Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-01-08, 03:04   #16
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė dhe tė Kudhėsit me rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e Pindit nė lindje e deri tek brigjet e detit Jon nė perėndim, pėrbėnte njė njėsi gjeografike-politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė stere, tokė. Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo vend kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin edhe brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore. Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i pėrgjithshėm pėr tė caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht ilire, qė ndodhej pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė pėrveēėm gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė pak a shumė tė pėrcaktuar historikisht. Nė kėtė kuptim emri Epir ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari grek i fundit tė shek. VI p.e.sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė liman i Epirit, dhe pak mė vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin “tė famshėm me hapėsira kodrash tė shkėlqyeshme ... qė fillojnė nga Dodona e deri nė brigjet e Jonit”. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė, me transformimin e bashkėsisė molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke pasur njė nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim tė pėrcaktuar qartė politik. Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonė numėron nė kėtė kohė nė Epir vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qė ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh. Nga fiset mė kryesore ilire, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė politike tė kėsaj krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt, kaonėt, molosėt etj. Ndėrmjet kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė vazhdueshme pėr epėrsi territoriale dhe politike dhe kishte njė prirje pėr separatizėm midis sundimtarėve tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė shek. IV p.e.sonė, kur mbretėrit molosė arritėn t’u imponohen shumė prej fiseve fqinje epirote dhe tė krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me bazė federative, qė autorėt grekė e quanin Koinon tė molosėve. Si rezultat i zhvillimit tė mėparshėm ekonomiko-shoqėror, nė shek.V p.e.sonė nė Epir ishin krijuar tė gjitha premisat pėr lindjen e formacioneve tė hershme shtetėrore. Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht mė tė pėrparuara tė kėsaj krahine, siē ishin molosėt, kaonėt, thesprotėt etj., pasqyrohet qartė nė burimet historike qė nė shek. VIII-VII p.e.sonė, por tani ai merr pėrpjesėtime mė tė gjera. Aristokracia epirote e tokės dhe e bagėtive, kishte arritur t’u impononte pushtetin e vet prodhuesve tė vegjėl fshatarė dhe tė shfrytėzonte pėr interesat e saja ekonomike punėn e shtresave tė tjera e tė skllevėrve. Nė duart e kėsaj aristokracie ishin grumbulluar tashmė pasuri tė mėdha qė i mundėsonin asaj tė hynte nė marrėdhėnie tė ngushta me shoqėrinė antike tė Greqisė. Nė gjysmėn e dytė tė shek.V p.e.sonė, nė Epir ekzistonin edhe shtresa tė tjera; pėrveē aristokracisė sė tokės, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtarėve e tregtarėve. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim paraqitet njė mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar nė sanktuarin e Poseidonit nė Tenarė, sipas tė cilit njė farė Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar kėtė akt hyut tė detrave. Sipas pėrmbajtjes dhe vendgjetjes sė mbishkrimit Eskrioni duhej tė kishte qenė pikėrisht njėri nga pėrfaqėsuesit e tregtarėve skllavopronarė epirotas tė lidhur me tregtinė detare. Kjo ėshtė prova mė e hershme epigrafike, qė dėshmon pėr ekzistencėn e institucionit tė skllavėrisė nė Epir tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. V p.e.sonė. Mbi bazėn e kėtij diferencimi tė brendshėm dhe tė luftės sė vazhdueshme qė bėnin sundimtarėt e fiseve tė veēanta pėr nėnshtrimin e fqinjėve tė tyre, nė Epir lindėn njė tok federatash, sistemi politik i tė cilave mbėshtetej nė bashkimin e njė grupi fisesh tė federuara tė quajtura koine. Mė herėt kėto bashkėsi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht mė tė fuqishme tė Epirit, si tek thesprotėt, kaonėt dhe molosėt. Ashtu siē paraqiten nė mesin e shek.V, ato ndryshonin midis tyre jo vetėm nga madhėsia dhe rėndėsia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas njė lajmi tė Tukididit, i cili u referohet viteve tė para tė luftės sė Peloponezit, Koinonet e kaonėve dhe tė thesprotėve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Nė krye tė tyre qėndronin dy magjistratė mė tė lartė ekzekutivė tė quajtur nė traditėn historike, prostatė, tė cilėt zgjidheshin ēdo vit nga rrethet aristokratike tė fisit qė kryesonte Koinonin. Molosėt, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbretėr, pushteti i tė cilėve tanimė ishte bėrė i trashėgueshėm. Tukididi pėrmend qė nė vitin 470 p.e.sonė njė mbret molos Admetin, qė i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut tė dėbuar me ostrakizėm nga Greqia. Sipas pėrshkrimit tė kėsaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si njė sundimtar me origjinė fisnike, i fuqishėm dhe me influencė deri nė rrethet qeveritare tė Athinės. Pėr veprimtarinė politike tė federatave tė Epirit burimet historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim tė dalin nė skenėn e historisė vetėm nė kohėn e luftės sė Peloponezit, kur ushtritė e kaonėve, tė thesprotėve, tė molosėve etj., me sundimtarėt e tyre nė krye, marrin pjesė nė anėn e Spartės nė ekspeditėn luftarake kundėr qytetit Strato tė Akarnanisė. Midis kėtyre bashkėsive tė veēanta rolin mė tė rėndėsishėm dhe aktiv nė historinė politike tė vendit filloi ta luajė Mbretėria e Molosėve. Nė qoftė se deri nė fundin e shek. V p.e.sonė kėto bashkėsi vepronin tė veēuara dhe nė konflikte tė brendshme me njėra-tjetrėn, tani ėshtė Mbretėria Molose ajo qė do tė marrė iniciativėn pėr tė zgjeruar pushtetin e saj dhe pėr ta vėnė Epirin nė rrugėn e bashkimit tė tij politiko-ushtarak.
[redaktoni] Koinoni(lidhja) e moloseve
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-01-08, 03:04   #17
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor : Koinoni (lidhja) e molosėve Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e.sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj: nė bujqėsi, blegtori, e sidomos nė zejtari; zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj. Nė Epir shfaqet tani njė faktor shumė i rėndėsishėm qė luan njė rol tė ndjeshėm nė zhvillimin e mėtejshėm, ky ėshtė qyteti epirot. Kėshtu nė fundin e shek. V dhe nė gjysmėn e parė tė shek. IV, sipas tė dhėnave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, nė krahinėn e Kasopisė nė skajin jugperėndimor tė Epirit dhe Elea afėr Velianit nė krahinėn Eleatis tė Thesprotisė. Nė Epirin Qendror lindin qytetet Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit tė molosėve dhe qyteti i Kastrisė qė identifikohet me Euremenin ose Tekmonin antik. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė urbanizimi nė Epir mori pėrpjesėtime mė tė mėdha dhe rritet akoma mė shumė pesha e tij nė zhvillimin ekonomik dhe politik tė vendit. Lindin qytete tė reja, midis tė cilave nė Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutēi dhe Gitana (Gumani) qė sipas Tit-Livit, duhet tė ishte qendra kryesore e Koinonit tė thesprotėve; nė Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), qė ishte qyteti mė i madh dhe mė i fortė i Kaonisė dhe kryeqendra e saj. Qytetet e Epirit, ashtu sikurse dhe ato tė Ilirisė, ishin tė fortifikuara me mure tė fuqishme prej blloqesh shumėkėndėshe ose tė ndėrthurura me teknikė muraturash trapezoidale apo kuadratike sipas kushteve tė veēanta tė terrenit ose tė guroreve. Pėr pėrforcimin e mureve ngriheshin kulla nė vendet mė tė atakueshme nga armiku. Nė sistemet mė tė hershme fortifikuese kėto kulla mungonin ose ishin dukuri tė rralla. Vetėm nga gjysma e dytė e shek. IV, ato hynė nė pėrdorim tė gjerė si njė komponent i nevojshėm dhe i domosdoshėm nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm tė teknikės luftarake. Mėnyra antike e prodhimit i dha njė hov tė menjėhershėm prodhimit zejtar dhe sidomos atyre degėve qė lidheshin me ndėrtimet. Brenda mureve mbrojtėse tė kėtyre qyteteve kishte muratorė, gurskalitės, farkėtarė, poēarė, tjegullabėrės, arkitektė etj. Zhvillimi i degėve tė ndryshme tė zejtarisė dhe shtimi i prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale nxitėn dhe mė tej zgjerimin e tregtisė brendapėrbrenda, me kolonitė helene tė bregut tė Jonit dhe sidomos me krahinat fqinje mesdhetare. Kjo e fundit zhvillohej mė tepėr pėrmes trafikut detar, tė pėrcaktuar nga vetė pozicioni i favorshėm bregdetar i krahinave, megjithėse funksiononin nė kėtė drejtim dhe rrugėt tokėsore. Nė qoftė se deri nė shek. V p.e.sonė Epiri lidhjet ekonomike i mbante kryesisht me Korinthin dhe kolonitė e tij nė brigjet e Jonit, nga fundi i kėtij shekulli ai filloi tė orientohet edhe nga Athina. Tani janė mallrat e prodhimit atik, ata qė mbizotėrojnė nė tregjet e Epirit. Prej kėtej Athina si kėmbim tėrhiqte prodhime bujqėsore e sidomos blegtorale, lėkura, lėndė druri etj., pėr tė cilat ajo kishte gjithnjė nevojė. Nė zhvillimin e tregtisė detare rol tė veēantė luanin edhe portet detare nė brigjet e Kaonisė, si Onkesmi, Himara, Butrinti etj. Zgjerimi dhe intensifikimi i tregtisė ēoi nga ana e vet nė shtimin progresiv tė prodhimit tė mallrave, bėri tė nevojshme lindjen dhe qarkullimin e monedhės autonome. Nė fillim ishte Lidhja e Molosėve ajo qė hedh e para nė treg monedhėn e vet (rreth viteve 400 p.e.sonė). Kėto ishin monedha kryesisht prej bronzi, megjithėse pati nė kėtė kohė edhe prerje jetėshkurtėr dhe tė kufizuar monedhash prej argjendi. Mė vonė filluan tė presin monedha edhe qytete tė veēanta dhe nė fund tė shek. IV edhe shteti federativ i epirotėve.
[redaktoni] Tharypa

Artikulli kryesor : Tharypa Nė ēerekun e fundit tė shek. V p.e.sonė shtetin e molosėve e kryesonte Tharypa (423-385 p.e.sonė), i cili, sipas njė lajmi tė Tukididit, e trashėgoi fronin mbretėror tė babait nė njė moshė tė mitur duke pasur pėr njė kohė si tutor Sabylintin, prijėsin e atintanėve. Tradita historike i atribuon kėtij sundimtari njė seri reformash tė karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, tė cilat ēuan nė zgjerimin dhe nė forcimin e mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Nė radhė tė parė ato prekėn formėn e hershme tė qeverisjes dhe legjislacionin e vjetėr tė vendit. Kuvendi i popullit si organ i trashėguar nga rendi i komunės primitive, mori tani pėrmbajtje tė re. Nė organet drejtuese tė shtetit, rol tė rėndėsishėm fillon tė luajė prostati, funksionari mė i lartė i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej pėr ēdo vit nė Kuvendin e Popullit nga rrethet aristokratike, tė cilat ushtronin fuqishėm autoritetin e tyre nė kuvend. Duke qėndruar pranė mbretit, si mbrojtės i ligjeve tė vendit, prostati nė fakt e kufizonte shumė pushtetin mbretėror, dhe me kėtė ai ruante tė palėkundshme pozitat e aristokracisė nė veprimtarinė politike tė shtetit. Kjo formė e kufizuar e pushtetit qendror nga aristokracia e tokės, si edhe ligjėrimi i tė drejtave tė tjera tė saj, i japin Mbretėrisė Molose atributet e njė shteti me mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Mbretėria Molose qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj politike tėrhoqi vėmendjen e shteteve fqinje tė Mesdheut dhe sidomos tė Athinės dhe tė Spartės, tė cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur pėr supremaci ekonomike dhe politike nė Greqi. Nė kėtė konflikt historikisht tė njohur si Lufta e Peloponezit dhe qė, siē dihet, zgjati me ndėrprerje tė vogla plot 28 vjet (432-404 p.e.sonė) dhe pati pasoja tė rėnda pėr Greqinė, tė dyja palėt ndėrluftuese bėnė pėrpjekje qė tė siguronin pėrkrahjen e shtetit tė ri tė molosėve, meqė territori i tij zinte njė pozicion mjaft tė favorshėm strategjik me rrugėn midis brigjeve veriperėndimore tė Greqisė dhe tė Maqedonisė e Thesalisė. Nė fillim ishte Sparta ajo qė ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin molos. Nė vitin 429 p.e.sonė, molosėt i ofrojnė asaj deri ndihmėn ushtarake, duke dėrguar kontingjente tė konsiderueshme luftėtarėsh pėr pushtimin e qytetit Stratos tė Akarnanisė. Mirėpo edhe pas kėsaj fushate tė pasuksesshme, e cila synonte tė dobėsonte ndikimin e Athinės nė kėtė zonė kufitare tė Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet e saj pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me shtetin e molosėve. Ajo kishte shumė nevojė pėr pėrkrahjen e kėtij shteti tė ri energjik nė qendėr tė Epirit. Pėrmes territorit tė tij Athina mund tė kontrollonte nga shpina maqedonėt e paqėndrueshėm tė Perdikės si dhe thesalėt, me tė cilėt ajo sapo kishte krijuar lidhje miqėsore pas kryengritjes sė lynkestėve (433 p.e.sonė). Nga ana tjetėr, me kėto marrėdhėnie Athina synonte tė kishte edhe pėrfitime ekonomike. Se sa rėndėsi i jepte Athina lidhjeve me shtetin molos, kėtė e tregon dhe fakti se ajo nė kėtė kohė merr pėrsipėr edukimin e Tharipės sė vogėl nė njė nga shkollat e Athinės dhe e pret atė mė vonė nė Athinė me nderime tė veēanta duke e regjistruar si qytetar nderi. Pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira me Athinėn ishte i interesuar gjithashtu edhe vetė shteti i molosėve, i cili kėrkonte tė siguronte pėrkrahje pėr politikėn e zgjerimit territorial qė projektoi Tharypa, tė cilėn ai filloi ta realizonte nė vitet e fundit tė jetės sė tij. Kėto marrėdhėnie tė ngushta ekonomike dhe politike me Athinėn i hapėn rrugė depėrtimit tė ndikimit tė qytetėrimit helen, i cili u shfaq nė strukturėn organizative tė shtetit, nė ndėrtimet, nė pėrdorimin e gjuhės dhe tė shkrimit grek nė rrethet e aristokracisė dhe tė administratės shtetėrore, nė trajtimin tipologjik dhe metrologjik tė monedhave tė para molose sipas prototipave tė monedhės atike tė fundit tė shek.V dhe fillimit tė shek. IV p.e.sonė. Ky ndikim do tė shfaqet gjithashtu dhe nė jetėn kulturore e artistike, qendra e sė cilės bėhen qytetet. Nė Passaron, p.sh., mendohet tė jetė ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, pėr tė vėnė nė skenė tragjedinė e tij “Andromaka”, ku lavdėrohej origjina dinastike e mbretėrve molosė. Kjo vepėr ndikoi shumė nė kultivimin e mitit gjenealogjik tė molosėve, sipas tė cilit zanafilla e tyre i referohet tani Molosit, biri i Neoptolemit tė Akilit dhe i Andromakės, tė vesė sė Hektorit, qė pas shkatėrrimit tė Trojės erdhėn dhe u vendosėn nė Epir.
[redaktoni] Lidhja molose
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 03:06   #18
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor : Lidhja molose Struktura e saj organizative Gjatė sundimit tė Alketės, birit tė Tharypės, shteti molos mori zhvillim tė mėtejshėm. Nuk ėshtė pėrcaktuar me saktėsi se nė ē’kohė dhe nė ē’rrethana e trashėgoi fronin. Dihet se nė vitin 385 p.e.sonė ai gjendej i strehuar politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzės. Nė burimet historike nuk jepen as motivet qė e shtynė Alketėn tė braktiste fronin. Ka mundėsi qė ky, duke dashur tė vazhdonte politikėn e aleancės me Athinėn, nė njė kohė kur kjo kishte pėsuar tashmė humbje ushtarake dhe diplomatike nga Sparta, tė ketė ndeshur nė kundėrshtimin e partisė filospartane. Nė kėtė kohė kjo filloi tė aktivizohej shumė, sidomos pas fitoreve tė Agesilaut nė Akarnani (389-388 p.e.sonė), qė i hapėn rrugėn Spartės pėr tė shtrirė ndikimin e vet jo vetėm nė Greqinė Veriperėndimore, por edhe nė Epir. Dionizi qė ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht pėr tė vendosur njė kontroll efektiv nė detin Adriatik dhe mbi rrugėt qė tė ēonin pėr nė Epir, e mirėpriti Alketėn dhe e ndihmoi atė qė tė rikthehej nė fronin e humbur. Me kėtė mėnyrė tirani i Sirakuzės synonte tė siguronte njė aleat tė ri, qė do tė pėrkrahte pikėsynimet e tij politike dhe tregtare nė brigjet e Ilirisė dhe tė Epirit. Pėr kėtė qėllim nė vitin 385 p.e.sonė, Dionizi bėri njė marrėveshje me Alketėn pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė territorin e shtetit tė molosėve duke i siguruar njė ndihmė efektive nė kontingjente luftarake dhe armatime. Ky sulm i papritur i forcave tė bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi molosėve rreth 15 000 tė vrarė sipas Diodorit tė Sicilisė. Pėrforcimet qė u dėrgoi Sparta molosėve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre tė vėshtirė. Siē duket, ajo nuk u angazhua aq shumė nė kėtė luftė, pasi nuk ishte e interesuar tė hynte nė konflikt me Dionizin. Kėshtu ky aksion i nxitur prej tiranit tė Sirakuzės pėrfundoi me sukses dhe me rivendosjen e Alketės nė krye tė shtetit molos. Pasi pėrforcoi pozitat brendapėrbrenda mbretėrisė, Alketa vazhdoi politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit tė tij tė filluar qė nė kohėn e Tharypės, rivendosi marrėdhėniet e ndėrprera pėr pak kohė, me Athinėn. Nė vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytė detare tė Athinės, duke lehtėsuar veprimet e saj luftarake kundėr Spartės nė pellgun e Jonit. Nė vitin 372 p.e.sonė Alketa i dha mundėsi njė reparti prej 600 pelltastėsh tė Stesiklit, tė kalonin nėpėr territorin molos dhe tė lidheshin nė Korkyrė pėrmes bregut tė Epirit. Me politikėn e tij ekspansioniste, Alketa arriti tė shtrijė sovranitetin e vet mbi njė territor tė konsiderueshėm tė Epirit. Sipas njė mbishkrimi dekretor tė viteve 370-368 p.e.sonė kufijtė e Mbretėrisė Molose qė trashėgoi nė kėtė kohė i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin nė lindje deri nė Hestiotiden perėndimore, nė verilindje deri nė kufijtė e Orestides nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit dhe nė veriperėndim pėrmes njė rripi toke deri nė kufijtė e Parauejes nė rrjedhjen e mesme tė Vjosės. Molosėt dolėn nė det siē duket nė zonėn e Kestrinės, nė veri tė lumit Kalama (Thiamis). Nga perėndimi pas aneksimit tė Dodonės nė fund tė shek. V p.e.sonė, molosėt e shtrinė kontrollin e tyre deri tek lugina e sipėrme e Aheronit. Kjo shtrirje territoriale e Mbretėrisė Molose nė kohėn e Alketės, duket se pėrputhet plotėsisht me cilėsimin qė i bėn kėtij sundimtari Polidami i Fardales nė njė fjalim tė transmetuar nga historiani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atė “sundimtar suprem tė Epirit”. Kėto tė dhėna burimore dhe epigrafike tregojnė se nė kohėn e kėtij sundimtari dhe tė pasardhėsit tė tij kishte avancuar mjaft procesi i bashkimit politik tė popullsive tė veēanta tė Epirit, proces ky qė ēoi nė krijimin e organizimit mė tė gjerė shtetėror qė njihet me emrin Lidhja e Molosėve. Duke gjykuar nga tė dhėnat mbishkrimore tė kėsaj periudhe, nė kėtė Lidhje pėrveē molosėve bėnin pjesė edhe shumė popullsi tė tjera epirote, si tripolitėt, kelaithėt, paialėt, arktanėt, genoait, ethenestėt, onopernėt, etj. Kėto grupe tė veēanta etnike merrnin pjesė nė qeverisjen e kėsaj lidhjeje pėrmes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė tyre, tė cilėt nė dekretet mbishkrimore quhen demiorgė ose synarhontė. Njė mėnyrė e tillė qeverisjeje, i jepte kėtij formacioni tė ri shtetėror karakter federativ, por nėn hegjemoninė e molosėve. Lidhja Molose, e cila pėrfaqėsonte etapėn e parė nė procesin e zgjerimit dhe tė konsolidimit progresiv tė shtetit federativ tė Epirit, kishte njė strukturė organizative tė brendshme tė pėrcaktuar qartė me institucione legjislative dhe ekzekutive. Nė krye tė Lidhjes sė Molosėve qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve. Por pushteti i tij, ashtu siē e thekson Aristoteli, ishte i kufizuar. Mbreti kur merrte pushtetin nė dorė, ishte i detyruar tė bėnte fli nė altarin e hyut tė luftės nė Passaron dhe tė betohej pėrpara pėrfaqėsuesve tė shtetasve tė tij, se do tė sundonte sipas ligjeve tė vendit. Pėrfaqėsuesit nga ana e tyre, i premtonin mbretit se do ta pėrkrahnin atė gjatė sundimit tė tij. Ky betim tradicional midis mbretit dhe pėrfaqėsuesve, ishte njė formė e trashėguar nga rendi i vjetėr fisnor, por qė tani merr njė pėrmbajtje tė re duke siguruar me kėtė ndikimin e aristokracisė nė drejtimin e kėsaj lidhjeje shtetėrore. Mbreti ishte komandant suprem i ushtrisė sė Lidhjes Molose dhe gėzonte njė pushtet tė padiskutueshėm nė kohė lufte. Pas mbretit funksionari mė i lartė nė Lidhjen Molose vinte Prostati, njė magjistrat eponym qė zgjidhej pėr ēdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike tė bashkuara nė kėtė lidhje. Ai kryesonte kuvendin e popullit, e thirrte atė, drejtonte punėt e tij, paraqiste propozimet pėr t’u miratuar etj. Nė mbishkrime sė bashku me prostatin pėrmendet edhe sekretari, qė zgjidhej pėr ēdo vit zakonisht nga i njėjti fis, tė cilit i pėrkiste dhe prostati. Kuvendi i popullit pėrbėhej, me sa duket, nga tė gjithė burrat e aftė pėr luftė, qofshin kėta molosė apo anėtarė tė bashkėsive tė tjera qė pėrfshiheshin nė Lidhjen e Molosėve. Ky kuvend votonte vendime, tė cilat akordonin tė drejta qytetarie, proksenie dhe privilegje tė tjera. Nė kėtė kuvend legjislativ mund tė merrnin pjesė tė gjithė burrat e aftė pėr tė mbajtur armė tė tė gjitha komuniteteve etnike tė pėrfshira nė Lidhjen e Molosėve. Kuvendi mund tė mblidhej disa herė nė vit, me pėrjashtim tė rasteve tė jashtėzakonshme. Vendi i mbledhjeve tė tij ishte Passaroni, megjithėse ato mbaheshin edhe nė qendra tė tjera, si p.sh. nė Dodonė etj. Vendimet apo ligjet pėr tė cilat votonte Kuvendi, pėrgatiteshin siē duket nga njė institucion tjetėr i veēantė, nga Kėshilli. Ky ndoshta ishte ai senat pėr tė cilin flet Justini duke ia atribuar krijimin e tij mbretit Tharypė. Organ tjetėr, i ndryshėm nga Kėshilli, ishte dhe kolegji i pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė ndryshme nė Lidhjen e Molosėve, me anė tė tė cilėve ato merrnin pjesė nė drejtimin e pėrbashkėt tė punėve tė shtetit. Nė krye tė kėtij kolegji, qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve dhe dy magjistratėt e zgjedhur ēdo vit, prostati dhe sekretari, tė cilėt mund tė ishin molosė ose jo. I tėrė ky organizim shtetėror i jepte Lidhjes Molose, qė pėrfaqėsonte njėkohėsisht dhe shtetin mė tė fuqishėm nė Epir deri nė ēerekun e fundit tė shek. IV p.e.sonė, formėn e njė shteti federativ monarkik. Pas viteve 60 tė shek. IV p.e.sonė nė politikėn e jashtme tė Lidhjes Molose vihen re ndryshime tė dukshme, qė ēuan nė zgjerimin territorial dhe nė fuqizimin e mėtejshėm politik tė saj. Nė kėtė kohė nė kufijtė verilindorė tė Epirit filloi tė mėkėmbet me shpejtėsi shteti maqedon. Gjatė sundimit tė Filipit II Maqedonia u shndėrrua nė njė monarki tė fuqishme tė centralizuar, nė njė forcė kryesore politike dhe ushtarake nė Ballkan. Duke shfrytėzuar krizėn e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi tė ndėrhynte edhe nė ēėshtjet e brendshme tė tyre duke zhvilluar njė politikė konsekuente hegjemoniste mbi to. Nė kėtė drejtim Epiri duhet tė shėrbente si njė mbėshtetje pėr tė shtrirė kontrollin maqedon nė brigjet perėndimore tė Greqisė, pėr kėtė qėllim Filipi II i dha njė rėndėsi tė veēantė vendosjes sė njė aleance tė qėndrueshme me Lidhjen Molose. Pėr kėtė aleancė ishte interesuar dhe vetė Lidhja, sa kohė qė Maqedonia do t’i linte dorė tė lirė pėr ta ēuar mė tej politikėn e zgjerimit tė mėtejshėm tė kufijve tė saj. Dhe jo rastėsisht Arryba, i cili kryesonte nė kėtė kohė Lidhjen, shpejtoi tė lidhte krushqi me Filipin II, duke i dhėnė kėtij tė fundit nė vitin 357 p.e.sonė mbesėn e tij, Olymbinė pėr grua. Midis viteve 360-344 p.e.sonė,
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 03:07   #19
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Lidhja Molose shėnon njė zgjerim tė mėtejshėm tė territorit tė saj nga verilindja duke arritur kufirin mė tė largėt nė kėtė drejtim deri tek Parauejtė nė pellgun e Pėrmetit, Timfejtė dhe Orestėt nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit. Por nė vitin 344 p.e.sonė, Lidhja detyrohet tė heqė dorė nga kėto krahina, tė cilat Filipi II ia kaloi Maqedonisė. Kur pak mė vonė Athina nisi tė pėrzihet nė ēėshtjet e brendshme tė Epirit, duke rrezikuar pozitat e Maqedonisė nė Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakinė duke kaluar nėpėr territorin shtetėror tė Lidhjes. Pasi mposhti Ambrakinė dhe nėnshtroi kolonitė helene tė elejve nė Kasopi, Buketin, Pandosinė dhe Eletren, zboi nga froni Arrybėn, aleatin e lėkundur dhe tė pabindur tė Maqedonisė, i cili kėrkoi strehim nė Athinė. Nė krye tė Lidhjes Molose vuri kunatin e vet Aleksandrin 20-vjeēar, tė mbiquajtur Molos, tė cilit i dorėzoi dhe qytetet qė sapo i kishte pushtuar. Pėr ta angazhuar edhe mė shumė ndaj Maqedonisė, Filipi II i dha Aleksandrit pėr grua tė bijėn, Kleopatrėn, dhe e pėrkrahu atė nė politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit molos. Gjatė sundimit tė Aleksandrit (342-331 p.e.sonė), Lidhja Molose i zgjeroi shumė kufijtė e saj nė drejtim tė krahinave jugore dhe veriperėndimore tė Epirit. Nėn kontrollin e Lidhjes hynė tani jo vetėm kolonitė elease, por edhe tėrė Kasopia fqinje, tė cilat u bėnė aleatė tė saj (symnatios), duke gėzuar njė farė autonomie dhe tė drejtėn qė tė prisnin monedhat e tyre. Aleksandri arriti t’i imponojė pushtetin e tij dhe Koinonit tė thesprotėve, deri atėhere i pavarur, megjithėse territorialisht nė pėrfitim tė Lidhjes Molose, e cila ushtronte mbi tė presion tė vazhdueshėm, pėr tė dalė nė det. Jashtė kontrollit tė shtetit molos ende mbetej nė kėtė kohė Koinoni i kaonėve, qė vazhdoi tė ruante pavarėsinė e tij. Zgjerimi territorial nė drejtim tė pjesės mė tė zhvilluar nga pikėpamja social-ekonomike tė Epirit dhe nė mėnyrė tė veēantė dalja e tij gjerėsisht nė det, e fuqizuan edhe mė shumė ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapėn rrugė pėr njė intensifikim tė lidhjeve sidomos me brigjet perėndimore tė Mesdheut. Nė vitin 334 p.e.sonė Tarenti kėrkoi nga Aleksandri molos ndihmė ushtarake, meqenėse po rrezikohej pavarėsia e qytetit dhe e aleatėve tė tij nga lukanėt. Aleksandrit do t’i jepej mundėsia qė tė pėrhapte influencėn e Epirit edhe nė qytetet e tjera tė Italisė sė Jugut, pėr tė cilėn ishin tė interesuara shtresat sunduese tė vendit, qė ai pėrfaqėsonte dhe nė mėnyrė tė posaēme ajo tregtare. Kjo u bė nxitje qė Aleksandri tė ndėrhynte aktivisht nė ēėshtjet e qyteteve greke tė Italisė sė Jugut. Pasi ia la sundimin e Mbretėrisė Epirote gruas sė vet sa kohė qė ai do tė mungonte, Aleksandri u nis pėr nė Itali me forca tė kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me tė zbritur nė Itali, ai e zgjeroi bėrthamėn e ushtrisė sė tij relativisht tė vogėl, me forca tarentine si edhe me mercenarė, me lukanė tė dėbuar dhe me kontingjentet qė i vunė nė dispozicion qytetet e tjera greke tė kėrcėnuara nga fiset italike. Nė fillim Aleksandri korri njė sėrė fitoresh kundėr lukanėve dhe samnitėve, futi nė dorė Heraklenė, koloninė e Tarentit, Sipontin e Apuljes etj., dhe pėr njė kohė ai e konsideroi veten sundimtar tė plotė mbi to. Nga kjo pozitė, ai bėri marrėveshje dhe me qytete tė tjera, madje dhe me Romėn. Nga vendet e kontrolluara prej tij dėrgoi pėr nė atdhe 300 familje tė shquara si pengje. Mė vonė lukanėt dhe samnitėt e morėn veten dhe me forca tė shumta tė bashkuara, filluan tė ushtrojnė pėrherė e mė tepėr presion mbi ushtrinė epirote dhe tė aleatėve tė saj numerikisht mė tė pakėt, derisa nė dimrin e vitit 331-330 p.e.sonė, pas njė beteje tė pėrgjakshme pranė Pandosisė, jo larg Kozencės, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarė nė kėtė betejė. Me rrjedhimet qė patėn kėto ngjarje nė Epir mbyllet dhe etapa e parė e zhvillimit historik tė shtetit federativ epirot. [redaktoni] Shiko dhe kėtė
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 03:09   #20
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

PariaYlli Dardani ·
Fise : Pellazgėt · Ilirėt · Thrakėt ·
ShtrirjaQytete :
Krahina : Thrakia · Epiri · Maqedonia · Iliria
IliriaPariaBardhyli · Bardhyli II · Genci · Taulanti · Agroni · Teuta ·
Fise : Taulantėt · Arbėt · Adrianėt · Enkelejtė · Dasaretėt · Dardanėt · Dalmatėt · Dorsejtė · Penestėt · Molosėt · Kaonėt · Thesprorėt · Arbėreshėt · Pirustėt · Parathinėt · Japodėt · Paionėt · Eordejtė · Japigėt · Labeatėt · Mesapėt · Atintanėt · Albanėt ·
ShtrirjaQytete : · Ulpiana
Krahina : Moesia · Dardania · Epiri · Panonia · Dalmacia · Liburnia ·
Greqia e AntikePariaPirro · Akili ·
Fise : Pellazgėt · Epirotėt ·
ShtrirjaQytete :
Krahina : Thrakia · Epiri · Maqedonia ·
Perandoria RomakePariaKlaudi · Klaudi II · Aureliani · Probi · Diokliciani · Konstandini ·
Fise : Kelmendi ·
ShtrirjaQytete :
Krahina :
Perandoria BizantinePariaJustiniani · Skenderbeu ·
Fise : Kuvendi i Arbėrit ·
ShtrirjaQytete : Justiniana Prima ·
Krahina :
Perandoria OsmanePariaAli Egjipti · Ali Janina ·
Fise: Mėrgata
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 03:10   #21
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

ShtrirjaQytete : Janina · Selaniku · Prishtina · Shkodra · Stambolli · Kairo · Manastiri ·
Krahina : Rumelia · V. Janinė · V. Shkodėr · V. Manastirė · V. Kosovė · Shqipėria · Sanxh. Nishit · Pash. Beogradit · Sanxh. Tregu i Ri · Toplica ·
EvropaPariaI. Qemaili · Frashėri · Leka · E. Hoxha · F. Hoxha · A. Jashari ·
Fise : Mėrgata Lidhja e Prizrenit · ASHSH · AKSHK ·
ShtrirjaQytete Tiranė · Prishtinė · Shkup · Podgoricė · Preshevė · Stamboll · Bukuresht · Nju Jork · Londėr ·
Krahina : Shqipėri · Kosovė · Ēamėri · Maqedoni · Mali i Zi · Serbi · Greqi · Itali · Turqi · Mėrgata
Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Ilir%C3%ABt"
Kategoritė: Histori | Iliri
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 09:08   #22
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Temė e mir, po qka e VĖRTETON, qka e KONFIRMON... qė Ilirėt ishin paraardhsit e tanė ? (Pytje pėr Gurin)
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:30   #23
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

ILIRET

1.Origjina e Ilirėve
Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt, adrianėt, dardanėt, dalmarėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprorėt etj.

- TAULANTĖT: Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

- ENKELEJTĖ: Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

- DASARETĖT: Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė qytet me tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANĖT: Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

- ARDIANĖT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtusve romakė, gjatė shek.III-II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

- DARDANĖT: Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

- DALMATĖT: Banonin nė brigjet e Adritikut. Ishin blegtorė tė njohur; shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshjen rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

- PENESTĖT: Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170-169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire- romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmendėn Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSĖT: Janė njė nga tri fiset kryesore qe banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

- KAONĖT: Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjėrė, qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri nė luginė e Drinosit, nė Gjirokastėr, Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek.III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

- THESPORTĖT: Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V.p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:31   #24
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire

Vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen nė vende tė ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe njė mbrojtje tė sigurt natyrore. Pėrreth tyre kalonin rrugėt tradicionale tė komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve mė tė lashta, bronzit e fillimi i epokės sė hekurit. Vendbanimet ilire ishin tė fortifikuara dhe tė hapura. Vazhduan tė pėrdorėshin edhe vendbnime tė tipit palafit. Tipi i parė i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim tė drunjtė. Kishte edhe vendbanime tė rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (nė afėrsi tė Shkodrės) ėshtė vendbanimi mė tipik pėr trevat e Ilirisė sė Jugut. Ajo ėshtė e ngritur mbi njė lartėsi jo tė madhe. I gjithė vendbanimi ėshtė i fortifikuar me mure guri tė trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janė tė punuara me mure guri tė thyer. Fortifikimet nė kėtė kohė nuk kanė qenė tė pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit tė Gajtanit ėshtė e punuar me gurė tė mėdhenj, tė latuar mė mirė. Banesat kanė qenė prej druri, nė trajtė kasollesh, tė ngritura nė faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipėrfaqja e kėtyre vendbanimeve ėshtė 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me pėrmasa mė tė mėdha, deri nė 15 ha. Vendbqanimet e kėsaj kohe kanė pasur ekonomi fshatare, me njė artizanat tė zhvilluar tė qeramikės e tė metaleve. Mėnyra karakteristike e varrimit pėr ilirėt ishte varrimi nė tuma, nė kodra artificiale prej dheu. Pėrmasat e kėtyre tumabe shkojnė nė lartėsinė 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Nė mesi e ēdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parė. Ai vihej nė sipėrfaqe tė tokės ose i futur nė taban. Herė-herė ky varr rrethohej me njė unazė tė madhe prej gurėsh. E gjithė kjo sipėrfaqe mbulohej me dhe e gurė, duke krijuar njė kodėr ku vazhdonin tė bėheshin varrimet.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:32   #25
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

4. Kolonitė helene nė Iliri

Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut Lindor, nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K. helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K. themeluan Apoloninė (Pojani i Fierit), mbi bazėn e vendbanimėve mė tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė. Dyrrahu, qė mbante edhe emrin Epidamm, qė nė shek. V p.K. u kthye nė njė qytet-shtet (polis) tė zhvilluar. Interesat e mėdha qė kishte Greqia pėr kėtė qytet bėnė qė pėr shkak tė grindjeve qė kishin plasur nė Dyrrah, tė fillonte lufta e Peloponezit, e cila fėrfshiu Greqinė dhe vazhdoi pėr 30 vjet rresht. Ilirėt lejoheshin tė vendoseshin nė Dyrrah, prandaj kjo koloni pati njė numėr tė madh ilirėsh. Dyrrahu shumė shpejt u shndėrrua nė njė port tė rėndėsishėm dhe u njoh si porti mė i madh i Adriatikut. Qė nė shek. V.p.K ky qytet preu monedhėn e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotė se Dyrrahu u kthye nė koloni romake. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30 qytetet qe nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet, qė nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendė, e cila u pėrhap shumė nė Ballkan e jshtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme ekonomike, por edhe qendėr kulture. Kėtu vinin edhe nga vende tė tjera pėr tė mėsuar. Cicerroni e quan Apoloninė "qytet i madh e hijerėndė". Kėtu, shtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė arnė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epiriotėve, maqedonasve e romakėve.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:32   #26
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

3. Pellazgėt
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Nė mesin e mijėvjeēarit tė tretė p.K. dhe nė fillimet e mijėvjeēarit tė dytė p.K. erdhėn nga stepat e Lindjes grupe tė reja popullatash blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indioevropiane nė tė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė vjetėr si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e Ballkanit e nė pellgun e Rgjeut. Nė fillimet e shfaqjes sė tyre, pellazgėt kishin organizim shoqėror matriarkal. Pėr karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme, ndonjėherė dhe kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, tė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Studiues tė tjerė e kundėrshtojnė kėtė. Gjatė epokės sė bronzit filoi procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor. Herodoti, historiani i lashtė grek i shek. V.p.K., jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pėllazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi. Pellazgėt ngritėn murin qė rrethonte Akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat, edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:33   #27
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Shteti Ilir dhe Luftėrat kundėr Romės
Nė historiografinė moderne ėshtė bėrė zakon qė shtetin ilir tė mesit tė shek. III ta quajnė shteti ardian. Studiuesit qė e pagėzuan me kėtė emėr ia atribuojnė formimin e kėtij shteti fisit tė ardianėve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrė nga keltėt qė vinin nga veriu u bart gjatė shek. IV nė bregun e djathtė tė Naronės, pėrballė ishullit Far, nė jug tė dalmatėve; pa i braktisur kėto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonė nė kohėn e sundimit tė Pleuratit, atit tė Agronit, ardianėt zbritėn gjatė bregdetit deri thellė nė jug. Nėn goditjet e ardianėve, sipas kėtyre studiuesve, ranė mbretėritė e vjetra tė enkelejve dhe tė taulantėve dhe ardianėt u imponuan pushtetin e tyre gjithė fiseve tė Ilirisė sė Jugut; u krijua kėshtu njė mbretėri e re, shumė mė e gjerė sesa tė parat, qė shtrihej nga kufijtė e Epirit deri pėrtej Naronės nė veri.
Kjo tezė, ndonėse pėrfaqėsonte mendimin mė tė pėrhapur, nuk mbeti pa u kundėrshtuar. Studiues tė tjerė vunė nė dyshim rolin e ardianėve nė formimin e shtetit dhe u pėrpoqėn qė t’i zėvendėsonin ata me labeatėt, tė cilėt kishin njė pozitė qendrore nė mbretėri ndaj asaj periferike tė ardianėve. Nuk u pranua gjithashtu origjina ardiane e dinastisė themeluese tė Agronit, e cila u kėrkua pėrsėri te labeatėt; u vu nė dukje me tė drejtė, se Agroni njihej si mbret i ardianėve, vetėm te historiani Dion Kasi, njė burim i vonė i shekullit II tė erės sonė, kurse autorė tė tjerė, mė tė hershėm e mė tė besueshėm, e pėrmendin si njė mbret tė ilirėve. Mė nė fund u pėrjashtua mundėsia e lindjes sė kėtij shteti, si rrjedhojė e pushtimeve tė njė fisi dhe u paraqit si krijesė e njė grupi sundimtarėsh, tė cilėt bashkuan fise qė kishin interesa tė pėrbashkėta dhe lidhje afėrie me dinastinė pushtuese.
Me gjithė ndryshimet qė paraqesin pikėpamjet e shqyrtuara, ato bashkohen nė vėshtrimin qė i bėjnė thelbit tė ēėshtjes: formacioni politik pėr tė cilin bėhet fjalė paraqitet si njė shtet fisnor dhe si njė vepėr personale e njė sundimtari, qoftė ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni.
Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 tė mbretėrisė sė enkelejve dhe tė taulantėve dhe formimi rreth mesit tė shek. III p.e.sonė i njė mbretėrie ardiane shumė mė tė gjerė e mė tė fuqishme se tė parat paraqitet sot si njė trajtesė mekanike. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se kėsaj teze i mungon argumentimi historik dhe se e ashtuquajtura mbretėri e enkelejve ėshtė njė krijesė e historiografisė moderne.
Nga ana tjetėr, shteti ilir i mesit tė shek. III shihet si njė dukuri krejt e re nė botėn ilire. Sipas autorėve tė kėsaj pikėpamjeje ilirėt nuk njihnin mė parė veēse njė rend fisnor dhe vetėm pas mesit tė shek. III u krijua ky “entitet politik krejtėsisht i ri”. Analiza objektive e burimeve tregon se mbretėria e Agronit ėshtė trashėgimtare e drejtpėrdrejtė e shtetit tė mėparshėm ilir, pa asnjė ndėrprerje nė traditėn e vet politike. Qendra e kėtij shteti ka qenė mė nė jug se sa pranohet dhe bėrthamėn e tij kryesore e pėrbėnin tokat e shtetit tė vjetėr ilir, tė cilat gjatė konfliktit me Romėn u bėnė teatri i veprimeve mė tė rėndėsishme ushtarake. Ardianėt banonin gjithashtu mė nė jug; sipas autorėve antikė ata nuk janė veēse njė nga popullsitė e rėndėsishme qė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe nuk u njihet ndonjė rol i veēantė nė formimin e mbretėrisė sė Agronit. Pėrfshirja e tyre nė pėrbėrjen e shtetit ilir ndodhi, sikurse ėshtė vėnė nė dukje me tė drejtė, nė drejtim tė kundėrt nga ai i pranuar, nėpėrmjet shtrirjes sė kėtij shteti nė veri. Burimet tregojnė qartė se banorėt e kėtij shteti quhen si mė parė “ilirė”, vendi “Iliri” dhe sundimtarėt “mbretėr ilirė”.
Meqė nė jetėn politike tė shtetit ilir nuk ka pasur asnjė ndėrprerje, dinastia e Agronit duhet tė ketė qenė e re dhe me origjinė veriore. Midis asaj dhe sundimtarėve tė mėparshėm nuk ka pasur asnjė lidhje. Ka tė ngjarė qė nė mesin e shek. III p.e.sonė ose pak mė parė, shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk i dimė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė Veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė ndryshimin e dinastisė sunduese dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisė, nga shteti ilir.
Historia e 60 vjetėve tė fundit (231-168 p.e.sonė) tė shtetit ilir ėshtė kryesisht historia e luftėrave me Romėn. Ngjarjet qė u zhvilluan nė prag tė kėtyre luftėrave janė vetėm njė prelud i tyre. Megjithatė kėto janė njė dėshmi e rėndėsishme pėr vendin qė zinte ky shtet midis fuqive tė tjera tė Ballkanit dhe pėr rolin e tij historik nė ngjarjet politike tė kohės.
Burimi mė i rėndėsishėm pėr kėto luftėra ėshtė vepra e historianit grek Polibi. Por, kjo vepėr e shek. II p.e.s., qė pėrfaqėson njė histori tė pėrgjithshme, pėrshkohet nga njė tendenciozitet dhe subjektivizėm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romės. Historia e ilirėve, ashtu sikurse nė pėrgjithėsi historia e kundėrshtarėve politikė tė Romės, paraqitet e shtrembėruar. Qėllimi kryesor i Polibit ėshtė tė justifikojė nė kėtė vepėr pushtimet romake, tė cilat i quan tė drejta, tė nevojshme dhe tė dėshirueshme nga popullsitė vendase. Pėr Polibin kėto pushtime ishin tė pashmangshme, sepse “fati i kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn”. Njė pjesė e burimeve qė ka pėrdorur Polibi vjen nga historiani mė i lashtė romak Fabi Piktor dhe, sipas njė mendimi tė pėrgjithshėm, ka karakter thjesht propagandistik.
Burimet e tjera pėr kėtė periudhė, duke qenė nėn ndikimin e njė tradite tė korruptuar rėndė paraqiten mė tė pasakta. Kjo vihet re nė radhė tė parė tek Livi, i cili i kushton mė tepėr vėmendje efektit retorik e moralizues sesa tė vėrtetės historike. Pėr hir tė paraqitjes sė bukur dhe tėrheqėse tė ngjarjeve, ai shpeshherė sakrifikon kėtė tė vėrtetė. Tregimet e tij janė tė veshura me petkun moralizues dhe nė mjaft raste me hollėsi fantastike.
Shumė tė pasigurta janė edhe njoftimet e shkrimtarėve tė tjerė, Dion Kasi e Apiani, qė pėrfaqėsojnė ritransmetime tė cunguara, dhe mė tepėr tė pasakta tė tradicionit tė vjetėr.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:33   #28
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

1. NGJARJET NĖ PRAG TĖ LUFTĖS ME ROMĖN

Aleanca iliro-maqedone.
Sulmi kundėr Medionit
Nė vitet 30 tė shek. III p.e.sonė shteti ilir kishte arritur kulmin e fuqisė sė vet. Polibi thotė se “Agroni, mbreti i ilirėve dhe i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė mė tė madhe nga ajo qė kishin pasur mbretėrit e mėparshėm tė Ilirisė”. Kufijtė e shtetit tė tij pėrfshinin njė trevė tė gjerė qė nga Narona deri nė Aoos me pėrjashtim tė Dyrrahut e tė Apolonisė. Qytetet e veriut, Lisi, Skodra, Ulqini e Rizoni, me limanet e gjiret e tyre tė mbrojtura, strehonin flotėn e fuqishme ilire dhe pėrbėnin bazėn e shtetit ilir.
Ndėr fqinjėt e shtetit ilir vetėm Mbretėria Dardane ishte nė ngjitje, ndėrsa vendet jugore jetonin ditė tė vėshtira. Epiri, Maqedonia dhe Greqia ishin tė kapėrthyera nga luftėrat e ashpra socialo-politike dhe rivaliteti midis tyre. Nė mesin e shek. III pozita e Maqedonisė ishte lėkundur pėrsėri. Pėrpjekjet e Antigon Gonatės pėr tė ruajtur hegjemoninė e saj nė Greqi nuk sollėn rezultatet e pritura. Pasardhėsi i tij Demetri II u gjet nė njė situatė edhe mė tė vėshtirė. Lėvizja antimaqedone ishte forcuar, sepse mė nė fund dy lidhjet e mėdha greke, ajo Etole dhe Ahease ishin bashkuar kundėr Maqedonisė. Pėrmbysja e monarkisė nė Epir (viti 234) dhe dalja e kėtij vendi nga aleanca me Maqedoninė pėr t’u bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rėndoi edhe mė shumė gjendjen. Raporti i forcave ndryshoi nė dėm tė Maqedonisė. Nė vitin 231 tė dy lidhjet e shtuan presionin e tyre ushtarak mbi Maqedoninė, duke ndėrhyrė me forca tė armatosura kundėr Akarnanisė, njė vend i vogėl qė gėzonte mbrojtjen e Maqedonisė. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė njė sulm i furishėm dardan i pavarur apo i bashkėrenduar, shpėrtheu mbi Maqedoninė nga veriu. I ndodhur ngushtė, si rrallė ndonjėherė, Demetri kishte nevojė pėr aleat dhe kėtė e gjeti te sundimtari i shtetit ilir, Agroni.
Kushtet e marrėveshjes nuk pasqyrohen nė burimet historike tė kohės. Versioni i Polibit, qė ėshtė edhe burimi i vetėm pėr kėtė ēėshtje, sipas tė cilit se Demetri ia mbushi mendjen Agronit me tė holla pėr tė ndihmuar qytetin akarnan Medionin, qė mbahej i rrethuar nga etolėt, duket se shpreh tendencėn e kėtij autori pėr t’u rezervuar ilirėve njė pozitė tė padenjė. Ngjarjet konkrete qė u zhvilluan pas kėsaj e sqarojnė mė mirė politikėn e shtetit ilir, si edhe domethėnien e pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshjeje.
Sidoqoftė njė aleancė midis Maqedonisė dhe Ilirisė qe pėrfunduar dhe ajo i vinte kėto dy shtete kundėr koalicionit republikan nė Greqi dhe kundėr rrezikut qė vinte prej tij. Ky rrezik qe bėrė real nė Epir dhe mund tė ndikonte keq edhe pėrtej kufijve tė tij. Ky ishte shkaku i kėsaj aleance, pėr hir tė sė cilės Maqedonia do tė sakrifikonte, siē do ta shohim, disa nga interesat e saj nė Epir dhe nė brigjet e Jonit, pėr tė kėnaqur aspiratat ilire nė kėto anė.
Aleanca hyri nė veprim; ndėrsa Demetri ishte i zėnė me dardanėt, njė flotė ilire prej 100 anijesh me 5 000 veta u dėrgua nga Agroni kundėr etolėve nė Medion. Etolėt, qė e mbanin tė rrethuar qytetin, prisnin dorėzimin e tij nga ēasti nė ēast. Ata ishin aq tė sigurt saqė kishin filluar tė bėnin llogaritė pėr ndarjen e plaēkės. Tė shkujdesur nga ēdo problem i karakterit ushtarak, etolėt u gjetėn pėrpara tė papriturės sė hidhur. Ilirėt qė ishin futur nė liman natėn pa u ndjerė, zbritėn me tė shpejtė nga anijet dhe pasi u rreshtuan nė formacion luftarak u sulėn kundėr lėmit etol. Ilirėt ditėn ta maskojnė mirė lėvizjen e flotės sė tyre tė madhe dhe tė hyjnė nė gjirin e Ambrakisė, pa u diktuar. Por edhe sikur tė kishte ndodhur ndryshe, asnjėra nga flotat e dobėsuara greke nuk qe nė gjendje t’u dilte atyre pėrpara. Duke pėrshkruar kėtė fushatė, Polibi i atribuon njė rol tė veēantė befasisė nė taktikėn ilire dhe qėndrimit tė shkujdesur tė armiqve tė tyre. Nė tė vėrtetė ruajtja e fshehtėsisė nė lėvizjen e forcave, ashtu sikurse befasia janė elemente tė domosdoshme tė taktikės luftarake. Por kėta nuk qenė faktorėt kryesorė qė vendosėn fatin e betejės. Nga vetė zhvillimi i saj nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se rolin vendimtar nė kėtė ndeshje e luajti organizimi mė i mirė i ushtrisė ilire dhe epėrsia e saj taktike nė manovrimin e forcave. Pesha qė kishte “rreshtimi i tyre” dhe pėrqendrimi i forcės goditėse nė pikėn mė tė dobėt tė armikut, pohon Polibi, bėnė qė ilirėt tė shkulnin armikun nga pozicionet e tij. Tė thyer nga ilirėt, etolėt u gjetėn pas kėsaj midis dy zjarreve. Medionasit, qė deri atėherė qėndronin tė mbyllur nė qytet, dolėn dhe i ranė armikut nė shpinė. Tė asgjėsuar, etolėt lanė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e tė plagosur dhe gjithė pajisjet e tyre luftarake.
Pėrshtypja qė bėri nė Greqi kjo ngjarje qe shumė e madhe. Ushtria qė mbahej si mė e forta ndėr ushtritė greke, qė krenohej me traditat e saj luftarake, pėr fitoren mbi galėt nė vitin 270 dhe qė pėr gati 10 vjet me radhė i kishte shkaktuar kaq telashe Demetrit II tė Maqedonisė, kishte marrė papritur njė grusht dėrrmues. Jo mė i vogėl qe edhe shqetėsimi qė ngjalli nė botėn greke kjo ngjarje, qė nuk dihej se ē’pasoja mund tė kishte. Por ilirėt nuk kishin detyrė tjetėr kėtė radhė veē zhbllokimit tė Medionit, gjė qė u dha mundėsi tė izolonin Epirin nga kontakti me etolėt, duke pėrgatitur kėshtu kushtet pėr njė ndėrhyrje tė gjerė nė kėtė vend. Pas pėrfundimit tė betejės ata ngarkuan menjėherė plaēkėn nė anijet e tyre dhe morėn rrugėn e kthimit. Nė atdhe fitorja mbi etolėt u kremtua me tė madhe dhe Polibi tregon se mbreti Agron u dha aq shumė pas tė pirit dhe dėfrimeve saqė ato i shkaktuan vdekjen.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:34   #29
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Fushata e vitit 230 kundėr Epirit

Trashėgimi nė fron i takonte tė birit, Pinit, qė Agroni e kishte me gruan e dytė, Triteutėn. Meqė ky ishte i mitur, sundimin e mori nė dorė bashkėshortja e tij e parė, Teuta. A ishte ky njė veprim i ligjshėm apo njė uzurpim nuk dihet me saktėsi, por ardhja e saj nė fuqi paraqet njė rast tė veēantė nė tė drejtėn e trashėgimisė. Mundet qė paaftėsia e sė ėmės t’i ketė lėnė vendin thjeshtrės; mundet gjithashtu qė nė vijėn mashkullore tė mos ketė pasur njė tjetėr mė tė afėrt me trashėgimtarin e ligjshėm, por mė shumė ka tė ngjarė qė thjeshtra energjike nuk donte t’ia kalonte kėtė tė drejtė njė dege tjetėr tė familjes mbretėrore, e cila mund tė sillte mė vonė ndėrlikime nė fatin e pinjollit tė Agronit. Sidoqoftė ardhja e saj nė fuqi nuk u bė nė rrugė tė zakonshme dhe vdekja e papritur e Agronit, ka tė ngjarė tė ketė krijuar nė oborrin ilir njė gjendje tė nderė. Por ēėshtja gjeti zgjidhjen e vet. E pėrkrahur nga pėrfaqėsuesit mė tė fuqishėm tė shtresės sunduese ilire, “miqtė” e mbretit, ajo u vu nė krye tė shtetit dhe me ta “ushtroi - siē thotė Polibi, - drejtimin e punėve”.
Teuta nuk e ndryshoi politikėn e jashtme tė shtetit ilir dhe veprimtaria e mėtejshme e tij u zhvillua nė frymėn e aleancės sė farkėtuar nga Agroni me Maqedoninė. Nė vitin 230, njė vit pas fitores mbi Medionin, njė forcė ushtarake dhe detare ilire, “jo mė e vogėl se ajo e Agronit”, u vu pėrsėri nė lėvizje drejt jugut. Kėtė radhė ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior tė etolėve dhe aheasve, Epirin. Njėkohėsisht flota ilire kishte marrė urdhėr tė konsideronte troje armike gjithė anėdetjen dhe t’i shtrinte veprimet deri thellė nė Elidė dhe nė Meseni, krahina qė ishin nėn ndikimin etol. Me kėtė aksion flota do tė mbante nėn presion armikun deri nė skajet mė tė largėta dhe do tė pėrcaktonte qėndrimin e shtetit ilir ndaj aleatėve tė etolėve e tė aheasve, kurse forcat kryesore do tė godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin. Forcat detare ilire zbritėn nė afėrsi tė kryeqendrės sė Lidhjes Epirote, Foinikes, dhe u drejtuan kundėr saj. Pasi bindėn mercenarėt galė t’u dorėzonin qytetin, e zunė atė pa vėshtirėsi. Epirotėt tė shqetėsuar dėrguan forcat e tyre nė ndihmė tė Foinikes. Por pa arritur mirė tė vendosin lėmin e tyre buzė lumit, qė rrjedh pranė qytetit (Bistrica e sotme), morėn vesh se njė ushtri tjetėr ilire prej 5 000 vetash, nėn komandėn e Skerdilaidit, ishte drejtuar kundėr tyre, duke kaluar nėpėr ngushticėn e Antigonesė (gryka e Tepelenės). Forcat epirote qė u dėrguan kundėr tyre nuk e ndaluan dot marshimin ilir. Ndėrkaq ilirėt qė kishin zėnė Foiniken ndėrmorėn njė sulm tė fuqishėm kundėr lėmit epirot qė ndodhej nė anėn e pėrtejme tė lumit (Bistricės). Epirotėt u shpartalluan plotėsisht, duke lėnė nė fushė tė luftės shumė tė vrarė e tė plagosur; vetėm njė pjesė mundėn tė shpėtojnė e tė ikin tek atintanėt. Por edhe kėtė radhė dėshtimin e epirotėve Polibi e shpjegon me befasinė e goditjes ilire dhe shkujdesjen e armiqve tė tyre.
Pas kėtij dėshtimi epirotėt e humbėn ēdo shpresė nė fuqitė e veta dhe iu drejtuan pėr ndihmė aleatėve tė tyre etolė e aheas. Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e tė dy lidhjeve arritėn nė vendin e quajtur Helikanon (njė vend i paidentifikuar) diku nė pellgun e Vurgut. Kėtu erdhėn dhe pushtuesit e Foinikes bashkė me forcat e Skerdilaidit, qė duhet tė kenė ndjekur rrugėn mė tė shkurtėr nga qafa e Skarficės pėr tė arritur nė Foinike. Tė dyja palėt u radhitėn pėrballė njėra-tjetrės, por nuk arritėn tė pėrleshen, sepse, siē thotė Polibi, ilirėt morėn urdhėr nga Teuta tė tėrhiqeshin nga Epiri, pėr t’u dalė pėrpara dardanėve qė po sulmonin nga lindja dhe pėr tė qetėsuar disa nga fiset qė ishin bashkuar me ta.
Sa qe real dhe serioz ky rrezik dardan nuk mund tė thuhet, por fakti ėshtė se ilirėt nuk u shqetėsuan shumė dhe nuk u shpejtuan tė largohen nga Epiri pa i rregulluar mirė punėt e tyre. Ata pėrfunduan mė parė njė armėpushim me epirotėt, nė bazė tė tė cilit u kthenin atyre qytetin dhe robėrit qė ishin qytetarė tė lirė, kundrejt njė shpėrblimi, kurse skllevėrit dhe plaēkėn i mbajtėn pėr vete. Ushtria dhe flota morėn rrugėn e kthimit duke marrė me vete, me sa duket, edhe premtimin pėr njė aleancė tė ardhme. Dhe me tė vėrtetė kjo nuk vonoi tė pėrfundohet. Pėrfaqėsuesit epirotė arritėn me tė shpejtė te mbretėresha ilire dhe pėrfunduan me tė njė aleancė, duke marrė pėrsipėr tė ndihmonin ilirėt dhe tė jenė armiq tė etolėve dhe tė ahejve. Po kėtė gjė bėnė edhe akarnanėt, tė cilėt kishin ardhur sė bashku me epirotėt. Rezultati u arrit: Epiri u shkėput nga etolėt dhe aleanca me akarnanėt krijoi tani njė kufi tė largėt, por tė drejtpėrdrejtė midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir.

Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė
Shqetėsimet nė Greqi qenė tė mėdha, por mė tė mėdha ishin ato nė Romė. Reagimi romak ėshtė transmetuar nė dy versione. Versioni i parė i pėrket Polibit. Sipas tij, nė kėtė kohė senati dėrgoi te mbretėresha ilire dy delegatė pėr t’u ankuar kundėr sulmeve tė piratėve ilirė, tė cilėt prej kohėsh u binin nė qafė tregtarėve italikė, por qė e kishin tepruar sidomos gjatė fushatės kundėr Foinikes. Bisedimet pėrfunduan nė grindje dhe fyerje, qė ēuan nė vrasjen, me urdhrin e Teutės, tė njėrit prej delegatėve, gjatė rrugės duke u kthyer. Bisedimet janė dhėnė me hollėsi megjithatė vėrtetėsia e tyre ėshtė e dyshimtė. Teutės, i ėshtė veshur njė qėndrim mendjelehtė prej gruaje, qė me tė drejtė ėshtė konsideruar si njė formulim tipik i huajtur nga historiografia helenistike e llojit sensacional.
Versioni i dytė, ai i Apianit, ndryshon shumė prej atij tė Polibit. Sipas tij Agroni kishte pushtuar disa vise tė Epirit dhe Korkyrėn, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe kishte vendosur garnizone nė to. Por meqė zuri tė sulmojė me flotėn e tij edhe vise tė tjera, ishulli Isa kėrkoi ndihmėn e romakėve. Kėta atėherė dėrguan delegatė sė bashku me isejtė, por delegatėve u dolėn nė det anijet ilire dhe vranė pėrfaqėsuesin e Isės dhe njė romak. Pra nė versionin e dytė motivi nuk ėshtė aspak pirateria, por mbrojtja e Isės dhe e qyteteve tė tjera tė bregdetit; delegatėt vriten, por pa arritur tė zhvillojnė bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak nė gojė.
Sidoqoftė nė tė dy rastet, sipas kėtyre burimeve, Romės i bėhej njė fyerje dhe shkelej “e drejta njerėzore”. Ky ishte motivacioni me tė cilin do tė nxitej opinioni publik dhe do tė justifikoheshin veprimet e mėtejshme tė Republikės, njė motivacion banal, tė cilin politika romake do ta pėrsėriste tė paktėn edhe njė herė tjetėr mė vonė kundėr ilirėve dalmatė. Por kėtė herė prej gojės sė Polibit mėsojmė, pėr ēudi, se romakėt u shpallėn luftė dalmatėve pėr t’i nėnshtruar, “por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnin kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve kundrejt pėrfaqėsuesve tė tyre”.
Roma filloi tė pėrgatitej haptazi pėr luftė. Edhe mbretėresha ilire nga ana e saj nuk vonoi tė marrė masa mbrojtėse. Mė parė ajo u kujdes pėr forcimin e rendit tė brendshėm dhe qetėsoi fiset qė qenė shkėputur pas sulmit dardan. Por vėmendjen kryesore Teuta ia kushtoi sigurimit tė bregdetit. Ajo e dinte se nė gjendjen e krijuar njė pozitė me rėndėsi zinin Isa nė veri, Korkyra nė jug dhe dy qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu e Apolonia. Ishte e qartė se kėto ishin pikat mė delikate qė do tė synonte armiku dhe zotėrimi i tyre do tė luante njė rol tė dorės sė parė pėr fatin e luftės. Prandaj mbretėresha shpejtoi tė vėrė dorė mbi to.
Isa u sulmua e para, por meqenėse nuk u dorėzua, ilirėt vendosėn bllokadėn e saj. Pak mė vonė, nė pranverė tė vitit 229, njė ekspeditė e madhe u vu, njėkohėsisht nė lėvizje, kundėr Epidamnit dhe Korkyrės. Ndėrsa shumica e flotės vazhdoi lundrimin drejt jugut, njė pjesė e saj u ndal nė Epidamn. Orvatja pėr pushtimin e qytetit dėshtoi. Atėherė ilirėt u tėrhoqėn nė anijet e tyre dhe pasi dolėn nė det tė hapur, u bashkuan pėrsėri me forca tė tjera pėr tė vazhduar lundrimin drejt Korkyrės. Sapo mbėrritėn kėtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit e rrethuar kėrkuan ndihmėn e etolėve dhe tė aheasve. Nė tė njėjtėn kohė erdhėn pėr tė kėrkuar ndihmė tek ata edhe delegatė nga Epidamni dhe Apolonia. Kėrkesa u mor parasysh. Flota ahease prej 10 anijesh tė mėdha lufte nxitoi drejt Korkyrės. Ilirėt, si morėn dhe 7 anijet qė u kishin dėrguar akarnanėt, sipas marrėveshjes, u dolėn ahejve pėrpara. Ndeshja u zhvillua afėr ishullit Paksos. Flota ahease u shpartallua. Katėr anije u kapėn dhe njė e pestė u fundos, tė tjerat u detyruan tė sprapsen me shpejtėsi pėr t’i shpėtuar fatit tė tė parave. Lembet e lehta e tė shpejta ilire vendosėn fatin e kėsaj beteje. Tė pėrdorura me guxim e shkathtėsi nga detarėt ilirė, ata triumfuan mbi anijet e rėnda katėr e pesėrremėshe greke. Pas kėsaj Korkyra iu dorėzua ilirėve. Si morėn nė dorėzim qytetin, ilirėt lanė kėtu njė garnizon nėn komandėn e Demetėr Farit, kurse forcat kryesore u kthyen dhe bllokuan pėrsėri Dyrrahun.
E tillė ishte gjendja kur forcat e paftuara romake u nisėn kundėr Ilirisė.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 15:35   #30
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

2. LUFTA E PARĖ ILIRO-ROMAKE

Shkaqet e luftės. Veprimet ushtarake
Problemi i ndėrhyrjes romake nė Iliri ka qenė pėr historiografinė njė tezė e parapėlqyer, rreth sė cilės janė zhvilluar mjaft diskutime. Pikėpamja qė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė mė e pranuar ėshtė se shkaku kryesor i kėsaj ndėrhyrjeje ka qenė pirateria ilire, qė i sillte dėme tė rėnda tregtisė italike. Duke pėrsėritur Polibin, kjo ndėrhyrje u paraqit si njė konflikt qė iu imponua senatit romak, nė kundėrshtim me vullnetin e tij, “pėr tė frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtė ilire”. Tezės qė e shikonte ndėrhyrjen romake si pjesė tė njė plani pėr njė ekspansion mė tė gjerė nė lindje iu kundėrvu versioni se Roma as nė kėtė kohė e as mė parė nuk ka pasur njė politikė orientale. Mė vonė kjo teori u pėrsėrit dhe nė ditėt tona. Pasues tė saj i atribuojnė monarkisė ardiane njė “rol organizues” qė i dha piraterisė ilire “pamjen e njė imperializmi fillestar” dhe si pasojė bėri qė “zgjerimi ilir tė ndeshet me interesat romake”.
Ėshtė e rėndėsishme tė sqarohet nė kėtė rast nėse ishte pirateria ilire ajo qė ēoi nė konfliktin iliro-romak dhe qė bėri tė pashmangshme luftėn apo shkaqe tė tjera mė tė thella.
Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirėt, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerė tė Mesdheut, nė njė stad tė caktuar tė zhvillimit tė tyre historik. Kėshtu, burimet i pėrshkruajnė etruskėt, nė gjysmėn e dytė tė shek. IV, si njė popull qė terrorizonte lundrimin nė Adriatik dhe nė Egje; etolėt nė shek. III kishin gjithashtu njė nam tė keq si piratė. Edhe vetė romakėt, pretenduesit e mbrojtjes sė rendit, e kanė ushtruar piraterinė nė prag tė erės sonė. Tek ilirėt ajo luajti njė rol tė dukshėm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorėve antikė, ashtu dhe me vetė zhvillimin shoqėror e politik tė ilirėve nė kėtė kohė. Pirateria ishte njė dukuri e pandarė e shoqėrisė skllavopronare, qė e shoqėroi atė nė forma tė ndryshme gjatė gjithė ekzistencės sė saj.
Por veprimet ilire qė pėrshkruan Polibi dhe qė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė prag tė konfliktit tė armatosur me Romėn, nuk kanė aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesė e politikės sė shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar nė Greqi. Prandaj pėrpjekja e studiuesve pėr t’i shpjeguar shkaqet e ndėrhyrjes romake me anė tė piraterisė ilire nuk ėshtė e pėrligjur. Nuk kanė munguar orvatjet pėr tė kėrkuar shkakun e luftės edhe te “frika e zakonshme e romakėve ndaj fqinjit tė fortė”. Por edhe ky nuk ėshtė njė shpjegim i plotė. Ndėrhyrja e Romės lidhej nė rastin konkret me rrezikun qė paraqiste ky fqinjė i fortė, aleati i Maqedonisė pėr aspiratat e saj nė kushtet e njė Greqie tė dobėsuar nga lufta e brendshme. Sukseset nė perėndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bėrė mė tė fuqishme tendencėn pėr tė mos e ndarė sundimin e Mesdheut me fuqi tė tjera, kurse dalja e shtetit ilir nė arenė u shkonte ndesh kėtyre tendencave. Midis kontradiktave tė thella qė kishin pėrfshirė nė kėtė kohė botėn mesdhetare, ato tė shtetit ilir me Romėn dolėn nė plan tė parė dhe shkaktuan konfliktin e armatosur tė vitit 229. Nė tė ardhmen kėto kontradikta do tė thellohen e do tė shtrihen gjithnjė mė nė lindje, duke sjellė me vete konflikte tė reja tė armatosura.
Qė nga sulmi kundėr Foinikes deri tek ardhja e delegatėve kishte kaluar njė vit. Megjithatė, kjo ēėshtje ziente qysh prej 2 vjetėsh, nga ngjarja e Medionit. Gjatė kėsaj kohe Roma kishte arritur tė bėnte, siē e pamė, hapat e nevojshėm diplomatikė pėr pėrgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca tė konsiderueshme ushtarake, tė cilat nė rastin e rėnies sė Korkyrės u vunė menjėherė nė lėvizje. Njė flotė prej 200 anijesh dhe njė ushtri prej 20 000 kėmbėsorėsh do tė merrte pjesė nė kėtė operacion, tė cilin do ta drejtonin dy konsujt qė ishin nė fuqi atė vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakėve pėr fushatėn ilire dhe sa tė ndėrgjegjshėm ishin ata pėr vlerėn reale tė kundėrshtarit tė tyre. Nuk ishte kjo, pra, njė ēėshtje kaq e lehtė dhe e thjeshtė, siē ėshtė bėrė zakon tė paraqitet.
Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretėresha nuk arriti t’i dalė rrezikut pėrpara. Qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, tė cilat do tė pėrbėnin pikėmbėshtetjet kryesore tė mbrojtjes, kishin mbajtur njė qėndrim negativ. Plani pėr pushtimin me forcė tė tyre nuk pati sukses. Kur romakėt iu drejtuan Korkyrės, flota dhe forcat ilire ishin tė shpėrndara dhe tė angazhuara nė bllokadėn e Dyrrahut dhe tė Isės. Garnizoni ilir i Korkyrės kishte mbetur i izoluar dhe kėsaj iu shtua tradhtia e Demetėr Farit. Romakėt, qė edhe kėshtu kishin ardhur me forca tė mėdha (200 anije), i gjetėn portat e hapura dhe e zunė qytetin pa vėshtirėsi. Forca tė tjera tė nisura nga Brindisi dhe ato tė Korkyrės, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisė e mė pas Dyrrahut dhe i zunė po me kaq lehtėsi. Shtresa sunduese e kėtyre qyteteve, e cila e kishte pėrcaktuar pozitėn e vet qė mė parė, i mirėpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme tė hyjė nė ombrellėn romake mjaft qė tė ruante pozitat e veta dhe tė siguronte pasurinė e tregtinė. Kėtė politikė ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtė me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninė, ajo shpejtoi gjithashtu, siē thotė Polibi, “t’u nėnshtrohej me dashje” romakėve dhe tė sigurojė “miqėsinė e tyre”.
Tė mbėshtetur nė planin fillestar tė mbrojtjes sė vijės bregdetare, ilirėt nuk qenė nė gjendje dhe nuk patėn kohė tė organizonin njė qėndresė serioze. Vetėm nė krahinat nė veri tė Dyrrahut romakėt ndeshėn nė kundėrshtimin ilir. Kėtu ardianėt i pritėn me armė nė dorė. Polibi nuk jep hollėsira pėr luftėn e tyre, thotė vetėm se i “i nėnshtruan”, por kėtė radhė nuk pėrdor mė shprehjen “me dashje” si nė rastin e parthinėve dhe atintanėve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, tė heshtė pėr qėndresėn e fortė tė qytetit Nutria, pushtimi i tė cilit u kushtoi romakėve shumė ushtarė dhe oficerė tė vrarė. Duke pėrparuar drejt veriut gjatė bregdetit, thuhet se romakėt morėn edhe qytete tė tjera, por emrat e tyre nuk zihen nė gojė. Dimė qė Isėn e bllokuan romakėt dhe ilirėt, qė e mbanin tė rrethuar, u strehuan nė qytetin Arbone, kurse Teuta me forca tė vogla u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit.
Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur pėrfundimisht fatin e luftės. Viset e pushtuara nė veri, konsujt i lanė nėn mbikqyrjen e Demetėr Farit dhe vetė u kthyen nė Dyrrah me flotėn dhe forcat e tyre tokėsore. Njėri prej tyre u nis pėr nė Romė duke marrė me vete pjesėn mė tė madhe tė forcave; tjetri mbeti nė Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarė nė qytetet qė ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojė aty dimrin pėr tė vigjėluar ardianėt dhe popullsitė e tjera qė ishin vėnė nėn “mbrojtjen” e Romės.

Paqja e vitit 228 dhe pasojat e luftės sė parė
Ndėrkaq Mbretėria Ilire kishte filluar tė shpėrbėhej. Duke parė kėtė gjendje, nė pranverė tė vitit 228, Teuta dėrgoi nė Romė pėrfaqėsuesit e saj qė pėrfundoi paqen me senatin. Kushtet e paqes qenė tė rėnda. Sipas Polibit, Teuta detyrohej: 1. t’u paguante romakėve njė tribut, 2. tė hiqte dorė nga pjesa mė e madhe e Ilirisė duke mbajtur pėr vete vetėm pak vende dhe 3. tė mos lundronte nė jug tė Lisit me mė shumė se dy anije, por edhe kėto tė paarmatosura. Tė formuluara me terma kaq tė pėrgjithshėm kėto kushte janė bėrė objekti i diskutimeve tė shumta. Pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė shpjeguar ndryshimet territoriale qė iu bėnė Mbretėrisė Ilire dhe pėr tė pėrcaktuar gjendjen juridike tė tokave tė shkėputura prej saj kanė ēuar nė pėrfundime tė ndryshme, tė cilat nė ndonjė rast ishin tė tilla qė nuk mund tė cilėsohen as si hipoteza.
Pėr njė kohė ka zotėruar njė mendim, sipas tė cilit, romakėt i ndanė pushtimet e tyre nė dy pjesė. Nė veri krijuan njė shtet tė vogėl qė pėrbėhej nga ishulli i Farit dhe disa toka tė bregdetit pėrballė. Nė krye tė atij ata vunė tradhtarin Demetėr Farin, me qėllim qė tė vėzhgonte dhe tė njoftonte pėr ēdo veprim tė Mbretėrisė Ilire. Me tokat e tjera tė pushtuara nė jug romakėt krijuan njė protektorat, qė shtrihej prej Lisit e deri tek malet Akrokeraune dhe ato Kaone. Nė kėtė protektorat u pėrfshinė, pėrveē Dyrrahut, parthinėve dhe atintanėve, edhe qytetet Dimale, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia e deri Antigonea e largėt. Kėtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra.
Ndryshe nga kjo pikėpamje, mė realist ėshtė mendimi qė nuk njeh ndonjė teprim lidhur me tė ashtuquajturin protektorat romak nė Iliri. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se ai nuk ka pėrbėrė kurrė njė rrip tė pandėrprerė toke, qė nga Lisi e deri te bregu kontinental pėrballė Korkyrės, por ka qenė pėrbėrė, ashtu si e nėnkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinėt e atintanėt, pa asnjė territor mė tepėr nga ato qė i ishin dorėzuar Romės. Lisi, i cili nė bazė tė traktatit pėrbėnte njė kufi detar, nuk pranohet edhe si kufi tokėsor midis Mbretėrisė Ilire dhe protektoratit romak. Duke u nisur nga kjo ėshtė shprehur mendimi se disa toka nė jug tė protektoratit mbetėn pėrsėri nėn vartėsinė e Mbretėrisė Ilire, me gjithė vėshtirėsitė qė paraqiste kjo vartėsi pėr tė qenė reale. Me kėtė sistem, traktati i siguronte Romės lundrimin e qetė nė ngushticėn e Otrantos dhe mbikqyrjen me anė tė protektoratit tė Mbretėrisė Ilire, duke i hequr kėsaj ēdo mundėsi qė tė bėhej pėrsėri njė fuqi e madhe.


__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.