Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-04-14, 12:00   #76
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Dėshmia e dėshmitarit qė nuk u mor kurrė parasysh







Llashtica e dėrmuar as pas 15 vitesh nuk mori pėrgjigje nga organet e drejtėsisė. Nuk mjaftuan as deklaratat e Vlora Shabanit, Deli Hysenit, Drita Hysenit, Ymer Ibishit, Nehat Shabanit e tė dėshmitarėve tė tjerė qė kjo Dosje tė paktėn tė marrė njė pėrgjigje zyrtare.Llashtica edhe sot (e diel) pėr kutjon 15 vjetorin e masakrės, por pa asnjė hetim zyrtar, raporton rajonipress.

Edhe pse nė polici, prokurori dhe EULEX e UNMIK janė deponuar dhjetėra dėshmi pėr vrasjet nė kėtė fshat, askush deri tani nuk e ka trajtuar seriozisht Dosjen e Llashticės. Ymer Ibishi dėshmitar vazhdon tė mos heshtė dhe tė kėrkojė drejtėsi pėr viktimat e burg pėr kriminelėt.

Llashtica ėshtė njėri nga fshatrat qė ka pėsuar mė sė shumti dhe ėshtė goditur mbi shumė familje, duke filluar nga vrasjet, pushkatimet, dhunimet e djegiet e kufomave.

“Dosja e Llashticės” mbetet ende e pa hetuar. “Pas luftės KFOR-i, UNMIK-u dhe agjenturat e huaja tė instaluara nė Gjilan kėrkonin dėshmi, kėrkonin fotografi e incizime nga vendi i ngjarjes. Dhe ne ua dhamė tė gjitha duke besuar se ato dėshmi do tė zbardhen ndonjėherė, por kjo kurrė nuk ndodhi, madje as me Luis

Arbur qė atė kohė ishte kryeprokurore e Tribunalit tė Hagės e cila ishte e vetmja qė vizitoj Llashticėsn”. Kėshtu rrėfen pėr rajonipress dėshmitari Ymer Ibishi nga Llashtica.

Ibishi thotė se ndihet i befasuar nga heshtja e hetuesve shqiptarė. “Ėshtė e pafalshme qė asnjė prokuror, asnjė polic hetues nuk gjeti guxim e kurajo qė ta zbardh Dosjen e Llashticės. Kam deponuar nė Prokurorinė e Gjilanit dhjetėra dėshmi, fotografi e prova tė pakontestueshme, por kurrė askush nuk mė ka ftuar pėr tė dhėnė intervistė apo folur pėr ngjarjen nė Llashticė” thotė Ibishi.

Ai ndihet i zhgėnjyer edhe nė EULEX-in dhe nė Tribunalin e Hagės. “Edhe EULEX-i po vepron njėjtė si UNMIKU dikur”.

Ibishi tha se deri mė tani asnjė hetim zyrtarė dhe asnjė dėshmitarė i gjallė nuk u ftua qė tė dėshmojė pėr masakrėn e Llashticės ku mė 13 prill tė vitit 1999 forcat serbe tė udhėhequra nga policia dhe ushtria e rregullt serbe vranė, masakruan dhe djegėn pėr sė gjalli 13 civil tė pafajshėm.

Llashticasit me tė drejtė ankohen edhe nė institucionin e Hagės, meqė nė procesin gjyqėsor ndaj ish zyrtarėve mė tė lartė tė Serbisė tė akuzuar dhe dėnuar edhe pėr krimet e luftės nė Kosovė, masakra dhe djegia pėr sė gjalli e civilėve shqiptarė nė kėtė fshat nuk ėshtė pėrmendur fare.Dėshmitarėt e Llashticės me kujdes e kanė pėrcjellur kėtė proces gjyqėsor, por janė zhgėnjyer nė Gjykatėn e Hagės e cila vetėm kalimthi e ka pėrmendur Llashticėn. Madje ish kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Luis Arbur e cila kishte vizituar menjėherė pas luftės Llashticėn, kishte premtuar hetim tė plotė, por kjo kurrė nuk ndodhi.

Ibishi thotė se edhe patologėt kanadez qė kishin parė kufomat e Llashticės asnjėherė nuk e kanė dorėzuar raportin zyrtar nė organet hetuese. “Ėshtė vėrtet e habitshme sesi EULEX –i po flenė mbi dosjen e kriminelėve tė identifikuar tė Llashticės, derisa prokurorėt shqiptarė vetėm po bėjnė sehir nė kėtė punė”.Sipas, Ibishit hetuesit e EULEX-it kanė fakte trishtuese dhe dosje tė gatshme pėr Llashticėn. Sipas tij ushtria dhe forcat paramilitare mė 13 prill 1999 e kanė rrethuar Llashticėn, derisa konvoji ushtarak mbante nofkėn :”Dora e zezė”.Ndryshe nė kohė dhe rrethana tė ndryshme nė Llashticė nė prill tė vitit 1999, janė vrarė 23 civilė tė pafajshėm . Gjithashtu nė Llashticė janė djegur 120 shtėpi , ėshtė djegur shkolla, biblioteka, janė plaēkitur qindra traktor .Dėshmitari kryesor, Deli Hyseni njeriu qė ka parė me sy vdekjen e mė tė afėrmeve tė tij nė dėshminė e tij pėr masakrėn e 30 prillit 1999 ka thėnė :”Nuk kam forcė as guxim qė tė flas pėr atė tragjedi. Ėshtė njė emocion i madh qė kur flas mezi pėrmbahem. E kam parė vdekjen me sy, kam parė se si vdiqėt pėr sė gjalli, kam parė sesi njeriu ėshtė mė i fortė se guri”.

Dhe kėto fjalė e kėto rrėfime loti tė Deli Hysenit tregojnė pėr vrasjen e 13 shqiptarėve nė shtėpinė e Rifat Shabanit. Deliut i kujtohet ora kur paramilitari rom e qėllon tė parin babanė e tij. “ Romi e qėlloi nė syrin e djathtė babėn dhe vazhdon t`i vras tė gjithė me radhė i ndihmuar edhe nga njė serb”.Deliun e godet plumbi nė fyt dhe i humbet vetėdija. Sėrish e pėrballon kėtė skenė dhe arrin tė dalė nga tymi e flaka.

“E kam parė me sy sesi digjej nėnė Ajshe . Ajo dha shpirt nė duart e mija. E kam parė me sytė e mi Feriz Shabanin teksa po jepte shpirt pėr sė gjalli. Ėshtė karbonizuar nė krahėt e nėnės sė tij Zijaverės”.

Deliu thotė se paramilitari qė ishte rom pas vrasjes sė babait e ka ekzekutuar vėllain Fazliun, kushėririn Rifatin, pastaj Xhavitin. “Unė isha goditur me plumb nė qafė dhe jam alivanosur. Pas gjysmė ore kam parė se i kanė ekzekutuar tė gjithė me nga njė plumb, kurse Ymerit i thanė se ty nuk po tė vrasim , ty po tė lamė me vuajt pėr tėrė jetėn” citon fjalėt e paramilitarit Deliu.

Kjo ka qenė njėra nga dėshmitė e Deli Hysenit , dėshmitarit tė gjallė dhe njeriut qė pa gjithēka dhe madje edhe buldozerin qė erdhi nga Pasjani pėr tė rrafshuar tėrė vendin e krimit.

Edhe rrėfimi i Vlora Shabanit ėshtė mjaft trishtues dhe tregon barbarinė serbe mė 13 prill 1999. Vlora nė kėtė masakėr ka humbur babėn, nėnėn, vėllain dhe babagjyshin.Ajo nga traumat qė ka pėsuar nė kėtė masakėr ėshtė dashur tė shėrohet gjashtė muaj nė SHBA. Vlora nė kėtė masakėr ėshtė plagosur dhe ka parė me sytė e saj se si digjeshin pėr sė gjalli prindėrit e saj dhe vėllai.

Vlora nė dėshminė e saj ka saktėsuar se ishin dy paramilitarė qė me dhunė dhe rrėmbyeshėm kanė hyrė nė shtėpinė e tyre nė Llashticė. “Kėta paramilitarė e detyruan babin tim Selami Shabanin qė t`i ngritė duart lartė . Pas pak na kanė tubuar tė gjithėve sė bashku nė njė dhomė ku kanė nisur t`i ndajnė meshkujt nė njė anė –dhomė, dhe gratė e fėmijėt nė njė dhomė tjetėr” ka rrėfyer Vlora.

Edhe, Nehat Shabani mėsues ishte dėshmitar i dhunės serbe. Ai ėshtė i plagosur nė krahun e djathtė dhe e humbi djalin e tij Lirimin . Nehati mė 13 prill 1999 plagoset nga serbėt derisa banorėt po qėndronin nė male.

Tė pushkatuarit e datės 30 prill 1999 janė: Hysen Deli Hyseni, Ajshe Hysen Hyseni, Fazli Hysen Hyseni, Arife Fazli Hyseni, Driton Fazli Hyseni, Mirije Deli Hyseni, Blerim Ramadan Halili, Rifat Xhemajl Shabani, Selami Rifat Shabani, Zijavere Ejup Shabani, Fisnik Selami Shabani, Sylejman Ymer Ibishi, Xhavit Banush Berisha.

Nė fshatin Llashticė gjithashtu janė vrarė mė 13 prill 1999: Ali Bejtė Selimi, Enver Sylė Murseli, Ymer Kadri Rashiti, Lulzim Feti Musliu, Rukije Qazim Ramushi , Habibe Idriz Ramushi, Nezir Hasan Ramushi, Xhyzide Shaban Hasani, Lirim Nehat Shabani .

Nga procesverbalet e gjetura nė ish Prokurorinė e Qarkut( tė siguruara nga rajonipress), e qė janė tė evidentuara tė gjitha rastet e vdekjeve tė qytetarėve tė pafajshėm nė Gjilan, Kamenicė e Viti, pėr secilin rast tė vrasjes zyrtarėt serb tė Gjykatės sė Qarkut dhe tė ish SPB-sė vetėm kanė shėnuar se vrasja ėshtė bėrė nga personi NN.

Ky vlerėsim ėshtė dhėnė nga Prokuroria e Gjilanit dėrguar njė letėr sekrete Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut nė vitin 2004. Nga procesverbalet zyrtare tė ish zyrtarėve serb ėshtė parė se nė tė gjitha zhvarrosjet kanė marrė pjesė persona ushtarak, policor dhe gjyqėsor.

Nė kėto procesverbale janė dhėnė shėnime pėr vrasjet nė: Zhegėr, Llovcė, Lladovė, Llashticė, Dobėrqan, Zhegovc, Malishevė, Velekincė, Lubishtė e Vitisė, Verban, Novosellė, Kabash, Smirė, Gjylekarė, Cėrrnicė, Stubėll e Ulėt, Pozharan etj.

Gjykatėsit serb qė kanė fshehur vrasjet ose qė janė munduar t`i fshehin gjurmėt janė : Zhivojin Jankoviq-gjykatės, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq.

Pos masakrės fshati Llashticė ka pėrjetuar edhe djegien e shtėpive, ku janė plaēkitur teknika bujqėsore, janė zhdukur bagėtitė e fshatit, ishte dėmtuar shkolla fillore “Esat Berisha”, ishte djegur xhamia e fshatit, ambulanca e fshatit, biblioteka e fshatit.

Nė tėrė fshatin janė djegur 123 shtėpi, 137 objekte ndihmėse, janė plaēkitur 90 traktorė, 120 motokultivator, 3 autokombajna, 3 kombibusa, njė kamion dhe 130 vetura. Gjithashtu sipas tė dhėnave serbėt kishin plaēkitur 680 kafshė tė trasha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-04-14, 19:39   #77
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Pamje tmerri tė Shkodrės sė vitit 1912








Kėto ēka do tė shihni janė pamje tmerri tė Shkodrės nė prillin e vitit 1912, nė vazhdėn e bombardimeve tė zgjatura gjatė njė rrethimi nga forcat serbo-malazeze, nė Luftėn e Parė Ballkanike.

Nė video shihen trupa tė vdekur ndėrsa poashtu shihet njė nėnė qė sheh fėmijėn e saj duke vdekur urie.

Fėmijėt detyrohen tė hanė lėvozhga druri. Populli pret me orė tė tėra pėr marrjen e njė cope buke.

Nė fund shihen poashtu familje refugjatėsh tė cilat largohen me gjėsendet e tyre nė drejtim tė njė vendi mė tė mirė pėr ta. E tėra kjo ndodhi nė Shkodėr nė prill tė vitit 1913 saktėsisht 101 vite mė parė.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-14, 17:37   #78
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Top Channel sjell rrėfimet e grave tė dhunuara nė Kosovė



Prishtinė, 20.04.2014

Mbi 10 mijė shqiptarė tė vrarė, mijėra tė zhdukur, rreth 20 mijė gra tė pėrdhunuara, mbi 1 milion shqiptarė tė shpėngulur nga shtėpitė e tyre. Ky ėshtė bilanci i makinerisė sė hekurt tė Milosheviēit mbi shqiptarėt e Kosovės, gjatė luftės sė fundit.

Por, edhe sot, 15 vjet pas ēlirimit, Kosova mbetet njė dosje e madhe e krimit tė pandėshkuar. Njė nga plagėt mė tė rėnda tė kėsaj lufte mbeten viktimat e gjalla tė pėrdhunimit nga ushtria serbe. Sot, kujtimet e tyre janė mė tė gjalla se vet plagėt e pėrdhunimit. Lufta pėr to nuk ka mbaruar. “Exclusive” sjell vetėm disa nga dėshmitė e rralla tė grave dhe vajzave tė dhunuara gjatė luftės.

Dėshmitė e tyre nuk u pėrdorėn sa duhet, as nė proceset gjyqėsore ndaj ish-udhėheqėsve tė Jugosllavisė, madje edhe u asgjėsuan nga misioni i UNMIK-ut!

Sot, mė 20:05, krimi i padėnuar qė flet, pjesa e parė, nė “Exclusive” nė Top Channel.





__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-14, 17:05   #79
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

03 Prill 1999, Bllacė



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-14, 15:45   #80
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Krimineli, Goroljub Paunoviq, ish punėtor i PTT nė Vushtri, duke prerė nė fyt djaloshin shqiptar.





__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.