Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-04-09, 19:17   #1
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Kur u mundesua jeta mbi Toke??

Kur u mundėsua jeta mbi Tokė?
Ėshtė zbardhur mė nė fund misteri qė rrethonte procesin i cili lejoi oksigjenin tė bėhej pjesė e atmosferės sonė

Nga Express mė 12.04.2009 nė ora 16:52
Ka qenė njė prej ndryshimeve mė tė rėndėsishme qė ka pėsuar atmosfera e Tokės dhe arsyeja falė sė cilės sot arrijmė tė mbushim mushkėritė me oksigjen. E megjithatė, deri tani oksidimi i madh kishte mbetur mister i plotė. Pa oksigjen nuk do tė kishte asnjė shans tė ekzistonte forma e jetės qė njohim. Vetėm kėshtu u krijua ajri, i cili shkaktoi shpėrthimin nė sasi dhe shumėllojshmėri tė tė gjitha organizmave tė gjallė, qė nga buburreci mė i vogėl e deri te dinozaurėt.

Oksigjeni pėrbėn rreth 21 pėr qind tė ajrit, njė pėrbėrės me rėndėsi jetike pėr organizmat e gjallė, falė tė cilit zhvillohet metoda mė e frytshme e konvertimit tė ushqimit nė energji, nė sajė tė frymėmarrjes. Por duhet sqaruar se dikur atmosfera nuk ka pasur oksigjen dhe pėrgjigjja ndaj pyetjes nga erdhi, ka munduar breza e breza tė tėrė shkencėtarėsh.

Tashmė, njė skuadėr shkencėtarėsh, e drejtuar nga Kurt Konhauser, i universitetit "Alberta" tė Kanadasė, ka arritur tė gjejė njė shpjegim bindės pėr pyetjen: Si oksigjeni papritmas nisi tė akumulohej nė atmosferėn tokėsore rreth 2.7 miliardė vjet mė parė, kur format e jetės pėrbėheshin mė shumė nga mikrobe komplekse njėqelizore?

Grupi i shkencėtarėve ka arritur nė pėrfundimin se oksidimi i madh ndodhi nė ēastin kur njė grup mikrobesh qė shkatėrronin oksigjenin nisi tė vdiste, duke lėnė hapėsirė pėr njė grup tjetėr mikrobesh, qė nė tė kundėrt e prodhonin oksigjenin. Mekanizmi qė e shkaktoi kėtė fenomen ishte rėnia e pranisė sė njė metali tė quajtur nikel, i cili u pasua nga shtimi gjithnjė e mė i shumtė i oksigjenit- dhe i jetės -nė Tokė.

Roli i nikelit nė historinė e mbushjes sė atmosferės sonė me oksigjen ėshtė njė ide e re. Nė rast se profesor Konhauser dhe kolegėt e tij kanė arritur te pėrgjigjja e duhur, kjo gjė do tė jetė nė gjendje tė shpjegojė jo vetėm shpėrthimin evolutiv tė jetės, por edhe faktorėt qė i kanė dhėnė trajtat planetit tonė, duke qenė se fuqia gėrryese e oksigjenit ėshtė njė prej faktorėve mė tė rėndėsishėm nė format e shkėmbinjve, formimin e lumenjve dhe tė bregdeteve.

"Oksidimi i madh ėshtė ai faktor qė ndryshoi nė formė tė pakthyeshme ambientin sipėrfaqėsor tė Tokės, duke bėrė mė pas tė mundur format e avancuara tė gjallesave. Ishte njė pikė kthese me rėndėsi shumė tė madhe nė evoluimin e jetės nė planetin tonė, dhe po i afrohemi kuptimit tė mėnyrės si ndodhi", thotė Dominik Papino, i institutit "Carnegie" nė Uashington.

Oksigjeni si molekulė ėshtė aq aktive, sa zhduket shumė shpejt nė rast se nuk prodhohet nė formė tė pandėrprerė. Pėrqendrimi i oksigjenit nė atmosferė sot bėhet falė fotosintezės sė bimėve, transformimi i dritės sė diellit nė energji kimike dhe oksigjen. Mikrobet e para fotosintetike, algat "blu-jeshile" apo bakteret cianike, mendohet se kanė evoluar rreth 300 milionė vjet pėrpara oksidimit tė madh, qė ndodhi 2.5 miliardė vjet mė parė. Por oksigjeni i prodhuar prej tyre shkatėrrohej me shpejtėsi nga gazi i metanit, i prodhuar nga njė numėr shumė i madh bakteresh metanogjenike, tė cilat arrinin tė jetonin pa oksigjen falė metodės mė pak eficiente tė respirimit anaerobik.

Kėto baktere metanogjenike, tė cilat edhe sot jetojnė nėn ujė, linin pa oksigjen moēalet e ēdo lloj sipėrfaqeje tė mbuluar me ujė. Por nga ana tjetėr, nikeli ishte pėrbėrėsi jetik qė mundėsonte ekzistencėn e tyre. Pa njė furnizim tė pėrhershėm dhe tė pasur me nikel, enzimat vitale tė kėtyre mikrobeve metan-prodhuese dėnohen me vdekje.

Shkencėtarėt zbuluan se duke analizuar njė lloj shkėmbi sedimentar, i njohur si "formacionet me shirita hekuri", qenė nė gjendje tė monitoronin nivelet e nikelit nėpėr oqeane pėr epoka shumė tė hershme tė Tokės, tė cilat shtrihen deri nė 3.8 miliardė vjet mė parė. Zbuluan kėshtu se kishte ndodhur njė rėnie e pranisė sė nikelit nė hapėsirėn kohore mes 2.7 dhe 2.5 miliardė vjet mė parė - e njėjta kohė kur ka ndodhur edhe oksidimi i madh.

"Kohėt pėrkojnė mė sė miri. Rėnia e pranisė sė nikelit mund ta ketė pėrgatitur terrenin pėr vėnien nė skenė tė oksidimit tė madh. Dhe nga ajo ēfarė dimė mbi metogjenet qė jetojnė sot, pakėsimi i niveleve tė nikelit do kishte si pasojė edhe uljen e prodhimit tė metanit", shpjegon doktor Papino. "Mundėsia qė nikeli tė kishte rol nė njė ngjarje tė tillė nuk i ka shkuar askujt nė mendje deri tani. Por studimi ynė tregon se njė fakt i tillė mund tė ketė pasur impakt shumė tė madh nė ambientin e Tokės dhe historinė e qenieve tė gjalla".

Profesori Kurt Konhauser thotė se ky studim, i publikuar kėto ditė nė revistėn shkencore "Nature", mbėshtet idenė se kėto mikrobe metan-prodhuese e pengonin oksigjenin tė akumulohej nė masa tė konsiderueshme dhe kjo gjė ka vazhduar pėr qindra miliona vjet.

Shkencėtarėt mendojnė se nivelet e pranisė sė nikelit u ulėn pasi korja e tokės kishte nisur tė ftohej gjatė asaj periudhe, gjė qė do tė thotė se qenė pakėsuar sasitė e nikelit tė hedhura nėpėr oqeane nga brendėsia e tokės pėrmes shpėrthimeve vullkanore. "Nga ekzaminimi i shkėmbinjve me shirita hekuri, jemi tė sigurt se sasia e nikelit e pranishme nė tokė 2.5 miliardė vjet mė parė, ra me shpejtėsi nė gjysmėn e nivelit tė vlerės sė deritanishme. Problemi qė shtrohet tani ėshtė tė zbulojmė se si mikrobet metan-prodhuese kanė reaguar ndaj pakėsimit tė niveleve tė kėtij metali. Mendojmė se vdiqėn", shpjegon profesori Kurt Konhauser.

Megjithėse oksidimi i madh nuk u pasua nga rritja e menjėhershme e sasisė sė oksigjenit qė kemi sot nė ajėr, shkaktoi njė rritje domethėnėse, e cila nuk u ndėrpre kurrė mė.


__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.