Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Go Back   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
User Name
Password
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Reply
 
Thread Tools Display Modes
Old 06-11-05, 02:36   #1
doGzona
 
doGzona's Avatar
 
Join Date: 23-03-05
Posts: 9,444
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Default GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Pershendetje te gjithe.

Kam deshire te diskutojme dicka me shume ne lidhje me gjuhen shqipe dhe rendesin e zhvillimit te saj ne trojet e Rumanis.
Sa flitet sot gjuha shqipe atje dhe sa shume kan kontribuar intelektualet e Rilindjes nga Bukureshti ne rimekembjen e gjuhes tone te bukur shqiptare, dhe sa eshte e pasur arkiva rumune me dokumentacione shqiptare?

Ju mirepres

doGzona


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Nyje Interesante
Old 01-12-05, 18:46   #2
andromeda_rock
 
Join Date: 29-11-05
Posts: 36
andromeda_rock has disabled reputation
Default

nje tem shum e drejt nga ana jote , dihet shum mir historikisht se ne Rumani ka patur shum shqtar te cilen i vun si te tham rrenjet e shtetit modern dhe letersis moderne rumune nder ta ishte edhe poeti yn i madh Aleks Stevre Drenova -Asdreni sot e kesaj ditte ende ne Rumani neper lagjet e bukureshtetit mund te nedegjoj veshi fjal shqipee e njejta mund te ndosh edhe neper rruget e Kajros edhe te Stambollit.
__________________
welcome in the rock zone
andromeda_rock Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 22-06-06, 10:21   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Psikologu's Avatar
 
Join Date: 30-09-03
Posts: 7,432
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Default

Faik Konica , njė nderė dijetaret dhe studjuesit e mprehtė tė kombit shqiptarė , shkruan fare mirė e kjartė ne revisten Albani pėr pėrkrahjen e popullit rumun qė i benin shqiptarve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 14:42   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,975
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Shqiptarėt nė Rumani pėrmenden pėr herė tė parė nė kohėn e Mihail Trimit. Nė njė raport tė autoriteteve habsburgase nė Transilvani shkruhet “Pesėmbėdhjetė mijė shqiptarė ishin lejuar tė kalonin nė veri tė Danubit, nė vitin 1595.” Pėrmendet Calineshti nė kontenė Prahova, si njėri ndėr fshatrat, ku u vendosėn shqiptarėt. Pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė drejtim tė territoreve rumune ka edhe dokumenta. Kėshtu nė njė dokument tė princit Simion Movila u jepet e drejta shqiptarėve tė qėndrojnė nė ato vende ku ishin vendosur. Komuniteti shqiptar u shtua me kalimin e viteve. Ndėr faktorėt qė kanė ndikuar nė kėtė shtesė duhet tė theksojmė sundimin e pesėmbėdhjetė princėve shqiptarė nga familjet e njohura tė Lupuve, Gjikėve, Dukėve dhe Balsha.
Po ku u vendosėn shqiptarėt dhe me ēfarė merreshin ata? Shqiptarėt u vendosėn kryesisht nė qytetet e Vllahisė e tė Moldavisė dhe u morėn kryesisht me tregėti. Dhe tė dalluar pėr besnikėri dhe shpirt luftarak, shėrbyen nė gardat princėrore tė dy principatave. Ndėrkohė qė shumė tė tjerė, qė nuk e gjenin veten nė territoret e Perandorisė Osmane u larguan nė drejtim tė principatave danubiane pėr njė jetė mė tė mirė. Nė njė dokument tė vitit 1820 tregohet se 90 tregėtarė tė Arnautkojt, lagjes shqiptare tė Stambollit gjendeshin nė Bukuresht. Nuk dihet se kur shqiptarėt patėn numrin mė tė madh nė territoret rumune. Dokumentohet se nė vitin 1893, komuniteti shqiptar nė Rumani kishte rreth 30 mijė persona. Por nė vitet qė pasuan ky numėr ulet. Kėshtu mė 1920 emigracioni shqiptar i regjistruar llogaritet nė 20 mijė vetė, pavarėsisht se njė valė e re emigrantėsh shqiptarė nga Kosova u vendosėn nė Rumani nė prag tė shpėrthimit tė Luftės I Botėrore. Kjo mospėrputhje e shifrave me realitetin ndodhi pėr shkak tė politikės asimiluese qė u ndoē pėr vite me radhė ndaj tyre dhe qė vazhdoi deri nė vitin 1989.
Me vendosjen e demokracisė shteti rumun u ka njohur tė gjitha pakicave etnike, pėrfshirė dhe shqiptarėve, tė drejtat e tyre kombėtare. Nė kuadėr tė klimės sė re demokratike tė krijuar nė vend ėshtė krijuar mė 30 qershor tė vitit 1999 Lidhja e Shqiptarėve tė Rumanisė, e cila pėrfaqėson interesat e shqiptarėve nė Rumani dhe sipas ligjit rumun ka njė vend tė garantuar nė Dhomėn e Deputetėve tė Rumanisė, duke bėrė qė nė Parlamentin e Rumanisė, duke filluar nga viti 2000 e kėtej tė ketė edhe njė deputet shqiptar.Pa viteve nėntėdhjetė, nė drejtim tė Rumanisė kanė emigruar shqiptarė tė tjerė, kryesisht ata qė kanė pasur tė afėrmit e tyre atje.
Principatat rumune tė Vllahisė dhe Moldavisė ishin autonome nėn suzerenitetin e Sulltanit. Ato ishin tė detyruara tė paguanin taksat pėr Portėn e Lartė dhe t’i ēonin forca ushtarake kur u kėrkohej. Ndėrsa nė qeverisjen e brendshme ishin krejtėsisht tė pavarura. Princi zgjidhej nga Kėshilli Princėror dhe kėrkonte miratimin e Sulltanit. Nė fakt, ishte vetė Sulltani qė pėrzgjidhte princėt mė tė aftė qė do tė sundonin. Princėt e kėtyre dy principatave u gjendėn nė situatė tė vėshtirė pėrballė lakmisė ruse dhe austriake pėr t’i pushtuar dhe pėrpjekjeve tė Portės sė Lartė pėr t’ua kufizuar autonominė. Mbijetesa e kėtyre Principatave tregon edhe aftėsitė qeverisėse, politike dhe diplomatike tė princėve tė saj dhe shfrytėzimin prej tyre tė koniukturave ndėrkombėtare pėr tė mbijetuar. Autonomia dhe pastaj pavarėsia e territoreve rumune erdhi edhe pėr meritė tė pesėmbėdhjetė princėve shqiptarė qė ne do t’i bėjmė tė njohur njėrin pas tjetrit
Periudha e shkėlqyer e sundimit tė princėve shqiptarė ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė historinė e Rumanisė. Bujarėt shqiptarė u treguan shumė tė lidhur me popullin qė i zgjodhi pėr t’i udhėhequr dhe nė shumė raste u prinė rumunėve nė beteja ēlirimtare. Ata gjithashtu shfrytėzuan marrėdhėniet e tyre me Kryevezirėt dhe Vezirėt shqiptarė tė Perandorisė Osmane pėr tė mbrojtur interesat e Principatave tė tyre. Si nė rastin e Kryevezirėve shqiptarė nė Stamboll edhe Princėt shqiptarė nė Bukuresht dhe Jashi e kishin ndjenjėn e kastės dhe bėnė ēmos pėr ta ruajtur dhe forcuar sundimin shqiptar nė kėto principata. Pėrveē kėsaj shqiptarėt pėrbėnin Gardėn Princėrore dhe ata u dalluan pėr trimėri dhe besnikėri. Janė kėto gjurmė tė lėna nga paraardhėsit tanė qė kanė bėrė tė mundur ruajtjen e ndjenjave tė miqėsisė midis dy popujve.
Princat shqiptarė tė territoreve rumune janė pjesė e klasės politike arbėroro-shqiptare, qė kėrkonte hapėsira tė reja pėr tė treguar aftėsitė e veta. Princat shqiptarė tė territoreve rumune kanė ndihmesėn e tyre nė krijimin e shtetit tė bashkuar rumun, Rumanisė sė madhe e tė pavarur. Madje dy prej tyre u bėnė edhe Kryeministra tė kėtij shteti, nė periudhėn mė tė vėshtirė, kur ai sapo ishte krijuar.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 14:43   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,975
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI




Per dinastinė shqiptare Gjika tė Rumanisė janė shkruar dhjetra, nė mos qindra libra. Ata i kanė intriguar studiuesit me trimerine, kulturėn, sqimėn, largpamėsinė dhe atdhetarizmin e tyre. Janė rreth katėrqind vite shkėlqim qė vazhdojne ende.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 14:45   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,975
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisė Gjika nė Rumani





Gjergj Gjika lindi nė vitin 1598. I ati quhej Mate Gjika, i lindur nė Zagori tė Shqipėrisė dhe vdiq nė Konstandinopojė nė vitin 1620. Kur Gjergji ishte i vogėl, Mateu la vendlindjen dhe shkoi nė Konstandinopojė, ku u muar me tregėti duke arritur tė hyjė nė rrethet e larta tė aristokracisė sė krishterė tė Kryeqytetit perandorak. Gjergji, i kėshilluar nga pėrfaqėsuesi moldav pranė Portės sė Lartė shkoi nė Moldavi disa herė. Ne tetor tė vitit 1624, nė saj tė pasurisė qė kishte grumbulluar i ati arriti tė hyjė nė radhėt e dinjitarėve. Ai u lidh me kryevezirin shqiptar, Mehmet Pashė Qypriliu, i cili e ndihmon qė tė ngjitet nė rangun shoqėror. Ka tė dhėna se gjatė kėsaj kohe merret me tregėti nė Principatat Rumune, ku njihet me princin me origjinė shqiptare, Vasil Lupin, i cili e futi nė radhėn e fisnikėrisė sė atjeshme. Dokumentohet se ishte nė Moldavi pėrpara vitit 1624, pasi nė kėtė vit hyri nė radhėn e dinjitarėve. Nė fillim ishte zyrtar i lartė nė Hotin dhe pastaj nė Tara de Jos tė Moldavisė. Me ndėrhyrjen e Kryevezirit Qyprili, princi moldav Stefan Georgiu e emėroi Gjergj Gjikėn Kapua Kehaia (pėrfaqėsues i Princit tė Moldavisė pranė Portės sė Lartė).
Gjergji martohet me Smaragda Lānă-n, tė bijėn e Stamate Lānă, princ i Broshtenit.Kjo martesė e lidhi edhe mė shumė me rrethet aristokratike rumune. Pas vakumit tė pushtetit qė u krijua kur dėshtoi kryengritja antiosmane, Gjergj Gjika mundi tė bėhet Princ sundues, fillimisht princ i Moldavisė nė vitet 1658-1659 dhe pastaj i Vllahisė nė vitet 1659-1660 dhe 1673-1678.
Fėmijėt e Gjergjit lindėn nga martesa e tij e dytė me njė katolike nga Pera. Djali i tij, Grigori e trashėgoi nė fronin princėror, ndėrsa vajza Anastasia u martua me Constantin Kantemir, qė nė vitin 1685 u bė princ i Moldavisė. Edhe kjo lidhje martesore ndikoi pė rritjen e fuqisė sė familjes.
Historianėt e kanė parė Gjergjin si princ tė tranzicionit, pasi qėndroi nė fronin e Moldavisė dhe tė Vllahisė nė periudhėn e pas kryengritjeve antiosmane tė tre principatave rumune, nė njė koalicion tė kryesuar prej princit Gheorghe Rakóczi II. Nė kėtė periudhė trazirash, meqenėse Gjergji nuk pagoi detyrimin financiar qė kishte principata e tij ndaj Portės sė Lartė, pas ndėrhyrjes sė Constantin Contacuzino-s, Sulltani e largoi nga froni. Nė vend tė tij erdhi i biri, Grigori I.
Pavarėsisht nga koha e shkurtėr e sundimit, Gjergj Gjika la gjurmė tė pashlyera nė historinė rumune.Ai e transferoi kryeqytetin prej Tirgovishte nė Bukuresht, ku ndodhet edhe sot. Princi Gjergj Gjika pėrmendet edhe si ndėrtues. Me emrin e tij lidhet ndėrtimi i kuvendit Schitul nė Iasib tė Moldavisė dhe kishės Domneasca nė Vllahi. Por merita kryesore e tij ishte themelimi i njė dinastie princėrore qė shkėlqeu pėr rreth dy shekuj e gjysėm, duke dhėnė sundimtarė dhe qeveritarė tė shkėlqyer, politikanė dhe diplomatė, njerėz tė artit, kulturės dhe tė fesė qė kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė madhe nė zhvillimin dhe modernizimin e shoqėrisė rumune.

Literatura
1. Paul Cernovodeanu, La Famille Ghika - court historique. Online at Ghika.net
2. Elena Ghica, Gli Albanesi in Rumenia. Storia dei principi Ghika, Florence 1873
3.Mărculeţ Vasile Ion Stănel, George Mark, etc., and the Dictionary of Romanian prince of Moldavia, Ed Meron, Bucharest, 2009
4.www. Ghika.net
5.Berindei, Dan, L'Union des principautés roumaines - Bucarest 1965
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 14:46   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,975
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Princi i ri shqiptar Stefan Koci ne intrigat e luftes per pushtet



Princi shqiptar Stefan Koci (Lupi)

Stefan Koci (Lupu) ishte sundimtari i Moldavisė mė 1 dhjetor 1659 deri mė 29 shtator 1661. Me largimin e tė atit nga pushteti ishte vetėm 12 vjeē. Sundimtari qė e mori sundimin pas tė atit, Gheorghe Stefan e futi nė burg nė fortesėn Buciuleşti Bistrita, sė bashku me tė ėmėn Ruksandra dhe tė motrėn Marien. Me ndihmėn e princit me origjinė shqiptare Gjergj Gjika lirohet nga burgu.
Gjergj Gjika nė kėtė kohė kalon nė fronin e Vllahisė dhe atėherė me ndėrhyrjen e tij dhe me ndihmėn e Kryevezirit shqiptar Mehmet Pashė Qyprili Stefani erdhi nė fronin e Moldavisė. Duket se fisnikėria shqiptare e kishte edhe nė atė kohė ndjenjėn e pėrkatėsisė etnike dhe vezirėt e e princėt shqiptarė e ndihmonin njėri tjetrin.
Princi i ri, vetėm 17 vjeē ishte shėndetlig pėr shkak tė qėndrimit nė burg, por me mendje tė kthjelltė. Sundimi i tij u ndėrpre nga Konstandin Serban, qė e largoi nga froni, duke u shpallur vetė Princ sundimtar. Por veprimet e Serban nuk gjetėn mbėshtetje dhe Stefani, ndoshta me ndihmėn e Gjergj Gjikės qė ishte Princ i Vllahisė rikthehet nė fron.
Stefani vlerėsohet si mbrojtės i mirė i interesave tė Moldavisė. Punoi pėr forcimin e marrėdhėnieve me shtetet fqinje, veēanėrisht me principatat rumune, mori masa pėr zhvillimin e ekonomisė dhe uli taksat, duke nxitur pakėnaqėsinė e bujarėve vendas.
Gjatė sundimit tė Stefan Kocit pati njė thatėsirė tė tmerrėshme, sa njerėzit nga uria u detyruan tė ushqehen me rrėnjė pemėsh. Po kėshtu u shtuan edhe sulmet tartare mbi Moldavinė. Nė ato kushte kundėrshtarėt e tij mezi prisnin rastin ta largonin nga sundimi.
Princi Stefan Lupi u nda nga jeta kur po inspektonte turqit dhe tartarėt nė fortifikimin e qytetit Budjak kundėr kazakėve. Nė lidhje me vdekjen e tij qarkullojnė dy versione: disa historianė mendojnė se vdiq nga sėmundja, ndėrsa tė tjerė shprehin dyshime duke besuar mė shumė pėr njė intrigė qė ēoi nė vrasjen e tij. Stefani qe varrosur pranė babait tė vet nė katedralen e “Tre Hierarkėve tė Shejtė”.
Literatura
1. Nicolae Jorga "Byzance apres Byzance",
2. Steven Runciman "The Great Church in captivity" Edition 3
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 02-10-11, 14:48   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Zero Cool's Avatar
 
Join Date: 18-03-03
Location: Netherland
Posts: 32,975
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Vasil Koci, princi i parė shqiptar nė principatat rumune



Monumenti i Vasil Shqiptarit (Lupit) nė Orhei tė Rumanisė


Vasil Koci (Lupi), qė nganjėherė quhet edhe Vasil Shqiptari, lindi nė Arbanas tė Bullgarisė nė vitin 1595 dhe vdiq nė vitin 1661. Ishte Princ i Moldavisė midis viteve 1634-1653. U qujat “Ujk” pėr shkak tė intrigave tė shumta qė bėri pėr ta marrė fronin dhe mbajtjen e tij pėr njė periudhė gati njėzet vjeēare. Ishte djali i njė shqiptari. Vasili ishte njė administrator i aftė dhe shpejt u bė edhe njeriu mė i pasur i Lindjes sė krishterė. Me anė tė dhuratave mundi tė mbajė marrėdhėnie tė mira me autoritet osmane nė Stamboll.
Periudha e rinisė
Vendi i lindjes sė tij quhej Arbėreshi (Arbanasi) nė Bullgari. I ati, Nikollė nė vitin 1597, sė bashku me shqiptarė tė tjerė prej Epiri, u vendos nė Arbanas. Pasi Nikolla ishte pėrfshirė nė njė revoltė, qė ishte shtypur, u largua pėr nė territoret rumune me ndihmėn e Princit Radu Mihnea, qė do tė zinte fronin e tre principatave rumune: Transilvanisė, Vllahisė dhe Moldavisė, nė vitin 1601. Nikollė Koci kishte tetė fėmijė: Vasilin, Gabrielin, Ilinkėn, Margan, Anėn, Katerinėn dhe Gjergjin.Pas vdekjes sė tė atit, familja shkoi tė jetojė nė Moldavi. Mbiemrin Koci e mbajti vetė Vasili me djemtė e tij: Stefanin, qė u martua me njė mbesė tė Stefanit tė Madh( vajza e princit Petru Rares) dhe Gabrielin, qė ishte Hatman, si dhe nga pasardhėsit e tij. Dinastia Koci u lidh me familje aristokrate tė territoreve rumune, familjet e vjetra: Bucioc, Boulesti dhe Abazesti.
Sundimi i Vasilit
Megjithėse i njohur gjėrėsisht si shqiptar nė kohėn e vet dhe pasi kishte mbajtur poste tė larta gjatė sundimit tė Miron Barnovschi-t, Vasil Koci u zgjodh Princ, si kundėrveprim i feudalėve vendės ndaj konkurentėve grekė dhe levantinė. Kjo ndodhi, pasi Vasili kishte udhėhequr njė rebelim kundėr Princit Alexandru Iljas dhe shpurės sė tij. Nė kėtė sipėrmarrje ishte mbėshtetur prej Princit Matei Besarab dhe Pashait tė fuqishėm tė Silistrias, Mehmet Abza. Vasili ndėrtoi njė aleancė tė fuqishme, duke martuar vajzėn e tij, Ruksandrėn me Tymofyi-n, djalin e Hatmanit Bohdan Khmelnytsky, qė ia dėrgoi tė birin tė luftonte pėrkrah Vasilit nė Finta. Vajza tjetėr, Maria, pas martesės pati mbiemrin Radziwill
Pasi marėrdhėniet midis Vasilit dhe Princit tė Vllahisė, Matei Besarab, u pėrkeqėsuan, Vasili shpenzoi shumė kohė dhe bėri shumė pėrpjekje pėr ta mposhtur Matein dhe pėr tė dėrguar tė birin Joanin nė fronin e Bukureshtit. Por ushtria e tij u mund dy herė nė vitin 1639, fillimisht nė Ojogeni dhe pastaj nė Nenisori, dhe pastaj herėn e tretė nė Finta nė vitin 1653.
Pas humbjes sė kėsaj beteje, fisnikėt moldavė u rebeluan dhe e zevendėsuan me favoritin vllah, Gheorghe Stefan. Vasili u detyrua tė shkonte nė ekzil nė Stamboll, ku ishte arrestuar nga autoritetet osmane qė e burgosėn nė burgun e Jedikule-s. Nė njė raport tė ambasadorit gjerman nė Konstandinopojė Reninger tė datės 13 shkurt 1658 mėsohet se Vasil Lupi ishte qė prej pesė vjetėsh nė burg te Shtatė Kullat dhe po pėrpiqej me tė gjitha mėnyrat tė rifitonte fronin e Moldavisė.


Historia pėr Vasil Kocin (Shqiptarin)
Sundimi i tij u karakterizua nga shkėlqimi dhe madhėshtia. Rumunėt e konsiderojnė Princ Vasilin si ndėrtuesin e disa nga monumenteve mė tė shquara tė Rumanisė dhe njė patron tė arteve dhe tė kulturės. Ata ia dedikojnė disa nga arritjet kulturore kombėtare kėtij shqiptari. Gjatė sundimit tė Vasilit, nė vitin 1643, u botua libri i parė nė rumanisht nga shtypshkronja e parė nė vend, qė e themeloi ai vetė. Nė kėtė shtypshkronjė u shtypėn edhe libra tė tjerė dhe kodet ligjore. Ai themeloi edhe shkollėn e parė rumune, tė quajtur Akademia Vasiliane qė funksionoi deri nė vitin 1821. Pėr herė tė parė nė kėtė shkollė u pėrdor gjuha rumune nė vend tė gjuhės greke qė pėrdorej deri atėherė. Princ Vasili ėshtė krijuesi i Bibliotekės sė Universitetit tė Iashit nė vitin 1640. Ai i dhuroi kėsaj biblioteke disa nga librat e tij qė gjenden edhe sot nė kėtė Bibliotekė. Gabrieli, vėllai i Vasil Lupit dhe e shoqja Liljana ngritėn nė Agapia din Vale mė 1642, manastirin Agapia. Manastiri ka njė museum me dorėshkrime tė vjetra, tapete tė bėra me stil moldav dhe njė sėrė objektesh tė tjera tė rėndėsishme.
Gjithashtu Vasil Shqiptari (Lupu) pėr herė tė parė nė historinė rumune bėri kodifikimin e tė drejtės dhe e botoi atė nė Iashi nė vitin 1646 , me titullin Romanesca de Invitatura, ose Pravila lui Vasile Lupu (Kodi i Vasil Lupit). Kodi i hartuar nga Vasil Lupi ka 187 faqe. Studiuesi Vaillant pėrmend 40 nene tė kėtij kodi dhe shton se nė saj tė tyre rumunėt mund ta dėgjojnė meshėn nė rumanisht
Princ Vasili ėshtė ndėrtuesi i kishės sė shquar tė Tre Hierarkėve nė Iashi, monument I Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s. Historianėt e konsiderojnė edhe njė bemires tė shquar. Hammer shkruan se Valil Lupi i pagoi borgjet patriarkatit grek, gjithsejt 260 qese qė tė merrte trupin e Shėn Parashqevisė dhe shpenzoi 300 qese pėr ta sjellė nė Iashi, ku ajo adhurohet edhe sot.
Vasil Koci (Lupi) konsiderohet si njėri ndėr personazhet mė tė njohura tė historisė rumune, I njohur si mbrojtės i kishės ortodokse. Ndihmoi financiarisht Patrikanėn e Konstandinopojės; ndėrtoi nė Moldavi shumė kisha dhe manastire. Ndihmoi me para manastiret e Varrit tė Shejtė nė Jeruzalem dhe tė Malit Athos nė Greqi. Zhvilloi veprimtari bamirėse nė Moldavi, Vllahi, Bullgari,Greqi e Poloni
Vdiq nė vitin 1661. Varri i tij ndodhet nė katedralen e Tre Hierarkėve nė Iashi.
Literatura
1. Zhan Klod Faverial, Historia mė e vjetėr e Shqipėrisė, bot.shqip, Plejad 2004,fq.333.
2. Basil Lupul see N.Norga "Byzance apres Byzance", pp. 163-81
3. Steven Runciman "The Great Church in captivity" Edition 3 , 1985 pp. 286-7, 341-3, 370
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Old 03-03-12, 15:49   #9
Dali!Keq!ch
 
Dali!Keq!ch's Avatar
 
Join Date: 07-07-11
Posts: 180
Dali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėmDali!Keq!ch i pazėvėndėsueshėm
Default Titulli: GJUHA SHQIPE NE RUMANI

Me falni qe po perzihem ketu, edhe qe spo ma marr vesh kurgja e qe natyrisht kur nuk din njeriu duhet me mshel gojen por me flani nese gabohem dhe lutem per mirekuptim.

A mund ta quajm pastrim i popullit Shqiptar si ne Turki qe thuet qe jan afro 5 milion Shqiptar, ne Kalabri, dhe ne Rumani..?
a ishin keto vende mike per Shqiptaret a po e kunderta,
apo partneret e serbit qe ja mundesuan shprenguljen Shqiptarve nga vendi i tyre?

Pastaj un po lexoj ketu shum lavederime dhe vepra te mira, po per fat te keq ne vend te huaj nuk ja vlen kur nuk je i Zoti per vend tendin.

Keshtu kemi edhe shume veprimtar te mirenjohur si Ali Pasha qe i ndimoj Lirimin Egjiptit, apo dhe disa te tjer qe i ndimuan lirimin Spanjes, pra me ket po dua me than qe per te huajt kemi ba shume po cka kemi ba per vendin tone?

Rumania, Spanja, Egjipti as sot 4 vite me vone mbas shpalljes se Pavarsise nuk e njohen Republiken e Kosoves.
Diten e mire, e ma bani halall nese nuk gabova.


Dali!Keq!ch Nuk ėshtė nė linjė   Reply With Quote
Reply


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

All times are GMT +1. The time now is 08:58.
Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2017, vBulletin Solutions, Inc.