Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-10-08, 16:39   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Me datėn 8 tetor do tė jetė momenti kur nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara do tė diskutohet dhe do tė votohet pėr rezolutėn e propozuar nga Serbia. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga Ministri i jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq, tė shtunėn mbrėma, ndėrsa ėshtė shprehur i kėnaqur me “angazhimet” qė rezoluta tė vendoset sa mė parė nė rendin e ditės tė AP tė OKB-sė, raporton Koha Ditore.


Si shihet shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare, sa ėshtė i qėndrueshem legjitimiteti juridik i saj?





E drejta e Vetėvendosjes si Shkėputje e njėanshme e njė minoriteti nga njė shtet ekzistues


- Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės













Dtt. Gentian Jahjolli , Ll.m [1]




  • Instrumente normativė ndėrkombėtarė
Pakti Ndėrkombėtar mbi tė Drejtat Civile dhe Politike
Pakti Ndėrkombėtar mbi tė Drejtat Ekonomike, Shoqėrore dhe Kulturore

Neni 1
(1) Tė gjithė popujt kanė tė drejtėn e vetėvendosjes. Nė bazė tė kėsaj tė drejte, ata e pėrcaktojnė lirisht statusin e tyre politik dhe sigurojnė nė liri zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor.
(2) Pėr tė arritur qėllimet e tyre, tė gjithė popujt mund t’i disponojnė lirisht pasuritė e tyre dhe burimet e tyre natyrore, pa cenuar detyrimet qė rrjedhin nga bashkėpunimi ekonomik ndėrkombėtar, qė bazohet nė parimin e interesit tė ndėrsjellė, dhe pa shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare, nė asnjė rast njė popull nuk mund tė privohet nga mjetet e tij pėr tė jetuar.
(3) Shtetet palė tė kėtij Pakti, pėrfshirė ato qė kanė pėrgjegjėsinė e administrimit tė territoreve jo autonome dhe tė territoreve nėn kujdestari, duhet tė pėrpiqen tė lehtėsojnė realizimin e sė drejtės sė popujve pėr tė vendosur vetė dhe ta respektojnė kėtė tė drejtė nė pėrputhje me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.

1.1. Instrumente normativė ndėrkombėtarė rajonalė

Karta Afrikane e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Popujve

Neni 20
(1) Tė gjithė popujt kanė tė drejtėn e ekzistencės. Ata kanė tė drejtėn e padiskutueshme dhe tė patjetėrsueshme pėr vetėvendosje. Ata do tė caktojnė lirisht statusin e tyre politik dhe do tė ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqėror lirisht sipas politikės sė pėrzgjedhur prej tyre.
(2) Popujt me ngjyrė ose tė shtypur do te kenė tė drejtėn pėr tė ēliruar veten e tyre nga zgjedha e zotėrimit duke iu drejtuar ēdo mjeti qė njihet nga bashkėsia ndėrkombėtare.
(3) Tė gjithė popujt do tė kenė tė drejtėn e ndihmesės sė ēdo shteti palė tė kėsaj Karte nė pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim kundėr zotėrimit tė huaj, qoftė ky politik, ekonomik apo shoqėror.

Neni 21
(1) Tė gjithė popujt do tė disponojnė lirisht tė mirat dhe burimet e tyre natyrore. Kjo e drejtė do tė ushtrohet vetėm nė pėrputhje me interesat e popullit. Nė asnjė rast, populli nuk mund tė privohet prej saj.
(2) Nė rast zhvatjeje populli i privuar prej saj, do tė ketė tė drejtėn e kthimit tė ligjshėm tė pronėsisė sė tij, si edhe njė shpėrblim tė arsyeshėm.
(3) Disponimi lirisht i tė mirave dhe burimeve natyrore do tė ushtrohet pa cenuar detyrimin mbi nxitjen e bashkėpunimit ekonomik ndėrkombėtar bazuar nė respektin e ndėrsjelltė, ndryshimet e arsyeshme, dhe nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare.
(4) Shtetet palė tė kėsaj Karte do tė ushtrojnė individualisht dhe bashkėrisht tė drejtėn mbi disponimin e tė mirave dhe burimeve natyrore me pikėpamjen e forcimit tė unitetit afrikan dhe solidaritetit.
(5) Shtet palė tė kėsaj Karte do tė zotohen se do tė zhdukin tė gjitha format e shfrytėzimit ekonomik, nė veēanti atė tė praktikuar nga monopolet ndėrkombėtarė qė t’i mundėsojnė popujve tė tyre pėrfitime sa mė tė plota nga pėrparėsia qė rrjedh nga tė mirat dhe burimet natyrore.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-10-08, 16:41   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

B. Tekste referimi
Karta e Kombeve tė Bashkuara, Nenet 1(2), 55, 73, 76.
Konventa Ndėrkombėtare kundėr rekrutimit, pėrdorjes, financimit, dhe trajnimit tė mercenarėve 1989.
Rezoluta e Asamblesė sė Pėrgjithshme (AP) sė Kombeve tė Bashkuara (KB), Nr. 421D (V) e 4 dhjetorit 1950: E drejta e Popujve dhe e Kombeve pėr Vetė-Vendosje.
Rezoluta e AP tė KB Nr. 525 (VI) e 5 shkurtit 1952: Pėrfshirja nė Konventėn Ndėrkombėtare apo Konventat pėr tė Drejtat e Njeriut tė njė Neni lidhur me tė Drejtėn e Popujve pėr Vetė-Vendosje.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 67A (VII) e 16 dhjetorit 1952: E drejta e Popujve dhe e Kombeve pėr Vetė-Vendosje.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 742 (VIII) e 27 nėntorit 1953: Faktorė tė cilėt duhet tė merren para sysh kur vendoset nėse njė territor ėshtė apo jo njė territor ku populli i sė cilit nuk ka arritur akoma njė masė tė plotė Vetė-Qeverisjeje.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 1514 (XV) e 14 dhjetorit 1961: Deklarata e Dhėnies sė Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve Koloniale.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 1541 (XV) e 15 dhjetorit 1960: Parimet tė cilėt duhet tė udhėrrėfejnė Anėtarėt nė Pėrcaktimin nėse ekziston apo jo njė detyrim pėr Transmetimin e Informacionit tė thirrur mbi bazėn e Nenit 73 tė Kartės sė KB.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 1654 (XVI) e 27 nėntorit 1961: Situata Lidhur me Implementimin e Deklaratės mbi Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve Koloniale.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 1803 (XVII) e 14 dhjetorit 1962: Sovraniteti i Pėrhershėm mbi Burimet Natyrore.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 2105 (XX) e 20 dhjetorit 1965: Implementimi i Deklaratės mbi Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve Koloniale.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 2131 (XX) e 21 dhjetorit 1965: Deklarata mbi Papranueshmėrinė e Ndėrhyrjeve nė Punėt e Brendshme tė Shteteve dhe Mbrojtja e Pavarėsisė dhe Sovranitetit tė Tyre.
Deklarata e UNESCO-s mbi Parimet Ndėrkombėtare tė Bashkėpunimit Kulturor , e 4 nėntorit 1966.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 2160 (XXI) e 30 nėntorit 1966: Respektimi i rreptė pėr Ndalimin e Kėrcėnimit ose Pėrdorjes sė Forcės nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare ,dhe e Drejta e Popujve pėr Vetė-Vendosje.
Akti Final i Konferencės Ndėrkombėtare pėr Tė Drejtat e Njeriut, Teheran i 11 majit 1968, Rezoluta VIII.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 2542 (XXVI) e 11 dhjetorit 1969: Deklarata mbi Pėrparimin Shoqėror dhe Zhvillimin, Neni 3.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 2625 (XXV) e 24 tetorit 1970: Deklarata mbi Parimet e sė Drejtės Ndėrkombėtare nė lidhje me Marrėdhėniet Miqėsore dhe Bashkėpunimin ndėrmjet Shteteve nė Pėrputhje me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

Parimi V.
(7) asgjė nė paragrafėt vijues do tė interpretohet si bazė pėr autorizimin ose nxitjen e ndonjė veprimi i cili do tė shpėrbashkonte ose dobėsonte, krejtėsisht ose pjesėrisht tėrėsinė territoriale ose unitetin politik e Shteteve sovranė dhe tė Pavarur, tė cilėt duhet tė sillen nė mėnyrė tė atillė qė tė jetė nė pajtim me parimin e barazisė sė tė drejtave dhe atij tė vetė-vendosjes sė popujve, siē pėrshkruhet mė poshtė si dhe me pasjen e njė qeverisjeje qė tė pėrfaqėsojė tė gjithė popullin qė i pėrket territorit tė atij shteti, pa dallim race, besimi apo ngjyre.

Rezoluta e AP tė KB, Nr. 2734 (XXV) e 16 dhjetorit 197: Deklarata mbi Fuqizimin e Sigurisė Ndėrkombėtare.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 3201 (S-VI) e 1 majit 1974: Deklarata mbi Vėnien e njė Rendi tė Ri Ekonomik Ndėrkombėtar.
Deklarata dhe Program-Veprimi i Vjenės, i 26 qershorit 1993.
Rezoluta e AP tė KB, Nr. 50/6 e 9 nėntorit 1995:Deklarata me Rastin e Pesėdhjetė Vjetorit tė Kombeve tė Bashkuara.
Akti Final i Konferencės mbi Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė (Akti Final i Helsinkit), Helsinki, 1975, Parimi VIII: Tė Drejtat e Barabarta dhe Vetėvendosja e Popujve.
Protokolli Shtesė I i Konventave tė Gjenevės sė 1949, Mbi Viktimat e Luftės, 1977 (Dokumenti i KB A/322/144 Annex 1)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 16:45   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Hyrje

E drejta politike e vetėvendosjes nė kėndvėshtrimin e saj tė jashtėm mund tė ushtrohet edhe nėpėrmjet formimit tė njė shteti tė pavarur nga shkėputja[2] e njė shteti tjetėr tė pavarur. Me termin Shkėputje, nėnkuptohet si ndarja e njė pjese e territorit tė njė shteti ekzistues e bėrė nga popullata banuese me qėllimin pėr tė krijuar njė shtet tė ri, tė mosvarur dhe sovran. Shkėputja e njėanėshme ėshtė ndarja e njė pjese e territorit tė njė shteti ekzistues e cila kryhet nė mungesė tė para-pėlqimit tė sovranit tė mėparshėm.
E drejta e shkėputjes sė njėanshme nė tė drejtėn ndėrkombėtare, nėnkupton tė drejtėn e njė populli pėr tė ndarė n jė pjesė tė territorit nga shteti amė mbi bazėn e tė drejtės pėr vetė vendosje tė popullatės tė asaj pjese tė territorit.
E drejta e vetėvendosjes pėr herė tė parė ėshtė shpallur nga Presidenti amerikan Udruou Uillson nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, dhe ka qenė njė nga bazat e Konferencės sė Versajės mbi Paqen nė 1919.[3] Koncepti uillsoninan bazohej kryesisht mbi komunitete (rectius: bashkėsi) tė cilat pėrcaktoheshin mbi bazėn e racės, fesė, gjuhės apo kulturės dhe kishte nė synim kontekstin evropian. Kjo e drejtė qė thirret nga neni 1 (2) dhe neni 55 i Kartės sė KB, i ka mbijetuar edhe dukurisė sė post-kolonizimit, dhe ėshtė cilėsuar nga Komiteti pėr tė Drejtat e Njeriut si e drejtė e patjetėrsueshme[4] dhe kolektive, e cila ėshtė e njė rėndėsie tejet tė veēantė, pasi realizimi i saj pėrbėn njė nga kushtet mė themelore pėr garantimin dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut, si dhe pėr nxitjen dhe forcimin e tė drejtave nė fjalė. E drejta e vetėvendosjes ka edhe njė kėndvėshtrim tė brendshėm, pasi ushtrimi efektiv i kėsaj tė drejte do tė shpjerė nė fillimin dhe formimin e proceseve kushtetues dhe politike pėr shtetin e ri. Nė kėtė kėndvėshtrim ajo njihet si e drejta e popujve pėr tė pėrndjekur zhvillimin e tyre ekonomik, shoqėror, dhe kulturor, pa ndėrhyrje nga jashtė. Nė lidhje me kėtė kėndvėshtrim, ekziston e drejta e ēdo qytetari pėr tė marrė pjesė nė drejtimin e jetės publike nė ēdo nivel. Pėr pasojė, qeveria duhet tė pėrfaqėsojė tė gjithė popullatėn pa dallim race, ngjyre, origjine apo etnie.
Sipas mendimit tė doktrinės ndėrkombėtare, tashmė E drejta e vetėvendosjes ka marrė rangun e nė parimi tė pėrgjithshėm tė sė drejtės ndėrkombėtare.
E drejta e vetėvendosjes, gjatė Luftės sė I dhe tė II Botėrore, ėshtė pėrdorur si njė ndėshkim pėr tė vleftėsuar shkėputjet e njėanshme gjatė procesit tė shpėrbėrjes sė perandorive kolonizuese tė mundura. Pyetja qė shtrohet ėshtė nėse ekziston edhe sot akoma njė parim i vetėvendosjes pėr popujt nė shtetet e sotme ekzistues, sipas sė drejtės ndėrkombėtare ?
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 16:48   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

2. E drejta e shkėputjes sė njėanshme
Nga njė kėrkim nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare, dėshmon se nuk rezulton ndonjė ndalim i sė drejtės pėr shkėputjes tė njėanshme nė instrumentet ligjorė-ndėrkombėtarė. Por e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr sa i pėrket njohjes shprehimisht tė kėsaj tė drejte. Tė vetmit instrumente ndėrkombėtarė qė nė mėnyrė tė tėrthortė pėrmbajnė njė referim tė kėsaj tė drejte pėr shkėputje tė njėanshme, janė Deklarata pėr Marrėdhėniet Miqėsore dhe Deklarata e Vjenės e 1993, tė cilat kanė njė tekst gati tė njėjtė mbi kėtė pikė.
Deklarata mbi Parimet e sė Drejtės Ndėrkombėtare nė lidhje me Marrėdhėniet Miqėsore dhe Bashkėpunimin ndėrmjet Shteteve nė Pėrputhje me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara ėshtė teksti ligjor ndėrkombėtar me mė autoritet nė lidhje me ēėshtjen e sė drejtės pėr vetėvendosje dhe pėr integritetin territorial tė shteteve. Parimi V (7) thekson se: “asgjė nė paragrafėt vijues do tė interpretohet si bazė pėr autorizimin ose nxitjen e ndonjė veprimi i cili do tė shpėrbashkonte ose dobėsonte, krejtėsisht ose pjesėrisht tėrėsinė territoriale ose unitetin politik e Shteteve sovranė dhe tė Pavarur, tė cilėt duhet tė sillen nė mėnyrė tė atillė qė tė jetė nė pajtim me parimin e barazisė sė tė drejtave dhe atij tė vetė-vendosjes sė popujve, siē pėrshkruhet mė poshtė si dhe me pasjen e njė qeverisjeje qė tė pėrfaqėsojė tė gjithė popullin qė i pėrket territorit tė atij shteti, pa dallim race, besimi apo ngjyre”[5].
Teksti Deklaratės sė mėsipėrme, ka qenė objekt i shumė diskutimeve nė gjirin e Komisionit special pėrgatitor pėr hartimin e saj, nė vitet 1966-1970. Ashtu siē e thekson edhe vetė titulli i Deklaratės nė fjalė, ky instrument trajton kryesisht Marrėdhėniet Miqėsore dhe Bashkėpunimin ndėrmjet Shteteve. Duke u bazuar nė njė interpretim letrar dhe nga formulimi nė mėnyrė negative tė paragrafit tė shtatė tė Parimit V, mund tė thuhet se parimi i vetėvendosjes nuk mund tė interpretohet si bazė pėr autorizimin ose nxitjen e ndonjė veprimi i cili do tė shpėrbashkonte ose dobėsonte, krejtėsisht ose pjesėrisht tėrėsinė territoriale ose unitetin politik e Shteteve sovranė dhe tė Pavarur; por ky parim i drejtohet shteteve tė treta. Prandaj mbi bazėn e njė interpretimi logjik a contrario, mund tė argumentohet se shtetet e treta mund tė mbėshtesin popullin i cili do dhe synon tė shkėputet, qoftė edhe kur kjo ndihmese dhe mbėshtetje mundet tė ēojnė eventualisht nė shkeljen e integritetit territorial e shtetit prej nga ku pjesa e popullatės synon tė shkėputet. Por kjo do tė jetė e lejueshme vetėm pėr ato raste kur shteti prej tė cilit popullata e territorit kėrkon tė shkėputet, nuk ka vepruan nė pajtim dhe nė respekt me parimin e vetėvendosjes pėr popullatėn e interesuar; njėkohėsisht kjo mbėshtetje e shteteve tė treta ndaj popullatės qė synon shkėputjen duhet tė jetė nė pėrputhje me parimet e tjera tė Deklaratės nė fjalė.
Siē e pata pėrmendur edhe mė lart, teksti i Deklaratės sė mėsipėrme pati ngjallur mjaft debate nė gjirin e Komisionit special pėr hartimin e tij, pikėrisht nė lidhje me tė drejtėn e shkėputjes sė njėanshme nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Ndonėse paragrafi 7 i parimit tė V mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme, ėshtė mė se e qartė se ai nuk e pėrjashton tė drejtėn pėr shkėputje tė njėanshme, qoftė edhe duke u bazuar tek njė interpretim i cili mundet ta konsiderojė tekstin e paragrafit nė fjalė si neutral, nė lidhje me tė drejtėn e shkėputjes sė njėanshme.
Shumica e autorėve[6] tė famshėm tė sė drejtės ndėrkombėtare, dhe nė veēanti Antonio Cassese [lexo: Kaseze], janė tė mendimit se “njė analizė nė hollėsi e teksteve tė Deklaratės dhe tė Punėve Pėrgatitore pėr hartimin e saj, legjitimojnė pėrmbajtjen e sė drejtės sė shkėputjes, por kjo e drejtė lejohet vetėm me pėrmbushjen e disa kushteve”[7].
Mbi bazėn e diskutimeve nė gjirin e Komisionit special pėrgatitor pėr hartimin e parimit V, paragrafi 7 i Deklaratės, mund tė argumentohet se: Parimi V (7) i Deklaratės sė mėsipėrme nė mėnyrė tė heshtur (implicite) legjitimon tė drejtėn pėr shkėputje nė ato raste ku kemi tė bėjmė me qeveri qė nuk janė pėrfaqėsuese tė popullatės apo qė pėrndjekin politika diskriminuese. Argumentimi bėhet mbi bazėn e kėtyreve arsye themelore: lejueshmėria e veprimeve nxitėse tė shteteve tė tretė e cila mund tė ēojė nė shpėrbėrjen ose dobėsimin e integritetit territorial e shtetit amė duhet tė jetė e lidhur me justifikueshmėrinė e shkėputjes. Pasi, ndonėse shkėputja nuk ka qenė objekt kryesor i Deklaratės pėr Marrėdhėniet Miqėsore, shkėputja e njėanshme e popullatės nga shteti amė, kjo ēėshtje ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė tėrthortė nga parimi V (7) i Deklaratės nė fjalė, pra ēėshtja trajtohet nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė, kur flitet pėr lejueshmėrinė e veprimeve mbėshtetėse tė shteteve tė treta, vetėn nė ato raste kur e drejta pėr vetėvendosje ėshtė cėnuar seriozisht nga shteti amė kundrejt popullatės, qė ėshtė akoma nėn territorin e shtetit amė. Punimet pėrgatitore pėr hartimin e Deklaratės pėr Marrėdhėniet Miqėsore mbėshtesin kėtė tezė. Ajo ēka ėshtė mė shumė interesante nė punimet pėrgatitore pėr hartimin e Deklaratės pėr Marrėdhėniet Miqėsore, nuk ėshtė ndarja e shteteve nė dy grupime: njėri nė kundėr tė kėsaj teze, dhe tjetri nė favor tė saj; por pikėrisht pozicionimi i shtetit tė Jugosllavisė nė favor tė sė drejtės pėr shkėputje[8].
Njohja e sė drejtės pėr shkėputje tė njėanshme nga shteti amė, nė bazė tė interpretimit qė i bėhet Parimit V (7), bėhet nė mėnyrė tė kualifikuar, pra e drejta pėr shkėputje tė njėanshme kėrkon disa kondita pėr ushtrimin e saj nė mėnyrė tė ligjshme ndėrkombėtarisht mbi sjelljet e shteteve me njėri-tjetrin. E thėnė ndryshe kjo do tė thotė se, pėrligja e pėrpjekjeve pėr shkėputje njėanėsore nga popullata e interesuar varet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga legjitimiteti dhe tė sjellurit e qeverisė sė shtetit amė. Prandaj ky kėndvėshtrim duhet marrė parasysh kur mė pas do tė pėrcaktohet-vlerėsohet ligjshmėria ndėrkombėtare e sjelljeve tė shteteve tė tretė, qė mbėshtesin tė drejtėn pėr vetėvendosje tė asaj pjesė tė popullit qė synon tė mėvehtėsohet nga shteti amė. Prandaj paragrafi (7) kufizon paragrafin (8) e Parimit V tė Deklaratės pėr Marrėdhėniet Miqėsore, pasi nė paragrafin 8 thuhet: “ēdo shtet do tė shmanget nga ēdo veprim qė ka si qėllim shpėrbėrjen e plotė ose tė pjesshme tė unitetit kombėtar dhe tėrėsinė territoriale tė ēdo shteti a vendi tjetėr ”
Duke ndjekur kėtė vijė argumentimi, mund tė thuhet se e drejta pėr shkėputje njėanėsore lind vetėm kur shteti amė nuk vepron nė pėrputhje me tė drejtėn e brendshme pėr vetėvendosje lidhur me popullatėn e interesuar. Pra nė kėtė vazhdė arsyetimi rrjedh se, nė fakt ekziston njė lidhje midis tė drejtės pėr vetėvendosje tė brendshme dhe asaj tė jashtme: njė shkelje serioze dhe e vazhdueshme e asaj tė brendshme pėrbėn edhe bazat e lindjes e saj tė jashtmes (pra shkėputjes), pra nė njė farė ēasti e drejta e brendshme pėr vetėvendosje shndėrrohet nė atė tė jashtme pėr vetėvendosje. Por, kuptohet se deri nė atė ēast, e drejta e jashtme pėr vetėvendosje kufizohet nga e drejta pėr integritet territorial e shtetit amė. Pėr rrjedhojė e drejta e shkėputjes sė njėanshme nuk ėshtė njė e drejtė absolute.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 16:48   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Lidhja ndėrmjet sė drejtės sė brendshme pėr vetėvendosje dhe tė drejtės sė jashtme pėr vetėvendosje ėshtė nxjerrė nė pah edhe nga Raportuesi special i Nėn-Komisionit mbi Parandalimin dhe Mbrojtjen e Pakicave[9]
Paragrafi 7 i Parimit V tė Deklaratės pėr Marrėdhėniet Miqėsore, si dhe Deklarata e Vjenės e 1993, pėrmbajnė tėrthorazi njė parim tė pėrgjithshėm se e drejta e jashtme pėr vetėvendosje kufizohet nga e drejta pėr integritet territorial e shteteve ekzistuese. Prandaj, kjo nėnkupton se shtetet janė tė legjitimuar qė tė kundėrshtojnė orvatjeve pėr shkėputje tė njėanshme nga popullata brenda kufijve tė tyre, por gjithnjė nėse kėto orvatje bėhen nė mungesė tė rrethanave tė cilat pėrligjin kėto orvatje. Por, nga ana tjetėr, edhe drejta pėr integritet territorial e shteteve ekzistues,ėshtė e kufizuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare, pasi ajo duhet ushtruar nė pėrputhje me njė sėrė detyrimesh, sipas sė drejtės sė brendshme pėr vetėvendosje, tė drejtave tė njeriut, tė drejtės humanitare etj. Pra e thėne ndryshe e drejta pėr shkėputje njėanėsore nga shteti amė lind mė plotėsimin e njė sėrė konditave.
Njė popullata mund tė shkėputet nė mėnyre unilaterale nga shteti amė, vetėm kur ndodhin disa rrethana tė jashtėzakonshme, vetėm nė ato raste qė kanė pėr qėllim: ruajtjen e karakteristikave kolektive tė veēanta (gjuha, kultura, doket, etj), ruajtje apo fitimin e lirisė sė munguar. Nė rast se kėto rrethana-kushte nuk ekzistojnė, atėherė mbivlen e drejta e shteti amė pėr integritet territorial, dhe se duhet ushtruar e drejta e brendshme pėr vetėvendosje. Prandaj nėse shteti amė, respekton tė drejtėn e brendshme pėr vetėvendosje tė popullatės, respekton tė drejtat themelore tė asaj bashkėsie, ēdo akt qė synon shkėputje nuk mund tė jetė i legjitimuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 16:49   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Kushtet e kualifikuara pėr lindjen e sė drejtės sė shkėputjes sė njė anshme
Siē e patėm pėrmendur mė lartė, ekzistenca e njė tė drejte pėr t’u shkėputur njihet nė mėnyrė tė gjerė nga shumė autorė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Gjykatėsi Ryssdal i Gjykatės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut, nė mendimin juridik tė tij shpreh se: “vitet e fundit njė konsensus ka duket se ka lindur se popuj munden gjithashtu tė ushtrojnė tė drejtėn e vetėvendosjes, nė rast se tė drejtat e tyre tė njeriut janė pėrdhosur vazhdimisht dhe nė mėnyrė flagrante, apo nė rast se popujt nuk janė tė pėrfaqėsuar aspak ose janė masivisht tė nėn-pėrfaqėsuar me njė mėnyre jo demokratike dhe diskriminuese ”.[10]
Njė arsyetim i ngjashėm jepet edhe nga autori Buchheit, i cili argumenton se njė pretendim separatist mund tė legjitimohet kur ndodh njė ‘mohim i lirisė politike dhe/ose i/tė sė drejtave tė njeriut’[11] Pėr pasojė, ēėshtja nėse e drejta pėr t’u shkėputur ekziston shoqėrohet edhe me kushtin politik qė efektet e ndarjes nga shteti amė, do tė varen nga shkalla e shtypjes e popullit tė interesuar. Ėshtė pikėrisht kjo formė e ndarjes qė Buchheit e quan si e drejta pėr shkėputje mjet-ndreqje, e cila mund tė ushtrohet kur ‘vėmendje i kushtohet....mbi kushtet e grupit tė popullsisė qė pretendon tė pavarėsohet. E drejta pėr shkėputje e konceptuar si mjet-ndreqje futet nė njė kornizė, dhe do tė varet nga shkalla e shtypjes sė ushtruar mbi atė pjesės sė popullsisė nga ana e shtetit amė, e drejta ndėrkombėtare njeh njė varg mjet-ndreqjesh [remedies]tė cilat nisin qė nga mbrojtja e tė drejtave tė njeriut, njohja e tė drejtave tė pakicave kombėtare, dhe qė pėrfundon me shkėputjen si mjet-ndreqja e fundit. Nė njė farė pike, ashpėrsia me tė cilėn shteti amė trajton minoritetin e tij bėhet njė shqetėsim ndėrkombėtar, dhe mund tė pėrmbyllet me legjitimimin e pretendimit pėr shkėputje njėanėsore nė zbatim tė sė drejtės pėr vetėvendosje e konceptuar kjo e fundit si njė e mjet-ndreqje vetė-ndihmuese tė asaj pjesė tė popullit ’[12]
Sipas kėtij konceptimi e drejta pėr shkėputje ėshtė e kushtėzuar, por ekziston nė tė njėjtėn kohė njė ndalim mbi shkėputjen njėanėsore kur nuk ekzistojnė pėrligje tė bazuara mbi tė drejtėn ndėrkombėtare. Por, ajo ēka duhet theksuar ėshtė se shumica dėrmuese e autorėve e sheh tė drejtėn e shkėputjes si njė pjesė pėrbėrėse tė domosdoshme tė sė drejtės pėr vetėvendosje. Prandaj e drejta pėr vetėvendosje njihet si e tillė nga e drejta ndėrkombėtar nga bashkėsia ndėrkombėtare, dhe qėllimi kryesor i saj ėshtė tė garantojė zhvillimin efektiv dhe ruajtjen e identitetit kolektiv si popull, dhe gėzimin e sė drejtave tė njeriut tė anėtarėve tė popullit nė fjalė, si dhe tė garantojė pėr popullin nė fjalė, lirinė dhe ekzistencėn e tij. Nė kėtė kėndvėshtrim duhet kujtuar se nė tė drejtėn ndėrkombėtare, nuk ekziston asnjė mjet-ndreqje pėr pakicat kombėtare tė njė shteti, prandaj shumė pak do tė mbetej nga e drejta pėr vetėvendosje dhe nga qėllimet e saj, nėse kjo e drejtė shkelet seriozisht nga shteti amė, dhe asnjė mjet-ndreqje ekziston pėr pjesėn popullit tė interesuar nėn regjimin politik dhe ligjor e shtetit amė.
E drejta e shkėputjes njėanėsore e cilėsuar njihet, jo vetėm nga doktrina, por edhe vendime gjyqėsore dhe mendime gjyqėsore. Si tė tillė mund tė pėrmendet pa frikė, opinionet e dhėna nga Komisioni Ndėrkombėtar i Juristėve, dhe Komisioni i Raportueseve pėr ēėshtjen e Aland Island. Tė dyja kėto komisione u caktuan nga Lidhja e Kombeve, mė qėllim qė tė jepnin njė mendim juridik mbi aspektet ligjore tė ishujve tė Alaland-it. Pasi gjatė Konferencės sė Parisit, pėrfaqėsuesit e ishujve tė Alaland-it, qė teknikisht ishin nėn juridiksionin e Finlandės, shprehėn dėshirėn e tyre pėr t’u shkėputur nga ky shtet (amė) dhe t’i bashkoheshin Suedisė, sipas sė drejtės sė vetėvendosjes siē ishte shprehur edhe Presidenti amerikan Uillson. Komisioni ndėr tė tjera theksoi, se nuk ekziston njė e drejtė absolute pėr shkėputje, por kjo e drejtė ekziston nė kushte tė jashtėzakonshme: ‘ndarja e njė pakice nga shteti ku ajo bėn pjesė dhe bashkimi me njė shtet tjetėr mund tė konsiderohet si njė gjidhje e jashtėzakonshme kur shteti amė nuk ka vullnetin dhe pushtetin pėr tė zbatuar dhe garantuar liritė e besimit, gjuhės dhe liritė shoqėrore’[13]
Njė vendim tjetėr pak mė i mėvonshėm, nė lidhje me tė drejten e shkėputje ėshtė ai i dhėnė prej Komisionit Afrikan pėr tė Drejtat e Popujve dhe Njeriut, nė rastin e Popullit Katanges kundėr Zairesė me 1992, komisioni nė fjalė, pasi pėrsiati ēėshtjen nė fjalė, vėrejti se e drejta pėr vetėvendosje ishte e zbatueshme dhe se ajo mund tė ushtrohej nė disa mėnyra, duke pėrfshirė: pavarėsi, vetė-qeverisje, federalizėm, konfederalizėm, bashkim, dhe forma tė tjera’. Komisioni deklaroi se ishte i detyruar tė vleftėsonte duke konfirmuar sovranitetin dhe integritetin territorial tė Zairesė, njė anėtar tė organizatės afrikane, dhe palė e Kartės Afrikane e sė Drejtave tė Njeriut dhe tė Popujve. Nė mungesė tė provave konkrete tė shkeljes tė sė drejtave tė njeriut, dhe prandaj nė mungesė tė sė provuarit populli i Zahiresė nuk legjitimohet qė tė shkėputet nga ky shtet dhe i kėshillohet tė ushtrojė tė drejtėn e brendshme pėr vetėvendosje. Edhe kėtu, mbi bazėn e njė interpretimi a contrario, po tė ishte provuar se kanė ndodhur pėrdhosje serioze tė sė drejtave tė njeriut, populli i Katangės do tė ishte i legjitimuar tė ushtronte formėn e jashtme tė sė drejtės sė vetėvendosjes nė kurriz tė integritetit territorial tė Zahiresė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 16:50   #7
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

4. Pėrfundime

Nga njė hulumtim i gjendjes nė tė drejtėn ndėrkombėtare, ka njė mbėshtetje tė mjaftueshme pėr ekzistencės e njė tė drejte ndėrkombėtare pėr shkėputjen e njė grupi tė popullsisė nga njė shtet ekzistues, e cila lind kur pėrmbushen disa kėto kushte:
a) duhet tė ekzistojė njė popullsi, e cila formon njė pakicė nė lidhje me popullsinė e plotė tė shtetit amė, kjo pakicė nė lidhje me shtetin amė duhet tė pėrbėjė njė shumicė nė territorin e caktuar tė sė cilės ajo banon dhe qė synon tė shkėputet;
b) grupi i popullsisė sė caktuar duhet tė ketė pėsuar vuajtje tė shumta nga ana e shtetit amė, nga i cili synohet tė shkėputet (tė ketė ndodhur njė mungesė sovraniteti); apo
i. tė kėtė pėsuar shkelje serioze, ose mohimin e sė drejtės sė brendshme pėr vetėvendosje nėpėrmjet njė politike diskriminuese dhe/ose
ii. pėrdhosje dhe dhunime masive tė sė drejtave themelore tė njeriut e pjesėtarėve tė atij grupi tė popullsisė dhe
c) nuk duhet tė ketė ndonjė mjet-ndreqje realė pėr zgjidhjen paqėsore tė konfliktit.

Siē mund tė shikohet mė gjithė vėshtirėsitė qė paraqet legjitimimi i sė drejtės sė shkėputjes nga ana e Serbisė (shteti amė) tė popullit dhe tė krahinės sė Kosovės mund, tė themi pa frikė se ky rast ėshtė katėrcipėrisht nė pėrputhje me kushtet e duhura pėr ushtrimin e sė drejtės sė vetėvendosjes nė versionin e jashtėm tė saj.
Historikisht qė nga viti 1919, Kosova ka qenė objekt i njė regjimi institucional diskriminues dhe i vazhdueshėm, si nėn drejtimin jugosllav ashtu edhe akoma mė tepėr nėn regjimin serb.
Ndryshimi pėr mė keq i statusit juridiko-kushtetues tė Krahinės sė Kosovės tregon pėr njė shkelje tė sė drejtės sė brendshme pėr vetėvendosje.
Tė paktėn duke filluar qė nga viti 1989, tė drejtat e pakicės kosovare nė shtetin e Serbisė janė shkelur, dhunuar, dhe pakėsuar me njė intensitet mizor, qė gati asgjėsonte tė drejtat e pakicės, autonominė e Krahinės por edhe tė drejtat themelore tė njeriut.
Populli i Kosovės, ėshtė njė grupim i cili gjenetikisht, kulturalisht, gjuhėsisht dhe fejisisht ėshtė i mirė-pėrcaktuar dhe dallon rrėnjėsisht nga ai i shumicės sllave tė serbisė.
Grupimi i popullsisė kosovare ka njė identitet tė tijin tė veēantė, ka njė origjinė tė tijin sepse ai rrjedh fisi i ilirėve, ai ka tė pėrbashkėt gjuhėn shqipe dhe doket e veta qė e dallojnė atė rrenjėsisht nga shumica e popullsisė sllave tė serbisė, ai ka njė histori tė pėrbashkėt pasi ka qenė nėn suazėn otomane dhe ka zgjedhur besimin muhamedan; ai ka lidhje shoqėrore, kulturore dokesore, dhe shpirtėrore tė qėndrueshme e tė pėrbashkėta. Ky grupim i popullsisė e ka shfaqur shumė herė dhe nė mėnyrė konstante synimet e tij pėr pavarėsi. Nė kėtė mėnyrė popullsia kosovare legjitimohet tė shkėputet nga shteti amė, pasi ajo ėshtė njė grupim i dallueshėm nga popullsia serbe, territori kosovar ka kufij tė mirė-pėrcaktuar dhe ka qenė banuar historikisht nga shqiptaro-kosovarė autoktonė qė prej shekujsh.
Politikat diskriminuese e Shtetit amė tė Serbisė kanė vepruar nė tė gjitha fushat dhe sferat kundra shqiptaro-kosovarėve. Kėto politika kanė qėnė sistematike herė kolonizuese, me shpėrnguljet e kosovarėve dhe prurjet e serbėve, dhe kanė arritur deri nė spastrimet etnike duke pėrdorur forcėn, pėrdhunimet dhe dėbimet masive tė shoqėruara me shkatėrrime masive tė pronės sė pakicės kosovare, kulmi i kėtyre politikave sistematike mė qėllim eliminim e etnisė kosovarė nė Kosvė, u shėnua nė vitin 1999 ku vrasjet, torturat, dėbimet masive dhe pėrdhunimet shėnuan maksimumin e tyre.
Qeveria e Serbisė gjatė gjithė kėtyre viteve nuk ka dėshmuar vullnet pėr tė arritur njė marrėveshje tė qėndrueshme me palėn kosovare. Presidenti i Serbisė Millosheviē refuzoi t’i jepte krahinės sė Kosovės statusin e saj si krahinė autonome qė Kosova gėzonte para vitit 1989. Sovraniteti i Serbisė ka munguar pėr njė kohė tė gjatė nė territorin kosovar, qoftė prej resistenės sė kosovarėve, qoftė edhe prej faktit se ajo drejtohej nga njė mision i Kombeve tė Bashkuara. Pavarėsimi i Kosovės do t’i shėrbente paqes dhe zhvillimit ndėrkombėtar tė mbarė rajonit. Nė fund duhet kujtuar se nuk ka ekzistuar ndonjė mjet ankimi nė shtetin serb pėr padrejtėsitė qė ka pėsuar Kosova.

[1], LL.M. in International Organizations, International Criminal Law, and Crime Prevention.

[2] Ky term nė tė drejtėn ndėrkombėtare njihet nė gjuhėn anlezė si: secession.Mjeti i Shkėputjes ėshtė vetėm njė lloj, lloje tė tjerė mund tė ekzistojnė, p.sh. si: shpėrbėrja (paqėsore ose me pėlqim); shkrirja dhe pėrzierja me njė shtet tjetėr ekzistues.

[3] Shih, Whlan Antony, Wilsonian Self-Determination and the Versailles Settlement, 1994, International and Comparative Law Quarely, f. 99.

[4] Shih edhe nenin 20 (1) tė Kartės Afrikane e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Popujve.

[5] Pėrkthim i autorit.

[6] Kjo lloj kategorie profesorėsh, pėrbėn edhe njė nga burimet e sė drejtės ndėrkombėtare.

[7] Shih A. CASSESE, Self-Determination, f. 118.

[8] Shih, UN Docs. A/AC.125/SR. 40; datė 27 qershor 1964, f. 74.

[9] Shih, UN Docs. E/CN4/Sub.3/405/Rev.1, 1980, f. 10 paragrafi 60.

[10] Shih, Opinionin e pėrbashkėt tė Gjykatėsve Wildhaber dhe Ryssdal, nė rastin e Loizidou kundėr Turqisė, Vendimi i 18 dhjetorit 1996.

[11] Shih, L.C. Buchheit, Secession ,the Legitimacy of Self-Determination, 1978, f. 94

[12] Shih, L.C. Buchheit, f . 222.

[13] Shih, Alaland Islands Question, LN Doc. B7.21/68/106, 1921, f. 21.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-10-08, 21:21   #8
Undertaker
 
Anėtarėsuar: 10-06-07
Postime: 92
Undertaker i dashurUndertaker i dashurUndertaker i dashur
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Dilaver: je nje hap para tjerve.

Kur Gjykata Nderkombtare te fton palen Kosovare per te treguar verzionin e saj, shpresoj se Kosova do te dergoje njerez qe nuk na "korisin".
Undertaker Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-08, 10:44   #9
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

Ēeshtja e Kosoves, detyrė e shtetit tonė
Autori: Gentian Zyberi

Me datė 8 tetor Asambleja e Pėrgjithshme e OKB miratoi rezolutėn nėpėrmjet sė cilės i kėrkoi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, qė tė japė njė opinion kėshillimor mbi pyetjen:
“A ėshtė Deklarata e Pavarėsisė nga Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes sė Kosovės nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare ”. Ndėrkohė qė rasti i Kosovės ka pėrfunduar tashmė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė duket se kjo ka kaluar pa u vėnė re nga opinioni i gjerė nė Shqipėri, ndoshta edhe si pasojė e situatės sė ndezur politike pas ngjarjeve mė tė fundit.
Njė pezmatimi fillestar nga kalimi i rezolutės serbe nė njė kohė, qė anėtarėt e OKB-sė duhet ta njihnin pavarėsinė e Kosovės i shtohet edhe mungesa e vėmendjes sė duhur nga instancat pėrkatėse shtetėrore shqiptare ndaj njė ēėshtje tejet tė rėndėsishme pėr tė gjithė kombin shqiptar. Ka disa arsye pse Shqipėria duhet ta thotė fjalėn e saj.
Sė pari, heshtja nė kėtė drejtim do tė ishte njė dėshtim i radhės pėr tė mbrojtur interesa tė rėndėsishme kombėtare nė rang ndėrkombėtar. Sė dyti, heshtja do tė mund tė privonte Gjykatėn nga informacione me rėndėsi dhe shpjegimin e votės kundėr tė Shqipėrisė ndaj kėsaj rezolute. Sė treti, njė heshtje e tillė mund tė rrezikojė tė krijojė njė ēarje me pasoja tė rėnda mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Pėr arsyet e mėsipėrme, lista e tė cilave mund tė shtohet mė tej, ėshtė e papranueshme qė Shqipėria tė mos pėrdorė kėtė rast pėr tė pėrgatitur njė material pėr t’ja paraqitur Gjykatės.

Fakti se opinionet kėshillimore tė Gjykatės nuk janė tė detyrueshme dhe se ato nuk e zhbėjnė aktin e shpalljes sė pavarėsisė dhe vetė pavarėsinė e Kosovės nuk mund tė zhvlerėsojnė atė se njė opinion negativ nga Gjykata mund ta vėshtirėsojė shumė rrugėtimin e Kosovės drejt pasjes sė njė shteti anėtar tė OKB-sė dhe organizatave tė tjera tė rėndėsishme botėrore. Mungesa e pėrgatitjes e dhėnies sė argumentave tė duhur pėr kėtė ēėshtje mund tė ēojė drejt njė situate tė tillė tė pakėndshme. Ndonėse Kosova ėshtė tashmė e njohur nga 50 shtete, ky numėr mbetet relativisht i vogėl krahasuar me 192 anėtarėt e OKB-sė. Shtimi i numrit tė njohjeve nė mbi dy tė tretat e vendos ēėshtjen e Kosovės nėn njė dritė tjetėr. Rritja e kėtij numri si dhe njė opinion pozitiv nga Gjykata do e zhbėjnė edhe mitin e krijuar, se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Vetė fakti se 77 vende votuan pro rezolutės provon atė qė njė numėr i konsiderueshėm shtetesh ka dyshime serioze nė lidhje me kėtė pėrputhshmėri.
Nga 25 kėrkesa gjithsej pėr opinione kėshillimore qė janė dėrguar deri mė sot Gjykata ka refuzuar vetėm njė, ndėrsa i ka dhėnė pėrgjigje gjithė tė tjerave. Gjykata nuk i ka refuzuar asnjėherė dhėnien e njė opinioni kėshillimor Asamblesė sė Pėrgjithshme. Pas marrjes sė kėrkesės, e cila ėshtė dėrguar me datė 9 tetor nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė dhe regjistruar nė Sekretarinė e Gjykatės me datė 10 tetor vetė Gjykata pėrpilon njė listė tė shteteve dhe organizatave qė mund t’i japin informacion me vlerė. Zakonisht Gjykata u jep mundėsi tė gjithė shteteve anėtare tė OKB-sė apo organizatave ndėrkombėtare, qė tė shprehen nė lidhje me pyetjen e shtruar. Si Kosova ashtu dhe Shqipėria duhet tė pėrgatitin njė dokument me argumentat e duhura dhe t’ja dėrgojnė Gjykatės.
Nė kundėrshtim me atė ēfarė ėshtė thėnė nė shtypin tonė dhe atė tė huaj, dhėnia e opinionit kėshillimor trajtohet me urgjencė nga Gjykata, kėshtu qė njė opinion i tillė mund tė jepet edhe nė fundin e verės apo fillimin e vjeshtės qė vjen, pra brenda njė viti. Pėrgatitja e njė grupi pune pėr tė pėrgatitur njė dokument pėr Gjykatėn ėshtė njė domosdoshmėri. Urgjenca e hedhjes sė kėtij hapi shtohet po tė mbahet mend se Gjykata zakonisht u jep pjesėmarrėsve nėprocesin ligjor tė dhėnies sė opinionit kėshillimor jo mė shumė se 1-2 muaj pėr tė paraqitur argumentat e tyre. Koha nuk pret!

Dr. Gentian Zyberi

Pedagog nė tė Drejtė Ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut, Universiteti i Utrecht-it, Hollandė


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.