Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-06-05, 22:33   #1
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim KOMERCIALIZIMI

.



Pėrshėndetje tė gjithėve




Megjithėse shkrimin e mėposhtėm e kam lexuar edhe para ca muajsh, duke kėrkuar diē krejt tjetėr m’u dasht ta lexoj edhe disa herė tjera…Kush e kupton mbase mund ta gjejė arsyen pėr kėtė. Nė kėtė mėnyrė, kėtė shkrim, tė „prodhuar“ nga dikush tjetėr vendosa t’ua servoj nė pjatė. Ndėrsa ju te nderuar, nė daēi „hajeni“, nė daēi gėlltiteni pa e pėrtypur, nė daēi pėrtypeni sa mė mirė e imtė (ėshtė, besoj, pėr tė mirėn tuaj)…




Ata qė bėjnė komente, ēfarėdoqofshin, le ta dijnė se nuk do t’u pėrgjigjem nėse e shoh tė udhės qė pėrgjegja ime nuk do tė ndihmonte pėr tė mirė, gjegjėsisht tė mos jetė konstruktive. Pra, mos tė preken ata qė komentojnė (qėllimmirėt) nėse nuk reagoj. Mendoj se ky shkrim ėshtė mjaft i vlershėm pėr ta lexuar dhe duhet tė konsiderohet mė shumė si informacion se sa temė pėr debatime. Siē thot edhe vet titulli, fjala ėshtė pėr komercializimin. Megjithatė, sipas mendimit tim, ky titull mund tė „pėrkthehet“ edhe si „Globalizimi“.




Pėr moderatorėt:
Nėse mendoni se kjo temė sjell diē tė keqe, ėshtė provokim, e klasifikoni ashtu qė nuk do ta kishte pasur vendin kėtu etj. etj. ju kisha lutur tė mė informoni me kohė ashtu qė tė mė jipet mundėsia pėr tė kursyer energji, mund e…



Ju falemnderit!






KOMERCIALIZIMI




„Komercializimi ėshtė njė kėrcėnim pėrvjedhės dhe shpeshherė i padukshėm, i cili nė ndėrkohė cakton jetėn dhe fatin e miliona tė panumėrt njerėzish dhe se individualitetin e dhuruar nga Zoti e redukon nė njė shifėr (tė vetme). Njerėzit janė bėrė tė dhėna statistike pa sens tė thellė apo nevoja – pijuj nė fushėn e shahut tė fuqive tregtare dhe pėrfitimeve tė siparmarrjeve.




Shkretėtira e pajetė, siē e vlerėsojmė ne botėn moderne, njeriut ia grabit atė ēka njeriun e bėn njeri: Pėr tė qenė i lumtur, shfrytėzuar kreativitetin e vet, pėr tė qenė gjithmonė i gatshėm pėr t’i ndihmuar njėri tjetrit dhe pėr tė qenė i lirė. Konkurrimi vdekjeprurės shthurr frymėn e njeriut dhe tani ėshtė shndėrruar nė gjykatės nė „luftė pėr (mbi)jetesė“. Jeta, kjo aventurė e madhe, ėshtė korruptuar dhe ėshtė shkėmbyer me luftėn e mundimshme e tė padrejtė pėr tė mbijetuar


(nga „Epoka e barbarizmit ėshtė duke marrė fund“, prill 1999)






Pyetje:
M.(?!) thot se komercializimi ėshtė mė i rrezikshėm se bomba atomike. Kush jeton nė Amerikė (SHBA) has ēdokund nė komerzializim. Ēdo gjė nė kėtė vend ėshtė pėrshtatur nė atė mėnyrė qė ta ndihmojė komercializimin. Si mundet dikush, sikur unė qė mund ta identifikoj si tė keqen e strukturės sonė ekonomike, ta shmangė kėtė tė keqe pėr tė vazhduar? Apo, a mos ndoshta duhet njėherė tė presim shkatėrrimin total tė kėtij sistemi ekonomik? ( qershor, 2000)





Pėrgjigje:
Nuk ėshtė e plotė as njėra e as tjetra. Komercializimi sot nuk ekziston vetėm nė Amerikė, ai ėshtė kudo. Komercializimin dhe gjithė atė ēka ėshtė e lidhur me tė Amerika e ka eksportuar nė gjithė botėn. Globalizimi ėshtė fakt i pamohueshėm. Atė e hasim nė tregti dhe ndarjen e resorseve. Por ai ėshtė edhe njė die, njė koncept mendor. Komercializimi krijon pėrfytyrim pėr atė se problemet ekzistuese mund tė zgjidhen mė sė miri pėrmes metodave efektive e fitimprurėse tė menaxhimit. Pėrmes ekonomisė sė (orientuar sipas) tregut, siē e quan kėtė M.(?!), ndjekja symbyllazi e kėsaj filozofie tė (orientuar sipas) tregut – sikur tė kishte qenė mjet mrekullues qė do tė mund t’i zgjidhte tė gjitha problemet ekonomike tė botės - tė gjitha problemet shikohen si tė zgjidhshme nėn kuptimin e marketingut.





Nėse keni njė produkt, kėtė duhet ta sillni nė treg. Duhet ta shisni pėrmes tregut; krijoni njė treg, blini njė treg apo ia vidhni tregun dikujt. Sa mė i fortė e mė i pushtetshėm tė jesh, aq mė me efekt mund ta manipuloni tregun. Kjo ėshtė pėrparėsi, tė cilėn e ka Amerika ndaj shteteve europiane e Japonisė dhe, pėr kėtė arsye ajo ėshtė jashtėzakonisht e susksesshme nė sigurimin e pjesės mė tė madhe tė produkteve (prodhimeve) tė veta nė tregun botėror. Produktet e saj i binden ligjit tė komercializimit, motorit (trurit) tė forcave tė tregut. Kjo don tė thotė se duhet ta maksimoni eficiencėn e sejcilit aktivitet tregtar ashtu qė tė mund tė nxirrni pėrfitim (profit) sa mė tė madh. Ky ėshtė ligji themelor i cili qėndron prapa sejcilit aktivitet tregtar nė kėtė vend (SHBA).




vazhdon...




.


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-06-05, 08:59   #2
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

.




Jam i sigurtė se ekziston ndonjė tregtar, kudoqoftė nė Amerikė, nė ndonjė qytezė, i cili punon nė mėnyrė krejt tjetėr: nė tė mirė tė bashkėsisė. Dhe jam i sigurtė se ekzistojnė shumė njerėz tė tillė qė mendojnė pėr tė mirėn e komunės (rrethit) tė tyre, tė cilėt nuk bėjnė pėrpjekje pėr maksimimin e pėrfitimeve tė tyre porse duan ta mbajnė sė bashku grupin e punėtorėve, tė cilėt i paguajnė mirė dhe fitimin e ndajnė sė bashku me ta. Veprimtaria e tyre ėshtė e orientuar nė shėrbim tė tjerėve, por kjo (veprimtari) s’ėshtė me aq ndikim krahasuar me instinktet dhe aktivitetet komercializuese tė jetės tregtare amerikane nė pėrgjithėsi.






Kjo mėnyrė veprimi e maksimimit tė fitimit nė ndėrkohė ėshtė duke u praktikuar nė gjithė botėn. Tanimė ėshtė pėrhapur nėpėr tė gjithė botėn sė bashku me tė gjitha ato qė nėnkuptohen si investime dhe kontrollė tė ekonomisė sė sejcilit vend (shtet). Investimet e kapitalit bėhen nė atė mėnyrė qė, derdhja e pėrkundėrt e afro 90% tė fitimit nga investimet ėshtė e garantuar nė prejardhjen e vet, pra tregu, rėndom Amerika. Mund tė jetė edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe apo Japonia, por mė sė shpeshti ėshtė Amerika. Sipėrmarrjet e mėdha (koncernet) amerikane i kanė perfeksionuar metodat e tyre.






Rreziku i komercializimit – pos shfrytėzimit tė popujve tė Botės sė Tretė – qėndron nė komercializimin e pėrfytyrimeve tona, vlerave tona, botėkuptimeve tona. Prandaj thuhet se komercializimi pėr botėn ėshtė mė i rrezikshėm se bomba atomike. Qetė e pa u ndier ėshtė duke depėrtuar nė tė gjitha aspektet e jetės sonė. Ėshtė duke e marrė pushtetin; nė kėtė mėnyrė ėshtė duke u bėrė si normė tė menduarit pėr treg e profit nė politikė, pėrkujdesje shėndetėsore, arsim e komunikacion. Mirėpo kjo s’ka ēka tė kėrkojė nė arsimim apo pėrkujdesje shėndetėsore apo nė proceset politike tė demokracisė. Dhe prapseprap lejojmė qė tė infiltrohet e kontrollojė tė gjitha shėrbimet themelore tė njerėzimit. Ky ėshtė rrezik zvarranitės. Nuk jemi nė gjendje ta hetojmė se si ėshtė duke ndodhur.






Befas ndėrrohet gjuha. Gjindeni nė ndonjė spital dhe papritmas flitet pėr treg(ti). „Paj, natyrisht se do t’ua lėnim nė disponim kėtė bari (medikament) me gjithė dėshirė tė gjithė pacientėve por, nė situatėn e sotme tė tregut, thjesht, nuk ka tė holla tė mjaftueshme pėr kėtė gjė“. Ē’kemi pastaj? Vdesin njerėzit meqė nuk mund tė marrin trajtim (terapi) tė caktuar. Nuk mund ta marrin pse ėshtė i shtrenjtė e nė kėtė mėnyrė privatizohet. Ky ėshtė privatizimi i tė gjitha aspekteve tona tė jetės.






Po privatizohet dhe uji. Mund ta merrni me mend ju kėtė? Marrin resurset elementare pėr ēdo (gjė qė ka) jetė nė planetin tonė dhe e privatizojnė. Uji jonė nė Angli i takon pjesėrisht (edhe) Francės, meqė ajo i ka blerė akcizat. Edhe amerikanėt kanė investuar shumė nė ujin , gas dhe elektricitetitn e Britanisė sė Madhe.






Ky ėshtė komercializimi global (apo globalizimi, siē pėrdoret nė mediat tona, pa e sqaruar fare domethėnien e vėrtetė…?). Nė njėrėn anė mund tė kuptohet si dobi pėr njerėzimin, sepse ėshtė internacional. Njerėzimit ia jep ndjenjėn se e gjitha ėshtė komerciale, se tė gjithė i takojmė njėri-tjetrit – ēka nuk ėshtė e vėrtetė, (meqė) ne i takojmė sipėrmarrjeve tė mėdha (koncerneve). Pėr ta ėshtė njėsoj si nė ē’ka investojnė, pėrderisa tė mjaftojnė (pėr)fitimet, ashtu qė tė mund t’i finansojnė (tė ashtuquajturit) top manaxherė, tė cilėt marrin paga marramendėse (shumė milionėshe). Kėto sipėrmarrje duhet tė bėjnė fitime gjigante, meqenėse duhet t’i justifikojnė pėrmes pėrfitimeve avantazhet (plusėt) e top menaxherėve tė tyre.




vazhdon...




***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-05, 12:51   #3
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...



Kjo ėshtė tejet e paskurpullt, kurse marrėdhėniet e vėrteta ndėrnjerėzore, kur ėshtė fjala se duhet t’i shėrbejmė njėri-tjetrit, anashkalohen tėrėsisht me kėtė rast. Mu kėtu edhe qėndron rreziku, por duket se shumė pak njerėz janė duke e pėrceptuar kėtė, pos M. (?!). Gjithnjė e mė shumė njerėzit kanė filluar ta vėnė nė (pikė)pyetje vlerėn e komercializimit nė botė. Mirėpo shumė pak syresh hetojnė se koha nuk pret ( e mund tė jet vonė pėr tė kuptuar), sa i helmueshėm ėshtė ndikimi i tij.





Meqė sejcili nga ne i bėjmė konkurrencė njėri-tjetrit, atėherė mund ta bėjmė njė gjė tė vetme, duhet t’i zbresim shpenzimet e prodhimit. Kjo e ka prioritetin e parė, pėr kėtė arsye qėndron aftėsia konkurruese pėr treg nė atė se prodhimi, i cili nuk ėshtė mė i mirė apo mė i keq se ai franēez, holandez, britanez apo japonez, duhet tė kushtojė pakėz mė pak se ata. Duhet, pra, ta prodhojmė mundėsisht me ēmim (shpenzime) sa mė tė vogėl. Kėtė e bėjnė tė gjithė. Tė gjithė pėrpiqen t’i redukojnė shpenzimet e tė sjellin njė produkt qė ėshtė i akceptueshėm nga jashtė, i mirė as sa cilidoqoftė tjetėr por qė ėshtė pakėz mė i lirė se ata. Tė gjitha pėrpjekjet bėhen nė kėtė drejtim – nė llogari tė vendeve tė punės. Personeli redukohet deri nė minimumin absolut. Sa herė tė rriten sipėrmarrjet , kjo bėhet gjithmonė nė llogari tė vendeve tė punės. Kur duam t’i maksimojmė pėrfitimet atėherė duhet tė fuzionojmė. Kėrkojmė ndonjėrin ga konkurrentėt tonė mė tė fortė, rivalin tone dhe e blejmė, e marrim nė dorė. Kjo don tė thotė se ēmimi i akcizave tuaja nė burzė ngritet dhe, sa mė shumė njerėz kapitalin e vet e lėnė tė qarkullojė nė firmėn (sipėrmarrjen) tuaj, aq mė e fortė (ndikueshme) do tė bėhet ajo. Nė kėtė mėnyrė do tė vihet nė asofarė gjendjeje, ashtuqė do tė ndėrmarrė (pushtojė, blejė) gjithnjė e mė shumė firma (sipėrmarrje) tjera deri sa tė mund tė matet e gjigantėt botėrorė (gigakoncernet).




Burza shfrytėzohet pėr tė mbajtur evidencė mbi vlerėn e ēdo sipėrmarrjeje – megjithatė vetėm nė letėr. Pėrderisa njė sipėrmarrje qėndron mirė nė burzė e, pėrderisa akcizat ngriten, njerėzit investojnė meqė ėshtė investim i mirė. Kur akcizat bijnė, ata i shesin ato. Ata spekulojnė. Pėr kėtė ngriten e bijnė akcizat. Njerėzit nuk bėjnė asgjė. Thjesht ua huazojnė nė sipėrmarrjeje tė hollat pėr njė kohė tė caktuar me kėtė apo atė pėrqindje. Mbėshteten pėr karrige e presin. Ata jetojnė nga fitimet e tyre. Fitojnė tė hollat e tyre me dembeli (pa asnjė mund).





E gjithė kjo bazohet nė gėnjeshtrėn se njeriu mund tė marrė (fitojė) diēka pa bėrė asgjė. Por kjo nuk ėshtė ashtu. Ēmimi, tė cilin e paguan bota, ėshtė i jashtėzakonshėm - humbja e vendeve tė punės dhe brenga qė shkaktohet kur familjet papritmas nuk kanė mė askėnd qė pėrkujdeset pėr tė, meqė furnizuesi i ushqimit ka mbetur pa punė. Kur tė merret (fuzionojė) njė sipėrmarrje tjetėr, qinda mijė punėtorė pushohen nga puna pėrderisa udhėheqėsia mbetet. Zyrat e shefave mbesin tė paprekura. Pėr ta bėrė tė gjithė kėtė edhe mė fitimprurėse redukohet personeli : Top menaxherėt qė marrin shuma marramendėse parashė mund tė qėndrojnė aty, pėrderisa punėtorėt, tė cilėt faktikisht prodhojnė mallin pushohen nga puna.





Pėr kėtė arsye ėshtė duke u ngritur numri i tė papunėve nė tė gjitha vendet industriale. Ky ėshtė shkaktari kryesor i papunėsisė. Kjo vlerėsohet si recesion (rėnie ekonomike). Por s’ėshtė recesion por konkurrimi pėr (pushtim nė) treg. Meqė tė gjitha vendet e rėndėsishme industriale prodhojnė thuajse tė njėjtin mall, me kėtė rast kemi tė bėjmė vetėm me luftė konkurrence. Kjo ėshtė si nė xhungėl.




vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 14:29   #4
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...





Amerikanėt (pyetja vie nga Amerika) edukohen (qė nė fėmijėri) pėr luftė konkurrence. Pėr shumė njerėz kjo ėshtė thelbi i ekzistencės njerėzore. Njeriu duhet tė dėshmohet (duke dalur fitimtar) me qėllim qė tė mund tė mbijetojė. Kėshtu nuk guxon mė tutje tė jetė. Kjo u ka ndodhur gjysmėnjerėzve/gjysmėkafshėve por, 18.5 miliardė vite mė vonė duhet tė jetojmė nė harmoni me njėri-tjetrin, pa konflikte e luftė konkurruese, thjesht duke bėrė rirregullimin e ndarjes sė resurseve e duke bashkėpunuar nė vend qė t’i bėjmė konkurrencė njėri-tjetrit.






Pėr kėtė arsye M.(?!) komercializimin e vė nė krye tė rang listės tė sė keqes – “mė i rrezikshėm se bomba atomike” -, meqenėse ėshtė tinėzar. Tani kėtė e kemi nė gjithė botėn. Kėtė e kanė akceptuar madje edhe rusėt, megjithėse nuk posedojnė me infrastrukturėn e duhur pėr kėtė gjė. Pėr ēdo javė prodhojnė milionerė tjerė tė rinj dhe, nė anėn tjetėr, gjithnjė e mė shumė njerėz i fusin nė kufirin e varfėrisė. Kjo pėr Rusinė ėshtė diē e re. Kėtu gjithmonė ka mbretėruar njė masė e caktuar e varfėrisė por (nuk ka mbretėruar) kurrė dėshpėrim i tillė siē ėshtė sot. Njėkohėsisht ka njė mafi jashtėzakonisht tė madhe, e cila pasurinė (e vendit) e mban nėn kontrollė, sikur tė ishte ringjallur Chicago-ja e viteve tė njėzeta. Kėta janė duke e kaluar periudhėn e Chicago-s. Ata i kanė bandat, gangsterėt dhe tė gjitha gjėrat e duhura pėr paralizimin e ligjit e, mė nė fund, edhe tė shoqėrisė.






Kėtu nė Amerikė, pėr shumė njerėz, jeta po bėhet njė lloj ankthi. Kur fėmijėt shkojnė nė oborr tė shkollės dhe vrasin dhjeta bashkėshkollarė e disa mėsues, njerėzit habiten. Ē’ėshtė kjo kėshtu me botėn kur nxėnėsit e shkollės bėjnė diē tė tillė? Ata e bėjnė kėtė meqė i parkasin tė njėjtės hapėsire jetėsore. Kur tė gjitha energjitė pėrdorohen gabimisht, kur ato tė jenė tė drejtuara kah lufta konkurruese dhe hakmarrja, atėherė nxėnėsi, kur tė jetė i ofenduar nga mėsuesi i vet apo nxėnėsit e tjerė, merr pistoletėn e t’atit tė vet me vete nė shkollė dhe vret sa mė shumė qė tė ketė mundėsi. Populli amerikan ėshtė mjaftuar (pajtuar) me kėtė. Kur tė mjaftoheni (pajtoheni) me diēka, atėherė do ta keni edhe llogarinė pėr kėtė. Ata nuk do tė duhej tė mjaftoheshin kurrė me diēka. Duhet t’i hyjnė njė ndryshimi rrėnjėsor – tė gjejnė qėndrim krejtėsisht tjetėr ndaj jetės.





vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-05, 12:24   #5
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...






Pėr kėtė dhe e ka fjalėn M. (?!): pėr njė qėndrim krejtėsisht tjetėr ndaj jetės kundrejt atij (qėndrimi) tė cilin e pėrfaqėson bota e zhvilluar – nė Amerikė mbase mė shumė se kudoqoftė tjetėr, meqė Amerika ėshtė aq e madhe dhe ka njė popullatė aq tė nduarnduarshme, me gjendje aq tė ndryshme tė arsimimit, me nivel (aq) tė ndryshėm social dhe nivel ekonomik me diferencime tė mėdha. Ajo ėshtė kakin (poē pėr shkrirje metalesh) i madh ku mund tė ndodhė ēdo gjė. E kur mund tė ndodhė ēdo gjė, atėherė ėshtė e natyrshme se ndodh (njėmend). Nuk ka kurrfarė rregullash. Nuk ka kurrfarė ligji. Ajo ėshtė histori (tregim) e Perėndimit tė Egėr.






Pjesa e fundit e pyetjes “Apo, a mos ndoshta duhet njėherė tė presim shkatėrrimin total tė kėtij sistemi ekonomik?” Sistemin ekzistues nuk duhet ta akceproni (me ēdo kusht). Vetėm duhet tė vėzhgoni se ē’ėshtė duke ndodhur. Kur tė jeni syēelė nuk do ta hani sapunin pėr (duke kujtuar se ėshtė) djathė e nuk do tė thoni: “ E dini ju, ne tė gjithat i blejmė shumė lirė. Ēmimet po ulen. Mrekulli”. Ju duhet ta realizoni atė se ēmimet zbresin pėr atė arsye se dikush nė Afrikė ka paguar edhe mė pak pėr lėndėt e para. Duhet tė bėheni i vetėdijshėm pėr kėtė e tė mos identifikoheni (pajtoheni) me kėtė sistem (ekzistues). Si person i vetėm nuk mund ta ndryshoni kėtė por mund ta ndryshoni qėndrimin tuaj pėr kėtė e ta kuptoni se ē’ėshtė duke u lozur faktikisht. Meqenėse, nėse M (?!) ka tė drejtė, ky sistem qėndron nė frymėmarrjet e fundit (tė numėruara). Ju mund t’ia jepni shqelmin e fundit.





***


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.