrisė sė Jugut. Kjo shtrirje territoriale pėrfaqėson katėr provincat shqiptare tė ditėve tona, qė janė: provinca (vilayet-et) e Monastirit, e Kosovės (Shkupi), e Shkodrės dhe Janinės, territore kėto ku shqiptarėt kanė qenė nė gjendje tė ruajnė tė pacėnuar tipin e tyre kombėtar e gjuhėn e tyre, dhe disa privilegje tė respektuara prej turqėve, falė kryengritjeve tė vazhdueshme qė bėnė grupe tė caktuara tė kėtyre luftėtarėve trima kundėr despotizmit tė pashallarėve otomanė.

Karakteri i pastėr shqiptar i kėtyre katėr vilajeteve (provincave) ėshtė plotėsisht i njohur nga tė gjithė historianėt modernė, nga tė gjitha raportet konsullore dhe diplomatike, dhe zyrtarisht prej Kongresit tė Berlinit (1878) kur Anglia frenoi oreksin e bullgarėve, e sė fundi prej Komisionit Ndėrkombėtar (1880) nėn kryesinė e Shkelqėsisė sė Tij, Lord Fitz Maurice, i cili ėshtė ende gjallė dhe mund tė dėshmojė pėr kėtė.

Mes autorėve sllavo-bullgarė ne do tė pėrmendim kėtė: Profesori Schircoff pėrmend faktin historik tė mėposhtėm nė librin e tij mbi Maqedoninė: "Nė vitin 1689 shqiptari Mustafa Pasha Kaprula, nxori pėrjashta trupat austriake tė gjeneralit Piccolomini nga Kosova nė drejtim tė Veriut. Patriarku Arsen mblodhi tė gjithė objektet e tij tė vlefshme dhe i ndjekur prej njė numri tė madh arqipeshkėsh, ipeshkvėsh e murgjish, e drejtoi eksodin e turmave tė serbėve dhe bullgarėve tė tij, pėrtej Moravės dhe kufijve tė Maqedonisė, drejt Beogradit dhe Bosnjės. Ky rrėfim i treguar tek Ambasadori rus ėshtė krejt i qartė".

Kleri katolik i Kosovės dhe Ohrit e konfirmon kėtė fakt nė tė pėrkohshmen "Pro fide" tė Romės (1703), ku thuhet se tė gjitha kėto rajone tė Maqedonisė janė shqiptare. Fancezėt Ami Boné dhe Caboge de Regouse pohojnė se atje, nė provincat e Shkupit dhe tė Kosovės , kishte, nė vitin 1706, vetėm pak kasolle bullgarėsh jashtė qytetit; dhe se shqiptarėt luftėtarė tė luginės sė Toplicės, tė Mėzisė (Moesie) sė Epėrme dhe tė Shqipėrisė sė Epėrme, vazhdimisht i ndalonin serbėt dhe i shtypnin bullgarėt.

Dy shkrimtarėt anglezė, Mackenzie dhe Ivy, tė cilėt vizituan Shqipėrinė rreth vitit 1838, shkruajnė: "Sipas raporteve konsullore, nė mes Serbisė sė Jugut dhe Maqedonisė ėshtė Serbia e Vjetėr, pėrfshirė nė Shqipėrinė e Veriut".

Serbi Dimitri Daridovitch, gjithashtu pohon se; "Nė jug tė Serbisė. Prishtina dhe Novi-Bazari janė jashtė tokave tė banuara prej serbėve, pra nė Shqipėri".

Murgu Paissis shton: "Prishtina, Gjakova, Elbasani dhe Shkodra i pėrkasin Shqipėrisė etj.etj."

Pavarėsisht nga ekzistenca e kėtyre provave tė qarta, fqinjėt ballkanikė dėshiruan, me ndihmėn e sistemeve tė tyre tė pacipa arsimore dhe propagandistike, tė depėrtonin pėrmes kėtyre rajoneve shqiptare tė katėr vilajeteve tė lartpėrmendura dhe. nė kėtė veprimtari, ato patėn si bashkėpunėtore qeverinė turke e cila e pengoi me tė gjitha mėnyrat arsimimin e shqiptarėve, dhe duke ia lejuar kėtė tė drejtė turqve, grekėve, serbėve dhe bullgarėve. Lidhja Liberale Shqiptare e Prizrenit, me qėllim qė tė rregullojė kėtė gjendje shkatėrrimtare tė problemeve, organizoi revolucionin shqiptar tė vitit 1908, kundėr Sulltan Hamitit.... Shqiptarėt, pėrmes Kushtetutės, realizuan me shpejtėsi, nė hapėsirėn e pak viteve, evolucionin e tyre kombėtar me anėn e shkollave dhe klubeve me njė shtrirje tė gjėrė, tė cilat shovinistėt xhonturqė donin t'i shtypnin. Mė pas vijuan revolucioni shqiptar nė Kosovė dhe disfata e Turqėve tė Rinj nė Shkup, falė tė cilave liberalėt shqiptarė garantuan institucionet liberale tė tė gjithė kombėsive tė tjera ballkanike dhe mbėshtetėn politikėn anglo-franceze tė kabinetit tė Qamil Pashės me tė gjitha energjitė e tyre.

Fatkeqėsisht, kjo ringjallje kombėtare shqiptare, duke shkatėrruar planet ziliqare tė miqve tanė fqinjė, i nxiti ato, nėn pretekstin e luftės kundėr Turqisė, tė pushtonin katėr provincat shqiptare tė pėrmendura paraprakisht, tė cilat i plaēkitėn dhe i shkatėrruan. Komisioni Rockfeller nė raportin e tij pėrmendi metodat e shfarosjes tė zbatuara prej pushtuesve tė palavdishėm ndaj popullsisė sė ēarmatosur dhe tė varfėr shqiptare tė kapur nė befasi.

Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr (1913), serbėt dhe malazezėt, nė sajė tė veprimtarisė imperialiste cariste, aneksuan mė shumė se gjysmėn e territorit shqiptar dhe tė gjitha kėto vende tė pasura dhe luftėtare tė cilat, sipas shkrimtarit francez Hanoteaux, "jetojnė vetėm nė liri dhe nė pavarėsi". Mbreti Constantine, nga ana e tij, aneksoi Janinėn, "kryeqytetin e Shqipėrisė sė Jugut", pėr arsyen e thjeshtė se atje kishte banorė qė flisnin greqisht, madje mund tė thuhet se gjysma e Greqisė sė sotme ėshtė thjeshtė njė koloni shqiptare.

Kjo Shqipėri e vogėl e krijuar nė Londėr, ndėrsa e bėnte jetėn kombėtare shqiptare tė pasigurtė, kėnaqte oreksin e pangopur tė ringjallur tė fqinjve ballkanikė, tė cilėt, nėn pretekstin e ndihmės ndaj udhėheqėsit shqiptar Essad Pasha, i flakur tej tani prej tė gjithė shqiptarėve, pushtuan Shqipėrinė pėrsėri dhe e martirizuan atė. Dhe mania e kėtyre shteteve ballkanike pėr tė pushtuar Shqipėrinė ishte e tillė saqė gjatė luftės sė tanishme, si Constantini, ashtu edhe Nikolla (i Malit tė Zi) e Pjetri (i Serbisė) nuk i lėshuan zotėrimet e tyre nė kėtė vend, madje as kur armiqtė e tyre depėrtuan brenda vendeve tė tyre.

Tėrheqja serbe pėrmes Shqipėrisė (qė u lejua nga shqiptarėt mbasi ishte nė pajtim me traditat e tyre mikpritėse), i solli kėtij vendi epidemi tė tmerrshme nga Serbia. Pushtimet e vazhdueshme armike tė territorit shqiptar, epidemitė qė e shoqėruan, pėrfunduan shkatėrrimin e Shqipėrisė nė tė njėjtėn shkallė, madje mos mė shumė se sa Serbia dhe Belgjika.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 05:01   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Memorandumet e Fan Stilian Nolit

Shqiptarėt, me ndihmėn e tyre, i shėrbyen edhe ēėshtjes sė shenjtė tė vendeve aleate, p.sh. duke lehtėsuar mjaft detyrėn e trupave franceze,...ndihmuan nė mėnyrė tė konsiderueshme proēesin e pėrzėnies sė austriakėve, dhe gjithashtu nė Kosovė, me anė tė revoltės sė tyre kundėr bullgarėve dhe gjermanėve, ata penguan ēdo orvatje pėr rekrutim. Ne, kėtu nė Zvicėr, kemi dhėnė tė gjithė mbėshtetjen tonė morale me tė gjithė fuqinė tonė, dukė bėrė tė njėjtėn marrėveshje pėr tė njėjtin objekt, ashtu sikurse bashkatdhetarėt tanė tė Amerikės dhe tė Rumanisė, ku kolonia shqiptare ofroi koefiēentin e vet tė nevojshėm nė ushtrinė rumune.

Dhe tani qė fitorja, mė sė fundi, ka kurorėzuar punėn e ushtrive aleate dhe imperializmi ėshtė pėrmbysur, ne marrim guximin tė shpresojmė se kombet ballkanike tė nxitura prej realizmit tė aspiratave tė tyre tė verteta nacionale mbi parimin e tė drejtave tė kombeve, do tė njohin tė drejtat tona personale, dhe do tė jenė tė gatshėm tė rikthejnė territoret shqiptare tė shkėputura aq padrejtėsisht nga Shqipėria.

Eshtė kjo arsyeja qė ne kemi ardhur, i nderuar shkelqėsi, tė apelojmė tek ju, si njeri i drejtėsisė, dhe tek qeveria britanike, duke Ju lutur tė mbėshtesni tė drejtat dhe pretendimet e popullit shqiptar tė trajtuara aq padrejtėsisht nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr.

Vetėm me njė zgjidhje tė tillė, Konferenca e Paqes do tė bėjė njė veprim tė dobishėm dhe do tė shmangė, pėr vendet ballkanike, trazirat tė cilat do tė jenė tė pashmangshme nė qoftė se drejtėsia nuk do tė bėhet dhe shqiptarėve nuk do t'u njihet autoktonia e tyre nė trojet ku jetojnė nė Ballkan.

Me kėtė shpresė, ne kėrkojmė tė mbesim, i nderuar Shkelqėsi,

Shėrbėtorėt tuaj tė bindur dhe tė pėrvuejtun

Pėr Komitetin

F. S. Noli, Ipeshkėv.


(Materialet janė gjetur nga eksperti shqiptar i arkivave britanike, Dr. Bejtullah Destani. Pėrktheyer nga anglishtja: Romeo Gurakuqi, Mirela Kamsi- Gurakuqi)


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.