Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-10-03, 16:46   #31
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lari Rosin i zhgėnjyer me qėndrimet jo konstruktive tė disa politikanėve tė Kosovės



Uashington, 15 tetor - Njė zyrtar i lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit shprehu zhgėnjim ndaj qendrimit tė politikaneve shqiptare lidhur me bisedimet e Vjenės.

Lari Rosin, ndihmės zėvendės sekretar i Shtetit, i cili pėrfaqėsonte Shtetet e Bashkuara nė bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit dje nė Vjenė, i deklaroi "Zėrit tė Amerikės" se qėndrimi i pėrfaqėsuesve politikė tė shqiptareve ishte jo konstruktiv.

Zoti Rosin ishte mjaft i drejtpėrdrejtė nė komentet e tij lidhur me qėndrimin e pėrfaqėsuesve politikė tė shqiptarėve pėr bisedimet e Vjenės.

"E kam fjalėn sidomos pėr udhėheqės tė ndryshėm politikė tė Kosovės, tė cilėt na zhgėnjyen sė tepėrmi me qendrimet jo konstruktive, me pozat e tyre politike si dhe me qendrimet plot paragjykime dhe jo dinjitoze", tha ndihmės zėvendės sekretari amerikan i Shtetit.

Ambasadori Rosin tha se me kėto qėndrime ata nuk i bėnė njė shėrbim popullit tė Kosovės. Ata, tha ai, dėgjuan njerėz qė nuk u dhanė atyre kėshilla tė mira.

Ambasadori Rosin tha se ishte relativisht i inkurajuar nga fillimi i bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit.

Natyrisht, tha ai, secila palė shprehu qėndrimet e veta dhe perceptimet e saj politike nė deklaratat e hapjes, por kėto janė bisedime teknike dhe ajo qė nė tė vėrtetė ishte e nevojshme kėtu ishte qė t’u jepej njė shtytje politike ekpertėve tė cilėt do tė diskutojnė mė pas pėr ēėshtjet teknike.

Ai tha se ky ishte qėllimi i takimit tė sotėm dhe, sipas mendimit tė tij, ky qėllim u arrit.

Zoti Rosin pėrsėriti se kėto nuk janė bisedime pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, por bisedime teknike pėr ēėshtje teknike. Me statusin pėrfundimtar, tha ai, do tė merret njė proces i veēantė kur tė vijė koha dhe kjo kohė ende nuk ka ardhur.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-10-03, 00:31   #32
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Qeveria e Shqipėrisė pėrshėndet fillimin e dialogut :

Qeveria Shqiptare pėrshendet fillimin e dialogut Prishtinė Beograd pėr trajtimin e njė sėrė problemesh konkrete me interes tė ndėrsjelltė pėr tė dyja palėt, si njė hap tė rėndėsishėm historik nė bashkėpunimin mes Prishtines dhe Beogradit pėrmes dialogut tė hapur dhe konstruktiv.

Qeveria Shqiptare shpreh bindjen se faktorėt institucionalė dhe politikė nė Prishtinė do tė vlerėsojnė me pjekurinė e duhur perspektivėn qė hap fillimi i dialogut, dhe me konsesusin edhe te faktorėve tė tjerė tė shoqėrisė cilvile do tė kontribuojnė pėr ecurinė e suksesshme tė tij. Qeveria e Shqipėrisė shpreson qė ky proces do tė shėrbejė nė forcimin e stabilitetit, paqes dhe nxitjes se proceseve integruese nė rajon.

Qeveria Shqiptare pėrshėndet asistencėn e faktorit ndėrkombėtar, i cili bėri tė mundur fillimin e dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit, si njė premisė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e rajonit dhe me gjerė, thuhet nė njė komunikatė tė Qeverisė sė Shqipėrisė.
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-03, 00:31   #33
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Solana sė shpejti viziton Beogradin e Prishtinėn

Shefi i diplomcacis dhe i sigurisė sė Bashkimit Evropian Havier Solana, nė kuadėr tė njė turneu ballkanik sė shpejti do tė vizitojė Beogradin dhe Prishtinėn. Mediat e huaja citojnė zėdhėnėsen e Solanės, Kristina Galak, tė ketė thėnė se, pas takimit tė Vjenės, kjo vizitė synon tė inkurarojė pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit pėr tė vazhduar dialogun e filluar.
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-03, 00:33   #34
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim "F.tajms":

Politikanėt e Beogradit ngadalė po fillojnė tė pranojnė se kurrė nuk do ta kthejnė Kosovėn

Gazeta londineze "Fajnenshėll tajms" nė njė koment redaksional shkruan se liderėt e Serbisė dhe tė Kosovės me shumė vėshtirėsi u detyruan tė bisedojnė, por tė paktėn u takuan dhe nė kėtė mėnyrė filloi procesi i gjatė i pėrcaktimit tė tė ardhmes sė Kosovės.

Gazeta mė tutje shkruan se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė vazddojė me presione mbi tė dyja palėt, sepse pa zgjidhjen e statusit, Kosova do tė mbetet njė vrimė e zezė e pasigurisė nė Evropė.

"Fajnenshėll tajms" shkruan se nė shikim tė parė duket se kurrfarė kompromisi nuk ėshtė i mundur, por politikanėt e Beogradit jozyrtarisht ngadalė po fillojnė tė pranojnė se kurrė nuk do ta kthejnė Kosovėn.

Pėr pavarėsinė e mundshme deri mė tash nuk ėshtė diskutuar nga frika se kjo do tė mund tė shtrohet si precedent pėr pakicat e tjera, sidomos nė Maqedoni.

Ēfarėdo qė tė jetė statusi pėrfundimtar, zgjidhja do tė pėrfshinte praninė e fuqishme tė forcave ndėrkombėtare tė cilat do tė mbronin pakicėn serbe dhe do tė nxisnin kthimin e refugjatėve serbė, pėrfundon "Fajnenshėll tajms" nė njė koment tė vetin.
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-03, 08:33   #35
iliri
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Postime: 64
iliri e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Bajram Rexhepi tha se takimi i Vjenės nuk do tė ketė ndikime nė punėn e qeverisė





Prishtinė, 15 tetor - Qeveria e Kosovės pret ofertėn e UNMIK-ut pėr formimin e grupeve punuese pėr tė vazhduar bisedimet pėr ēėshtje teknike ndėrmjet me Beogradin. "Qeveria e Kosovės nuk e ka injoruar dialogun ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, por ajo i ka kėrkuar pėrgatitjen e kėtyre bisedimeve", deklaroi kryeministri Bajram Rexhepi, pas mbledhjes sė sotme tė qeverisė. Z. Rexhepi tha se Qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme tė ndihmojė formimin e grupeve punuese qė pritet ta fillojnė punėn nė fund tė muajit nėntor, pavrėsisht prej mungesės sė kompetnecave nė katėr fushat qė do tė diskutohen nė takimet e ardhshme ndėrmejt Prishtinės e Beogradit Sipas kryministrit Rexhepi, pjesėmarrja nė takimin e Vjenės pa njė konsensus paraprak mund tė shkaktojė tensione nė jetėn politike dhe nė veprimin e institucioneve, por nuk do tė thotė se mund tė rezultojė me dorėheqjen e tij. Kryeministri Rexhepi do tė ketė njė darkė pune me kryeadministratorin Hari Holkeri, nė tė cilėn do tė bisedohet pėr takimin e Vjenės. Ai tha se nga z. Holkeri ka marrė premtime administrata e UNMIK-ut tani do tė pėrqendrohet nė prioritet e Kosovės
iliri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-03, 11:20   #36
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

B. HAXHIU: KA FILLUAR NJĖ ETAPĖ E RE E MARRĖDHĖNIEVE SHQIPTARO-SERBE



15. Tetor, 2003 " Europa e Lirė "





Baton Haxhiu, analist nga Prishtina



RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, si e vlerėsoni ju fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, nė fakt, si e vlerėsoni takimin e djeshėm nė Vjenė?



BATON HAXHIU : Asgjė e re. Domethėnė kam pritur qė ky takim tė jetė simboli dhe tė fillojė procesin e komunikimit shqiptaro-serb, pėr arsye se konsideroj se lufta nė Kosovė ka pėrfunduar, konsideroj se paqja e papėrfunduar, me Vjenėn shndėrrohet nė fillimin e procesit paqėsor, prandaj ka qenė e rėndėsishme prezenca e delegacionit kosovar nė Vjenė dhe nuk mė kanė bėrė pėrshtypje fare fjalimet e asnjėrit lider, domethėnė as tė zotit Rugova dhe as zotit Zhivkoviē, ashtu si edhe fjalimet e ndėrkombėtarėve, por me rėndėsi ėshtė qė ka filluar njė etapė e re e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe.



Unė nuk mendoj qė nga ky takim dikush ka pritur mė shumė se kaq. Ajo qė ka pritur ka qenė bashkėsia ndėrkombėtare, e cila ka pritur sė paku njė respekt tė kosovarėve, qė prezenca e tyre nė Vjenė tė jetė ashtu siē ata kanė menduar.



Domethėnė tė jetė njė prezencė institucionale, pėr arsye se ky ka qenė njė lloj vlerėsimi i bashkėsisė ndėrkombėtare se nė Kosovė po ndėrtohen institucionet. Kjo ėshtė arsyeja pse unė personalisht jam i zhgėnjyer nga kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, i cili ka treguar se ėshtė kryeministėr i vetvetes dhe nė njėfarė mėnyre nuk ka respektuar dy milionė shqiptarė tė Kosovės, shumica e tė cilėve, pavarėsisht nga dhimbjet, dhe nga tė gjitha qė kanė ndodhur, kanė dashur qė Rexhepi tė jetė atje dhe ta thotė atė qė ėshtė dashur ta thotė.

RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, po ēfarė prisni ju nga zhvillimet e tanishme, pas fėrkimeve, me tė cilat janė pėrballur institucionet e Kosovės para shkuarjes nė Vjenė. Cilat janė zhvillimet brenda pėrbrenda institucioneve tė Kosovės?



BATON HAXHIU : Ēėshtja kryesore te ky takim ka qenė qė ne tė rregullojmė imazhin, apo tė rikthejmė imazhin, i cili ka qenė jo vetėm duke u humbur, por edhe duke u shkatėrruar dhe ky imazh tani ėshtė dėmtuar edhe mė shumė. Nuk e di se si mund tė dėmtohet imazhi i Kosovės mė shumė se nga mosprezenca e kryeministrit tė Kosovės apo shkuarja e delegacionit kosovar tė pėrgjysmuar.



Ekzistojnė disa grupe nė Kosovė qė dėshirojnė qė pėrmes tyre ta bėjnė nė njėfarė mėnyre kontrollimin e pushtetit, apo tė jenė nė njėfarė mėnyre qeveri nėn hije, qofshin ato tė shoqėrisė civile, qofshin tė partive politike. Nuk po flas pėr gabimet strategjike dhe megalomane tė njė partie politike, por po flas pėr grupet e NGO-ve (OJQ-ve), tė cilat kanė ndikuar shumė pėr bllokimin dhe frenimin e procesit politik, apo rastin e Vjenės. Nuk guxojmė qė kur ekzistojnė institucionet e Kosovės, tė ndėrtojmė delegacione, tė cilat janė jashtė institucionale.

Ne mund tė organizojmė grupe qė ndihmojnė institucionet e Kosovės, por jo qė atje tė jenė grupet qė nuk u takojnė institucioneve. Mendoj se zoti Rugova ka treguar diēka qė ne e kemi pritur-loajalitetin maksimal ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, qė pėr mua personalisht ėshtė shumė mė i rėndėsishėm sesa refuzimi i shkuarjes nė Vjenė. Kėto tė dyja nuk kanė ekuivalencė. Nuk guxojmė tė luajmė me imazhin tonė, duke refuzuar gjithė ato shtete dhe gjithė atė prezencė tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe duke i dhėnė konotacion politik.

RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, ju i pėrmendėt grupet punuese, ndėrkohė kryetari Rugova ka thėnė nė Vjenė se shpreson qė qeveria do tė pėrfshihet nė punėn e kėtyre grupeve, e tė njėjtėn gjė nė njė mėnyrė e ka thėnė edhe kryeministri Rexhepi nė prononcimin e tij drejtuar mediave tė huaja, por jo nė fjalimin publik. Sa besoni ju se mund tė gjejė hapėsira dhe mundėsi qeveria e Kosovės qė tė pėrfshihet tani nė fazėn e dytė tė kėtij procesi?



BATON HAXHIU : E para e punės, unė nuk shoh mundėsi morale qė zoti Bajram Rexhepi ta udhėheqė dhe mėtutje qeverinė e Kosovės. Unė mendoj se ai do tė jetė i ndėrgjegjshėm dhe ndėrgjegja duhet tė vlerėsohet nė kėtė moment mė shumė se gjithēka tjetėr. Bajram Rexhepi nuk ka mundėsi mė qė tė jetė kryeministėr i Kosovės dhe t’i udhėheqė delegacionet apo ēėshtjet teknike.



Nuk dua tė hy nė detaje se kush ka pasur gabime, a ka pasur presion Bajram Rexhepi apo jo, nga kush ka pasur presion, kush qėndron prapa kėsaj, por pa marrė parasysh, nuk ka mundėsi qė njė kryeministėr siē ėshtė Bajram Rexhepi me njė deklaratė, tė tillė si e ka dhėnė, tė mbetet kryeministėr i Kosovės.

Unė personalisht mendoj se Bajram Rexhepi ka qenė kryeministėr i duhur nė momentin e duhur, por nė momente tė tilla dhe sidomos deklarata famoze para opinionit publik kosovar ka qenė e paduhur, frazeologjike dhe e paqėndrueshme, prandaj unė konsideroj se duhet tė rishqyrtohet pozicioni i qeverisė dhe institucioneve tė Kosovės.



RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, t’u kthehemi edhe njė herė vetė bisedimeve. Ju thatė se takimi i Vjenės u mbajt ashtu siē edhe ėshtė pritur, si takim simbolik. Mirėpo, sipas jush ēfarė do tė prodhojė ky takim nė kuptimin e rezultateve dhe pasojave tė mundshme?



BATON HAXHIU : Pasojat do tė jenė pėr Kosovėn, kurse rezultatet e kėtij takimi janė vetėm fillimi i njė procesi, i cili do tė fillojė nė vitin 2005 dhe asgjė tjetėr. Domethėnė, realizimi i fillimit tė njė standardi, i cili ka qenė i paraparė. Bashkėsia ndėrkombėtare ka kėrkuar “exit-strategjinė”, domethėnė strategjinė e daljes nga Kosova dhe e ka filluar me takimin e Vjenės, prandaj unė konsideroj qė konsekuencat nuk do tė jenė te bashkėsia ndėrkombėtare, ato nuk do tė jenė te pala serbe, por do tė jenė nė zhvillimin e procesit tė Kosovės, sepse gjithkush e di se pavarėsia e Kosovės nuk ka alternativė dhe e dinė kėtė edhe nė Serbi, edhe nė Kosovė.



Tre muaj mė parė e kemi pasur ēėshtjen e statusit, e kemi biseduar me ju – ka qenė dilema, Serbia duhet tė pėrcaktohet ose pėr Bashkimin Evropian, ose pėr palestinizimin e rajonit.



Me siguri se ata do tė pėrcaktohen pėr Bashkimin Evropian dhe ky pėrcaktim ne na e hap rrugėn qė tė jemi kooperues me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe na e hap rrugėn se si ta ndėrtojmė pavarėsinė e Kosovės dhe ekuivoket e tilla tė prodhimit tė tradhtarėve dhe patriotėve, nė situata shumė tė rėnda pėr Kosovėn karshi bashkėsisė ndėrkombėtare, mė bėn tė jem skeptik nėse jemi tė gatshėm qė nė njė periudhė deri nė vitin 2008, kur parashihet tė rregullohet statusi i Kosovės, tė jemi nė gjendje ta vėmė atė vijėn e aplikimit tė nuancave pėr ndėrtimin e pavarėsisė.



Intervistoi : Rrahman Paēarizi
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-03, 09:59   #37
iliri
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Postime: 64
iliri e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Jakup Krasniqi: konferenca e Vjenės nuk ėshtė e pėrgatitur

Arben Xhixho

13 tetor 2003









Fundjavėn qė kaloi u zhvillua nė New York njė konferencė pėr tėrheqjen e investimeve nė Kosovė. Ky eshte viti i dytė qė qeveria e Kosovės i bėn thirrje komunitetit shqiptar dhe afaristėve amerikanė tė investojnė nė Kosovė. Nė konferencė ishte i pranishėm edhe Ministri i Ēėshtjeve Publike Jakup Krasniqi, i cili ishte i ftuar nė emisionin Ditari. Ai komentoi mes tė tjerash edhe pėr bisedimet Prishtinė-Beograd.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, para se tė ndalemi tek konferenca pėr investimet nė Kosovė, le tė flasim pėr bisedimet Prishtinė-Beograd. Duket se pėrsėri kur ėshtė fjala pėr probleme tė rėndėsishme, shqiptarėt mezi e gjejnė ose nuk e gjejnė dot gjuhėn me njeri-tjetrin. A nuk shkon kjo nė favor tė atij imazhi tė krijuar me ose pa tė drejtė se shqiptarėt para se tė kėrkojnė pavarėsinė, qė tė gjithė e kėrkojnė nė Kosovė duhet nė radhė tė parė tė gjejnė gjuhėn me njėri-tjetrin?



Jakup Krasniqi: Populli shqiptar nė Kosovė ka mbajtur tre zgjedhje tė lira. Ka mbajtur zgjedhjet pėr parlamentin e Kosovės dhe institucionet e tjera qėndrore nė Kosovė dhe do tė duhej krejt natyrshėm qė ēėshtja e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit tė vendosej nė parlament dhe parlamenti tė merrte vendimin politik pėr shkruarjen nė bisedimet e Vjenė. Ne konsiderojmė se konferenca e Vjenės nuk ėshtė e pėrgatitur. Delegacioni kosovar atje ėshtė pa pėrgjegjėsi dhe kompetenca tė pėrcaktuara. Bisedimet do tė duhet tė zhvilloheshin mes Prishtinės dhe Beogradit, por vetėm pasi tė bėhej njė marrėveshje paqeje mes Prishtinės dhe Beogradit dhe pas kėsaj, mbasi mes dy vendeve ka pas njė luftė, atėherė tė filloheshin pėrgatitjet e kėtyre bisedimeve. Por paraprakisht qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve tė tjera tė Kosovės administrata ndėrkombėtare do tė duhej t’ju bartėte kompetencat e pėrgjegjėsisė qė delegacioni i Kosovės nė Vjenė tė shkonte me kompetenca tė plota dhe tė kishte mundėsi sovrane pėr tė vendosur pėr tė gjitha format e bisedimeve me palėn serbe.



Zėri i Amerikės: Gjithė kėto kushte qė ju pėrmendėt, a nuk do ta bėnte tė pamundur fillimin e bisedimeve pasi plotėsimi i kėtyre kushteve ėshtė paksa njė proces i gjatė?



Jakup Krasniqi: Plotėsimi i kėtyre kushteve dhe marrja e njė vendimi nė parlament do tė ishte vėrtet krejt e arėsyeshme. Po tė vendosej kjo ēėshtje nė parlament atėherė delegacioni i Kosovės do tė ishte i plotėfuqishėm, do tė kishte bazėn e vet ligjore por edhe do tė ishte i pėrgatitur politikisht dhe do ta merrte pėrgjegjėsinė nga organi ligjvėnės, nga parlamenti i cili ka marrė votat e qytetarėve tė Kosovės dhe me vendosjen e ēėshtjes nė parlament delegacioni i Kosovės do tė kishte pėrgjegjėsi dhe mundėsi tė tjera pėr tė biseduar pėr Kosovėn. Kėshtu siē janė pėrgatitur kėto bisedime, qė nė fakt faktori kosovar ka qėnė krejt i lėnė pas dore dhe pa kompetenca dhe pėrgjegjėsi pėr tė vendosur mbi fatin e vet, nuk di cili do tė ishte pozicioni i delegacionit por edhe nuk di se si do tė zhvillohen proceset nė kėtė formė tė papėrgjegjėshme.



Zėri i Amerikės: A jeni i shqetėsuar se qeveria e Kosovės me mospjesmarrje nė kėto bisedime po rrezikon qė tė prishet uniteti brenda saj dhe tė bjerė fare qeveria?



Jakup Krasniqi: Ne mendojmė se qeveria ka kėrkuar vėrtet krijimin e njė uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe mendoj qė ai unitet ka qėnė i arritur nė kuvendin e Kosovės. Nė kėtė kuvend tė gjitha subjektet politike u kanė thėnė ”po” bisedimeve por pasi do tė plotėsoheshin disa kushte. Mirėpo ēėshtjen e parlamentit, ėshtė njė e vėrtetė e madhe se e ka penguar kryetari i tij zoti Daci i cili nuk ka lejuar zhvillimin e njė debati tė gjerė dhe tė gjithanshėm nė parlament. Nė njė mėnyrė paksa tė ēuditshme ai hodhi nė votim nėse do tė vazhdonte apo do tė ndėrprehej debati. Deputetėt pėr ēudi nė vend qė tė kėrkonin tė debatohej kjo ēėshtje me tė vėrtetė shumė serioze pėr Kosovėn, pėr proceset qė po i kalon Kosova, pėr tė ardhmen e Kosovės, ata votuan pėr ndėrprerjen e debatit dhe kėshtu pengohet parlamenti pėr ta marrė vendimin politik, pėr ta autorizuar qeverinė pėr formimin e njė platforme politike dhe pėr formimin e njė delegacioni tė bisedimeve nė konferencėn e Vjenės.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, ka zėra qė thonė se brenda partisė suaj kanė filluar fraksionet, ka njė lloj pėrēarjeje dhe se nje pjesė ėshtė e interesuar pėr largimin e zotit Rexhepi? A ka ndonjė tė vėrtetė nė to?



Jakup Krasniqi: Jo. Unė mendoj qė subjekti politik shqiptar sidomos Partia Demokratike gjatė kėtij muaji tė fundit i ėshtė qasur nė mėnyrė shumė serioze kėtij problemi. Zoti Rexhepi ėshtė anėtar i kryesisė sė Partisė Demokratike, ėshtė anėtar i kėshillit drejtues tė kėsaj partie dhe ai i ka pėrcjellė zhvillimet dhe diskutimet qė janė bėrė nė kėshillin drejtues tė Partisė Demokratike, din vendimet e kėtij organi vendimmarrės tė partisė dhe natyrisht ai ka mbajtur qėndrimin edhe tė partisė por njėkohėsisht edhe tė qeverisė, sepse edhe nė qeveri ėshtė biseduar pėr kėto probleme dhe nė qeveri ėshtė marrė vendimi qė nėse parlamenti i Kosovės merr vendimin politik, e autorizon qeverinė pėr bisedime atėherė ajo do tė pėrgatitej pėr konferencėn e Vjenės.



Zėri i Amerikės: Megjithatė, zoti Thaēi tha mbrėmė se refuzimi i zotit Rexhepi ėshtė qėndrimi i tij personal?



Jakup Krasniqi: Jo, unė mendoj se qėndrimi i zotit Rexhepi nuk ka qėnė qėndrim personal por ka qėnė edhe vendim i qeverisė por edhe vendim qė del nga qėndrimet e kėshillit drejtues tė Partisė Demokratike tė Kosovės.



Zėri i Amerikės: A gėzon zoti Rexhepi mbėshtetjen e plotė tė partisė suaj?



Jakup Krasniqi: Natyrisht, edhe nė kėto momente zoti Rexhepi vazhdon ta ketė besimin e Partisė Demokratike tė Kosovės.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, tė ndalemi tani tek problemi i konferencės pėr tė cilėn ju erdhėt kėtu nė New York. Sa e efektshme mund tė jetė njė konferencė e tillė pėr tė tėrhequr investitorė pėr investime qoftė nga afaristė shqiptarė, qoftė nga afaristė amerikanė nė njė kohė qė klima politike nė Kosovė tė paktėn nė prag tė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit duket se ėshtė mė tashmė e paqėndrueshme?



Jakup Krasniqi: Pėr kėtė konferencė ėshtė bėrė njė pėrgatitje para shumė kohėsh. Ėshtė nė interesin e Kosovės qė tė tėrhiqen investitorė nga tė gjitha vendet qė janė tė interesuara qė tė investojnė nė Kosovė dhe tė kenė fitimet e tyre nė Kosovė. Pėr kėtė arsye ne dimė qė nė Shtetet e Bashkuara ka shumė bashkėatdhetar qė kanė njė fuqi ekonomike, qė kanė mundėsi qė kapitalin e tyre ta investojnė nė Kosovė dhe tė fitojnė nė Kosovė. Prandaj qeveria e Kosovės nė kėtė rast ka parė tė arsyeshme tė organizojė njė konferencė ku ti thėrrasė tė gjithė afaristėt shqiptarė por edhe jo shqiptarė tė SHBA, ku tė tregojė kushtet dhe mundėsitė qė janė krijuar, si ato ligjore edhe nga pushteti qėndror edhe nga ai lokal dhe ne mendojmė qė ka hapėsirė dhe ka mundėsi pėr tė investuar nė Kosovė dhe ka hapėsirė pėr tė nxjerrė fitime.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, ēfarė po bėhet me procesin e privatizimit. Administrata ndėrkombėtare e anulojė pėr sqarimin e disa ēėshtjeve ligjore. A mund tė jepni njė status tė fundit tė kėtij procesi?



Jakup Krasniqi: Pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm ka ndėrprerė pėrkohėsisht ēėshtjen e privatizimit por ajo duhet tė verifikohet nga bordi mbikqyrės i AKMsė dhe ajo nuk ėshtė bėrė, prandaj ėshtė njė ndėrprerje e pėrkohėshme. Ne e konsiderojmė se ndėrprerja nė kėtė formė e privatizimit pengon realizimin e standartit tė parė, zhvillimit ekonomik dhe nė tė vėrtetė kjo duhet tė shikohet mirė si nga administrata ndėrkombėtare si nga ajo vendore se kjo pengon zhvillimin ekonomik tė Kosovės, pengon realizimin e njė standarti, i cili ėshtė ndoshta njė nga standartet kyēe pėr zhvillimin e tė gjitha proceseve nė vijim nė Kosovė dhe ne shpresojmė qė kjo pengesė do tė hiqet.
iliri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-03, 09:50   #38
iliri
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Postime: 64
iliri e ka pezulluar reputacionin
Gabim

D. Serwer: Bisedimet duhet tė ishin pėrgatitur mė mirė

Ilir Ikonomi

17 tetor 2003





Komuniteti ndėrkombėtar i pėrshėndeti si njė fillim i mirė bisedimet Prishtinė-Beograd pėr ēėshtjet teknike qė nisėn kėtė javė nė Vjenė. Por a ishte dialogu i pėrgatitur si duhet nga komuniteti ndėrkombėtar? Pėr kėtė dhe ēėshtje tė tjera, kolegu ynė Ilir Ikonomi intervistoi analistin e Institutit amerikan tė Paqes, Daniel Serwer.

Zėri i Amerikės Hapja e bisedimeve nxori nė pah se sa e vėshtirė ėshtė t’i ulėsh shqiptarėt she serbėt nė njė tryezė, qoftė edhe pėr ēėshtje praktike. A mendoni se fillimi i dialogut ishte pėrgatitur si duhet dhe sa duhet nga komuniteti ndėrkombėtar?



D. Serwer E rėndėsishme ėshtė se ky ishte njė fillim. Mendoj se gjėrat mund tė ishin pėrgatitur diēka mė mirė, sepse gjithnjė mund tė pėrgatitesh mė mirė nėse ke mė shumė kohė. Por fakt ėshtė se ky ishte njė fillim dhe ajo qė ka rėndėsi tani ėshtė tė vazhdohet me pėrgatitje seriozepėr ēėshtjet teknike. Megjithatė, nė Prishtinė ende ka njė problem politik qė duhet zgjidhur. Problemi ėshtė se parlamenti nuk e mbėshteti plotėsisht delegacionin qė shkoi nė kėto bisedime dhe kjo duhet zgjidhur. Parlamenti e bėri tė qartė se nuk donte tė miratonte njė rezolutė qė ta mbėshteste delegacionin dhe ndėrkombėtarėt nė prapaskenė u pėrpoqėn ta evitonin kėtė rezolutė qė bėnte thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo ishte njė situatė shumė e vėshtirė politikisht, sidomos pėr kryeministrin, i cili u kritikua se nuk mori pjesė nė bisedime por mendoj se nėse ai do tė kishte shkuar, kritikat do tė kishin qenė mė tė ashpra dhe mė tė rrezikshme pėr tė politikisht.



Zėri i AmerikėsBeogradi kėrkon qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė megjithėse ata e dinė dhe privatisht e pranojnė se kjo nuk do tė ndodhė kurrė. A mendoni se kjo ėshtė njė pozė politike e Beogradit dhe sa po ndikon ajo nė pengimin e dialogut.



D. Serwer Natyrisht qė kjo e bėn dialogun tė vėshtirė. Mendoj se ajo qė pranon Beogradi ėshtė se ai nuk mund ta qeverisė mė Kosovėn nė tė ardhmen dhe se Kosova tė paktėn do tė vetqeveriset, nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm por mendoj se tani pėr tani ėshtė shumė e vėshtirė tė pranohet publikisht ose me ndonjė marrėveshje. Prandaj tani nuk mund tė zhvillohen dot bisedime pėr statusin pėrfundimtar pa patur fillimisht bisedime pėr ēėshtje praktike tė cilat do tė krijonin besimin midis palėve si dhe do tė mundėsonin bisedimet mbi statusin pėrfundimtar pas pak vitesh, shpresoj aty nga viti 2005.



Zėri i Amerikės Kryeministri Bajram Rexhepi nuk mori pjesė nė hapjen e bisedimeve dhe natyrisht qė ai pėrfaqėson njė pjesė tė rėndėsishme tė shqiptarėve tė Kosovės. Por a mundet qė komuniteti ndėrkombėtar tė shpresojė qė shqiptarėt do tė marrin pjesė plotėsisht nė dialog pa patur sigurime nga komuniteti ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e tyre?



D. SerwerMendoj se ata duhet tė bien dakord tė bisedojnė edhe pa marrė sigurime pėr tė ardhmen pasi ėshtė e qartė, mendoj unė, se shqiptarėt nuk do tė qeverisen mė nga Beogradi dhe kjo duhet tė jetė e mjaftueshme pėr momentin. Nuk mund tė ketė status pėrfundimtar para se tė zgjidhen disa ēėshtje praktike midis Beogradit dhe Prishtinės.



Zėri i Amerikės Shumė njerėz shtrojnė pyetjen se a do a tė ēojnė kėto bisedime nė negociatat pėr statusin pėrfundimtar. Ēfarė duhet tė bėjė komuniteti ndėrkombėtar qė tė arrihet kjo?



D. SerwerKjo do tė varet nga ajo qė do tė bėjnė shqiptarėt dhe serbėt. Ka rėndėsi qė tė dyja palėt tė bėjnė shumė pėrgatitje pėr statusin pėrfundimtar. Pėr shembull, nuk mund tė kesh bisedime pėr statusin midis Prishtinės dhe Beogradit nėse refugjatėt serbė nuk trajtohen mirė pasi tė jenė kthyer. Po ashtu, nuk mund tė kesh bisedime tė tilla nėse Beogradi nuk e ndėrpret mbėshtetjen pėr institucionet paralele nė Kosovė. Ka disa gjėra qė duhen zgjidhur para bisedimeve pėr statusin. Megjithatė, unė besoj se bisedimet e Vjenės janė fillimi i procesit. Ato formalisht nuk janė parashikuar si bisedime pėr statusin pėrfundimtar por nė fund tė fundit nėse ato do tė kenė sukses, hapi tjetėr do tė jenė bisedimet pėr statusin. Shpresoj qė kjo tė ndodhė sa mė shpejt, por shumė gjėra do tė varen nga dy palėt.
iliri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-03, 00:24   #39
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Liderėt e shteteve tė BE-sė thanė:

Liderėt e shteteve tė BE-sė kanė shprehur mbėshtetje pėr dialogun Prishtinė - Beograd

-Presidentėt dhe kryeministrat e vendeve tė Bashkimit Evropian nė samitin e tyre kanė shprehur mbėshtetje pėr lansimin e dialogut nė Vjenė, duke e quajtur atė se njė hap tė rėndėsishėm. Nė konkluzionet e samitit thuhet se dialogu i nisur nė Vjenė mė 14 tetor ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit shėnon hapin kyē nė politikėn standardet para statusit nė suazat e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė. Liderėt e shteteve tė BE-sė kanė mirėpritur fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, por kanė kritikuar mungesėn nė takim tė disa prej figurave politike nė Kosovė qė preferuan tė qėndronin larg takimit tė Vjenės.

BE ka caktuar nėntorin si afat pėr krijimin e grupeve teknike, qė do tė shqyrtojnė problemet praktike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Liderėt e BE-sė nė kėtė takim edhe njėherė i kanė shprehur mbėshtetje punės sė tė dėrguarit tė posaēėm tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė z. Hari Holkeri.

Po ashtu edhe NATO-ja ka dėrguar njė porosi tė qartė. Sekretari i pėrgjithshėm lordi Xhorxh Robertson ka thėnė se nisja e dialogut megjithėse duhet pranuar se ishte e vėshtirė ėshtė njė shenjė e mirė dhe atė duhet pasuar me punė konkrete. Lordi Robertson tha se mė e rėndėsishme se sa vetė fillimi ėshtė vazhdimi i procesit e mbase kjo do tė jetė nė tė mirė tė tė gjithė njerėzve qė jetojnė nė Kosovė
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-03, 00:26   #40
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim H. Holkeri thotė :

H. Holkeri thotė se statusi i Kosovės mund tė trajtohet vetėm pasi tė jenė bėrė pėrparime nė ēėshtjet praktike

-Nė njė konferencė pėr gazetarė nė Helsinki, kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri tha se bisedimet e nivelit tė lartė ndėrmjet udhėheqėsve tė shqiptarėve tė Kosovės dhe atyre serbė mund tė mbahen nė vitin e ardhshėm, por ēėshtja e statusit tė Kosovės mund tė trajtohet vetėm pasi tė jenė bėrė pėrparime nmė trajtimin e ēėshtjeve praktike.

I pyetur nga gazetarėt pėr kohėn e saktė tė mbajtjes sė kėtyre takimeve, Holkeri u shpreh se takimet e tilla tė nivelit tė lartė nuk janė planifikuar ende.

Hari Holkeri u bashkua me vlerėsimin pozitiv tė Bashkimit Evropian pėr takimin e Vjenės. Ai pranoi megjithatė se ka pasur probleme si pėr shembull mungesa e kryeministrit tė Kosovės Bajram Rexhepi.
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-03, 00:27   #41
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Rreth 40 tė rinj nė Ferizaj kanė kėrkuar ndihmė ?

Rreth 40 tė rinj nė Ferizaj kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore nė spitalin e qytetit pas helmimit me gaz lotėsjellės

-Rreth 40 tė rinj nė Ferizaj kanė kėrkuar dje ndihmė mjekėsore nė spitalin e qytetit pas helmimit me gaz lotėsjellės.

Incidenti ka ndodhur nė qendėr tė Ferizajt dje rreth orės 16.30 kur persona tė panjohur kanė hedhur gaz lotėsjellės nė kafiterinė "Insajd". Mjeku kujdestar pėr shėrbimin e kirurgjisė, Sylejman Metushi, ka deklaruar se gjendja e tė lėnduarve ėshtė e mirė, ngase nga 40 sa janė paraqitur pėr ndihmė vetėm 7 apo 8 pacientė janė nėn pėrkujdesje mjekėsore, ndėrkaq tė tjerėt janė kthyer nė shtėpitė e veta.

Pėr kėtė incident tė pazakonshėm dhe pėr motivet nuk ėshtė dhėnė asnjė njoftim nga policia.
__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-03, 21:24   #42
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Policia sllovene ndalon gjeneral Ēekun pėr shkak tė fletarrestit serb



Nė Aeroportin e Lubjanės pėrsėritet incidenti nė Aeroportin e Budapestit



“Po, jam ndaluar. Po mbahem nė lokalet e policisė, nė pritje tė ndonjė vendimi nga autoritetet sllovene... Arsyetimi qė mė ėshtė dhėnė ėshtė se jam i kėrkuar nga Qeveria e Serbisė”, sqaroi komandanti i TMK-sė nėpėrmjet telefonit



vijon nė KOHA Ditore
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-03, 21:27   #43
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Radio 21











KOSOVA







Nė Lubjanė ndalohet komandanti i TMK-sė, gjen.lejt. Agim Ēeku





Lublanė, 22 tetor - Komandanti i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, gjeneral-lejtėnant Agim Ēeku, ėshtė ndaluar sot, nė Aeroportin e Lubjanės, nga policia e Sllovenisė. Sipas policisė sllovene, ndalimi i gjeneral Ēekut ėshtė bėrė nė bazė tė njė fletarresti tė Interpolit, tė lėshuar me kėrkesė tė organeve tė drejtėsisė sė Serbisė. Pas disa orėsh ndalimi, komandanti i TMK-sė gjenerallejtnant Agim Ēeku ėshtė liruar nga arresti
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-03, 21:28   #44
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kosovė: Institucionet protestojnė ashpėr kundėr arrestimit tė Ēekut





Institucionet e Kosovės do tė duhej qė nė mėnyrė institucionale tė kėrkojnė nga BE-ja dhe UNMIK-u qė tė ndalin praktikat dhe avazet e ndjekjeve tė personaliteteve kosovare mbi bazėn e fletarresteve tė lėshuara nga Serbia, kanė deklaruar pėrfaqėsuesit e subjekteve politike dhe institucioneve tė Kosovės, lidhur me arrestimin e gjenerallejtėnant Agim Ēekut nga autoritetet sllovene.
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-03, 21:31   #45
Flash
 
Anėtarėsuar: 16-10-03
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 46
Flash e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Flash Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Flash
Gabim Agim Ēeku ėshtė ndaluar sot nė Lubjanė ?

Agim Ēeku ėshtė ndaluar sot nė Lubjanė nga policia sllovene, por shpreson tė lirohet sė shpejti

-Policia sllovene sot ka ndaluar nė aeroportin Bėrnik tė Lubjanės nė Slloveni komandantin e TMK-sė Agim Ēeku, kanė konfirmuar burimet policore sllovene. Ndėrkohė nė Prishtinė ndalimin e komandantit tė TMK-sė e ka konfirmuar edhe koordiantori i KFOR-i me TMK-nė Endrju Kaming, siē thuhet pėr shkak tė njė fletarrestimi tė Interpolit. Kėtė fletarrestim e kanė lėshuar autoritetet e Beogradit.

Kėtė e ka konfirmuar edhe vetė gjeneral Agim Ēeku nė njė bisedė telefonike pėr mediat e Kosovės, i cili tha se shpreson tė lirohet shpejt.

Ēeku ka thėnė se ishte duke kaluar transit nėpėr Slloveni pėr t'u kthyer nė Kosova nga njė vizitė familjes sė tij nė Kroaci. Edhe Ēeku pohoi se ėshtė ndaluar pėr shkak tė njė fletarrestimi tė Beogradit


__________________
Shfleto lexo mėso
Flash Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.