Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-03-07, 22:28   #16
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pendimi...

Cilėsitė, kushtet dhe mjetet qė ndihmojnė pendimin...
Ebu Seid el-Hudriu t thotė:
"Ju sot po bėni disa vepra, tė cilat nė sytė e juaj duken mė tė holla se qimja, kurse ne nė kohėn e Pejgamberit e i konsideronim si mėkate tė mėdha"
Kėto fjalė tė kėtij as-habi tė nderuar na sqarojnė rrezikun e gjendjes sonė, kėto ditė kur kemi filluar t'i konsiderojmė mėkatet tė imta dhe nuk e shohim rrezikun e veprimit tė tyre, edhe pse mėkatet qė i bėjmė mund tė jenė tė mėdha, madje disa prej nesh nga pakujdesia bėjmė mėkat as duke mos e hetuar.
Tė ndiesh keqardhje pėr gabimin e bėrė ėshtė kushti mė i rėndėsishėm i pendimit.
Muhammedi e thotė: "Tė ndiesh keqardhje (pėr mėkatin e bėrė) ėshtė pendim."
Kėshtu mund ta humbim njė rast tė volitshėm pėr pendim. Gjithashtu, konsiderimi i mėkateve tė vogla bėn qė mėkatari tė adapatohet nė mėkate dhe tė mos ketė kujdes a bėn mėkate ose jo, edhe pse All-llahu i Madhėruar na ka ofruar rast pėr pendim dhe kėrkim faljeje, siē thotė Muhammedi e:
"Pronari i tė majtės (meleku qė i shkruan mėkatet) ngren lapsin e tij gjashtė orė nga muslimani mėkatar, nėse pendohet dhe kėrkon falje pėr kėtė (mėkat), e lėshon, pėrndryshe ia shkruan njė mėkat"
Pėr kėtė shkak, nė rast se muslimani bėn mėkat, nuk guxon tė dėshprohet, por e ka pėr detyrė ta pranojė mėkatin ndėrmjet tij dhe Zotit, tė pendohet dhe ta dijė se "zvogėlimi" i mėkatit nuk i bėn dobi, as qė e zvogėlon krimin, pėrkundrazi - e shton dhe e zmadhon atė, ngase kjo ėshtė nėnēmim i ndalesave tė All-llahut.
Rruga e vėrtetė ėshtė pendimi, qė muslimani tė pėrfitojė nga gjėrėsia e mėshirės sė All-llahut dhe tė ecė rrugės sė vėrtetė, nė ē'mėnyrė do ta shpėtojė vehten nga dėnimi i All-llahut .
Njeriu, qoftė edhe besimtar shembullor, mund tė gabojė. Pėr kėtė shkak ekziston pendimi ndaj Zotit Madhėshtor, pendim, i cili nuk ka nevojė pėr ndėrmjetėsim tė dikujt, por mjafton zemra e pastėr. Muhammedi e thotė:
"Cdo bir i Ademit gabon, ndėrsa mė i miri prej gabimtarėve ėshtė ai, i cili pendohet."
Pra, pėr tė qenė ndėr njerėzit mė tė mirė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, jemi tė obliguar me pendim ndaj Zotit tė Vetėm.
Domosdoshmėria e pendimit tė sinqertė
Duhet ditur se pendimi i sinqertė ėshtė obligim i ēdo muslimani.
All-llahu thotė:
"O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė..."
"Ata qė nuk pendohen, janė mizorė"
Muhammedi e thotė:
"O njerėz, pendohuni te All-llahu, sepse unė pendohem njėqind herė nė ditė!"
Tė gjithė dijetarėt islamikė pajtohen nė atė, se pandimi ėshtė i obliguar dhe i domosdoshėm.
Kurtubiu, Zoti e mėshiroftė thotė: "I gjith ummeti dakordohet nė atė se pendimi ėshtė farz pėr ēdo besimtar."
Ibnu Kudame El-Mekdisi, Zoti e mėshiroftė thotė: "Ekziston konsenzus (pajtim i tė gjithė dijetarėve) pėr domosdoshmėrinė e pendimit, ngase mėkatet janė shkatėrruese, qė largojnė nga rruga e All-llahut. Pėr kėtė shkak duhet ikur nga to sa mė shpejt."
Kjo thuhet sepse ēdo njeri pa pėrjashtim i ekspozohet mėkatit.
Pėr kėtė shkak duhet patur kujdes kėto vepra:
Njė:
Duhet patur kujdes tė mos na duken mėkatet qė i bėjmė tė imėta, pa marrė parasysh se a janė tė vogla ato ose tė mėdha, se nėse tubohen mėkatet e vogla duke mos u penduar pėr to, mund tė na shkatėrrojnė. Muhammedi e thotė:
"Keni kujdes mėkatet e vogla, sepse shembulli i mėkateve tė vogla ėshtė sikur shembulli i njė populli qė kishte zbritur nė njė luginė dhe vjen njė njeri me njė degė, vjen tjetri poashtu me njė degė, derisa tubuan aq drunj, saqė poqėn bukėn. Nėse dikush bėn mėkate tė vogla (pandėrprerė), ata e shkatėrrojnė ate."
Dy:
Ka njerėz qė i konsiderojnė mėkatet e veta tė imėta, kurse ato te All-llahu janė tė mėdha. Pėr kėtė shkak, ata vazhdojnė t'i veprojnė mėkatet, sidomos kur shohin edhe njerėz tjerė duke i bėrė kėto mėkate haptazi.
Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Seid El-Hudriu t, i cili thotė:
"Ju po bėni disa vepra qė nė sytė e juaj duken mė tė holla se qimja, kurse ne nė kohėn e tė Dėrguarit tė Zotit e i konsideronim prej mėkateve tė mėdha."
Pra, assesi nuk duhet konsideruar mėkatet tė vogla, edhe pse njerėzit nuk u japin rėndėsi.
Tre:
Duhet patur kujdes tė mos bėjmė mėkate haptazi dhe tė mos u tregojmė njerėzve mėkatet qė i kemi bėrė nė tė kaluarėn:
Muhammedi e thotė:
"I gjith ummeti ėshtė i falur, pėrveē atyre qė i bėjnė mėkatet haptazi. Dikush bėn natėn ndonjė mėkat, pastaj nė mėngjes, pasiqė All-llahu e ia ka mbuluar, thotė: Unė mbrėmė kam bėrė kėtė e kėtė.
Mbrėmė ia mbuloi All-llahu, kurse sot ai e heqė mbulesėn e All-llahut prej tij!"
Njė prej shkaqeve qė bėrja e mėkatit haptazi konsidrohet mėkat nė vehte ėshtė se kjo gjė ndikon qė edhe njerėzit tjerė t'i konsiderojnė kėto mėkate tė vogla, e kėshtu pėrhapet amoraliteti nė shoqėri.
All-llahu thotė:
"Ata, tė cilėt dėshirojnė tė pėrhapin amoralitet ndėr besimtarėt, i pret dėnim i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu di, e ju nuk dini!"
Kjo nuk domethėnė se kur dikush ėshtė larg syve tė njerėzve, ose nėse nuk e tregon mėkatin e bėrė, i lejohet tė bėjė mėkat. Hadithi i lartcituar ka kuptim se nėse dikush bėn ndonjė mėkat me qėllim ose pa qėllim, le tė mos ua tregojė njerėzve atė qė ka vepruar, le ta mbulojė mėkatin dhe le tė mos e pėrhapė.
Muhammedi e atyre, tė cilėt kur janė vetė ia lejojnė vetvehtes bėrjen e mėkateve, ua tėrheqė vėrejtjen duke thėnė:
"Njoh njė grupė njerėzish prej ummetit tim, tė cilėt do tė vijnė Ditėn e kijametit me vepra tė mira sa malet e bardha tė Tihamit, jetojnė natėn ashtu sikur qė jetoni edhe ju (dmth-bėjnė ibadet), por atyre All-llahu do t'ua bėjė veprat pluhur, sepse kur vetmohen (nga njerėzit tjerė), bėjnė mėkate."
Pra, duhet patur kujdes nga tė bėrit mėkate haptazi dhe duhet patur kujdes tė mos bėjmė mėkate kur jemi tė vetmuar, ngaqė All-llahu e di tė fshehtėn dhe ashiqaren. Ai ėshtė i Gjithdijshmi.
Katėr:
Duhet patur kujdes vonimin e pendimit.
Askush nuk e di se kur mund t'i vjen vdekja. Ajo mund tė jetė mė afėr se sa mendon, mund tė vjen papritur, kurse pendimi nuk pranohet gjatė gargaritjes sė vdekjes, kur vjen shpirti nė fyt.
Muhammedi e thotė:
"All-llahu i Lartėsuar pranon pendimin e robit derisa ai nuk gargaritė (para vdekjes)."
Pra, duhet shpejtuar pendimin prej ēdo mėkati dhe nuk duhet vonuar atė.
Muhammedi e thotė:
"Cdo robi (tė Zotit) qė bėn mėkat, pastaj merr abdest mirė dhe i fal dy rekate namaz e nė fund kėrkon falje prej All-llahut pėr kėtė mėkat, All-llahu ia fal mėkatin e bėrė."
Pesė:
Duhet patur kujdes vazhdueshmėrinė nė tė bėrit mėkate.
All-llahu thotė:
"...Edhe ata, tė cilėt kur bėjnė ndonjė tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetes sė tyre, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre-e kush i fal mėkatet pėrveē All-llahut?-dhe qė duke e ditur, nuk vazhdojnė atė qė kanė punuar."
Gjashtė:
Duhet patur kujdes tė mos i bėjmė gabimet, tė cilat mė i kanė bėrė njerėzit tjerė.
Kur disa njerėz nuk i kryejnė disa obligime (vaxhibe) ose nuk largohen prej disa harameve, thonė: "Kjo nuk ėshtė vaxhib ose kjo nuk ėshtė haram." Polemizojnė dhe mendojnė se nė kėtė mėnyrė kanė larė vehten nga pėrgjegjėsia dhe dėnimi. Mirėpo, nuk ėshtė kėshtu... All-llahu di atė qė fsheh gjoksi. Pėr kėtė shkak, duhet patur kujdes kėtė cytje tė shejtanit.
Shtatė:
Disa njerėzve u jep Zoti U tė mira nė kėtė botė, ndėrsa ata akoma vazhdojnė tė bėjnė mėkate. Pėr kėtė flet edhe Muhammedi e:
"Kur tė shohėsh se All-llahu i jep njė robi (tė vet) prej kėsaj bote atė qė e do, kurse ai akoma bėn mėkate, dije se kjo ėshtė shkallėzim drejt shkatėrrimit tė tij nga All-llahu"
Kjo ndodh ngase prej ligjeve qė i ka vendosur All-llahu ėshtė, siē thotė Pejgamberi e edhe ky: "All-llahu ia jep dunjanė atij qė e do dhe atij qė nuk e do, mirėpo fenė ia jep vetėm atij qė e do..."
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.