Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-09-13, 15:54   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Shėnohet 10 vjetori i Lumturimit tė Nėnė Terezė







Me rastin e 10 vjetorit tė lumturimit tė Nėnė Terezės dhe 1 mijė e 700 vjetorin e ediktit tė Milanos sot nė Katedralen Nėnė Tereza nė Prishtinė u mbajt mesha solemne e prire nga i dėrguari special i Papa Franceskut, Francesko Kanalini.

Tė dy ngjarjet me vlera fetare pėr besimtaret e fesė katolike 10 vjetori i Lumturimit tė i Nėnė Terezės dhe 1 700 vjetori i Ediktit tė Milanos u shėnuan me njė meshė solemne nė Katedralen e Prishtinės ‘’Nene Tereza’. Francesko Kanalini i dėrguari special i Papa Franceskut i cili i priu meshės bėri thirrje pėr paqe dhe tolerancė.

Ndėrkaq, Kryeministri i vendit Hashim Thaēi tė pranishmėve iu drejtua me njė fjalė rasti tha se Gonxhe Bojaxhiu, sakrifikoi vetveten duke mos u bėrė njė nėnė individuale, ajo bė nėnė e tėrė njerėzimit.

Thaēi: Nėna Tereze - nėnė e tėrė njerėzimit. Nėna Tereze - sintezė e vlerave mė tė mira tė civilizimit shqiptar.


“Sot e 16 vjet mė parė u shua jeta e njė qenieje njerėzore me dukje tė imėt nga trupi, por me njė shpirt tė madh dhe emėr vigan.

Ajo ishte Nėna Terezė, Gonxhe Bojaxhiu, murgesha e famshme katolike, Nobelistja e Paqes, nė damarėt e sė cilės gjatė gjithė jetės kishte qarkulluar gjaku shqiptar

Qė nė moshė tė re ajo kishte ndjerė brenda qenies sė saj njė thirrje supreme, njė urdhėr Perėndie, duke u pėrcaktuar si misionare pėr vepra bamirėsie nė shėrbim tė njerėzimit.
Gonxhe Bojaxhiu, sakrifikon vetveten duke mos u bėrė njė nėnė individuale, ajo u shndėrrua nė Nėnė Terezė, duke u bėrė nėnė e tėrė njerėzimit.

Kėtu qėndron madhėshtia e shpirtit tė saj.

Ajo u bė nėnė e njeriut tė pambrojtur, nėnė e njeriut tė pashpresė, ajo u bė nėnė e nevojtarit, e jetimit, e tė sėmurit, e tė pafuqishmit, nėnė e tė braktisurit dhe nėnė e tė gjitha qenieve fatmjera qė kanė nevojė pėr pėrkrahje.

Urdhrit tė saj, Nėna Terezė i qėndroi besnike deri nė fund tė jetės.
Kjo devotshmėri dhe ky humanizėm bėri pėr vete personalitete tė rėndėsishme botėrore, institucione dhe organizata anembanė botės.

Shkalla e pėrvujtshmėrisė, sakrificės dhe solidaritetit tė Nėnė Terezės ishte e pakrahasueshme mė kėdo nė botė.

Prandaj, asaj iu pėrulėm me respekt tė gjithė. Mbretėr, mbretėresha, liderė politikė e shpirtėrorė, qė nga Papa Gjon Pali i Dytė e deri tek Nelson Mandela, qė nga Mbretėresha e Mbretėrisė sė Bashkuar deri tek presidentėt e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė mbarė botės demokratike.
Nėnė Tereza, njė nėnė e pėrvuajtur e njerėzimit, asnjėherė nuk e fshehu origjinėn e saj shqiptare, edhe atėherė kur ishte nė fillim tė shėrbimit brenda urdhrit tė murgeshės sė re, edhe atėherė kur botėrisht iu pranua kontributi planetar me Ēmimin Nobėl tė Paqes.

Prandaj sot, ashtu si dje, por edhe nė tė ardhmen, civilizimi shqiptar do tė mburret gjithmonė me emrin e Nėnės Terezė.

Ajo doli nga gjiri i njė populli tė lashtė, me kulturė, identitet dhe histori origjinale, tė veēantė dhe tė pandėrprerė.

Edhe pse njė popull i vogėl numerikisht, nė nivel botėror arriti tė jap personalitet tė klasit tė parė nė fushėn e humanizmit.

Ajo ishte reprezente e qėndrueshmėrisė, mbijetesės dhe pathyeshmėrisė sė njė populli, qė synonte gjatė tėrė historisė tė jetojė nė liri me dinjitet dhe krenari.

Nėna Terezė ėshtė simbol i vlerave tė larta humane, i bujarisė, mėshirės, shpirtmadhėsisė, flijimit pėr tė tjerėt, bashkėvajtjes dhe vėnies sė interesit tė pėrgjithshėm mbi atė personal.

Vlerat shpirtėrore dhe humaniste tė Nėnės Terezė janė sintezė e vlerave mė tė mira tė civilizimit shqiptar, dhe shpjegues esencial i frymės tolerante dhe kulturės sė unitetit tonė kombėtar, edhe pse popull me pėrkatėsi tė shumtė fetare.

Shpirti i Nėnė Terezės duhet tė udhėheq edhe mė tej vizionin tonė pėr njė shoqėri tė tolerancės, mirėkuptimit, respektit tė ndėrsjellė dhe solidarizimit pa dallim tė pėrkatėsisė sociale, etnike, kulturore dhe religjioze.

Kjo vlerė e Nėnė Terezė bėri qė ajo tė bėhet qytetare e botės, mike e popujve, e feve dhe qytetėrimeve tė ndryshme.

Kėtė vlerė supreme arriti ta prodhojė, ta ngrit nė kulm dhe ta universalizojė njė bijė, grua dhe misionare fetare me origjinė shqiptare.

Ky kontribut botėror ėshtė pjesė e historisė shqiptare, si pėrpjekje pozitive e njė populli qė vazhdimisht, pėr shekuj me radhė ka pėrpunuar idenė e lirisė dhe humanizmit.

Prandaj, ne sot jemi krenarė me emrin e Nėnė Terezės, jemi krenarė me emrin e tė gjithė atyre figurave tė ndritura qė nėpėr shekuj kanė ruajtur fytyrėn njerėzore nė shėrbim tė lirisė, nė shėrbim tė emancipimit iluminist, kulturor dhe ēlirimtar tė vendit tonė, por edhe tė popujve tjerė.
Nė shtatorin e 1997-ės, nė vitin kur vdiq Nėna Terezė, Kosova ishte nė prag tė tragjedisė mė tė madhe tė fund shekullit njėzet.

Kosova krahas tragjedisė ishte edhe nė epokėn mė tė rėndėsishme tė fillim pėrmbysjes sė robėrisė shekullore.

Vizioni properėndimor, qėndrueshmėria gjenetike, ėndrra e lirisė, gatishmėria pėr sakrificė bėri qė Kosova tė dalė fuqishėm nė skenėn botėrore.

Kultura dhe civilizimi qė kishte pėrpunuar ato vlera qė lindėn dhe rritėn Nėnėn Terezė, kishte pėrpunuar edhe filozofinė politike dhe instrumentet ēlirimtarė, qė morėn mbėshtetjen dhe pėrkrahje e botės demokratike, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe tė aleancės mė tė fuqishme ushtarake tė botės, tė NATO-s.

Civilizimi perėndimor do t’i mbėshtes bashkatdhetarėt e Nėnės Terezė.

Kosova pėrfundimisht u ēlirua nga robėria shekullore dhe sot funksionon si shtet i pavarur, demokratik, sovran i njohur nga mbi 100 shtete tė botės.

Nėnė Tereza shkoi nga kjo botė pa e parė Kosovėn e ēliruar, pa e parė Shqipėrinė si shtet anėtar tė NATO-s, por me rėndėsi ėshtė fakti se pjesėt e atdheut ė saj sot janė pjesė e botės demokratike me synime tė qarta euroatlantike.

Sot kur shėnojmė 10 vjetorin e iluminizmit tė Nėnė Terezės mė lejoni qė kėtė fjalė ta pėrmbyll me fjalėt e presidentit amerikan Bill Klinton, i cili nė mėnyrė sintetizuese e pėrcaktoi pėrmasat e personalitetit tė saj:

“Me vdekjen e Nėnė Terezės bota humbi njėrin prej gjigantėve tė epokės sonė, qė ishte nė tė njėjtėn kohė njė frymėzim dhe njė sfidė pėr tė gjithė... Mbretėrit, mbretėreshat, presidentėt, kryeministrat, partiakėt dhe papėt vijnė dhe ikin. Po ashtu edhe fituesit e Ēmimit Nobėl, por Nėnė Terezė do tė ketė vetėm njė. Ajo jetoi brezin tonė, nė shekullin tonė dhe ne i jemi mirėnjohės pėr kėtė.”, thuhet nė fjalėn e kryeministrit Thaēi.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-09-13, 15:57   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Fjalimi i Presidentes nė 10 vjetorin e Lumturimit tė Nėnė Terezės






Fjalimi i Presidentes Jahjaga nė koncertin e Filarmonisė sė Kosovės nė 10 vjetorin e Lumturimit tė Nėnė Terezės dhe 1700 vjetorin e Ediktit tė Milanos.



Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės,
I nderuari Imzot Francesko Kanalini, i dėrguar i posacėm i Atit tė Shenjtė,
I nderuari delegati Apostolik i Vatikanit pėr Republikėn e Kosovės, Monsinjor Juliusz Janusz,
Tė nderuar ambasadorė dhe pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,
I nderuari Ipeshkv i Kosovės, Dod Gjergji,
I nderuari Ipeshkv arbėresh, Monsinjor Donato Oliverio,
I nderuari arqipeshkv i Shkodrės dhe Kryetar i Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, Monsinjor Angjelo Masafra,
I nderuari arqipeshkv i Tivarit, Zef Gashi
Tė nderuar tė pranishėm,

I pėrgėzoj organizatorėt e manifestimit tė Ediktit tė Milanos dhe tė shėmbėlltyrės sė Kostantinit tė Madh, qė pėrputhet me pėrvjetorin e Lumturimit tė Nėnės Terezė, duke e vlerėsuar kėtė si njė gjest shumė simbolik, por njėherit edhe pėrmbajtėsor tė kontributit tė Kosovės si vazhdimėsi tė Dardanisė sė shenjtė antike nė mirėkuptimin dhe nė tolerancėn ndėrmjet besimeve dhe ndėrmjet popujve.
Edikti i Milanos ia dha tė drejtėn e qytetarisė besimit tė krishterė, duke lejuar dhe respektuar qė tė ushtrohet lirshėm nga tė gjitha shtresat e popullsisė pėr t'u bėrė ma vonė besim zyrtar i Perandorisė Romake.

Mbetet pėrcaktim themelor dhe i lirisė sė njeriut pėrqafimi i besimit, ushtrimi i tij dhe respekti i vlerave. Diversiteti kulturor, fetar, etnik, gjuhėsor dhe racor ėshtė karakteristika themelore e njeriut si qenie e ndėrgjegjshme, krahas respektimit, mirėkuptimit dhe ndihmės sė ndėrsjellė, qė janė shtyllat qė forcojnė vullnetin dhe qė fisnikėrojnė dhe pastrojnė shpirtin e njeriut pėr t'i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė dhe pėr tė pėrfunduar me sukses tė gjitha punėt dhe detyrat qė i ka ndaj vetes, familjes dhe shoqėrisė.
Kosova dhe populli i saj kanė kaluar nėpėr vėshtirėsi tė shumta qė, falė vullnetit, pėrkushtimit dhe punės vetėmohuese, ndihmės sė pakursyer tė miqve ndėrkombėtarė, ia ka dalė tė ngadhėnjejė dhe sot tė jemi popull dhe shtet i lirė dhe sovran, zotėrues tė fatit tonė, ndėrtimit tė njė tė ardhmeje tė ndritur nė bashkėpunim dhe mirėkuptim, nė paqe me tė gjithė popujt dhe vendet.

Shėnimi i manifestimit tė Ediktit tė Milanos tė punės sė Kostantinit tė Madh, qė ishte nga kėto treva, mė sė miri sublimohen nė shėmbėlltyrėn e Nėnės Tereze, misionares qė gjithė jetėn ia kushtoi tė varfėrve, duke pėrhapur dorėn e mirėsisė e tė dashurisė, duke forcuar besimin nė njerėz dhe duke u shkrirė nė bindjen se njeriu bart vlerat mė tė mėdha humane brenda shpirtit tė vet dhe se dashuria e mirėsia si dhunti dhe si angazhim janė tė paskajshme dhe janė tė pashterrshme.

I shpreh falėnderimet Filarmonisė sė Kosovės pėr kėtė koncert tė mrekullueshėm, tė cilin do ta pėrcjellim dhe qė shpreh vlerat dhe dhuntitė tona shpirtėrore.

Ju faleminderit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-10-13, 14:02   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Ne po e fyejmė Nėnė Terezėn






Ky ėshte titulli i shkrimit qė kishte bėrė bublicisti dhe profesori i njohur nga Tirana, Ilir Yzeiri , nė lidhje me figurėn e Nėnė Terezės, pikėrisht nė kohėn e perkujtimit tė 100 vjetorit tė Lumturimit tė sajė.


Nė kėtė ditė edhe Kryeminsitri i Shqipėrisė, Edi Rama shkruante; “Plot 10 vjet nga Lumturimi drejt Shenjtėrimit, i Nėnė Terezės, krenari pėr popullin e vogėl tė gruas sė mrekullive. Qoftė me ne bekimi i saj.” Nė lidhje me kėtė bublicisti Yzeiri thotė, Jo! Mos qoftė me ne bekimi i sajė, sepse ne e kemi pėrdhosur nė mėnyrė tė turpshme njė amanet yė sajin dhe kemi shėnur me kėtė rast njė akt tė rėndė korrupsioni. Ai thotė se, nė atė mashtrim jemi fajtorė tė gjithė. As edhe njėherė thotė ai nuk do resht pa pėrmendur me zė tė lartė: pėrse nuk u ndėrtua spitali me emrin “Nėnė Tereza”, ku ai kujton historinė e largėt tė vitit 1993, kur Nėnė Tereza erdhi nė Shqipėri dhe kishte qėndruar njė kohė bukur tė gjatė dhe qė kishte shprehur dėshirėn tė ndėrtohej njė spital me emrin e sajė pikėrisht nė vendin ku veq kishte filluar tė ndėrtohej nga shqiptaro-italiani Konti Ferra.

Ai thotė se mėqė kjo dosje tashmė ka kaluar nė gjykatė, unė jam gati tė pėrballėm me tė gjithė ata qė kanė dorė nė mospėrmbushjen e kėtij amaneti dhe t’u tregoj me fakte se ajo tokė qė ėshtė nė zotėrim nga Fondacioni “Zoja e Kėshillit tė Mirė” i ėshtė dhėnė kėtij enti pėr tė ndėrtuar spitalin “Nėnė Tereza” nė fillim pastaj edhe ndonjė aktivitet tjetėr. Mė tutje ai quditėt nė mospėrmbushjen e kėtij amaneti dhe t’u tregoj me fakte se ajo tokė qė ėshtė nė zotėrim nga Fondacioni “Zoja e Kėshillit tė Mirė” i ėshtė dhėnė kėtij enti pėr tė ndėrtuar spitalin “Nėnė Tereza” nė fillim pastaj edhe ndonjė aktivitet tjetėr.
Madje befasohet se si ju kujtua kryeminsitrit Rama pikėrisht tani dhe nuk e ngriti zėrin asnjėherė sa ishte nė opozitė, madje nga asnjė pėrfaqėsues i PS-sė si opozitė e djeshme nuk kerkoi ndėrtimin e spitalit pėr tė cilin shteti shqiptar vuri nė dispozicion 100 mijė m2 tokė dhe shumė lehtėsi tė tjera, ndėrsa shteti italjan, siē dėshmoi Gjykata e Llogarive nė Lacio disa vite mė parė ka dhėnė shuma tė konsiderueshme.

Publicisti nė fjalė thotė sė a ka dijeni Edi Rama pėr kėtė histori dhe kur do ta sqarojė opinionin publik mbi kėtė aferė aspak dinjitoze qė na turpėron tė gjithėve dhe pėr tė cilin njėriu qe duhėt tė na sqarojė kėtė ėshtė Tritan Shehu, sepse nė kohėn qė ai ishte ministėr shėndetėsie u nėnėshkrua kontrata pėr ndėrtimin e spitalit.

Dhe krejt nė fund ai thotė se nė themelet e spitalit, edhe Sali Berisha kur ishte president nė vitin 1993 kishte hedhur brenda njė shishe me njė kopje tė kontratės si njė shenjė pak folklorike qė amanetin nuk e tret dheu. Mirėpo dheu po tret trupin e vogėl tė Nėnė Terezės dhe amanetin jo vetėm qė na e ka lėnė jashtė, por ai na vėrtitet pėrditė nė fytyrė si njė shuplakė qė na shkund e na thotė se nuk duhet tė kishit arritur deri kėtu, nuk duhet tė ishit tallur me amanetin e Nėnė Terezės, jo tė paktėn jo me atė, thotė publicisti dhe profesori nga Tirana, Ilir Yzeiri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-08-14, 16:50   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Sot pėrkujtohet ditėlindja e Nėnė Terezės, 10 shprehjet e saj mė inspiruese










Sot pėrkujtohet ditėlindja e Nėnė Terezės, fituesės sė ēmimit Nobel pėr paqen e cila lindi mė 26 gusht tė vitit 1910.

E quajtur si nėna e gjithė botės, por qė jetėn ia kushtoi tė varfėrve, tė sėmurėve dhe pėrkushtimit ndaj Zotit Nėnė, Tereza kujtohet pėr veprat e saj humanitare dhe thėniet e pavdekshme pėr jetėn e njerėzimin.

Shoh Zotin nė ēdo njeri. Kur laj njė tė sėmurė me lebėr, ndjej se po kujdesem pėr Zotin. A nuk ėshtė kjo njė eksperiencė e bukur?

Ne jemi krijuar jo qė tė jemi tė suksesshėm, por tė jemi tė mėshirshėm.

Tė varfėrit na japin mė shumė seē u japim ne atyre. Ata janė njerėz kaq tė fortė, duke jetuar ditė pėr ditė pa ushqim. Dhe ata kurrė nuk mallkojnė, as nuk ankohe. Ne nuk duhet ti japim atyre simpatinė, por duhet tė mėsojmė nga ata.

Kam zgjedhur varfėrinė pėr njerėzit tanė tė varfėr. Por jam e nderuar tė marr ēmimin Nobel nė emėr tė urisė, zhveshjes, tė pastrehėve, tė verbėrve, tė sėmurėve, tė atyre njerėzve qė janė tė padėshiruar, qė nuk i do njeri, nuk kujdesen pėr ta. Njerėzit qė ndihen tė brektisur nga shoqėria dhe tė refuar nga tė gjithė.

Nėse luksi na rrethon, nė humbin shpirtin. Ne do jemi tė aftė tė duam tė varfėrit nėse ne njohim varfėrinė dhe jemi vetė tė varfėr.

Nuk kam qėnė kurrė mė parė nė njė luftė, pork am parė urinė dhe vdekjen. E kam pyetur veten se ēfarė ndenjė ata kur e bėjnė kėtė? Nuk e kuptoj. Ata janė tė gjithė bijtė e Zotit. Pse ata e bėjnė kėtė? Nuk e kuptoj.

Zoti do gjejė njė person tjetėr mė fisnik, mė tė devotshėm, mė tė pėrkushtuar ndaj tij dhe shoqėria do vazhdojė.

Po prisja tė isha e lirė, por Zoti ka planet e tij.

Tė lutem gjej mėnyrėn pėr tė vėnė paqe. Mund tė ketė fitues dhe humbės por tė gjithė tmerrohen nga kjo. Por qė nuk mund kurrė tė justifikojė vuajtjet, dhimbjen dhe humbjen e jetės qė armėt tuaja do tė shkaktojnė- letėr drejtuar Xhorxh Bush dhe Saddam Hussein nė vitin 1991.

Kam ėndėrruar sikur isha nė portat e parajsės dhe Shėn Pjetri mė tha: Kthehu nė Tokė. Kėtu nuk ka njerėz tė varfėr.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-14, 13:59   #5
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
Me 25 maj 1931, Goxhe Bojaxhiu ndėrron emrin e saj nga Gonxhe nė Mari, dhe nga Bojaxhiu nė Tereza.

Emrin "nėnė" i'a lan fėmijėt indian tė cilt e thirrnin "ma", qe dmth : Nene.

Kurse shqiptaret e thėrrasin "nėnė" jo pershkak qe jetoi ne Indi, por per shkak se fitoi ēmimin nobel, dhe i lavdėrohen botės perėndimore me nje misionare katolike e cila e nderroi me emėr, mbiemer e kombesi. Idiotėsia jone me e madhe dhe me e pafalshme eshte vendosja e shtatores se saj neper te gjitha qytetet e Kosovės ! Te qon mallin se je ne Kalkuta te Indis, e jo ne trojet tona te Shqipnisss !!

Pershendetje Makresh.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-10-11, 21:01   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

“Tė besosh domethėnė tė jetosh (...) Besimi ėshtė e vetmja gjė qė qenėsisht ėshtė e jona.”

Nena Tereze
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-11, 19:18   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-11, 22:07   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Nuk mund t bejme gjera te medha ne kete bote. E rendesishme eshte te bejme gjera te vogla me dashuri te madhe.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-11, 08:27   #9
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

Ekspozite per Nene Terezen ne Muzeun Historik Kombetar




Viti 1970, mbi kėrkesėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme franceze lidhur me Roza dhe Age Bojaxhiun.

Kjo ėshtė pėrgjigja zyrtare nga Ministria e Jashtme shqiptare pas kėrkesės sė bėrė nė vitin 1969 nga ambasada franceze lidhur me strehimin e nenės dhe motrės sė Nėnė Terezės pranė Caritas-it.

Ky dokument siguruar nga Ministria e Jashtme shqiptare publikohet pėr herė tė parė nė prag tė ditės sė lumturimit tė Nėnė Terezės.

Nė kėndin kushtuar njėrės prej figurave me origjinė shqiptare me dimensione mbarėkombėtare, Nėnė Terezės, nė Muzeun Historik Kombėtar i ėshtė kushtuar vėmendje dhe ekspozimit tė kėtyre dokumenteve tė rralla.

Nė kėtė ekspozitė, janė pėrfshire dhe njė set fotografish e objekte personale tė ekspozuara edhe mė parė, qė i pėrkasin figurės sė Nėnė Terezės.

Po pjese e kėtij kėndi, ėshtė edhe njė dokumentar i vitit 2010 “Ikona e dashurisė”, njė realizim i Muzeut Kombėtar dhe RTSH-sė, me skenar tė Luan Malltezit dhe regji tė Ilir Hashorvės.

8-vjet nga Dita e Lumturimit tė Nėnė Terezės mė 19 tetor pritet tė zhvillohen aktivitete nė kuadėr tė kėsaj dite ndėrsa nė arkivin qendror tė shtetit u shfaq dhe njė dokumentar mbi jetėn dhe veprimtarinė e bamirėses mbarėkombėtare.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 19-10-11 nė 08:28
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-10-11, 21:23   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė

MOTHER TERESA : “BY BLOOD I AM ALBANIAN”


And they questioned Mother Teresa:
“Why are you wearing white?”
And she revealed a little bit of
Her white and blue striped veil
Showed them a piece of cambric underneath
And said peacefully:
“I am an Albanian woman,
We have our hair tied up
In a white cotton head kerchief
Our good omen…our tradition—is this…”
The whiteness of her spirit made her ready for Heaven.
And they questioned Mother again:
“What will you do when you retire?”
And she pronounced modestly:
“I am a good cleaner,
As all Albanian mothers and sisters,
We wash the wooden floors with brush and soap
Making them bright like a mirror,
There is no woman who can do a better job!”
She desired to clean the surface of the globe
From diseases, wounds and poverty…
Didn’t she transform, this queen of humanism,
Because she was an Albanian—nurtured
By her birthplace’s tradition of self-denial?
Teresian virtue—the sinless humanity
Is an ancient piece of the Albanian’s genes
At the beginning on Illyria’s antique lands
Echoing and revealing civilization’s first morning…
Mother Teresa ended:
“What the world needs now is Love.”


Nga: Rozi Theohari
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.