Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-03-05, 16:27   #1
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ndikimi i familjes nė edukatėn e fėmijės

Qė nga ēasti i lindjes foshnja kėrkon lidhjen me nėnėn. Ky ėshtė qėllimi i lėvizjeve tė saja. Shumė muaj me radhė nėna luan njė rol jashtzakonisht tė rėndėsishėm nė jetėn e saj (foshnjes); gati se plotėsisht gjithēka varet nga ajo. Nė kėtė situatė zhvillohen fillet e aftėsive pėr jetė nė bashkėsi. Nėna i ofron foshnjes lidhjet e para me njė krijesė tjetėr njerzore, dhe interesi i parė nė dikėnd tjetėr se vetėvetja. Ajo ėshtė ura e parė pėr jetė nė bashkėsi, dhe njė foshnje, e cila nuk mund tė krijoj lidhje me nėnėn e saj apo ndonjė njeri tjetėr, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do tė ishte i pashmangshėm.
Kjo lidhje ėshtė aqė e thellė dhe e gjėrė sa qė ne nė vitet e mėvonshme kurrė nuk do tė jemi nė gjendje ēfarėdo tipari ta cilėsojmė me siguri si ndikim i trashigimisė. Ēdo prirje qė ne do mund ta konsiderojmė si trashiguese ėshtė pėrshtatur nga nėna, e ushtruar, e formuar dhe gjithėmonė ėshtė tejkaluar. Shkathtėsitė e saja, apo mangėsia e tyre kanė ndikuar nė tė gjitha mundėsitė ekzistuese nė fėmijėn. Me 'shkathtėsinė' e njė nėne ne nuk mendojmė asgjė tjetėr pėrveē aftėsisė sė saj tė bashkpunoj me fėmijėn, ta pėrfitoj pėr bashkpunim nė kėtė shoqėri. Kjo shkathtėsi nuk mund tė mėsohet nėpėrmjet rregullave. Ēdo ditė sjell situata tė reja. Mirėpo, ka raste nė tė cilat ajo duhet tė dėshmoj zgjuarsinė dhe mirėkuptimin e saj pėr nevojat e fėmijės. Ajo mund tė jetė e shkathėt vetėm nėse ajo e pėrgjon fėmijėn me pėrplotė dashuri, nėse ajo pėrpiqet tė fitoj simpatinė dhe pėr t'ia siguruar shėndetin dhe mirėqenien.
Qėndrimi i saj tregohet nė tė gjitha veprimet e saja. Kurdo, sa herė qė ajo e merr fėmijėn, e mban fėmijėn nė krah, bisedon me tė, e pastron apo ushqen ajo ka mundėsi t'i ngushtoj lidhjet edhe mė shumė me fėmijėn. Nėse ajo pėr detyrat e saja nuk ėshtė e edukuar apo nukė qanė kokėn pėr to, ajo nuk mund tė ndihmohet dhe fėmija bėnė rezistencėn e tij. Nėse ajo kurrė nuk ka mėsuar se si duhet pastruar fėmijėn, a ėshtė ky pastrim pėr atė (fėmijėn) njė pėrvojė e pakėndshme, tė cilėn nėna nuk ia mėson por i jep shkas tė zbrapset. E shkathėt duhet tė jetė mėnyra e nėnės kurė ajo e vėnė fėmijėn nė krevatin e tij, megjithė lėvizjeve dhe zhurmės qė shkakton ajo, tė vendosė se a duhet ta lėrė vetėm apo duhet tė qėndroj pranė tij(fėmijės). Ajo duhet t'i kuptoj tė gjitha rrethanat e fėmijės - ajrin e pastėr, temperaturėn e dhomės, ushqimin, kohėn e gjumit, zakonet trupore, pastėrtinė. Ēdo herė ajo krijon mundėsinė pėr fėmijėn qė ta dashuroj atė, apo tė mos e dashuroj, tė bashkpunoj me atė (nėnėn) apo tė refuzoj kėtė bashkėpunim.
Shkathtėsia e nėnės nė vete nuk ka asgjė enigmatike. Ēdo shkathtėsi ėshtė rezultat i ushtrimit shumėvjeēarė dhe flijim. Pėrgatitja pėr nėnėsi nė jetė fillonė shumė herėt. Hapat e parė mund tė vėrehen nė qėndrimin e vajzave ndaj fėmijėve tė vegjėl, nė dashurinė e tyre ndaj fėmijėve tė vegjėl dhe ndaj dėshirės sė tyre pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė e preferueshme djemt dhe vajzat tė edukohen ashtu sikur tė kenė para veti saktėsisht detyra tė ngjashme. Nėse dėshirojmė tė kemi nėna tė shkathėta, dhe ashtu qė ato ta pranojnė parashikimin qė ato tė behėn nėnė, dhe nėnėsinė e shofin si veprim krijues dhe nuk dėshprohen nga roli i tyre, nėse nė jetėn e mėvonshme qėndrojnė para kėsaj.
Fatkeqėsisht sot nė kulturėn tonė rolin e nėnėsisė sė gruas shpeshėherė e trajtojmė si diēka tė rangut tė dytė. Nėse djemt duhen mė shumė se vajzat, nėse roli i tyre vlenė si i epėrsuar, ėshtė e natyrshme se vajzat detyrėn e tyre tė ardhshme ta pranojnė me neveri dhe antipati. Askush nukė mund tė jetė e/i kėnaqur me njė pozitė dytėsore. Nėse vajzat (tė cilat nuk e pranojnė pozitėn dytėsore) e tilla martohen dhe perspektivėn e tyre e kanė tek/me fėmijėt ato do shprehin neverinė e tyre nė njė apo tjetėr mėnyrė. Ato nukė gėzohen pėr kėtė, ato nuk e ndiejnė atė me pasė fėmijė si vepėr krijuese dhe interesante: ndoshta kjo ėshtė vėshtėrsia mė e madhe e shoqėrisė sonė e qė shumė pakė po punohet nė mposhtjen e saj. E mira e gjithė shoqėrisė njerzore varet nga qėndrimi i grave pėrballė nėnėsisė. Gati gjithėkund roli i gruas nė jetė nėnvleftėsohet dhe shikohet si e rangut tė dytė. Qė nga zvoglimi djemt shikojnė punėt shtėpiake nga lart poshtė sikur tė ishin njė send i shėrbėtorėve, sikur tė ishin nėn dinjitetin e tyre, qė ndonjėherė tė ngrehin, lėvizin njėrėn dorė pėr ndihmė nė punėt e shtėpisė. Ekonomia dhe puna shtėpiake shumė shpeshė nuk konsiderohen si punė, punė kėto qė mund t'i bėjnė gratė, por si rropatje pėr tė cilat (gratė) janė tė dėnuara. Nėse pėr njė grua punėt e shtėpisė janė njė art qė i lidhė interesat e saja dhe nėpėrmjet saj ajo ndritė jetėn e bashkėnjerzėve tė saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund tė ndėrtoj njė punė tė ngjashme me ēdo punė tjetėr nė botė. Nėse, nga ana tjetėr, kjo punė pėr burra vlerėsohet si e nėnēmuar, ne nuk duhet tė habitemi nėse gratė e refuzojnė rolin e tyre femrorė, ta kundėrshtojnė dhe tė shkojnė nė atė drejtim e tė argumentojne - ēka duhet tė jetė e vetėkuptueshme - se gratė janė tė barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanė mė pakė tė drejta pėr vėmendje dhe nė mundėsinė pėr zhvillimin e aftėsive tė tyre. Ėshtė e vėrtetė se, aftėsitė mund tė zhvillohen vetėm me anė tė ndjenjės sė pėrgjegjėsisė sociale; por ndenja shoqėrore do t'i shpiej gratė nė rrugėn e drejtė, poashtu poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit tė rregullave, tė cilat pengojnė zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nėnēmohet, harmonia nė martesė ėshtė e prishur. Nėse njė grua edukimin e fėmijės e shef si punė tė pavlerė ėshtė e pamundur tė gjejė durimin, pėrkujdesjen, mirėkuptimin, qė janė aq tė nevojshme pėr t'iu mundėsuar fėmijėve njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr hyrje nė jetėn e tyre. Njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj dhe ka njė qėllim tė jetės qė i pengon asaj tė mbajė lidhjet mė tė mira me fėmijėt e saj. Qėllimi i saj nuk ka drejtim tė njejtė sikur edhe ai i fėmijėve; ajo merret mė shumė me atė tė argumetoj mbizotėrimin e saj; dhe pėr kėtė fėmijėt janė shkurt njė ngarkesė dhe njė shmangie. Nėse ne rasteve tė dėshtuara iu kthehemi mbraba dhe i pėrcjellim, gati gjithėmonė gjejmė se nėna nuk i ka pėrmbushur mirė detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fėmijės njė fillim, start tė pėrshtatshėm. Nėse nėnat dėshtojnė, nėse ato me detyrat e tyre janė tė pakėnaqura dhe skanė kurrėfarė kėnaqėsie me to, e tėrė njerzia ėshtė nė rrezik.
Megjithėatė ne nuk mund ta fajsojmė nėnėn pėr dėshtimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetė nėna nuk ėshtė e edukuar pėr bashkėpunim. Ndoshta ajo nė martesėn e saj ėshtė e shtypur dhe e pakėnaqshme. Gjendja, qė ndodhet ajo e huton dhe turturon vetėvetėn, nganjėherė ajo humbė shpresėn dhe dėshprohet. Zhvillimi i shėndoshė i njė jete familjare ėshtė i kėrcėnuar nga shumė pengesa. Kurė nėna ėshtė e sėmurė ajo ndoshta ka dėshirėn mė tė mirė ta ndėrtoj mardhėnien e plotkuptimt me fėmijėt, mirėpo ajo ndihet shumė e dobėt pėr kėtė. Nėse ajo shkon tė punoj kurė tė kthehet nė shtėpi ajo ndihet e lodhur. Nėse kushtet ekonomike janė tė kėqia fėmija vuan nga mangėsia nė ushqim, veshėmbathje dhe strehimi i pamjaftueshėm. Sė kėndejmi nuk janė pėrvojat e fėmijės qė pėrcaktojnė veprimet e tija, por rrjedhimet qė vijnė nga pėrvojat e tija. Nėse ne hulumtojmė jetėn e njė fėmiju qė duhet kujdesur pėr tė ne gjejmė vėshtėrsitė nė mardhėniet mes tij dhe nėnės; mirėpo tė njejtat vėshtėrsi i gjejmė edhe te fėmijėt tjerė. Kėtu kthehemi te njė pikėpamje themelore tė psikologjisė individuale: nuk ka asnjė shkak tė detyrueshėm pėr zhvillimin e cilėsive tė caktuara, mirėpo fėmija mund t'i shfrytėzoj pėrvojat nė kuptimin e qėllimit tė tij dhe ato t'i kthej nė thellėsi. Ne psh. Nuk mund tė themi se, njė fėmijė do tė bėhet kriminel nėse ai ėshtė i ushqyer keqė. Ne duhet tė shofim ēfarė rrjedhimesh ka nxjerrė.
Ėshtė lehtė pėr tu vėrejtur nėse njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj femrorė, pėson vėshtėrsi dhe tensionime. Hulumtimet kanė vėrtetuar se nevoja e nėnės pėr t'i mbrojtur fėmijėt e saj ėshtė mė e madhe se ēdo mbikqyrje tjetėr. Te kafshėt, psh. te mijtė e kanaleve dhe majmunat, shtytja nėnė ėshtė mė i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nėse ato do duhej tė vendosnin se cilin qejf do ta dėgjonin mė parė, roli i nėnės do tė kishte vendin e parė. Bazė e kėsaj shtytjeje nuk ėshtė seksualiteti por nevoja pėr bashkėsi. Nėna e ndien shpesh fėmijėn e saj si pjesė tė trupit tė saj. Nėpėrmjet fėmijėve ajo ėshtė e lidhur me gjithė jetėn; ajo ndihet si mbretėreshė pėr jetė a vdekje. Secila nėnė pak a shumė e ka ndjenjėn e spikatur se ato nėpėrmjet fėmijėve kanė realizuar njė vepėr krijuese. Ne gati mund tė themi ajo ka ndjenjėn se, ka marrė pjesė nė krijim, sikur qė ėshtė marrė edhe vetė Hyu - nga asgjėja ajo ka krijuar njė krijesė tė gjallė. Drejtimi pėr nėnėsi nė fakt nė njėrėn anė ėshtė synim drejt epėrsisė, tė synimit tė ngjajshėm si ai i Hyut. Neve na ofron njė nga shembujt mė tė kjartė pėr atė se si ky qėllim mund tė pėrdoret pėr tė mirėn e njerzisė nė tė mirė tė tė tjerėve dhe me ndjenjėn mė tė thellė shoqėrore.
Nėna, natyrisht, ndjenjėn se fėmija ėshtė njė pjesė saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bėj tė pėrdorshėm pėr qėllimin e epėrsisė personale. Ajo, pastaj, mund tė pėrpiqet qė fėmija tė jetė i varur plotsisht nga ajo dhe t'ia zotroj jetėn, qė tė jetė e lidhur gjithėmonė me atė. Mė lėjoni ta tregoj njė rast tė njė gruaje shtatėdhjetėvjeēare tė njė fshatari. Fėmija i saj, pesėdhjetėvjeēar, jetonte ende me ate dhe tė dy njėkohėsisht sėmuhėn nga ndezja e mushkrive. Nėna mbijeton, shėrohet; ndėrsa fėmija i saj dėrgohet nė spital dhe vdes. Kurė nėna merr lajmin mbi vdekjen e tė birit, thotė: 'e kam ditur gjithmonė se djaloshin tim kurrė nuk do ta mund ta rris tė shėndoshė'. Ajo ndjehej pėrgjegjėse pėr gjithė jetėn e tė birit. Ajo kurrė nuk ishte pėrpjekur qė atė ta bėj anėtar tė barabart tė bashkėsisė sonė. Ne tani gradualisht mund tė kuptojmė se ēfarė gabimi ėshtė, nėse nėna lidhjet qė i ka marrė me fėmijėn, nuk i zgjėron dhe nuk e udhėzon qė ta renditė nė mėnyrė tė barabart nė shoqėrin e njerzėve tė vet.
Mardhėniet e njė nėne kurrė nuk janė tė lehta, poashtu edhe lidhja nėnė-fėmij nuk guxon tė theksohet jasht masės. Kėtė e kėrkon e mira e fėmijės, por edhe e nėnės. Aty ku njė detyrė theksohet jasht masės, duhet tė vuajn tė gjithė tė tjerėt, edhe vet detyra e jonė e veēantė, me tė cilėn ne tani po merremi, mund tė zhgjidhet mė lehtė, nėse ne nuk i japim masė tė madhe. Njė nėnė mbanė mardhėnie me fėmijėt, burrin, dhe me gjithė bashkėsinė e rrethit tė saj. Kėto tri lidhje kėrkojnė pėrfillje tė barabartė: te triat duhet tė merren parasysh nė mėnyrė tė qetė dhe tė arsyeshme. Nėse nėna e merr parasysh vetėm lidhjen me fėmijėt, ajo medoemos ata do t'i llastroj dhe mėsoj keq. E pastaj pėr ata (fėmijėt) ėshtė shumė vėshtirė tė zhvillojnė pavarsinė dhe vetėdijėn e bashkėsisė. Nėse asaj i ka shkuar pėr dore tė lidhė njė lidhje tė qėndrueshme mes vetit dhe fėmijės, detyra tjetėr e saj ėshtė ta zgjėroj pjesėmarrjen e tij nė drejtim tė babait; mirėpo kjo ėshtė gati e pamundur nėse pėr vetė atė (nėnėn) babai ėshtė i parėndėsishėm. Ajo duhet poashtu ta udhėzoj pėr jetėn nė bashkėsi me rrethin, motrave dhe vėllezėrve tjerė, shokėve, tė afėrmėve, dhe njerzėve tė tjerė nė pėrgjithėsi. Pra detyra e saj ėshtė e dyfisht. Ajo duhet t'ia ndėrmjetėsoj fėmijės besimin e bashkkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet tė jetė e gatshme dhe tė jetė nė gjendje, kėtė besim dhe kėtė shoqėri ta zgjėroj deri sa t'i bashkohet bashkėsisė njerzore.
Nėse nėna pėrpiqet ta lidhė fėmijėn vetėm me vetėn, mė vonė ai do tė refuzoj ēdo pėrpjekje pėr pjesėmarrjen e tė tjerėve tek ai. Ai do tė besoj vetėm nėnės sė vet, kurse tė gjithė tė tjerėt dhe secilin do ta konsideroj si armik nė tė cilin ia merr mendja se ai ėshtė si njė rival konkurend pėr dobin e tij. Ēdo pjesėmarrje qė e tregon ajo pėr bashkshortin apo fėmijėve tė tjerė, do t'i konsideroj si cenim tė tė drejtave tė veta dhe tė fitoj bindjen: 'nėna ime mė takon mua dhe askujt tjetėr.' Psikologėt modern e kanė keqkuptuar gjendjen shumė. Sipas teorisė sė FREUD-it, nga kopleksi i Edipit, pėr shembull supozohet se, fėmijėt anojnė pėr atė tė dashurohen nė nėnat e tyre dhe tė martohen me ato si dhe babain e tyre tė urrejnė e ta vrasin. Njė gabim i tillė nuk mund tė lind kurrė, nėse ne e kuptojmė zhvillimin e fėmijės. Kompleksi i Edipit mund tė lind vetėm te fėmija qė dėshiron tė posedoj vėmendjen e plotė tė nėnės dhe pėrjashton ēdo njeri tjetėr. Kjo dėshirė nuk ėshtė e kufuzuar nė gjini. Ėshtė dėshira pėr ta vėnė nė zgjedhė (sklavėroj) nėnėn, atė ta kontrolloj, zotroj plotėsisht dhe ta bėj si shėrbėtore. Kjo ėshtė e mundur vetėm te fėmijėt tė cilėt janė llastruar nga vetė nėnat e tyre, dhe atyre nuk iu ėshtė bashkuar edhe ndjenja shoqėrore e/me botės tjetėr. Nė rastet e ralla ka ndodhur qė njė djalosh i cili ka qenė plotėsisht i lidhur me nėnėn e tij, atė(nėnėn) e bėnte pikė qendrore tė pėrpjekjeve tė tija, pėr t'i zgjedhur problemin e dashurisė dhe martesės; mirėpo kuptimi i njė sjelljeje tė tillė do tė ishte se ai nuk mund ta paramendoj njė shoqėri tjetėr pėrpos asaj me nėnėn e tij. Asnjė grua tjetėr nuk do ta luaj rrolin e saj, e flijimit tė plotė. Kompleksi i Edipusit do tė ishte gjithmonė rezultat artificial i njė edukimi tė gabueshėm. Nuk ėshtė e nevojshme animi i trashiguar ta marr si incest apo kėtė fare ta paramendoj, se njė gabim i tillė nė bazė ka tė bėj diēka me gjininė.
Nėse fėmija, i cili ėshtė i lidhur vetėm me nėnėn, do tė vijė nė njė pozitė kurė do tė heqen lidhjet me nėnėn, dhe do tė fillojnė vėshtėrsitė. Kurė tė shkon nė shkollė, apo nėse luan me fėmijėt, do tė jetė pėrherė qėllimi i tij qė tė mbes nė lidhje me nėnėn e tij. Sa herė qė tė ndahet prej saj, ai vuan. Ai dėshiron ta ketė nėnėn e tij pėrherė pas vetit, t'ia tėrhjekė vėmendjen, tė jetė pėrherė nė pėrkujdesje. Dhe ka shumė mjete qė mund t'i pėrdor. Ndoshta bėhet njė djal i nėnės, gjithmonė i butė dhe i ėmbėl, dhe i uritur pėr dashamirėsi. Ndoshta qanė ai pėr ēdo vėshtėrsi tė vogėl, ose sėmuret, pėr tė treguar se sa urgjentisht ka nevoj pėr pėrkujdesje tė pėrhershme. Ndoshta mund tė ketė raste tėrbimi, ku ėshtė i padėgjueshėm, dhe i kundėrshtueshėm, pėr ta kthyer vėmendjen e nėnės nga vetja. Ne gjejmė te fėmijėt qė kanė nevoj pėr pėrkujdesje mijėra lloje tė tilla lojrash tė fėmijėve tė llastruar, tė cilėt luftojnė pėr vėmendjen e nėnave tė tyre dhe kundėrshtojnė ēdo kėrkesė tė rrethit tė tyre.
Fėmija fiton pėrvojė tė shpejt nė zgjedhjen e mjeteve mė tė pėrshtatura pėr tėrheqjen e vėmendjes. Fėmijėt e llastruar shpesh kanė frikė nga ajo qė tė lihen vetėm, posaqerisht nė errėsirė. Nuk ėshtė vet errėsira qė i frigohen ata; por ata e pėrdorin frikėn pėr ta detyruar nėnėn, qė tė qėndrojė afėr tyre. Njė fėmij i tillė i llastruar bėrtitėtė pėrherė nė errėsirė. Kurė nėna e tij njėherė natėn shkon te fėmija pas bėrtimės, e ka pyetėr atė: 'pse po frigohesh?' 'Sepse ėshtė errėsirė', pėrgjigjet ai. Mirėpo nėna e kishte hetuar qėllimin e sjelljes sė tij. 'Dhe tani qė jam kėtu', i thotė ajo, 'a ėshtė mė pak errėsirė?' Vetė errėsira nuk ėshtė me rėndėsi dhe frika nga kjo do tė thotė vetėm se nuk dėshironte tė jetė i ndarė nga nėna. Nėse ky rast paraqitet te njė fėmijė i tillė gjitha emocionet e tija, gjithė fuqia shpirtėrore dhe aftėsitė e tija janė tė drejtuara pėr ta krijuar njė situatė pėr tė cilėn nėna duhet tė vij e tė marrė kontakt pėrsėri me atė. Mė anė tė bėrtimės, thirrjeve, pagjumėsia apo tė tjera ai pėrpiqet ta sjell, gjejė nėnėn. Njė mjet i vėēantė, qė ka tėrhjekur vėmendjen pėrherė tė psikologėve dhe edukatorėve ėshtė frika. Nė psikologjinė individuale nuk merremi me shkaqet e frikės, por me ēėshtjen e qėllimit tė frikės. Tė gjithė fėmijėt e llastruar vujan nga frika. Me ndihmėn e frikės sė tyre mund tė shkaktojnė tėrhjekjen e vėmendjes mbi ta dhe pėr kėtė ata ndėrtojnė kėtė ndjenjė nė stilin e jetėn sė tyre. Ata pėrfitojnė nga kjo qė qėllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me nėnėn- ta arrijnė. Fėmija frikacak ėshtė njė fėmij i cili ėshtė i llastruar dhe dėshiron tė jetė edhe mėtutje i llastruar.
Nganjėherė fėmijėt e tillė tė llastruar ėndėrrojnė ėndrra tė kėqia dhe bėrtasin nė gjumė. Ky ėshtė njė symptom i njohur; por pėrderisa gjumi konsiderohej si e kundėrta e gjendjes zgjuar, nuk mund tė kuptohej. Por kjo ka qenė gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janė kurrėfarė kundėrshtimesh, por lloje tė lojės tė sjelljes. Fėmija sillet nė ėndrrat e tija gati njėjt sikur edhe gjatė ditės. Qėllimi i tij, pėr ta ndryshuar gjendjen pėr pėrfitime tė tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe pėrvojės e gjenė rrugėn mė tė suksesshme pėr t'iu ofruar qėllimit tė tij. Bile edhe nė mendimet nė gjumė i vijnė nė kujtesė pamjet dhe mendimet, qė i shėrbejnė pėr qėllimin e tij. Fėmijėt e llastruar pas disa pėrvojave gjejnė mendimet qė shpien nė tmerr, frikė, qė janė shumė tė pėrshtatshme, qė lidhjen e ndėrprerė pėrkohėsisht mė nėnėn shpejt ta rivendosė. Fėmijėt e llastruar mbajnė bile edhe shpesh ėndrrat e frikės pran veti edhe kurė tė rriten. Ėndrrat e frikės kanė qenė mjet i mirė pėr tėhjekjen e vėmendjes, qė mė vonė ėshtė mekanizuar si zakon.
Ky pėdorim i frikės ėshtė i pėrhapur aq shumė sa qė ne do tė befasoheshim shumė, nėse do tė dėgjonim nga ndonjė fėmijė i llastruar se, ai natėn kurrė nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave pėr nxitjen e vėmendjes ėshtė shumė i pasur. Disa fėmijė ankohen pėr krevatin e papėrshtatshėm ose kėrkojnė ujė; disa tė tjerė frikohen nga hajdutėt ose kafshėve tė egra. Poashtu disa tė tjerė nuk i zėn gjumi, nėse prindėrit e tyre nuk ulin pran tyre. Disa ėndrrojnė; disa biejn nga krevati; disa e lagin krevetin. Vetėm njė fėmijė i llastruar, qė e shėroja unė, dukej se natėn nuk shkaktonte fare vėshtėrsi. Nėna thoshte, vajza flenė mirė pa ėndrruar dhe pa u zgjuar, ska pasur kurrė vėshtėrsi. Unė i emrova tė gjitha symptomet tė cilat mund tė jenė tė pėrdorshme, mirėpo te kjo vajzė nuk kishte diēka te ngjajshme. Mė nė fundė u mjegullova. 'Ku flenė ajo?' e pyeta nėnėn. 'Nė krevatin tim', mu pėrgjigj ajo.
Shpesh sėmundja ėshtė ndihmė pėr fėmijėt e llastruar, sepse nėse janė tė sėmurė, llastrohen edhe mė shumė se herave tjera. Ndodhė shpesh qė njė fėmijė i tillė pakė pas sėmundjes del si fėmijė qė ka nevoj pėr kujdesje; sė pari nė tė shumtėn e rasteve supozohet se ende ėshtė njė rezultat i sėmundjes. Nė tė vėrtetė kujtonė mbas shėrimit vorbullin, rrapėllimėn qė ėshtė bėrė pėr shkak tė tij, kurė ishte i sėmurė. Nėna nuk mund ta llastroj edhe mėtutje sikur qė ka bėrė atėherė, dhe kėshtu hakmarret duke u bėrė fėmijė qė ka nevojė pėr pėrkujdesje. Nganjėherė ndonjė fėmijė, i cili pėrgjon, sikur njė fėmijė tjetėr qė nėpėrmjet sėmundjes sė tij bie nė qendėr tė vėmendjes nė rrethin e tij, dėshiron qė tė tė sėmuret edhe vetė; kėshtu ai puthė fėmijėn e sėmurė qė edhe ia vetė tė marrė sėmundjen e tij.
Njė vajzė kishte qenė katėr vite nė spital dhe ishte llastruar shumė nga mjekėt dhe motrat medicionale. Kurė kthehet nė shtėpi nė fillim llastrohet edhe nga prindėrit, mirėpo mbas njė kohe fillon tė largohet vėmendja ndaj saj. Ēdo herė qė asaj nuk i ėshtė dhėnė ajo qė ka dėshiruar, ajo ka futur gishtin nė gojė dhe thoshte: 'unė kam qenė nė spital'. Ajo ju kujton tė tjerėve , se ajo ka qenė ė sėmurė, dhe kėrkonte ta rivendosė gjendjen e kėndshme qė kishte qenė. Sjellje tė njejtė ne vėrejmė edhe tė tė rriturit, tė cilėt me kėnaqėsi flasin pėr sėmundjet dhe operacionet tė cilave iu janė dashur t'iu nėnshtrohen.. Nė anėn tjetėr nganjeherė ndodhė qė njė fėmijė i cili iu ka shkaktuar vėshtėrsi prindėrve, pas sėmundjes shėrohet dhe nuk bėn mė probleme prindėrve. Ne veq ndėgjuam se fėmijėt me tė meta organike pėr fėmijėn ėshtė njė ngarkesė plotėsuese, mirėpo ne ndėgjuam poashtu se kjo nuk shpjegon nė mėnyrė tė mjaftueshme charaktere te kėqia. Sė kėndejmi ne guxojmė tė dyshojmė se mos tė metat organike nė vete kanė tė bėjnė diēka me ndryshimet.. Njė fėmijė, i dyti nė familje, iu shkaktonte prindėrve merakosje tė madhe. Ai ishte njė gėnjeshtar, vjedhės dhe mashtrues, ishte i ashpėr dhe i egėr. Mėsimdhėnėsit e tij nuk kishin mundėsi qė tė fillojnė asgjė me atė sa qė vijnė deri te mendimi se ai duhet tė dėrgohet nė njė shtėpi pėr pėrmirėsim. Gjatė asaj kohe fėmija sėmuhet. Ai vuante nga sėmundja e turberkulozit nė eshtra dhe ishte detyruar tė qėndroj gjysmė vjeti nė gips i shtrirė. Pasi qė ai fillon tė ndjehet mirė bėhet fėmija mė i mirė nė familje. Ne nuk mund ta marrim me mendė se njė sėmundje mund tė ketė njė ndikim tė tillė nė fėmijėn, dhe kėshtu ne pamė se ky ndryshim kishte tė bėj me njohjen e gabimeve tė mėparshme. Ai kishte menduar gjithėmonė se prindėrit po e dashurojnė vėllaun e tij mė shumė dhe se atė e kanė lanė pas dore. Gjatė sėmundjes sė tij ai vetė gjendet nė qendėr tė vėmendjes. Secili pėrkujdesej pėr atė dhe i ndihmuan atij, dhe kėshtu ai ishte mjaftė i aftė tė kuptoj dhe tė largohet nga pikėpamja e tij se ai po lihet pas dore.
Ėshtė qesharake, tė mendohet, se rruga mė e mirė ėshtė, qė gabimet e shpeshta tė nėnės tė menjanohen, tė gjithė fėmijėt t'iu largohet pėrkujdesaja e nėnės sė tyre dhe t'ju ipen kujdestareshave apo institucioneve adekuate pėr kėtė qė tė kujdesėn pėr ata. Kurdo qė ne tė kėrkojmė njė zėvendėsim tė nėnės, tė shikojmė ne ndonjė qė luan rolin e nėnės - e cila lidhė fėmijėn nė vete, mu ashtu siq e bėnė edhe nėna. Fėmijėt qė rriten nėpėr jetimore, shpesh nuk kanė kurrėfarė kuptimi, ndjenje pėr tė tjerėt: askush nuk ka qenė pran tij qė tė mund tė jetė njė urė e gjallė mes fėmijės dhe bashkkrijuesit(nėnės) tė tij. Nganjėherė janė bėrė pėrpjekje me fėmijėt e jetimoreve, qė janė shvilluar jo-mirė. Ėshtė kėrkuar njė edukatore pėr parashkollorė apo ndonjė moter medicionale qė fėmijės t'ia ndaj pėrkujdesjen e saj personale, ose tė vendoset nė njė familje ku nėna do tė kujdeset si pėr fėmijėn e saj. Rezulati ka qenė gjithnjė njė pėrmirėsim i theksuar, nėse ėshtė zhgjedhur nėna pėr pėrkujdesje(njerka) e mirė. Mundėsia mė e mirė pėr tė rritur fėmijė tė tillė nėse gjendet njė zėvendėsim pėr babanė dhe nėnėn dhe pėr njė jetė familjare; dhe e gjithė ajo ēka do mund tė bėnim nėse do t'iu marrim fėmijėn prindėrve, me shumė mund do tė mundeshim tė gjejmė njerėz tė tjerė qė do tė mund t'i merrnin detyrat e prindėrve.
Domethėnia e dashamirėsisė sė nėnėsisė dhe pėrkujdesjes nėnėsore del nga fakti se, ka aq shumė dėshtime qė vijnė nga rrethi jetimave, tė fėmijėve nga prindėrit pa kurorė, fėmijėve tė padėshirueshėm dhe fėmijėve nga kurorat e prishura. Ėshtė e njohur se, rroli i nje njerke ėshtė shumė i vėshtirė dhe fėmijėt shpesh e refuzojnė atė. Nė tė vėrtetė vėshtėrsia nuk ėshtė e pazgjidhur, dhe unė njof raste ku me rezultat tė mirė ėshtė tejkaluar; mirėpo vetėm shpeshherė gruaja nuk e kupton situatėn. Ndoshta lidhen shumė ngushtė fėmijėt me babain, nėse vdes nėna dhe llastrohen nga ai. Pra ndihen se do t'i' vjedhet dashamiresia dhe kėshtu rezistojnė kundėr njerkės. Ajo(njerka) mbrohet dhe kundėrsulmon, dhe tani fėmijėt kanė njė arsye tė vėrtetė pėr tė rezistencė. Ajo i ka provokuar ata dhe fėmijėt luftojnė mė shumė se kurrė. Lufta me njė fėmijė ėshtė gjithmonė e pakuptimtė; nuk mundet kurrė tė fitohet me pėrdorimin e dhunės apo tė fitohet pėr bashkpunim. Nga pėrleshjet e tilla del gjithmonė si fitimtar, ngadhnjyes ai mė i dopti. Kėrkohet diēka nga ai, ēka kundėrshton tė japė, diēka ēka me anė tė mjeteve tė tilla, metodave tė tilla kurrė nuk mund tė arrihet. Njė pėrpjekje e paparashikueshme nė tensionim dhe harxhim i pakuptimt i energjisė do tė kursehet, nėse ne pėrfundimisht do tė kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund tė fitohen kurrė nėpėrmjet dhunės.
Roli i babait nė jetėn familjare ėshtė poashtu i rėndėsishėm sikur ai i nėnės. Nė fillim mardhėniet e tij me fėmijėn janė mė pak tė ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon tek mė vonė. Ne veq kemi parashtruar disa rreziqe qė mund tė dalin nėse nėna dashamirėsinė, simpatinė e fėmijės nuk e zhgjėron edhe drejtė babait. Mund tė pėsoj pastaj njė pengesė tė madhe nė zhvillimin e ndjenjės sė tij pėr bashkėsi. Nėse martesa ėshtė fatkeqe, situata pėr fėmijėn ėshtė potė rreziqe. Nėna ndoshta ndihet e pafuqishme, qė ta pėrfitoj, bashkangjis babain nė jetėn familjare; ndoshta ajo dėshiron qė ta mbaj fėmijėn vetėm pėr vete. Ndoshta te dy prindėrit e shfrytėzojnė fėmijėn si peng pėr luftėn e tyre personale. Secili dėshiron ta lidhė fėmijėn pėr vete, tė dashurohet nga fėmija mė shumė se partneri tjetėr. Nėse fėmijėt ndjejnė qėndrimet, mendimet e ndryshme tė prindėrve ata lagohen me shkathtėsi. Kėshtu krijohet njė konkurencė, se kushė mundet mė mirė tė sillet me fėmijėn apo ta llastroj mė mirė. Ėshtė e pamundur njė fėmijė nė njė atmosferė tė tillė tė tė edukohet pėr vetėdije pėr bashkėsi. Bashkėsia e parė me njerėzit e tjerė qė pėrjeton ėshtė ajo me prindėrit; nėse ajo ėshtė e keqe nuk mund tė pritet qė kuptimi pėr bashkėsi tė zhvillohet vetėm. Fėmijėt nga kurorat fatkeqe rriten me pikėpamje pesimiste pėr martesė, nėse nuk fitojnė pėrshtypjen e parė tė mirė. Edhe kurė tė rriten do ta kenė ndjenjėn, se ēdo martesė mundė tė pėrfundoj keq. Ata do tė pėrpiqen ti ikin gjinisė sė kundėrt ose janė tė bindur se pėrpjekjet pėr afrim do tė tė pėrfundojnė si tė pafat. Pėr kėtė fėmija ėshtė shumė i dėmtuar nėse kurora, martesa e prindėrve tė tyre nuk ėshtė njė qelizė aktive e bashkėsisė, njė rezultat i jetės nė bashkėsi dhe njė shkollė e jetės nė bashkėsi. Kuptimi i martesės ėshtė partneriteti mes dy njerzėve pėr mirėqenien e dyanshėm, pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre dhe shoqėrisė, dhe nėse ata dėshtojnė nė njėrėn nga kėto pikėpamje, nuk qėndron nė harmoni me kėrkesat e jetės.
Kėtu pasi qė martesa ėshtė partneritet, asnjėra palė nuk do tė duhej tė ushtrojė mbizotėrim. Kjo pikė duhet tė kihet parasyshė nė mėnyrė bazore. Nė gjithė udhėheqjen e jetės familjare ska nevoj pėr demostrimin e forcės, dhe ėshtė e pakėndshme, nėse njė partner udhėheqė dhe i kushtohet mė shumė vėmendje se tė tjerėve. Nėse babai ėshtė njė pesonalitet i fortė dhe ngrenė tonin nė familje, tė rinjėt marrin njė pikėpamje tė gabueshme pėr pritjet qė janė tė lidhura me rolin e tyre mashkullorė. Vajzat vuajn edhe mė shumė. Mashkujt nė pikėpamjen e tyre janė tiranik; martesa ju duket atyre sikur tė jetė njė nėnshtrim ose nje skllavėrim. Nganjėherė ato do tė pėrpiqen ta shpėtojnė vetėn nga gjinia tjetėr me ikjen e tyre ne perversion.


Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-04-05, 08:45   #2
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim

giovanni_Kete postim tendin e lexova me vemendje,jane keshilla universale qe secili i kalon gjate jetes.Secili munde te flas vetem nga pervoja.sado qe mudohemi te ju shmangemi gabimeve ne edukimin e femiut ato patjeter jane prezente.Nuk ka edukim perfekt.
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-05, 15:22   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

50% te edukates se njeriut ia jep familja ndersa 50% ia jep shoqeria
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-05, 15:21   #4
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Familja eshte nder agjenset me te rendesishem qe luan role ne zhvillimin e personalitetit te femijes .
Sa i perket socializimit , me socializim (shoqrorizim) nenkuptojm :
Njė pėrvoj e gjatė jetėsore pėrmes sė cilit individi e zhvillon potencialin e vet njerzor dhe meson veēorit e kulturės sė tij

Per socializimin e femiut familja eshte faktor me me rendesi per zhvillimin e personalitetit te tij . Familja eshte agjens kryesor natyror e social ajo (familja) jo vetem qe rrit por e ben te afte per jete , ku perms kontakteve me prinderit femiu gradualisht behet qenie shoqerore e vetedijeshme ….. per kulturen nete cilen ka lindur.
Ajo ē’fare vlen te permendet eshte se femijet i pervetesojne vlerat , bindjet e prindereve te tyre , njeherit ata trashigojne pasurine e prindereve te tyre , sidomos ne shoqerit traditocionale , por edhe klasa shoqerore trashigon nga familja e saj .
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-05, 11:43   #5
Ben
qeKi!ilaD..
 
Avatari i Ben
 
Anėtarėsuar: 02-06-05
Postime: 29
Ben e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Un mendoj se Edukata se pari rrjedh nga Prindit,Shteti ku Jeton luan dhe aty nje Rol te madh.


Ben Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.