Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-01-14, 13:42   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Top 2013

Top kėngėt e vitit 2013


Shumė kėngė, shumė videoklipe dhe po ashtu kėngėtarė tė shumtė. Kėshtu mund tė pėrkufizohet viti 2013 nė skenėn muzikore shqiptare, por nėse ka pasur shumė kualitet, kėtu mbetet njė dyshim i madh, marrė parasysh vitet e kaluara po ashtu shumė tė suksesshme.

Telegrafi sjell disa prej projekteve mė kualitative tė vitit 2013 si mė poshtė:

(Vėrejtje: Shumė kėngėtarė mund tė mos jenė tė pėrfshirė, pasi janė pėrfshirė vetėm kėngėt qė kanė pasur mė sė shumti klikime, janė pėlqyer mė sė shumti nga publiku dhe kanė pėrmbushur kritere tė caktuara muzikore. Artistėt e rinj zėnė vend tė veēantė. Radhitja mė poshtė nuk ėshtė klasifikim).

Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nėse ėshtė ndonjė kėngė e realizuar gjatė vitit 2013 qė do tė dėgjohet edhe pas disa vitesh, atėherė ajo ėshtė kėnga “Beso”. Interpretimi i Elvanės nė baladė nė njė performancė me tekst tė fuqishėm tė reperit legjendar, 2po2, shoqėruan njė videoklip fenomenal, i cili rezultoi si njė prej top hiteve tė kėtij viti.

Tuna ft. Cozman – Fenix
Kush do tė kishte imagjinuar se projekti i punuar nga Zzap n’Chriss, Getoar Selimi, nėn interpretim tė Tunės do tė arrinte plot 15 milionė klikime nė YouTube, e do tė iniconte njė turne tė jashtėzakonshėm tė kėngėtares, e cila fluturoi si zog anembanė Evropės pėr tė performuar. Sipas shumėkujt, “Fenix” konsiderohet kėnga e vitit, e Tuna kėngėtarja e vitit dhe kjo falė suksesit tė jashtėzakonshėm tė kėngės “Fenix” me tė dashurin e saj Cozman. Me plot meritė gjendet nė listėn tonė tė top kėngėve pėr kėtė vit.


Ghetto Geasy – E Nxonme
Sėrish njė top kėngė e realizuar nė muzikė tė Zzap n’Chris, qė ėshtė shndėrruar nė njė prej hiteve mė tė mėdha nė pjesėn e dytė tė vitit 2013. Ndonėse Getoar Selimi ka edhe hite tjera si “N’Prishtinė” dhe “Po t’shoh pėrmas”, tė cilat i realizoi nė vitin 2013, kėnga qė kemi zgjedhur si njė prej top kėngėve tė kėtij viti i plotėson tė gjitha kriteret pėr tė qenė nė kėtė listė, ndonėse pėr vet reperin mund tė jenė tė pandashme. Viti 2014 pritet tė jetė i madh pėr liderin e Babastars dhe ‘labelin’ e tij.

Lyrical Son ft. Mc Kresha – Me Ta Pyl
Albumet nuk kanė qenė trend gjatė kėtij viti, por kjo nuk ka shkaktuar problem pėr Lyrical Son. “Me Ta Pyl” ėshtė njė prej hiteve tė top albumit tė vitit 2013, “ZimaSamShevy”. Ky videoklip u xhirua nė Dubai, teksa muzika u punua nga K-Master nė RedBox. Ka arritur miliona klikime dhe ka nxitur turneun e reperėve qė njihen edhe pėr hitin “Ēele Ēadrėn”.

Nora Istrefi ft. Gena – Le Mama
Njė kėngė verore shumė e suksesshme e publikuar nga Nora nė bashkėpunim me Genėn. Si do qė tė jetė, Nora pas kėngės realizoi edhe turneun e saj veror dhe ishte shumė e angazhuar, nė njė paraqitje seksi nė videoklip, qė shfaqi edhe njė herė linjėn e saj trupore.

Blero ft. Maria – Njė moment
Kotori ishte destinacioni i shumė kėngėtarėve pėr tė realizuar videoklipe. Por, atė mė mirė se askush tjetėr e nxehu pop ylli shqiptar, Blero. Nė njė bashkėpunim me Marian, ai realizoi njė videoklip atraktiv, i cili fundin e verės e freskoi me njė prej hiteve tė tij.

Flori – Pa jetė
Njė baladė shumė e suksesshme ka qenė ajo e Florit. Viti shumė i suksesshėm i artistit u mbyll me disa probleme pėr llogarinė e tij nė YouTube, ku zyrtarisht nuk janė tė postuara asnjė prej kėngėve tė tij. Si do qė tė jetė, fundviti ka qenė pushim pėr Florin, i cili pėrkundėr titullit tė kėngės qė prezantojmė, ka qenė mjaft i gjallė.

Nė kėtė pėrpilim pėrmendim edhe disa kėngė tė tjera qė janė pėlqyer pa masė:

Unikkatil – U qova pi vorri
Capital T – Good Life
Duda ft. Noizy – Skuadra jonė
Genta – E kam provuar
Era Istrefi – Mani pėr Money
Besa Kokėdhima - Folie
Yll Limani – A e din ti
Alban Skėnderaj ft. Dr. Mic – Mrekullia e 8


Megjithėse ka edhe shumė kėngė tė tjera shumė tė mira e tė suksesshme qė nuk i kemi futur nė listė, ju lexues tė nderuar, cila mendoni se ishte kėnga e vitit 2013? Tuna apo Elvana? Lyrical Son apo Ghetto Geasy? Blero apo Flori? Unikkatili apo Noizy?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-01-14, 13:44   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Top 2013

Top ngjarjet e vitit 2013 nga skena vendore


Videofesti 2013

Me njė organizim qė natyrisht lė shumė pėr tė dėshiruar edhe nga ky vit, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes sė ēmimeve pėr videoklipet mė tė mira, Videofest 2013. Pėr dallim nga edicionet e kaluara, kėtė vit realizimi u provua tė pėrmirsohej, pasi organizatorėt mblodhėn nė skenė pesė bukuroshe dhe Benet Kaēin pėr prezantim.

Por, skenėn e okupuan nė fund artistėt. Ata qė shkėlqyen me mė sė shumti ēmime janė artitėt nga Shqipėria, pėrkatėsisht produksioni ThreeDots. Bashkėpunimi “Beso” i Elvana Gjatės dhe 2po2 rrėmbeu disa ēmime, por fituese u shpall kėnga e Florit, “Pa Jetė”. Dafina Zeqiri rrėmbeu ēmimin Best Pop, kurse ēmimin pėr kėngėn mė tė mirė hip hop e fitoi MC Kresha me kėngėn “Cok Guzel”.




Top Fest 2013

Festivali pa asnjė dyshim mė mirė i organizuar shqiptar, kishte njė rėnie tė shikueshmėrisė gjatė kėtij viti. Mė pak emra tė mėdhenj, me mė shumė artistė tė rinj nė pėrbėrje, Top Fest synoi qė skenės t’i japė prurje tė reja.

Nė kėtė festival karrierėn e saj e pa tė zgjatur e tė respektuar Albėrie Hadėrgjonaj qė fitoi ēmimin pėr baladėn mė tė mirė, teksa nga ana tjetėr Andos me kėngėn “Luftė e Humbur” arriti tė fitojė ēmimim e artistit mė tė mirė mashkull. Ēmimin e parė e fitoi bukuroshja nga Shqipėria, Samanta Karavello me kėngėn “Loti i Fundit”.




Eurovision Song Contest 2013

Pas njė suksesi tė paprecedentė tė Rona Nishliut nė vitin 2012, kur ajo arriti tė zė vendin e pestė me kėngėn “Suus”, nė vitin 2013 pėr Shqipėrinė u shėnua dėshtim total. Kėnga “Identitet” nga Bledar Seiko dhe Adrian Lulgjuraj, nuk arriti qė tė hynte as nė finale.

Nė pėrgjithėsi u shėnua dėshtim i madh pėr tė gjitha vendet e rajonit pasi qė asnjėra nuk arriti tė kualifikohej nė finale.




Kėnga Magjike 2013

Festivali i Ardit Gjebreas pėsoi njė ngritje spektakolare nė krahasim me konkurrentin tjetėr Top Fest, pasi shumica e kėngėtarėve mė nė formė tė momentit zgjodhėn skenėn e festivalit qė mbahet nė pjesėn e dytė tė vitit.

Kėtė edicion ajo qė fitoi pa asnjė dilemė me kėngėn mė tė mirė, ishte Besa Kokėdhima dhe projektin e saj “Tatuazh nė Zemėr”.

Si fituese mund tė ketė marrė shumė vėmendje nė fund Besa, por jo mė shumė se sa Nora Istrefi. Kėngėtarja e cila shkoi me kėngėn “I Jemi Je” arriti tė zė vend nė zemrat e femrave pėr kėngėn dhe nė zemrat e meshkujve pėr trupin fenomenal, pėr tė cilin u pėrfol nėse kishte tė brendshme apo jo. ‘Enigma e madhe’ nuk u zbulua kurrė, dhe jo vetėm… Festivali ishte njė sukses i madh e ndoshta i papritur pėr Arditin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-14, 13:46   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Top 2013

Hip-hopi nė vitin 2013


Bota e hip-hopit nė vitin 2013 ka qenė mė voluminoze se kurrė me krijime tė ndryshme, hite dhe albume tė cilat do tė lėnė gjurmė pėrjetėsisht nė historinė e kėtij zhanri.

Pėr dallim nga viti 2012, nė vitin 2013 u arrit kalimi nga tranzicioni i madh prej ‘old school’ nė ‘new school’ dhe reperėt arritėn qė tė publikojnė shumė projekte duke konkurruar me njėri-tjetrin, pasi qė vet hip-hopi nuk ka kuptim pa e pasur shpirtin e garės. Ritme mė moderne, tekste artistike e herė-herė me rima tė fuqishme, ishin ato qė karakterizuan njė vit qė do tė mbahet mend gjatė.


Authentic Entertainment

Grupi me nė krye Besnik Canollin, apo 2po2, ka arritur qė tė lė gjurmė mjaft tė madhe nė vitin qė lamė pas. Vet reperi realizoi njė prej bashkėpunimeve mė tė mira viteve tė fundit me Elvana Gjatėn, teksa arriti tė realizojė edhe disa projekte solo. Kėnga “Prej rrugės” dhe “Kom ra n’dashni” janė ato qė u shndėrruan nė kėngė shumė tė dėgjuara nga publiku, teksa besohet se vet reperi ėshtė duke punuar nė albumin e tij tė ri.

Nė kėtė grup bėn pjesė edhe Capital T. As ky nuk ka preferuar tė lansojė njė album, por ka vazhduar tė punojė nė heshtje pėr projektet e reja. Kėnga mė e suksesshme e Kapos pėr vitin e kaluar padyshim ka qenė “Good Life”, e cila u dallua me njė videoklip interesant brenda pėrbrenda produksionit Authentic Entertainment dhe me njė ‘flow’ tė paparė nga reperi. Pritet njė album nga Capital T nė vitin 2014.

P.I.N.T

Pas sukseseve nė vitin 2012 me dy albumet “PINT 1” dhe “PINT 2”, hip-hop grupi me nė krye Lyrical Son dhe MC Kreshėn pėrjetuan njė tjetėr vit me plot projekte dhe hite. E filluan vitin me njė projekt tė pėrbashkėt, kėngėn karakteristike “Ēele ēadrėn”, pėr tė vazhduar mė pas solo.

Lyrical Son lansoi nė gusht albumin “ZimaSamShevy”, i cili pėr vitin 2013 ka qenė mė i shituri nė vendin tonė, teksa pos tjerash ka arritur tė dėgjohet miliona herė nė rrjetin social YouTube, njė rrjet ku nuk preferon tė krahasohet Festimi. Kėngėt “Ekstravaganca”, “Me ta pyl”, “Special”, “Mes neve” dhe “In Luv” janė ato qė hynė nė zemrat e publikut. 25 kėngė nga Lyrical Son dhe njė album, mjaft mbresėlėnės ky vit pėr Lyricalin.

MC Kresha nuk e la tė vetmuar Festimin nė albumin e tij. Janė tri-katėr bashkėpunime qė ata i kanė realizuar gjatė vitit, qė tė gjitha projekte shumė tė suksesshme. Vlen tė pėrmendet kėnga “Me ta pyl”, teksa suksesin mė tė madh Mc Kresha e shėnoi me kėngėn “1990", e cila u dallua me njė videoklip mjaft interesant. Telegrafi ka informacione se MC Kresha ėshtė nė pėrgatitje tė albumit tė tij tė ri, i cili do tė publikohet nė vitin 2014.

BabaStars

Nėse dikush mund tė krenohen pėr klikime dhe pėr himne tė cilat i kėndoi publiku gjatė gjithė verės, janė pikėrisht pjesėtarėt e ‘labelit’ Babastars. Me nė krye Getoar Selimin, ata publikuan njė seri kėngėsh qė u shndėrruan hite. Ghetto Geasy publikoi projektet “n’Prishtinė” dhe “Pot shoh pėrmas”, qė tė dy kėto kėngė hite, para se tė publikonte kundėrpėrgjigjen ndaj kritikėve, kėngėn “Ma i madhi n’ven 2” ku u tregua shumė i ashpėr. Vitin e tij shumė tė suksesshėm me shumė singla, Geti e kompletoi me superhitin “E nxonme”, e cila zuri vend nė top kėngėt e vitit 2013 tė zgjedhur nga Telegrafi.

Nga Babastars pa projekte nuk ka mbetur i riu Cozman, i cili ishte i pakapshėm kėtė verė, pasi fluturoi drejt sukseseve me tė dashurėn e tij Tunėn dhe hitin e tyre “Fenix”. Pos Cozman ai qė nuk pushoi ishte edhe Skivi. Sė pari Skivi publikoi kėngėn “E di qė mu m’don”, e cila kishte sukses mjaft tė madh, teksa sė fundmi e pėrmbylli vitin me kėngėn “Welcome to Prishtina” nė bashkėpunim me Adrian Gaxhėn dhe Florianin.

Vend tė veēantė nė kėtė pėrmbledhje tonėn pėr botėn e hip-hopit shqiptar e zė grupi TDS, qė tani janė nėn petkun e Babastars. Pėrkundėr sulmeve tė rivalėve nėpėr kėngė tė ndryshme pėr njė tradhti dhe mosmirėnjohje, djemtė vazhduan qetėsisht me nė krye Dr. Mic drejt krijimit tė albumit “Hello”. E pikėrisht “Hello” ishte njė prej hiteve tė albumit me tė njėjtin emėr, teksa shumė tė suksesshme kanė qenė edhe kėngėt “Killah”, “Veē un edhe ti” dhe “S’nalna”.

Babastars do tė publikojnė nė vitin 2014 shumė projekte, e ajo qė vlen tė pėrmendet ėshtė albumi i pėrbashkėt me tė gjitha kėngėt e fundit tė anėtarėve tė kėtij hip-hop ‘labeli’.

Unikkatil

Reperi legjendar punoi shumė nė prapaskenė gjatė kėtij viti nė projektet e reja, por publikoi vetėm njė prej tyre. Ishte kėnga “U qova prej vorri” ajo qė theu rekord tė shikimeve nė YouTube brenda 24 orėve tė para. Me tekst tė thellė e nė njė botė tė errėt tipike pėr Viktorin, kėnga arriti tė inspirojė fansat e tij.

Telegrafi ka informacione se Viktor Palokaj gjatė vitit 2014 do tė lansojė albumin e tij tė ri, ashtu sikurse edhe disa ‘single’ para tij.

Noizy

Reperi i jashtėzakonshėm nga Shqipėria, lansoi njė album tė jashtėzakonshėm nė vitin 2013. Me mbi 20 kėngė, secila mė e mirė se tjetra, Noizy arriti qė tė shtrijė autoritetin e tij mbi botėn e hip-hopit shqiptar, duke e ringjallur nė tė njėjtėn kohė edhe mikun e tij Dudėn.

Top hiti i Noizyt ka qenė “Skuadra jonė”, dueti i suksesshėm me Dudėn, teksa edhe kėnga “Ēunat thojnė” ėshtė njė bashkėpunim qė do mbetet nė zemrat e fansave. Pos kėtyre kėngėve, janė edhe ato “Ole” dhe “Gunz Up” qė arritėn miliona klikime, e qė tė gjitha projektet mė lartė ishin pjesė e albumit shumė tė suksesshėm, “The Leader”.

Kaos

Ndėr tė paktė artistė qė publikuan album gjatė vitit 2013 kanė qenė edhe anėtarėt e grupit Kaos. Albumi “X” ishte prej mė tė klikuarve nė YouTube. Ky album ka pėrmbajtur hitet mė tė mėdha tė fundit tė reperėve, si “Lule lule”, “Gėzuar, pėrhajr” dhe shumė tė tjera. Dallohen paroditė nė disa kėngė dhe mesazhet e fuqishme qė ata kanė transmetuar. Kaos vazhdon tė qėndrojė lart si njė prej hip-hop grupeve mė tė respektuara dhe mė nė formė nė trojet shqiptare.

2Ton

Reperi dhe producenti nga Ferizaj ishte i pandalshėm gjatė vitit 2013. Ai lansoi shumė bashkėpunime me disa kėngėtare tė reja, tė cilat ishin relativisht tė suksesshme, teksa si njė prej sukseseve mė tė mėdha tė tij vlen tė pėrmendet pėrpunimi i kėngės “Missing Me”, qė u shndėrrua nė hit. Reperi vazhdon tė jetė shumė nė formė dhe mesazhet qė ka transmetuar deri tani kanė inspiruar fansat e tij.

Gjiko

Njė reper i ri nga Peja, por me shumė perspektivė nė botėn e hip-hopit ėshtė Asdren Gjikolli, apo Gjiko. Lirikisht i pakapshėm e nė interpretim me shumė vend pėr pėrmirėsim, Gjiko ka qenė njė prej tė rinjve mė aktivė gjatė kėtij viti. Ai u bė i njohur me kėngėn “Psikopat” nė bashkėpunim me Gjirėn. Telegrafi ka informacione tė sigurta se reperi do tė bashkohet me njė reper tjetėr nė njė tandem qė pritet tė shkaktojė tėrmet tė madh nė botėn e hip-hopit shqiptar. Bėhet fjalė pėr njė prej ikonave tė hip-hopit.

Elinel

Njė prej reperėve mė tė talentuar tė skenės qė shkėlqeu gjatė vitit 2013 ishte pa asnjė dyshim Elineli. Ai publikoi albumin “O” qė pėrmban disa prej kėngėve tė tij kryesore tė lansuara gjatė vitit, teksa i famshėm u bė me ‘dissin’ e madh kundėr Babastars gjatė festivalit Beerfest. Pa dyshim njė prej reperėve mė me perspektivė nė skenėn e muzikės tonė me shumė kapacitet pėr tė shkėlqyer edhe gjatė vitit 2014.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.