Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-08-11, 12:35   #1
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mashtruesi Marco Polo?!


Mashtruesi Marco Polo?

Falė udhėtimeve nė Kinė dhe, pėrgjithėsisht, nėpėr Lindjen e Largėt, Marco Polo mbetet nė kujtesė si njė prej hulumtuesve mė tė mėdhenj nė histori. Mirėpo, arkeologėt tani besojnė se ai asnjėherė nuk ishte atje.

Arkeologėt besojnė se tregtari dhe aventurieri nga Venecia, me gjasė, “kishte mbledhur” rrėfime pėr Kinėn, Japoninė dhe Mbretėrinė Mongole, “nga dora e dytė”, gjegjėsisht nga tregtarėt persianė tė cilėt i kishte takuar nė brigjet e Detit tė Zi, me mijėra kilometra larg ‘Orientit’.

Mė vonė, kėto tregime i kishte lidhur me informacionet e tjera, dhe kėshtu kishte krijuar njėrin prej udhėpėrshkrimeve tė para moderne, tė njohur si “Pėrshkrimi i Botės”, ose “Udhėtimet e Marco Polo’s”, siē njihet zakonisht.
Arkeologėt nėnvizojnė jokonsistencėn dhe pasaktėsisė e shumta nė pėrshkrimin qė Polo i bėnė invadimit tė planifikuar tė Kublaj Kanit nė Japoni, nė vitin 1274 dhe mė 1281.

"Ai i pėrzien kėto dy periudha, sepse i pėrzien detajet e ngjarjes sė parė me tė dytėn. Sa i pėrket invadimit tė parė, ai e pėrshkruan sesi flota e kishte braktisur Korenė, dhe se si atė e kishte goditur njė tajfun para se tė arrinte deri nė brigjet e Japonisė”, deklaroi Daniele Petrella, nga Universiteti i Napolit, i cili i prinė projekti arkeologjik italian nė Itali.

"Por, kjo nė fakt ka ndodhur nė vitin 1281. A ėshtė e mundur qė ‘dėshmitari kryesor’ t’i ngatėrrojė ngjarjet, qė kanė shtatė vjet ndėrmjet?” pyet ai.
Pėrshkrimi i Polo’s i flotės mongole po ashtu ndryshon, krahasuar me mbetjet e anijeve mongole qė u nxorėn nė Japoni. Ai ato i pėrshkruante si anije me pesė vela, pėrderisa kėto tė nxjerrat faktikisht i kanė vetėm nga tri.

"Dyshimet tona u shfaqėn gjatė nxjerrjes sė shumė objekteve pėr tė cilat shkruante ai”, thekson Petrella.

"Kėshtu, kur e pėrshkruan flotėn e Kubllaj Kanit, ai flet pėr katranin, i cili shfrytėzohej me qėllim qė shtrati i anijes tė mos e lėshonte ujin. Ai pėr kėtė e shfrytėzonte fjalėn 'cunam', e cila nė gjuhėn kineze apo mongole nuk do tė thotė asgjė. Nė realitet, kjo ėshtė njė fjalė persiane pėr katranin. Gjithashtu, ėshtė e habitshme qė, nė rastin mė tė shpeshtė, nė vend tė se tė shfrytėzojė emrat lokal pėr pėrshkrimin e vendndodhjeve tė caktuara, Polo shfrytėzon shprehjet persiane pėr emėrtimin e vendeve kineze apo mongole”, sqaron ai. Polo pohonte se te Kubblaj Kani kishte punuar si pėrfaqėsues, por emri i tij nuk shfaqet nė asnjė dokument tė ruajtur mongol apo kinez nga ajo kohė. Ky skepticizėm i arkeologėve italianė rreth udhėtimeve tė Marco Polo’s, nė tė vėrtetė e mbėshtetė teorinė e njė akademikeje britanike.

Nė librin e tij “A shkoi vėrtet Marco Polo nė Kinė?”( Did Marco Polo Go to China?), tė botuar nė vitin 1995, shefja e Seksionit Kinez tė Bibliotekės Mbretėrore, Frances Wood, po ashtu thekson se hulumtuesi italian, me gjasė nuk kishte shkuar askund mė larg se Deti i Zi.

Wood pohon se, pėrkundėr faktit qė i pėrshkruante ritualet dhe jetėn e pėrditshme, Marco Polo askund nuk e pėrshkruan adetin e lidhjes sė thembrave tė femrave nė Kinė, shfrytėzimin e shkopinjve pėr ngrėnie, pirjen e ēajit, e as Murin e Madh.

"Nė arkivat e Venedikut fare nuk pėrmendet se familja e Polo’s kishte ndonjė kontakt tė drejtpėrdrejtė me Kinėn. Madje, as nė pronėn qė kanė lėnė pas vetes nuk ka asgjė me prejardhje nga Kina”, thotė Wood.

Njė prej teorive thotė se Polo e kishte kopjuar udhėpėrshkrimin pėr Kinėn nga njė tregtar persian. Vetėm 18 fjali nė gjithė skriptėn e gjetur janė shkruar nė vetėn e parė. Ai rrallėherė thotė, pėr shembull: “Kėtė e pashė me sy tė mi”.

"Besoj se ajo paraqet njėlloj baze mesjetare tė dhėnash pėr diturinė evropiane mbi Lindjen e Largėt asokohe, sesa qė ėshtė shkruar nga njė njeri i caktuar”, thekson Wood. (telegraph.co.uk)



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dushku : 11-08-11 nė 12:36
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.